Ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar
Ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar
Kongreset vjetore të Dëshmitarëve të Jehovait janë ndër ngjarjet më të shënuara të vitit. Seritë e kongreseve krahinore që filluan në mesin e vitit 1999 kishin temën «Fjala profetike e Perëndisë». Programi theksonte vlerën e leximit të përditshëm të Biblës dhe e përforcoi këtë me një dramë që tërhiqte vëmendjen në tregimin rreth Jakobit dhe Esaut. Fjalimet përfshinin një vështrim të përgjithshëm të profecive që gjenden në librin e Danielit dhe një trajtim të hollësishëm të librit të Habakukut. Programi e vuri theksin në afërsinë e mbarimit të sistemit të vjetër. Përveç shqyrtimit që i bëri veprës së dëshmisë që po kryhet tani, ai e përqendroi vëmendjen tonë rreth perspektivave Zbul. 21:5.
emocionuese që përmban premtimi i Jehovait, që të ngroh zemrën, për ‘të bërë çdo gjë të re’.—Kongresistët u gëzuan kur morën në 47 gjuhë librin e ri, Kushtoju vëmendje profecive të Danielit! Në Kore kishte edhe një gëzim më shumë—po, një entuziazëm të paparë—që kishte të bënte me marrjen e Përkthimit Bota e Re të Shkrimeve të Shenjta në gjuhën koreane.
Në mënyrë të çuditshme, megjithëse lufta ziente prej muajsh, në Jugosllavi u bë e mundur që të dilnin Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën serbe. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar, Shkrimet e Krishtere Greke dolën, gjithashtu, në vende fqinje, ku fliten gjuhët kroate dhe maqedonase. Këto botime u pritën me lot gëzimi.
Në Jugosllavi kishte një arsye të veçantë për gëzim. Gjatë muajit mars vendi përgatitej për luftë. Bombardimi i Beogradit do të thoshte që lidhjet telefonike do të ishin të pasigurta dhe do të kishte vështirësi në dërgimin e materialit nga përkthyesit në Beograd, deri në shtypshkronjën në Gjermani. Ditën e martë, më 23 mars, u bë aq e sigurt se do të fillonin sulmet ajrore, saqë vëllezërit në Beograd, që po përgatitnin këtë botim të ri të kongresit, vendosën të punonin gjithë natën. Të nesërmen në mëngjes, dokumentet e nevojshme elektronike ishin duke u dërguar. Disa orë më vonë filloi bombardimi. Edhe pse ishte e detyruar të hynte në vendstrehime, skuadra e përkthimit ishte e lumtur!
Gëzimi i tyre u bë edhe më i plotë kur Bibla e shtypur u paraqit në mes të një entuziazmi të madh, katër muaj më vonë, në kongresin në Beograd. Kur çdonjëri kishte marrë kopjen e tij personale, vendi i kongresit u boshatis me të shpejtë. Vëllezërit po shkonin në dhomat e tyre për të lexuar Biblën. Të rrethuar siç janë nga një botë në të cilën ndarjet etnike dhe fetare kanë çuar në vrasje dhe në urrejtje të tërbuar, ata ishin të bindur se nuk mund të merrnin një dhuratë më të shkëlqyer.
Fundjavën që pasoi u mbajt i pari i një serie prej tetë kongresesh në Indonezi, një vend i madh në Lindje që ka qenë, gjithashtu, i pllakosur nga dhuna prej fraksioneve politike dhe fetare. Në kongresin në Xhakartë kishte 15.666 të pranishëm nga shumë pjesë të vendit. Për herë të parë, pagëzimi u bë pikërisht në vendin e kongresit, i cili u pushtua nga një entuziazëm i madh, ndërkohë që auditori shikonte në ekrane të mëdhenj televizivë pagëzimin e 430 personave. Sidoqoftë emocioni arriti kulmin kur u njoftua se i tërë Përkthimi Bota e Re në gjuhën indoneziane ishte shtypur tashmë dhe shpresohej se do të ishte së shpejti në dispozicion për t’u shpërndarë.
Ndjekja e udhës hyjnore të jetës
Natyrisht viti i shërbimit 1999 filloi në shtatorin e 1998-s. Gjatë muajve të parë të vitit të shërbimit, vazhduan Kongreset Ndërkombëtare «Udha hyjnore e jetës». Tashmë shumë prej tyre ishin mbajtur në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë. Por që nga shtatori deri në janar ishin mbajtur edhe 13 kongrese të tjera ndërkombëtare në Afrikë, Azi, Australi dhe Amerikën Latine.
I pari prej këtyre në vitin e shërbimit 1999 u mbajt në San Paulo, Brazil, nga 18 deri më 20 shtator 1998. Ishin në zhvillim e sipër kongrese të njëkohshme në 16 vende të tjera, duke përfshirë edhe një në stadiumin gjigant Marakana në Rio de Zhaneiro. Mijëra delegatë erdhën nga 15 vende. Midis tyre përfshiheshin 54 misionarë, 23 prej të cilëve kishin shkuar për të shërbyer nga Brazili në Mozambik. Të dielën kur u paraqit një rezolutë që shpallte se udha hyjnore ishte udha më e mirë e jetës, një numër i paparë prej 516.333 të pranishmish në këto 17 vende kongresi e miratoi atë me një përgjigje gjëmuese Sim (Po)!
Po në të njëjtën fundjavë, 63.886 delegatë të tjerë mbushën stadiumin Olimpik në Seul, Kore. Në aeroport, gjatë ditëve para fillimit të kongresit, 3.046 delegatët e huaj i mirëpritën
qindra Dëshmitarë koreanë, ku nuk mungonin edhe motra të veshura me veshje tradicionale shumëngjyrëshe. Mbas fjalimit të fundit, ndërsa delegatët e huaj drejtoheshin tek autobusët e tyre, mijëra kongresistë formuan atë që disa e përshkruan si një korridor dashurie dhe ndërsa delegatët kalonin përmes tij, Dëshmitarët koreanë u thërrisnin vizitorëve të tyre: «Do të shihemi në Parajsë!» dhe «Ju duam shumë!» Lot gëzimi vërshuan në sytë e shumë të pranishmëve.Pa u tharë mirë lotët e delegatëve në Seul uragani Xhorxh goditi Porto Rikon. Kongresi ndërkombëtar i radhës duhej të fillonte në Porto Riko të premten vijuese. A do të bëhej e mundur kjo? Si pasojë e stuhisë, pritej që i tërë ishulli të mbetej pa energji elektrike për disa javë. Furnizimi me ujë u ndërpre; aeroporti i San Huanit u mbyll; shtëpitë e vëllezërve vendas, ku mendohej të strehoheshin qindra delegatë të huaj, u dëmtuan. Për shkak të shkatërrimit, vetëm njëri nga katër vendet e planifikuara për kongres, stadiumi Hiram Bithorn, mbeti në dispozicion për përdorimin tonë. Megjithatë, si për çudi, çdo problem u zgjidh njëri pas tjetrit. Pjesëmarrja në atë kongres arriti një maksimum prej 15.065 vetash!
Më shumë se një muaj më vonë, nga 30 tetori deri më 1 nëntor, u mbajtën tri kongrese ndërkombëtare në Australi (në Brisbein, Melburn dhe Sidnei). Xhon Barr, Milton Henshel, Llojd Berri dhe Teodor Xharac, nga Trupi Udhëheqës morën pjesë në këto kongrese. Dy të fundit prej tyre kishin shërbyer njëherë e një kohë në Australi. Ishin të pranishëm edhe shumë misionarë të zellshëm që ishin dërguar nga Australia për të shërbyer në vende të tjera.
Aty nga fundi i vitit 1998 kongrese të tjera ndërkombëtare u mbajtën në Afrikë. Në Nairobi, Kenia, vëllezër nga 16 vende të ndryshme ishin të ngazëllyer për faktin se bënin pjesë midis 24.502 personave që u mblodhën në Qendrën Ndërkombëtare të Sporteve Moi, në muajin dhjetor.
Javën që pasoi katër kongrese ndërkombëtare u mbajtën në Afrikën e Jugut (në Kejptaun, Durban, Johanesburg dhe Pretoria), me një total pjesëmarrësish prej 83.858 vetash dhe 1.626 të pagëzuar. Kongreset ndërkombëtare u pasuan nga një seri prej 18 kongresesh krahinore. Këto u ndoqën nga 53.901 të pranishëm, dhe 1.065 persona të tjerë u pagëzuan. Në të njëjtën kohë doli i plotë Përkthimi Bota e Re në gjuhën tsonga. Dashuria dhe uniteti që dallohej midis të gjithë këtyre kongresistëve ishte një dëshmi e qartë se atyre me të vërtetë u shkon për shtat përshkrimi i dhënë nga Jezui, kur tha: «Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.»—Po të njëjtën fundjavë, në fund të dhjetorit, u mbajt një kongres në Abixhan, Bregu i Fildishtë, në Afrikën Perëndimore. Programi u prezantua në frëngjisht, anglisht dhe në gjuhën tui. Në një kohë kur në atë vend ka vetëm 6.000 lajmëtarë—dhe ndoshta 500 të tjerë që erdhën nga jashtë—pjesëmarrja arriti një shifër befasuese prej 16.009 personash që ishin të dëshiruar të mësonin rreth udhës hyjnore të jetës!
Në fund, për të mbyllur këtë seri mbarëbotërore të 32 kongreseve ndërkombëtare, mbi 19.000 lajmëtarë në Kosta Rika ishin të gëzuar të shihnin 34.431 persona të mbledhur gjatë tri ditëve të para të vitit 1999. Në aeroport rreth 4.000 Dëshmitarë vendas morën pjesë në pritjen e delegatëve që erdhën me 42 fluturime ndërkombëtare. Ata formuan një korridor me Dëshmitarë duke duartrokitur dhe duke përshëndetur delegatët që vinin me fjalët: «Bienvenidos, hermanos!» (Mirë se erdhët, vëllezër!) Përzemërsia e shprehur nga vëllezërit preku edhe një shitës në aeroport i cili kërkoi një studim biblik në shtëpi.
Seria e kongreseve ndërkombëtare pati një ndikim pozitiv mbi shumë nga ata që nuk janë Dëshmitarë, të cilët vërejtën dashurinë e treguar midis delegatëve. Ajo forcoi, gjithashtu, lidhjet ndërkombëtare midis vetë Dëshmitarëve të Jehovait. Ajo ishte një dëshmi e qartë se Jehovai në fakt është duke mbledhur Zbul. 7:9, 10, BR.
«një shumicë të madhe . . . prej çdo kombi, fisi dhe gjuhe», njerëz që i kanë drejtuar sytë për shpëtim nga Jehovai dhe Biri i tij Jezu Krishti, me perspektivën që të jetojnë në botën e Tij të re të drejtësisë.—Të duam «me vepra dhe në të vërtetë»
Dashuria që tregojnë Dëshmitarët e Jehovait për njëri-tjetrin shkon përtej buzëqeshjeve dhe shtrëngimit të duarve në Sallat e tyre të Mbretërisë. Ajo nënkupton më shumë sesa ofrimin e mikpritjes delegatëve të kongresit nga vende të tjera. Si studentë të Biblës, Dëshmitarët e Jehovait e dinë mirë çfarë është shkruar në 1. Gjonit 3:17, 18: «Nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë? Djema të rinj, të . . . duam . . . me vepra dhe në të vërtetë.» Stuhitë e dhunshme, thatësirat dhe luftërat civile gjatë vitit të kaluar kanë shtrënguar shumë persona nga populli i Jehovait të jenë në rrethana të tilla nevoje. Si reagoi vëllazëria ndërkombëtare?
Në shtator të vitit 1998, përmbytjet rrënuan shtetin e Çiapas në Meksikë. Disa javë më vonë, uragani Xhorxh rrahu brigjet e ishujve Shën Kits, Nevis, Porto Riko, Republikën Dominikane dhe Haitin, dhe më pas goditi pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Afro një muaj pas kësaj, uragani Mitç, me një shpejtësi ere 290 kilometra në orë, u përplas me vrull në brigjet e Hondurasit, shkaktoi përmbytje në disa pjesë të Nikaraguas dhe më pas kositi mespërmes Salvadorin dhe Guatemalën, përpara se të fashitej në Meksikë. Përveç 50 Sallave të Mbretërisë dhe 2 Sallave të Asambleve, u shembën ose u dëmtuan rëndë më shumë se 1.800 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait. Të mbjellat u rrafshuan. Zotërimet personale u shkatërruan. Në disa vende kongregacione të tëra u detyruan të shpërnguleshin nga zona.
Nevoja për ushqim, ujë, veshje dhe ilaçe ishte e madhe. Dëshmitarët në zonat që nuk ishin prekur nga stuhitë reaguan menjëherë. Në disa vende, sapo dëgjuan mbi dëmtimet,
Dëshmitarët filluan të vijnë në zyrën e degës me ushqime, veshje dhe para për të ndihmuar vëllezërit e tyre të krishterë. Vëllezërit, kur nuk mund të arrinin për t’i sjellë me makina ose kamionë ndihmat materiale në zonat e shkatërruara, përdorën kanoe, biçikleta dhe ngarkuan pakot në kurriz. Pleqtë vendas bënë të pamundurën për t’i ndihmuar vëllezërit të strehoheshin në shtëpitë e vëllezërve të tjerë. Mjekët që janë Dëshmitarë vunë në dispozicion shërbimin e tyre.Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait koordinoi dhënien e ndihmës financiare si edhe dërgimin e ndihmave urgjente me ushqim, veshje dhe pajisje ndërtimi nga vendet e afërta. Dërgesat u bënë me avionë çarter, me anije dhe me kamionë. Vëllezërit dhe motrat në zonat e shkatërruara shprehën pa pushim çmueshmërinë e tyre të thellë për dashurinë e treguar nga vëllazëria mbarëbotërore.
Komitetet Rajonale të Ndërtimit, të cilat janë caktuar për të ndihmuar në ndërtimin e Sallave të Mbretërisë, u mobilizuan që të ndihmonin në pastrimin dhe riparimin e shtëpive. Shtatë Galatasve 6:10, ata e vunë theksin më të madh në dhënien e ndihmës vëllezërve dhe motrave të tyre frymorë. Por ata, gjithashtu, riparuan edhe çatinë e një shkolle dhe riparuan shtëpitë e disa fqinjëve të moshuar, të cilët nuk kishin fëmijë që t’i ndihmonin. Në Republikën Dominikane, Dëshmitarët vendas pastruan zonën përreth një spitali.
grupe nga Shtetet e Bashkuara, me rreth 30 vullnetarë secili, udhëtuan me shpenzimet e tyre për të punuar një javë në riparimin e shtëpive të Dëshmitarëve të tjerë në Shën Kits dhe Nevis. Një numër tjetër prej 600 vullnetarësh shkuan me avion në Porto Riko për të ndihmuar në riparimin dhe rindërtimin atje. Në harmoni me udhëzimin e Biblës që gjendet nëNë Porto Riko një grup vëllezërish udhëtuan deri në malin Jabukoa për të ndihmuar në rikonstruksionin e një shtëpie ku jeton një Dëshmitare me burrin e saj që nuk është Dëshmitar. Fqinjët ishin tallur me të kur ajo u kishte thënë se vëllezërit e saj të krishterë do të vinin për ta ndihmuar. Kur vëllezërit mbërritën, ajo gati sa s’fluturonte nga gëzimi. Në pak orë, matanë rrugës, ishin mbledhur rreth 200 spektatorë. Gjatë gjithë ditës ata qëndruan e bënë sehir, ndërkohë që brigada e vëllezërve punonte. Mbasi montuan derën e jashtme, vëllezërit shkuan te motra me një tufë lulesh dhe me çelësat e shtëpisë së rindërtuar. Kur u ndezën dritat, fqinjët shpërthyen në duartrokitje. Si rezultat i asaj që panë, shumë njerëz që banonin në atë rrugë, të cilët i kishin shmangur më parë Dëshmitarët, tani ishin të gatshëm të dëgjonin mesazhin e Mbretërisë.
Ndërkohë, në Evropë, përmbytjet e ashpra që ndodhën në Ukrainën Perëndimore gjatë muajit nëntor dhe në Amerikën e Jugut, një tërmet që ra në Kolumbi gjatë muajit janar, shkaktuan shkatërrime të tjera. Përsëri, e njëjta lloj ndihme e dashur u dha nga ana e popullit të Jehovait.
Kur lufta civile në Angola u shkallëzua edhe një herë gjatë vitit 1999, solli si rezultat më shumë se 1.700.000 refugjatë. Vëllezërit punuan pa u lodhur për të ndihmuar shokët e tyre Dëshmitarë që u bënë refugjatë, bashkë me shumë të tjerë, që të merrnin gjërat e domosdoshme për jetesë. Sasia prej 34 tonësh me ushqime dhe veshje, që u dërgua nga degët e Italisë, Portugalisë dhe Afrikës së Jugut, iu shpërnda atyre që kishin lënë shtëpitë dhe qytetet e tyre. Madje u bë e mundur që të dërgoheshin disa nga këto ndihma deri brenda zonave të luftimit ku prej muajsh vazhdonin bombardimet.
Kur filloi viti i shërbimit, dega e Kongos (Kinshasa) njoftoi Trupin Udhëheqës se si pasojë e luftës civile dega kishte nevojë për ndihmë materiale për të ndihmuar mbi 200.000 njerëz. U morën masa të menjëhershme që degët e Britanisë, Belgjikës, Francës, Zvicrës dhe Afrikës së Jugut të dërgonin ushqime dhe të siguronin fonde për blerjen e materialeve shtesë në vende të tjera afrikane. Dëshmitarët e Jehovait në Evropë mblodhën dhe dërguan me avion më shumë se 75 tonë ndihmë humanitare.
Por luftimet në Kongo nuk kishin mbaruar. Kriza të reja u përhapën. Më 7 shkurt 1999 familjes Bethel në Selinë Botërore në Nju Jork iu bë ky njoftim në lidhje me situatën në Republikën Demokratike të Kongos: «Për shkak të luftës civile, 30.000 lajmëtarë në lindje të vendit mbahen në sajë të ndihmave. Zyra e degës në Kinshasa nuk është në gjendje që të lidhet me këta vëllezër. Megjithatë, Trupi Udhëheqës ka aprovuar që dega e Belgjikës të dërgojë ndihma me avion. Fluturimi i parë do të bëhet gjatë kësaj jave dhe një mision i dytë do të fillojë më 20 shkurt. Me misionin e dytë do të dërgohet edhe një ekip mjekësh.» Vëllezërit nga Evropa punuan bashkë me 11 komitete ndihme të emëruar zyrtarisht, që përbëheshin nga Dëshmitarë të Jehovait në Kongon Lindore.
Disa nga refugjatët kishin ikur në vendet e afërta. Mijëra veta kishin shkuar në Zambian fqinje. Atje agjencitë e ngritura për këtë punë dhanë shumë ndihmë; Dëshmitarët e plotësuan këtë ndihmë
me batanije, veshje dhe me pajisje gatimi dhe bujqësore. Kur një vëllai të moshuar i dhanë një batanije, atij i ra të fikët. Ai kurrë më parë nuk kishte pasur një batanije të re që të ishte e vetja. Kur një mbikëqyrës qarkor po shkonte në Zambia, gjeti një vëlla sakat nën një pemë. Mbikëqyrësi qarkor e hipi në biçikletën e tij dhe filloi ta shtynte. Kur kodrat ishin shumë të pjerrëta, vëllai i gjymtuar zbriste, lidhte copa gomash makine në gjunjë e në duar dhe përpiqej për të ecur përpara këmbadoras derisa të arrinte në majë. Më në fund ata arritën shëndoshë e mirë në qytetin Kaputa, në Zambia. Aty dega i pajisi të gjithë me literaturë në gjuhën suahili, për t’i përdorur në mbledhjet e tyre të kongregacionit. Në prill, në një mbledhje me më shumë se 2.000 prej këtyre refugjatëve, vëllezërit nga zyra e degës u dhanë atyre inkurajim të dashur frymor. Refugjatët—si të rriturit, dhe fëmijët—shumica prej tyre pa librat e këngëve, kënduan me gjithë zemër këngë të tilla, si: «Jehovai, siguruesi i shpëtimit», «Jehovai është strehimi ynë», «Të falënderojmë, o Jehova» dhe «Premtimi i Perëndisë për parajsën».Zell në predikimin e lajmit të mirë
Sidoqoftë, dashuria e treguar nga Dëshmitarët e Jehovait në shpalljen e lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë, është akoma edhe më e shquar. Si përgjigje ndaj udhëzimit të dhënë nga Jezu Krishti, ata bëjnë përpjekje që t’ia shpallin lajmin e mirë çdo njeriu të mundshëm. (Mar. 13:10) Duke bërë këtë vepër ata ofrojnë me bujari veten dhe aftësitë e tyre. Gjatë vitit të kaluar, në këtë aktivitet mori pjesë një maksimum prej 5.912.492 lajmëtarësh dhe ata dedikuan në këtë shërbim 1.144.566.849 orë. Shumë Dëshmitarë i rregulluan punët e tyre që të shërbenin si pionierë të rregullt ose si pionierë ndihmës.
Këta pionierë vijnë nga ambiente të llojeve të ndryshme. Mijëra janë të rinj që e kanë mbaruar shkollën ose që e kanë përshtatur programin e tyre të mësimit në atë mënyrë që të mund të shërbejnë si pionierë ndërsa vazhdojnë shkollën. Të tjerë janë gra shtëpiake; Mat. 6:19-22, BR) Kohët e fundit, kur i ofruan një mundësi për të bërë karrierë në botë me një rrogë të lartë, ai e refuzoi atë, sepse ajo do të thoshte të harxhonte më shumë orë në punën në botë, të mungonte në mbledhjet e krishtere, të qëndronte larg familjes për gjashtë muaj dhe të linte shërbimin e pionierit. Ai zgjodhi të kërkonte më parë Mbretërinë, i sigurt se Jehovai do të vazhdonte të bekonte përpjekjet e tij për të mbajtur familjen.
disa janë burra, që ndër të tjera, edhe punojnë për të mbajtur familjet e tyre. Një plak i krishterë, që është gjithashtu edhe kryefamiljar në ishullin Shën Luçia, është në gjendje të shërbejë si pionier, sepse tregohet i vëmendshëm për ‘ta mbajtur syrin të thjeshtë’. (Një Dëshmitare 95-vjeçare në Antiguë e ka provuar shërbimin e pionierit një herë ose dy herë në vit, për aq kohë sa nuk mbahet mend. Duke shpjeguar se përse vazhdon ta bëjë këtë përpjekje, ajo thotë: «Jehovai më ka dhënë fuqi dhe energji përtej asaj që mund të mbaj, dhe e shoh këtë si një rast për të treguar dashurinë time për të.»
Një motër në Danimarkë, e cila është nga mesi i të 60-ave, vendosi të bëhej një pioniere ndihmëse. Pse? Ajo shpjegoi: «Unë besoj se ka qenë leximi im i Biblës ai që më dha shtytjen. . . . Jam e bindur se pikërisht ashtu siç mund të ndikohesh për keq, për shembull, nga televizori, mund të ndikohesh, gjithashtu, për mirë nga leximi çdo ditë i Fjalës së Jehovait. Kjo më ka dhënë një nxitje të fuqishme.»
Duke qenë se njerëzit kudo janë duke ndier një presion në rritje për të siguruar nevojat e tyre fizike, në janar të vitit 1999 Trupi Udhëheqës bëri një rregullim në kërkesën e numrit të orëve për pionierët e rregullt (duke e zvogëluar atë nga 90 në 70 orë në muaj) dhe për pionierët ndihmës (nga 60 në 50). Çfarë bekimi që ishte! Kjo gjë u krijoi mundësinë shumë personave që po shërbenin tashmë si pionierë që të qëndronin në radhët e tyre, dhe mijëra të tjerëve u dha mundësinë që të hynin në to. Për shumë veta, ajo ishte një dëshmi më shumë e faktit që «Zoti është i mirë».—1. Pjet. 2:3.
Gjatë muajve që pasuan këtë rregullim, dega e Australisë vërejti një rritje prej më shumë se 400 për qind në numrin e atyre që u futën në radhët e pionierëve të rregullt. Kolumbia pati një rritje prej afro 300 për qind. Në Ukrainë numri i pionierëve u rrit çdo muaj dhe raporti në atë vend tregon 42 për qind më shumë sesa ishin vitin e kaluar. Në Mikronezi çdo kongregacioni iu shtua mesatarisht më shumë se një pionier. Në Liberi, ku shumica e vëllezërve bëjnë një jetë të pasigurt, duke u mbajtur gjallë ditë për ditë me atë që fitojnë nga tregtia e vogël, ndryshimi në kërkesën e orëve u pasua nga tetë maksimume të njëpasnjëshme në numrin e pionierëve të rregullt.
Radhët e pionierëve ndihmës, gjithashtu, u shtuan. Në Austri gjatë tre muajve të parë të vitit 1999 kishte 56 për qind më shumë sesa vitin paraardhës. Gjatë së njëjtës periudhë, Malajzia raportoi 103 për qind pionierë ndihmës më shumë. Danimarka përjetoi një rritje prej 91 për qind gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. Në Kore, ku janari është një muaj i favorshëm për të bërë një aktivitet më të zgjeruar, 57 për qind e lajmëtarëve ishin në ndonjë formë të shërbimit të pionierit atë muaj.
Ndërkaq, programi «Pionierët ndihmojnë të tjerët» vazhdon të sjellë rezultate të mira. Një motër në kongregacionin filipinas në Ankorixh të Alaskës, tha: «Ka 11 vjet që e kam njohur të vërtetën. Shërbimi në fushë, kur shkoja pa ndonjë synim në mendje, ishte thjesht një rutinë.» Por pasi punoi për një periudhë me një pioniere vendase, shërbimi në fushë u bë edhe më domethënës për të. Ajo çmoi urgjencën e veprës. Pati më shumë interes për njerëzit dhe ishte në gjendje të fillonte studime biblike. Në Afrikën e Jugut një motër pioniere ndihmoi një lajmëtare tjetër që të gjente një kënaqësi më të madhe duke u folur kalimtarëve dhe jo vetëm duke pritur që njerëzit t’i përgjigjeshin pas citofonit. Ato, gjithashtu, uleshin së bashku dhe diskutonin mbi synime të ndryshme në shërbim. Nga fundi i programit gjashtëmujor ajo lajmëtare ishte një pioniere e rregullt. Bashkë me motrën që e ndihmoi ajo është duke provuar më shumë gëzim në shërbim, sesa kurrë më parë.
E vërteta biblike në formë të shtypur
Që prej ditëve të Moisiut, Jehovai ka siguruar mësim frymor në formë të shkruar. Ky ka qenë gjithmonë i përforcuar me mësimin gojor. Megjithatë, faqja e shtypur ka qenë një faktor i rëndësishëm për të përhapur lajmin e mirë. Si Bibla, ashtu edhe literatura që e shpjegon atë janë botuar në sasi të mëdha. Vetëm vitin që shkoi, Dëshmitarët e Jehovait shtypën 1.026.706.628 revista Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! dhe prodhuan 41.579.805 libra dhe 71.221.759 broshura e libreza, bashkë me një numër të madh fletushkash. Kjo gjë po bëhet në 332 gjuhë.
Njerëzit në shumë vende kanë nxjerrë dobi nga ky aktivitet. Atolet koralorë që formojnë ishujt Tuvalu kanë një popullsi prej vetëm 9.403 banorësh. Kulla e Rojës shtypet në gjuhën e tyre dhe tani atje 45 persona adhurojnë Jehovain. Megjithëse Republika e Afrikës Qendrore është larg nga bota e industrializuar, Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! atje janë shpërndarë gjerësisht në gjuhët arabisht, anglisht, frëngjisht, lingala, sango dhe zande. Në atë vend ka 2.305 Dëshmitarë dhe më tepër se pesëfishi i këtij numri erdhi në Përkujtimin e vitit të kaluar. Angola është e rrënuar nga lufta civile, dhe shumë njerëz janë në skamje, megjithatë vitin e kaluar Kulla e Rojës filloi të shfaqej si një botim i përmuajshëm në gjuhën umbundu, në dobi të dy qarqeve të Dëshmitarëve të Jehovait në këtë vend dhe të shumë njerëzve të cilët ata i ndihmojnë frymësisht. Mbi 26 milionë revista u shpërndanë në Ukrainë këtë vit që kaloi. Mbasi kishte kërkuar Perëndinë e vërtetë për 20 vjet, një burrë u bind se e kishte gjetur të vërtetën kur lexoi një numër të vetëm të revistës Zgjohuni! Të 107.045 lajmëtarët që shërbejnë në Ukrainë ishin të gëzuar të shihnin dhe 12.320 të pagëzuar të tjerë gjatë vitit.
Në Kolumbi, një gruaje të pikëlluar, iu la fletushka Çfarë shprese ka për të vdekurit? Ajo nuk kishte qenë asnjëherë e interesuar për fenë, por i interesonte kjo temë meqë i kishte vdekur djali nga një tërmet. Ajo fletushkë çoi në një studim biblik. Në Lituani një Dëshmitar i dha një gruaje broshurën A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? Gruaja kishte një nevojë të ngutshme për ndihmën që vetëm Perëndia mund ta japë. Ajo pranoi të bënte një studim biblik në shtëpi dhe përparoi shpejt drejt dedikimit dhe pagëzimit. Po, botimet vlerësohen nga shumë njerëz dhe janë mjete të çmuara për të shpallur lajmin e mirë.
Të mësuar nga Jehovai
Jehovai vazhdon t’i mësojë në mënyra të shumta dhe të ndryshme shërbëtorët e tij, për t’i pajisur ata për veprën që janë duke bërë dhe për t’i përgatitur për aktivitete të ardhshme. (Isa. 54:13) Përveç kësaj, në më shumë se 230 vende, njerëzit po ftohen personalisht për të përfituar nga programi i mrekullueshëm i arsimimit që po kryen Jehovai. Miliona njerëz, që janë «të prirur siç duhet për jetën e përjetshme», iu përgjigjën kësaj ftese dhe vitin që shkoi me këta persona po drejtoheshin, çdo muaj, mesatarisht 4.433.884 studime biblike pa pagesë në shtëpi. (Vep. 13:48, BR) Çfarë bekimesh morën ata kur panë t’u shpjegoheshin Shkrimet në një mënyrë me të vërtetë të kuptueshme!
Mësimi që jep Jehovai nëpërmjet organizatës së tij përfshin, gjithashtu, stërvitje të posaçme të llojeve të ndryshme. Edhe një herë, këtë vit, mijëra veta nxorën dobi nga Shkolla e
Shërbimit të Pionierit, pasi kishin përfunduar vitin e parë si pionierë të rregullt. Gjatë vitit të shërbimit, 40 degë hapën dyert për Shkollën e Stërvitjes për Shërbim. Atë e ndoqën vëllezër të kualifikuar nga kontinenti i Amerikës, i Azisë, i Evropës, i Afrikës dhe nga ishujt e detit: gjithsej nga 89 vende. Këtë shkollim special e morën 2.174 persona. Anëtarë të Komiteteve të Degëve nga 43 vende erdhën në Qendrën e Arsimimit Watchtower në Paterson, Nju Jork, për të ndjekur për dy muaj një program special stërvitjeje. Studentët që morën pjesë në Shkollën e Galaadit, ku provuan kënaqësinë e një studimi të thellë pesëmujor të Biblës, morën caktime si predikues dhe mësues të Fjalës së Perëndisë në 31 vende të ndryshme.Veç kësaj, në Qendrën e Arsimimit Watchtower filloi një shkollë e re për mbikëqyrësit udhëtues. Në muajin maj, klasa e parë me 48 persona, filloi një kurs tetëjavor. Në të morën pjesë mbikëqyrës krahinorë dhe qarkorë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Stërvitja që morën kishte të bënte me mësimin në klasë dhe me punën në Repartin e Shërbimit. Iu kushtua vëmendje çdo aspekti të punës së tyre, dhe një gjë e tillë do t’u sjellë dobi të madhe disa mijëra vëllezërve dhe motrave në kongregacionet dhe qarqet ku shërbejnë. Gratë e mbikëqyrësve udhëtues, të cilat shoqëruan burrat e tyre në Paterson, e kaluan kohën duke punuar në një caktim në Bethel dhe në shërbimin në fushë me kongregacionet përreth. Çdo javë ato ndoqën edhe një leksion në shkollë që ishte veçanërisht i dobishëm për to, si edhe për vëllezërit.
«Kjo do të dalë për dëshmi»
Jezui paratha se ithtarët e tij do të ‘çoheshin zvarrë para mbretërve dhe qeveritarëve’. Gjatë shekullit të 20-të, rreth e rrotull globit, kjo gjë ka ndodhur në përmasa të atilla, saqë përbën një provë tjetër se po jetojmë në ditët e fundit. Përse ndodh një gjë e tillë? Jo për shkak se Dëshmitarët e Jehovait nuk i respektojnë ligjet. Përkundrazi, kjo ndodh ‘për shkak të Luka 21:12, 13, BR; Mat. 24:9, BR; Gjoni 17:16) Kjo doli e vërtetë, në mënyrë të padiskutueshme, gjatë vitit të kaluar të shërbimit. Në shumë vende, u dha një dëshmi para zyrtarëve, ndërsa bëheshin përpjekje serioze për ta mbrojtur të drejtën e Dëshmitarëve të Jehovait për të adhuruar pa pasur pengesa.
emrit të Jezu Krishtit’; sepse ata e pranojnë Krishtin si Mbret qiellor dhe sepse, ashtu si Jezui, ata «nuk janë nga bota». Jezui, gjithashtu, paratha se kjo do të «dalë për dëshmi». (Në vitin 1998 Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i kushtoi vëmendje një çështjeje që kishte të bënte me Dëshmitarët e Jehovait në Bullgari. Çfarë kishte ndodhur që puna shkoi deri aty? Qeveria bullgare ua kishte hequr njohjen ligjore Dëshmitarëve të Jehovait, si edhe rreth 20 grupeve të tjera fetare. Një apelim që Dëshmitarët e Jehovait bënë në Gjykatën e Lartë të Bullgarisë u hodh poshtë me justifikimin se, midis gjërave të tjera, ata nuk e besojnë trinitetin dhe doktrina të tjera jobiblike të të ashtuquajturit krishterim. Kjo u pasua nga arrestime, nga ndalimi i mbledhjeve për adhurim dhe nga konfiskimi i literaturës fetare. Gjykata Evropiane e detyroi Bullgarinë që ta zgjidhte çështjen e Dëshmitarëve të Jehovait në një mënyrë miqësore. Si rezultat, në tetor të vitit 1998, Bullgaria ua dha përsëri njohjen ligjore Dëshmitarëve të Jehovait. Kjo gjë krijoi mundësi që në Bullgari të dërgoheshin katër misionarë nga klasa e 106 e Galaadit, për t’i ndihmuar lajmëtarët vendas që të ndajnë lajmin e mirë të Mbretërisë me njerëzit e atij vendi.
Edhe problemet ligjore që prekën Dëshmitarët e Jehovait në Francë, përfunduan në një dëshmi të gjerë. Dëshmitarët kanë qenë të keqparaqitur para publikut. Shoqatat antikult kanë nxitur raporte negative shtypi rreth tyre. Një raport parlamentar, që doli në vitin 1996, i klasifikoi Dëshmitarët e Jehovait si një ‘kult i rrezikshëm’, dhe në janar të 1999-s qeveria vuri një taksë, në masën 60 për qind, mbi të gjitha kontributet që merrnin, ndonëse asgjë e ngjashme nuk ishte bërë me ndonjë fe tjetër. Dëshmitarët e Jehovait u përgjigjën me një fushatë triditore, që filloi më 29 janar 1999,
në të cilën shpërndanë 12 milionë kopje të një fletushke me titull, Popull i Francës: Po të mashtrojnë!Ditën e parë të fushatës, u mbajt një konferencë shtypi për të shpjeguar se çfarë po bëhej. Aty nga mesdita, stacionet televizive dhe ato të radios ishin duke e transmetuar këtë informacion. Mbi 60 gazeta dhe revista kombëtare e lokale dhanë njoftim për këtë aktivitet, duke përdorur tituj të tillë, si: «Jehovai thërret Francën si dëshmitare» dhe «Dëshmitarët e Jehovait ndërmarrin operacionin ‘E vërteta’».
Ditën që filloi fushata, dhjetëra mijëra lajmëtarë e shpërndanë fletushkën nëpër stacionet e trenave, fabrika, zyra, dyqane, tregje dhe kudo gjetkë. Vetëm pak njerëz e refuzuan atë.
Një vëllai, që po predikonte pranë një burgu, iu afrua një gardian. Pasi mori një fletushkë, gardiani tha: «Më duhen edhe më; aty brenda është plot me njerëz.» Në një rast tjetër, disa persona të moshuar, që po ktheheshin në shtëpi me autobus, mbetën të zhgënjyer, sepse nuk e morën dot fletushkën. Shoferi u kërkoi të ngrinin dorën atyre që dëshironin të merrnin një kopje; pastaj e ngau autobusin drejt një vendi ku kishte parë një Dëshmitar dhe i kërkoi atij aq kopje sa nevojiteshin.
Nga ana tjetër, në një supermarket në qytetin Grënobël, një grua që mori fletushkën, iu sul me fjalë fyese Dëshmitarit që ia pati dhënë. Vëllai ynë ruajti gjakftohtësinë. Megjithatë, arkëtarët dhe shitësit, të tërhequr nga britma e gruas, papritmas thirrën: «Rroftë Jehovai!» Sakaq, kundërshtarja u largua.
Cili qe rezultati i përgjithshëm? Kongregacionet anekënd Francës u elektrizuan nga ky aktivitet. Qindra nga ata që ishin bërë joaktivë, provuan në zemër nxitjen për të marrë pjesë në këtë fushatë speciale. Lajmëtarët në të gjitha anët e vendit, shprehën një kënaqësi të thellë që patën mundësi ta mbronin besimin e tyre në këtë mënyrë. Zyra e degës mori mijëra telefonata dhe letra nga publiku. Disa u treguan intolerantë. Shumë të tjerë shprehën mbështetje. Gjatë gjithë fundjavës, njerëzit kërkuan t’u bëhej vizitë, dhe u filluan shumë studime biblike.
Po me taksën e vënë nga qeveria çfarë ndodhi? Si kundërpërgjigje të veprimit që ndërmorën, zyrtarët e lartë u gjendën përballë një dokumentacioni të bollshëm ligjor rreth Dëshmitarëve të Jehovait; kjo ishte vërtet një dëshmi! Vendimi për taksën është apeluar, dhe po të jetë nevoja, do të kundërshtohet me çdo mjet para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Prej vitesh, bashkia e qytetit Oradell, Nju Xhersi, SHBA, ka bërë përpjekje për të penguar predikimin e lajmit të mirë. Bashkia vendosi që Dëshmitarët e Jehovait nuk mund ta zhvillojnë shërbimin e tyre publik, nëse më parë nuk marrin leje dhe nëse nuk mbajnë një distinktiv. Përpjekjet e përsëritura për ta bindur kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak për natyrën jokushtetuese të këtyre kërkesave dolën pa sukses. Si përfundim, për të kundërshtuar ligjin lokal, u ngrit një padi në Gjykatën Federale Rajonale të SHBA-së, në rajonin e Nju Xhersit. Kjo ishte hera e parë, në 50 vjetët e fundit, që në Shtetet e Bashkuara ndërmerrej një veprim i tillë për të theksuar të drejtën tonë, lidhur me angazhimin në shërbimin publik. Në ankesën që bëmë para gjykatës, ishte me vend të shpjegohej natyra e aktivitetit tonë dhe bazat e tij biblike; në këtë mënyrë u dha një dëshmi e shkëlqyer.
Më 8 mars 1999, Gjyqtari i Gjykatës Rajonale Federale u takua me përfaqësues të Repartit tonë Ligjor dhe me përfaqësues të Bashkisë së Oradellit, dhe e urdhëroi bashkinë të ndryshonte ligjet e saj. Më 16 mars, në mbledhjen e këshillit bashkiak, këshilli dhe kryetari i bashkisë miratuan një rezolutë që përjashtonte organizatat fetare nga kërkesat për të marrë leje dhe për të mbajtur distinktiv. Lajmi i mirë mund të predikohet përsëri pa kufizime jokushtetuese në qytetin e Oradellit.
Çdo herë që emri i Jehovait ose populli që mban emrin e tij përmenden në një gjykatë, gjatë një sesioni parlamentar a në një seancë kongresi, atyre individëve që ndodhen «në poste të larta», dhe që nuk kanë pasur mundësi për ta dëgjuar shpesh mesazhin e Mbretërisë, u jepet një dëshmi. (1. Tim. 2:2, BR) Por në ndonjë rast, mundësia për të dëshmuar është shumë më e drejtpërdrejtë dhe e gjerë. Një gjë e tillë ka qenë e vërtetë në Rusi.
Në Moskë, Rusi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, që nga shtatori 1998 deri në mars 1999, u bë një përpjekje e vendosur për ta ndaluar aktivitetin fetar të Dëshmitarëve të Jehovait të atij qyteti. Mirëpo, në vend që t’u mbyllte gojën Dëshmitarëve të Jehovait, kjo sallë gjyqi u shndërrua në një vend unik për të dhënë dëshmi të fuqishme.
Zyra e Prokurorisë së Moskës, e shoqëruar më vonë edhe nga Departamenti i Drejtësisë i këtij qyteti, në bashkëpunim me një organizatë kundër sekteve,—e cila ka lidhje me Kishën Ortodokse Ruse,—paraqitën akuza të pabazuara që kërkonin likuidimin e Kongregacionit të Dëshmitarëve të Jehovait të qytetit të Moskës. Normalisht, një gjykatë që trajton çështje të së drejtës civile, do ta konsideronte si të pavend që të bëhej analiza kritike e mësimeve dhe besimeve fetare në një sallë gjyqi. Megjithatë, akuza përfshinte besimet dhe praktikat e Dëshmitarëve të Jehovait, ndaj këto u bënë qendra e vëmendjes së këtij procesi.
Në gjyq, prokurorja argumentoi se literatura jonë nxit armiqësinë fetare. Në ç’mënyrë? Ne mësojmë se kemi fenë e vërtetë. Në lidhje me këtë, një avokat mbrojtës, që është vetë Dëshmitar i Jehovait, i dha gjykatësit dhe prokurorit nga një Bibël, dhe më pas lexoi Efesianëve 4:5: ‘[Ka] një Zot të vetëm, një besim të vetëm, një pagëzim të vetëm.’ Në vazhdim të mbrojtjes së tij biblike, vëllai rus hodhi poshtë akuza të tjera që përfshiheshin në padinë e prokurores, duke cituar shkrime të tilla, si: Jakovi 1:27, Gjoni 17:16 dhe Zbulesa 18:1-4, të cilat tregojnë nevojën për të qenë ‘të ndarë nga bota’ (BR). Prokurorja kundërshtoi me argumentin se shkrimi i fundit, që ka të bëjë me Babiloninë e Madhe, fyen fenë e njerëzve të tjerë, në ato raste kur u aplikohet atyre. Më vonë, megjithatë, një profesor filozofie, që është në të njëjtën kohë edhe lektor universiteti, komentoi: «Kur ekspertët akuzojnë Dëshmitarët e Jehovait për mësimet e tyre, nuk e kuptojnë se në të vërtetë po i bëjnë akuza Biblës.»
Procesi dha rastin për të lexuar para gjykatës pjesë nga botimet e Dëshmitarëve të Jehovait, të cilat pala akuzuese i kishte përfshirë në padinë e saj. Sidoqoftë, këtë herë, thëniet u lexuan në kontekst, kështu që besimet tona u paraqitën me saktësi, duke davaritur në këtë mënyrë çdo bazë për akuza të ligjshme për keqbërje. Ekspertë të shquar rusë të kësaj fushe paraqitën jo pak, por të paktën pesë studime shkencore, me anë të të cilave ata kundërshtonin pretendimet e prokurores. Gjithashtu, u vu theksi në vendimet dhe në traktatet e gjykatës ndërkombëtare, që kërkojnë respektimin e lirisë së besimit.
Si do të kishte vepruar Jezui po të gjendej nën ligjin rus të vitit 1997, i cili siguronte një bazë për veprimin ligjor të prokurores? Gjatë procesit, një avokat kanadez që bënte pjesë në palën e mbrojtjes, e që është edhe një Dëshmitar i Jehovait, u mor me këtë çështje. Ai tha para trupit gjykues: ‘Është e vërtetë se Jezui i kritikoi udhëheqësit fetarë të kohës së tij, duke u aplikuar atyre fjalët që gjejmë te Gjoni 8:44, 45: «Ju jeni nga djalli, që është ati juaj.» Siç tregohet në Mateun 15:2-9, Jezui i dënoi traditat që ishin në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë. A po përpiqej Jezui të shkatërronte familjet me atë që tha te Mateu 10:34-37? Jo, ai thjesht po thoshte atë që do të vinte si rezultat i paevitueshëm i mënyrës në të cilën do të reagonin njerëzit. Gjithashtu, Luka 18:15, 16 nxjerr në pah ftesën që u bëri Jezui fëmijëve për të ardhur tek ai. A mos vallë po i joshte në këtë mënyrë adoleshentët dhe fëmijët e vegjël që të hynin brenda krishterimit? Dhe, përse kundërshtarët fetarë donin ta ndalonin predikimin e Jezuit? Gjoni 11:47, 48 tregon që kjo ndodhte sepse shumë njerëz po shkonin pas Jezuit, dhe kleri jude e ndiente se ishte duke humbur anëtarët e tij. Mund të shohim disa ngjashmëri sot në këtë.’ Ishte e qartë se nëse Jezu Krishti do të predikonte në Moskë, kundër tij do të ishin ngritur të njëjtat akuza që janë ngritur edhe kundër Dëshmitarëve të Jehovait në këtë çështje. Por kush do të ishte në gabim? Pa dyshim, do të ishin ata që akuzonin, pasi Jezui «nuk bëri asnjë mëkat».—1. Pjet. 2:22.
Në përgjigje të pyetjeve të ngritura nga pala akuzuese, lidhur me mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait, një avokat rus, që është vëllai Danielit 2:44, 45 dhe 2. Timoteut 3:1-5. Më vonë, po atë mbrëmje, u paraqit për të dëshmuar në proces një Dëshmitar që i përkiste brezit të tretë të një familjeje Dëshmitarësh, historia e jetës së të cilit tregon se Dëshmitarët e Jehovait kanë qenë në Rusi që prej dekadash. Dëshmia e tij ishte edhe një përkujtesë e vuajtjeve që Dëshmitarët e Jehovait kanë duruar gjatë internimit të tyre në Siberi dhe si pasojë e veprimeve të tjera shtypëse, gjatë viteve të ndalimit, nën regjimin sovjetik.—Shiko Zgjohuni!, maj 1999, faqe 20-25.
ynë, lexoi nga Bibla shkrimet eNjë avokate e tretë mbrojtëse, gjithashtu, përfaqësoi Dëshmitarët e Jehovait. Ajo nuk është një Dëshmitare e Jehovait, por është krejt e paanshme dhe ka përvojë në mbrojtjen e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Edhe ajo pati rastin të hapte Biblën dhe ta drejtonte vëmendjen e trupit gjykues te fragmente të ndryshme. Pasi u ndal te Zbulesa 14:1; 16:16; 20:6; dhe te Psalmi 37:9, 10, ajo e ftoi «ekspertin» fetar të prokurores, të tregonte se ku ishin në gabim Dëshmitarët e Jehovait. Ai ishte i pazoti ta bënte një gjë të tillë.
Në mënyrë interesante, më 29 prill 1999, Ministria kombëtare e Drejtësisë e Rusisë i regjistroi Dëshmitarët e Jehovait si organizatë fetare. Gjithsesi, kjo nuk çoi në pushimin e çështjes së Moskës, as në një vendim gjykate në favor të Dëshmitarëve të Jehovait. Në vend të kësaj trupi gjykues është duke pritur një analizë që do t’i bëhet literaturës së Dëshmitarëve të Jehovait nga një juri «eksperte», të cilën e ka caktuar gjykatësja e çështjes. Çfarëdolloj përfundimi që të arrihet, mund të jemi të sigurt se kjo do të dalë «për një dëshmi».—Mat. 10:18, BR.
Veç dëshmisë që iu dha zyrtarëve në sallën e gjyqit, gazetat dhe rrjetet televizive në të gjithë Rusinë, dhanë lajme lidhur me procesin. Dëshmitarët e Jehovait në Rusi, veç kësaj, vunë në dispozicion të shtypit dhe të publikut kronikën e çdo dite të procesit. U siguruan citime të plota të botimeve Watch Tower, të cilat ishin keqinterpretuar nga pala e akuzës, dhe u dha një sfond i gjerë historik rreth Dëshmitarëve. Të paktën shtatë shërbime të njohura ndërkombëtare lajmesh patën përfaqësuesit e tyre të pranishëm, në periudha të
ndryshme gjatë procesit. Ambasadat e vendeve të tjera dhe organizatat për të drejtat e njeriut treguan interesim të thellë për procesin. Më 11 mars, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë në të cilën u bënte thirrje zyrtarëve rusë, të të gjitha niveleve, që të garantojnë lirinë e besimit dhe kësisoj t’u përmbahen marrëveshjeve ndërkombëtare, në të cilat qeveria e tyre bën pjesë. Muajin që vijoi, 11 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nënshkruan një dokument tjetër, ku shprehnin shqetësimin ndaj zhvillimeve që po ndodhnin në çështjen gjyqësore të Moskës.Ndërkaq, vëllezërit në Moskë dhe kudo nëpër Rusi janë krejt të vetëdijshëm se janë «objekt urrejtjeje» për kundërshtarët e lajmit të Mbretërisë. Në një mbledhje kongregacioni, në Shën Pjetërburg, pati një shpërthim bombe me gaz. Një kundërshtar, sulmoi me armë një motër të moshuar, ndërsa ajo ishte në shërbimin në fushë. Prishjet e kontratave të qirave lanë pa vendet e tyre të mbledhjeve 2.000 Dëshmitarë në Moskë, duke i detyruar të kërkonin gjetkë. Pas kësaj, në gusht, kur Dëshmitarët e Jehovait mbajtën një kongres në Moskë, stadiumi u desh të boshatisej ditën e shtunë pasdite, sepse u paralajmërua që ishte vënë një bombë, megjithëse ishin bërë përpjekje për ta parandaluar atë. Megjithëkëtë, në atë kongres u pagëzuan 600 veta, dhe më shumë se 15.100 persona u rikthyen ditën e diel për të dëgjuar pjesën tjetër të programit.
Përballë presioneve të shumta dhe të ndryshme që bëhen kundër Dëshmitarëve të Jehovait në të gjithë botën, ndërsa kryejnë shërbimin e tyre, ishte me vend që vëllezërit përgjegjës u mblodhën gjatë prillit të 1999-s e të diskutonin rreth nevojave aktuale për ‘mbrojtjen dhe vendosjen ligjore të lajmit të mirë’.—Filip. 1:7, BR.
Dëshmitarët e Jehovait janë krejtësisht të bindur, si edhe Bibla thotë, se asnjë armë e sajuar kundër «shërbëtorëve të Zotit» nuk do të ketë sukses. (Isa. 54:17). Te Jeremia 1:19 (BR), bëhet ky premtim: «Sigurisht që ata do të luftojnë kundër teje, por nuk do të mbizotërojnë mbi ty, sepse ‘Unë jam me ty,—është thënia e Jehovait,—për të të çliruar.’»
[Figura në faqen 6]
Daniel Sidlik duke prezantuar librin «Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!» në anglisht
[Figura në faqen 6]
Çong Il Pak duke prezantuar «Përkthimin Bota e Re» në gjuhën koreane
[Figurat në faqet 12, 13]
Nairobi, Kenia një nga 32 kongreset krahinore ndërkombëtare
[Figurat në faqen 14]
Lart djathtas: Ndihma materiale duke u ngarkuar në Belgjikë për t’u dërguar në Afrikë. Poshtë: Refugjatë nga Kongo marrin mësim dhe këndojnë së bashku lavdërime nga zemra për Jehovain
[Figurat në faqet 20, 21]
Literaturë duke u përgatitur për t’u dërguar nga Selia Botërore