Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Japonia

Japonia

Japonia

PUNA e vështirë këmbëngulëse dhe uniteti i qëllimit, ishin ndër cilësitë që e sollën Japoninë nga shkatërrimi i Luftës II Botërore në rolin e saj të sotëm, si një prej gjigandeve industriale të botës. Sot, ky vend me 125 milionë banorë, njihet si për emrat tregtarë të kamerave, makinave dhe pajisjeve të saj elektrike, ashtu edhe për lulet e qershive, azalenë dhe malin Fuji të mbuluar me borë, 3.776 m i lartë.

Megjithatë, ajo që të bën edhe më shumë përshtypje, është progresi teokratik pas luftës. Në 1951⁠-⁠shin, një kongres i mbajtur në Tokoi, u ndoq afërsisht nga 40 misionarë të diplomuar në Shkollën Biblike të Galaadit dhe nga rreth 200 lajmëtarë vendas japonezë. N. H. Norr, në atë kohë president i Shoqatës Watchtower, tha se mezi priste kohën kur do të kishte aq shumë lajmëtarë vendas të Mbretërisë në Japoni, saqë do të ishte e vështirë të gjeje misionarët midis tyre. Ajo ditë nuk vonoi shumë! Duke patur Jezu Krishtin si themel, misionarëve iu deshën dhjetë vjet, si bashkëpunëtorë të Perëndisë, për të mbledhur 1000 lajmëtarët e parë japonezë. Por, në 1992⁠-⁠shin, shtoheshin mesatarisht, 1000 lajmëtarë të rinj për çdo muaj. (Krahaso 1. Korintasve 3:​9⁠-⁠11.) Numri i plotë i shërbëtorëve të Mbretërisë së Perëndisë në ishujt që përbëjnë Japoninë, ka arritur në 220.663 lajmëtarë, një maksimum i ri, i arritur çdo muaj për më shumë se 18 vjet. Ajo që ka ndodhur, është një pjesë entuziasmuese e përmbushjes së Isaisë 60:​8, 9, që thotë: «Kush janë këta që vijnë duke fluturuar si një re dhe si pëllumba në foletë e tyre? Sepse tek unë, do të vazhdojnë të shpresojnë vetë ishujt.»

Libri vjetor 1973, tregoi disa pjesë të kësaj historie të hershme të Japonisë, deri në vitin 1972, kur kishte rreth 14.000 lajmëtarë, prej të cilëve më shumë se 3.000 ishin të angazhuar në shërbimin si pionierë, që po përhapej me shpejtësi. Kjo histori jepet tani e rishikuar dhe e zgjeruar, duke përfshirë 25 vjet të tjerë.

Farat e para të së vërtetës mbi Mbretërinë

Në këtë vend me tradita budiste dhe shintoiste, si u mbollën farat që prodhuan një vresht kaq të bollshëm frymor? Në 1911⁠-⁠ën, C. T. Rasëll, në atë kohë president i Shoqatës Watchtower, bëri një udhëtim në Japoni, për të shqyrtuar situatën në këtë vend. Ai raportoi se misionarët e të ashtuquajturit krishterim ishin mjaft të shkurajuar dhe se njerëzit në përgjithësi nuk tregonin shumë interes të sinqertë për fenë. Megjithatë, ai e ndjeu se ajo për të cilën kishin nevojë njerëzit ishte «Ungjilli i Mbretërisë». R Hollister, nga amerika, ishte emëruar si përfaqësues i Shoqatës në perëndim. U përkthyen fletushka dhe libra, duke përfshirë edhe librin Plani Hyjnor i Kohërave dhe u shpërndanë miliona kopje, fillimisht nga punëtorë vendas të marrë me pagesë. Në 1926⁠-⁠ën, Junzo Akashi, Një japono⁠-⁠amerikan, u dërgua në Japoni, si përfaqësues i Shoqatës. Në fillim të 1927⁠-⁠ës, në Kobe u vendos një zyrë e degës dhe më vonë, po atë vit, u transferua në Tokio. Që nga 1938⁠-⁠a, numri i shitësve që shpërndanin revista dhe libra u rrit deri në 110. Por, nacionalizmi fetar fanatik, po shkaktonte trazira në të gjithë vendin dhe kjo çoi drejtpërdrejt në Luftën e II Botërore. Më 21 qershor 1939, papritur, 130 anëtarë të Todaisha (që do të thotë «Shoqëria e Farit», siç quhej në atë kohë organizimi lokal i Dëshmitarëve të Jehovait) u arrestuan dhe u burgosën, duke i dhënë konkretisht fund aktivitetit të organizuar gjatë viteve të luftës.

Mjerisht, nën presion, mbikëqyrësi i degës, u kthye në apostat. Me përjashtim të pak besnikëve, si familjet Ishi dhe Miura, shumica e anëtarëve të Todaishas, ndoqën atë duke braktisur shërbimin ndaj Jehovait. Dështimi i këtij grupi mund t’i atribuohet, gjithashtu, edhe faktit që ndoqën një njeri, Junzo Akashi. Edhe pse tashmë e kishte një grua, ai adoptoi zakonin tradicional të Japonisë, poligaminë. Ajo vazhdoi të shërbente me besnikëri si pioniere, për më shumë se 40 vjet në Nju Jork dhe disa persona në pjesën perëndimore të Manhatan, e kujtojnë akoma me dashuri, si motra Ogavaki. Kur misionarët nga Galadi mbërritën pas luftës në Japoni, gjetën një grup të madh të Todaisha në Osaka. Këta kërkonin para për pagëzimet dhe më keq akoma, kishin ndjekur Akashin duke adoptuar një stil shumë imoral jetese. Ata refuzuan ta braktisnin atë mënyrë jetese; prandaj, për pastërtinë e kongregacionit, rreth 30 prej tyre u desh të përjashtoheshin.

Këta që mbetën besnikë

Le të shqyrtojmë nga ana tjetër, Jizo e Matsue Ishi, që ishin ndër shitësit e parë shpërndarës japonezë. Ata predikuan në të gjithë vendin, në vitet nga 1929-a deri 1939⁠-⁠ën. Në qershor të vitit 1939, u arrestuan dhe u burgosën në Sendai. Mitsue akoma kujton vitin e parë të saj të izolimit, e vetme, në një qeli të vogël, të ndyrë, të mbyshur me pleshta. Nuk e lejonin të lahej apo të bënte dush dhe mishin ia pickonin çimkat. Ajo u dobësua deri sa arriti të peshonte 30 kg, u bë kockë e lëkurë dhe ishte gati për vdekje. Kur u transferua në një burg tjetër, e mori pak veten dhe u lirua afër fundit të vitit 1944. Burri i saj u trajtua ngjashëm me të dhe më vonë ai tregoi besnikërinë e tij duke refuzuar edhe transfuzionin e gjakut. (Veprat 21:25) Vdiq në moshën 71 vjeç. Matsue vazhdon si një Dëshmitare besnike deri më sot. Ajo vëren: «Shumica e atyre që përpara luftës shquheshin për aftësi dhe inteligjencë, e braktisën organizatën e Perëndisë, kur iu nënshtruan presioneve të mëdha. . . . Ata që mbetën besnikë, nuk kishin aftësi të veçanta dhe nuk binin në sy. Sigurisht, të gjithë mund të mbështetemi në Jehovain me gjithë zemrën tonë.»​—⁠Prov. 3:⁠5.

Një tjetër çift besnik ishin Katsuo dhe Hagino Miura, që e filluan shërbimin si lajmëtarë në vitin 1931. Edhe ata u arrestuan në vitin 1939, në Hiroshima. Ata refuzuan të adhuronin perandorin dhe të mbështetnin militarizmin në Japoni. Katsuo u godit egërsisht dhe vuajti në izolim deri sa një bombë atomike shkatërroi burgun e tij, në gusht të vitit 1945. Megjithëse ishte vetëm 38 vjeç, shëndeti i tij u shkatërrua. Kur u lirua dukej si një plak. Ai u kthye në veri të Sendait, ku Hagino e liruar më përpara, po rriste birin e tyre Tsutomu.

Si ra përsëri në kontakt Katsuo me organizatën e Jehovait? Gazeta kryesore japoneze Asahi, njoftoi se pesë zonjusha, Dëshmitare të Jehovait, kishin ardhur në Osaka, për të jetuar sipas mënyrës japoneze në një shtëpi japoneze. Korrespondentët e gazetës i vizituan ato dhe përgatitën një artikull të shkëlqyer të ilustruar, që i krahasonte të pesë motrat me engjëjt që, si lulet e qershisë, kishin zbritur nga qielli. Artikulli jepte edhe adresën e shtëpisë misionare. Rreth 800 km në veri, në Sendai, Katsuo lexoi rastësisht artikullin. Menjëherë u vu përsëri në kontakt me organizatën dhe u regjistrua si pionier. Ai shërbeu me besnikëri deri sa vdiq, në 1957⁠-⁠ën.

Miyo, që është 92⁠-⁠vjeç, shërben deri më sot në Kobe. Gjatë 65⁠-⁠vjetëve në të vërtetën ka duruar shumë vështirësi. Historia rrëqethëse e jetës së saj, tregohet në Kullën e Rojës, 1 shtator, 1991.

«Misionarët e viteve 49»

Kushtet për të predikuar u bënë shumë më të favorshme pas luftës së dytë botërore. Por, në 1947⁠-⁠ën, Junzo Akashi e njoftoi zyrën e Shoqatës Watch Tower në Bruklin, Nju Jork, se nuk ishte më dakort me mësimet biblike. Vëllai Knorr, i shkroi menjëherë degës në Havai, duke kërkuar vullnetarë havajanë me origjinë japoneze, që të ndiqnin klasën e 11⁠-⁠të të Shkollës misionare të Galadit. Mbikëqyrësi i degës në Havai, që kishte qenë sekretar i J. F. Rutherford në fillim të viteve 20, pyeti: «Por, vëlla Knorr, po Hasletët?» Kështu ftesa u zgjerua edhe për Don Haslett dhe gruan e tij Mabel, edhe pse ata ishin pothuaj 50⁠-⁠vjeçarë. Në Galad, Shiniki Tohara dhe Elsie Tanigava, u mësuan gjuhën japoneze më shumë se 20 studentëve.

Gjatë vitit 1949, «pionierët nga Havai»​—⁠Don dhe Mabel Haslett, Jerry dhe Yoshi Toma, Shiniki dhe Masako Tahora, bashkë me tre fëmijët e tyre dhe Elsie Tanigava​—⁠u caktuan në qytetin e shkatërruar nga bombardimet, Tokion. Po këtë vit, u ndoqën nga grupi australian, i përbërë nga Adrian Tompson, Percy dhe Ilma Izlob dhe Lloyd dhe Melba Barry, që u caktuan në qytetin e shkatërruar nga lufta, Kobe. Këta misionarë të parë në Japoni u quajtën «të 49⁠-⁠ës». Gjashtë prej tyre vdiqën në caktimet e tyre, «në punë e sipër», siç thuhet, ndërsa tetë të tjerët janë akoma duke shërbyer në kohë të plotë në Japoni dhe në Bruklin Nju Jork. Në 1949⁠-⁠ën, raportuan edhe tetë lajmëtarë të zonës, për kohën e përdorur në shërbim të Mbretërisë.

Rritja në Tokio

Grupi nga Havaji bëri një progres të shquar në Tokio. Joshi Toma kujton se në atë vit pas luftës, e punonin territorin «nga strehimi në strehim». Ajo thotë: «Njerëzit ishin të varfër dhe përpiqeshin të merrnin veten nga pasojat e luftës. Ushqimi ishte me racion dhe Don Haslett duhej të qëndronte në radhë me fqinjët për të marrë një lakër. Por njerëzit ishin të këndshëm dhe të sjellshëm dhe dëgjonin me durim ndërsa misionarët përpiqeshin t’i thonin prezantimet në gjuhën japoneze. Misionarëve iu desh të mësonin, që t’i hiqnin këpucët e tyre përpara se të hynin në shtëpi. Pastaj duhej të kalonin në dhomën përbri. Por tavanët ishin të ulur dhe Don Haslett që ishte i gjatë, u bë gjith shenja duke e përplasur kokën në ta. Brenda një apo dy vjetësh, «havaianët» ndërtuan një themel të fortë në Tokoi, ku tani ka 139 kongregacione.

Midis këtyre «të 49⁠-⁠ës», Dëshmitarët e mirosur, Don dhe Mabel Haslett, lanë një shembull të shkëlqyer në veprën në fushë edhe në një moshë të kaluar. Kur Don vdiq në 1966⁠-⁠ën, të gjashtë vëllezërit që çuan në Sallën e Mbretërisë arkivolin e tij për shërbimin e funeralit, ishin të gjithë të rinj, të cilëve ai u kishte mësuar të vërtetën biblike dhe që në atë kohë bënin pjesë në 19 anëtarët e familjes Betel në Tokoi.

Mabel jetoi edhe tetë vjet pas Donit. Kur ishte më shumë se 70 vjeç, pati kancer në zorrën e trashë. Një spital i rëndësishëm i Tokios, në Toranomon, duke treguar konsideratë, pranoi ta operonte pa gjak, por me kusht që ajo të shtrohej në spital dy javë përpara operacionit. Ditën e parë që ndodhej atje, një doktor i ri erdhi në dhomën e saj, kurioz për të ditur se përse e kishte refuzuar gjakun. Kjo çoi në diskutime të bukura biblike, që vazhduan çdo ditë deri ditën e operacionit. Për shkak të seriozitetit të rastit morën pjesë katër doktorë. Kur erdhi në vete pas operacionit thërriti: «Adam i lashtë i mallkuar!» Sa shprehje me vend! Mabel ishte nën një terapi intensive vetëm për një ditë, ndërsa katër pacientë të tjerë që kishin bërë të njëjtin operacion atë ditë, por me transfuzion gjaku, mbetën në repartin e terapisë intensive, për disa ditë me radhë. Po doktori i ri? Më vonë ai i tha motrës Mabel: ‘Ti nuk e dije, por ishin pesë doktorë në atë sallë operacioni. Isha edhe unë, për t’u siguruar plotësisht që nuk të futën gjak.’ Dr. Tominaga, e vazhdoi studimin e tij biblik në Yokohama. Sot, ai dhe babai i tij, gjithashtu mjek, si edhe gratë e tyre përkatëse, janë pjesëtarë aktivë të kongregacionit. Çfarë fryti i mrekullueshëm nga një qëndrim në spital!

Mabel e vazhdoi shërbimin e saj misionar duke qëndruar në shtëpinë misionare të Tokios, Mita. Kur ishte 78 vjeç, kanceri iu përsërit dhe zuri shtratin. Por, kur misionarët erdhën një mbrëmje në shtëpi dhe i treguan përvojat e mrekullueshme që po gëzonin gjatë një fushate me Lajmërim i Mbretërisë, Mabel nguli këmbë që ata ta vishnin e ta nxirrnin jashtë që të shpërndante edhe ajo. Pati fuqi për të vizituar vetëm tre shtëpi aty afër, ishin po ato të treja ku kishte dëshmuar për herë të parë me të mbërritur në Japoni. Disa javë më vonë, ajo e përfundoi jetën e saj tokësore dhe kaloi në caktimin e saj qiellor.​—⁠Krahaso Luka 22:​28, 29.

Zhvillimet në Kobe

Edhe në Kobe, rritja u bë menjëherë e dukshme. Kongresi i parë me të vërtetë teokratik në Japoni, u mbajt në territorin e gjerë të shtëpisë misionare në Kobe, nga data 30 dhjetor, 1949 deri më 1 janar 1950. numri i të pranishmëve u rrit në 101 në mbledhjen publike të së dielës, që u mbajt në sallën e shkollës së Tarumit në Kobe. U pagëzuan tre vetë në banjon e madhe publike të Tarumit.

Adrian Thompson, nga grupi i misionarëve në Kobe, bëri një progres të shquar në gjuhën japoneze dhe në 1951⁠-⁠shin, u emërua si mbikëqyrësi i parë qarkor në Japoni. Më vonë, ai u bë mbikëqyrësi i parë krahinor. Ai bëri shumë për të vendosur një bazë të fortë për rritjen e ardhshme. Bir i një pioniereje në Zelandën e Re, besnike një jetë të tërë, ishte bërë mjaft i njohur si një lojtar i klasit të parë në sportin e regbisë, por kur shpërtheu Lufta e II Botërore, hoqi dorë nga fama personale në botën e sportit, u pagëzua dhe më pas filloi shërbimin e plotëkohor në Australi. Megjithëse vdiq në 1977⁠-⁠ën, «Tomy» do të kujtohet vazhdimisht për energjitë e tij të pashtershme dhe «këmbënguljen në lidhje me devocionin e plotë» ndaj Jehovait.​—⁠Num. 25:11.

U desh kohë që misionarët të ambjentoheshin me gjuhën, kulturën dhe shtëpitë japoneze, por interesi i tyre kryesor ishte ndarja e të vërtetës biblike me të tjerët. «Tigri», (Percy) Izlaub, një shëtitës nga Kuinslend në Australi, kujtonte: «Drejtonim shumë studime biblike. Unë kisha 36, edhe Ilma me të tjerët kishin pothuaj po aq. Studentët u mësuan të vinin në shtëpinë misionare për të studiuar, disa çdo ditë. Në çdo dhomë të shtëpisë drejtoheshin studime biblike, tre ose më shumë çdo mbrëmje. Ne shpërndanim material studimi si në anglisht ashtu dhe në japonisht. Për të ndihmuar studentët së bashku me ta, numëronim kaq shumë rreshta deri sa të gjenim përgjigjen. Ecej ngadalë, por ishte për t’u habitur se sa shpejtë e kapnin kuptimin vetëm duke lexuar shkrimet dhe duke i krahasuar ato me botimet. E sot ata janë në të vërtetën!»

Në ditët e para, misionarët kishin pak literaturë biblike për të përdorur në predikim. Një kuti e kohës para luftës me botimin japonez të librit Drita, vëllimi i dytë, u zbulua në Kobe, por personi të thoshte: ‘Do të preferoja të lexoja vëllimin e parë në fillim.’ Megjithatë, njërit prej japonezëve të parë fare që pranuan të vërtetën në Kobe, i lindi interesi duke lexuar vëllimin e dytë të librit e me kohë fitoi pjekuri deri sa u bë mbikëqyrës qarkor. Shpejt filloi të përdorej material nga libri «Le të jetë Perëndia i vërtetë». Disa që studionin, i përkthyen vetë kapitujt e librit dhe këto u shaptilografuan dhe u shpërndanë mes misionarëve për t’u përdorur për studimet e tjera biblike. Por disa prej këtyre përkthimeve ishin të diskutueshme. Ilma Izlaub u shtang kur gjeti frazën ‘interpretime të zonjës Ilma Izlaub’ të futur si shënim në faqet e njërit prej këtyre përkthimeve.

Gati dhjetë vjet më vonë, në qytetin Fukuoka, Persi pati një përvojë të jashtëzakonshme. Kimihiro Nakata një i burgosur i dhunshëm i dënuar me vdekje, që kishte qenë i paguar për të vrarë dy njerëz, kërkoi një studim biblik dhe Persi studioi me të. Si rezultat, Kimihiro e braktisi krejtësisht «personalitetin e tij të vjetër». Ai u pagëzua në burg dhe Persi e përshkroi atë si ‘një prej lajmëtarëve më të zellshëm të Mbretërisë që kishte njohur’. (Efes. 4:​22⁠-⁠24) Ai studioi gjuhën Braille dhe transkriptoi librin «Le të jetë Perëndia i vërtetë», librezën «Ky lajm i mirë i Mbretërisë», dhe artikuj të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! në Braille. Këto botime iu shpërndanë pjesëve të ndryshme të Japonisë duke përfshirë shkollat për të verbërit. Por, mëngjesin e 10 qershorit, 1959, një makinë policie ndaloi përpara shtëpisë misionare. Kimihiro kishte kërkuar që Persi të ishte i pranishëm në ekzekutimin e tij atë mëngjes. Persi pranoi. Në vendin e ekzekutimit ata biseduan shkurtimisht dhe në fund kënduan së bashku një këngë të Mbretërisë. Kimihiro i tha Persit: «Përse dridhesh Persi? Jam unë që duhet të jem nervoz.» Përpara se të varej fjalët e tij të fundit ishin: «Sot provoj një besim të fortë në Jehovain, në sakrificën shpërblerëse dhe në shpresën e ringjalljes. Për pak do të fle dhe nëse është vullneti i Jehovait, do t’ju takoj të gjithëve në parajsë.» Ai u dërgoi përshëndetje të forta vëllezërve të tij në të gjithë botën. Kimihiro vdiq për të plotësuar drejtësinë, duke dhënë jetë për jetë, jo si një i pashpresë, një kriminel i pashpirt, por si një shërbëtor besnik i dedikuar e i pagëzuar i Jehovait.​—⁠Krahaso Veprat 25:11.

Pasi luftoi me kancerin për gati 10 vjet, Ilma Izlaub vdiq në Ebina, në Bethelin e Japonisë, më 29 janar, 1988. Pas kësaj, si anëtar i Shoqatës Watch Tower Bible and Tract të Pensilvanisë, Persi ndoqi disa herë mbledhjet vjetore të Shoqatës dhe disa vite më parë dha një raport të shkëlqyer mbi Japoninë, pastaj vdiq në vitin 1996.

Pavarësisht nga vështirësia e gjuhës, Melba Barry filloi një studim biblik që ditën e parë të shërbimit në fushë në Kobe, rreth fundit të vitit 1949. Rezultatet e studimit qenë dy lajmëtare të reja, njëra prej të cilave ishte Miyo Takagi që shërbeu si pioniere për disa dekada. Më vonë ajo i tha Melbës se kishte mbetur e habitur tek shihte dy motra misionare që vinin përmes një fushe gjithë baltë për të vizituar atë. Tani, 48 vjet më vonë, Miyo vazhdon shërbimin e saj, duke shkuar nga shtëpia në shtëpi me një karrige invalidësh me rrota. Në më pak se tre vjet, përpara se të ricaktohej për të shërbyer si misionare në Tokio, Melba ndihmoi rreth shtatë persona që të pranonin të vërtetën. Këta qëndruan gjatë viteve dhe lumturisht mbijetuan edhe tërmetin e madh të 1995⁠-⁠ës në Kobe.

Më shumë misionarë në fushë

Në fillim të vitit 1950, pesë motra nga klasa e 11 e Galaadit, që nuk kishin mundur të merrnin vizat për të hyrë në Kalidonian e Re, u ricaktuan në Kobe, në Japoni. Mes tyre ishin Lois Dyer, që ka shërbyer si pioniere për 67 vjet dhe Molly Heron. Ato kanë qenë partnere gjatë 49 viteve të kaluara e tani shërbejnë në shtëpinë misionare Mita të Tokios. Historia e jetës së Loit është treguar në Kullën e Rojës së 15 qershorit, 1980.

Molly Heron kujton: «Shtëpia misionare në Kobe ishte e gjerë dhe Përkujtimin e mbajtëm gjashtë muaj pas mbërritjes së misionarëve të parë. Morën pjesë rreth 180 persona duke mbushur dhomën e ngrënies dhe sallonin, madje disa e dëgjuan fjalimin që u trajtua nga dritaret.» Pasi në mbledhje dëgjuan një njoftim në lidhje me shërbimin në fushë, të nesërmen në mëngjes (e shtunë) u paraqitën rreth 35 persona për të marrë pjesë. Vëlla Barry raporton: «Çdo misionar duhej të shoqëronte nga shtëpia në shtëpi tre ose katër të interesuar të rinj dhe pasi misionarët nuk e flisnin akoma rrjedhshëm gjuhën, personat nëpër dyer u drejtoheshin shokëve tanë japonezë dhe bisedonin me ta. Se çfarë u thonin këta të interesuar të rinj njerëzve nëpër dyer kurrë nuk e morëm vesh.»

Nga fundi i qershorit të vitit 1950, shpërtheu papritur lufta e Koresë. Natyrisht, misionarët në Japoni donin të dinin se si po kalonin të tetë anëtarët e klasës së tyre që shërbenin në Kore. Nuk iu desh të prisnin gjatë. Ditën e dytë pas shpërthimit të luftës, disa misionarë të Kobes po ktheheshin në shtëpi me një tren që shkëmbente pasagjerë. Në të njëjtin moment, në stacion mbërrin një tren nga ana e kundërt. Kur të dy trenat u nisën, misionarët e Kobes panë të tetë anëtarët a grupit misionar të Koresë që qëndronin në platformën tjetër. Çfarë bashkimi që qe! Këta të Koresë kishin mundur të dilnin nga qyteti me aeroplanin e fundit që transportonte civilë. Kështu, numri i misionarëve në shtëpinë në Kobe u rrit nga 10 në 18. Territori i atij i qyteti, në pjesën më të madhe i shkatërruar, mori një dëshmi më se të plotë.

pas pak kohësh, Skot e Alis Kaunts shkuan në shtëpinë në Tokio, por në tetor, që të tetë misionarët e Koresë, u transferuan në një shtëpi të re që ishte hapur në Nagoja. Nga ky grup, vetëm Don Stele dhe gruaja e tij, Ërlen, u rikthyen në Kore kur ua lejuan rrethanat.

Fusha të pjekura për korrje

Gras dhe Gladës Gregori, ishin mes atyre që morën pjesë në hapjen e shtëpisë në Nagoja. Ata e gjetën territorin gati për korrje. Në prill të vitit 1951, Gras takoi 18⁠-⁠vjeçarin Isamu Sugiura që punonte për një tregtar pianosh. Gladës kujton: «Isamu ishte rritur nga e ëma në një sekt shintoist dhe i qe thënë se Japonia ishte shinshu (tokë e shenjtë) dhe se kamikaze (era e shenjtë) do ta mbronte Japoninë dhe do t’i ndihmonte ata që të fitonin luftën. Megjithatë, besimi i tij në perënditë e Japonisë u shua kur Japonia u dorëzua dhe kur ai përjetoi kushtet e tmerrshme ekonomike dhe mungesën e ushqimit të shkaktuar nga lufta. Babi i tij vdiq nga të ushqyerit e keq, vitin pas mbarimit të luftës. I riu Isamu iu përgjigj shpresës së një parajse tokësore dhe u pagëzua në një asamble qarkore në tetor të vitit 1951.»

Në atë asamble morën pjesë rreth 50 misionarë së bashku me gati 250 japonezë. Isamu ishte thellësisht i prekur nga fakti që misionarët jepnin e merrnin lirshëm me japonezët pa ndonjë paragjykim, megjithëse Lufta II Botërore skishte veçse gjashtë muaj që kishte mbaruar. Pas 45 vitesh shërbimi me gjithë shpirt, duke përfshirë Shkollën e Galaadit dhe veprën qarkore dhe krahinore, vëlla Sugiura tani shërben në Bethel, në Ebina, si anëtar i komitetit të degës.

Gladës Gregory kujton se ka vizituar një grua që kishte qenë budiste e shquar dhe që më vonë i ishte drejtuar kishave të të ashtuquajturit krishterim, por që dhe këto i kishte lënë e zhgënjyer. Ishte tronditur për faktin që pastorët nuk mund të shpjegonin me qartësi kush është Perëndia dhe që nuk përdornin emrin personal të Perëndisë, megjithëse ai hasej rreth 7.000 herë në Biblën e saj (Bungotai, një përkthim i vjetër klasik). Në vend se t’i përgjigjej pyetjeve të saj të shumta, prifti i kishte thënë «beso dhe kaq». Ajo mori një kopje të Kullës së Rojës (që botohej çdo muaj në Japoni që nga maji i vitit 1951) që Gladës ia kishte dhënë fqinjës së saj në derën tjetër. E prekur nga ajo që lexoi, filloi të kërkonte Gladës. Në lidhje me këtë përvojë më vonë Gladës tha: «Përgjigjet në Bibël të pyetjeve të saj, i prekën zemrën. Filloi menjëherë të vinte në studimin e librit të kongregacionit. Atje dëgjoi njoftimet e shërbimit për të nesërmen dhe shprehu dëshirën për të marrë pjesë edhe ajo. U përpoqëm ta frenonim duke i thënë se duhej të studionte ca në fillim. Ajo tha: ‘Dakord, do të studioj por dua të shkoj edhe në shërbim!’ Kështu bëri, dhe atë muaj të parë dedikoi më shumë se 50 orë!’ Brenda një viti u pagëzua dhe filloi si pioniere dhe më vonë shërbeu si një pioniere speciale e frytshme. Tani është 80 vjeç dhe akoma shërben si pioniere.»

Jehovai bëri që të rritet

Të pesë motrat misionare që u caktuan në Osaka në vitin 1951, kënaqeshin që shumë njerëz vinin drejtpërdrejtë në shtëpinë misionare për të studiuar. Por këto misionare të reja e kishin të vështirë të dallonin një japonez nga një tjetër. Lanë Vintelër nga Zvicra thotë: «Kur njerëzit vinin, ne dilnim që të pesta dhe i linim ata që të zgjidhnin se me cilën studionin.» Duke u përpjekur për të imituar zakonin japonez, misionaret radhitnin shapka që të përdoreshin nga njerëzit që i vizitonin në shtëpi, por ato nuk e dinin ndryshimin ndërmjet shapkave për mysafirët dhe shapkave për në banjë. Një ditë një studente e mori Lanën mënjanë dhe i shpjegoi: «Ne nuk u japim mysafirëve shapkat që janë për në banjë.» Gradualisht misionaret mësuan.

Herë pas here, vëllezërit misionarë në Kobe shkonin në Osaka për t’u dhënë njëfarë ndihme këtyre pesë motrave të pamartuara. Vetëm një dorë lajmëtarësh ishin në të gjithë Osakan në atë kohë. Një herë, Lloyd Barry shoqëroi disa misionare të Osakas në një koncert operistik të mbajtur jashtë në stadiumin e madh të beisbollit në Koshien. U bë ky koment: «A nuk do të ishte e mrekullueshme sikur një ditë ta mbushnim këtë stadium duke mbajtur një asamble!» Dukej e pamundur.

Megjithatë, nga fundi i vitit 1944, vëlla Barry, tani anëtar i trupit udhëheqës, në Bruklin, u ftua për të mbajtur fjalimin e dedikimit të Sallës së re të Asamblesë, të ndërtuar në Hyogo, që përdoret nga 52 kongregacionet në zonën e Kobes. Ishte një mbledhje e këndshme, ku morën pjesë disa nga lajmëtarët e parë fare të asaj zone. Një asamble shumë më e madhe ishte në program për të nesërmen. E ku duhej të mbahej? Asgjëkundi tjetër, veçse në stadiumin e beisbollit në Koshien. U mblodhën më shumë se 40.000 vetë dhe çfarë grupi i rregullt që ishin! Morën pjesë edhe shumë të tjerë, nga 40 zona të tjera në të gjithë Japoninë, të lidhur me anë të telefonit. Kështu, shuma e të pranishmëve arriti në mbi 254.000 vetë, madje më shumë se numri i pjesëmarrësve në asamblenë shumë të madhe të Nju Jorkut në vitin 1958. Në ç’mënyrë të mrekullueshme Jehovai ‘bëri të rritet’ në Japoni!​—⁠1. Kor. 3:​6, 7.

Nga fillimi i vitit 1951, në Jokohama u hap një shtëpi misionare. Edhe ky qytet provoi të jetë një fushë shumë e frytshme. Përgjegjësi i shtëpisë së parë misionare, Gordën Dern, tani një i ve, vazhdon shërbimin e tij plotëkohor në degën e Tokios në Ebina. Sot, në Jokohama ka 114 kongregacione dhe shtrirja vazhdon të bëhet nga vëllezërit vendas, të cilët e çojnë më tej veprën e filluar nga misionarët.

Edhe në qytetin Kyoto, në vitin 1952, u hap një shtëpi misionare. Misionarët nga Osaka dhe Kobe u transferuan në Kyoto, për t’u bashkuar me grupin e zellshëm të misionarëve të rinj në këtë vend. Në prill të vitit 1954, Lois Dyer dhe Molly Heron u caktuan përsëri nga Kobe në Kyoto.

Në Kyoto ka rreth një mijë tempuj, pothuaj një në çdo cep. Qyteti nuk u bombardua gjatë lufës, që të ruheshin tempujt. Lois kujton: «Kur ishim atje, takuam Shozo Meman, një shitës mallrash ushqimore me shumicë, që po merrte veten në shtëpi nga një sëmundje e gjatë. Megjithëse një budist i zellshëm, më tha se donte të dinte mbi Perëndinë e vërtetë. Nuk qe e vështirë të filloje një studim biblik me të. Më vonë, studiuan edhe gruaja bashkë me vajzat e tij dhe e gjithë familja erdhi në të vërtetën. Shozo, ky burrë i këndshëm, u bë një shtyllë frymore për kongregacionin në Kyoto.»

Margrit Vinteler, nga Zvicra u bashkua me motrën e saj më të madhe Lena në Kyoto. Ajo kuptoi se në këtë caktim të ri, duhej të mësonte si gjestet ashtu edhe gjuhën. Për shembull, një burrë që priste të shoqen për të marrë vendimin nëse do ta pranonte apo jo literaturën, mund të lëvizte thjesht, gishtin e vogël për të treguar se ajo nuk ndodhej në shtëpi. Gruaja, nga ana tjetër, mund të ngrinte gishtin e madh, që përfaqësonte burrin e saj, për të thënë se ai nuk ishte në shtëpi. Margrit, filloi të kuptonte se kur njerëzit në Kyoto, thjesht vazhdonin të shihnin revistën që u ofrohej duke i kaluar me kujdes faqet një nga një, faktikisht po e refuzonin atë me anë të gjesteve dhe donin që ajo ta kuptonte këtë pa qenë e nevojshme që të thuhej. Megjithatë, jo të gjitha përgjigjet, qoftë ato me fjalë ose me gjeste ishin negative. Sot në Kyoto, lulëzojnë 39 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait.

Përballimi i dimrave të ftohtë dhe i një gjuhe të re

Kur misionarë të tjerë, midis të cilëve, Adelina Nako dhe shoqja e saj Liliana Samson, erdhën në Japoni nga Havai në vitin 1953, u caktuan në qytetin e ftohtë verior të Sendait. Gjatë natës temperaturat binin deri në –5 °C. Don e Mabel Haslett e kishin vendosur shtëpinë e re misionare atje, tetorin e kaluar dhe bashkë me ta kishin shkuar edhe Shinichi e Masako Tohara. Duke qenë të rritur në tropik, për havaianët dimrat e ftohtë në Sendai dolën një sfidë. Ata u njohën si «havaianët e freskët të ngrirë».

Liliana kujton: «Për herë të parë në jetën tonë, mësuam se si të çanim dru për një sobë gatimi. Ngrohtësi kishte vetëm në kuzhinë, kështu që ne përpiqeshim t’i ngrohnim krevatët me një yutanpo, një ngrohës japonez prej metali për shtretër. Gjatë ditës ne blinim ishi-yakiimo (patate të ëmbla të pjekura në zjarr, mbi gurë), i vendosnim në xhepa si ngrohës për duart dhe më pas i hanim për drekë.

Megjithatë, nuk ishte vetëm i ftohti ai që nxorri probleme. Derisa misionarët mësuan të lexonin shkronjat japoneze, disa herë u krijuan situata të vështira. Adelina nuk e ka harruar akoma ditën kur, për shkak të pamundësisë për të lexuar japonisht, shtypi një buton alarmi për rastet urgjente të zjarrit, duke menduar se ishte një zile e kuqe. Njerëzit vërshuan nga apartamentet e tyre për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ajo mori një qortim të mirë për atë gabim.

Sidoqoftë, kujtimet e atyre misionarëve përfshijnë shumë më tepër sesa përvojat personale gjatë viteve të tyre të para në Japoni. Për ta, mijëra vëllezërit dhe motrat e tyre japonezë si dhe ngjarjet që kanë përjetuar së bashku, kanë të gjitha një vend në «albumin e familjes». Ju ftojmë t’i shqyrtoni faqet e këtij albumi, ndërsa hedhim një vështrim mbrapa mbi ngjarjet e tjera që i kontribuan rritjes së teokracisë në Japoni.

Pionierët specialë hapin fusha të reja

Aktiviteti i pionierëve specialë ka qenë një faktor domethënës në përhapjen e lajmit të Mbretërisë deri në skajet e largëta të tokës. Disa prej këtyre u stërvitën personalisht prej misionarëve dhe treguan zell për Jehovain në të njëjtën masë. Ndërkohë që misionarët punonin në vende të tjera, këta pionierë specialë japonezë u dërguan në qytete dhe qyteza më të vogla. Shumë nga pionierët e hershëm specialë, edhe pse të pagëzuar nga pak kohë kur u emëruan, treguan një devocion dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.

Vetëm një vit e katër muaj pasi ishte pagëzuar, Hisako Wakui mori emërimin. Ajo dhe shoqja e saj, Takako Sato, kanë qenë pioniere speciale që prej vitit 1957. Së bashku, në nëntë caktime, ato kanë ndihmuar mbi 80 persona që të bëhen Dëshmitarë të pagëzuar.

Në lidhje me rezultatet e bekimit të Jehovait mbi një nga studimet e para biblike që drejtoi, Hisako raporton: «Ajo ishte një frekuentuese e zellshme e kishës, por tha: ‘Nëse është një studim i Biblës, jam gati ta bëj çdo ditë.’ Pasi mësoi se emri i Perëndisë është Jehova dhe se ai është Ati i Jezuit, ajo hoqi dorë nga kisha dhe shpejt doli në shërbimin në fushë.» Kur u transferua në një zonë shumë të ftohtë ku nuk kishte kongregacion, zelli i saj nuk u pakësua. Sot, burri i saj dhe katër fëmijët janë të gjithë në të vërtetën. Tre djemtë shërbejnë si pleq, ndërsa vajza është pioniere speciale.

Kur ishin në Tsuru, në prefekturën e Yamanashit, Hisako dhe Takako panë se rritja ishte shumë e ngadaltë. Vetëm katër ose pesë veta i frekuentonin mbledhjet. Mbikëqyrësi qarkor mendonte se ndoshta ato duheshin caktuar në një territor më të frytshëm, por motrat nuk kishin dëshirë të largoheshin nga Tsuru. Ato ishin të bindura se, përderisa Jehovai i kishte dërguar në Tsuru, ai duhet të kishte dele atje. Kështu mbikëqyrësi qarkor tha: «Nëse këtë fundjavë vijnë 18 njerëz për fjalimin publik, unë do t’i transmetoj Shoqatës dëshirën tuaj për të qëndruar në këtë caktim.» Pionieret bën gjithçka që ishte e mundur nga ana biblike, që njerëzit të vinin në mbledhjen e së dielës. Çuditërisht, erdhën 19 persona! Javën vijuese, pesëmarrja ra përsëri në katër ose pesë, por pionieret patën mundësi ta vazhdonin veprën e tyre në atë territor. Sot, Tsuru ka një grup të shkëlqyer lajmëtarësh dhe një Sallë të bukur Mbretërie.

Kazuko Kobayashi është një tjetër pioniere speciale që ka shërbyer për 40 vjet në hapjen e territoreve të reja. Kur Paulina Green, një misionare në Kyoto, e takoi për herë të parë, Kazuko po kërkonte të gjente qëllimin e jetës. Paulina i tregoi asaj Eklisiastiun 12:13 dhe kjo e kënaqi Kazukon. Ajo arriti në përfundimin se jeta si misionar është ajo që afrohet më shumë me mënyrën në të cilën duhet të jetojë një i krishterë, prandaj ajo e bëri një jetë të tillë synimin e saj. Kur u emërua si pioniere speciale, ajo kishte vetëm tre vjet që ishte pagëzuar. Por shpejt ajo filloi të ndiejë dorën e dashur mbrojtëse të Jehovait në shërbimin e saj të veçantë dhe pa rezultate të mira. Gjithashtu, Kazuko kuptoi mënyrën e të menduarit të njerëzve në fshatrat rurale, kuptoi se frika nga ajo që mund të mendonin të tjerët ndikonte mbi vendimet që merrnin. Çfarë bëri ajo për këtë? Ajo thotë: «Përpiqesha të bëhesha mikja e tyre. Unë i dua njerëzit dhe kudo që shkoja përpiqesha të kujtoja se edhe Jehovai i do ata. Atëherë ishte e lehtë të bëhesha mikja e tyre.

Në mars të vitit 1971, zyra e degës dërgoi më shumë pionierë specialë në territoret e izoluara. Tipike ishin dy motra të reja rreth të njëzetave, Akemi Idei (tani Ohara), bija e adoptuar e Miyo Ideit dhe Kazuko Yoshioka (tani Tokumori), të cilat u caktuan në Kaga, në Japoninë qendrore. Deri në atë kohë ato kishin shërbyer nën «çadrën» mbrojtëse të prindërve dhe të kongregacionit të tyre. «Tani gjërat ishin ndryshe»,​​​—⁠⁠⁠kujton Kazuko. «Ne ishim të vetmet që shpallnim lajmin e mirë në territorin ku ishim caktuar.» Që ta kishin më të lehtë për t’u miqësuar me njerëzit, të cilët ishin dyshues ndaj të huajve, ato e bënë zakon të prezantoheshin në dialektin lokal, duke përdorur të njëjtin intonacion që përdornin njerëzit. Midis atyre që pranuan të vërtetën ishin edhe tre të rinj të një skuadre vrapimi. Kazuko tregon se kur ata të tre filluan të dilnin në shërbimin në fushë, ajo e kishte të vështirë të ecte në një hap me ta. Ata kishin qenë vrapues për distanca të gjata dhe, në kuptimin e vërtetë të fjalës, vraponin për të shkuar nga njëra shtëpi e fermës në tjetrën

Ndërsa pionierët e zellshëm specialë dëshmonin në territore të pacaktuara më parë, numri i kongregacioneve dhe i grupeve të izoluara u rrit, duke arritur shifrën 1.000 në janar të vitit 1976.

Zhvillime në Okinava

Përparime po bëheshin edhe në ishujt e Okinavës. Ata ishuj, me një popullsi prej 1.200.000 banorësh, pas Luftës II Botërore kishin kaluar nën administrimin e Shteteve të Bashkuara. Banorët e Okinavës nga natyra janë të qetë, të durueshëm, të ngrohtë dhe miqësorë. Edhe vëllezërit dhe motrat nga Okinava shfaqin cilësitë e shkëlqyera të qëndrueshmërisë dhe të zellit për të vërtetën.

Okinava iu caktua degës së Japonisë dhe Lloyd Barry, në atë kohë mbikëqyrës i degës në Tokio, bëri një vizitë atje për herë të parë në vitin 1953. Katër vëllezër, të gjithë punëtorë rikonstruktimi nga Filipinet, e takuan dhe e çuan menjëherë në qendrën e riedukimit të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, ku mbaheshin tre ushtarë. Këta të rinj kishin përkrahur të vërtetat e Biblës, por ishin treguar disi pa takt. Ata kishin kaluar në ekstreme. Për shembull, kishin mbajtur zgjuar të gjithë godinën, duke kënduar me zë të lartë këngë të Mbretërisë natën vonë. Ata u ndihmuan për të qenë më të ekuilibruar. Rastësisht, kleriku i burgut komentoi se, siç i shihte gjërat ai, Mbretëria e Krishtit ishte një mijë vjet larg. Një nga këta të rinj, më vonë shërbeu si anëtar i familjes Bethel në Bruklin; që të tre u bënë shërbëtorë me përgjegjësi në kongregacionin e krishterë. Gjatë asaj vizite u mbajt një mbledhje me më shumë se 100 banorë të ishullit të mbledhur në një barakë.

Në atë mbledhje ishte e pranishme një grua e lindur në Okinava, Yoshi Higa. Në Okinava është zakon që mbeturinat e të vdekurve të depozitohen në një guvë të madhe, hyrja e të cilës ka formën e mitrës, gjë që tregon se ata që vdesin kthehen në vendin prej të cilit erdhën. Yoshi gjeti strehë në një guvë të tillë gjatë betejës së tmerrshme të Okinavës në Luftën II Botërore. Duke parë mbetjet njerëzore atje, ajo ishte bindur se të vdekurit ishin me të vërtet të vdekur. Pasi studioi Biblën, e pranoi menjëherë atë që ajo mësonte mbi gjendjen e të vdekurve dhe mbi shpresën e mrekullueshme të ringjalljes.

Yoshi u bë lajmëtarja e parë në Okinava dhe pionierja e parë e rregullt. Stacioni lokal i radios kishte dëshirë të transmetonte diskutime biblike, por kleri i të ashtuquajturit krishterim e kishte lënë pas dore sigurimin e programeve. Megjithatë, ata zbuluan se Yoshi ishte shumë e gatshme të siguronte atë që mungonte. Për disa muaj rresht ajo lexoi artikuj nga revistat Kulla e Rojës.

Shpejt u bë e mundur të organizohej një asamble qarkore për afërsisht 12 lajmëtarë të rinj lokalë, në të cilën pjesët e programit do të mbaheshin në japonisht, në mënyrë të alternuar nga Adrian Thomson dhe Lloyd Barry. Vepra u përhap shpejt dhe numri i lajmëtarëve dhe i pionierëve rritej me hapa vigane.

Yoshi Higa e filloi veprën e pionierit në maj të 1954⁠-⁠s. Gjatë 43 vjetëve të një shërbimi besimplotë në veprën e pionierit, ajo ka ndihmuar mbi 50 individë për të mësuar të vërtetën dhe shumë prej ‘letrave [të saj të para] të rekomandimit’ vinin nga kisha lokale e Shurit. (2. Kor. 3:​1-3) Ajo vazhdon në veprën e pionierit në Ginowan.

Një Dëshmitare tjetër shumë entuziaste është Mitsuko Tomoyori, një e ve, e cila ka filluar të shërbejë si pioniere me vajzën e saj Masako në vitin 1957 në Shuri, kryeqyteti i lashtë i Okinavës. Sytë e Mitsukos shkëlqejnë akoma, ndërsa tregon për 40 vjetët e shkuar që ka gëzuar në shërbimin e pionierit dhe për shumë njerëz, të cilët ajo i ka ndihmuar që të përqafojnë të vërtetën që të çon në jetën e përhershme.

Në vitin 1965, Watch Tower Society krijoi një Degë në Okinava, me mbikëqyrës misionarin havaian Shinichi Tohara. (Ai është me prejardhje nga Okinava) Ky rregullim vazhdoi edhe pasi ishujt u kthyen nën kontrollin e qeverisë japoneze në vitin 1972. Kur u vendos rregullimi i Komitetit të Degës në shkurt të 1976⁠-⁠s, Shinichi Tohara, James Linton (një misionar Australian) dhe Chukichi Une (lindur në Okinava dhe i diplomuar në Galaad) u emëruan për të shërbyer në komitet.

Nevojitet këmbëngulje

Gjatë vitit të shërbimit 1976, në një përpjekje për të shtrirë predikimin e lajmit të mirë, pionierët specialë u caktuan në më shumë ishuj nën degën e Okinavës. Në disa prej ishujve, pati një përgjigje të mirë. Në të tjerë u deshën shumë vite para se të mund të kapërceheshin traditat, bestytnitë dhe përballoheshin lidhjet e forta familjare. Nga ana e pionierëve specialë të caktuar për të punuar atje u desh shumë këmbëngulje. Për shkak të mosbesimit lokal ndaj të huajve, shpesh ishte gati e pamundur të gjendej strehim megjithëse shumë shtëpi ishin të lira. Ndonjëherë e vetmja shtëpi në dispozicion ishte shtëpia e dikujt që kishte kryer vetvrasje. Por për shkak të bestytnive lokale, ajo shtëpi nuk mund të përdorej si vend për të mbajtur mbledhje.

Sidoqoftë, me shumë këmbëngulje, pionierët filluan të shohin fryte. Në ishullin Tokuno Shima, një familje erdhi në fjalimin publik gjatë vizitës së mbikëqyrësit qarkor. Babai kishte një interes të madh për sportin shumë popullor lokal të ndeshjes së demave. (Demat vendosen kundër njëri⁠-⁠tjetrit për të përcaktuar se cili ka fuqi më të madhe shtytëse.) Ai kishte një dem të mirë, të stërvitur për t’u ndeshur. Por, tani interesi i tij ishte ngjallur te Bibla, nëpërmjet vajzës së tij, të cilës, Dëshmitarët e Jehovait i kishin folur në Japoni. Familja pranoi një studim biblik dhe ai, gruaja e tij, vajza dhe tre djemtë u bënë dëshmitarë të dedikuar. Edhe dy familje fqinje erdhën në të vërtetën. Ky grup u bë një qendër e vërtetë aktiviteti. Tani në këtë ishull të vogël ka një kongregacion me 49 lajmëtarë dhe 16 pionierë.

Në ishullin e largët jugor Ishigaki, lajmëtarët u befasuan kur një i ri, një boksier i mirënjohur, i kërkoi dhe u shprehu dëshirën për një studim biblik. Ai kishte studiuar më parë në Yokohama, por kishte pasur frikë të përmbushte përgjegjësitë që nxirrnin në pah të vërtetat biblike. Për të shmagur një gjë të tillë, ai kishte ikur në Irimotë, një ishull me popullsi të rrallë, ku ishte i sigurt se nuk do të kishte asnjë Dëshmitar të Jehovait. Megjithatë, pa kaluar shumë kohë ai hasi në botimet e Shoqatës Watch Tower dhe mbeti i habitur, kur e kuptoi se Dëshmitarët e Jehovait kishin predikuar edhe atje. Ai arriti në përfundimin se nuk ekzistonte asnjë mënyrë për t’u larguar nga prania e Jehovait. (Krahaso Jonai 1:3.) Duke përdorur adresën e një lajmëtari, e cila ishte shkruar në njërin prej botimeve, ai kërkoi Dëshmitarët në ishullin e afërt Ishikagi. Brenda një kohe të shkurtër, u bë një dëshmitar i dedikuar dhe një pionier entuziast.

Pas një vizite nga Milton Henschel në shtator 1980, Okinava u vendos përsëri nën degën e Japonisë. Vëllai Tohara dhe gruaja e tij, si dhe vëllai Une dhe e shoqja vazhduan në shërbimin në kohë të plotë në Okinava, ndërsa vëllai dhe motra Linton u kthyen në veprën krahinore në ishujt më të mëdhenj të Japonisë.

Vëllezërit udhëtues luajnë një rol të rëndësishëm

Për shkak të frymës vetësakrifikuese që kanë, mbikëqyrësit udhëtues dhe gratë e tyre kanë pasur mundësi t’i kontribuojnë në shumë mënyra rritjes dhe pjekurisë së kongregacioneve të krishtere. Shërbimi i tyre ka një ndikim ndërtues mbi kongregacionet. Vëllezërit e kuptojnë se këta mbikëqyrës dhe gratë e tyre kanë lënë ‘shtëpinë, nënën, atin për hir të ungjillit’​—⁠Marku 10:29.

Më parë, kur mbikëqyrësit qarkorë vizitonin kongregacionet kishte fare pak mundësi strehimi në dispozicion, që lejonin një farë intimiteti të vërtetë. Por pranimi me gëzim nga ana e tyre i çfarëdo gjëje që ishte në dispozicion i bëri ata të dashur për vëllezërit. Keiçi Yoshida kujton me humor një rast jo më larg se viti 1983, kur ai dhe gruaja e tij qëndruan me një vëlla beqar dhe me familjen e tij jobesimtare në një shtëpi të madhe në fermë, në pjesën veriore të Honshusë. Ai thotë: «Pjesëtarët e familjes na përshëndetën ngrohtësisht dhe na treguan vendin ku do të rrinim: një dhomë me një altar të madh budist. Ndërsa po binim të flinim, pa na njoftuar, gjyshi, me këmishë nate, hapi derën që nuk ishte e kyçur dhe, pa na thënë asnjë fjalë, i ra këmbanës së altarit, ndezi temjanin, bëri lutjet e tij dhe doli jashtë nga një derë në anën tjetër të dhomës. Edhe të tjerët vepruan po kështu. Gjithë javën e kaluam me ndjenjën e pritjes, duke mos ditur se kur ose nga cili drejtim do të vinin vizitorët e altarit. Megjithatë ne kaluam një javë të këndshme me këtë lloj familjeje mikpritëse.»

Mbikëqyrësit udhëtues, që aktualisht janë 209, kanë një mesatare prej 20 vjetësh në shërbimin në kohë të plotë. Shumica prej tyre kanë qenë më parë pionierë specialë. Kjo përvojë u jep mundësi atyre, të japin një stërvitje të shkëlqyer në dëshminë nga shtëpia në shtëpi. Entuziazmi i tyre për shërbimin në fushë i ka kontribuar shumë frymës së shkëlqyer të pionierit në Japoni.

Disa mbikëqyrës kanë ndihmuar, duke motivuar individë ose familje për t’u transferuar në zona ku ka pasur më shumë nevojë për Dëshmitarë të Mbretërisë. Disa të tjerë u kanë kushtuar kujdes të veçantë bashkëshortëve jobesimtarë dhe, si rezultat, disa prej tyre janë bërë Dëshmitarë të pagëzuar. Edhe të rinjtë janë ndihmuar të vendosin synime frymore si rezultat i interesit të veçantë personal që u është treguar dhe i shembullit që kanë lënë vëllezërit udhëtues.

Misionarët vazhdojnë të bëjnë pjesën e tyre

Në vitet ‘70 misionarët u caktuan në qytete më të vogla. Në këto vende njerëzit kishin prirjen të ishin më konservatorë dhe më të lidhur me traditat, prandaj vepra e bërjes së dishepujve përparoi më ngadalë. Aty ku kishte kongregacione, misionarët i ndihmuan vëllezërit lokalë që të fitonin përvojë, duke lënë që ata të merrnin drejtimin. Disa nga qytetet ku shërbyen ata, janë: Atika, Gifu, Kofu, Kawaguchi, Kochi, Nagano, Wakayama dhe Yamagata.

Me durim, ata u përpoqën t’i ndihmonin vëllezërit lokalë që të vlerësonin mençurinë e pranimit të të gjitha aspekteve të së vërtetës biblike. (Hebr. 6:1) Masao Fujimaki, mbikëqyrës drejtues i një kongregacioni në Kofu, kujton kohën kur kongregacioni po studionte librin Si të bëhet e lumtur jeta familjare. Një vëlla i moshuar e pati të vështirë ta kuptonte udhëzimin dhënë burrave për ta shprehur hapur përzemërsinë për gratë e tyre. Ai tha: «Kjo është padyshim e pamundur për ata prej nesh që janë edukuar para luftës.» Privatisht, Richard Bailey, një nga misionarët në kongregacion, me mirësjellje e ndihmoi, duke i thënë: «Të vërtetat që studiojmë duhet t’i lënë pas prejardhjet kombëtare apo breznitë; ato zbatohen në çdo kohë dhe janë gjithmonë të dobishme. Nëse minimizojmë ndonjë pjesë të së vërtetës, ne mund të marim guximin për të refuzuar aspekte edhe më të rëndësishme të saj.» (Luka 16:10) Vëllai e kuptoi dhe pas kësaj, i lumtur, ai ulej gjithmonë me gruan e tij; kjo ishte një përvojë e re për ta.

Dëshmitarët lokalë nxorrën dobi edhe në mënyra të tjera nga shoqërimi me misionarët. Një motër lokale tha: «Ata ishin të lumtur dhe dinin se si t’i shërbenin Perëndisë me gëzim. Prej tyre mësova, gjithashtu, rëndësinë e mbështetjes në parimet e bazuara mbi dashurinë, në vend të vendosjes së rregullave.»—Ligj. 10:12; Vep. 13:52.

Misionarët ndihmuan shumë vëllezër që të ndiheshin më entuziastë për faktin që ishin pjesë e një vëllazërie mbarëbotërore. Kazuko Sato, e cila kishte studiuar në Tokio me Melba Barry, kujton se si ishte forcuar, ndërsa shërbente si pioniere në një zonë rurale ku kishte shumë kundërshtim fetar. Duke u ndier e vetmuar, ajo u shkroi misionarëve me të cilët ishte shoqëruar në kongregacionin e saj të mëparshëm: «Po predikoj krejt e vetme.» Si përgjigje mori një letër me mesazhe nga disa misionarë, një pjesë e të cilave të shkruara me shumë përpjekje në japonishten e folur, ku thuhej: «Kazuko, ti nuk je vetëm! Mbaj vesh dhe do të dëgjosh se si vjen që përtej një kumbim i zhurmës së këmbëve, janë këmbët e vëllezërve të zellshëm dhe besimplotë anembanë botës.»​—⁠Krahaso Zbulesa 7:​9, 10.

Aktualisht, 41 misionarë shërbejnë akoma në pesë shtëpitë misionare në Japoni: në Yamagata, në Iwaki, në Toyama dhe dy në Tokio. Përveç kësaj, nëntë misionarë shërbejnë në veprën udhëtuese dhe nëntë në Bethel, në Ebina. Këta misionarë kanë lënë një shembull të shkëlqyer besnikërie ndaj Jehovait dhe organizatës së tij. Me fjalë e me vepra, ata i kanë kontribuar ‘zgjerimit’ të pikëpamjes dhe thellimit të kuptueshmërisë së të vërtetës te Dëshmitarët e Jehovait në Japoni.​—⁠2. Kor. 6:13; Efes. 3:​18.

Aktivitete verore për të mbuluar territore të pacaktuara

Edhe të tjerë kanë marë pjesë në përhapjen e lajmit të mirë në qytetet dhe qytezat e largëta. Në vitin 1971, pionierëve të rregullt iu bë një ftesë për të punuar gjatë muajve të verës në territore të pacaktuara. Më pas, në vitin 1974, u vendos një rregullim për të shërbyer përkohësisht si pionierë specialë gjatë tre muajve të verës. Çdo vit, 50 pionierë të përkohshëm specialë caktoheshin në 25 zona të ndryshme dhe shpërndaheshin sasi të mëdha literature.

Në vitin 1980, mbetën afërsisht vetëm 7.800.000 persona që jetonin në territore, të cilat nuk i ishin caktuar ndonjë kongregacioni në Japoni. Kështu, në vend që të dërgonte pionierë specialë të përkohshëm, zyra e degës ftoi kongregacionet, grupet e pionierëve të rregullt dhe familjet që të punonin në territoret e pacaktuara gjatë muajve të verës. Për Dëshmitarët japonezë, të cilëve u pëlqen t’i bëjnë gjërat së bashku, kjo ishte një perspektivë e gëzueshme.

Rezultatet të ngrohnin zemrën. Në vitin 1986, një lajmëtar, i cili po punonte në një territor të pacaktuar iu afrua një shtëpie në mal, në fshatin Miwa të prefekturës së Ibarakit dhe u mikprit nga një zonjë shtëpie që kishte në duar librin Si të bëhet e lumtur jeta familjare dhe Libri im i tregimeve biblike. Ajo i kishte marrë ata libra në një rast të mëparshëm dhe i kishte lexuar shumë herë. Kishte kërkuar një Bibël nëpër librari, por më kot. Kështu, ajo u gëzua kur dëgjoi se një familje e krishtere do të transferohej në atë fshat. U fillua menjëherë një studim biblik dhe tani e gjithë familja është në të vërtetën.

Gradualisht, qytetet dhe fshatrat e mbetur iu caktuan kongregacioneve të afërta.

Specializim për pleqtë

Ndërsa predikimi i lajmit të mirë përhapej, rriteshin, gjithashtu, edhe numri dhe përmasat e kongregacioneve. Shpesh, në kongregacion drejtimin e merrte vetëm një vëlla i kualifikuar ose ndoshta dy. Disa prej këtyre kishin marrë shumë stërvitje në lidhje me çështjet e kongregacionit. Por, pas futjes së rregullimit për pleqtë më 1 tetor 1972, pleqtë e sapoemëruar u ftuan në zyrën e degës, në Numazu dhe u specializuan për dy javë.

Kjo shkollë ishte vërtet një moment i rëndësishëm zhvillimi. Instruktorët u përpoqën t’i ndihmonin vëllezërit që të kuptonin rëndësinë e shfaqjes së dashurisë së sinqertë si dhe rëndësinë e ekuilibrit dhe të arsyetueshmërisë në marrëdhëniet me Dëshmitarët e tjerë. (2. Kor. 1:​24) Ata tërhoqën vëmendjen, gjithashtu, mbi rëndësinë e kujdesit për familjen në aspektin frymor. (1. Tim. 3:4; 5:8) Zakonisht, kjo nuk theksohej në familjet orientale.

Vëllezërit kishin dëshirë të merrnin me vete sa më shumë informacion që të ishte e mundur. Por shumë prej tyre kishin prirjen të mësonin mekanikisht, ashtu siç bënin kur ishin nxënës në shkollë. Takashi Abe, njëri prej instruktorëve, kujton: «Studentët qëndronin zgjuar deri natën vonë, duke shkruar me zell shënimet që kishin marrë gjatë diskutimeve të ditës. Ne u përpoqëm t’i shkurajonim që të mos merrnin shumë shënime dhe të vendosnin rregulla, por i nxitëm që në vend të kësaj të përdornin aftësinë e tyre të të menduarit dhe të aplikonin parimet Biblike.—Rom. 12:1; Hebr. 5:​14.

Shumë vëllezër morën pjesë në këtë shkollë me shumë sakrifica. Disa erdhën nga Hokkaido me dëborë, që gjendet 1.300 km në veri; të tjerë, nga Okinava subtropikale, 1.800 km në jug. Midis tyre kishte edhe nga ata që erdhën, duke e ditur se do t’u duhej të gjenin një punë tjetër kur të ktheheshin në familjet e tyre. Në vitin 1977 shkolla me sesione dy ditore u mbajtën në disa lokalitete në të gjithë vendin. Kjo gjë e bëri më të lehtë pjesëmarrjen për vëllezërit.

Përballimi i kundërshtimit familjar.

Të bëhesh i krishterë në Japoni ka sfidat e veta. «Sidomos në territoret rurale, të rinjtë hasin shumë kundërshtim nga të afërmit që jetojnë në komunitet»,​—⁠shpjegon Hiroko Eto, e cila ka qenë një pioniere për 37 vjet. «Të afërmit ndihen të turpëruar kur një pjesëtar i familjes së tyre është ndryshe nga të tjerët në komunitet dhe frika e njeriut është shumë e fuqishme.»

Mamaja e Hirokos, Yuriko Eto, e kishte dashur Biblën edhe para se të vihej në kontakt me Dëshmitarët e Jehovait. Por, në vitin 1954, kur ata e ndihmuan që të kuptonte se qëllimi i Perëndisë ishte jo vetëm që të merrte një kope të vogël në qiell, por edhe që ta bënte tokën një parajsë të mbushur me shërbëtorë të lumtur të tij, ajo kishte shumë dëshirë që ta ndante këtë lajm të mirë me të tjerët. Ajo dhe fëmijët e saj kanë ndihmuar shumë persona për të kapërcyer frikën e njeriut me qëllim që të fitonin aprovimin e Jehovait.

Ndërsa përpiqej të ndihmonte një grua të sinqertë, Hiroko pati përvojën vijuese. Një grua e martuar që filloi të studionte hasi kundërshtim nga vjehrra e saj, me të cilën jetonte së bashku me të shoqin. Duke mos dashur të prishte paqen në familje, gruaja e ndërpreu studimin. “Unë përpiqesha ta takoja atë në rrugë dhe ta inkurajoja që të ishte e sjellshme me vjehrrën e saj,​—⁠thotë Hiroko,​—⁠si dhe që të tregonte me shembullin e saj ndikimin e mirë të studimit të Biblës. Ajo e pyeste me takt burrin e saj në lidhje me gjërat që po mësonte dhe pak nga pak i ngjalli atij interesin. Në fillim i shoqi i tha: ‘Në një zonë rurale si kjo, është e pamundur të jesh i krishterë.’ Megjithatë, dashuria për Jehovain i ndihmoi të kapërcenin shumë kundërshtime.» Tani, ata dhe djali i tyre i madh janë të pagëzuar. Burri, një shërbëtor ndihmës, drejton Studimin e Librit të Kongregacionit në shtëpinë e vet dhe mamaja e tij i befasoi të gjithë, duke marrë pjesë në mbledhje, kur ai mbajti fjalimin e tij të parë publik.

Shpesh, kundërshtimi vjen nga bashkëshortët. Disa burra kundërshtojnë për shkak të xhelozisë ose sepse janë rritur në një ambient ku superioriteti i meshkujve është i zakonshëm. Kur Keiko Ichimaru, e sapomartuar, filloi të studionte Biblën në fillim të viteve 70, burri i saj Hirojuki, e kundërshtoi fuqimisht dhe i tha të mos merrte pjesë në mbledhje. “Unë thjesht nuk mund ta pranoja faktin se duhet të isha më pak i rëndësishëm sesa feja e saj.»,​—⁠shpjegoi më vonë Hirojuki. Keiko e donte burrin e saj, prandaj, me takt, i kërkoi atij të vërtetonte nëse ajo që po studionte ishte e mirë. Ai vendosi ta studionte vetë Biblën, por nuk mundi ta kuptonte. Më në fund ai e pyeti gruan nëse mund të merrte pjesë në studimin e saj. Të dy u bënë Dëshmitarë të pagëzuar. Së fundi, Hirojuki u bë një pionier i rregullt dhe tani shërben si plak.

Pasi vepra e lajmërimit të Mbretërisë filloi në Chikugo, në vitin 1971, Majuki Sakamoto ishte një ndër të parët që pranuan mesazhin e Mbretërisë. Burri i saj, Toyota, kundërshtoi kur gruaja dhe djali i tij filluan të frekuentonin mbledhjet në një qytet fqinj. I vendosur për t’i penguar, Toyota e rriti kundërshtimin. Për 14 vjet rresht, madje edhe pasi ajo u pagëzua në vitin 1973, ai vazhdoi të kundërshtonte. Një herë, ai i drejtoi një pistoletë dhe i tha duke bërtitur: «Po nuk hoqe dorë, unë do të të vras!» Përgjigjja e saj e qetë e çorientoi Toyotën. Ai pyeste veten se çfarë e kishte bërë kaq të vendosur.

Ndërsa përjetonte këto gjëra, Majuki përpiqej të tregonte dashuri për të shoqin. Ajo nuk hoqi dorë kurrë nga përpjekjet për ta ndihmuar atë që të mësonte të vërtetën. (1. Pjet. 3:​1, 2) Një ditë, Toyota, i irrituar nga fakti që gruaja dhe djali i tij shërbenin si pionierë ndërkohë që ai punonte, shkoi në vendin e punës dhe la punën. Ky ishte një hap i madh nga ana e tij, pasi burrat japonezë, zakonisht, e konsiderojnë punën pothuajse si diçka të shenjtë. Toyota shpresonte se gruaja dhe djali i tij do të ndienin keqardhje për të. Por kur ai erdhi në shtëpi dhe u tregoi se çfarë kishte bërë, ata duartrokitën të gëzuar. Kjo e bëri Toyotën që të meditonte. Shpejt ai filloi të studionte. Me kalimin e kohës, u bashkua me ta në veprën e pionierit dhe tani shërben si plak i krishterë.

Në fillim të viteve ‘70, burrat që frekuentonin mbledhjet tona për herë të parë, shpesh vinin re se vetëm gra dhe fëmijë ishin të pranishëm. Por që nga ajo kohë, dhjetra mijëra burra kanë bërë një përparim të shkëlqyer frymor. Tani organizata ka një infrastrukturë të qëndrueshme të përbërë nga burra të pjekur frymësisht, të cilët kujdesen për të gjitha nevojat organizative. Midis tyre janë disa, që më parë, në vitet ‘70, kanë qenë kundërshtarë.

Pionierët shkojnë në shkollë

Për shkak të përqindjes së lartë të atyre që shërbenin si pionierë (25 deri në 30 përqind) në çdo kongregacion, në vitet ‘70 pati shumë të regjistruar në Shkollën e Shërbimit për Pionierë, e cila filloi në janar të 78⁠-⁠s në Japoni. Ky shkollim kontribuoi në një masë të madhe në pjekurinë e kongregacioneve.

Të parët që u ftuan në shkollë ishin pionierët specialë, misionarët dhe mbikëqyrësit udhëtues, së bashku me gratë e tyre. Shigeru Yoshioka, një nga instruktorët e parë, kujton: «Pasja e këtyre pionierëve me përvojë në klasët e para ishte një ndihmë e madhe. Gjithçka që mësuam nga komentet dhe përvojat e këtyre shërbëtorëve të pjekur, ishim në gjendje t’ua përcillnim edhe klasave të tjera.»

Duke filluar nga shkurti i vitit 1980, Shkolla e Shërbimit për Pionierë u mbajt në çdo qark. Mbikëqyrësit qarkorë dhe vëllezër të tjerë të pjekur, që kishin marrë frekuentuar kursin, shërbyen si instruktorë. Gjatë tetë viteve që pasuan përurimin e shkollës, pati një rritje vjetore, me një mesatare prej 22 përqind të numrit të pionierëve të rregullt, në kontrast me rritjen prej 12 përqind të numrit të lajmëtarëve. Tani, shumica e qarqeve kanë rregullisht dy a më shumë klasa pionierësh me 25 deri në 30 studentë secila, çdo vit.

Shumë nga studentët që frekuentojnë këtë shkollë janë akoma fare të rinj në të vërtetën, por si rezultat i shkollimit, ata fitojnë siguri dhe mjeshtëri në shërbimin e tyre dhe marrin mësime që s’kanë të çmuar në lidhje me jetën e krishterë. Një pioniere e përshkroi situatën në këtë mënyrë: «Deri tani, shërbimi, stërvitja e fëmijëve, personaliteti i krishterë dhe njohuria e Biblës ishin të gjitha të përziera në mendjen time. Megjithatë, gjatë kursit dhjetë ditor të shkollës, qeshë në gjendje t’i ndaja të gjitha sipas vendit të tyre. Në Shtator 1997 u mbajtën 3.650 klasa, ku morën pjesë 87.158 pionierë.

Njerëz të të gjitha llojeve u përgjigjën pozitivisht

Njerëz nga një larmi e madhe ambjentesh përbëjnë kompozimin piktoresk të organizatës teokratike në Japoni. Toshiaki Niwa është një plak me natyrë të butë në një kongregacion në Yokohama. Por në fund të Luftës II Botërore atë e stërvitën për të pilotuar një Ohka, avion⁠-⁠raketë, për një sulm vetvrasës të tipit kamikaz, kundër anijeve të fotës amerikane. Një shërbim i tillë konsiderohej si dëshmi e devocionit ndaj perandorit. Sidoqoftë, lufta mbaroi para se t’i jepej mundësia për të vdekur për vendin e tij. Më vonë gruaja e tij studioi Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Kur mësoi se Dëshmitarët e Jehovait kishin mbajtur një asnjëanësi të absolute gjatë luftës, edhe Toshiakit iu ngjall interesi. Në vitin 1977 ai mori pjesë bashkë me gruan në ndarjen me të tjerët të lajmit të paqes që përmban Bibla.

Edhe në botën e spektaklit, kemi gjetur njerëz, të cilët me gëzim e kanë ndryshuar mënyrën e tyre të të jetuarit për t’u bërë lavdërues të Jehovait. Yoshihiro Nagasaki kishte ngritur një grup xhaz me disa shokë të kolegjit. Ata i kërkuan atij që u kishte mësuar xhazin që të bëhej drejtuesi i grupit. Ky burrë, Yoshimasa Kasai, një nga muzikantët më të mirë të xhazit në Japoni, tashmë ishte takuar me «Trummy» Young, një trombetist profesionist, vizitor nga Havai. «Që nga ajo ditë, filluan leksionet, jo në muzikë, por për të vërtetën»,​—⁠kujton Yoshihiro, i cili tani shërben në Komitetin e Degës. «Ne nuk ishim të interesuar, jo, aspak, por, meqënëse ishte kaq entuziast për të vërtetën dhe nuk donim të na ikte si drejtues i grupit, e dëgjuam.» Ata pranuan madje edhe të studionin. Sidoqoftë, pika e kthesës për Yoshihiron erdhi kur mori pjesë në një asamble qarkore në prill të vitit 1966. Në asamble, një studente e shkollës së lartë, të cilën e kishte takuar më parë, e ftoi Yoshihiron të merrte pjesë bashkë me të në shërbimin në fushë. Ajo jepte dëshmi me anë të Biblës ndërsa ai u jepte ftesa të zotëve të shtëpisë. «Për herë të parë, e vërteta filloi të kishte vërtet një domethënie për mua«,​—⁠kujton ai. Pas asaj asambleje, ai filloi të dilte në shërbim çdo ditë dhe bëri një përarim të shpejtë. Tani, katër nga gjashtë anëtarët e grupit janë Dëshmitarë aktivë.

Shinji Sato ishte një prift në faltoren e famshm Izumo në prefekturën e Shimanesë, një nga faltoret më të famshme shintoiste në Japoni. Gjithashtu, ai shërbeu si instruktor i sektit Izumo Oyashirokyo. Megjithëse kishte shërbyer si prift shintoist për gati 20 vjet, ai ishte zhgënjyer nga padrejtësia dhe mungesa e dashurisë që kishte vërejtur tek priftrinjtë. Ai kishte arritur të kuptonte se perënditë shintoiste nuk ofronin asnjë shpëtim dhe filloi të kërkonte Perëndinë e vërtetë. Filloi të studionte Biblën, por akoma kishte shumë dyshime.

Pikërisht në këtë kohë, ai takon në rrugë një të njohur, për të cilin dinte se ishte një Dëshmitar i Jehovait. Kështu, ai i bëri pyetje, të cilat mendonte se mund të identifikonin fenë e vërtetë: «A është feja jote e ndarë nga politika? A është organizata juaj një organizatë pa qëllim fitimi? A vjen mësimi juaj nga Perëndia, në vend se nga njerëzit? A e praktikojnë njerëzit në qendrën tuaj atë që predikojnë?» Pastaj ai e pyeti: «Nëse organizata juaj i plotëson këto kushte, a do të kini mirësinë të më mësoni Biblën?» Çfarë çlirimi ishte për të kur më në fund u çlirua nga Babilonia e madhe! (Zbul. 18:⁠4) Ai thotë: «Tani që jam një Dëshmitar i Jehovait dhe që u mësoj të tjerëve rrugën e Perëndisë së vërtetë, ndihem ashtu siç thuhet te Proberbat: ‘bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.’»—Prov. 10:22.

Artistë të famshëm, muzikantë, një komedian, një mundës sumo dhe një çiklist profesionist, kanë lënë karrierat e tyre prestigjioze të mëparshme. Profesionistë të tillë si mjekë, një artist i njohur bukurshkrimi, avokatë, kanë parë dritën e së vërtetës dhe po i përdorin aftësitë e tyre për të çuar përpara interesat e Mbretërisë. Ish anëtarë bandash, huliganë, policë dhe politikanë qëndrojnë paqësisht së bashku me vëllezërit e tyre frymorë (Isaia 11:​6⁠-⁠9) Murgjër budistë, priftërinj shintoistë si dhe një grua që krijoi fenë e saj, kanë dalë nga Babilonia e Madhe. (Zbul. 18:2) Mësues shkolle, biznesmenë të shquar japonezë dhe artizanë të mjeshtërive të ndryshme po punojnë së bashku në projekte teokratike. Organizata e Jehovait është rritur, duke përfshirë të gjitha llojet e njerëzve që janë ndihmuar për «të veshur personalitetin e ri, i cili u krijua sipas vullnetit të Perëndisë, në drejtësi dhe në besnikëri të vërtetë.»​​—⁠⁠Ef 4:⁠24.

Fryma entuziaste e pionerit

Megjithë zvogëlimin e territorit, për shkak të formimit të kongregacioneve të reja dhe megjithë apatinë fetare në rritje, vazhdon të ekzistojë një entuziazëm i madh për shërbimin e pionierit. Në pranverë, kur një numër i madh pionierësh ndihmës i bashkohet rradhëve të pionierëve, numri i përgjithshëm i pionerëve rritet në më shumë se 50 përqind të numrit të lajmëtarëve. Në mars 1997, 108.737 po shërbenin si pionerë.

Një pyetje që bëhet shpesh është: «Pse ka kaq shumë pionerë në Japoni?» Duket se janë disa faktorë. Themeli për rritjen e pasluftës në Japoni, u hodh nga misionarë të zellshëm dhe studentët me çmueshmëri bënë përpjekje për të imituar mësuesit e tyre. (Luka 6:40) Si rezultat, zelli për shërbimin iu trashëgua brezit pasardhës të dishepujve. Gjithashtu, në përgjithësi është e vërtetë se shtëpitë japoneze janë shumë modeste e kështu nuk duhet shumë kohë për t’i mirëmbajtur dhe, pjesa më e madhe, bëjnë, si traditë, një jetë të thjeshtë. Kjo mund ta bëjë më të lehtë për amvisat që t’u japin përparësi interesave frymore. (Mat. 6:​22, 33) Përveç kësaj, Japonia ka në përgjithësi një klimë të butë dhe njëkohësisht kushtet politike dhe ekonomike në vend kanë qenë të favorshme.

Një faktor tjetër akoma, duket se është formimi kulturor, si edhe veçoritë kombëtare. Në përgjithësi, japonezët janë të bindur, i përgjigjen shpejt inkurajimit nga të tjerët dhe janë entuziastë në punën që bëjnë. Në lidhje me këtë, Shinichi Tohara, një amerikano​​—⁠⁠japonez që erdhi në Japoni si një nga misionarët e parë të pasluftës, tha: «Pilotët kamikazë vdiqën për perandorin, duke e drejtuar aeroplanin nga luftanijet armike. Nëse japonezët janë kaq të besnikë ndaj zotërinjve njerëzorë, çfarë do të bënin po të gjenin Zotërinë e vërtetë, Jehovain?» Po, një dëshirë e fortë për t’i pëlqyer Jehovait, është ajo që i shtyn të gjithë ata që bëjnë kërkesën për pionier.

PRINDËR QË SHËRBEJNË SI PIONIERË

Kush janë pionierët? Shumica janë motra që, në pjesën më të madhe, janë të martuara dhe kanë fëmijë. Shumë shërbejnë si pioniere pa pasur mbështetje frymore prej burrave dhe të afërmve jobesimtarë.

«Kur fillova të shërbeja si pioniere, vajza ime më e vogël ishte vetëm pak muajshe»,⁠⁠-⁠⁠tregon Mutsuko nga Fujisava që ka shërbyer si pioniere për mëse 20 vjet. «Burri im që punonte në bankë, zakonisht vinte në shtëpi në mbrëmje, pasi ne ishim kthyer nga mbledhjet. Edhe pse duheshin përpjekje të mëdha, unë dëshiroja të vazhdoja si pioniere.» Ajo u shpërblye, kur që të tre fëmijët, pas mbarimit të shkollës së mesme, u bashkuan me të në shërbimin e pionierit. Gjithashtu, pas shumë vitesh kundërshtimi e më pas indiference, edhe burri i saj filloi të ndryshonte. Çfarë gëzimi ishte për Mutsukon, ndërsa, në kongregacion, dëgjonte të birin, duke mbajtur pjesën e parë të një fjalimi publik dhe, pas tij, të shoqin që mbajti pjesën tjetër!

Baballarët që shërbejnë si pionierë ushtrojnë, gjithashtu, një ndikim të shkëqyer. Hisataka e dinte se babai i tij kishte hequr dorë nga puna si mësues informatike, që të mund të shërbente si pionier. Gjatë pushimeve të verës, babai e ftoi që ta shoqëronte në punë, duke shpërndarë qumësht herët në mëngjes. «Ndërsa qielli i lindjes po skuqej nga dielli i mëngjesit,​​—⁠⁠kujton Hisataka,​​—⁠⁠babai filloi të më shprehte ndenjat e tij më të thella mbi faktin se sa shpërblyese është t’i shërbesh Jehovait me gjithë shpirt. Shembulli i tij, ndërsa i shërbente Jehovait me ngulm e me gëzim, më nxiti shumë më tepër nga ç’mund të bënin fjalët.» Hisataka shërben tani si anëtar i familjes Bethel në Ebina.

Të shpëtuar nga karoshi

«Nëse vdes për të punuar, futu në një firmë japoneze»,⁠⁠-⁠⁠thuhet me shaka. Kjo, sepse një kryefamiljar tipik japonez është jashtëzakonisht i përkushtuar ndaj punës dhe harxhon orë të tëra në vendin e punës. Megjithatë, disa baballarë që më parë po e çonin veten deri në karoshi (vdekje nga puna e tepërt rraskapitëse) i janë dedikuar tani, jo një firme botërore, por Perëndisë Jehova dhe janë bashkuar me familjet e tyre në shërbimin e pionierit

Shunji, nga zona e Kobes, që punonte për një ndërmarrje të madhe ndërtimi, thotë: «Ajo që më shtynte përpara ishte lidhja e fortë me biznesin tim dhe dëshira për sukses. Kur kantieret e ndërtimit ishin larg shtëpisë, unë kthehesha në familje, të shumtën, vetëm për fundjave.» Çfarë e ndryshoi gjithë këtë? Ai përgjigjet: «Unë kisha frikë nga vdekja, pasi shqetësohesha se çfarë mund t’i ndodhte familjes sime, nëse unë vdisja. Pyesja veten se përse vallë gruaja dhe djali ishin gjithnjë aq të gëzuar, kur dilnin në predikim.» Ndërsa Shunji ndihmonte kongregacionin lokal me detaje teknike gjatë ndërtimit të Sallës së Mbretërisë, një plak e inkurajoi të bënte një studim biblik. Ashtu bëri dhe tani gëzon bashkë me familjen në shërbimin si pionier i rregullt. Gjithashtu, ka kënaqësinë të shërbejë në një Komitet Rajonal Ndërtimi.

Nga ana e kryefamiljarëve kërkohet besim i vërtetë dhe një frymë vetsakrifikuese për të lënë atë që konsiderohet si punësim i sigurt e i përhershëm në një firmë dhe për të punuar pastaj në ndonjë punë t ë paqëndrueshme, me orar të reduktuar, me qëllim që të kenë kohën e nevojshme për shërbimin e pionierit. Babai i Mitsunobut nga Kiba ndryshoi punën. Në firmën e madhe ku kishte punuar dhe ku kolegët e tij të mëparshëm ishin ngjitur në pozita drejtuese, ai shkonte zyrë më zyrë, duke mbledhur letrat e hedhura për t’u ricikluar. Me një çmueshmëri të vërtetë, Mitsunobu thotë: «Sa shumë i falënderoj prindërit e mi që më mësuan personalisht se si ta çmoja thesarin e shërbimit si pionier, duke më ndihmuar kështu që ta bëja këtë vetë karrierën time!» Ata që bëjnë rregullime të tilla në jetë kanë bindjen se shpërblimet financiare janë vetëm të përkohshme dhe se thesaret frymore kanë një vlerë shumë më të madhe.⁠⁠-⁠⁠Mat. 6:​19⁠⁠-⁠⁠21.

Kujdesu për shëndetin, që të jetosh më gjatë!

Edhe problemet shëndetësore serioze janë kapërcyer nga disa që dëshirojnë me zjarr të japin më të mirën e tyre në shërbim të Jehovait. «E shumta, do të jetosh sa të shikosh djalin tënd të rritet. Mos e stërmundo kurrë veten, por kujdesu me çdo mënyrë që të jetosh më gjatë.» Kështu tha mjeku që diagnostikoi problemet shëndetësore të Jaeko Onos lidhur me zemrën. Në atë kohë djali i saj ishte tre vjeç. «Si mund ta jetoj jetën që më ka mbetur, në mënyrë që mos të më vijë keq?»⁠⁠-⁠⁠pyeste veten, ndërsa kthehej nga spitali. Kur arriti në shtëpi, kishte vendosur tashmë të bëhej pioniere. Kur të afërmit e morën vesh këtë, u shqetësuan, por kjo nuk ia ndryshoi mendjen. Ajo tregon: «Fillova shërbimin e pionierit në shtator 1978. Në atë kohë nuk e dija se isha shtatzënë. Mamaja ime u sëmur rëndë. Vetë gjendja ime u keqësua. E megjithatë, fjalët e Jezuit më dhanë kurajë: “Me besim sa një kokërr sinapi mund të zhvendoset një mal.” (Mat. 17:20) Vendosa të bëja gjithçka mundja.»

Pas 17 vjetësh, Jaeko thotë: «Ndiej se krahët ngushëlluese të Jehovait më kanë mbajtur fort.» Problemet nganjëherë gati sa nuk e mbysnin, por ajo sillte ndërmend bekimet e Jehovait dhe kjo e ndihmoi që të ngulmonte. I ndikuar nga zelli i saj, i shoqi filloi të studiojë. Gëzimi arriti kulmin, kur, në përgjigje të lutjeve të saj të zjarrta, ai u bë shoku i saj pionier.

Këta janë pionierët e Japonisë. Të tjerë mund të përmenden akoma, si: vëllai që, megjithëse qe i paralizuar që nga qafa e poshtë, ishte një burim i vazhdueshëm inkurajimi për të tjerët, ndërsa shërbente si pionier, kryesisht me anë të letrave; motra që kishte lindur në fillim të këtij shekulli dhe që i kaloi 13 vitet e saj të fundit, deri në 1994⁠⁠-⁠⁠ën, si pioniere në një zonë të bllokuar nga bora; si edhe një plak kongregacioni i verbër që u transferua në një qytet për të shërbyer si pionier dhe për të ndihmuar kongregacionin e vogël atje. Të gjithë këta, ashtu si dëshmitarët besimplotë të kohëve të lashta, megjithë dobësitë fizike, «u bënë të fuqishëm» nga Perëndia për të bërë vullnetin e tij.⁠-⁠Heb. 11:​32​—⁠34.

Vendosja e kujdesit për familjen përpara interesave të tjera

Mjetet kombëtare të komunikimit masiv, disa herë e kanë përqendruar vëmendjen e publikut mbi Dëshmitarët e Jehovait. Në një fushatë të këtyre mjeteve të komunikimit në vitin 1986, u bë një ndërgjegjësim i njerëzve mbi faktin se sa shumë kujdesen Dëshmitarët e Jehovait për fëmijët e tyre. Në titullin e një artikulli në gazetën Mainiki Daily News lexohej: «Një drejtues kryesor i JNR⁠-⁠së (Hekurudhave Kombëtare Japoneze) lë punën për të qëndruar pranë familjes.» Në Japoni, një baba me fëmijë adoleshentë gjendet përballë një dileme kur merr një transferim pune, edhe pse kjo do të thotë ngritje në pozitë. Transferimet bëhen pa marrë parasysh situatën familjare. Kur fëmijët janë në shkollë të mesme, shpesh, prindërit nuk duan të largohen nga qyteti i tyre me gjithë familjen. Zakonisht, një baba pranon të largohet dhe familjen ta lërë pas. Në japonisht, kjo gjë quhet tanshinfunin. Artikulli i gazetës raportonte se Takeshi Tamura, një nga Dëshmitarët e Jehovait, ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Hekurudhave Kombëtare të Japonisë (JNR) në Kiushu Bureau. Megjithatë, në vend se ta pranonte këtë pozitë prestgjioze dhe të linte familjen pas, ai zgjodhi ta refuzonte atë. «Detyrën e drejtorit të përgjithshëm mund ta bëjë kushdo. Por fëmijët e mi kanë vetëm një baba, mua»,​—⁠kishte thënë vëllai Tamura, siç citohet në njërën prej gazetave.

Njerëzit ishin habitur. Më parë shtypi i kishte paraqitur Dëshmitarët e Jehovait si mizorë, duke i përshkruar si njerëz që janë të gatshëm t’i lënë fëmijët e tyre të vdesin. E megjithatë, ja një njeri, i cili për shkak të dëshirës për të qëndruar pranë familjes, kishte qenë mjaft i guximshëm sa për të refuzuar një post, për të cilin shumica e burrave në JNR do të bënin gjithçka për ta pasur. Reporterë televizivë shkuan nga shtëpia në shtëpi. Ata intervistuan biznesmenë tanshinfunin, ndërsa këta zbrisnin nga treni për të kaluar fundjavën me familjet e tyre. Reporterët i pyesnin njerëzit se çfarë mendonin për vendimin e vëllait Tamura. Një nga reagimet e zakonshme ishte ky: «E admiroj vendimin e tij. Do të doja të kisha edhe unë guximin për të bërë të njëjtën gjë.»

Duke sjellë ndërmend se çfarë ndodhi, vëlla Tamura thotë: «Nuk e di se si e mori informacionin gazeta Mainiki. Zakonisht, kur një informacion i tillë dilte në mënyrë të fshehtë, JNR⁠-⁠ja e ndryshonte qëllimisht skemën e gjithë personelit, vetëm për të provuar se ajo që ishte raportuar nuk ishte e vërtetë. Megjithatë, kësaj radhe ndodhi pikërisht ashtu siç ishte njoftuar nga mjetet e informacionit. Pas gjithë kësaj duhet të ketë qenë Jehovai. Përmes mjeteve të informacionit masiv, japonezët mësuan se Dëshmitarët e Jehovait janë njerëz që kujdesen për familjet e tyre.» Sot vëllai Tamura dhe familja e tij shërbejnë si ungjilltarë në kohë të plotë. Ai është mbikëqyrës drejtues në një kongregacion japonez në SHBA, ndërsa djali i tij shërben përkohësisht si vullnetar në Bethelin e Bruklinit.

Progres në Okinava

Pasi u vendos përsëri nën degën e Japonisë, në territorin e Okinavës, ku traditat e vjetra kanë akoma një ndikim të fuqishëm mbi jetën e njerëzve, u pa goxha progres i mëtejshëm. Mosha e shkuar nuk e pengoi 70 vjeçaren Kiku Sunagawa të ndërmerrte shërbimin si pioniere. Për shumë vjet ajo kishte qenë skllave e yutës, një gruaje vendase që ishte një medium frymor. Por, kur mësoi se Perëndia i vërtetë ka një emër dhe se ai mund të lexojë zemrën, Kiku u prek thellësisht. Menjëherë shkatërroi çdo gjë që zotëronte, që kishte të bënte me yutën. Pastaj vendosi të mësonte të lexonte, në mënyrë që të mund të fitonte një njohuri edhe më të plotë të vullnetit të Perëndisë. Ai që studionte me të, me durim i dha ndihmën e nevojshme. Në vitin 1981 ajo u pagëzua dhe një vit më pas u regjistrua si pioniere.

Në ndihmë të atyre nga Azia

Në Japoni po vërshonin edhe një numër mjaft i madh kinezësh. Midis tyre kishte mijëra studentë, si edhe pasardhës të fëmijëve japonezë që ishin lënë në Kinë në fund të Luftës II Botërore. Ishte llogaritur se në Japoni jetonin më shumë se 300.000 kinezë, 200.000 prej të cilëve në zonën më të madhe të Tokios. Duke ngritur sytë e duke parë fushën kineze, vëllezërit shihnin se ajo ishte e bardhë për korrje, ‘por punëtorë ishin pak’.​—⁠Mat. 9:37; Gjoni 4:35.

Masajuke Jamamoto dhe gruaja e tij Masako, kishin zhvilluar për tetë vjet shërbimin si misionarë në Taivan. Në vitin 1992, gjuha kineze u mësua nga një numër bethelitësh, që ishin të gatshëm të ndihmonin popullsinë e kësaj gjuhe. Masajuke kontaktoi menjëherë me ata që flisnin pak kinezçe dhe u formua një grup në gjuhën kineze me 28 lajmëtarë. Shumica e tyre ishin pionierë japonezë, që megjithëse luftonin akoma me kinezçen e tyre, ishin të etur që të ndihmonin personat e interesuar që flisnin këtë gjuhë. Ky zell nga ana e Dëshmitarëve japonezë i preku zemrat e kinezëve. Një e re mori librin Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë, nga një vëlla që studionte në të njëjtën shkollë me të. Ajo e lexoi librin brenda një jave. Kjo gjë e nxiti që të fillonte të ndiqte të gjitha mbledhjet. U habit kur pa kaq shumë japonezë që studionin gjuhën kineze vetëm që të mund ta ndanin lajmin e mirë me njerëzit që flisnin kinezçe. Ajo dhe vëllai i saj më i vogël bënë përparim të shpejtë dhe brenda një viti u pagëzuan. Edhe para se të pagëzohej kjo e re drejtonte studime biblike.

Në maj të vitit 1993, u mbajt asambleja e parë qarkore në gjuhën kineze. Ishin 399 të pranishëm dhe u pagëzuan 8 vetë. Shpejt u formuan pesë kongregacione të gjuhës kineze mandarin si edhe një grup i studimit të librit në gjuhën kineze në një kongregacion japonez.

Grupe të tjera gjuhësh

Nga fundi i vitit 1980, Pen Pitores dhe gruaja e tij Fiksang, filluan të studionin Biblën. Që të dy ishin refugjatë nga Kamboxhia dhe i kishin humbur prindërit në masakrën që ndodhi në vendin e tyre. Progresi i tyre ishte i ngadaltë, sepse praktikisht nuk kishin botime për të studiuar në gjuhën kamboxhiane. Por së fundi, u pagëzuan. Duke qenë të interesuar për nevojat frymore të refugjatëve të tjerë, u përpoqën që të drejtonin studime biblike me ta. Shpejt u formua një grup i vogël kamboxhianësh. Ata morën më shumë ndihmë në vitin 1994, kur Kulla e Rojës filloi të botohej në gjuhën kamboxhiane. Si pasojë, dhjetë vëllezër nga Betheli filluan të studionin gjuhën dhe u caktuan që të ndiqnin mbledhjet në gjuhën kamboxhiane.

Grupi më i madh i gjuhës së huaj në Japoni është ai korean, por shumica e tyre kuptojnë japonisht, prandaj, prej vitesh nuk ka pasur ndonjë kongregacion vetëm për ta. Por, me kalimin e kohës u vu re se koreanët që jetonin në Japoni, mund ta kapnin më shpejt të vërtetën nëse studionin në gjuhën e tyre kombëtare. Kjo çoi në formimin e një grupi korean pranë Bethelit, në prill të vitit 1996 dhe më vonë të një grupi në Itami, në prefekturën e Hyogos.

Të mos harrojmë kongregacionet e gjuhës së shenjave. Shumë vullnetarë të gatshëm mësuan gjuhën japoneze të shenjave për të ndihmuar njerëzit e shurdhër në të gjithë vendin. Që nga viti 1982, Shoqata ka organizuar interpretimin e programit në gjuhën e shenjave në disa kongrese krahinore. Megjithatë, përpjekjet e përbashkëta për të ndihmuar njerëzit e shurdhër, filluan në vitin 1992, kur u formuan kongregacionet e gjuhës së shenjave në qytetet Fukuoka dhe Kumamoto. U përgatitën, gjithashtu, edhe vidio në gjuhën e shenjave. Tani, në të gjithë Japoninë ka 11 kongregacione dhe 9 grupe të vogla, që po ndihmojnë në mënyrë aktive njerëzit e shurdhër.

Kështu, Dëshmitarët e Jehovait në Japoni kanë bërë një përpjekje të shkëlqyer për të arritur dhe ndihmuar shumë grupe gjuhësh në vend, që të përfitojnë nga lajmi i mirë në gjuhën që ata kuptojnë më mirë.