Shpresa e Biblës për njerëzimin
Kënga 23
Shpresa e Biblës për njerëzimin
1. S’shihet më drit’; rrohet në frik’,
s’ka askush më shpresë; vuan çdo krijesë.
Endet më kot, dritë s’gjen dot,
ky sistem drejt fundit shkon.
Por të shumta jan’ provat që na tregojnë
se Mbret’ri e Per’ndisë, ja, po afron
dhe më lot s’do të ket’, kjo gjë na gëzon.
Frika bashk’ me dhembjen do t’zhduken gjithmon’.
2. Jet’ e vështir’; zhytur n’err’sir’,
njerëz pa mbështetje, s’shihet veçse vdekje.
S’ka kush ndihmon; tmerri sundon,
ç’do pun’ që bëjn’ ësht’ kot’si.
Por, të vdekurve Bibla u jep shum’ shpres’,
pas ringjalljes çdo varr i zbrazët do t’mbes’.
Pran’ burimit jet’dhënës shkon çdo krijes’,
me besim te Jah k’të çdokush mund ta pres’.
3. Çdo mëkatar që ësht’ krenar, blasfemon Per’ndinë,
gjen në faj k’naq’sinë.
Djalli sundon; njer’zit mashtron;
sheh kudo veç ligësi. Por ne Bibla na thot’
se shum’ shpejt do t’ket’
një gjykim të pashoq nga Per’ndia vet’.
Ligësia mbi tok’ do zhduket përjet’,
do t’i sjell gëzim kur t’sundoj’ Jah si Mbret.