Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të ecim çdo ditë me Jehovain

Të ecim çdo ditë me Jehovain

Kënga 55

Të ecim çdo ditë me Jehovain

(Mikea 6:8)

1. Dor’ për dor’ me Jehovain

ecim ne me përul’si.

E dim’ që s’e meritojmë,

veç prej tij ësht’ kjo mir’si.

Vetëm nëse i shërbejmë,

k’të favor mund ta gëzojm’.

Jetën ton’ le t’ia kushtojmë,

lidhur me të të qëndrojm’.

2. Ndërsa ecim bashk’ me Atin

në udhën e shenjtëris’,

armiqt’ tan’ përpiqen shum’

që t’mos i bindemi Per’ndis’.

Ësht’ vet’ Djalli me demonët,

jan’ dob’sit’ e mishit ton’

dhe kjo bot’ materialiste

që ushtrojn’ mbi ne presion’.

3. Bibla e kongregacioni bashk’

me frymën na ndihmon.

Dhe sa bukur kur bëjm’ lutje

plot besim që Jah dëgjon.

Por tek ecim me Kriju’sin,

t’bëjm’ çdo gjë me drejtësi.

Para tij modest’ të jemi,

të tregojm’ dashamir’si.