Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shpall lajmin e mirë të përhershëm

Shpall lajmin e mirë të përhershëm

Kënga 6

Shpall lajmin e mirë të përhershëm

(Zbulesa 14:6-8)

1. Sot përreth tokës engjëlli i Jah flut’ron’,

me lajmin e mir’ të përhershëm na gëzon.

Na thot’ ‘T’i druhemi Per’ndis’ dhe ta lëvdojm’,

Atij me zemër t’i shërbejm’, ta adhurojm’.

Se erdhi koha që Per’ndia të gjykoj’,

shpejt’ çdo i lig fuqin’ e tij do ta shikoj’.’

Prandaj, pa frik’, ne që sot t’jemi lajmëtar’,

k’të lajm të mir’ ta shpallim në gjith’ tokën mbar’.

2. Më pas, një engjëll i dyt’ me zë t’lart’

njofton një lajm që sot pjes’marrjen ton’ me zell kërkon.

Për vet’ Babilonin’ e Madhe ky lajm flet

që nga Per’ndia shpejt shkat’rrim të plot’ do t’ket’.

Ndaj Jah jep urdhër të njoftojmë ç’do të vij’,

pra, ditën e shenjt’rimit të emrit të tij.

Vërtet e madhe fusha ku ne predikojm’,

por engjëlli drejton nga lart, k’të s’e harrojm’.

3. Bashk’ me ushtrin’ e engjëjve që po marshon,

gjykimin Krishti mbi gjith’ kombet po fillon.

Urreni t’keqen, bëni t’mirën ju besnik’,

dëgjoni Jah, atë gjithmon’ të kini frik’.

Kur Krishti ishte k’tu në tok’ la një detyr’

që të vërtetën të mësojm’ me çdo mënyr’.

Si shërbëtor’ ne sot një ftes’ bëjm’ me guxim:

‘Jah adhuroni dhe shërbejini me g’zim.’