Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të nderojmë Mbretërinë e Perëndisë!

Të nderojmë Mbretërinë e Perëndisë!

Kënga 21

Të nderojmë Mbretërinë e Perëndisë!

(Zbulesa 11:17)

1. Ju t’krishter’, Mbret’rin’ nderoni,

që nga lart tani sundon.

Mbreti Mikael nga qielli

flaku poshtë çdo demon.

Shum’ shpejt Djalli, gjarpri ’hershëm,

nën zinxhirë do të jet’.

Toka do t’oshtij’ nga lavdet

që kudo për Jah do t’ket’.

2. Mbetja e kopes’ së vogël

teksa prin le të nderoj’

Mbretërin’ e Jehovait,

se me Krishtin do t’sundoj’.

Por të gjith’ që kanë shpresë

në parajsë të jetojn’,

të punojn’ përkrah me mbetjen

dhe Mbret’rinë ta njoftojn’.

3. Mbretërinë, pra, nderoni

dhe mësoni me mjesht’ri

që të butët të ndihmohen

të fitojnë mençuri.

Jo, nuk ka si Mbretëria;

shpallni çdo virtyt që ka.

Do të sjell’ pa fund bekime,

do t’shfaj’soj’ emrin e Jah.