Thesare që nuk prishen kurrë
Kënga 147
Thesare që nuk prishen kurrë
1. Mir’njohje, o At’, thell’ në shpirt ndiejmë sot;
t’vërtetën që jep jetë dim’.
Oh ç’privilegj i madh të shpallim Mbret’rin’;
ësht’ afër njoftojm’ me gëzim.
2. Të gjitha cil’sitë që ke Perëndi,
na ngjallin kaq shum’ çmu’shmëri.
Ne Birin tënd Jah kemi si shpëtimtar
ndaj g’zojmë dhe ndiejm’ siguri.
3. Miq’sia me ty ësht’ vërtet një bekim.
Ç’gjë tjetër mund të dëshirojm’?
Fal’ dashamir’sis’ që shfaq ti paqe jep;
ësht’ kjo At’ që nga ti kërkojm’.
4. Që t’jemi mir’njohës arsye shum’ ka;
çdo fjalë që thua e mban.
Ata që do, o Jah, pa mas’ i bekon,
thesare që s’prishen kurr’ jan’.