Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Zelli për shtëpinë e Jehovait

Zelli për shtëpinë e Jehovait

Kënga 31

Zelli për shtëpinë e Jehovait

(Gjoni 2:17)

1. Për shtëpin’ e Jehovait

Krishti zell t’papar’ tregoi.

Si një zjarr brenda tij digjej,

kur keqbërjen demaskoi.

Erdhi t’predikoj’ shpëtimin,

për Mbret’rin’ shpjegime dha.

Zelli fort e kish përpirë

që të lartësonte Jah.

2. Vet’ apostujt dhe dishepujt

zell treguan në shërbim.

K’shtu kongregacionet ’shtuan;

frym’ e shenjt’ u dha drejtim.

Predikimin kurr’ s’e ndalën,

në çdo der’ shfaqën guxim.

Me zell folën për shpëtimin,

nxitën njer’zit për pendim.

3. Ja tek shohim sot një popull

me shum’ zell për drejtësin’.

Frym’ e tyre, jo,

s’pengohet dhe pse kan’ përreth lig’sin’.

Për ta vet’ Jah ësht’ një nxitje;

me gjith’ shpirt për të punojn’.

Mbretërinë çojn’ përpara,

me guxim e zell dëshmojn’.