Madagaskari
Madagaskari
I vendosur pranë bregdetit lindor të Afrikës, Madagaskari është quajtur herë pas here Ishulli i Kuq i Madh. Ai është vërtet i madh, duke qenë ishulli i katërt për nga madhësia në të gjithë tokën dhe dheu i tij ka ngjyrë të kuqe.
Një shkencëtar francez, e quajti Madagaskarin «toka e premtuar e natyralistëve», për shkak të botës së tij të pasur e të larmishme bimore dhe shtazore. Rreth 80 për qind e 10.000 llojeve të bimëve me lule që ndodhen aty, nuk janë gjetur askund tjetër në planetin tonë. Vetëm orkide aty gjenden afërsisht 1.000 tipe, njëri nga të cilët jep një prodhim eksporti të rëndësishëm, vaniljen. Ishulli ka, gjithashtu, një botë shtazore mahnitëse—duke përfshirë edhe lemurët [një lloj majmuni] që e kanë bishtin me vija rrethore—dhe një shumëllojshmëri kameleonësh, të cilët kanë një bisht që e përdorin për t’u kapur dhe këmbë që mbërthejnë si të ishin duar. Me përjashtim të 12 nga 400 llojet e amfibëve dhe zvarranikëve që jetojnë aty, të gjitha llojet e tjera janë unike për këtë vend.
Megjithatë, ajo që i tërheq më shumë shërbëtorët e Jehovait, janë njerëzit. Popullsia prej më shumë se 14.000.000 banorësh e Madagaskarit përbëhet nga rreth 20 grupe etnike. Njerëzit e zonave malore, në qendër të ishullit, kanë tipare aziatike, me lëkurë me ngjyrë të zbehtë dhe me flokë të zinj e të drejtë. Mendohet se ata fillimisht erdhën nga Indonezia e sotme. Banorët që jetojnë përgjatë bregdetit pasqyrojnë ambientin afrikano-arab. Nga përzierja e këtyre tipareve kanë dalë njerëz të cilët duket se nuk tregojnë për moshën që kanë; shpesh, prindërit duken po aq të rinj, sa fëmijët e tyre adoleshentë.
Malagazia, siç quhet ndryshe Madagaskari, ka një nga shkallët më të larta të lindshmërisë në botë, dhe 80 për qind e njerëzve jetojnë me të ardhurat bujqësore. Kjo gjë po i kushton shumë «tokës së premtuar». Më shumë se gjysma e pyjeve dikur të harlisura të Madagaskarit ose janë zhdukur, ose janë degraduar.
Pavarësisht nga kjo, Madagaskari vazhdon të lulëzojë si një «tokë e premtuar». Në ç’mënyrë? Ai është i pasur në njerëz me çmueshmëri, në zemrat e të cilëve do të lulëzojnë farat e së vërtetës së Mbretërisë. Shumë prej tyre janë mirënjohës të dëgjojnë lajmin e mirë që «vetë Jehovai është bërë mbret!». Ata gëzojnë për faktin që sundimi i tij do të bëjë për njerëzimin atë që s’mund të bëjë asnjë qeveri njerëzore.–Psal. 97:1, BR.
Cilët janë njerëzit që në të vërtetë i kanë ndihmuar banorët e këtij ishulli të madh që të çmojnë domethënien e mbretërimit të Jehovait? Ndonëse rreth 40 për qind e popullsisë i përket kishave të krishtere, misionarët e tyre nuk kanë arritur dot ta rrënjosin mënyrën e krishterë të jetesës në zemrat e malagazianëve. Një banor malagazian dikur tha: «Më lejo të të them diçka, zotëri. Ne malagazianët vetëm sa jemi vaksinuar me krishterimin. Nuk ka asnjë malagazian, jo, as edhe një, madje as edhe midis njerëzve të ngritur [të evropianizuarve], që t’i shkojë nëpër mend të ndërtojë një shtëpi pa u konsultuar më parë me një fallxhor për ditën e mbarë në të cilën ta fillojë. Bestytnitë e vjetra nuk kanë vdekur akoma.» Flijimet e kafshëve ofrohen akoma në vende të larta dhe në majat e maleve. Adhurimi i të parëve është një normë, dhe shëruesit shtriganë kanë një pushtet të madh mbi njerëzit. Jeta e përditshme e një individi duket se drejtohet më shumë nga të vdekurit, sesa nga të gjallët.
Emri personal i Perëndisë është i mirënjohur
Ndonëse kanë pasur pak sukses në ndihmën që u japin njerëzve për të bërë një mënyrë të krishterë jetese, misionarët e të ashtuquajturit krishterim, në njëfarë kuptimi, e kanë bërë të njohur emrin e Jehovait me anë të përkthimeve të tyre të Biblës. Mat. 4:7, 10) Si rezultat emri Jehova është përdorur dendur në jetën e përditshme. Ndërsa udhëtoni me një taksi lokale, mund të shikoni të ekspozuara në gjuhën malagaziane vargje të tilla biblike, si «Jehovai është bariu im». (Psal. 23:1, BR) Mund të shikoni, gjithashtu, një varg biblik me emrin hyjnor të shkruar mbi një copë të madhe rrobe, të quajtur lamba, e cila vishet nga gratë.
«Besëlidhja e Re» ishte e botuar tashmë që më 1830 dhe që prej vitit 1835 në Malagazi ishte në dispozicion e tërë Bibla, duke e bërë Biblën e Malagazisë një nga përkthimet më të vjetra në gjuhët vendase në Afrikë. Versioni protestant i Biblës së Malagazisë e përdor emrin e Jehovait edhe në Shkrimet e Krishtere Greke dhe versioni katolik përdor formën Iaveh në Shkrimet Hebraike. (Psal. 83:17, 19;Megjithatë, kush i ka ndihmuar njerëzit e këtushëm, jo vetëm që të dinë cili është emri i Perëndisë, por edhe që ta njohin Jehovain si Sovranin e jetës së tyre?
Lajmi i mirë mbërrin në Ishullin e Kuq të Madh
Në vitin 1925, Studentët Biblikë, siç njiheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait, filluan të ndihmonin njerëzit në Madagaskar për të kuptuar Fjalën e Perëndisë. Më pas, në shtator të vitit 1933, ishulli mori një dëshmi edhe më të gjerë. Dy burra të guximshëm, me zell prej misionari, Robert Nizbet dhe Bert Meklaki, mbërritën në qytetin bregdetar të Toamasinës nga Afrika e Jugut duke kaluar nëpër ishullin Mauriki. Ata ishin duke predikuar lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Meqë numri i Dëshmitarëve të Jehovait në ato kohë ishte i kufizuar, ata u përpoqën që, në një periudhë të shkurtër kohe, t’ua bënin të njohur lajmin e mirë të Mbretërisë sa më shumë njerëzve që ishte e mundur. Robert Nizbet kujton: «Literatura jonë në frëngjisht mbaroi me shpejtësi. Ne vetëm sa jepnim një dëshmi për Mbretërinë, linim literaturë dhe pastaj zhvendoseshim në një territor tjetër të papunuar.»
Mbasi mbuluan Toamasinën, vëllezërit Nizbet dhe Meklaki u drejtuan për në thellësi të vendit, drejt kryeqytetit Tananarive.
Tananarive është emri francez i Antananarivos, që do të thotë «qyteti i një mijëve». Emri i tij vjen nga fakti që mbreti Andriandzaka e rrethoi qytetin me një kamp prej një mijë burrash, për ta mbrojtur, kur e shpalli këtë qytet kryeqytetin e mbretërisë së tij, në vitin 1607. Bert Meklaki jep përshtypjet e tij për kryeqytetin: «Tananarive ishte në formën e një patkoi kali, me stacionin hekurudhor në anën e hapur të një kodre të harkuar. Brenda patkoit ndodhej qendra kryesore e biznesit, e rrethuar nga zona rezidenciale. Në faqen e kodrës, qindra shkallë në kuptimin e vërtetë të fjalës, u jepnin mundësi banorëve që të arrinin deri në shtëpitë e tyre.»Si reaguan njerëzit e kryeqytetit? Robert Nizbet vëren: «Ata e morën me gatishmëri literaturën në gjuhën frënge dhe disa u pajtuan në Epokën e Artë (tani Zgjohuni!), në këtë gjuhë. Duke qenë se shumë veta bënë pyetje, u kthyem për një bisedë të mëtejshme te disa nga ata.» Duke rikujtuar përvojat e tyre, vëllai Nizbet tha: «Na kishte bërë tepër për vete zgjuarsia e vendasve.»
Megjithatë, dy vëllezërit kishin vështirësi në komunikim, meqë shumë pak njerëz kuptonin anglisht. Prapëseprapë, ata u përpoqën të flitnin me sa më shumë njerëz që ishte e mundur, derisa rezervat e literaturës shteruan. Sado që nuk u themelua asnjë kongregacion ose grup gjatë vizitës së tyre njëmujore, ata harxhuan 185 orë duke u folur të tjerëve rreth Jehovait, shpërndanë 214 libra dhe 828 broshura, si dhe bënë 21 pajtime. Farat e së vërtetës u mbollën, por duhej të kalonin edhe 22 vjet të tjerë para se atyre t’u kushtohej vëmendja e mjaftueshme që të rriteshin dhe të lulëzonin.
Malagazia përqafon të vërtetën
Në tetor të vitit 1955, pas Asamblesë «Mbretëria triumfuese», të mbajtur në Paris, dy pionierë specialë nga Franca mbërritën në Tananarive nëpërmjet qytetit bregdetar të Toamasinës. Me të zbritur nga treni ata qëndruan për një çast përballë stacionit. Shikuan rreth e rrotull dhe panë «patkoin» me mijëra shtëpi që zinin vend në faqen e kodrës sikur të ishin të vendosura
në rafte në faqen e një muri. Adam Lisiak, një ish-minator qymyrguri me prejardhje polake, i tha shokut të tij të shërbimit Eduard Marló: «Ja, Eduard, ky është territori ynë!» Eduardi iu përgjigj: «Adam, për çfarë kemi ardhur këtu? Njerëzit këtu janë të arsimuar, ndërsa ne jo. E ç’mund të bëjmë ne Adam?» Megjithatë, ata kryen një punë shumë të mirë në këtë ishull.Në atë kohë Madagaskari ishte një koloni franceze. Meqë Kulla e Rojës ishte e ndaluar në Francë dhe në territoret franceze, ata ofruan revistën Zgjohuni! në frëngjisht, e cila vihej në dispozicion vetëm mbi bazën e pajtimeve. Në gjashtë muajt e parë, u bënë 1.047 pajtime. Vëllai Lisiak tregonte se si pasi përdornin si mostër, në mënyrë të përsëritur, të njëjtën kopje të Zgjohunit!, revista bëhej tamam si një letër e zhubrosur, nuk lexohej më. Megjithatë, pajtimet bëheshin pikërisht me t’u treguar kjo letër e zhubrosur.
Vëllezërit Lisiak dhe Marló nuk e harxhuan kohën kot. Ata punuan territorin dhe drejtuan studime biblike në shtëpi. S’kaloi shumë kohë dhe një shkollë fillore u dha falas Dëshmitarëve dhomën e saj të mësimit për të mbajtur mbledhjet e tyre. Stolat ishin prej druri dhe çdo gjë ishte bërë për fëmijë të vegjël, jo dhe aq e rehatshme për të rriturit. Megjithatë, askush nuk u ankua.
Mbas gjashtë muajsh, raportoi shërbimin në fushë Noel Rabeasi, lajmëtari i parë malagazian. Më pas, me të në aktivitetin në fushë u bashkuan edhe lajmëtarë të tjerë. Nga fundi i vitit të shërbimit 1956, një grup prej tetë vetash vendosën të formonin kongregacionin e Dëshmitarëve të Jehovait të Tananarives.
Ndër të parët midis atyre që shfaqën interes në Madagaskar ishte Narsis Razanabuangi, një vajzë e re malagaziane. Në vitin 1956, Narsisi vuri re dy burra të cilët kalonin rregullisht para dyqanit ku ajo punonte. Një ditë, njëri nga burrat hyri brenda në dyqan dhe bleu disa feta proshutë. Kur ai u largua të gjithë sa ishin në dyqan kishin në dorë nga një fletushkë të vogël në
gjuhën malagaziane, me titull Jetë në një botë të re. «Nuk kisha interes për atë mesazh,—thotë Narsisi.—Megjithatë, mamaja ime, duke e ditur që më pëlqente të lexoja, më bëri një abonim në revistën Zgjohuni! në gjuhën frënge dhe ra dakord për një studim biblik për mua, madje pa më pyetur fare.» Narsisi filloi të studiojë me Dëshmitarët, por me shpresën se ata do ta linin të qetë kur të zbulonin se ajo nuk ishte me të vërtetë e interesuar. Megjithatë, ajo u bë më e interesuar, sesa e mendonte në fillim. Kur studioi për atë që thoshte Bibla rreth shpirtit dhe mësoi se adhurimi i të parëve ishte i gabuar, ajo e kuptoi se po mësonte të vërtetën.Aty nga viti 1959, Narsis Razanabuangi ishte gati ta simbolizonte dedikimin e saj ndaj Jehovait me pagëzimin në ujë. Më pas ajo filloi shërbimin e plotkohor. Më vonë u martua me Eduard Marló. Si shërbëtore në kohë të plotë, ajo dha një shembull të shkëlqyer të këmbënguljes në shërbim.
Deri në fund të shërbimit të tij special në Madagaskar, territori i vëllait Lisiak ishte Antananarivo. Ai kishte rivizita dhe studime kudo. Për shumë njerëz ai njihej si vazaha (njeri i bardhë) pa flokë. Shpesh pronarët e shtëpive preknin kokën e tyre me dorë, dhe me kaq mund të kuptohej që Adami kishte qenë aty. Zherve Rasauna, vëlla që shërben në një kongregacion frankofon në Atananarivo, kujton: «Vëlla Adami ishte shumë i durueshëm, por ngulmues. Kur isha duke studiuar, unë u kërkoja të tjerëve që t’i thoshin atij se nuk ndodhesha në shtëpi, megjithatë Adami kthehej përsëri. Që nga fillimi ai më ftoi të ndiqja mbledhjet, të cilën unë e bëra. Ai ishte besnik ndaj organizatës së Jehovait dhe më mësoi edhe mua që të kultivoja të njëjtën frymë.»
Në vitin 1970, vëllezërit Lisiak dhe Marló morën një caktim të ri në ishullin francez të Reunionit që ndodhej aty afër. Vëllai Lisiak më vonë u kthye në Francë, ku edhe vdiq në Marsejë në janar të 1988-s. Eduard Marló ndodhet akoma në Reunion bashkë me familjen e tij.
Shumë pionierë ndihmojnë në vepër
Është bërë shumë punë për t’ua shpallur mesazhin e Mbretërisë banorëve të Madagaskarit. Antuan dhe Zhilberta Branka, një çift i martuar nga Franca, mbërritën në vitin 1957, dhe që nga ajo kohë shërbyen në Antananarivo. Zhilberta ishte e diplomuar në klasën e 24-t të Shkollës Biblike të Galaadit dhe më vonë, burri i saj, gjithashtu, mori pjesë në shkollën e Galaadit. Mbasi u lindi vajza e tyre Ana, në vitin 1961, ata qëndruan pikërisht në caktimin e tyre. Simona Berklá, me të cilën Zhilberta pati studiuar në Zvicër, u transferua edhe ajo në Madagaskar, për ta ndihmuar në veprën e predikimit.
Dy pionierë të tjerë specialë, Florent dhe Enrieta Shabo, erdhën në Madagaskar nga Franca në vitin 1960 dhe filluan të shërbenin në Diego-Suarez (tani i quajtur Antsiranana), në veri të Madagaskarit. «Në ato kohë,—kujton vëllai Shabo,—kur pionierët linin shtëpitë dhe familjet e tyre për të shkuar në vende
të largëta, shumë nga ata mendonin se nuk do të ktheheshin para se të vinte Harmagedoni dhe kështu që u jepnin lamtumirën familjeve të tyre. Në të njëjtën mënyrë ndiheshim edhe ne.»Një burrë me të cilin studioi vëllai Shabo, pati kontaktin e tij të parë me të vërtetën kur vajti për të blerë pak sheqer. Një tregtar kinez, i cili ishte pajtuar në revistën Zgjohuni!, i përdorte faqet e saj për të mbështjellë mallin që shiste. A shkoi dëm revista? Sharl Ratsimbazafi bleu pak sheqer nga ky njeri. Ai ia dha sheqerin në një kaush të bërë me faqen e fundit të njërës prej revistave. Sharli lexoi një shpallje lidhur me librin «Kjo do të thotë jetë e përhershme» dhe i shkroi degës së Francës për të marrë librin. Ndërkohë, vëllai Shabo u takua me të, i la librin dhe filloi një studim biblik. Ai bëri një përparim të shpejtë dhe filloi të vinte në mbledhje.
Por Sharli duhej të rregullonte situatën e tij familjare. Ai ishte ndarë nga gruaja e tij dhe po jetonte me një grua tjetër, nga e cila kishte fëmijë. Që të bëhej i pranueshëm për pagëzimin e krishterë, ai duhet të martohej ligjërisht. (Heb. 13:4) Megjithëse filloi një proces ligjor në vitin 1960, atij i duhej të priste deri në vitin 1967 që të plotësoheshin të gjitha dokumentat. Megjithatë, në momentin kur ato u plotësuan, bashkia e Diego-Suarezit u dogj dhe bashkë me të dhe dokumentat personale të Sharlit. (Ekl. 9:11) Atij iu desh të fillonte çdo gjë nga e para, por këtë herë puna zgjati vetëm një vit. Autoriteteve u bëri një përshtypje të madhe vendosmëria e tij për t’u përputhur me standardet hyjnore. Më së fundi, ai i përmbushte kërkesat për të qenë një lajmëtar i Mbretërisë dhe për t’u pagëzuar! Edhe gruaja e tij u pagëzua. Sharli ka shërbyer si plak në Diego-Suarez dhe në Antananarivo.
Duke luftuar me gjuhën
Në vitin 1961, Laval dhe Irena Karbonó, të cilët shërbenin në veprën qarkore në pjesën franceze të Kanadasë, mbërritën në Madagaskar si misionarë. Ata u vendosën në një apartament në
katin e parë të një shtëpie të stilit malagazian, me një dhomë të vogël gjumi, një dhomë të vogël ngrënieje, një kuzhinë të vogël, një banjo të vogël me ujë të ftohtë dhe një verandë të vogël të mbyllur. «Minjtë dhe furrtaret e zeza hynin lirshëm në shtëpi,—kujton vëllai Karbonó.—Gruaja ime arriti deri në atë pikë, saqë mund të njihte njërin nga minjtë nga bishti i tij gjysmë i kafshuar. Çdo herë që e haste, ajo do ta thërriste ‘Mësje lë prens’ dhe, me një gjest humori dhe me mirësjellje, i kërkonte leje për të kaluar.»Lavali ishte në gjendje të fliste frëngjisht, ndërsa gruaja e tij po e mësonte atë, kështu që ata mund të komunikonin me njerëzit. Por kjo gjë nuk ndodhte me Rimo dhe Vera Kuokanen, të cilët mbërritën nga Finlanda në fund të janarit të vitit 1962. Kur ata zbritën nga avioni, nuk ishte e vështirë për t’i njohur. Duke qenë se e kishin lënë Finlandën në të ftohtin e dimrit, ata ishin veshur me kapele prej gëzofi dhe veshje të tjera të trasha që të mbanin ngrohtë. Pa dyshim, në këtë nxehtësi tropikale do të nevojiteshin disa ndryshime. Rimo fliste anglisht, por frëngjisht jo. Vera nuk fliste as njërën, as tjetrën. Irena Karbonó përdori gjuhën angleze për t’u mësuar atyre frëngjishten, pra Rimo do t’i përkthente çdo gjë gruas së tij nga anglishtja në finlandisht. Megjithatë, meqë Vera e kishte marrë arsimimin e saj në gjuhën suedeze, aspektet gramatikore duheshin shpjeguar në suedisht. Për fat të mirë, Rimo, gjithashtu, dinte pak suedisht. Duket e ngatërruar? Ishte e tillë. Por mbas rreth dy muajsh, drita fillojë të rrezatojë. Ata filluan të kuptonin disa fjalë në frëngjisht. Sidoqoftë, sapo zotëruan frëngjishten, ata duhej të mësonin gjuhën malagaziane.
Luka 9:62, ai nuk e dinte se si thuhej në frëngjisht fjala «parmendë». Kur u përpoq ta përshkruante atë, auditori zgurdulloi sytë nga habia, pasi përshkrimi i tij nuk përputhej me mënyrën se si plugonin në Madagaskar, një vend në të cilin për këtë punë përdoren buajt zebu. Në një rast tjetër kur po përpiqej të thoshte në frëngjisht se vëllezërit në Malavi po i mbanin mbledhjet nën një pemë mangoje, ai e vuri të gjithë kongregacionin mbi pemë. Ai duhej të mësonte të qeshte bashkë me ata që nuk e mbanin dot të qeshurën.
Disa vite më vonë, kur mësuesi i tij i gjuhës nuk ishte më në dispozicion, vëllai Kuokanen e pa veten tek përkthente në frëngjisht për Malkëlm Vaigon, një mbikëqyrës vizitues i zonës. Vëllai Kuokanen kujton akoma se kur u cituaNjë tjetër çift misionarësh, Samuel dhe Telma Gilman, mbërritën nga Shtetet e Bashkuara në prill të vitit 1962. Samueli i kujton fare mirë problemet e komunikimit që përballoi. «Për t’u sistemuar në shtëpinë tonë të re, na nevojitej një tub i gjatë për ta përdorur në dhomën-dollap. Për këtë arsye, vëllai Kuokanen dhe unë shkuam te një dyqan me artikuj metalikë, që ndodhej në cep të rrugës, për të kërkuar një tub gjashtë metra të gjatë. Ne përdorëm një fjalë të marrë nga një fjalor i vogël, të cilin e mbanim me vete. Imagjinoni shprehjet në fytyrat e atyre që ndodheshin në dyqan, kur ne i pyetëm nëse kishin një tub—një çibuk duhani—gjashtë metra të gjatë!»
Vizita nga Selia Qendrore
Me ndihmën e shërbëtorëve të përtej detit, në Madagaskar pati një rritje të mëtejshme në numrin e atyre që ishin duke shpallur lajmin se «vetë Jehovai është bërë mbret». Viti i shërbimit 1959 pati një maksimum prej 41 lajmëtarësh. Atë vit, N. H. Norr, që në atë kohë ishte president i Shoqatës Watch Tower Bible and Tract, e vizitoi personalisht Madagaskarin për t’i inkurajuar vëllezërit.
Katër vjet më vonë, kur Milton Henshel, sekretari i vëllait Norr, vizitoi vendet afrikane, Madagaskari ishte përfshirë
përsëri në programin e udhëtimit. Ai u kushtoi një vëmendje të veçantë misionarëve dhe pionierëve specialë që ndodheshin aty. Të gjithë të pranishmit ishin shumë të inkurajuar. Vëllai Henshel ndau me ta përvojat që kishte përjetuar në ditët e shërbimit të tij si pionier. Para përfundimit të atij viti shërbimi, Madagaskari e kaloi kufirin e 100 lajmëtarëve.Pas vizitës së vëllait Henshel, vëllezër vendas dhe motra vendase u ftuan të fillonin shërbimin si pionierë specialë. Duke qenë vendas, ata mund të drejtonin më me efektshmëri veprën e hapjes së territoreve të reja. Feliks Andrimuara ishte njëri nga pjesëtarët e atij grupi. Ai e filloi shërbimin e tij si pionier special në vitin 1965. Që nga ajo kohë, ai ka shërbyer si mbikëqyrës udhëtues dhe për shumë vite si një anëtar i familjes Bethel në Madagaskar. Madje edhe pasi ai e gruaja e tij, Onorina, krijuan familje, ai vazhdoi në shërbimin e plotkohor. Gruaja e tij punon në kohë të reduktuar në Repartin e Përkthimit në zyrën e degës.
A nxorën dobi fëmijët e tyre nga zelli që treguan ata për shërbimin e Jehovait? Vajza e tyre, Miora, tani është e martuar dhe shërben bashkë me burrin e saj si një pioniere speciale. Djali i tyre, Timote, i cili është akoma në shtëpi, shërben si pionier ndihmës herë pas here.
Një zyrë dege për Madagaskarin
Kur predikimi i lajmit të mirë në Madagaskar filloi në një bazë të rregullt, në vitin 1955, puna mbikëqyrej nga dega e Maurikit. Nga viti 1959 deri në vitin 1962, mbikëqyrja bëhej nga
dega e Francës. Por duke filluar nga viti 1963, Madagaskari kishte zyrën e tij të degës. Rimo Kuokanen u emërua si shërbëtor i degës. Fillimisht, ai ishte në gjendje të kujdesej vetë për shumë punë rutinë.Në fillim zyra ishte thjesht një shtëpi e marrë me qira, e cila shërbente gjithashtu si një shtëpi misionare. Sidoqoftë, ajo nuk ishte një shtëpi ideale. Mbasi misionarët u transferuan aty, disa nga banorët vendas pyetnin se si nuk kishin frikë të jetonin në një shtëpi me fantazma. Në fakt, në atë shtëpi ndodhën gjëra të çuditshme. Sa për të bërë një shembull, kur një çift misionarësh pa dorezën e derës të lëvizte, e hapën derën për të parë se kush ishte pas saj, por me sa duket, në korridor nuk kishte njeri. Atëherë misionarët mësuan se në atë dhomë kishte jetuar një medium spiritist. Ata bënë një kërkim të kujdesshëm për të parë nëse kishte mbetur ndonjë send të cilin demonët po e përdornin si mjet kontakti. Në pragun e derës së dhomës së tyre ishte ngulur fort një monedhë. Vëllai e shkuli atë me një përpjekje të madhe. Që atëherë ndodhitë e çuditshme morën fund.
Kur u pyet rreth kësaj situate, pronari i shtëpisë pranoi: «Po, ajo është një shtëpi me fantazma, por mendoja se ju nuk kishit pse të frikësoheshit nga asgjë, pasi ju jeni misionarë dhe njerëz të Perëndisë.»
Prodhimi i literaturës në Malagazi
Krahas përparimit të veprës së predikimit, nevojitej më shumë literaturë në gjuhën malagaziane. Deri në vitin 1963 kishte vetëm pak fletushka të tilla, si Jeta në një botë të re dhe Zjarri
i ferrit, një e vërtetë biblike apo frikë pagane? Ekzistonte, gjithashtu, edhe broshura «Ky lajm i mirë i Mbretërisë», e cila ishte botuar në vitin 1959. Njerëzit më të arsimuar dinin të flitnin dhe të lexonin frëngjisht, kështu që lajmëtarët përdorën literaturë në këtë gjuhë. Prapëseprapë, kishte shumë njerëz që parapëlqenin të lexonin në gjuhën e tyre amëtare.Kur u dha aprovimi për të prodhuar Kullën e Rojës në gjuhën malagaziane, dega kërkoi më shumë ndihmë. Luiza Rasumalala, një motër malagaziane, e përkthente Kullën e Rojës nga frëngjishtja. Ajo e kryente punën në shtëpinë e saj dhe çdo gjë e hidhte në letër me dorë. Në degë, Vera Kuokanen e radhiste tekstin e përkthyer nëpër një letër dylli dhe vëllezërit përdornin makinën shaptilografike.
Shtypja e parë e Kullës së Rojës në gjuhën malagaziane, i takon shtatorit të vitit 1963, me një tirazh prej rreth 600 kopjesh. Në atë kohë, ajo ishte një botim mujor që përmbante vetëm artikujt e studimit. Lajmëtarët ishin të kënaqur. Gjatë fushatës së parë të pajtimeve, kur u vu në përdorim botimi malagazian, ata bënë me qindra pajtime. Brenda pak muajve dega arriti të shaptilografonte 3.000 kopje çdo muaj. Pothuajse ditë e natë, tre vëllezër punonin me turne për të përdorur makinën shaptilografike.
Njëri nga vëllezërit kujton: «Na nevojiteshin të paktën 16 letra dylli për çdo artikull të Kullës së Rojës. Për një revistë, lidhnim së bashku tetë fletë letre, të shtypura nga të dyja anët. Kjo do të thoshte të shtypje 24.000 fletë letre për të prodhuar 3.000
kopje të Kullës së Rojës. Kishim tetë ose më shumë stiva me faqe të shtypura, të shpërndara në një tavolinë dhe vërtiteshim rrotull saj 3.000 herë, duke mbledhur faqet njëra pas tjetrës. Më pas fletët kapeshin së bashku. Po, çdo gjë bëhej me dorë.»Me kalimin e kohës, Shoqata mori masa që dega e Zvicrës të shtypte Kullën e Rojës në gjuhën malagaziane. Tani ajo shtypet çdo dy javë në Britani, dhe ka një qarkullim prej 26.000 kopjesh. Duke e përdorur atë, Dëshmitarët e Jehovait në Madagaskar janë në gjendje të marrin të njëjtin ushqim frymor në mënyrë të njëkohshme me bashkëbesimtarët anembanë botës.
Pak e nga pak puna e përkthimit po përparonte. Tre muaj pas daljes së Kullës së Rojës në gjuhën malagaziane, Dëshmitarët vendas morën, gjithashtu, librin për studimin e Biblës «Le të jetë Perëndia i vërtetë», në gjuhën e tyre amëtare. Me ta marrë atë, Zhysten Rakutumaru, një pionier special që po bënte shumë për të ndihmuar të tjerët që të mësonin të vërtetën, e mbajti librin në dorë për një kohë të gjatë, pa thënë asnjë fjalë. Pastaj thirri: «Oh, sa i mirë që është Jehovai! Ai na ka dhënë neve këtë libër.» Pionierët morën disa kuti me atë libër, me qëllim që t’ua jepnin njerëzve të uritur frymësisht.
Në udhëtim me mbikëqyrësit qarkorë
Në fillim kishte vetëm një kongregacion në të gjithë ishullin. Por kur u hapën shtëpi të reja misionare dhe kur u dërguan pionierë specialë në zona të ndryshme, u formuan të tjera. Gjatë vitit të shërbimit 1964, u formuan dy kongregacione të reja. Për t’u ardhur në ndihmë tri kongregacioneve që vepronin në atë kohë, dega organizoi që ato të vizitoheshin nga një mbikëqyrës qarkor, Laval Karbonó, bashkë me gruan e tij Irenën. Ata udhëtuan me tren. Ishte një aventurë, një aventurë e këndshme. Në një rast, për shembull, ata ndjenë diçka që po u çukiste këmbët. Një patë, që po udhëtonte poshtë ndenjëses, dëshironte pak vëmendje.
Kur çifti Karbonó duhej të largohej nga Madagaskari, për t’u kujdesur për përgjegjësitë familjare, veprën qarkore e mbuloi Rimo Kuokanen. Kur ishte e mundur, ai dhe gruaja e tij Vera, udhëtonin me tren. Midis qyteteve bregdetare përdoreshin varkat e pasagjerëve. Shpeshherë ata duhej të udhëtonin me ‘brys-taksi’, ose ‘taksi kaçubesh’, të cilat kishin një kapacitet prej 15 vetash, por që gjithmonë ishin të mbingarkuara. Ato ishin udhëtime që fillonin herët në mëngjes deri në mbrëmje vonë. Gjatë stinës së shirave, kur taksitë e kaçubeve nuk mund të lundronin, çifti Kuokanen udhëtonte me avion. Por nuk ishte kushedi se çfarë avioni. Linja ajrore lokale kishte avionë të vjetër DC-3 dhe pistat ishin thjesht fusha me bar. Vizitat në grupet e ndryshme ishin raste për një shkëmbim të ngrohtë inkurajimi frymor.
Për njëfarë kohe vëllai Kuokanen shërbeu si mbikëqyrës qarkor dhe krahinor së bashku. Gjithashtu, i shtyrë nga nevoja, ai duhej të merrej edhe me postën e qarkut dhe të krahinës në zyrën e degës. Mirëpo ai punoi shumë për të stërvitur vëllezërit vendas. Me kohë, një pionier special vendas, Salestan Radzaubelina, u kualifikua për t’u bërë mbikëqyrësi i parë qarkor malagazian.
Hinduistët kthehen për të adhuruar Jehovain
Me përparimin e veprës së predikimit, u bë e mundur të takoheshin të gjitha llojet e njerëzve. (1. Tim. 2:4) Misionarët u lanë shumë libra dhe revista aziatikëve të cilët kishin biznese në kryeqytet. Dirajlal Bagvanji, një i ri hinduist i njohur si Diru, ishte njëri prej tyre. Kur një misionar erdhi në dyqanin e tij me revistat në dorë, ai i mori ato me gëzim. Veç kësaj, kur daja i tij vdiq, në vitin 1963, Diru filloi të vriste mendjen: ‘Pse vdesin njerëzit dhe cila është gjendja e të vdekurve?’ Ai pyeste veten se përse Perëndia lejonte që një njeri kaq i mirë të vdiste. Gjithashtu, ai bluante në mendjen e tij pyetjen nëse kishte ndonjë shpresë për ta parë të vdekurin përsëri.
Ekl. 9:5; Vep. 24:15) Në fillim ai ishte i hutuar sepse përpiqej të harmonizonte atë mësim me besimin hinduist të transmigrimit të shpirtrave. Një besim i tillë nuk jep shpresë për t’i parë të vdekurit përsëri. Sidoqoftë, me t’u kthjelluar për gjithçka, Diru mundi të shihte se sa e mrekullueshme është shpresa e ringjalljes që jep Bibla.—Gjoni 5:28, 29.
Pak kohë pas kësaj, Simona Berklá, ndërsa ishte duke predikuar nga shtëpia në shtëpi, e takoi atë. Në një rivizitë ajo përdori Biblën për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij rreth gjendjes së të vdekurve dhe për t’i shpjeguar shpresën e mrekullueshme të ringjalljes. (Mbas pak javësh studimi biblik, Diru filloi të ndiqte të gjitha mbledhjet. Në atë kohë lindi kundërshtimi, në mënyrë të veçantë nga babai dhe nga shokët. Megjithëkëtë, Diru më në fund arriti në përfundimin se «Bibla është logjike, vërtet Fjala e Perëndisë». Vitin që pasoi ai ia dedikoi veten e tij Jehovait dhe u pagëzua.
Megjithatë, babai i Dirut vazhdonte ta kundërshtonte dhe i dërgoi dy pastorë protestantë për ta bindur që të kthehej te feja e prindërve të tij. Kur Diru i pyeti ata se për ç’arsye nuk i mësonin babait të vërtetën rreth mëkatit, vdekjes dhe shpërblesës, pastorët argumentuan se urdhërimi i pestë udhëzon që një njeri duhet të nderojë babanë dhe nënën e tij. Diru i pyeti ata nëse do të ishte e drejtë nga ana e tij, t’i bindej urdhërimit të pestë,—duke nderuar dëshirat e babait ,—dhe të mos i bindej në këtë mënyrë urdhërimit të parë të Perëndisë—për të mos adhuruar asnjë perëndi tjetër. Pastorët nuk mund t’i kundërpërgjigjeshin, kështu që u larguan. Paskëtaj, ata shkuan në zyrën e degës dhe u kërkuan Dëshmitarëve që ta bindnin Dirun të rikthehej në fenë e të atit. «Duke parë këtë hipokrizi, besimi im u bë edhe më i fortë»,—thotë Diru.
Babai i tij atëherë shkoi te magjistarët dhe politikanët për të lypur ndihmë, pas së cilës nxori një artikull në një gazetë lokale, duke bërë akuza të rreme kundër Dëshmitarëve dhe nuk i foli më me gojë Dirut. Prindërit e Dirut kishin pesë djem dhe tri vajza, Marku 12:28-31.
dhe si një e tërë, familja ishte e mendimit se feja e Dirut po i përçante marrëdhëniet e tyre familjare. Pavarësisht nga e gjithë kjo, Diru ishte i bindur se detyrimi i tij i parë ishte t’i bindej Perëndisë.—Në shkurt të vitit 1967, Diru u bë një pionier special dhe vitin tjetër u martua me Simonën. Mbasi i detyruan që të largoheshin nga Madagaskari, në qershor të 1970-s, ata shërbyen në Kenia për tre vjet dhe më pas në Indi për afërsisht 20 vjet. Në Indi ai shërbeu në Komitetin e Degës.
Por ç’ndodhi me familjen e Dirut? Me kalimin e kohës, babai i tij filloi të lexonte Biblën dhe botimet biblike, mamaja e tij u bë shumë e gatshme për të pranuar të vërtetën biblike dhe vëllezërit dhe motrat e tij, ashtu si edhe nipërit dhe mbesat, u bënë Dëshmitarë të pagëzuar. Gjithsej, 16 pjesëtarë të familjes së tij u bënë adhurues të Jehovait. Disa janë duke shërbyer në degën e Madagaskarit, të tjerë janë duke ndihmuar në projektet ndërkombëtare të ndërtimit. Familja Bagvanji është një shembull i frytit të shkëlqyer në Ishullin e Kuq të Madh, në këtë ishull të frytshëm nga pikëpamja frymore.
Misionarët hedhin themelin
Shoqata Watch Tower vazhdoi të dërgonte misionarë për të ndihmuar në predikimin e lajmit të mirë në Madagaskar. Midis tyre ishin Margarita Këniger dhe Zhizela Hofman, dy motra gjermane të cilat erdhën në mars të 1966-s. Motra Hofman tregon përshtypjet e saj: «Madagaskari ka një atmosferë paqësore, shumë larg nga jeta e ngarkuar dhe e ethshme që bëhet në Evropë dhe në Amerikë. Një nga gjërat e para që më habiti mua ishin bimët e stërmëdha të aloes. Më parë, në shtëpi, kisha mbjellë disa nga ato në një vazo lulesh dhe mburresha kur ato arrinin lartësinë prej pesëmbëdhjetë centimetrash. Por këtu i pashë ato të larta sa një shtëpi! Veç kësaj, në mbrëmje, duke u kthyer nga mbledhja jonë e parë, pashë yjet aq afër sa nuk i kisha parë kurrë më parë. Këtu ne filluam një jetë të thjeshtë.»
Dy motrat e kuptuan shpejt se banorët vendas ishin shumë të ngrohtë dhe mikpritës. Motra Këniger tha: «Ne pamë se njerëzit ishin mjaft të arsimuar. Madje edhe gjysheve të moshuara nëpër fshatra u pëlqente të lexonin Biblën dhe literaturën biblike. Me qëllim që të merrnin librat, ato kishin dëshirë të bënin shkëmbim. Fëmijët na ndiqnin me vrap nga prapa për të shkëmbyer oriz me revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!» Këto dy motra së bashku me çiftin Branka hapën veprën e predikimit në Fianarantsoa dhe forcuan një grup të vogël në Ambusitra. Të dy këto qytete ndodhen në jug të Antananarivos.
Kishte edhe misionarë të tjerë të guximshëm që hapën territore të reja. Hju Hezli dhe Tomas Benz shërbyen në Toliara, një qytet bregdetar në pjesën jugore të Madagaskarit. Maria Dolinski nga Kanadaja shërbeu në Taolanaro bashkë me Eduard dhe Narsis Marló.
Në vitin 1961, kur u dërguan misionarët e parë në Madagaskar, aty kishte vetëm mbi 75 lajmëtarë që raportonin. Rreth vitit 1970, pas afro një dekade të veprës së bërjes së dishepujve, ata misionarë gëzonin tek shihnin një maksimum prej 469 lajmëtarësh; 525 për qind rritje! Por një re e zezë po dukej në horizont për ta. Tashmë, që prej vitit 1967, asnjë misionar i ri nuk lejohej të hynte në Madagaskar.
Në orën 4.00 pasdite, të datës 5 qershor 1970, shpërtheu stuhia. Policia e Sigurimit shkoi në zyrën e degës dhe i tha Samuel Gilmanit se të gjithë misionarët duhej të paraqiteshin në zyrën e saj të nesërmen. Misionarët që gjendeshin në kryeqytet në atë kohë, vëllezërit Gilman, Kuokanen dhe Lisiak, u paraqitën para drejtorit të Policisë së Sigurimit. Në pak fjalë atyre iu thanë se tërë misionarët e Dëshmitarëve të Jehovait duhej të linin vendin menjëherë, me avion, që atë natë! «Mos kërkoni të mësoni arsyen sepse nuk do ta gjeni kurrë atë, thjesht largohuni që tani»,—u thanë. Disa sapo kishin rinovuar vizat trivjeçare pak ditë më parë. Kur i përmendën se vizat e tyre ishin akoma të
vlefshme, drejtori u kërkoi t’i tregonin pasaportat e tyre. Atëherë ai vulosi mbi vizat e tyre fjalën Annulé (Anulohet) dhe vëllezërve iu tha se tani ishin persona që qëndronin në mënyrë të paligjshme në atë vend.Misionarët nuk ishin në gjendje të largoheshin atë natë. Të hënën, herët në mëngjes, ata shkuan në konsullatën ose ambasadën e vendit të tyre dhe kërkuan ndihmë. Megjithëkëtë, ditën e shtunë, më 20 qershor 1970, të 20 misionarët u detyruan të linin vendin. Shumica e tyre shkuan në Kenia. Misionarët që ishin qytetarë francezë shkuan në Reunion, që është një territor francez. Vëllezër dhe motra nga të gjitha anët e Madagaskarit erdhën për t’iu dhënë atyre lamtumirën. Dëshmitarët vendas qanin dhe të njëjtën gjë ishin duke bërë edhe misionarët. Disa prej tyre kishin qenë në Madagaskar për shumë vite dhe ai ishte bërë shtëpia e tyre.
Gjatë kohës që kishin qenë në Madagaskar misionarët ishin përpjekur t’i mësonin njerëzit që të ndërtonin besimin e tyre në Fjalën e Perëndisë, të kishin besim te Jehovai dhe të vlerësonin rolin e Jezu Krishtit në qëllimin e Perëndisë. (1. Kor. 3:5-14) Në mënyrë të përshtatshme, në mbledhjen e tij të fundit para se të linte vendin Florent Shabo tha: «Nëse jeni bërë ndjekësit e misionarëve, pas largimit të tyre nuk do të jeni në gjendje të vazhdoni si Dëshmitarë të Jehovait. Por nëse jeni bërë Dëshmitarë të Jehovait, edhe pasi të largohen misionarët, ju do të vazhdoni të jeni Dëshmitarë të Jehovait.»
Ndalimi
Më 8 gusht 1970, në Gazetën zyrtare të Republikës së Malagazisë u bë i njohur publikisht një ndalim ndaj Dëshmitarëve të Jehovait. Çfarë do të ndodhte me Dëshmitarët malagazianë? Mbasi i ishte bërë kjo pyetje, ministri i brendshëm tha: «Mos u shqetësoni. Mbasi të jenë larguar misionarët, ne do të kujdesemi për ta.» Pastaj ai bëri një lëvizje me duart e tij sikur po shtypte diçka.
Lumturisht, megjithatë, nuk pati persekutim të ashpër kundër Dëshmitarëve vendas. Por, si u ndien vëllezërit vendas dhe motrat vendase kur u dëbuan misionarët? Raantamalala Raveludzauna, e cila i kishte njohur misionarët kur ishte vajzë e vogël, tha: «Ndërsa misionarët u detyruan të largoheshin, shumë vëllezër vendas u shkurajuan. Disa nuk donin më të identifikoheshin si Dëshmitarë të Jehovait.»
Raporti i shërbimit për vitin 1971 tregoi një rënie prej 12 për qind në numrin e lajmëtarëve. Me sa duket, disa u dorëzuan para frikës së njeriut dhe e ndërprenë shpalljen e lajmit të mirë. (Prov. 29:25) Megjithatë, shumica dhanë dëshmi që besimi i tyre ishte i fortë. Dhe vitin e tretë, Madagaskari filloi të shihte përsëri rritje.
Në fillim, mbledhjet mbaheshin në vende të ndryshme në shtëpitë e vëllezërve, me praninë e tre ose katër familjeve. Numri i pjesëmarrësve në mbledhje u rrit gradualisht. Në Manakambaini, një rajon i Antananarivos, motër Raveludzauna e vuri shtëpinë e saj në dispozicion, që të përdorej si një vend për të mbajtur mbledhjet. Falë Jehovait, ndonëse ishin kohë trazirash civile, nuk ndodhi ndonjë incident serioz. «Të paktën dhjetë kongregacione u formuan nga ai grup i vogël në Manakambaini,—thotë motër Raveludzauna.— Përgjatë gjithë atyre viteve të ndalimit Jehovai e bekoi predikimin dhe përpjekjet tona në bërjen e dishepujve.»
Të stërvitur për mbikëqyrje
Për të ndihmuar në aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në vend dhe për të mbajtur lidhjet me Trupin Udhëheqës, u krijua një komitet. Përgjegjësinë për veprën e predikimit në Madagaskar e morën mbi supe vëllezërit vendas. Gjatë ndalimit, për t’iu referuar Shoqatës, vëllezërit përdornin nofkën Ineni, që do të thotë «Mama». E pra, menjëherë pas vendosjes së ndalimit, Ineni e dha ndihmën e nevojshme. Në ç’mënyrë?
Milton Henshel nga selia botërore vizitoi Madagaskarin si mbikëqyrës i zonës. Ai bëri rregullime specifike për t’u kujdesur
për nevojat frymore të vëllezërve malagazianë. Dy vëllezër përgjegjës u ftuan të shkonin në selinë botërore të organizatës së dukshme të Jehovait, për të marrë stërvitje. Ata përfituan shumë, me gjithë problemet që kishin me gjuhën, dhe u bënë më të kualifikuar për punën që i priste përpara.Vëllai Henshel rekomandoi, gjithashtu, që një pionier special malagazian të ndiqte shkollën e Galaadit. Kjo gjë do ta pajiste atë me aftësinë për të bërë më shumë në marrjen e drejtimit në aktivitetin e predikimit të Mbretërisë. Për këtë u zgjodh Teodor Andriamasi, një djalë i ri që fliste anglisht dhe që kishte ndihmuar për përkthimin e korrespondencës. Lidhur me stërvitjen që mori në Galaad ai thotë: «Ishte një stërvitje intensive pesëmujore rreth Biblës, e cila më bëri të ndërtoj zakone të mira studimi. Duke punuar gjysmën e ditëve në reparte të ndryshme në Bethel m’u dha mundësia të shikoja se si vepron organizata e dukshme e Jehovait. Shoqëria me vëllezërit dhe motrat e mirosur ishte një nga përvojat më shpërblyese që pata në Galaad. Unë mësova shumë nga bujaria, mikpritja dhe përulësia e tyre.»
Mbasi u kthye nga Galaadi vëllai Andriamasi u caktua në fushë, me qëllim që ta përdorte sa më mirë atë që kishte mësuar. Stërvitja që kishte marrë e forcoi besimin e tij dhe e aftësoi atë, që nga ana e vet të inkurajonte vëllezërit e krishterë gjatë atyre viteve të vështira. Ai shërben akoma në kohë të reduktuar në caktime të ndryshme në degë. Kohët e fundit po u mëson misionarëve të rinj gjuhën malagaziane.
Vazhdojnë të shërbejnë pavarësisht nga ndalimi
Dëshmitarët e Jehovait, gjatë ndalimit, u përpoqën që të mos tërhiqnin shumë vëmendjen, por megjithatë ata vazhduan të ndiqnin adhurimin e vërtetë. Çdo artikull i Kullës së Rojës u përkthye pa ndërprerje. (Isa. 65:13) Ata takoheshin nëpër shtëpi private për të inkurajuar njëri-tjetrin. (Hebr. 10:23-25) Mbikëqyrësit qarkorë vizitonin kongregacionet; u organizuan kongrese krahinore e asamble qarkore dhe u mbajtën madje edhe grumbullime në shkallë të gjerë, në pyll. Atje, larg qytetit, pjesëmarrja nganjëherë arrinte deri në 1.500 veta. Në vitin 1972, në një apartament të marrë me qira, u ngrit një zyrë bashkë me një depo literature. Një vëlla përgjegjës, nga secili prej 11 kongregacioneve që ekzistonin atëherë, vinte për të marrë literaturën në depo. Vëllai Andrimuara, i cili për njëfarë kohe kujdesej për depon, kujton se vëllezërit i merrnin kutitë e literaturës haptas, në sy të fqinjëve të tyre.
Gjatë viteve të para të ndalimit, Dëshmitarët ishin shumë të kujdesshëm. Në disa raste ata e ndienin se ishin nën mbikëqyrjen e policisë dhe se ishin në ndjekje. Për këtë arsye pjesa më e madhe e dëshmisë së tyre bëhej në mënyrë joformale. Kur bëheshin vizita të shkurtra nga shtëpia në shtëpi, ata shkonin në një shtëpi që gjendej në një bllok dhe pastaj vizitonin një shtëpi në një bllok tjetër. Në vend që ta merrnin literaturën në një çantë, përdornin një thes ose një shportë, në këtë mënyrë, dukej sikur po shkonin në treg. Megjithatë, në pjesën më të madhe, ata mundën të drejtonin studime biblike të pashqetësuar. Vëllai Rakutudzauna, i cili tani shërben në zyrën e degës bashkë me gruan e tij Lea, kujton se kur filloi të studionte, në vitin 1972, studimi i tij bëhej pa ndonjë përpjekje të veçantë për ta mbajtur të fshehtë.
Tepër të kujdesshëm?
Ineni vazhdoi të bënte rregullime për vizitat e mbikëqyrësve të zonës. Këto rregullime të dashura i inkurajuan vëllezërit e
motrat dhe i ndihmuan ata që ta trajtonin situatën e tyre në mënyrë ndërtuese. Në vitin 1973, për shembull, kur Andrea Ramsejer vizitoi Madagaskarin, pa se vëllezërit aty ishin tej mase të kujdesshëm. Vëllai Andrimuara kujton se si arsyetoi vëllai Ramsejer: «A është futur në burg ndonjë në këtë vend për faktin se është një Dëshmitar i Jehovait? Jo. A keni pasur vështirësi të tjera? Jo. Atëherë ndoshta ju jeni tepër të kujdesshëm. A mos është vallë një kujdes i tepruar? Ne nuk duhet të kemi frikë.» Sa e dobishme ishte ajo vizitë! Që atëherë Dëshmitarët vendas predikuan më haptas dhe më me guxim. Si rezultat, gjatë vitit të shërbimit 1974, u raportua një maksimum i ri prej 613 lajmëtarësh, duke e kapërcyer me 30 për qind maksimumin më të lartë të mëparshëm të arritur ndonjëherë, i cili ishte regjistruar para ndalimit.Rifitimi i statusit ligjor
Afër fundit të vitit 1983, vëllezërit—nën emrin e një shoqërie kulturore lokale—bënë kërkesë për njohje ligjore të aktivitetit të tyre. Më 24 shkurt 1984, njohja u dha, por kjo nuk nënkuptonte se u hoq ndalimi ndaj Dëshmitarëve të Jehovait. Sidoqoftë, ky zhvillim i ri u solli një gëzim të madh vëllezërve. Shërbimi në fushë u rrit dhe në muajin prill u arritën dy maksimume të jashtëzakonshme: 1.708 lajmëtarë raportuan në shërbimin në fushë dhe 8.977 persona ishin të pranishëm në Përkujtim. Në këtë mënyrë, numri i lajmëtarëve ishte rritur me 264 për qind dhe prania në Përkujtim ishte rritur me 606 për qind.
Megjithëse kishin njohje ligjore si një organizatë kulturore, në vitin 1993 vëllezërit paraqitën një kërkesë që Dëshmitarët e Jehovait të njiheshin ligjërisht si një shoqatë fetare. Disa muaj më vonë, më 4 tetor 1994, statusi ligjor u dha. Çfarë gëzimi! Tani ata mund të njiheshin edhe një herë në mënyrë të hapur si Dëshmitarë të Jehovait.
Më shumë ndihmë ndërkombëtare
Megjithatë, edhe para kësaj, që në vitin 1987 ishte bërë e mundur që misionarët të riktheheshin në Madagaskar. Në
shtator të vitit 1991 vëllai dhe motra Kuokanen, të cilët kishin qenë duke shërbyer si pionierë specialë në Helsinki, në Finlandë, u kthyen përsëri në Madagaskar dhe vëllai Kuokanen u emërua si koordinatori i Komitetit të Degës. «Madagaskari kishte ndryshuar,—thotë vëllai Kuokanen.—Disa nga vëllezërit dhe motrat që kishim njohur më parë ishin akoma aty, por shumë të tjerë kishin vdekur. Pjesa më e madhe e lajmëtarëve ishin të rinj në të vërtetën.» Në zyrë kishte shumë punë për t’u përballuar. Sidoqoftë, çfarë gëzimi ishte të shihje në gusht të vitit 1991 një maksimum të ri prej 4.005 lajmëtarësh!Dirajlal Bagvanji dhe gruaja e tij Simona, të cilët i kishin përzënë bashkë me të tjerët më 1970, u ftuan, gjithashtu, që të riktheheshin në Madagaskar. Duke qenë se ishte një ndërmjetës i mirë në trajtimin e çështjeve, vëllai Bagvanji e ndihmoi degën për të marrë lejet, dokumentet në doganë dhe dokumentet të tjera zyrtare. Që prej vitit 1992, ai shërben si një anëtar i Komitetit të Degës së Madagaskarit. Shpesh, zyrtarët mbeten të habitur kur shohin një indian, një ish-hinduist, që flet për Jehovain, Jezu Krishtin dhe Mbretërinë e Perëndisë.
Kompleksi i ri i degës
Që nga koha e krijimit të degës, në shtator të vitit 1963, ishin përdorur ndërtesa në një sërë vendesh. Nga viti 1972 deri më 1987, një apartament ishte i mjaftueshëm për t’u përdorur si zyrë dhe si depo literature. Më vonë u mor me qira një shtëpi më e madhe. Gjatë atyre viteve anëtarët e Komitetit të Degës, duke qenë se duhej të kujdeseshin për familjet e tyre, e bënin pjesën më të madhe të punës së degës në shtëpi.
Mirëpo, ndërsa arsimimi biblik përhapej në Madagaskar, nevojiteshin ndërtesa më të përshtatshme për punën. Rreth 5 kilometra larg nga aeroporti ndërkombëtar i Ivatos u ble një truall. Tre vjet më vonë, në prill të vitit 1993, filloi ndërtimi me ndihmën e vëllezërve nga vende të huaja. Uolter Elkou, një kanadez që kishte shumë përvojë në një punë të tillë, erdhi për ta mbikëqyrur
këtë projekt 30-mujor. Shërbëtorë të tjerë ndërkombëtarë e pasuan atë dhe shumë vullnetarë ndërkombëtarë udhëtuan me shpenzimet e tyre për të ndihmuar në ndërtim për tre ose më shumë muaj. Kur ishte në kulmin e saj, brigada përbëhej nga 110 punëtorë ndërkombëtarë dhe vendas. Gjatë fundjavëve, numri i vullnetarëve rritej, meqë vëllezër dhe motra nga kongregacionet lokale kontribuonin për të ndihmuar.Inkurajimi ishte i dyanshëm. Ndonëse shumë nga punëtorët ndërkombëtarë nuk e flitnin gjuhën vendase, këta vëllezër dhe motra me pjekuri frymore lanë shembuj të shkëlqyer në shërbimin në fushë. Një shembull për këtë ishte Devid Smith, i cili ndihmoi për rreth dy vjet si mekanik i pajisjeve të rënda. Ai nuk ishte në gjendje të fliste gjuhën malagaziane, por e dinte se revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! në gjuhën malagaziane mund të jepnin një dëshmi të mirë. Kështu që me një buzëqeshje miqësore, ai qëndronte në rrugë duke mbajtur revistat në njërën dorë, ndërsa me tjetrën tregonte kontributet e sugjeruara. Ai linte nja 80 revista në ditë.
Ndërtesat e shkëlqyera të degës janë me të vërtetë një dhuratë nga Jehovai. Kur u dedikua dega, më 7 dhjetor 1996, për të qenë të pranishëm ishin ftuar 668 Dëshmitarë të vjetër. Ç’ngjarje e lumtur që ishte! Më pas, ditën tjetër, 7.785 veta ishin të pranishëm në një fjalim special të mbajtur në një fushë të hapur që u quajt Galaada. Pse pikërisht atje? Kjo tokë, rreth 6 kilometra larg nga dega, ishte blerë për ngritjen e një salle asambleje. Ç’pamje! Një faqe kodre e mbushur plot me vëllezër dhe motra, të veshur më së miri dhe me çadrat e tyre ngjyra-ngjyra për t’u mbrojtur nga dielli!
Shtohen radhët e shërbëtorëve të plotkohorë
Që nga koha kur pionierët e parë malagazianë filluan shërbimin e tyre të plotkohor, në vitin 1960, radhët e këtyre punëtorëve të zellshëm janë rritur pa ndërprerje vit pas viti. Afërsisht 1 ndër 6 lajmëtarë të Mbretërisë në Madagaskar është tani në
shërbimin e pionierit. Shumë vëllezër të rinj dhe motra të reja e kanë bërë këtë shërbim karrierën e tyre. Për t’i forcuar pionierët, në vitin 1979 në Madagaskar u inaugurua Shkolla e Shërbimit të Pionierit, ashtu siç ishte edhe në vende të tjera. Instruktorët ishin Teodor Andriamasi dhe Feliks Andrimuara, të cilët kishin qenë në shërbimin e plotkohor për shumë vite. Nga ajo kohë qindra pionierë kanë nxjerrë dobi nga ky kurs i vlefshëm.Një nga çështjet e diskutuara më gjatë në shkollë përfshinte shfaqjen e interesit personal ndaj të tjerëve. Shumë nga pionierët e kanë marrë me të vërtetë për zemër këtë çështje. Për shembull, në vitin 1998, kur u caktuan në një qytet të vogël të quajtur Soanierana-Ivongo, në bregdetin lindor, Nin Randremampianina dhe gruaja e tij Verunin e kuptuan nevojën për një interes të tillë personal. Një grua, që ishte edhe pronarja e shtëpisë ku ata banonin, kishte një djalë i cili kishte mbetur sakat si pasojë e poliomelitit. Pionierët specialë i kushtuan kohë djalit për të ndarë me të premtimet e çmuara të Biblës lidhur me jetën në botën e re të Perëndisë. I riu e studioi me gëzim Biblën me Ninin dhe Veruninin. Mirëpo, familja e tij nuk e aprovoi këtë. Mamaja madje u kërkoi pionierëve specialë që t’i thoshin djalit të saj se nuk kishin më kohë të studionin me të. Por, natyrisht, ata nuk mund ta bënin një gjë të tillë. Dashuria e të riut për Jehovain dhe udhët e Tij u rrit me shpejtësi. Brenda tetë muajve ai u pagëzua. Sakaq pionierëve iu kërkua që të largoheshin nga shtëpia.
A u zbeh interesi personal i shfaqur ndaj këtij të riu? Aspak. Karrigia e tij me rrota ishte në një gjendje shumë të keqe dhe tani është thyer fare. Ndonëse për të kishte ardhur një karrige e re, kisha e tij e mëparshme nuk ia dha sepse ai kishte ndryshuar fenë. Kështu që vëllezërit e kongregacionit e ndihmojnë tani vëllanë e tyre sakat që të ndjekë mbledhjet.
Vitet e fundit Shoqata është duke dërguar pionierë specialë të përkohshëm në territore të pacaktuara, me qëllim që t’u japë më shumë njerëzve mundësinë të përfitojnë nga mesazhi
i Mbretërisë. Në nëntor të vitit 1997 në Mahaditra, një qytet i vogël në të cilin jetonte vetëm një lajmëtar, u dërguan dy vëllezër. Çuditërisht, në tetorin e vitit që pasoi, aty u formua një kongregacion me 14 lajmëtarë. Dy pionierët specialë të përkohshëm nuk janë më të përkohshëm, por pionierë specialë të përhershëm në atë qytet.Në qershor të vitit 1996 dy të tjerë shkuan në Mahasube, një qytet i vogël që ishte një territor i virgjër. Ata nuk mundën të largoheshin nga territori pas tre muajsh, siç ishte programuar, pasi njerëzit iu lutën që të qëndronin. Mbas gjashtë muajsh, u formua një grup i veçuar dhe tre muaj më vonë grupi u bë një kongregacion me pesë lajmëtarë dhe dy pionierë të rregullt. Dy pionierët «e përkohshëm» fillestarë janë akoma në atë kongregacion, duke i kushtuar kujdes të madh atij. Në shumë territore të tilla të pacaktuara, u përsëritën rezultate të ngjashme.
Valë e re misionarësh
Madagaskari është një tokë e frytshme. Mbi 20.000 studime biblike në shtëpi janë duke u drejtuar në këtë vend; më shumë se dy për çdo lajmëtar. Nga Dega e Shkollës së Galaadit në Gjermani, u dërguan në Madagaskar, në vitin 1993, gjashtë misionarë për të ndihmuar në vepër. Ata hapën një shtëpi misionare në Toamasina, qyteti i dytë për nga madhësia në Madagaskar, që gjendet në bregdetin lindor. Daniel dhe Elena Kmita, misionarë me përvojë që shërbenin në ishujt Sejshel, morën një caktim të ri për në Ishullin e Kuq të Madh. Pesë çifte pionierësh të rregullt nga pjesa frëngjisht-folëse e Kanadasë dolën, gjithashtu, vullnetarë për të shërbyer këtu. Ivan Tesje, një misionar francez që kishte shërbyer në Paraguaj për shumë vite, erdhi për të ndihmuar në punën në degë. Dante dhe Kristina Boneti, të cilët kishin qenë në Madagaskar si shërbëtorë ndërkombëtarë gjatë ndërtimit të zyrës së degës, u ftuan që të ktheheshin si misionarë. Këta të ardhur të rinj kanë bërë shumë për të rritur frymën e pionierit midis lajmëtarëve vendas. Disa e kanë mësuar gjuhën malagaziane kaq mirë, saqë janë kualifikuar për të shërbyer si mbikëqyrës qarkorë në kongregacionet që flasin gjuhën malagaziane.
Udhëtime për të inkurajuar kongregacionet
Kur vepra qarkore filloi këtu në vitin 1963, mbikëqyrësi qarkor kishte për të vizituar vetëm tri kongregacione në të gjithë vendin. Tani 17 mbikëqyrësit udhëtues janë duke shërbyer në 253 kongregacione dhe grupe. Të udhëtosh në zonat fshatare akoma nuk është e lehtë. Gjatë stinës së shirave, rrugët e pashtruara janë të bllokuara në shumë vende dhe mbikëqyrësit qarkorë duhet të udhëtojnë në distanca të gjata. Për të vizituar disa kongregacione, atyre mund t’u duhet të udhëtojnë për ditë të tëra nëpër shtigje me baltë, vetëm për të vajtur! (Krahaso 2. Korintasve 11:23-27.) Herë pas here vëllezërit nga një kongregacion e shoqërojnë mbikëqyrësin qarkor për ta ndihmuar që të transportojë valixhet e tij deri në kongregacionin tjetër. Ndërsa kapërcejnë lumenjtë—që shpesh janë pa ura—ata futin çdo gjë në një çantë plastike për t’i ruajtur të thata dhe pastaj e mbajnë mbi kokën e tyre. Gjatë stinës së shirave, uji mund t’u vijë deri poshtë sqetullave.
Megjithëse mundësitë e tyre ekonomike janë të kufizuara, vëllezërit vendas janë shumë mikpritës dhe bëjnë ç’munden për t’i mirëpritur mbikëqyrësit udhëtues dhe gratë e tyre. Inkurajimi është i dyanshëm. Çfarë kënaqësie është të jesh me vëllezër dhe motra që po përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre për t’i pëlqyer Jehovait! (Rom. 1:11, 12) Dhe çfarë privilegji është të forcosh besimin e këtyre personave të dashur që janë të çmuar për Jehovain!
Kur godet një ciklon
Jeta në këtë pjesë të botës përfshin edhe përballimin e cikloneve. Çdo vit ka një stinë kur ciklonet godasin ishujt e Oqeanit Indian. Dega i ndjek nga afër njoftimet e motit dhe përgatitet për të ndihmuar vëllezërit në zonat e prekura. Në vitin 1997, Madagaskari u godit nga disa ciklone, duke përfshirë edhe famëkeqin Gretel, i cili goditi bregdetin juglindor. Shumë fshatra dhe dy qytete më të mëdha u shkatërruan. Në zonën e prekur jetonin rreth 100 Dëshmitarë të Jehovait.
Dega dërgoi menjëherë një kamion të vogël dhe një makinë fuoristradë të ngarkuar me ndihma, vegla dhe disa materiale ndërtimi. Bashkë me skuadrën e ndihmës shkoi edhe një mjek. Për të mbërritur në disa vende ku nuk mund të shkohej me automjet, skuadra përdori varka të vogla.
U deshën dy ditë për të shkuar në vendmbërritjen e tyre të fundit, Vangaindrano. Vepra humanitare filloi menjëherë. U siguruan ushqime dhe strehim. Mjeku ekzaminoi çdo familje Dëshmitarësh dhe u dha ilaçet e nevojshme. Përfituan, gjithashtu, edhe familjet e jo-Dëshmitarëve. Kur shumica e pjesëtarëve të skuadrës u kthyen, dy prej tyre qëndruan gati një muaj për të rindërtuar shtëpitë e vëllezërve. Zyra e degës mori shumë letra vlerësimi për ndihmën që dha Shoqata. Bile edhe disa jo-Dëshmitarë deklaruan: «Feja juaj është me të vërtetë e krishterë!»
Jehovai bën të rritet
Misionarët dhe ata që u bënë dishepuj nëpërmjet tyre në Madagaskar, mbollën dhe ujitën farat e së vërtetës së Mbretërisë. Raporti më i vjetër nga Madagaskari u dërgua nga Robert Nisbet dhe Bert Meklaki në vitin 1933. Njëzet e dy vjet më vonë, vepra u ripërtëri dhe në vitin e shërbimit 1956 u vërejt një maksimum prej tetë lajmëtarësh. Në kohën kur misionarët u dëbuan nga vendi, në vitin 1970, në vend kishte 469 lajmëtarë të Mbretërisë. Misionarët nuk ishin më në gjendje t’i ndihmonin siç kishin bërë deri atëherë. Por «Perëndia i bëri të rriten».—1. Kor. 3:6.
Ata që më parë kishin shërbyer në Madagaskar dhe më vonë patën mundësinë të rikthehen në këtë vend, panë dëshminë se personat, me të cilët ata kishin studiuar të vërtetën e Biblës po prodhonin frytet e tyre. Për shembull, Elena Ramanitra, e cila ishte 15 vjeçe kur Irena Karbonó studioi me të, u sëmur nga poliomeliti dhe nuk mundte të ecte më siç duhet. Me gjithë kufizimin dhe kundërshtimin e familjes së saj, Elena nguli këmbë që të bëhej një lajmëtare e lajmit të mirë. Madje edhe mbasi çifti Karbonó u kthye në Kanada, ajo vazhdoi të bënte përparim. Kur Irena u rikthye për një vizitë të shkurtër në vitin 1995, Elena thirri me zë të lartë: «Të gjithë në familjen time e kanë pranuar të vërtetën, përveç babait!»
Me bekimin e Jehovait, rreth vitit 1980, i vogli në Madagaskar ishte bërë një mijë, me një maksimum prej 1.021 lajmëtarë të Mbretërisë. (Isa. 60:22) Në vitin 1993 maksimumi i lajmëtarëve kapërceu shifrën 5.000 dhe ai arriti një maksimum të jashtëzakonshëm për të gjitha kohërat me më shumë se 10.300 vetë, në vitin 1999.
Ç’mund të thuhet për të ardhmen?
Një e ardhme e shkëlqyer shtrihet përpara për veprën e predikimit të Mbretërisë në Madagaskar. Në vitin 1956 shtatë njerëz morën pjesë në Përkujtimin e parë që ishte kremtuar ndonjëherë
në këtë ishull. Prania vazhdoi të rritej deri në një maksimum të paparë prej 46.392 të pranishëm në vitin 1999. Po në të njëjtin muaj, ishin 10.346 lajmëtarë në të gjithë ishullin. Pa shiko, mesatarisht, çdo lajmëtar solli tre persona të interesuar në këtë ngjarje shumë të rëndësishme!Ky Ishull i Madh i Kuq vazhdon të jetë një parajsë për të gjithë ata, të cilët të shtyrë nga dashuria për Jehovain dhe për njerëzit, dëshirojnë të ndajnë të vërtetën biblike me të tjerët. Në këtë vend ka dhjetëra mijë njerëz të përulur që dëshirojnë të dinë më shumë për Jehovain. Ata nuk janë të shquar në botë, as nuk janë të pasur materialisht. Ushqimi i tyre zakonisht përbëhet vetëm nga oriz, pak mish dhe disa barishte. Në shumë qytete dhe fshatra, njerëzit nuk kanë as energji elektrike, as ujë të rrjedhshëm. Në fshatra nuk ka gjithmonë bukë, për të mos e përmendur pastaj gjalpin dhe djathin. Megjithatë, vëllezërit tanë të dashur dhe motrat tona të dashura falënderojnë Jehovain për ushqimin e përditshëm dhe gëzojnë jetën e tyre të thjeshtë. Në vend që të jenë «të shqetësuar, duke thënë: ‘Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi’», ata përpiqen të vazhdojnë të kërkojnë së pari Mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë. (Mat. 6:31-33) Ata janë mirënjohës për privilegjin që i shërbejnë Jehovait, Sovranit Universal dhe bashkohen me psalmistin duke thënë: «Jehovai vetë është bërë mbret! Le të gëzojë toka. Le të ngazëllejnë shumë ishuj.»—Ps. 97:1, BR.
Një fjalë e urtë malagaziane këshillon: «Ji si një kameleon; mbaje njërin sy në të kaluarën dhe tjetrin në të ardhmen.» Është mirë të mbahet një sy në të kaluarën për të mësuar nga përvojat e mëparshme. Por nuk nxjerr asnjë dobi nëse përpiqesh të jetosh me të kaluarën. Përpara nesh është shpalosur e ardhmja. Kohët më të mira shtrihen përpara. Jehovai ka vënë përpara nesh jetë—jetë të përhershme—në një parajsë globale të mbushur me njerëz që me të vërtetë e duan njëri-tjetrin. Dëshmitarët e Jehovait në Madagaskar janë të vendosur që të mbajnë sytë e tyre të fiksuar te ky synim.
[Figura që zë gjithë faqen 224]
[Figurat në faqen 230]
(1) Noel Rabeasi, (2) Robert Nizbet, (3) Bert Meklaki, (4) Adam Lisiak, (5) Eduard Marló, (6) Narsis Marló
[Figura në faqen 233]
Rimo dhe Vera Kuokanen
[Figura në faqen 235]
Feliks Andrimuara, një nga pionierët e parë specialë vendas
[Figura në faqen 236]
Çdo gjë bëhej me dorë
[Figura në faqen 237]
Luiza Rasumalala, një përkthyese nga një kohë e gjatë
[Figura në faqen 245]
Teodor Andriamasi duke u mësuar gjuhën malagaziane misionarëve të rinj
[Figurat në faqen 251]
Kompleksi i përfunduar i degës dhe Komiteti i Degës (nga e majta në të djathtë): Eleha, Rimo Kuokanen, Dirajlal Bagvanji