Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të mësuar nga Jehovai

Të mësuar nga Jehovai

Kënga 91

Të mësuar nga Jehovai

(Isaia 54:13)

1. Sot Jehovai po mëson,

jep dritën e s’vërtetës.

Çdo dele me durim kullot

dhe e udh’heq drejt jetës.

Të gjith’ tani le të mësojn’

se vet’ Jah ësht’ Supremi,

që siguron udh’zim,

drejtim për çdo të but’ që e kërkon.

Vet’ kryemjeshtri Jezu Krisht,

me dashuri mësoi.

Veproi si vet’ Jah i tha,

për Mbretërin’ shpjegoi.

Si klloçka zogjt’ i mbledh, i mbron,

të gjithë t’i ndihmoj’ kërkon

dhe si at’her’ sot po mëson

çdo dele në kongregacion.

2. Per’ndia na jep dhe barinj;

me mençuri mësojnë.

Në zemër kan’ ata drejt’sin’,

me vepra e tregojnë.

T’parregulltit i këshillojn’,

të lodhurit ndihmojnë.

Duke mësuar ç’ësht’ e drejtë

Perëndinë e gëzojn’.

Vet’ Jehovai na mëson,

Jezui drejton veprën.

Për ne ësht’ privilegj i madh

që kemi të vërtetën.

Një dashuri të fort’ provojm’

për njer’zit që t’vërtetën çmojn’.

Me zell ndërsa sot i mësojm’,

bëjm’ që Per’ndinë të nderojn’.

3. ‘Eja të njohim, Perëndin’’,

​—kujtdo i bëjmë ftesë.

Mësim po jepet në çdo vend,

që sjell shpëtim, jep shpresë.

I shkruar qoft’ ose me fjal’

ky lajm i mir’ i Mbret’ris’,

në të gjith’ tokën po përhapet

në çdo komb e në çdo fis.

Teksa punojmë krah për krah

le të forcojm’ besimin.

K’të të vërtetë fort ta mbajm’,

t’mos mjegullojm’ shikimin.

Shpejt, ndërsa ësht’ vet’ Krishti Mbret,

ringjallje mbi tok’ do të ket’.

Oh, ç’koh’ e lumtur që na pret,

si të përsosur do g’zojm’ jet’!