Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një letër nga Trupi Udhëheqës

Një letër nga Trupi Udhëheqës

Një letër nga Trupi Udhëheqës

ËSHTË mirë që i gjithë populli i Perëndisë të reflektojë mbi zhvillimet e vitit të kaluar ndërsa presim atë që shtrihet përpara. Dhe çfarë perspektive të mrekullueshme ka vënë para nesh Jehovai! Për kopenë e vogël, ata që janë të mirosur me frymën e Perëndisë, është privilegji për të shërbyer si priftërinj dhe si mbretër në qiej me Jezu Krishtin. (Zbul. 20:6) Për delet e tjera, që tani numërojnë më shumë se pesë milionë, është jeta e përjetshme në një parajsë tokësore, një parajsë në të cilën gjithkush do ta njohë e do ta dojë Jehovain dhe do të pasqyrojë cilësitë e tij kur trajton me njerëzit e tjerë. (Isa. 11:9; 1. Gjon. 4:​7, 8; Zbul. 21:4) Pse e ka marrë Jehovai këtë masë? Për shkak të dashurisë së tij dhe si shprehje e një dashamirësie të madhe të dashur kundrejt atyre që ushtrojnë besim në sakrificën shpërblerëse të Birit të tij, Jezu Krishtit.​—Gjoni 3:​16.

S’është çudi që apostulli Pavël tha se «vuajtjet e stinës së tanishme nuk vlejnë asgjë në krahasim me» atë që Perëndia kishte vënë para atij. Ai përshkroi pikërisht «pritjen e etshme» që do të kishte nga ata që po kërkonin dëshmi të qarta se mbretërit qiellorë kishin ndërmarrë veprimet për të pastruar tokën, veprime që do të ndiqeshin nga ngritja e të vdekurve dhe nga sjellja e njerëzimit të bindur deri në përsosmëri. Kjo do të bëjë të mundur që njerëzit të gëzojnë «lirinë e lavdishme të bijve të Perëndisë».​—Rom. 8:​18-​21.

Mbretëria qiellore është tashmë në veprim. (Zbul. 11:15-​17) Ne kemi privilegjin t’u shërbejmë interesave të saj këtu mbi tokë. Caktimi ynë është t’u themi të tjerëve lajmin e mirë të Mbretërisë. (Mat. 24:14) Me çfarë lloj rrethanash u është dashur të përballohen vëllezërve tanë duke bërë këtë gjë në vitin e kaluar? Pikërisht lloji i rrethanave që parathanë Shkrimet për ditët e fundit të sistemit të tanishëm të lig të gjërave.​—Luka 21:10, 11; 2. Tim. 3:⁠1-5.

Një valë dhune ra mbi Shqipërinë për muaj të tërë. Banda terroriste të armatosura rëndë grabitën, shkatërruan pronat, përdhunuan dhe vranë. Por, vëllezërit tanë nuk u tërhoqën nga predikimi i lajmit të mirë. Lufta shpërtheu në rajone të mëdha afrikane dhe preku deri në zemër të pjesëve të Amerikës Latine dhe të Afrikës Juglindore. Edhe pse mbajtën një asnjanësi të rreptë të krishterë, një numër vllezërish tanë u vranë si rezultat i dhunës, si edhe nga sëmundjet që pasuan luftimet. Shumë prej tyre iu desh të linin të gjithë zotërimet e tyre dhe të iknin në pyje ose në xhungël, madje duke iu dashur të kalojnë kufijtë kombëtarë për të kërkuar strehim. Përmbytje katastrofike goditën zona të Polonisë, të Republikës Çeke, të Italisë dhe të Shteteve të Bashkuara. Një tërmet shkatërroi dy Salla Mbretërie në Venezuelë. Hiri i nxehtë, llava dhe gurë të mëdhenj që dilnin nga një vullkan i detyruan gati gjysmën e banorëve të Monserratit që të linin ishullin. Në shumë vende njerëzit ballafaqohen me probleme të rënda ekonomike dhe krimi rrugor e bën të rrezikshme për këdo që të mbajë bizhuteri, madje edhe një orë dore.

Në mes të gjithë asaj që përmendëm më sipër dhe megjithë apatinë e përgjithshme në botën perëndimore, Dëshmitarët e Jehovait vazhdojnë të predikojnë. Si ia dalin mbanë? Ata i mbështet dashuria e Jehovait, dashuria e madhe e vëllazërisë ndërkombëtare dhe vetëdija e qartë se ngjarjet e ditëve tona tregojnë në mënyrë të pagabueshme fundim e afërt të sistemit të vjetër.​—Rom. 8:​35-​39; 1. Pjet. 4:​7, 8.

Edhe pse kushtet e keqësuara e bëjnë më të vështirë jetën, vëllezërit tanë vazhdojnë me guxim të mblidhen për mbledhjet e kongregacionit dhe për asambletë. Shkrimi i vitit për vitin e kaluar ishte «Më mëso të bëj vullnetin tënd». (Psal. 143:10) Një pjesë e madhe e atij mësimi bëhet në mbledhjet dhe Jehovai na ushqeu mirë nëpërmjet klasës së skllavit të besueshëm gjatë vitit. Kur qeveria e Shqipërisë shpalli shtetrrethimin, vëllezërit i zhvendosën mbledhjet në orët kur kishte akoma ditë dhe u mblodhën nëpër grupet e studimit të librit. Prania ishte tri herë sa numri i lajmëtarëve. Pavarësisht nga anarkia, kapjet dhe vrasjet, vëllezërit tanë në Sierra Leone u mblodhën rregullisht. Kur i detyruan të iknin në xhunglën e Sri Lankës ose të jetonin në një kamp refugjatësh, si në Bregun e Fildishtë, u bënë rregullime që ata të mos humbnin programet e asambleve.

Duke qenë se turbullirat bëhen edhe më të përhapura, kjo nuk është koha për të lënë pas dore mbledhjet tona ose për të marrë idenë se vajtja në Sallën e Mbretërisë një herë në javë mjafton. Shkrimet na nxitin ‘të mos braktisim të mbledhurit bashkë tonin, por të inkurajojmë njëri⁠-⁠tjetrin dhe aq më tepër ndërsa shohim ditën që afrohet.’ (Hebr. 10:24, 25) Jehovai e di se për çfarë kemi nevojë.

Këtë vit të kaluar një maksimum i ri prej 375.923 personash u pagëzuan në simbol të dedikimit të tyre ndaj Jehovait. Çfarë shkaku për t’u gëzuar! Akoma po zbatohen fjalët e Jezuit të regjistruara në Gjonin 4:​35: «Ngrijini sytë lart dhe shihni fushat, ato janë të bardha për t’u korrur.» Prandaj, ne vazhdojmë të ecim përpara në dhënien e dëshmisë. Qofshin pak apo shumë, jetët e atyre që kthehen te Jehovai janë të çmuara. (Luka 15:7) Vërtet, ne e falënderojmë Jehovain që prania në Përkujtim u rrit me më shumë se një milion këtë vit të kaluar!

Shkrimi i vitit për 1998⁠-⁠n na përkujton për nevojën që të ndihmojmë miliona të tjerë t’i përgjigjen thirrjes: «Gjithkush që thërret emrin e Jehovait do të shpëtojë.» (Rom. 10:13) Lutemi gjithnjë me zell që të gjithë në kongregacion të marrin pjesë individualisht në dhënien e dëshmisë gjatë këtij viti të ri të shërbimit, duke treguar kështu thellësinë e çmueshmërisë sonë për të gjithë atë që Jehovai ka bërë për popullin e tij.

Me dashuri të ngrohtë të krishterë bashkëshërbëtorëve tanë në mbarë botën,

Vëllezërit tuaj,

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait