Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vend i bukur për adhurimin e Jehovait

Vend i bukur për adhurimin e Jehovait

Kënga 93

Vend i bukur për adhurimin e Jehovait

(Psalmi 84:1)

1. I bukur Tempulli yt Jah,

oborret plot besnik’ i ka!

Me gjith’ shpirt në to dëshiroj

që ty lavdi të të këndoj,

që ty lavdi të të këndoj.

2. Te ty vijm’ ne o Perëndi

për t’marr’ fuqi dhe forc’ nga ti.

Ushqim të bollshëm te ti gjejm’,

me forc’ rinore të shërbejm’,

me forc’ rinore të shërbejm’.

3. Më mir’ një dit’ n’oborrin tënd

se sa njëmij’ në tjetër vend.

Ku ti banon zgjedhim t’qëndrojm’

në vend që me të ligjt’ të shkojm’,

në vend që me të ligjt’ të shkojm’.

4. O Jah, je mbrojtje edhe diell

për kë drejt’sin’ kërkon me zell.

Të mirën kurr’, jo, nuk ia mban

atyre që të pat’met’ jan’,

atyre që të pat’met’ jan’.