Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët moderne
Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët moderne
Gjermani
Jezu Krishti u tha ithtarëve të tij: «Pasi nuk jeni pjesë e botës, . . . për këtë arsye bota ju urren.» (Gjoni 15:19, BR) Lexoni vetë se çfarë domethënieje pati kjo për Dëshmitarët e Jehovait në Gjermani. Ndërsa e bëni këtë, do të shikoni se si kanë qenë në gjendje ata, pavarësisht nga urrejtja, të bëjnë një punë që u ka sjellë dobi të madhe njerëzve të shumë vendeve.
Malavi
E pozicionuar në pjesën juglindore të Afrikës, Malavia është një vend me një bukuri të madhe natyrore. Njerëzit e saj, në përgjithësi, janë shumë miqësorë dhe të gatshëm për të ndihmuar. Por pati një periudhë, jo shumë kohë më parë, kur Dëshmitarët e Jehovait në Malavi iu nënshtruan një trajtimi që tronditi botën. Qëndrueshmëria e tyre besnike është një shembull i spikatshëm i integritetit përballë kundërshtimeve.
Uruguaj
Shumica e uruguajanëve nuk e konsiderojnë fenë si një çështje me rëndësi në jetë. Megjithatë, për 75 vjet Dëshmitarët e Jehovait u kanë folur me zell atyre mbi mundësinë për t’u bërë nënshtetas të shëndetshëm të Mbretërisë së Perëndisë. Më shumë se 10.000 njerëz e kanë pranuar ftesën. Vetëm gjatë 20 vjetëve të fundit, numri i atyre që po e japin këtë dëshmi jetësore në Uruguaj është rritur më shumë se dyfish.