Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Raporti 1998

Raporti 1998

Raporti 1998

Disa herë ndryshimet janë drastike. Sjellja e një të riu në Indonezi ishte kaq e tmerrshme, saqë prindërit e tij konfucian, ia dorëzuan autoriteteve si të pakorrigjueshëm. Por sinqeriteti dhe dashuria që iu tregua kur, më në fund shkoi në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait, i nxitën dëshirën për të njohur Jehovain. Vetëm pas dy muajsh studimi, ai bëri ndryshime të mëdha në jetën e tij: nuk pinte më duhan, nuk merrte më drogë. Shpejt u bë një lajmëtar, pastaj u pagëzua dhe u bë një pionier ndihmës e më pas pionier i rregullt, të gjitha në 15 muaj!

Disa nuk mendonin se kishin interes. Në Vanuatu, në paqësorin jug⁠-⁠perëndimor, biri i kryetarit të një fshati, i cili po mësonte të vërtetën, u zemërua për faktin që prindërit e tij e kishin lënë kishën Presbiteriane dhe po shoqëroheshin me Dëshmitarët e Jehovait. Megjithatë, një ditë, një pionier ia doli të bisedonte me djalin dhe i ofroi të shihte se si mbahej një studim biblik «thjesht për të provuar». U përdor broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Pasi kishin trajtuar një temë, i riu dëshiroi një studim të dytë, të tretë e kështu me radhë. Shpejt filloi të studionte dy herë në javë e të ndiqte mbledhjet.

Midis të rinjve tanë, disa janë Dëshmitarë shumë të guximshëm e të zellshëm. Bjarki, tani 10 vjeç, u ka predikuar shpesh shokëve të tij të shkollës në Islandë. Kohët e fundit, ata ngulnin këmbë se ai nuk ishte i krishterë, sepse besonte te Jehovai, jo te Perëndia, siç thonin ata. Kur u përpoq t’u shpjegonte se si ishin gjërat, ata refuzuan t’i besonin. Ndërsa kthehej në shtëpi nga shkolla, Bjarki i kërkoi njërit prej djemve të klasës së tij, që të vinte në shtëpinë e tij, sepse duhej t’i tregonte diçka. Aty, ai hap Biblën në Zanafillën 2:5 ku shfaqet emri i Perëndisë në shënimin në fund të faqes të Biblës islandeze dhe përdori edhe Përkthimin Bota e Re në anglisht, për ta bindur shokun e tij se emri i Perëndisë është Jehova. Pastaj Bjarki i tha: «Tani e pe edhe vetë që, sipas Biblës, emri i Perëndisë është Jehova, prandaj, kur djemtë në shkollë të thonë se Jehova nuk është emri i Perëndisë, ti mund t’u thuash se ajo që po thonë nuk është e drejtë, sepse ti e ke parë vet atë në Bibël.» Kështu, Bjarki, jo vetëm që i mësoi të vërtetën shokut të tij, por i dha edhe udhëzime se si të predikonte.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gëzimi i predikimit në «territor të virgjër»

Ashtu si apostulli Pavël, i cili provonte kënaqësi duke predikuar në zona ku më parë nuk ishte dhënë asnjë dëshmi, disa Dëshmitarë të Jehovait në kohët e sotme, janë treguar të gatshëm për të punuar në «territor të virgjër» si edhe në ato zona ku nuk është dhënë asnjë dëshmi në një mënyrë të rregullt.​—Rom. 15:23.

Zona të gjëra fshatare të Moldavisë, në Evropën Lindore, janë me të vërtetë një territor i papunuar, përsa i përket predikimit të lajmit të mirë. Megjithatë, kur i kushtohet vëmendje, një pjesë e këtij territori rezulton të jetë shumë i frytshëm. Në janar të 1997⁠-⁠ës, një kongregacion në Tighina, punoi dy fshatra të këtij territori. U filluan menjëherë studime biblike dhe në kongresin krahinor të verës, u pagëzuan 13 persona prej këtyre fshatrave. Çfarë shkaku për t’u gëzuar!

Një motër pioniere në Lima, Peru, donte ta zgjeronte shërbimin e saj duke shërbyer në një zonë të izoluar. Ajo udhëtoi 15 orë me autobus, për në vendlindjen e saj, krahinën Andamarka. Nuk kishte asnjë Dëshmitar, midis 7.000 njerëzve që banonin në këtë vend. Për çudinë e saj, gjeti punë menjëherë. Partnerja e saj nga Lima, u bashkua me të. E patën çuditërisht të lehtë, t’u dëshmonin mjekëve, inxhinierëve, arkitektëve e profesionistëve të tjerë në këtë vend. Disa kishin një uri të sinqertë frymore. Vetëm në dy muaj, filluan të mbaheshin rregullisht tre mbledhje të kongregacionit, me 15 të pranishëm. Në Përkujtim morën pjesë 66 persona.

Një çift pionierësh, që shërbejnë aty ku ka më shumë nevojë në Guiana, patën rezultate të shkëlqyera, madje përpara se të arrinin në territorin e tyre. Aty ku qëndruan për të kaluar natën, u predikuan disa fshatarëve vendas. Të nesërmen në mëngjes, përpara se të mund të vazhdonin udhëtimin, një e re i afrohet tendës së tyre dhe u thotë se nëna e saj donte të fliste me ta. Sa u habitën kur gjetën një grua që lexonte literaturën e Shoqatës që prej 14 vjetësh! Ia dërgonte motra e saj nga Shtetet e Bashkuara. Ndikimi i literaturës në jetën e familjes kishte qenë kaq i fuqishëm, saqë kishin braktisur Kishën Katolike, duke duruar madje edhe të veçoheshin prej fqinjve, për shkak të kësaj! Të dielën pasuese u mbajt një mbledhje, ku ishin 47 të pranishëm, duke përfshirë 23 pjesëtarë të familjes së gruas. Më vonë u bënë rregullime për të kremtuar Përkujtimin dhe në këtë rast, ishin të pranishëm 66 persona. Sa bekime të bollshme ka për ata që i përgjigjen thirrjes: ‘Kalo në Maqedoni për të na ndihmuar!’​—⁠Veprat 16:⁠9.

Të rinjtë «lavdërojnë emrin e Jehovait»

Është inkurajuese të shohësh shumë të rinj mes atyre që janë të zellshëm në shërbimin ndaj Jehovait. Psalmi 148:​7⁠-⁠13 fton: «Lavdëroni Jehovain nga toka, . . . ju të rinj dhe, gjithashtu, ju virgjëresha, pleqtë bashkë me djemtë. Të lavdërojnë emrin e Jehovait, sepse vetëm emri i tij është i lartë në mënyrë të paarritshme. Dinjiteti i tij është mbi tokën dhe qiellin.» Me mijëra po e pranojnë këtë ftesë dashamirëse. Ata po shfrytëzojnë mundësitë për të dhënë një dëshmi të shkëlqyer, si me fjalë, ashtu edhe me sjelljen e tyre të krishterë.

Një shqyrtim i lajmëtarëve në Gana, tregoi se 12 përqind e më shumë se 50.000 lajmëtarëve, ishin të rinj të moshës nga 6 deri 20 vjeç. Dega në Argjentinë raporton se gjysma e 3.441 të pagëzuarve në serinë e kongreseve të tyre të fundit, ishin të rinj nga 12 vjeç e lart. Shumica e këtyre të rinjve shkojnë akoma në shkollë. Ata kanë hyrë në një territor të jashtëzakonshëm, që të tjerët nuk mund ta arrijnë me lehtësi. Dhe shpesh del që është një territor i frytshëm.

Danieli, një lajmëtar i papagëzuar 6⁠-⁠vjeçar në Gana, drejton dhjetë studime biblike, kryesisht me shokët e shkollës. Njëri prej tyre, një 19 vjeçar, ishte i pranishëm në Përkujtim, marsin e kaluar. Kur mësuesi i Danielit bëri një pohim të gabuar në klasë, në lidhje me origjinën e jetës së kafshëve, Danieli e pa këtë si një mundësi. Gjatë pushimit, ai shkoi te mësuesi dhe në mënyrë të sjellshme i tha se kishte një botim që do të hidhte më shumë dritë, në lidhje me argumentin që po diskutonin. Pasi mësuesi e lexoi broshurën, i shkroi një pusullë babait të Danielit. Tani, ky mësues po bën progres në njohurinë që të çon në jetën e përhershme.

Edhe parashkollorët që janë mësuar nga prindër që i druhen Perëndisë, mund të kenë një pjesë të efektshme në dhënien e dëshmisë. Në Rusi, kur një nënë dhe vajza e saj 5⁠-⁠vjeçare marrin metronë, është gjithmonë vogëlushja që fillon bisedat. Nëse dikush ulet afër tyre, vajza e pyet: «Më falni zonjë, a e di ti që emri i Perëndisë është Jehova?» Zakonisht përgjigjja është «jo». Pastaj vajza kthehet nga e ëma dhe i thotë: «Mami, shpjegoja ti të lutem.»

Midis të rinjve tanë, disa janë Dëshmitarë shumë të guximshëm e të zellshëm. Bjarki, tani 10 veç, u ka predikuar shpesh shokëve të tij të shkollës në Islandë. Kohët e fundit, ata ngulnin këmbë se ai nuk ishte i krishterë, sepse besonte te Jehovai, jo te Perëndia, siç thonin ata. Kur u përpoq t’u shpjegonte se si ishin gjërat, ata refuzuan t’i besonin. Ndërsa kthehej në shtëpi nga shkolla, Bjarki i kërkoi njërit prej djemve të klasës së tij, që të vinte në shtëpinë e tij, sepse duhej t’i tregonte diçka. Aty, ai hap Biblën në Zanafillën 2:​5, ku shfaqet emri i Perëndisë në shënimin në fund të faqes të Biblës islandeze dhe, përdori edhe Përkthimin Bota e Re në anglisht, për ta bindur shokun e tij se emri i Perëndisë është Jehova. Pastaj Bjarki i tha: «Tani e pe edhe vetë që, sipas Biblës, emri i Perëndisë është Jehova, prandaj, kur djemtë në shkollë të thonë se Jehova nuk është emri i Perëndisë, ti mund t’u thuash se ajo që po thonë nuk është e drejtë, sepse ti e ke parë vet atë në Bibël.» Kështu, Bjarki, jo vetëm që i mësoi të vërtetën shokut të tij, por i dha edhe udhëzime se si të predikonte.

Disa herë ka qenë e mundur të jepet dëshmi me takt, drejtpërdrejt në klasë. Një vëlla i ri në Liban, u dha një raport në lidhje me Dëshmitarët e Jehovait, shokëve të klasës. Në këtë ai përfshiu një paraqitje të videos, Dëshmitarët e Jehovait: organizata pas emrit. Kur iu kërkua të bënte një përshkrim në lidhje me atë që kishte bërë gjatë pushimeve për festën e «pashkës», një lajmëtare e re në Portugali, përfshiu faktin se kishte qenë e pranishme në Përkujtim. Si pasojë e interesit që shkaktoi kjo gjë, mësuesja e saj, pranoi shpejt një studim biblik dhe tani është një lajmëtare e papagëzuar.

Zelli, i ka nxitur shumë të rinj, që të regjistrohen si pionierë ndihmës, disa si pionierë të rregullt. Maria Roza në Ruanda, është një prej këtyre. Ndërsa ndjek shkollën e mesme, punon shumë për të ndihmuar nënën e saj të moshuar, por është edhe një pioniere e rregullt dhe drejton 15 studime biblike. Në Kamerun, Gloria, ndërsa ndiqte shkollën ishte pioniere ndihmëse, megjithëse asnjë në familjen e saj nuk ishin Dëshmitarë. Tani, ajo është një pioniere e rregullt dhe tre të tjerë në familjen e saj janë bërë Dëshmitarë të pagëzuar. Gloria thotë: «Shërbimi si pioniere ndërsa ndiqja shkollën, provoi se ishte mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga droga, imoraliteti dhe dhuna, që janë kaq të përhapura sot në shumë shkolla.»

Një shkollë për ata që zgjedhin të jenë pionierë

Një kurs special stërvitjeje, u ofrohet atyre që shërbejnë si pionierë të rregullt, të paktën, që prej një viti. Në nëntor të 1977⁠-⁠ës, u dërguan ftesat e para për të ndjekur Shkollën e Shërbimit të Pionierit në Shtetet e Bashkuara. Gjatë 20 vjetëve të kaluar, mbi 195.000 pionierë, vetëm në Shtetet e Bashkuara kanë përfituar nga kjo shkollë. Kjo shifër përfshin të 10.345 studentët që e ndoqën këtë kurs, gjatë vitit të kaluar të shërbimit. Qindra mijëra pionierë në të gjithë botën, e kanë marrë këtë stërvitje.

Cili është objektivi i kësaj shkolle? Kursi është caktuar që të ndihmojë pionierët (1) të ecin me Jehovain duke imituar Jezu Krishtin, (2) të teprojnë edhe më shumë në dashurinë për të gjithë shoqërinë e vëllezërve dhe (3) të mprehin aftësinë e tyre të të mësuarit dhe të predikuarit, në mënyrë që të shkëlqejnë më efektivisht «si ndriçues në botë».​—⁠Filip. 2:15.

Dy instruktorë thanë se përveç stërvitjes praktike për shërbimin në fushë, kursi i ndihmon studentët «të jenë të ekuilibruar dhe të mos lejojnë që gjërat e këtij sistemi t’i shpërqendrojnë». Si rezultat, shumë janë ndihmuar që ta shohin shërbimin e plotëkohor, si një karrierë të kënaqshme.

Gjatë tetë viteve të kaluar, kur u hoq ndalimi i aktivitetit të Dëshmitarëve të Jehovait në Evropën Lindore dhe Afrikë, u morën menjëherë masa që pionierët në këto zona të mund të përfitonin nga Shkolla e Shërbimit për Pionierë. Sllovenia raporton: «Ndikimet pozitive të shkollës mund të shihen, pasi cilësia dhe efektshmëria e pionierëve si individ, po përmirësohen.» Entuziazmi i shprehur nga ata që kanë ndjekur shkollën, shpesh i nxit të tjerët që të fillojnë shërbimin si pionierë. Kjo gjë ndodhi në Hungari, ku një kongregacioni me 5 pionierë, iu shtuan dhe 21 të tjerë, pasi disa kishin ndjekur Shkollën e Shërbimit për Pionierë.

Korrja është me të vërtetë e madhe. Në fushë ka nevojë për shërbëtorë vullnetarë e të stërvitur mirë. Pa dyshim, Shkolla e Shërbimit për Pionierë, do të vazhdojë të ndihmojë në përmbushjen e kësaj detyre.

Dhjetë vjet të Shkollës së Stërvitjes për Shërbim

Rreth dhjetë vjet pasi filloi Shkolla e Shërbimit për Pionierë, më 1 tetor, 1987, në Pitsburg, Pensilvani, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u inaugurua Shkolla e Stërvitjes për Shërbim. Pleq dhe shërbëtorë ndihmës të pamartuar, që marrin këtë shkollim, mund të ftohen për të shërbyer aty ku ka nevojë në fushën mbarëbotërore. Dhjetë vjet më parë, ishin 54.911 kongregacione në të gjithë botën, sot kemi 85.256. Ka një nevojë të madhe për burra të kualifikuar që të kyejnë veprën baritore, që të mësojnë e të marrin drejtimin në veprën e madhe të ungjillëzimit. Shkolla e Stërvitjes për Shërbim, përgatit burra të dedikuar, për të përmbushur këto nevoja.​—⁠2. Tim. 2:⁠2.

Nga koha që ka filluar, shkollën e kanë ndjekur 3.698 vëllezër në Amerikë, 1.208 në Afrikë, 1.804 në Azi dhe ishujt e Paqësorit dhe 2.295 në Evropë. Të diplomuarit e kësj shkolle, tani shërbejnë në 126 vende të ndryshme.

Pothuaj një numër i konsiderueshëm të diplomuarish, flasin më shumë se një gjuhë. Aftësi të tilla janë vënë menjëherë në përdorim, si në vendet e tyre ku ka shumë grupe etnike, ashtu edhe jashtë vendit. Të tjerët kanë mësuar gjuhët e vendeve në të cilat janë dërguar.

Qindra të diplomuar janë në shërbimin si pionierë specialë, duke ndihmuar në hapjen e veprës në zonat e izoluara. Kongregacionet që kanë nevojë për pleq dhe për shërbëtorë ndihmës, kanë përfituar nga shërbimet e tyre. Disa janë caktuar për të marrë pjesë në veprën qarkore. Nigeria, për shembull, njofton se 50 të diplomuar, janë mbikëqyrës udhëtues në atë vend. Gati po aq, shërbejnë si të tillë në Meksikë, ku janë formuar shumë kongregacione të reja. Në Filipine, 37 të diplomuarit janë në veprën qarkore dhe 111 të tjerë shërbejnë si mbikëqyrës qarkorë zëvendësues. Disa të diplomuar që kanë aftësi teknike, janë caktuar për të plotësuar nevojat në veprimtaritë e degëve.

Shkolla po provon se është një masë e shkëlqyer, për t’u dhënë një stërvitje të vlefshme vëllezërve që janë ofruar vullnetarisht për t’i shërbyer interesave të Mbretërisë. (Psal. 110:⁠3) Pasi u janë besuar përgjegjësi më të mëdha, prej tyre kërkohet më shumë, megjithatë bekimet që kanë janë të shumta.​—Luka 12:48b.

«Ju duhet të gëzoheni përpara Jehovait»

Në Izraelin e lashtë, adhuruesit e Jehovait mblidheshin rregullisht për festat e herëpashershme që bënin. Atyre që shkonin në festën vjetore të kasolleve iu urdhërua: «Duhet të gëzohesh përpara Jehovait Perëndisë tënd shtatë ditë.» (Lev. 23:40) Ngjashëm sot, për popullin e Jehovait, kongreset vjetore krahinore, janë një rast për t’u gëzuar në mënyrë të veçantë. Në fillim të vitit të shërbimit, kongresi krahinor, «Lajmëtarët e paqes hyjnore» akoma mbahej në disa vende.

Çfarë teme e përshtatshme për një kongres në Liberinë e shkatërruar nga lufta! Mjaft javë përpara, vëllezërit tanë mund të shiheshin në qytetet e mëdhenj e të vegjël, duke mbajtur me krenari distinktivët e tyre «Lajmëtarët e paqes hyjnore». Dëshmitarët e Jehovait me të drejtë mund ta mbanin këtë etiketë identifikuese. Populli liberian e dinte se gjatë viteve të luftës, ishin vetëm Dëshmitarët e Jehovait që provuan se janë lajmëtarë të vërtetë të paqes hyjnore. Ndërsa mijëra anëtarë të feve të tjera, iu bashkuan fraksioneve të armatosura dhe mbajtën armët e luftës, populli i Jehovait shihej kudo me Biblën në dorë, duke ndarë mesazhin e paqes hyjnore me liberianët e lodhur nga lufta.

Nga mesi i 1997⁠-⁠ës, filloi seria e kongreseve me temë «Besimi në Fjalën e Perëndisë». Shumë vetë shprehën një mirënjohje të thellë për dramën «Mbaje syrin të thjeshtë». Të tjerë e përqendruan vëmendjen në fjalimet tamam në kohën e duhur «Cilësia e besimit tuaj, provohet tani». Broshura që u prezantua, Një libër për të gjithë njerëzit, tashmë është botuar në 58 gjuhë. Në Poloni, momenti kulminant i kongresit ishte kur komplet Përkthimi Bota e Re, në gjuhën polake, iu prezantua auditorit entuziast, njëkohësisht në Varshavë dhe Breslavia. Në Greqi, kur auditori e kuptoi se botimi grek i të gjithë Përkthimit Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta, ishte shtypur dhe ishte gati për t’u prezantuar, u ngrit në këmbë dhe madje përpara se të përfundonte njoftimi, shpërtheu në një brohoritje të zgjatur, të shoqëruar me lotë gëzimi dhe çmueshmërie.

Përveç kongreseve të tjera krahinore, në vende të ndryshme u mbajtën asamble të tjera të rëndësishme. Njëra prej tyre, e mbajtur në nëntor të 1996⁠-⁠ës, përfshiu dedikimin e degës së re në Republikën Domenikane, bashkë me një Sallë Asambleje, 3.000 vendëshe dhe një Sallë Mbretërie. Midis të pranishmëve, ishin shumë që kishin jetuar gjatë persekutimit mizor dhjetë-vjeçar, në kohën e diktatorit Trujilo. Ish⁠-⁠misionarja Juanita Brandt tregoi se misionarët qendruan në vend, duke dëshmuar në mënyrë të matur, duke bërë punë të ndryshme në botë dhe duke inkurajuar Dëshmitarët lokalë, shumë prej të cilëve ishin burgosur dhe torturuar. Kur mësoi të vërtetën, Luis, një i afërm i diktatorit Trujilo, ishte thesarmbajtës i partisë politike. Ai u ndoq, u burgos dhe rrezikoi jetën disa herë. Por në moshën 91 vjeçare, ishte i pranishëm për dedikimin e degës dhe ishte i kënaqur që ndodhej mes 35.678 pjesëmarrësve në asamblenë kombëtare të mbajtur më pas.

Një tjetër mbledhje e shkëlqyer u mbajt në mars të 1997⁠-⁠ës me rastin e zgjerimit të mjediseve të degës në Brazil. Në programin e dedikimit, Dëshmitarë të komplet 26 shteteve braziliane ishin të pranishëm. Përveç këtyre, kishte delegatë nga 24 vende të tjera dhe misionarë që përfaqësonin 43 klasat e Shkollës së Galaadit dhe që kishin shërbyer në Brazil. Çfarë rasti festiv! Në një mbledhje speciale të mbajtur të nesërmen, Milton Henshel, anëtar i trupit udhëheqës, foli në stadiumin Marakananë të Rio de Zhanerios, ndërkohë që turma në katër qytete të tjera ndiqnin programin. Krejtësisht, ishin mbi 200.000 vetë të pranishëm. Tema prekëse, e bazuar në kapitullin 12 të Eklisiastiut, ishte «Jehovai i do të rinjtë». Ai i nxiti të rinjtë, ‘Shërbejini Jehovait plotësisht, duke marrë pjesë në shërbimin e pinierit, përpara se të vijnë ditët e mundimeve’.

 

 

 

 

 

Më vonë po këtë muaj, një asamble në Argjentinë, përfshiu dedikimin e një Salle Kongresi, 9.400⁠-⁠vendëshe, në Kanulea. Kjo ndërtesë do t’u sigurojë atyre që jetojnë në kryeqytetin e Argjentinës dhe afër tij, një vend ku të mblidhen për kongreset krahinore dhe asambletë qarkore. Mes gjërave të tjera, programi i dedikimit përfshiu një raport prekës të Dëshmitarëve të Jehovait në Argjentinë, ku, pavarësisht nga ndalimi dhe kufizimet e tjera për 33 vjet me radhë, rritja teokratike vazhdoi. Ditën pas dedikimit, u mbajt një mbledhje në stadiumin e madh River Plate, në Buenos Aires. Stadiumi ishte i mbushur plot e përplot dhe vëllezërit u derdhën në fushën e lojës. Ishin më shumë se 71.800 të pranishëm. Disa kishin ardhur nga shumë larg. Një autobus i tejmbushur erdhi nga Patagonia, duke përshkuar 3.100 kilometra. Tërësisht, rreth 1.200 autobusë, mbërritën në stadiumin River Plate, nga pjesë të ndryshme të vendit.

Carey Barber, në atë kohë 91 vjeç, anëtar i Trupit Udhëheqës, foli në këto raste. Gjatë dedikimit, ai nxiti me forcë leximin e rregullt të Biblës, duke thënë: «Vëllezër dhe motra, a po e lexojmë ne të gjithë Biblën çdo ditë? Ka shumë që pohojnë se janë shumë të zënë për ta lexuar atë çdo ditë; por shohin se kanë mjaft kohë për tri vakte të shkëlqyera ushqimi në ditë dhe kjo duket, a nuk është e vërtetë? Nëse e lexojnë Biblën çdo ditë, edhe kjo do të bëhet e dukshme, apo jo? Të nesërmen, në stadium, kur foli mbi temën «Si t’i rezistojmë frymës së kësaj bote», fjalimi iu ndërpre shpesh herë nga duartrokitjet e publikut të vëmendshëm dhe entuziast. Ndërsa i inkurajoi të gjithë që të vazhdojnë të përparojnë në atë që është e mirë dhe e drejtë, tregoi, gjithashtu, se për të patur sukses, kemi nevojë për ndihmën e Jehovait dhe frymën e tij. Vëlla Barber theksoi rëndësinë e «hedhjes poshtë të folurit të ndyrë dhe të sjelljes imorale të botës». Më pas ai nxiti: «Gjeni gëzim dhe lumturi duke i shërbyer, adhuruar dhe kënaqur Jehovain.» Ndikimi i këtij programi special mbi të pranishmit, ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm.

‘Zgjatni litarët e tendës’

Vitet e fundit në të gjithë botën ka patur një rritje të habitshme në numrin e atyre që po shkojnë drejt shtëpisë së madhe frymore të Jehovait, për të mësuar rrugët e tij dhe për të ecur në to. (Isa. 2:​2⁠-⁠4) Brenda pesë viteve të kaluara, 1.593.995 persona u zhytën në ujë, në simbol të dedikimit të tyre ndaj Jehovait. Nevojiten Salla Mbretërie, ku ata të mund të mblidhen për të mësuar dhe adhuruar. Nevojiten Salla Asambleje për ditët e asambleve speciale dhe kongreset krahinore. Kërkohen zyra degësh dhe tipografi për të siguruar ambjentet ku të përkthehet e të shtypet literatura biblike në gjuhën e vendit dhe ku të bashkërendohet aktiviteti i Dëshmitarëve të Jehovait, në mënyrë që, mundësisht të gjithë personat të kenë mundësi për të dëgjuar mesazhin e Mbretërisë. Sa e përshtatshme është, pra, deklarata profetike: «Bëje më të gjerë vendin e tendës tënde. . . . Mos u spraps. Zgjati litarët e tendës tënde dhe forcoi kunjat e saj.»​—⁠Isaia 54:⁠2.

Si janë siguruar këto ndërtesa? Nëpërmjet bekimit të Jehovait mbi përpjekjet e bashkuara të Dëshmitarëve të tij. Ku është e mundur, Dëshmitarët lokalë bëjnë ndërtesa dhe kujdesen për shpenzimet me anë të kontributeve vullnetare. Kur është e nevojshme,​—⁠dhe shpesh është kështu​—⁠ndihma ofrohet nga Dëshmitarët në pjesët e ndryshme të vendit apo nga vëllazëria ndërkombëtare. Herë pas here, vullnetarë nga pesë, dhjetë apo më shumë kombe, ndihmojnë në ndërtimin e komplekseve të rëndësishme të degëve.

Mes projekteve të përfunduara dhe të dedikuara gjatë vitit të kaluar të shërbimit, numëroheshin Sallat e Mbretërive, disa Salla Asamblesh dhe një numër ndërtesash për degët. Këto përfshinë ndërtimin e ndërtesave krejtësisht të reja për degët në Republikën Domenikane, Guajanën Franceze, Xhamajkën, Madagaskarin, Maurician, Rusinë dhe Sierra Leonen, si edhe zgjerimin e ndërtesave të degëve në Argjentinë, Australi dhe Brazil. Çfarë ka ndodhur në këto vende që i ka bërë të nevojshme këto ndërtesa?

ARGJENTINA: Pasi në 1980⁠-⁠ën u hoq ndalimi qeveritar mbi aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Argjentinë, pati një «shpërthim» të numrit të Lajmëtarëve të Mbretërisë në vend. Në vitin 1981, kishte 38.869 Dëshmitarë aktiv, me një raport, 1 Dëshmitar në 717 banorë. Tani janë 116.151 lajmëtarë dhe raporti është 1 me 281. Ka qenë e nevojshme të zgjerohen disa herë ndërtesat e fabrikës. Kohët e fundit u blenë dhe u ristrukturuan dy ndërtesa më shumë dhe numri i banesave u rrit. E gjitha kjo iu shtua kompleksit tashmë të gjerë të degës.

BRAZIL: Që në vitin 1981, kur u dedikuan ndërtesat e degës në Cesario Lange, këto lokale janë trefishuar. Pse? Më shumë se 338.600 njerëz, u janë shtuar radhëve të Dëshmitarëve të Jehovait në Brazil. Ata kushtuan më shumë se 80.300.000 orë në predikimin e lajmit të mirë vitin që kaloi, shpërndanë miliona pjesë literaturë biblike dhe drejtuan mesatarisht 443.028 studime biblike në shtëpi. Aktiviteti i 6.960 kongregacioneve dhe 340 mbikëqyrësve udhëtues u bashkërendua nga kjo degë.

REPUBLIKA DOMENIKANE: Kjo është një fushë e frytshme. Të 21.007 lajmëtarët e Mbretërisë në Republikën Domenikane, po drejtojnë 35.362 studime biblike në shtëpi. Kishte nevojë urgjente për ndërtesa të reja të degës, që të kujdeseshin për veprën në atë vend.

GUAJANA FRANCEZE: Këtu, një kohë, predikimi u zhvillua në një masë të madhe nga Dëshmitarët që erdhën nga Guadalupa dhe Martinika. Në 1990⁠-⁠ën, dorëzonin raportin 660 lajmëtarë dhe ishte hapur një zyrë dege: me çfarë rezultati? Brenda pesë vjetëve, numri i lajmëtarëve u dyfishua. Predikimi i lajmit të mirë po lulëzon në këtë vend të mbuluar në një masë të madhe nga pylli i shiut i Amazonës. Tani ka 1 Dëshmitar në çdo 100 banorë. Fakti që 1.486 lajmëtarë kanë drejtuar 2.167 studime biblike dhe që 5.506 persona ishin të pranishëm në Përkujtim në vitin 1997, tregon mundësinë për një rritje të mëtejshme.

XHAMAJKA: Lajmi i mirë u predikua për herë të parë në Xhamajkë në vitin 1897, kështu që dedikimi i ndërtesave të reja e të bukura të degës, koinçidoi me vitin e njëqindtë të dëshmisë në këtë vend. Kompleksi i ndërtesave të reja të degës, përfshin një ndërtesë të re zyre e shërbimi, një Shtëpi Bethel, një Sallë Asambleje dhe një Sallë Mbretërie. Këto ndërtesa do t’i kontribuojnë pa dyshim, në mënyrë domethënëse, një rritjeje teokratike të mëtejshme në vend.

MADAGASKAR: Shumë është bërë në Madagaskar që kur shërbëtorët e Jehovait shkuan atje për herë të parë në vitin 1925. Vitet e fundit, ritmi i aktivitetit është përshpejtuar shumë. Gjatë marsit të vitit 1997, kur 8.404 lajmëtarë merrnin pjesë në aktivitetin në fushë dhe drejtonin 22.321 studime biblike, në Përkujtim morën pjesë 45.300 persona. Kompleksi i ri i degës do të ndihmojë në kujdesjen për nevojat e kësaj turme në rritje të adhuruesve të Jehovait.

MAURIZIO: Një zyrë e re dege tërheqëse dhe një Sallë Asambleje e hapur në anë, u ndërtuan në këtë ishull të Oqeanit Indian. Pse? Sepse këtu në ishuj, njerëzit po i përgjigjen ftesës tërheqëse biblike për t’u bashkuar në lavdërimin e Jehovait. (Isa. 42:10) Gjatë tetë viteve të kaluara, numri i Dëshmitarëve në këtë zonë pothuajse është dyfishuar.

SIERRA LEONE: Lufta e gjatë civile dhe trazirat në këtë vend, kanë bërë që shumë njerëz të digjen nga dëshira për sigurinë që vetëm Mbretëria e Perëndisë mund të sjellë. Mes këtyre kushteve, ndërtimi i degës së re dha një dëshmi të mirë. Tregëtarë ndërtues nga vende të ndryshme, ofruan vullnetarisht shërbimet e tyre pa kërkuar pagesë, e pabesueshme në radhë të parë për publikun. Fakti që të huaj lëkurë-bardhë, bënë punë fizike bashkë me Dëshmitarët Sierra Leonean, u bë «objekt bisede për qytetin». Ishte e dukshme që Dëshmitarët e Jehovait kanë mësuar se si të jetojnë e të punojnë në paqe dhe vëllazëri të vërtetë.

RUSIA: Dedikimi i ndërtesave të reja të degës në Rusi, tërhoqi një vëmendje të veçantë në nivel ndërkombëtar. Zhvillime të shquara teokratike kanë ndodhur në këtë pjesë të botës. Në programin e 22 qershorit, 1997, ishin të pranishëm njerëz prej 42 vendeve

Në vitin 1972, në të gjithë Bashkimin Sovjetik kishte 10.000 Dëshmitarë. Në vitin 1991, kur vepra e Dëshmitarëve të Jehovait fitoi më në fund njohjen ligjore, 49.171 Dëshmitarë jepnin raportin në 15 republikat e Bashkuara. Në maj të vitit 1997, mbi 215.000 Dëshmitarë ishin aktivë në këtë zonë dhe rreth 600.000 vetë ndoqën Përkujtimin në mars.

Rusia dhe nëntë prej këtyre ish republikave, erdhën nën mbikëqyrjen e degës së Rusisë. Për të bashkërenduar aktivitetin e tyre dhe për të përkthyer literaturë për to, rreth 40 km në veri⁠-⁠perëndim të San Petërburgut, pranë bashkësisë së Solneknoyes, u ndërtuan ndërtesat e reja të degës. Kjo u bë në përputhje me regjistrimin ligjor të Qendrës Administrative të Organizatës Fetare Rajonale të Dëshmitarëve të Jehovait në Federatën Ruse. Ky kompleks i bukur, përfshin shtatë rezidenca që mirëpresin rreth 250 persona, një Sallë Mbretërie dhe një sallë ngrënieje me mbi 500 vende secila, si edhe një kompleks të gjerë për zyrën dhe depozitën.

Në programin e dedikimit, Theodore Jaracz, anëtar i Trupit Udhëheqës, mbajti fjalimin kryesor «Të ndërtojmë për të ardhmen». Të tjerë treguan zhvillime interesante historike. Në tabela të mëdha, në ambjentin e pritjes ishin ekspozuar fotografi dhe përvoja që dokumentonin aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi për më shumë se 100 vjet. Shikuesit mësuan se që në vitin 1892, me kërkesën e metropolit ortodoks të Moskës, një burrë që u tregonte të tjerëve se çfarë kishte mësuar nga studentët e Biblës (siç njiheshin në atë kohë Dëshmitarët e Jehovait) u internua, në atë që sot është Kazakistani. Ata lexuan për qindra rusë që e mësuan të vërtetën biblike nga Dëshmitarët e Jehovait në kampet naziste të përqendrimit, gjatë Luftës së II Botërore. Lexuan përvojat e mijëra Dëshmitarëve të Jehovait që ishin dëbuar për në Siberi dhe në Perëndimin e Largët rus, në vitin 1951, gjatë diktaturës së Stalinit.

Mes të pranishmëve në dedikim, ndodheshin shumë vëllezër që kishin qëndruar mjaft vite në burg dhe në kampet e punës në Siberi, për shkak të besimit të tyre. A mund të imagjinoni habinë dhe gëzimin e madh të këtyre veteranëve, ndërsa vizitonin ndërtesat e bukura të vendosura në këtë ambjent ngjashëm një kopshti, me një sipërfaqe pre 7 hektarësh? Shumë sy u mbushën me lotë, veçanërisht kur vëllezërit njihnin ndonjë që nuk e kishin parë që nga koha e burgut. Çfarë gëzimi të ishe i pranishëm kur vëllezër e motra në një oborr të madh, filluan spontanisht të këndojnë duke u kombinuar në katër zëra, këngët e Mbretërisë që këndonin kur ishin të internuar në Siberi dekada më parë!

Shumë ndërtues, nga rreth 20 vende, punuan së bashku për më shumë se 4 vjet, për ngritjen e këtyre ndërtesave. Disa kishin dhënë shtëpitë e tyre, dhe kishin bërë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre për të ndihmuar vëllezërit e tyre rus. Çfarë ngjarjeje emocionuese ishte për ta dedikimi, ndërsa përgatiteshin të transferoheshin në caktime të tjera teokratike!

Gjithësej, 16.982 vullnetarë punojnë rregullisht në qendrat e Shoqatës dhe ndërtesat e degëve në të gjithë botën. Për shkak të rrethanave nën të cilat shërbejnë, këta anëtarë të familjeve Bethel, përfshihen të gjithë në urdhërin e shërbëtorëve specialë në kohë të plotë.

‘Fusha të pjekura për korrje’

«Ngrini sytë tuaj dhe shihni fushat, që janë të bardha për korrje», tha Jezui. (Gjoni 4:35) Tani kjo është e vërtetë, si kurrë më parë. Që nga 1919⁠-⁠a, kur u fillua një fushatë botërore e dëshmisë së Mbretërisë, «fara» u mboll në një masë të gjerë në fushën botërore. U shpërndanë miliarda botime biblike. Janë bërë dhjetëra miliarda biseda me njerëzit rreth qëllimeve të Perëndisë. Është përdorur çdo mënyrë e përshtatshme publikimi, për të prezantuar përpara njerëzve mesazhin jetësor të Mbretërisë së Perëndisë si shpresa e vetme për njerëzimin. Tani është koha e korrjes.

Në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe në ishujt Karaibe, në pesë vitet e fundit u pagëzuan 590.760 veta. Ndërsa gjatë vitit të kaluar, në këto zona u drejtuan mesatarisht 1.858.462 studime biblike me të tjerë që shfaqën dëshirën për të njohur dhe për t’i shërbyer Jehovait.

Afrika dhe ishujt fqinjë raportojnë se që nga viti 1993, 274.724 persona janë dedikuar dhe pagëzuar si shërbëtorë të Jehovait. Në këta ishuj, të pranishëm në Përkujtim ishin 2.863.724 persona. Në Malavi ishin mbi 125.000 vetë. Në Angola 160.414. Në Republikën Demokratike të Kongos (ish Zaireja), një vend i shkatërruar nga lufta, 574.736. Sigurisht, shumë të tjerë akoma do ta përqafojnë adhurimin e vërtetë.

Që kur Muri i Berlinit filloi të bjerë në 1989⁠-⁠ën, 309.589 persona mësuan të vërtetën dhe u pagëzuan në vendet që përbënin ish⁠-⁠bllokun sovjetik. Këta po tregojnë jo vetëm gatishmërinë për t’u mësuar nga Jehovai, por edhe për të bërë vullnetin e tij.

Në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, ku Dëshmitarët e Jehovait kanë predikuar për më shumë se një shekull, masat e mëdha të imigrantëve po sigurojnë një fushë të frytshme për bërjen e dishepujve.

Në të vërtetë, kur të mbërrijë dita e Jehovait, «kushdo që thërret emrin e Jehovait do të shpëtojë». (Joeli 2:​32, BR) Sa jetësore është, pra, që t’i ndihmojmë tani njerëzit, që të njohin Jehovain, të mbështeten në të dhe ta përputhin jetën me standardet e tij të drejta! Nëse ata ndërmarrin hapa të tillë, kur të mbërrijë dita e madhe dhe frikësuese e Jehovait, mund të jenë mes atyre që Jehovai do t’i shohë me favor.​—⁠Sof. 2:⁠3.