Danieli: Libër në gjyq
Kapitulli dy
Danieli: Libër në gjyq
1, 2. Në ç’kuptim akuzohet libri i Danielit dhe pse mendon se është e rëndësishme të shqyrtohen dëshmitë në mbrojtje të tij?
IMAGJINOJE veten sikur ndodhesh në një sallë gjyqi, duke ndjekur një proces të rëndësishëm gjyqësor. Një burrë akuzohet për mashtrim. Prokurori këmbëngul që ky njeri është fajtor. Por megjithatë, i pandehuri njihet prej shumë kohësh për integritetin e tij. A nuk do të ishte me interes të dëgjoje dëshmitë në mbrojtje të tij?
2 Kur është fjala për librin biblik të Danielit, ndodhesh në një situatë të ngjashme. Shkrimtari i këtij libri është me famë për integritetin e tij. Për librin që mban emrin e tij është treguar konsideratë e lartë për mijëra vjet. Ky libër paraqitet si histori autentike e shkruar nga Danieli, profet hebre që jetoi gjatë shekullit të shtatë dhe të gjashtë p.e.s. Kronologjia e saktë biblike tregon se libri i tij përfshin periudhën që fillon rreth vitit 618 deri në vitin 536 p.e.s., kur u përfundua. Por libri akuzohet. Disa enciklopedi dhe vepra të tjera referimi lënë të nënkuptohet ose pohojnë haptazi se ai është një mashtrim.
3. Çfarë thotë The New Encyclopædia Britannica në lidhje me autenticitetin e librit të Danielit?
3 Për shembull, The New Encyclopædia Britannica pranon se dikur libri i Danielit «konsiderohej në përgjithësi si histori e vërtetë që përmban profeci të vërteta». Por Britannica deklaron se faktikisht libri i Danielit «u shkrua në një periudhë të mëvonshme krize kombëtare: kur judenjtë po vuanin nga persekutimi i egër nën [mbretin sirian] Antioku IV Epifan». Sipas kësaj enciklopedie, libri daton në periudhën ndërmjet viteve 167 dhe 164 p.e.s. Po kjo enciklopedi pohon se shkrimtari i librit të Danielit nuk profetizon të
ardhmen, por vetëm i paraqet «ngjarjet që për shkrimtarin janë të shkuara, si profeci për ngjarje të së ardhmes».4. Kur filloi kritika e librit të Danielit dhe ç’gjë e ndezi një kritikë të ngjashme në shekujt e fundit?
4 Ku e kanë burimin ide të tilla? Kritika që i bëhet librit të Danielit nuk është diçka e re. Ajo zë fill në shekullin e tretë të e.s., me filozofin e quajtur Porfiri. Ashtu si shumë veta në Perandorinë Romake, ai ndihej i kërcënuar nga influenca e krishterimit. Për ta minuar këtë fe «të re», ai shkroi 15 libra. I 12-ti drejtohej kundër librit të Danielit. Porfiri e deklaroi librin një falsifikim të shkruar nga një jude në shekullin e dytë p.e.s. Sulme të ngjashme u bënë edhe në shekullin e 18-të dhe të 19-të. Sipas pikëpamjes së kritikës së lartë dhe të racionalistëve, profecia, pra, parathënia e ngjarjeve të ardhshme, është diçka e pamundur. Danieli u bë një shënjestër e preferuar. Në fakt, ai dhe libri i tij u hodhën në gjyq. Kritikët deklaronin se kishin prova të mjaftueshme që libri nuk u shkrua nga Danieli gjatë mërgimit të judenjve në Babiloni, por nga dikush tjetër shekuj më vonë. * Kaq shumë u teprua me këto sulme, saqë një autor shkroi madje një mbrojtje të quajtur Danieli në gropën e kritikëve.
5. Pse çështja e autenticitetit të Danielit është një çështje e rëndësishme?
5 A ka prova që mbështetin pohimet plot siguri që bëjnë kritikët? Apo dëshmitë mbështetin mbrojtjen? Këtu janë në lojë shumë çështje. Nuk është fjala vetëm për famën e këtij libri të lashtë, por edhe për të ardhmen tonë. Nëse libri i Danielit është një mashtrim, premtimet e tij për të ardhmen
e njerëzimit janë thjesht fjalë boshe. Por nëse ai përmban profeci të vërteta, pa dyshim që do të jesh i paduruar të mësosh se ç’domethënie kanë ato për ne sot. Duke pasur këtë në mend, le të marrim në shqyrtim disa prej sulmeve që i janë bërë Danielit.6. Cila akuzë është bërë herë pas here në lidhje me historinë në librin e Danielit?
6 Merr, për shembull, akuzën e bërë në The Encyclopedia Americana: Në librin e Danielit, «shumë hollësi historike mbi periudhat e mëparshme [të tilla si ajo e mërgimit në Babiloni] janë shtrembëruar keqazi». A është e vërtetë kjo? Le të shqyrtojmë një nga një tre prej atyre që pretendohet se janë gabime.
ÇËSHTJA E MONARKUT QË MUNGONTE
7. (a) Pse referimet që i bëheshin Belshazarit te Danieli, ishin për një kohë të gjatë të preferuara nga kritikët e Biblës? (b) Ç’u bë me nocionin se Belshazari ishte thjesht një personazh i trilluar?
7 Danieli shkroi se kur ra qyteti i Babilonisë, mbreti që sundonte ishte Belshazari, një «bir» i Nabukodonosorit. (Danieli 5:1, 11, 18, 22, 30) Për një kohë të gjatë, kritikët e sulmuan këtë pohim, sepse emri i Belshazarit nuk gjendej asgjëkundi përveçse në Bibël. Në vend të tij, si mbret të fundit babilonas, historianët e lashtë identifikuan Nabonidin, pasues i Nabukodonosorit. Kështu, në vitin 1850, Ferdinand Hitsig tha se ishte e qartë që Belshazari qe pjellë e imagjinatës së shkrimtarit. Por, a nuk të duket paksa i nxituar mendimi i Hitsigut? Në fund të fundit, fakti që ky mbret nuk përmendet, e sidomos në një periudhë për të cilën pranohet se dokumentimi historik ishte i rrallë, a do të provonte me të vërtetë se ai s’ka ekzistuar kurrë? Sidoqoftë, në vitin 1854, në rrënojat e qytetit të lashtë babilonas të Urit, ku sot ndodhet Iraku i Jugut, u nxorën disa cilindra të vegjël argjile. Në këto dokumente me shkrim kuneiform të mbretit Nabonid, gjendej një lutje për «Bel-sar-usurin, birin tim të madh». Edhe kritikëve iu desh ta pranonin: ky ishte Belshazari i librit të Danielit.
8. Si ka dalë i vërtetë përshkrimi që i bën Danieli Belshazarit si mbret që mbretëronte?
8 Por megjithatë, kritikët nuk ishin të kënaqur. «Kjo nuk provon asgjë»,—shkroi kritiku H. F. Talbot. Ai ngriti akuzën se biri për të cilin flet mbishkrimi mund të ketë qenë thjesht një fëmijë, ndërsa Danieli e paraqet si një mbret që sundon. Por vetëm një vit pas botimit të vërejtjeve të Talbotit, u nxorën më shumë pllaka, në të cilat shkruhej se Belshazari kishte pasur sekretarë dhe një personel shtëpie. E pra, ky Belshazar s’ishte fëmijë! Së fundi, këtë çështje e sqaruan plotësisht disa pllaka të tjera, në të cilat thuhej se Nabonidi largohej nga Babilonia për vite të tëra. Në këto pllaka tregohej edhe se gjatë këtyre periudhave, ai ia «besonte mbretërimin» e Babilonisë birit të tij të madh (Belshazarit). Gjatë kësaj kohe, Belshazari ishte faktikisht mbret, bashkëregjent me të atin. *
9. (a) Në ç’kuptim mund të ketë thënë Danieli se Belshazari ishte biri i Nabukodonosorit? (b) Pse është i gabuar pohimi i kritikëve se Danieli nuk e përmend as shkarazi ekzistencën e Nabonidit?
9 Ende të pakënaqur, disa kritikë ankohen se Bibla quan Belshazar jo birin e Nabonidit, por birin e Nabukodonosorit. Disa këmbëngulin se Danieli s’e përmend as shkarazi ekzistencën e Nabonidit. Megjithatë, kur bëhet një shqyrtim, që të dyja kundërshtimet bien poshtë. Duket se Nabonidi u martua me vajzën e Nabukodonosorit. Sipas kësaj, Belshazari ishte nipi i Nabukodonosorit. As gjuha hebraike dhe as ajo aramaike nuk kanë fjalë për termat «gjysh» ose «nip»; «biri i» mund të ketë kuptimin «nipi i» ose madje edhe «pasardhësi im». (Krahaso Mateun 1:1.) Veç kësaj, tregimi i Biblës merr parasysh faktin që Belshazari identifikohej si biri i Nabonidit. Kur u tmerrua prej shkrimit ogurzi që u bë mbi mur nga një dorë, i dëshpëruar Belshazari i ofroi vendin e tretë në mbretëri kujtdo që mund të deshifronte fjalët. (Danieli 5:7) Pse vendin e tretë dhe jo të dytë? Kjo ofertë nënkupton se vendi i parë dhe i dytë ishin tashmë të zënë. Në fakt, ishin të zënë nga Nabonidi dhe nga biri i tij, Belshazari.
10. Pse tregimi i Danielit mbi monarkinë babilonase është më i hollësishëm se ai i historianëve të tjerë të lashtë?
10 Kështu, fakti që Danieli përmend Belshazarin nuk është dëshmi e një historie «të shtrembëruar keqazi». Përkundrazi, Danieli, megjithëse nuk shkroi historinë e Babilonisë, na ofron një pamje më të hollësishme të monarkisë babilonase sesa historianët e tillë të lashtë jofetarë, si: Herodoti, Ksenofoni dhe Berosus. Pse Danieli mundi të dokumentonte fakte që atyre u shpëtuan? Sepse ai ndodhej atje, në Babiloni. Libri i tij është vepër e një dëshmitari okular dhe jo e një mashtruesi të shekujve të mëvonshëm.
KUSH ISHTE MEDI DAR?
11. Sipas Danielit, kush ishte medi Dar, por çfarë është thënë për të?
11 Danieli thotë se kur ra Babilonia, filloi të sundonte një mbret i quajtur «medi Dar». (Danieli 5:31) Medi Dar ende nuk është gjetur me emër në burimet jofetare ose arkeologjike. Kështu, The New Encyclopædia Britannica pohon se ky Dar është «një personazh i trilluar».
12. (a) Pse kritikët e Biblës duhet të kenë kujdes që të mos deklarojnë kategorikisht që medi Dar nuk ka ekzistuar kurrë? (b) Cila është një mundësi në lidhje me identitetin e medit Dar dhe cila dëshmi e tregon këtë?
12 Disa studiues kanë qenë më të kujdesshëm. Në fund të fundit, dikur kritikët ia vunë etiketën «i trilluar» edhe Belshazarit. Pa dyshim, çështja e Darit do të dalë po njësoj. Tashmë, disa pllaka kuneiforme kanë zbuluar se Kiri, persi, nuk e mori titullin «mbret i Babilonisë» menjëherë pas pushtimit të saj. Një kërkues bën këtë sugjerim: «Kushdo që Danieli 6:1.
mbante titullin ‘mbret i Babilonisë’ ishte një mbret vasal nën Kirin, jo Kiri vetë.» A ka mundësi që Dar të ketë qenë emri zyrtar apo titulli i një zyrtari të fuqishëm med, i cili përgjigjej për Babiloninë? Disa hedhin idenë se Dari mund të ketë qenë një burrë me emrin Gubaru. Kiri e vendosi Gubarun si qeveritar në Babiloni dhe dokumentet jofetare vërtetojnë se ai sundoi me një pushtet të konsiderueshëm. Një pllakë kuneiforme thotë se ai emëroi nënqeveritarë mbi Babiloninë. Është interesante që Danieli vëren se për të qeverisur mbretërinë e Babilonisë, Dari emëroi 120 satrapë.—13. Cila është një arsye logjike se përse medi Dar përmendet në librin e Danielit, por jo në dokumente të tjera jofetare?
13 Me kalimin e kohës, mund të dalin në dritë dëshmi më të drejtpërdrejta mbi identitetin e saktë të këtij mbreti. Sido që të jetë, vështirë që heshtja në dukje për këtë e arkeologjisë, të jetë bazë për t’i vënë Darit etiketën «i trilluar», e aq më pak për ta hedhur poshtë si mashtrues krejt librin e Danielit. Është shumë më e arsyeshme që tregimin e Danielit ta shohim si dëshmi të një dëshmitari okular, e cila është më e hollësishme sesa dokumentet jofetare ekzistuese.
MBRETËRIMI I JEHOJAKIMIT
14. Pse nuk ka asnjë mospërputhje mes Danielit dhe Jeremisë në lidhje me vitet e mbretërimit të Jehojakimit?
14 Në Danielin 1:1 thuhet: «Në vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit, mbretit të Judës, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi në Jerusalem dhe i vuri rrethimin.» Kritikët kanë pasur vërejtje për këtë shkrim, sepse duket se ai nuk është në harmoni me Jereminë, i cili thotë se viti i katërt i Jehojakimit ishte viti i parë i Nabukodonosorit. (Jeremia 25:1; 46:2) Mos vallë Danieli po kundërshtonte Jereminë? Me më shumë informacione, çështja sqarohet menjëherë. Në vitin 628 p.e.s., kur për herë të parë u bë mbret nga faraoni Neko, Jehojakimi ishte thjesht një kukull e atij sundimtari egjiptian. Kjo ndodhi tre vjet përpara se Nabukodonosori të pasonte babain e tij në fronin e Babilonisë, në vitin 624 p.e.s. Pak kohë pas kësaj (në vitin 620 p.e.s.), Nabukodonosori pushtoi Judën dhe e bëri Jehojakimin mbret vasal nën Babiloninë. (2. Mbretërve 23:34; 24:1) Për një jude që jetonte në Babiloni, «viti i tretë» i Jehojakimit do të ketë qenë viti i tretë i atij shërbimi vasal të mbretit ndaj Babilonisë. Danieli shkroi nga ky këndvështrim. Por Jeremia shkroi nga këndvështrimi i judenjve që jetonin pikërisht në Jerusalem. Kështu që ai iu referua mbretërimit të Jehojakimit si të kishte filluar kur faraoni Neko e bëri mbret.
15. Pse sulmi që i bëhet datimit në Danielin 1:1 është një argument i dobët?
15 Pra, në të vërtetë kjo mospërputhje, që pretendohet e tillë, vetëm sa përforcon dëshminë se Danieli e shkroi librin e tij në Babiloni, kur ndodhej mes të mërguarve judenj. Por në këtë argumentim kundër librit të Danielit, ka edhe një të çarë tjetër. Sill ndër mend se është e qartë që shkrimtari i librit të Danielit e kishte librin e Jeremisë dhe madje iu referua atij. (Danieli 9:2) Nëse shkrimtari i librit të Danielit ishte një falsifikues i zgjuar, siç deklarojnë kritikët, a do të rrezikonte ai, duke kundërshtuar një burim kaq të respektuar sa Jeremia dhe për më tepër që në vargun e parë Dn 1:1 të librit? Patjetër që jo!
HOLLËSI QË FLASIN
16, 17. Si e ka mbështetur dëshmia arkeologjike tregimin e Danielit mbi (a) ngritjen e një shëmbëlltyre fetare nga Nabukodonosori që ta adhuronte i gjithë populli? (b) mburrjen e Nabukodonosorit për projektet e tij të ndërtimit në Babiloni?
16 Tani le ta drejtojmë vëmendjen nga ana negative tek ajo pozitive. Shqyrto disa hollësi të tjera në librin e Danielit, të cilat tregojnë se shkrimtari i kishte njohur drejtpërdrejt kohët për të cilat shkroi.
17 Fakti që Danieli njeh mirë hollësi të vogla për Babiloninë e lashtë, është një dëshmi bindëse për autenticitetin e Danieli 3:1-6 tregon se Nabukodonosori ngriti një shëmbëlltyrë gjigante, të cilën duhej ta adhuronte i gjithë populli. Arkeologët kanë gjetur dëshmi të tjera se ky monark kërkonte ta angazhonte edhe më shumë popullin e tij në praktika nacionaliste dhe kombëtare. Ngjashëm, në librin e Danielit flitet mbi mburrjen e Nabukodonosorit për projektet e tij të shumta të ndërtimit. (Danieli 4:30) Por vetëm në kohët moderne arkeologët kanë vërtetuar se prapa shumë ndërtimeve të bëra në Babiloni, ndodhej vërtet dora e Nabukodonosorit. Sa për mburrjen e tij, ky njeri kishte arritur deri aty sa të bënte që emri i tij të stampohej mbi tulla! Kritikët e Danielit nuk mund ta shpjegojnë se si falsifikuesi i tyre i supozuar që jetoi në kohën e makabenjve (167-63 p.e.s.), ka mundur të ketë dijeni për projekte të tilla ndërtimi rreth katër shekuj pas ndërtimit të tyre dhe shumë kohë më përpara se arkeologët t’i nxirrnin ato në dritë.
tregimit të tij. Për shembull,18. Si pasqyron saktësi tregimi i Danielit mbi format e ndryshme të ndëshkimit nën sundimin babilonas dhe atë pers?
Danieli 3:6; 6:7-9) Disa janë përpjekur ta hedhin poshtë tregimin mbi furrën e zjarrtë si të ishte një legjendë, por arkeologët kanë gjetur një letër nga Babilonia e lashtë, e cila përmend në mënyrë specifike këtë formë ndëshkimi. Por për medët dhe persët zjarri ishte i shenjtë. Kështu që ata iu drejtuan formave të tjera të egra të ndëshkimit. Pra, gropa e luanëve s’është një çudi.
18 Libri i Danielit zbulon edhe disa ndryshime kyçe ndërmjet ligjit babilonas dhe atij medo-pers. Për shembull, kur ishin nën ligjin babilonas, tre shokët e Danielit u hodhën në një furrë të zjarrtë, sepse kishin refuzuar t’i bindeshin urdhrit të mbretit. Dekada më vonë, Danieli u hodh në një gropë luanësh, sepse kishte refuzuar t’i bindej një ligji persian, i cili dhunonte ndërgjegjen e tij. (19. Cilin kontrast ndërmjet sistemit ligjor të Babilonisë dhe atij të Medo-Persisë bën të qartë libri i Danielit?
Danieli 2:5, 6, 24, 46-49; 3:10, 11, 29; 6:12-16) Historiani Xhon C. Huitkomb shkruan: «Këtë ndryshim mes Babilonisë, ku ligji i nënshtrohej mbretit, dhe Medo-Persisë, ku mbreti i nënshtrohej ligjit, e vërteton historia e lashtë.»
19 Del edhe një kontrast tjetër. Danieli tregon se Nabukodonosori mund t’i miratonte e t’i ndryshonte ligjet si t’i tekej. Dari nuk mund të bënte asgjë për t’i ndryshuar ‘ligjet e medëve dhe të persëve’, madje edhe ato që i kishte miratuar vetë! (20. Cilat hollësi në lidhje me gostinë e Belshazarit pasqyrojnë faktin që Danieli i njihte drejtpërdrejt zakonet babilonase?
20 Tregimi rrëqethës i gostisë së Belshazarit, i cili gjendet në kapitullin 5 të Danielit, është i pasur me hollësi. Me sa duket, kjo gosti filloi me të ngrëna gjithë gëzim e me të pira të bollshme, sepse vera është përmendur disa herë. (Danieli 5:1, 2, 4) Në fakt, në basorelievet e gostive të ngjashme tregohet se pihej vetëm verë. Është e dukshme, pra, se në festime të tilla vera ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. Danieli përmend, gjithashtu, se në këtë banket ishin të pranishme edhe gra: gratë dytësore të mbretit dhe konkubinat e tij. (Danieli 5:3, 23) Arkeologjia e mbështet këtë hollësi të zakonit babilonas. Nocioni i grave që shkonin nëpër gosti ku kishte burra, ishte i papranueshëm për hebrenjtë dhe grekët e epokës së makabenjve. Ndoshta kjo është arsyeja që versione të hershme të përkthimit të Danielit në Septuagintën greke e heqin pjesën ku përmenden këto gra. * Por megjithatë, ai që pretendohet se është falsifikuesi i librit të Danielit duhet të ketë jetuar në po atë kulturë të helenizuar (greke) e ndoshta madje në të njëjtën epokë kur u bë Septuaginta!
21. Cili është shpjegimi më i arsyeshëm për njohurinë e hollësishme që kishte Danieli në lidhje me kohët dhe zakonet gjatë mërgimit në Babiloni?
21 Duke pasur parasysh hollësi të tilla, duket thuajse e pabesueshme që Britannica ka mundur ta përshkruajë autorin e librit të Danielit si të kishte vetëm një njohuri «të përciptë dhe të pasaktë» mbi periudhën e mërgimit. Si mund t’i njihte kaq hollësisht zakonet e lashta babilonase dhe perse një falsifikues që jetoi shekuj më vonë? Mos harro edhe se që të dyja perandoritë kishin rënë shumë kohë përpara shekullit të dytë p.e.s. Duket se në atë kohë nuk ka pasur arkeologë; veç kësaj, judenjtë e asaj kohe nuk mbaheshin si njohës të kulturës dhe të historisë së huaj. Vetëm profeti Daniel, dëshmitar okular i kohëve dhe i ngjarjeve që përshkroi, mund ta shkruante librin biblik që mban emrin e tij.
FAKTORËT E JASHTËM PROVË E FALSIFIKIMIT TË DANIELIT?
22. Cilin pretendim nxjerrin kritikët në lidhje me vendin që zë Danieli në librat e Shkrimeve Hebraike?
22 Një prej argumenteve më të zakonshme kundër librit të Danielit përfshin vendin që zë ai mes librave të Shkrimeve
Hebraike. Rabinët e lashtë i sistemuan librat e Shkrimeve Hebraike në tri grupe: Ligji, Profetët dhe Shkrimet. Ata nuk e renditën Danielin mes Profetëve, por mes Shkrimeve. Kjo do të thotë, argumentojnë kritikët, se në kohën kur u mblodhën veprat e profetëve të tjerë, ky libër duhet të ketë qenë i panjohur. Mendohet se është grupuar me Shkrimet, pasi këto u mblodhën më vonë.23. Si e konsideronin judenjtë e lashtë librin e Danielit dhe si e dimë këtë?
23 Megjithatë, jo të gjithë kërkuesit biblikë janë dakord që rabinët e lashtë i ndanë librat fetarë kaq prerazi apo që e përjashtuan Danielin nga Profetët. Por edhe sikur rabinët ta renditnin Danielin mes Shkrimeve, a do të provonte kjo se ai është shkruar më vonë? Jo. Disa studiues me famë kanë sugjeruar një varg arsyesh se përse rabinët mund ta kenë përjashtuar Danielin nga Profetët. Për shembull, mund ta kenë bërë këtë sepse libri i ofendonte ose sepse Danielin vetë e konsideronin si të ndryshëm nga profetët e tjerë, pasi ai mbante një post jofetar në një vend të huaj. Sidoqoftë, ajo që ka vërtet rëndësi është kjo: judenjtë e lashtë e vlerësonin shumë librin e Danielit dhe e konsideronin një libër biblik. Për më tepër, dëshmitë sugjerojnë idenë se librat e Shkrimeve Hebraike ishin përfunduar shumë kohë përpara shekullit të dytë p.e.s. Shtesat e mëvonshme ishin kategorikisht të ndaluara, përfshirë edhe disa libra të shkruar gjatë shekullit të dytë p.e.s.
24. Si është përdorur libri apokrif i Eklisiastikut kundër librit të Danielit dhe ç’gjë tregon se ky arsyetim është i gabuar?
24 Si për ironi, njëra prej këtyre veprave të mëvonshme të papranuara është përdorur si argument kundër librit të Danielit. Libri apokrif i Eklisiastikut, nga Jezu Ben Sirak, u hartua me sa duket rreth vitit 180 p.e.s. Kritikëve u pëlqen të vënë në dukje se në këtë libër Danieli është hequr nga lista e gjatë e burrave të drejtë. Ata arsyetojnë se në atë kohë, Danieli duhet të ketë qenë i panjohur. Ky argument është i pranuar gjerësisht nga dijetarët. Por shqyrto këtë fakt: * Mos vallë meqenëse burra të tillë janë hequr nga një listë që nuk pretendon se përfshin gjithçka, e cila nuk ndodhet në një libër të Shkrimeve, duhet t’i hedhim poshtë të gjithë si të trilluar? Vetëm ta mendosh është absurde.
e njëjta listë heq Ezdrën dhe Mordekain (që të dy heronj të mëdhenj në sytë e judenjve të periudhës pas mërgimit), mbretin e mirë Jozafat dhe të drejtin Job; nga të gjithë gjykatësit, lista përmend me emër vetëm Samuelin.DËSHMI E JASHTME NË FAVOR TË DANIELIT
25. (a) Si dëshmoi Jozefi për vërtetësinë e tregimit të Danielit? (b) Në ç’mënyrë tregimi i Jozefit në lidhje me Aleksandrin e Madh dhe libri i Danielit përputhen me atë që njeh historia? (Shiko shënimin e dytë.) (c) Si e mbështet dëshmia gjuhësore librin e Danielit? (Shiko faqen 26.)
25 Le t’i drejtohemi përsëri pozitives. Është hedhur mendimi se për asnjë libër tjetër të Shkrimeve Hebraike nuk janë dhënë aq shumë dëshmi sa për atë të Danielit. Për ta ilustruar: historiani i famshëm jude Jozefi dëshmon për autenticitetin e saj. Ai thotë se gjatë luftës që bëri kundër Persisë në shekullin e katërt p.e.s., Aleksandri i Madh erdhi në Jerusalem, ku priftërinjtë i treguan një kopje të librit të Danielit. Vetë Aleksandri nxori përfundimin se fjalët e profecive të Danielit, të cilat flitnin qartë për të, i referoheshin fushatës së tij ushtarake që përfshinte Persinë. * Kjo duhet të ketë ndodhur rreth një shekull e gjysmë përpara «falsifikimit» të propozuar nga kritikët. Sigurisht, kritikët e kanë sulmuar Jozefin për këtë fragment. Ata e sulmojnë edhe për faktin që ka përmendur se disa profeci të librit të Danielit ishin përmbushur. Por, siç vërejti historiani Jozef D. Uilson, «ka mundësi që [Jozefi] të dinte për këtë çështje më shumë sesa të gjithë kritikët e botës».
26. Si e kanë mbështetur autenticitetin e librit të Danielit Rrotullat e Detit të Vdekur?
26 Autenticiteti i librit të Danielit gjeti mbështetje të mëtejshme, kur në shpellat e Kumranit të Izraelit u gjetën Rrotullat e Detit të Vdekur. Mes gjetjeve të zbuluara në vitin 1952 janë çuditërisht të shumta rrotullat dhe fragmentet e marra nga libri i Danielit. Më i vjetri prej tyre mban datën e fundit të shekullit të dytë p.e.s. Prandaj, në atë datë të hershme, libri i Danielit ishte tashmë i mirënjohur dhe gjerësisht i respektuar. Një enciklopedi e Biblës (The Zondervan Pictorial Encyclopedia of the Bible) vëren: «Tani, datimi makabeas që i bëhet Danielit duhet braktisur, qoftë edhe vetëm për arsyen se nuk është e mundur të ketë një interval të mjaftueshëm kohor midis hartimit të librit të Danielit dhe shfaqjes së tij në formën e kopjeve në bibliotekën e një sekti fetar makabeas.»
27. Cila është dëshmia më e vjetër se Danieli ishte një person real, i mirënjohur gjatë mërgimit në Babiloni?
27 Megjithatë, për librin e Danielit ekzistojnë dëshmi shumë më të vjetra dhe më të besueshme. Një prej bashkëkohësve të Danielit ishte profeti Ezekiel. Edhe ai shërbeu si profet gjatë mërgimit në Babiloni. Libri i Ezekielit e përmend disa herë me emër Danielin. (Ezekieli 14:14, 20; 28:3) Këto referime tregojnë se edhe gjatë jetës së vet, në shekullin e gjashtë p.e.s., Danieli ishte tashmë i mirënjohur si një burrë i drejtë dhe i mençur, i denjë për t’u përmendur krahas Noes dhe Jobit që druanin Perëndinë.
DËSHMITARI MË I MADH
28, 29. (a) Cila është prova më bindëse nga të gjitha se libri i Danielit është autentik? (b) Pse duhet ta pranojmë dëshminë e Jezuit?
28 Por së fundi, le të shqyrtojmë më të madhin nga Mateu 24:15; Danieli 11:31; 12:11.
të gjithë dëshmitarët e autenticitetit të Danielit: askënd tjetër veç Jezu Krishtin. Kur flet mbi ditët e fundit, Jezui i referohet «profetit Daniel» dhe njërës prej profecive të tij.—29 Tani, po të ishte e saktë teoria makabease e kritikëve, do të ishte e vërtetë një nga këto dy gjëra: ose Jezui ishte mashtruar nga ky falsifikim, ose ai nuk e ka thënë kurrë atë që Mateu e citon si të thënë prej tij. Asnjëri prej varianteve nuk qëndron. Nëse nuk mund t’i besojmë tregimit të ungjillit të Mateut, si mund t’u besojmë pjesëve të tjera të Biblës? Nëse heqim ato fjali, cilat fjalë do t’u shkëpusim më pas faqeve të Shkrimeve të Shenjta? Apostulli Pavël shkroi: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar . . . për të ndrequr.» (2. Timoteut 3:16) Kështu që nëse Danieli ishte mashtrues, Pavli ishte një mashtrues tjetër! A mund të jetë mashtruar Jezui? Vështirë. Kur u shkrua libri i Danielit, ai ishte gjallë në qiell. Madje Jezui tha: «Përpara se Abrahami të vinte në ekzistencë, unë kam qenë.» (Gjoni 8:58) Nga të gjithë njerëzit që kanë jetuar, Jezui do të ishte më i miri për t’i kërkuar informacione në lidhje me autenticitetin e Danielit. Por nuk na duhet të pyesim. Siç e pamë, vështirë që dëshmia e tij të ishte më e qartë se kaq.
30. Si e provoi më tej Jezui autenticitetin e librit të Danielit?
30 Jezui e vërtetoi më tej autenticitetin e librit të Danielit pikërisht në momentin e pagëzimit të tij. Në atë kohë ai u bë Mesia, duke përmbushur kështu një profeci të Danielit në lidhje me 69 javë vitesh. (Danieli 9:25, 26; shiko kapitullin 11 të këtij libri.) Edhe sikur ajo që mund të quhet teoria e datës së mëvonshme të ishte e vërtetë, prapëseprapë shkrimtari i librit të Danielit e njihte të ardhmen rreth 200 vjet përpara. Sigurisht, Perëndia nuk do ta frymëzonte një falsifikues që të deklaronte profeci të vërteta nën një emër të rremë. Jo, dëshmia e Jezuit është pranuar me gjithë zemër nga njerëzit që kanë besim të plotë te Perëndia. Edhe sikur të gjithë ekspertët dhe kritikët e botës të bëheshin një për të denoncuar Danielin, dëshmia e Jezuit do të provonte se e kanë gabim, sepse ai është «dëshmitari i besueshëm dhe i vërtetë».—Zbulesa 3:14.
31. Pse shumë kritikë të Biblës nuk janë bindur ende për autenticitetin e Danielit?
31 Por për shumë kritikë të Biblës, edhe kjo dëshmi nuk është e mjaftueshme. Pas shqyrtimit të plotë të kësaj çështjeje, një njeri nuk mund të mos pyesë veten nëse do të ishte apo jo e mjaftueshme ndonjë sasi dëshmie për t’i bindur ata. Një profesor në Universitetin e Oksfordit shkroi: «Për sa kohë të mbetet paragjykimi fillestar se ‘nuk mund të ketë profeci të mbinatyrshme’, nga një përgjigje që u jepet kundërshtimeve, nuk fitohet asgjë.» Kështu, paragjykimi i tyre i verbon. Por kjo është zgjedhja e tyre, humbja e tyre.
32. Çfarë na pret në studimin që do t’i bëjmë librit të Danielit?
32 Ç’të themi për ty? Nëse e kupton se nuk ka asnjë arsye reale për të vënë në dyshim autenticitetin e librit të Danielit, patjetër që je gati për një udhëtim emocionues zbulimi. Ke për të parë se tregimet në librin e Danielit janë drithëruese dhe se profecitë e tij janë magjepsëse. Ç’është më e rëndësishmja, do të vëresh se pas çdo kapitulli besimi yt sa vjen e forcohet. Nuk ka për të të ardhur kurrë keq që u ke kushtuar vëmendje të madhe profecive të Danielit!
[Shënimet]
^ par. 4 Disa kritikë përpiqen ta zbutin akuzën për falsifikim, duke thënë se shkrimtari e përdori emrin Daniel si një pseudonim, ashtu si në disa libra të lashtë jobiblikë autorët nuk vinin emrin e tyre të vërtetë. Megjithatë, kritiku i Biblës, Ferdinand Hitsig, ishte i këtij mendimi: «Në rastin e librit të Danielit, nëse autorësia i atribuohet një [shkrimtari] tjetër, përfshihet më shumë sesa përdorimi i një pseudonimi. Në këtë rast, ai do të ishte libër i falsifikuar me qëllimin për të mashtruar lexuesit e atij shkrimtari, ndonëse për të mirën e tyre.»
^ par. 8 Kur ra Babilonia, Nabonidi nuk ishte aty. Kështu që në atë kohë, si mbret përshkruhet me të drejtë Belshazari. Kritikët kapen pas çikërrimash, duke thënë se dokumentet jofetare nuk i japin Belshazarit titullin zyrtar të mbretit. Gjithsesi, dëshmitë e lashta lënë të kuptohet se në atë kohë, edhe një qeveritar mund të konsiderohej nga populli si mbret.
^ par. 20 Studiuesi hebre C. F. Keil, për Danielin 5:3 shkruan: «Këtu dhe në Dn 5 vargun 23, LXX ka hequr pjesën ku përmenden gratë, në përputhje me zakonin e maqedonasve, grekëve dhe romakëve.»
^ par. 24 Në kontrast me këtë, lista e frymëzuar e burrave besimplotë dhe e grave besimplote që përmendi Pavli në kapitullin 11 të Hebrenjve, duket se përmend ngjarje të dokumentuara në librin e Danielit. (Danieli 6:16-24; Hebrenjve 11:32, 33) Megjithatë, as lista e apostullit nuk i përfshin të gjithë. Ka shumë burra, përfshirë Isainë, Jereminë dhe Ezekielin që nuk përmenden në këtë listë, por kjo vështirë se provon që ata s’kanë ekzistuar kurrë.
^ par. 25 Disa historianë kanë vërejtur se kjo gjë do të shpjegonte se përse Aleksandri ishte kaq i sjellshëm me judenjtë, që për shumë kohë kishin qenë miq të persëve. Në atë kohë, Aleksandri ishte në një fushatë për të shkatërruar të gjithë miqtë e Persisë.
ÇFARË KE KUPTUAR?
• Për çfarë është akuzuar libri i Danielit?
• Pse sulmet e kritikëve mbi librin e Danielit nuk kanë themele të forta?
• Cilat dëshmi mbështetin autenticitetin e tregimit të Danielit?
• Cila është prova më bindëse se libri i Danielit është autentik?
[Pyetjet]
[Kutia në faqen 26]
Çështja e gjuhës
LIBRI i Danielit përfundoi së shkruari rreth vitit 536 p.e.s. U shkrua në gjuhën hebraike dhe aramaike si dhe u përdorën disa fjalë greke dhe perse. Një përzierje e tillë gjuhësh është e pazakontë, por jo e rrallë në Shkrimet. Edhe libri biblik i Ezdrës u shkrua në gjuhën hebraike dhe aramaike. Por megjithatë, disa kritikë këmbëngulin se shkrimtari i librit të Danielit i përdori këto gjuhë në një mënyrë që provon se librin po e shkruante më vonë se viti 536 p.e.s. Shpesh është cituar një kritik që ka thënë se përdorimi i fjalëve greke te Danieli kërkon një datë të mëvonshme hartimi. Ai pohon se një datë të tillë të mëvonshme, madje edhe më vonë se ajo e shekullit të dytë p.e.s., e mbështet gjuha hebraike dhe të paktën e lejon ajo aramaike.
Megjithatë, jo të gjithë studiuesit e gjuhës janë dakord. Disa autoritete në këtë fushë kanë thënë se hebraishtja e Danielit ngjan me atë të Ezekielit e të Ezdrës dhe është ndryshe nga ajo që gjendet në libra të mëvonshëm apokrifë, si ai i Eklisiastikut. Sa për përdorimin e gjuhës aramaike nga Danieli, shqyrto dy dokumente të gjetura mes Rrotullave të Detit të Vdekur. Edhe ato janë në gjuhën aramaike dhe mbajnë datën e shekullit të parë dhe të dytë p.e.s., jo shumë kohë pas falsifikimit të supozuar të Danielit. Por studiuesit kanë vënë re një ndryshim të thellë mes gjuhës aramaike të këtyre dokumenteve dhe asaj të gjetur në Danielin. Kështu që disa sugjerojnë se libri i Danielit duhet të jetë shekuj më i vjetër nga sa pohojnë kritikët.
Ç’mund të thuhet për fjalët «problematike» greke në librin e Danielit? Është zbuluar se disa prej tyre nuk janë aspak greke, por perse! Të vetmet fjalë që ende mendohet se janë greke, janë emrat e tre instrumenteve muzikore. A kërkon me të vërtetë prania e këtyre tri fjalëve që librit të Danielit t’i caktohet një datë e mëvonshme? Jo. Arkeologët kanë zbuluar se kultura greke ushtronte ndikim shekuj përpara se Greqia të bëhej fuqi botërore. Për më tepër, nëse libri i Danielit do të ishte hartuar gjatë shekullit të dytë p.e.s., kur kultura dhe gjuha greke kishin depërtuar kudo, a do të përmbante ky libër vetëm tri fjalë greke? Vështirë. Ka të ngjarë që të përmbante shumë më tepër. Kështu që dëshmia gjuhësore mbështet me të vërtetë autenticitetin e librit të Danielit.
[Figura që zë gjithë faqen 12]
[Figurat në faqen 20]
(Poshtë) Cilindri i tempullit babilonas përmend me emër mbretin Nabonid dhe birin e tij Belshazar
(Sipër) Ky mbishkrim përmban mburrjen e Nabukodonosorit për veprat e tij të ndërtimit
[Figura në faqen 21]
Sipas Kronikës së Nabonidit, ushtria e Kirit hyri në Babiloni pa luftë
[Figurat në faqen 22]
(Djathtas) «Tregimi në vargje i Nabonidit» thotë se Nabonidi ia besoi sundimin të parëlindurit të tij
(Majtas) Dokument babilonas mbi pushtimin e Judës nga Nabukodonosori