Të marrim pjesë me gëzim në korrje
Kënga 211
Të marrim pjesë me gëzim në korrje
1. Jetojmë në kohën e korrjes;
si privilegj s’ka krahasim.
Dhe engjëjt shërbejnë si korrës,
punojm’ bashk’ me ta me gëzim.
Vet’ Krishti n’veprim i vë gjërat
kur farat në fushë i mbjell.
Ësht’ koha prodhimin të grumbullojm’,
për k’të të punojmë me zell.
2. Ja, tashmë që gruri ësht’ mbledhur
dallojm’ egjrat pa vështir’si.
Por k’to t’na pengojnë përpiqen,
fort dhëmbët kërc’llojn’ me lig’si.
Shërb’torët e Jah jan’ të zënë
nga lindja der’ në perëndim.
E madhe ësht’ korrja e ‘deleve’,
le t’u japim ndihm’ pa kursim.
3. Jah si dhe njër’zimin e duam,
kjo nxit që më shpejt’ të punojm’.
Urgjente ësht’ vepra e korrjes,
se fundin më qart’ e shikojm’.
Kjo kohë e korrjes ndihmon sot
ata që kërkojn’ të mësojn’.
Dhe o sa gëzim kemi ne në fush’
kur të tjerë ç’ësht’ «grur’» dallojn’.
4. Jezui, vet’ Korr’si i madh sheh
që gruri ësht’ pjekur mjaft mir’.
Të bardha jan’ fushat që korrim;
shum’ ndihm’ duan që t’jen’ të lir’.
Gëzimi që ndiejm’ nuk përshkruhet,
përkrah Perëndis’ ne punojm’.
Si korrës të shfaqim zell me gëzim,
shum’ jetë kështu do t’shpëtojm’.