T’i përgjigjemi dashurisë së Perëndisë
Kënga 50
T’i përgjigjemi dashurisë së Perëndisë
1. Me shpirt të duam, o Jah,
mbi ty tjetër, jo, nuk ka;
i denj’ je për lëvdim e nderim.
Lartojm’ ne emrin tënd,
por nderojm’ dhe fjalën tënde
që siguron drejtim e mësim.
I but’ në ndjenja ti je,
por mençuri pa fund ke,
si dhe fuqi e shum’ dashuri.
Vet’ shkrimet sigurojnë se
zemrën po t’pastrojmë do t’na bekosh,
o Jah, me tepri.
2. I pari u afrove;
shum’ dashuri tregove;
kjo të të duam me shpirt na nxit.
Ty Krishti të lartoi,
mir’sin’ që ke zbuloi
dhe neve na dha shpres’, na dha drit’.
Shum’ dashuri pam’ prej tij
kur për të gjith’ u bë fli
dhe bëri të ket’ jet’ çdo njeri.
Që të mos devijojmë,
Jezuin ne dëgjojmë,
bëjm’ si na thot’ me gatishmëri.
3. Kjo bot’ s’do të na ndal’ dot
që t’shpallim Mbretërin’ sot
dhe t’flasim për t’vërtetën që dim’.
Ndaj le të predikojmë
dhe qart’ le të tregojmë
vet’ dashurin’ që vlen për ndërtim.
Dhe ndërsa bashk’ shërbejmë,
vëmendjen le të kthejmë ndaj
v’llezërve që kemi përkrah.
Mbret’rin’ le të mbështetim,
ta shpallim, të mos heshtim
për aq sa do të dojë vet’ Jah.