Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të mbjellim farat e Mbretërisë

Të mbjellim farat e Mbretërisë

Kënga 133

Të mbjellim farat e Mbretërisë

(Mateu 13:4-8, 19-23)

1. Ju që skllevër të Më të Lartit u bët’,

që zemrën i dhat’ Perëndis’.

Përmbushni caktimin që Jah ju besoi dhe

ndiqni çdo gjurm’ të Zot’ris’.

Sot fara t’Mbret’ris’ ju jan’ dhën’

për t’i mbjell’ mbi një tok’

që jep si prodhim shum’ fryt për lavdi të vet’

Jah po të punoni mir’ e me zell në shërbim.

2. Nga farat, disa mund të bien në rrug’,

ku «zogjt’» satanik’ vijn’ i han’.

Të tjera që bien në një vend shkëmbor

«nxeht’sia» e t’ligut i than.

Si ferra lakmia, shqet’simet veprojn’

dhe farës i zën’ frymën krejt,

por ka dhe të tjera që bien në tok’

mjaft të mir’ e të but’ ku mbijn’ shpejt.

3. Se sa fara bien në tokë të mir’,

shpesh varet shum’ nga si shërbejm’.

Kur ne dashuri shfaqim ndërsa punojm’,

vet’ «zogjt’» satanik’ bosh i kthejm’.

Po t’jemi syçel’ mund të presim çdo ferr’;

kërkon kjo but’si dhe guxim.

Në fund tridhjet’fish deri dhe njëqindfish

do të korrim ne fryt’ me gëzim.