Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të rinj! Imitoni besimin e tyre

Të rinj! Imitoni besimin e tyre

Kënga 221

Të rinj! Imitoni besimin e tyre

(Hebrenjve 6:12)

1. Në Silo Samueli kur ishte i ri,

në tempull shërbente dhe u rrit ai.

Ai emrin e Jehovait nderoi.

Në Izrael si një profet ai vazhdoi.

Bijt’ e priftit Eli qen’ plot me lig’si.

A do të rrëzohej besimi i tij?

Jo. Dhe pse i ri, ai besnik qëndroi.

Dhe larg Jehovait ai kurr’ nuk shkoi.

2. U rrit Timoteu dhe shpejt ai mësoi.

U bë mbikë qyrës. Kështu ai vazhdoi.

Atë që mësonte ai bëri plot’sisht.

Kërkoi të qëndronte besnik frymësisht.

I çmuar nga të gjith’ në kongregacion,

i rekomanduar qe ai gjithmon’.

Ç’gëzim që me Pavlin ai udhëtoi

në shum’ vende si misionar predikoi.

3. Mendoni ju motra si tregoi besim

ajo vajz’ e vogël që shkoi në mërgim.

Devotshm’ria e saj ndikoi tek të tjer’,

u bë si një perl’ bukurie përher’.

Gruas së Na’manit shkoi që t’i tregoj’

«profet’i Jehovait mund që të shëroj’.»

Vendosi të bindet i par’i Siris’.

Fal’ vajzës bekime mori prej Per’ndis’.

4. Të gjith’ ju të rinjve po ju këshillojm’:

këta shembuj të mëdhenj të imitojm’.

Mbështetje të madhe Jehovai na dha.

Të zgjedhurit tashmë Per’ndia i ka.

I ri dhe e re drejtësin’ ti kërko!

Bashk’ me shërb’tor’ të Jehovait lufto!

T’lajm’rojm’ për lavdin’ e tij dhe të këndojm’

dhe n’ditët e fundit shpërblim do t’gëzojm’.