Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të sillemi «si më i vogli»

Të sillemi «si më i vogli»

Kënga 122

Të sillemi «si më i vogli»

(Luka 9:48)

1. Më shum’ favor e hir do gjej’

kush prej Per’ndis’ mësohet.

Shum’ fryt do t’ket’ në gjithçka bën,

bekimi do t’i shtohet.

Por nga mëkati adamik

ne jemi të ndikuar,

ndaj përul’sisht le të mësojm’,

Jah t’i shërbejm’ t’nënshtruar.

2. ‘Si më i vogli t’sillemi’,

Jezui na udh’zon sot.

Kjo, unitetit i shërben

dhe paqen ton’ bën të plot’.

Jezui shembull të madh

la me g’zimin që provonte

në vet’ nënshtrimin ndaj Per’ndis’

dhe ndërsa predikonte.

3. Të parët le të jemi ne

që v’llez’rit të nderojmë,

se Krishti për ta jetën dha;

k’të gjë mos ta harrojmë.

Çdokush, nga Jah talentet merr,

pra, të kujtoj’ burimin.

Si më i vogli t’sillemi,

të mbajmë ekuilibrin.

4. Parimi i vet’ kryesis’

ndihmon që të kuptojmë

se veten s’duhet ta lartojm’,

por dashurin’ t’theksojmë.

Ne frym’ e shenjt’ e Perëndis’

na mban sot të patundur,

miq’si e ngusht’ me Perëndin’

na bën dhe të përulur.