Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shih ushtrinë e Jehovait!

Shih ushtrinë e Jehovait!

Kënga 166

Shih ushtrinë e Jehovait!

(Joeli 2:7)

1. Shih ushtrin’ e Jah t’lir’ prej Babilonis,

po shpall se shpejt Krishti Mbret’rimin do nis’.

Pa frik’ çajn’ përpara të gjith’ vullnetar’.

U ndriçon fytyra, jan’ shum’ guximtar’.

Ndjekin Birin e Jah, Per’ndis’ i besojn’,

‘Mbretëria sundon’, shpallin dhe gëzojn’.

2. Shih shërb’torët e Jah ‘delet’ sot kërkojn’,

se barinjt’ e rremë po i skllavërojn’.

Shpesh i vizitojnë dhe i ftojn’ përher’

n’Sallën e Mbret’risë bashkë me të tjer’.

Kur çlirojn’ një ‘dele’ dhe bëjn’ të ec’ vet’,

më tej i mësojnë holl’sisht çdo t’vërtet’.

3. Shih shumic’ e madhe se si sot marshon.

Me mbetjen besnike lidhjen e forcon.

Ësht’ mjaft’ e kujdesshme, edhe e pafaj,

sprovat nuk e sprapsin që nga Jah ta ndaj’.

Vet’, Mbretin e madh, Jah, me dëshir’ nderon.

N’adhurim të pastër e bukur lul’zon.