Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të jetojmë në lartësinë e emrit që mbajmë

Të jetojmë në lartësinë e emrit që mbajmë

Kënga 34

Të jetojmë në lartësinë e emrit që mbajmë

(Isaia 43:10-12)

1. Jah i lavdishëm dhe i plotfuqishëm,

je i pashoq në drejt’si, dashuri.

Je dhe burimi i çdo të vërtete,

nga lart sundon ti me shum’ mençuri.

Miliarda engjëj t’kënaqur t’shërbejnë,

lavdin’, çudit’ e krijimit tregojn’.

Ti na vler’son, Dëshmitarë na quan,

ndaj në lart’sin’ e k’tij emri jetojm’.

2. Kemi nevoj’ që, o Jah, t’na mbështetësh

teksa kërkojm’ raste të të lartojm’.

Gjurmët e Krishtit nga afër i ndjekim

ndërsa udh’zimet e tij mir’ dëgjojm’.

Çdo sjellje dhe çdo veprim kontrollojmë,

që sharje mbi emrin tënd të mos bjer’.

T’jesh Dëshmitari yt, çfar’ privilegji,

n’lart’sin’ e k’tij emri t’jetojm’ përher’!

3. Ndërsa vazhdojm’ k’të shërbim kaq të çmuar,

punojmë bashk’ n’paqe e dashuri.

Shum’ kënaq’si ty të sjellim çdo ditë,

edhe vet’ ndiejmë gëzim, lumturi.

Le të jetojm’ në lart’sin’ e k’tij emri,

të bëjm’ që lajmi ’mir’ njer’zve t’u shkoj’,

k’shtu, mbi të gjitha, o Jah,

do shkaktojmë që zemra jote gjithnjë të ngaz’lloj’.