T’i bindemi Perëndisë në vend të njerëzve
Kënga 2
T’i bindemi Perëndisë në vend të njerëzve
1. Ne duam t’i pëlqejm’ Per’ndis’,
ndaj botën kemi lën’.
Kush nuk beson na qesëndis,
por kjo merak s’na bën.
Në vend t’njeriut,
Perëndis’ i bindemi plot’sisht.
Çdo gjë që bëjm’ dhe jetën ton’ ne ia kushtojm’ krejt’sisht.
2. «Cezarit» taksën nuk ia mbajm’,
as shtetit ç’i takon.
Kështu që Krishtit ne i ngjajm’.
Kjo dhe Jah e nderon.
Meqë u blemë me një çmim,
më vetes s’i takojm’.
E çmojm’ këshillën e Zot’ris’,
n’shërbim të Jah vazhdojm’.
3. Që të lartojm’ Per’ndinë sot
dhe të jetojm’ të qet’.
Larg çdo konflikti në k’të bot’
të rrim’ sido që t’jet’.
T’i japim gjithçka Perëndis’,
t’kërkojm’ Teokracin’.
Që Jah Sovran ësht’,
të dëshmojm’ sot e tër’ përjet’sin’.
4. Nëse shërbejm’ me zell vërtet,
asgjë s’do t’na pengoj’.
Sot çdo i but’ i etur pret
Fjalën e Jah t’shijoj’.
Që të ndërhyj’ njeriu do,
por rrugën mir’ e dim’.
Plot bindje veç Jah adhurojm’;
për ne ësht’ streh’ dhe ndihm’.