Të fitojmë miqësinë e Jehovait
Kënga 217
Të fitojmë miqësinë e Jehovait
1. Miq’sin’ me ty, o Jah, kush do t’mund ta fitoj’?
Si mysafir në tendën tënde, kush do të qëndroj’?
Kushdo që i pafaj, pa frik’ Jah i shërben,
kush flet, vepron sipas t’vërtetës e t’keqen urren.
Me kë o Perëndi do të krijosh miq’si?
Në malin tënd të shenjt’ kush do t’banoj’ në përjet’si?
Ai që nuk lëndon dhe bën gjithmon’ të mirën shokut të tij.
(Kori)
2. Me ty o Perëndi, gjithnjë kush do t’qëndroj’?
Kush mund të bëhet miku yt, e me ty të banoj’?
Ai që fjalën mban edhe pse dhembje ka,
që n’dashuri sot ecën dhe t’vërtetën ndjek në jet’.
Miq’sin’ me ty, o Jah, sa fort e dëshirojm’!
Se çfar’ kërkon nga ne, në Fjalën tënde e mësojm’.
Besnik’ le të qëndrojm’, lig’sin’ largojm’ që ty të kemi si Mik.
(Kori)
3. Duam t’banojm’ me ty Per’ndi i shenjt’, gjithmon’.
Çdo gjë dhe çdo mendim vet’ paqja jote tejkalon.
Me an’ të Krishtit, Jah, vendose përsëri të pastrin adhurim,
ndaj shum’ t’lartojn’ me dashuri.
Kështu, o Më i Lart’, kurr’ nuk do të lejojm’
ta prishim miqësin’ me ty e jetën ta dëmtojm’.
Te mali yt të shkojm’, të adhurojm’, së bashku ne do të rrim’.
(KORI)
Ne miqt’ e tu, o Jah, qofshim në përjet’si!