Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të tregojmë besnikëri

Të tregojmë besnikëri

Kënga 38

Të tregojmë besnikëri

(Psalmi 18:25)

1. Perëndia ka një popull

që vet’ emrin e tij mban.

Në kongregacion të mbledhur

t’gjith’ pjes’tarët e tij jan’.

Në tryezën e tij t’pasur

dit’ për dit’ marrin ushqim

dhe përpiqen t’i pëlqejn’ Jah

në çdo fjal’ e çdo veprim.

2. Ndaj këtij kongregacioni

të tregojm’ besnikëri,

duke qen’ të përkushtuar

dhe në koh’ me vështir’si.

Interesat e të tjer’ve

parasysh të mbajm’ gjithmon’.

Vigjilent’, t’japim alarmin

kur diçka i kërcënon.

3. Qoft’ të rinjtë, qoft’ të dob’tit

t’i ndihmojm’ me besnik’ri.

Në studim e gjat’ shërbimit,

t’japim ndihm’ me dashuri.

Si në një rreth familjar sot,

të mos ngjallim kurr’ dyshim.

Por besnik’ në çdo marr’dhënie

t’jemi që t’mos ket’ zhgënjim.

4. Në k’të bot’ kaq të pabesë,

besnik’ri le të tregojm’.

Nga kjo udh’ kurr’ të mos dalim,

por në të le të ngulmojm’.

Djalli k’shtu një gënjeshtar del,

drejt’si e Jah del në pah.

Si besnik’ favor fitojmë,

kënaq’si i sjellim Jah.