«Silluni si burrat»
Kënga 134
«Silluni si burrat»
1. «Ja njeriu!»,—tha vet’ Ponc Pilati,
kur pa Jezu Krishtin aq shum’ burrëror.
K’të besnik ne le të imitojmë!
Botën e lig mundi, ësht’ kaq madhështor.
2. Për ne la një shembull të shkëlqyer
dhe ësht’ kaq jetike që ta imitojm’.
Ndërsa para ësht’ Harmagedoni,
t’sillemi si burrat, pa frik’ të veprojm’.
3. Burrëria ësht’ e domosdoshme
për çdo Dëshmitar, qoft’ plak ose i ri.
Ndërsa shohim fundin që afrohet,
Mbretërin’ të shpallim ne me burrëri.
4. Burra e gra, shërbëtorë të Jah,
Krishtin që mbret’ron mbi fron gjithnjë shikojn’.
Burrëror’, të fort’ e të paepur,
këngën e fitores shpejt do të këndojn’.