Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të grumbullojmë thesare në qiell

Të grumbullojmë thesare në qiell

Kënga 67

Të grumbullojmë thesare në qiell

(Mateu 6:20)

1. Jehovain shum’ ta duam,

na jep dritën e vërtet’.

Prej tij vjen çdo gjë e mirë

dhe çdo kënaq’si në jet’.

Veshje jep, ushqim e strehë, tokë,

far’, diell edhe shi.

Siguru’sin fal’nderojmë;

na mbështet, na sjell leht’si.

2. Ç’gjë e kot’ t’harxhojmë kohën

për të mbledhur një thesar

që s’ësht’ veçse i përkohshëm

e s’jep jet’; sa gjë e marr’!

Me atë që nevojitet të kënaqemi në jet’.

Ç’ësht’ e mir’ të bëjm’,

t’i mbajm’ syt’ te vet’

jeta e vërtet’.

3. Pra, le ta përdorim kohën,

bashk’ me çdo pasuri

për t’i dhën’ lajmin e mirë

kujt për të ka sot uri.

Po t’shërbejm’ me altruizëm,

mik do t’kemi Perëndin’.

T’grumbullojm’ në qiell thesare

që vlejn’ për gjith’ përjet’sin’.