Të dëgjojmë lajmin e Mbretërisë
Kënga 139
Të dëgjojmë lajmin e Mbretërisë
1. Të gjith’ le të dëgjojm’ këtë lajm të Mbret’ris’
dhe Krishtin që thot’: ‘Sundimin po nis.
Jah do t’i jap’ fund shpejt Djallit dhe gjith’ lig’sis’;
dil shpejt nga ky sistem dhe shërbeji Per’ndis’.’
(Kori)
2. Me popullin e tij Jah mbar’ njer’zve u thot’:
‘Të gjith’ ju të but’, gëzoni shum’ sot.
Shpejt Krishti do të shfaqet madh’shtor, fuqiplot’,
do t’bëj’ që të mos ket’ më as dhembje, as lot’.’
(Kori)
3. I lumtur ësht’ kushdo që rri larg ligësis’
dhe thot’ me gëzim: ‘I bindem Per’ndis’.’
Kjo bot’ nuk e frik’son, Jah e mbron, s’e braktis,
së pari, ndaj kërkon t’i shërbej’ Mbretëris’.
(KORI)
Lëre udhën e lig’ sot, o njeri,
ti i pabes’ lër çfar’do mendim të lig.
Kthehu te Jah që ka vërtet mëshir’
dhe fal lirisht, me shum’ bujari.