Të shpallim të vërtetën e Mbretërisë
Kënga 126
Të shpallim të vërtetën e Mbretërisë
1. Sa e çmojm’ t’vërtetën e Mbret’ris’,
ngush’llon ‘delet’, i çon drejt Per’ndis’.
Pa frik’ flasim me këdo që gjejm’;
afër ësht’ Mbret’ria, k’të e ndiejm’.
2. Rregullisht në çdo shtëpi ne shkojm’,
të vërtetën shpallim, nuk pushojm’.
Si mbështetje kemi Perëndin’,
frym’ e tij na nxit e na përt’rin.
3. Me këtë caktim Jah na bekon,
ndaj të bëjmë më të mirën ton’.
Shpres’ i japim kujt vajton në jet’,
por çlirim do t’sjell’ Mbret’ria vet’.
4. Pra, të shpallim sot në tokën mbar’
se ësht’ bër’ Jezui Sundimtar.
Famën e emrit, Jah, kjo Mbret’ri
do të bëj’ ta njohë çdo njeri.