Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të mblidhemi në unitet

Të mblidhemi në unitet

Kënga 65

Të mblidhemi në unitet

(Psalmi 133)

1. Gëzojm’ tek shohim v’llez’rit

të gjith’ në unitet,

ndërsa punojn’ së bashku

me dashuri t’vërtet’!

Si vesa në malin Hermon

që bie mbi Sion,

ky unitet na sjell freskim;

ndërkoh’ Jah na bekon.

2. Të mblidhemi së bashku

që t’nxitemi gjithmon’

të bëjm’ ç’ësht’ e shkëlqyer

e t’shpallim shpresën ton’.

Ndaj le të përgatitemi

për mbledhjet vazhdimisht,

që të vërtetën me aft’si

ta shpallim publikisht.

3. Jah është i besu’shëm;

e mban’ çdo fjal’ që thot’.

K’të fjal’ bashk’ ta studiojmë

që t’kemi shpres’ të fort’.

Kurr’ mbledhjet tona mos t’i lëm’

ndërkoh’ që qart’ vërejm’

se po afron dit’ e Per’ndis’

dhe më pran’ fundin ndiejm’.