Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

T’u tregojmë mëshirë të tjerëve

T’u tregojmë mëshirë të tjerëve

Kënga 215

T’u tregojmë mëshirë të tjerëve

(Luka 6:36)

1. Kur Jah shpalli se me an’ t’përmbytjes

do shkat’rronte të ligjt’ koh’ më par’,

Noes’ i dha caktim t’bëj’ një arkë

e t’njoftonte për k’të botën mbar’.

Meqë s’kish bër’ kurr’ arka më parë,

mos vall’ nuk e pranoi k’të caktim?

Jo, për hir të mëshirës së Per’ndis’

ai ndërtoi, predikoi me guxim.

2. Sot që gjith’ ky sistem shkon drejt fundit,

Jah ka shpallur sërish me mëshir’

që ky fund në çdo vend t’lajmërohet

dhe kushdo të dëgjoj’ sa më mir’.

A ke thën’, ‘këtë lajm s’mund ta shpall dot;

jam i ngathët në fjal’, s’kam përvoj’’?

Por, në rast se më shirën e Jah ke,

atëher’ frym’ e tij do t’ndihmoj’.

3. E vërteta u puq me mëshirën,

ndaj gëzim në të gjith’ vendin ka.

Që tani po shijojm’ ato kushte

që do t’vijnë nga vet’ dor’ e Jah.

Pra dhe ne le të shfaqim mëshirë

duke nxitur këdo pa dallim:

‘Pa vones’ jetën Jah ti kushtoja

dhe shërbeji Mbret’ris’ me gëzim.’