Ta bëjmë tonën të vërtetën
Kënga 191
Ta bëjmë tonën të vërtetën
1. E vërteta ësht’ rruga që do të marrim.
Një rrug’ më të mir’ s’mund të gjesh.
Jezui mësoi se ne duhet të japim;
shum’ lumturi kështu do t’kesh.
E vërteta jon’!
Ësht’ besimi që vepron.
Kur me sjelljen ton’ ne demonstrojm’
s’e vërteta ne sot na takon.
2. Per’ndin’ lartësojm’ në mënyr’ të lavdishme.
Por bota nuk na aprovon.
I duket atij që s’beson e çuditshme
por rruga e drejt’ na takon.
E vërteta jon’!
Lëre botën përgjithmon’.
Jemi pran’ Per’ndis’ dhe demonstrojm’
s’e vërteta ne sot na takon.
3. Po, Djalli sulmon dhe bën çdo lloj mashtrimi
me forc’ duhet ta kundërshtojm’.
Si mburoj’ e gjer’ ne po na mbron besimi.
Pra ndaj sulmeve do t’fitojm’.
E vërteta jon’!
Satanai më s’na mashtron.
Armaturën veshur mbajm’ gjithmon’;
e vërteta ne sot na takon.
4. Trup’ i dobët ësht’, zemra të dëshpërohet,
por kundër mëkatit lufto!
Ji ti i sigurt se mbi të do t’fitohet.
Ndaj Jehovain Mik prano!
E vërteta jon’!
Rrug’ e keqe s’të ndihmon.
Trupin kontrollo dhe demonstro
s’e vërteta ne sot na takon!