Të plotësojmë kërkesat e Perëndisë
Kënga 26
Të plotësojmë kërkesat e Perëndisë
1. Çdo i krishter’ besnik të jet’,
qëndrim të pastër le të ket’.
Emrin e Jah ta shpall’ me g’zim
kur me zell dalim në shërbim.
Si Dëshmitar’ të ngushëllojm’,
kë sot rënkon, le ta forcojm’.
Kë psherëtin t’shënojm’ në ball’,
që dit’n e Jah të mbetet gjall’.
2. Një sy të thjesht’ po t’mbajm’ në jet’,
tregojm’ devotshmëri t’vërtet’.
Dhe nëse ruajm’ zemrën ton’,
jet’ do të kemi përgjithmon’.
Kur shpallim Fjalën pa përtes’,
bëjm’ që shum’ të fitojn’ një shpres’.
Në udh’ të drejt’ po të qëndrojm’,
nën Mbretërin’ shum’ do t’gëzojm’.
3. Le të ndihmojmë v’llez’rit tan’
dhe njer’zit që shpres’, jo, nuk kan’.
Le të jetojmë me qet’si
ata që ndjekin besnikrin’.
Si shërbëtor’ thell’sisht e çmojm’
gjendjen e lumtur që gëzojm’.
Qofshim të pastër e t’pafaj
që Jah kjo bot’ kurr’ t’mos e shaj’!