Veprat e mëdha e të jashtëzakonshme të Perëndisë
Kënga 84
Veprat e mëdha e të jashtëzakonshme të Perëndisë
1. Jah Perëndi je plot fuqi,
sa vepra të mahnitshme bën!
Çdo gjë që bën të jep lavdi,
ja, tokën, yjet ti ke vën’.
2. E drejt’ ësht’ udha jote Jah,
Gjykatës dhe Mbret je për ne.
Lavdi të jep ty sot gjithçka,
për fal’nderime i denj’ je.
3. Ty të takon nderim’ me frik’
dhe emrin tënd s’do t’madhëroj’?
Je Më i Larti, je Besnik,
për ty lëvdimi s’do t’pushoj’.
4. I mençur je, sa mir’ e dim
në ligjin tënd shohim drejt’sin’.
Për emrin tënd të bëjm’ rrëfim
kur mblidhemi në adhurim.