Të jemi si Jeremia
Kënga 70
Të jemi si Jeremia
1. Tek i shërben Mbret’risë
një gëzim të madh provon.
Ndërsa punojm’ së bashku
dashuri Jah na tregon.
Por, siç thuhet në Bibël,
dhe çdo fjal’ ësht’ e vërtet’,
përveç gëzimit në shërbim
dhe rreziqe do të ket’.
2. T’kujtojmë Jereminë;
kur u zgjodh qe mjaft i ri.
Por, Jah, si e forcoi që
t’mos kish’ frik’ asnjeri?
‘Dhe pse me gjith’ fuqinë
kundër teje do t’luftojn’,
një kull’ e fortë do të jesh,
ndaj mbi ty s’do të fitojn’.’
3. Për shum’ vjet Jeremia pa
që Jah ishte besnik,
ndaj dhe pse mes rreziqesh,
nuk u spraps, foli pa frik’.
Dhe ne si Jeremia,
të besojm’ te Jah plot’sisht,
sovranitetin e tij sot
le të shpallim trimërisht.