Të njohim Mbretin e ri të tokës
Kënga 168
Të njohim Mbretin e ri të tokës
1. Vështrimin hidh tani në tok’;
si pamje lë shum’ mbresë.
Ushtarët e Jah po marshojn’,
si ndal asnjë pengesë.
Helmetat nën diell fort u ndrijn’,
padijen dhe shkeljen e fshijn’.
Këlthasin për betej’ tek vijn’:
‘Te Krishti kini shpresë!’
(Kori)
2. Vet’ Krishti Mbret drejtim u jep;
e ndjekin me shum’ bindje.
Çdo fjal’ që del prej tij zbatojn’
dhe shmangin k’shtu shum’ dhimbje.
Si shpat’ vet’ Fjalën e Jah kan’,
me lajmin e mir’ mbathur jan’.
Nga rrug’ e Krishit gjë s’i ndan;
e ndjekin gjer në vdekje.
(Kori)
3. Shih, erdhi ora për Jezuin
që në fron të ngjitet.
Shpejt, çdo armik plot tmerr do bjer’,
nga shpat’ e tij do pritet.
Ja, tek përvesh mir’ krahët Jah;
trumbet’ e tij ç’kumbim që ka.
Vet’ Krishtit çdo pushtet i dha;
çdo mbret atij t’i bindet.
(Kori)
Birin e Jah sot pranoni,
që të keni jet’ gjithmon’.
Shum’ i lumtur do të jet’
kush te ky Bir beson.