Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shkaku për gëzim i Sionit

Shkaku për gëzim i Sionit

Kënga 83

Shkaku për gëzim i Sionit

(Isaia 66:8)

1. Një komb ka Jehovai

që lindi n’kohën ton’.

Dhe një «tok’» e re u shfaq

ku askush nuk vajton.

Sioni i Per’ndisë

papritur në jet’ sjell

shum’ bij që emrin e tij

mbi tok’ shpallin me zell.

(Kori)

2. Vet’ lindja e k’tij kombi

seç solli shum’ gëzim.

Për krah me zell Mbret’rinë,

tufës i bën shërbim.

Fëmijët e Sionit

fjalën e Jah nderojn’.

Pa frik’ mësojn’ të butët,

asgjë s’i spraps, vazhdojn’.

(Kori)

3. Ka një qëllim Per’ndia

që kombet t’i trondit’.

Të zgjedhurit vrapojnë

drejt Sionit plot drit’.

Oh ç’privilegj për ta

ësht’ që Perëndin’ lartojn’.

Përpara tij përkulen,

emrin e tij nderojn’.

(Kori)

Gëzo, ngaz’llo me Sionin atje lart!

Për të Jah ndien një dashuri të zjarrt’!

Si shenj’ mbi tok’ gjith’ bijt’ e saj shërbejn’,

Jah i ushqen, ndaj në k’të bot’ shkëlqejn’.