Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të jemi shpirtgjerë

Të jemi shpirtgjerë

Kënga 145

Të jemi shpirtgjerë

(1 Selanikasve 5:14)

1. Oh, ç’shembull ësht’ Jah që nga lart mbret’ron

në shfaqjen e shpirtgjer’sis’.

Ndon’se ka koh’ që shum’ sharje duron

s’mposhtet, jo, prej ligësis’.

Me Izraelin ka shfaqur durim,

si dhe me gjith’ botën mbar’.

Te Jah kushdo që ka shfaqur besim

shpirtgjer’sin’ e tij ka par’.

2. Nëse Per’ndia i Lart’ e Sovran sillet

me kaq shpirtgjer’si.

Patjetër dhe ne me vëllez’rit tan’

le ta shfaqim k’të cil’si.

Fryti i frymës na duhet n’shërbim

që t’flasim me mirësi,

të mos veprojm’ si t’pamend, me zem’rim,

por të shfaqim butësi.

3. Në unitet shpirtgjer’sia na mban;

ndihmon shum’ që të ndërtojm’

brenda familjes, si dhe v’llez’rit tan’;

fal’ saj miratim gëzojm’.

Vet’ dashuria bashk’ me mençurin’

t’jemi shpirtgjer’ na ndihmon.

Me k’to virtyte ne shtojm’ besnik’rin’

dhe arrijm’ shpëtimin ton’.