Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Udha e shkëlqyer e dashurisë

Udha e shkëlqyer e dashurisë

Kënga 35

Udha e shkëlqyer e dashurisë

(1 Korintasve 13)

1. Në udhën e dashurisë

na nxit që të ecim Jah.

Dashuria për të tjerët

le t’na nxitë në gjithçka.

Njohuri, besim po t’kishim

dhe po t’thoshim profeci,

hiç, asgjë nuk do të ishim,

po t’mos kishim dashuri.

2. Në shërbim mund t’bëjm’ shum’ orë

dhe shum’ sprova të durojm’.

Por ç’dobi ka kur motivet

e sinqerta na mungojn’?

Dashuria ësht’ shpirtgjerë,

nuk sillet me ashpërsi,

s’mbahet me të madh,

s’krekoset dhe në të s’ka xhelozi.

3. Dashuria s’acarohet,

s’e mban t’keqen llogari.

Esht’ e fort’ dhe e duru’shme,

gjen gëzim veç në drejt’si.

Dashuri, besim dhe shpres’ ka

në shërbim të Perëndis’.

Por për Jah më e shkëlqyer

mbetet udh’ e dashuris’.