Jehovai i premton Danielit një shpërblim të mrekullueshëm
Kapitulli Tetëmbëdhjetë
Jehovai i premton Danielit një shpërblim të mrekullueshëm
1, 2. (a) Cila cilësi e rëndësishme i nevojitet një vrapuesi, që t’ia dalë mbanë? (b) Si e krahasoi apostulli Pavël një jetë me besnikëri në shërbim të Jehovait me një garë?
NJË vrapues sforcohet drejt vijës së finishit. Është thuajse i kapitur, por me sytë drejtuar te synimi i tij, vë gjithë fuqinë që i ka mbetur në ato pak hapa të fundit. Me muskuj të tendosur, më në fund kalon vijën! Fytyra e tij pasqyron lehtësim dhe triumf. Qëndrueshmëria deri në fund është shpërblyer.
2 Në përfundim të kapitullit 12 të Danielit, e gjejmë profetin e dashur duke iu afruar vijës së finishit të «garës» së tij: jetës në shërbim të Jehovait. Pasi citoi shembuj të ndryshëm besimi mes shërbëtorëve të Jehovait para krishterimit, apostulli Pavël shkroi: «Kështu, pra, duke pasur një re kaq të madhe dëshmitarësh që na rrethon, le të heqim edhe ne çdo peshë dhe mëkatin në të cilin ngecim lehtësisht dhe le të vrapojmë me qëndrueshmëri në garën që na është vënë përpara, ndërsa shikojmë me ngulm Kryepërfaqësuesin dhe Përsosësin e besimit tonë, Jezuin. Për gëzimin që iu vu përpara, ai duroi shtyllën e mundimeve, duke përbuzur turpin dhe është ulur në të djathtë të fronit të Perëndisë.»—Hebrenjve 12:1, 2.
3. (a) Ç’gjë e motivoi Danielin për të ‘vrapuar me qëndrueshmëri’? (b) Cilat janë tri gjërat e dallueshme që engjëlli i Jehovait i tregoi Danielit?
3 Mes asaj ‘reje të madhe dëshmitarësh’ ndodhej edhe Danieli. Ai ishte me siguri një dëshmitar, të cilit iu desh të ‘vraponte me qëndrueshmëri’ dhe që u motivua për ta bërë këtë nga dashuria e thellë për Perëndinë. Jehovai i kishte zbuluar Danielit shumë gjëra rreth së ardhmes së qeverive botërore, por tani Ai i dërgoi atij këtë inkurajim personal: Danieli 12:13) Engjëlli i Jehovait po i tregonte Danielit tri gjëra të dallueshme: (1) që Danieli duhej të ‘shkonte drejt fundit’, (2) që do të ‘pushonte’ dhe (3) që ‘do të ngrihej’ përsëri në të ardhmen. Si mund t’i inkurajojnë këto fjalë të krishterët e sotëm, që të durojnë deri në vijën e finishit në garën për jetë?
«Sa për ty vetë, shko drejt fundit dhe do të pushosh, por do të ngrihesh për shortin tënd në fund të ditëve.» («SHKO DREJT FUNDIT»
4. Ç’donte të thoshte engjëlli i Jehovait me fjalët «shko drejt fundit» dhe pse kjo mund t’i ketë paraqitur një sfidë Danielit?
4 Ku e kishte fjalën engjëlli, kur i tha Danielit: «Sa për ty vetë, shko drejt fundit»? Fundit të kujt? E pra, meqenëse Danieli ishte pothuajse 100 vjeç, duket se këtu bëhej fjalë për fundin e jetës së atij vetë, që ka të ngjarë të ishte shumë afër. * Engjëlli po e nxiste Danielin të qëndronte besnik deri në vdekje. Por bërja e kësaj nuk do të ishte medoemos e lehtë. Danieli kishte jetuar aq sa kishte parë rënien e Babilonisë dhe kthimin në Judë dhe në Jerusalem të një mbetjeje judenjsh të mërguar. Kjo gjë duhet ta ketë gëzuar shumë profetin e moshuar. Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi që ai të ketë qenë në atë udhëtim të vështirë. Në atë kohë ai duhet të ketë qenë tepër i moshuar dhe i dobët fizikisht. Ose ndoshta ishte vullneti i Jehovait që ai të qëndronte në Babiloni. Sido që të ishte, lind pyetja nëse Danieli u ndje apo jo disi i trishtuar, ndërsa bashkatdhetarët e tij iknin për në Judë.
5. Ç’gjë tregon se Danieli qëndroi deri në fund?
5 Pa dyshim që Danieli u forcua shumë nga deklarata e përzemërt e engjëllit: «Shko drejt fundit.» Ndoshta na kujtohen fjalët që tha Jezu Krishti rreth gjashtë shekuj më vonë: «Ai që ka qëndruar deri në fund, është ai që do të shpëtohet.» (Mateu 24:13) Pa dyshim që Danieli bëri pikërisht këtë. Ai qëndroi deri në fund, duke vrapuar me besim të plotë në garën për jetë, deri në finishin e saj. Kjo mund të jetë një arsye se përse më vonë, për të u fol në mënyrë të favorshme në Fjalën e Perëndisë. (Hebrenjve 11:32, 33) Ç’gjë i bëri të mundur Danielit të qëndronte deri në fund? Tregimi i jetës së tij na ndihmon të gjejmë përgjigjen.
QËNDROI SI STUDIUES I FJALËS SË PERËNDISË
6. Si e dimë se Danieli ishte një studiues i zellshëm i Fjalës së Perëndisë?
6 Për Danielin, qëndrueshmëria deri në fund përfshinte vazhdimin e studimit dhe të meditimit thellësisht mbi premtimet drithëruese të Perëndisë. Ne e dimë se Danieli ishte një studiues i devotshëm i Fjalës së Perëndisë. Përndryshe, nga do ta dinte ai premtimin që i kishte bërë Jehovai Jeremisë se mërgimi do të zgjaste 70 vjet? Vetë Danieli shkroi: «Unë . . . shqova me anë të librave numrin e viteve.» (Danieli 9:2; Jeremia 25:11, 12) S’ka dyshim që Danieli kërkonte në librat e Fjalës së Perëndisë që ekzistonin në atë kohë. Shkrimet e Moisiut, Davidit, Solomonit, Isaisë, Jeremisë dhe Ezekielit, çdo gjë që pati në dispozicion, i dhuruan me siguri Danielit shumë orë të këndshme leximi dhe meditimi.
7. Kur krahasojmë kohën tonë me atë të Danielit, çfarë përparësish kemi në studimin e Fjalës së Perëndisë?
7 Studimi i Fjalës së Perëndisë, duke u zhytur në të, është jetësor për kultivimin e qëndrueshmërisë sot. (Romakëve 15:4-6; 1. Timoteut 4:15) Ne kemi të tërë Biblën, e cila përfshin dokumentimin me shkrim të mënyrës se si u përmbushën disa profeci të Danielit shekuj më vonë. Veç kësaj, ne kemi bekimin që jetojmë gjatë «kohës së fundit» të parathënë në Danielin 12:4. Në ditët tona, të mirosurit janë bekuar me mendjehollësi frymore, duke shkëlqyer si fenerë të së vërtetës në këtë botë të zymtë. Si rezultat, shumë prej profecive të thella në librin e Danielit, disa prej të cilave e hutuan atë, janë shumë domethënëse për ne sot. Prandaj, le të vazhdojmë ta studiojmë çdo ditë Fjalën e Perëndisë, duke mos i konsideruar kurrë si të zakonshme këto gjëra! Duke vepruar kështu, do të ndihmohemi për të qëndruar.
DANIELI NGULMOI NË LUTJE
8. Çfarë shembulli la Danieli në lidhje me çështjen e lutjes?
8 Që të qëndronte deri në fund, Danielin e ndihmoi edhe lutja. Ai i drejtohej përditë Perëndisë Jehova dhe i fliste hapur, me një zemër plot besim dhe siguri. Ai e dinte se Jehovai është «Dëgjuesi i lutjes». (Psalmi 65:2; krahaso Hebrenjve 11:6.) Kur zemra e Danielit ishte rënduar nga pikëllimi për rrugën e rebelimit që kishte marrë Izraeli, ai ia derdhi ndjenjat e tij Jehovait. (Danieli 9:4-19) Madje edhe kur Dari nxori dekretin që për 30 ditë kërkesat t’i drejtoheshin vetëm atij, Danieli nuk lejoi që kjo ta ndalonte t’i lutej Perëndisë Jehova. (Danieli 6:10) A nuk preken zemrat tona kur e përfytyrojmë këtë të moshuar besnik tek përballon me trimëri një gropë plot me luanë, në vend se të heqë dorë nga privilegji i çmuar i lutjes? S’mund të ketë dyshim se Danieli shkoi me besnikëri drejt fundit të tij, duke iu lutur çdo ditë me zjarr Jehovait.
9. Pse nuk duhet ta konsiderojmë kurrë si të zakonshëm privilegjin e lutjes?
9 Lutja është një akt i thjeshtë. Ne mund të lutemi pothuajse kurdo, kudo, me zë të lartë ose në heshtje. Megjithatë, kurrë nuk duhet ta marrim lehtë këtë privilegj të çmuar. Bibla e lidh lutjen me qëndrueshmërinë, këmbënguljen dhe qëndrimin zgjuar frymësisht. (Luka 18:1; Romakëve 12:12; Efesianëve 6:18; Kolosianëve 4:2) A nuk është diçka e rrallë që kemi një linjë komunikimi të lirë dhe të hapur me personalitetin më të lartë në univers? Dhe ai dëgjon! Sill ndër mend rastin kur Danieli u lut dhe Jehovai i dërgoi në përgjigje një engjëll. Engjëlli mbërriti ndërsa Danieli ishte ende duke u lutur! (Danieli 9:20, 21) Epoka jonë nuk është ndoshta epoka e vizitave të tilla nga engjëjt, por Jehovai nuk ka ndryshuar. (Malakia 3:6) Ashtu siç e dëgjoi lutjen e Danielit, do të dëgjojë edhe tonat. Gjithashtu, ndërsa lutemi, do të afrohemi edhe më shumë me Jehovain, duke formuar një lidhje që do të na ndihmojë të qëndrojmë deri në fund, ashtu siç qëndroi Danieli.
QËNDROI SI MËSUES I FJALËS SË PERËNDISË
10. Pse për Danielin ishte e rëndësishme t’u mësonte të tjerëve të vërtetën e Fjalës së Perëndisë?
10 Danielit iu desh të ‘shkonte drejt fundit’ edhe në një kuptim tjetër. Atij iu desh të qëndronte si mësues i së vërtetës. Ai nuk harroi kurrë se qe një njeri nga populli i zgjedhur, për të cilin Shkrimet kishin thënë: «‘Ju jeni dëshmitarët e mi,—është thënia e Jehovait,—po, shërbëtori im që kam zgjedhur.’» (Isaia 43:10) Danieli bëri gjithçka mundi për të jetuar në lartësinë e kësaj detyre që i ishte ngarkuar. Ka të ngjarë që puna e tij të përfshinte dhënien e mësimit popullit të vet, i cili ishte i mërguar në Babiloni. Ne dimë pak për marrëdhëniet e tij me judenjtë e tjerë, përveç lidhjes që kishte me tre prej tyre, për të cilët flitet si për «shokët e tij», Hanania, Mishaeli dhe Azaria. (Danieli 1:7; 2:13, 17, 18) Sigurisht që miqësia e ngushtë kontribuoi shumë për ta ndihmuar secilin që të qëndronte. (Proverbat 17:17) Danieli, i bekuar nga Jehovai me një mendjehollësi të veçantë, kishte shumë për t’u mësuar miqve të tij. (Danieli 1:17) Por ai duhej të jepte edhe një lloj tjetër mësimi.
11. (a) Ç’gjë ishte unike në lidhje me veprën e Danielit? (b) Sa i efektshëm ishte Danieli në kryerjen e caktimit të tij të pazakontë?
11 Më shumë se çdo profet tjetër, Danieli duhej t’u dëshmonte funksionarëve johebrenj. Megjithëse iu desh që shpesh të jepte mesazhe të pakëndshme, ai nuk i trajtoi këta sundimtarë si të ishin të pështirë ose disi më poshtë se ai. Ai u foli atyre me respekt dhe me mjeshtëri. Kishte disa nga ata, si për shembull satrapët smirëzinj dhe intrigantë, që donin ta shkatërronin Danielin. Megjithatë, funksionarë të tjerë arritën ta respektonin atë. Meqenëse Jehovai e aftësoi Danielin të shpjegonte sekretet që hutuan mbretër dhe burra të mençur, ky profet u bë shumë i njohur. (Danieli 2:47, 48; 5:29) Vërtet, ndërsa plakej, ai nuk mund të ishte aq aktiv sa në rininë e tij. Por shkoi me siguri drejt fundit të tij, duke kërkuar ende me besim të plotë ndonjë mënyrë për t’i shërbyer Perëndisë së tij të dashur si dëshmitar.
12. (a) Në cilat aktivitete mësimdhënëse marrim pjesë sot si të krishterë? (b) Si mund ta ndjekim këshillën e Pavlit që të ‘vazhdojmë të ecim me mençuri ndaj atyre jashtë’?
Romakëve 1:11, 12) Ashtu si Danieli, neve na është ngarkuar detyra t’u dëshmojmë jobesimtarëve. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Prandaj, ne duhet t’i mprehim aftësitë tona, që kur t’u flasim njerëzve për Jehovain, ta ‘përdorim drejt fjalën e së vërtetës’. (2. Timoteut 2:15) Kjo gjë do të na ndihmojë, nëse i bindemi këshillës së apostullit Pavël: «Vazhdoni të ecni me mençuri ndaj atyre jashtë.» (Kolosianëve 4:5) Një mençuri e tillë përfshin një pikëpamje të drejtpeshuar në lidhje me ata që nuk kanë të njëjtin besim me ne. Ne nuk i përçmojmë njerëz të tillë, duke e konsideruar veten sikur qëndrojmë më lart se ata. (1. Pjetrit 3:15) Përkundrazi, ne kërkojmë t’i tërheqim ata drejt së vërtetës, duke e përdorur me takt dhe mjeshtëri Fjalën e Perëndisë, që të prekim zemrat e tyre. Ç’gëzim provojmë, kur ia dalim të fitojmë dikë! Një gëzim i tillë, pa dyshim që na ndihmon për të qëndruar deri në fund, ashtu siç qëndroi Danieli.
12 Sot, në kongregacionin e krishterë, ne mund të gjejmë shokë besnikë që do të na ndihmojnë të qëndrojmë, ashtu si Danieli dhe tre shokët e tij ndihmuan njëri-tjetrin. Gjithashtu, ne e mësojmë njëri-tjetrin, duke siguruar «një shkëmbim inkurajimi». («TI DO TË PUSHOSH»
13, 14. Pse shumë babilonas i tmerronte perspektiva e vdekjes dhe si ndryshonte pikëpamja e Danielit?
13 Më pas, engjëlli e siguroi Danielin: «Ti do të pushosh.» (Danieli 12:13) Ç’domethënie kishin këto fjalë? E pra, Danieli e dinte që e priste vdekja. Vdekja ka qenë dhe është fundi i pashmangshëm për të gjithë njerëzit, që prej kohës së Adamit e deri në ditët tona. Bibla e quan me vend vdekjen një «armik». (1. Korintasve 15:26) Megjithatë, për Danielin, fakti që një ditë do të vdiste kishte një domethënie krejt të ndryshme nga ajo që kishte për babilonasit përreth tij. Për ata që ishin të zhytur në adhurimin e ndërlikuar të rreth 4.000 hyjnive të rreme, vdekja përfshinte të gjitha llojet e tmerreve. Ata besonin se pas vdekjes, njerëzit që gjatë jetës nuk kishin qenë të lumtur ose kishin vdekur në një mënyrë të dhunshme, bëheshin frymëra hakmarrëse që u faniteshin si fantazma të gjallëve. Babilonasit besonin edhe në një botë të poshtme të llahtarshme, që ishte e populluar nga përbindësha të frikshëm me forma njerëzish dhe kafshësh.
14 Për Danielin, vdekja s’do të thoshte asnjërën prej këtyre gjërave. Qindra vjet përpara kohës së Danielit, mbreti Solomon ishte frymëzuar hyjnisht të thoshte: «Sa për të vdekurit, ata nuk janë të vetëdijshëm për asgjë.» (Eklisiastiu 9:5) Gjithashtu, në lidhje me atë që vdes, psalmisti kishte kënduar: «Fryma e tij del, ai kthehet në dheun e tij; atë ditë mendimet e tij zhduken.» (Psalmi 146:4) Kështu që Danieli e dinte se fjalët që i drejtoi engjëlli do të dilnin të vërteta. Vdekje do të thotë pushim. Jo mendime, jo keqardhje të hidhura, jo mundime dhe sigurisht jo përbindësha. Jezu Krishti i shprehu në mënyrë të ngjashme këto gjëra, kur vdiq Lazri. Ai tha: «Lazri, miku ynë, ka shkuar të pushojë.»—Gjoni 11:11.
15. Si mund të jetë dita e vdekjes më e mirë se dita e lindjes?
15 Shqyrto një arsye tjetër se përse për Danielin perspektiva e vdekjes nuk përmbante asnjë tmerr. Fjala e Perëndisë thotë: «Një emër është më i mirë sesa vaji i mirë dhe dita e vdekjes sesa dita e lindjes.» (Eklisiastiu 7:1) Si ka mundësi që dita e vdekjes, patjetër një kohë zije, të jetë më e mirë sesa dita e gëzueshme e lindjes? Çelësi gjendet tek «emri». «Vaji i mirë» mund të kushtojë jashtëzakonisht shumë. Njëherë, motra e Lazrit, Maria, i leu këmbët e Jezuit me vaj të parfumuar që kushtonte afërsisht sa një rrogë vjetore. (Gjoni 12:1-7) Si mund të ishte i vyer thjesht një emër? Në Eklisiastiun 7:1, Septuaginta greke thotë «një emër i mirë». Nuk është thjesht emri, por ajo çka ai përfaqëson që është kaq i vlefshëm. Kur lind, për personalitetin dhe cilësitë e mbajtësit të emrit nuk ka asnjë famë, asnjë dëshmi për vepra të mira, asnjë kujtim të lënë pas. Por në fund të jetës, emri ka domethënien e të gjitha këtyre gjërave. E nëse ky emër është i mirë nga këndvështrimi i Perëndisë, ai është shumë më i çmuar se çdo zotërim material që mund të ekzistojë.
16. (a) Si u përpoq Danieli të bënte një emër të mirë para Perëndisë? (b) Pse Danieli mund të shkonte të pushonte me sigurinë e plotë se ia kishte dalë të bënte një emër të mirë para Jehovait?
16 Gjatë gjithë jetës së tij, Danieli bëri gjithçka mundi për të bërë një emër të mirë para Perëndisë dhe Jehovai nuk kaloi asgjë pa vënë re. Ai vëzhgoi Danielin dhe shqyrtoi zemrën e tij. Perëndia kishte vepruar po kështu për mbretin David, i cili këndoi: «O Jehova, ti më ke shqyrtuar dhe më njeh. Ti vetë ke arritur ta dish kur ulem dhe kur ngrihem. Ti e ke vërejtur mendimin tim që prej së largu.» (Psalmi 139:1, 2) Vërtet, Danieli nuk ishte i përsosur. Ai ishte një pasardhës i Adamit mëkatar dhe bënte pjesë në një komb mëkatar. (Romakëve 3:23) Por Danieli u pendua për gjendjen e vet mëkatare dhe vazhdoi të përpiqej për të ecur në mënyrë të drejtë me Perëndinë e tij. Prandaj, profeti besnik mund të ishte i sigurt se Jehovai do t’i falte mëkatet e tij dhe nuk do t’i mbante kurrë si diçka kundër tij. (Psalmi 103:10-14; Isaia 1:18) Jehovai zgjedh që t’i kujtojë veprat e mira të shërbëtorëve të tij besnikë. (Hebrenjve 6:10) Kështu, engjëlli i Jehovait e quajti dy herë Danielin një «njeri shumë të dëshirueshëm». (Danieli 10:11, 19) Kjo do të thoshte se Danieli ishte i dashur për Perëndinë. Danieli mund të shkonte të pushonte i kënaqur, duke e ditur se kishte bërë një emër të mirë para Jehovait.
17. Pse është urgjente të bëjmë një emër të mirë para Perëndisë sot?
17 Secili prej nesh mund të pyesë fare mirë: ‘A kam bërë një emër të mirë para Jehovait?’ Ne jetojmë në kohë të trazuara. Nuk është diçka e zymtë, por thjesht realiste ta pranojmë se vdekja mund të marrë papritur e pa kujtuar secilin prej nesh. (Eklisiastiu 9:11) Sa jetësore është, pra, që secili prej nesh të jetë i vendosur për të bërë një emër të mirë para Perëndisë pikërisht tani, pa vonesë. Nëse veprojmë kështu, s’kemi pse të frikësohemi nga vdekja. Ajo është thjesht një pushim, si gjumi. Dhe ashtu si gjumi, ajo pasohet nga zgjimi!
«TI DO TË NGRIHESH»
18, 19. (a) Ç’donte të thoshte engjëlli, kur paratha se Danieli do të ‘ngrihej’ në të ardhmen? (b) Pse Danieli duhet të ketë qenë i familjarizuar me shpresën e ringjalljes?
18 Libri i Danielit mbyllet me një prej premtimeve më të bukura që i ka bërë Perëndia njeriut. Engjëlli i Jehovait i tha Danielit: «Ti do të ngrihesh për shortin tënd në fund të ditëve.» Ç’donte të thoshte engjëlli? E pra, përderisa «pushimi» të cilit sapo i ishte referuar ishte vdekja, premtimi që Danieli do të «ngrihej» në të ardhmen, mund të nënkuptonte vetëm një gjë: ringjalljen! * Në fakt, disa studiues kanë pohuar se në kapitullin 12 të Danielit gjendet referimi i parë i qartë që i bëhet ringjalljes në Shkrimet Hebraike. (Danieli 12:2) Megjithatë, këtu e kanë gabim. Danieli ishte shumë i familjarizuar me shpresën e ringjalljes.
19 Për shembull, pa dyshim që Danieli i dinte këto fjalë që kishte shkruar Isaia dy shekuj më parë: «Të vdekurit e tu do të jetojnë. Një kufomë imja—ata do të ngrihen. Zgjohuni dhe thërritni me gëzim, ju banorë në pluhur! Sepse . . . toka vetë do t’i lërë edhe ata të pafuqishëm në vdekje të bien në lindje.» (Isaia 26:19) Shumë kohë përpara kësaj, Elija dhe Eliseu ishin autorizuar nga Jehovai të kryenin ringjallje reale. (1. Mbretërve 17:17-24; 2. Mbretërve 4:32-37) Edhe më parë, Ana, nëna e profetit Samuel, e kishte pranuar se Jehovai është në gjendje t’i ngrejë njerëzit nga Sheoli, varri. (1. Samuelit 2:6) Më parë akoma, Jobi besnik e shprehu shpresën e tij me këto fjalë: «Nëse një burrë truplidhur vdes, a mund të jetojë përsëri? Unë do të pres gjithë ditët e shërbimit tim të detyrueshëm, derisa të vijë çlirimi im. Ti do të thërrasësh dhe unë vetë do të të përgjigjem. Për veprën e duarve të tua ti do të jesh i dëshiruar.»—Jobi 14:14, 15.
20, 21. (a) Pjesë e cilës ringjallje është i sigurt se do të jetë Danieli? (b) Në ç’mënyrë ka shumë mundësi të ndodhë ringjallja në Parajsë?
20 Ashtu si Jobi, Danieli kishte arsye për të qenë i sigurt Luka 14:14) Si do të jetë kjo për Danielin? Fjala e Perëndisë na tregon shumë për këtë gjë.
se Jehovai do të ishte vërtet i dëshiruar që në të ardhmen, një ditë ta kthente në jetë. Megjithatë, duhet të ketë qenë tepër ngushëlluese të dëgjoje një krijesë të fuqishme frymore ta përforconte atë shpresë. Po, Danieli do të ngrihet në «ringjalljen e të drejtëve», e cila do të ndodhë gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit. (21 Jehovai është «një Perëndi jo i çrregullit, por i paqes». (1. Korintasve 14:33) Është e qartë, pra, se ringjallja në Parajsë do të ndodhë me rregullsi. Ndoshta do të ketë kaluar njëfarë kohe që nga Harmagedoni. (Zbulesa 16:14, 16) Të gjitha gjurmët e sistemit të vjetër të gjërave do të jetë pastruar dhe për të mirëpritur të vdekurit do të jenë bërë patjetër përgatitje. Për sa i përket radhës në të cilën do të kthehen të vdekurit, Bibla ofron këtë precedent: «Secili në rangun e tij». (1. Korintasve 15:23) Ka shumë mundësi që kur të jetë fjala për ‘ringjalljen e të drejtëve dhe të padrejtëve’, të drejtët do të kthehen në jetë të parët. (Veprat 24:15) Në këtë mënyrë, besnikët e lashtësisë, të tillë si Danieli, do të jenë në gjendje për të ndihmuar në administrimin e çështjeve tokësore, përfshirë këtu edhe mësimin e miliarda të «padrejtëve» që do të kthehen në jetë.—Psalmi 45:16.
22. Cilat janë disa pyetje për të cilat Danieli do të jetë pa dyshim i etur të dijë përgjigjet?
22 Përpara se Danieli të jetë gati për të ndërmarrë përgjegjësi të tilla, patjetër që do të ketë disa pyetje për të bërë. Duhet përmendur se në lidhje me disa profeci të thella që iu besuan, ai tha: «Unë dëgjova, por nuk munda të kuptoja.» (Danieli 12:8) Sa do të drithërohet ai, kur më në fund t’i kuptojë këto mistere hyjnore! Pa dyshim që do të ketë dëshirë të dëgjojë gjithçka në lidhje me Mesinë. Danieli do të magjepset kur të mësojë për marshimin e fuqive botërore nga koha e tij e deri në tonën, për identitetin e ‘të shenjtëve besnikë të Supremit’, që ngulmuan pavarësisht nga persekutimi gjatë «kohës së fundit», dhe për shkatërrimin përfundimtar të të gjitha mbretërive njerëzore me anë të Mbretërisë Mesianike të Perëndisë.—Danieli 2:44; 7:22; 12:4.
SHORTI I DANIELIT DHE I YTI NË PARAJSË!
23, 24. (a) Si do të ndryshojë bota ku do të gjendet i ringjallur Danieli nga ajo që njihte? (b) A do të ketë Danieli një vend në Parajsë dhe si e dimë?
23 Danieli do të dojë të dijë për botën ku do të gjendet në atë kohë, një botë që nuk ngjan fare me atë të kohës së tij. Do të jetë fshirë çdo gjurmë e luftërave dhe e shtypjes, të cilat shëmtonin botën që njihte ai. Nuk do të ketë pikëllim, sëmundje dhe vdekje. (Isaia 25:8; 33:24) Por do të ketë një bollëk ushqimesh, plot banesa dhe punë për të gjithë. (Psalmi 72:16; Isaia 65:21, 22) Njerëzimi do të jetë një familje e vetme e bashkuar dhe e lumtur.
24 Danieli do të ketë patjetër vendin e tij në atë botë. «Ti do të ngrihesh për shortin tënd»,—i tha engjëlli. Fjala hebraike që këtu është përkthyer «short» është e njëjta me atë që përdoret për ngastrat e mirëfillta të tokës. * Danieli mund ta ketë ditur mirë profecinë e Ezekielit për ndarjen në pjesë të tokës së rivendosur të Izraelit. (Ezekieli 47:13–48:35) Ç’ide përçon profecia e Ezekielit në përmbushjen e saj në Parajsë? Që i gjithë populli i Jehovait do të ketë një vend në Parajsë, sepse edhe vetë toka do të ndahet me rregullsi dhe drejtësi. Sigurisht, shorti i Danielit në Parajsë do të përfshijë më shumë sesa thjesht tokën. Ai do të përfshijë rolin e tij në qëllimin që do të ketë Perëndia atje. Shpërblimi që i është premtuar Danielit është i garantuar.
25. (a) Cilat janë disa perspektiva të jetës në Parajsë që të tërheqin? (b) Pse mund të thuhet se ambienti i njerëzve është Parajsa?
25 Por, ç’të themi për shortin tënd? Të njëjtat premtime Isaia 11:9; Gjoni 6:45) Po, për ty ka një vend në Parajsë. Pavarësisht se sa e çuditshme mund t’u duket disa njerëzve sot Parajsa, mos harro se në fillim Jehovai e projektoi njerëzimin për të jetuar në një vend të tillë. (Zanafilla 2:7-9) Në këtë kuptim, Parajsa është banesa e natyrshme e miliarda njerëzve në tokë. Ajo është ambienti i tyre. Të arrish atje do të jetë si të shkosh në shtëpi.
mund të zbatohen edhe për ty. Jehovai dëshiron që njerëzit e bindur të «ngrihen» për shortin e tyre, që të kenë një vend në Parajsë. Vetëm mendo! Patjetër që do të jetë emocionuese të takosh vetë Danielin, bashkë me njerëz të tjerë besnikë, burra e gra të kohëve biblike. Atëherë do të ketë shumë e shumë të tjerë që do të kthehen së vdekuri, të cilët do të kenë nevojë për t’u mësuar që ta njohin dhe ta duan Perëndinë Jehova. Imagjinoje veten duke u kujdesur për shtëpinë tonë tokësore dhe duke ndihmuar për ta kthyer atë në një parajsë me shumëllojshmëri të pafundme dhe me një bukuri të përjetshme. Mendo të mësohesh nga Jehovai se si duhet të jetosh në atë mënyrë që ai kishte si qëllim për njerëzimin. (26. Si e tregon Jehovai që për ne nuk është e lehtë të presim fundin e këtij sistemi?
Habakuku 2:3; krahaso Proverbat 13:12.) Po, fundi do të vijë tamam në kohë.
26 Zemrat tona digjen nga çmueshmëria kur mendojmë për gjithë këtë, apo jo? A nuk je edhe ti i dëshiruar për të qenë atje? S’është për t’u habitur, pra, që Dëshmitarët e Jehovait janë të etur për ta ditur se kur do të vijë fundi i këtij sistemi gjërash! Të presësh nuk është e lehtë. Jehovai e di këtë, përderisa na nxit të «qëndrojmë në pritje» të fundit, «edhe sikur të vonojë». Me këtë ai do të thotë se ndoshta duket sikur vonon sipas nesh, sepse në të njëjtin shkrim, na jepet siguria: «Ai nuk do të vonojë.» (27. Çfarë duhet të bësh, që të qëndrosh përpara Perëndisë përgjatë gjithë përjetësisë?
27 Çfarë duhet të bësh ndërsa afrohet fundi? Ashtu si profeti i dashur i Jehovait, Danieli, qëndro besnikërisht! Studio me zell Fjalën e Perëndisë! Lutu me zjarr! Shoqërohu me dashuri me bashkëbesimtarët! Mësojua me zell të vërtetën të tjerëve! Ndërsa fundi i këtij sistemi të lig gjërash afrohet çdo ditë e më shumë, qëndro i vendosur për të qenë një shërbëtor besnik i Më të Lartit dhe një mbrojtës i patundur i Fjalës së tij! Kushtoju patjetër vëmendje profecive të Danielit! Zotëria Sovran Jehova të dhëntë privilegjin për të qëndruar me gëzim përpara tij përgjatë gjithë përjetësisë!
[Shënimet]
^ par. 4 Danielin e kishin marrë si të mërguar në Babiloni në vitin 617 p.e.s., kur ka të ngjarë të ishte adoleshent. Ai e mori këtë vizion në vitin e tretë të Kirit ose në vitin 536 p.e.s.—Danieli 10:1.
^ par. 18 Sipas një fjalori (The Brown-Driver-Briggs Hebrew and English Lexicon) fjala hebraike që përdoret këtu për «ngrihesh», i referohet «rigjallërimit pas vdekjes».
^ par. 24 Fjala hebraike e përdorur këtu ka të bëjë me fjalën që përdoret për «guralecët», sepse për të hedhur short përdoreshin gurë të vegjël. Disa herë toka ndahej në këtë mënyrë. (Numrat 26:55, 56) Një manual mbi librin e Danielit thotë se këtu fjala do të thotë «ajo që (Perëndia) e ka vënë mënjanë për një person».
ÇFARË KE KUPTUAR?
• Ç’gjë e ndihmoi Danielin të qëndronte deri në fund?
• Pse për Danielin perspektiva e vdekjes nuk përmbante asnjë tmerr?
• Si do të përmbushet premtimi i engjëllit se Danieli ‘do të ngrihet për shortin e tij’?
• Si ke nxjerrë personalisht dobi, duke u kushtuar vëmendje profecive të Danielit?
[Pyetjet]
[Figura që zë gjithë faqen 307]
[Figura në faqen 318]
Ashtu si Danieli, a i kushton vëmendje fjalës profetike të Perëndisë?