Republika e Çekisë
Republika e Çekisë
Lidhjet e vëllazërisë ndërkombëtare morën një domethënie të re për Dëshmitarët e Jehovait në Republikën e Çekisë në vitin 1998. Përreth globit ishin duke u mbajtur Kongreset Ndërkombëtare me temë «Udha hyjnore e jetës».
Midis 42.763 delegatëve që u mblodhën në kongresin në Pontiak në Miçigan, SHBA, 345 ishin nga Republika e Çekisë. Ata ishin mbledhur të paktën nga 44 vende, nga Kontinenti Amerikan, Evropa, Afrika dhe Azia. Gjithashtu, 700 delegatë të tjerë nga Republika e Çekisë, bashkë me 700 nga Sllovakia, ishin në kongresin në Nuremberg të Gjermanisë, i cili ishte njëri nga pesë kongreset që u mbajtën në të njëjtën kohë në Gjermani, të cilët kishin të gjithë së bashku një auditor ndërkombëtar prej 217.472 vetash.
Delegatët çekë u prekën thellësisht nga mikpritja e ngrohtë kur mbërritën në qytetet e kongresit, kur u strehuan me dashuri në shtëpitë e vëllezërve të krishterë, të cilët nuk i njihnin më parë dhe më pas kur dëgjuan duartrokitjet entuziaste të mirëseardhjes për delegatët ndërkombëtarë, ditën e hapjes së kongresit. Në Nuremberg, Dëshmitarët nga Republika e Çekisë dhe nga Sllovakia e përshëndetën njëri-tjetrin me shumë dashuri, duke u përqafuar dhe shpesh duke qarë nga gëzimi, sepse ishin përsëri bashkë. Këto ishin raste që nuk do të harrohen kurrë.
Po atë vit, mijëra të tjerë morën pjesë në kongrese të ngjashme, pikërisht brenda në Republikën e Çekisë. Atje, përveç programit që u prezantua në kongreset më të mëdha, delegatët
u gëzuan kur morën përkthimin e sapopërfunduar, në gjuhën çeke, të enciklopedisë biblike prej dy vëllimesh, Mendjehollësi mbi Shkrimet.Këto ishin me të vërtetë ngjarje të gëzuara në historinë e Dëshmitarëve të Jehovait në Republikën e Çekisë. Por rruga që solli deri në këto ngjarje ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Çdo gjë filloi më se 100 vjet më parë dhe këto ngjarje nuk do të qe e mundur të ndodhnin pa ndihmën e dashur të Perëndisë Jehova.
Në vitin 1891, gjatë një udhëtimi nëpër Evropë, C. T. Rusell, i cili në atë kohë ishte president i Shoqatës Watch Tower,
vizitoi Pragën, ndonëse për pak kohë. Që atëherë, përgjatë viteve, Dëshmitarët e Jehovait kanë pasur periudha të mëdha rritjeje, por edhe periudha vuajtjeje, persekutimi dhe shoshitjeje. Vepra e tyre ka qenë tërësisht e ndaluar për 46 vjet. Madje edhe kur nuk kanë qenë të ndaluar, Dëshmitarët nuk kanë qenë gjithmonë të njohur ligjërisht.Përvoja e Dëshmitarëve të Jehovait në Çeki ka qenë e ngjashme me atë të profetit Jeremia, të cilit Jehovai i tha: «Ata do të luftojnë kundër teje por nuk do të të mundin sepse unë jam me ty për të të çliruar.»—Jer. 1:19.
Njihet me emrin Çeki
Në tetor të vitit 1918, si pasojë e bisedimeve politike në qendrat diplomatike të botës, në Evropën Qendrore u formua Çekosllovakia. Ajo u shpërbë, përkohësisht, gjatë Luftës II Botërore, por u rishfaq më vonë, pas më shumë se gjashtë vjetësh të pushtimit nazist. Ajo vazhdoi të ekzistonte, gjithashtu, për më shumë se katër dekada të sundimit komunist. Më vonë, pas 74 vjetësh, kjo njësi politike pushoi së ekzistuari. Në vitin 1993, pjesa lindore e vendit u bë Republika e Sllovakisë. Pjesa perëndimore, duke përfshirë Boheminë, Moravinë dhe një pjesë të Silezisë, u bë Republika e Çekisë, shkurt Çekia.
Republika e Çekisë shtrihet rreth 500 km nga lindja në perëndim dhe përafërsisht 250 km nga veriu në jug. Në veri dhe në perëndim ka male të mrekullueshme me pyje; aty ka gjithashtu, shumë toka bujqësore pjellore të ndërthurura me lumenj. Por siç ndodh në pjesën më të madhe të Evropës Qendrore, ndotja e mjedisit paraqet një problem serioz. Shumica e njerëzve jetojnë në qytete ose qyteza.
Në Librin vjetor të vitit 1972, në anglisht, ishte botuar një raport i përmbledhur për zhvillimin e aktivitetit të Dëshmitarëve të Jehovait në të gjithë ish-Çekosllovakinë midis viteve 1912 dhe 1970. Hollësira të mëtejshme jepen tani,
veçse ky raport e përqendron vëmendjen kryesore në Republikën e Çekisë.Trashëgimia fetare
Praga, kryeqyteti, disa herë është quajtur qyteti i njëqind kambanoreve. Por as edhe kambanoret e panumërta të kishave nuk ishin në gjendje të parandalonin që Republika e Çekisë të bëhej siç është sot, një vend kryesisht ateist. Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Në vitin 863 të e. s., me kërkesën e një sundimtari të Moravisë, princit Rastislav, perandori bizantin Mihali III dërgoi një mision fetar në Moravi. Konstandini (më vonë i njohur si Cirili) dhe Metodiusi, dy burrat që përbënin misionin, ishin klerikë nga Selaniku i Greqisë. Përveç mbajtjes së shërbesave të tyre fetare në gjuhën lokale, Konstandini shpiku një alfabet të përshtatshëm për gjuhën sllave, të cilën e flitnin moravianët. Më vonë, duke përdorur këtë alfabet, ai përktheu pjesë të Biblës. Sidoqoftë, përfitimi i një kuptueshmërie më të qartë të Fjalës së Perëndisë do të vinte shumë më vonë.
Duke shpallur një mesazh urgjent
Në vitin 1907, rreth 16 vjet pas vizitës së shkurtër të C. T. Rusellit në Pragë, një Student i vjetër i Biblës (siç njiheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait), filloi të vizitonte një herë në muaj Boheminë Veriore, për të shpërndarë literaturë biblike. Ky ishte vëllai Erler, i cili erdhi nga Dresdeni i Gjermanisë. Ai dëshmoi me zell, në të njëjtën kohë, në Liberec dhe në qytete të tjera të vogla, për dy ose tri ditë çdo herë. Ai shpërndau librin e C. T. Rusellit Beteja e Harmagedonit dhe shpalli me bindje se katastrofa e botës do të ndodhte në vitin 1914.
Rreth vitit 1912, një numër individësh entuziastë po mbillnin farat e së vërtetës biblike, duke formuar grupe të vogla dhe duke pagëzuar. Kur shpërtheu Lufta Botërore, më 1914, ajo nuk ishte një surprizë për Studentët e Biblës, megjithëse në atë vit nuk u realizuan të gjitha shpresat e tyre.
Gjatë viteve të fillimit, literatura që shpërndanin Studentët e Biblës në këtë vend ishte në gjuhën gjermane. Disa njerëz nga popullsia që fliste gjermanisht e morën atë me çmueshmëri. Karlota Jankovcova, nga qyteti i Pelzenit, kujton se mamaja e saj mori disa libra të vëllait Rusell nga një Student i Biblës, i cili erdhi nga Dresdeni në vitin 1925 dhe bëri një vizitë në shtëpinë e tyre. Shpejt ata filluan të ndiqnin mbledhjet. Ajo thotë: «I kushtohej shumë kohë studimit personal dhe përgatitjes për mbledhjet. Çdo javë e kalonim tërë ditën e diel në shërbimin në fushë. Ne ishim Studentë të Biblës, studionim Kullën e Rojës, lexonim librat dhe kishim, gjithashtu, edhe Buletinin [që sot quhet Shërbimi ynë i Mbretërisë].»
Gradualisht, literatura po përkthehej edhe në gjuhën çeke. Në vitin 1922 u vu në dispozicion botimi emocionues Miliona që jetojnë sot nuk do të vdesin kurrë dhe tre persona u angazhuan si përhapës në shërbimin e plotkohor, për
ta shpërndarë atë midis popullsisë çeke. Të paktën rreth vitit 1923, në gjuhën çeke u vu në dispozicion, çdo muaj, botimi prej 16 faqesh i Kullës së Rojës.Për të çuar më tej predikimin e lajmit të mirë në rajonet e Çekisë, në vitin 1923, dega e Shoqatës Watch Tower në Magdeburg të Gjermanisë, dërgoi në Bohemi Antonin Gleisner së bashku me gruan e tij. Nën mbikëqyrjen e vëllait Gleisner, i cili tashmë kishte mbajtur mbledhjet në qytetin e Mostit në vitin 1916, Shoqata hapi një depo literature në atë vend.
Në vitin 1928 zyra e degës në Magdeburg filloi t’i bëjë një mbikëqyrje më të afërt veprës në Çekosllovaki. Kjo solli si rezultat përmirësimin e organizimit të grupeve, efektshmëri më të madhe në shërbimin në fushë dhe koordinim më të mirë të veprës së përhapësve. Në lidhje me këtë, çdo grupi, si edhe përhapësve (paraardhësve të atyre që tani quhen pionierë), u ishte caktuar një territor i përcaktuar ku të predikonin. Raporti nga Çekosllovakia atë vit tregonte 25 grupe të vogla që kishin gjithsej 106 lajmëtarë dhe 6 përhapës. Ata, gjithsej, lanë 64.484 libra e broshura dhe rreth 25.000 revista, duke i drejtuar të interesuarit, në këtë mënyrë, drejt Mbretërisë së Perëndisë si zgjidhja e problemeve të njerëzimit.
Vitin pasues, Oto Estelman mbërriti nga Gjermania me filmin me diapozitiva të Shoqatës Watch Tower «Foto-Drama e Krijimit». Ai iu shfaq auditorit nga njëri cep i vendit në tjetrin. Pika kulmore e këtij aktiviteti u arrit nga fundi i vitit 1933, kur vëllezërit morën me qira Kapitolin, kinemanë më të madhe në Pragë, për të dhënë katër shfaqje të njëpasnjëshme të «Foto-Dramës». Kaq shumë njerëz erdhën për ta parë, saqë kinemaja u porosit edhe për dy mbrëmje më shumë. Shumë veta që donin të ishin të ftuar në fjalime të tjera biblike dhanë emrat dhe adresat e tyre. Natyrisht, ndërsa rritja e organizatës bëhej e dukshme, kishte edhe kundërshtim. Kjo ishte ajo çka Jezui u tha dishepujve të tij që të pritnin.—Gjoni 15:18-20.
Disa që përqafuan lajmin e mirë
Gjatë kësaj periudhe, lajmi i mirë mbërriti te një njeri, i cili më vonë luajti një rol të rëndësishëm në aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në këtë vend. Emri i tij ishte Bohumil Myler. Në fund të jetës së tij tokësore, në vitin 1987, ai kishte lënë prapa më shumë se 55 vjet shërbimi besnik, duke përfshirë rreth 14 vjet që i kaloi në kampet e përqendrimit dhe nëpër burgje, për shkak se nuk bënte kompromis me besimin e tij.
Në vjeshtën e vitit 1931, në moshën 16-vjeçare, Bohumili po mësonte të bëhej një radhitës shtypshkronje. Vëllai i tij,
Karel, po mësonte libralidhjen. Babai i tyre Tomash Myler, që ishte një nga anëtarët udhëheqës të Bashkimit të Vëllezërve, krenohej shumë me traditat dhe historinë e tij të lashtë. Pronari i dha Karelit bileta për të parë «Foto-Dramën e Krijimit». Mbas shfaqjes së parë Kareli erdhi në shtëpi i emocionuar. Ai përshkroi çdo gjë që kishte parë dhe dëgjuar dhe i dha babait të tij dy libra që kishte marrë në gjuhën gjermane. Mbrëmjen që vijoi ai u kthye në shtëpi edhe më i emocionuar dhe solli me vete librin Krijimi në gjuhën çeke. Kur po përshkruante përshtypjet e tij, tha se kishte dhënë adresën e tij në fund të programit me qëllim që ta ftonin në fjalime të mëtejshme biblike.Gati një muaj më vonë, kur familja sapo kishte mbaruar drekën e ditës së diel, ra zilja e derës. Bohumil Myler, më vonë shkroi: «Babai shkoi të hapte derën. Për njëfarë kohe ai diskutoi me vizitorin në korridor, por më pas u kthye në kuzhinë me një pamje të habitur në fytyrë. Fjalët e tij të para qenë: ‘Kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë. Imagjinoni pak, një burrë merr mundimin për të na vizituar ditën e diel, që të na ftojë në një fjalim! Është një fjalim që e mbajnë Studentët Biblikë. Ne të Vëllezërve nuk do ta bënim kurrë këtë. Ne jemi shumë përtacë!’» Më vonë familja Myler filloi të mblidhej rregullisht me grupin e vogël të Dëshmitarëve të Jehovait.
Me kalimin e kohës Bohumili ia dedikoi veten e tij Jehovait, por nuk u pagëzua deri rreth dy vjet pas kësaj. Në atë kohë ai ishte duke shërbyer tashmë si një ndihmës i mbikëqyrësit të kongregacionit (që më vonë u quajt drejtuesi i shërbimit), drejtonte mbledhjet dhe punonte në shtëpinë Bethel, në zyrën e Shoqatës në Pragë. Serioziteti i pagëzimit të krishterë nuk vlerësohej plotësisht nga të gjithë Dëshmitarët në atë kohë.
Rreth asaj kohe, Libushe Shtekerova, kushërira e Bohumilit, mësoi të vërtetën. Ajo u pagëzua më shpejt. Motër Shtekerova më vonë tha: «Xhaxhai im, Tomash Myler, ishte një njeri shumë fetar. Një pasdreke vere të vitit 1932, ai më foli për
emrin e Perëndisë, Jehova, për të ardhmen e botës dhe për mbledhjet e jashtëzakonshme biblike të një grupi të quajtur Dëshmitarët e Jehovait. Në fund, ai më la librin Çlirimi, nga J. F. Radhërford. Fillova të kuptoja se kishte diçka të cilën krijuesi im donte që unë ta dija. Tamam në mbledhjen time të parë të shërbimit, dëgjova për një pagëzim që do të bëhej në Pragë për të dytën herë deri në atë kohë. U ula dhe dëgjova, por nuk e kisha idenë se çfarë do të ndodhte së shpejti. Gjatë rrugës për në shtëpi, xhaxha Myleri më pyeti: ‘A do të pëlqente të pagëzoheshe edhe ti?’ ‘Por unë akoma nuk di asgjë’,—kundërshtova unë. ‘Ti pothuajse je një prozelite’,—vazhdoi xhaxhai. ‘Ti e njeh Biblën. Ke nevojë vetëm të kuptosh kohën në të cilën jetojmë dhe se cili është vullneti i Perëndisë për ty.’ Kështu, i kërkova që të më shënonte emrin për pagëzim dhe më 6 prill 1933, u pagëzova.» Ajo e mësoi se cili ishte vullneti i Jehovait për të dhe i shërbeu atij me besnikëri deri në vdekje, në vitin 1995.Në ato ditë nuk drejtoheshin studime biblike në shtëpi me personat e sapointeresuar. Stërvitja për shërbimin në fushë shpesh përbëhej thjesht nga vajtja në një derë me një Dëshmitar tjetër që e vëzhgoje si predikonte dhe pastaj shkoje vetëm.
Shumë gra e mësuan të vërtetën gjatë atyre viteve. Për mjaft prej tyre shërbimi u bë gjëja më e rëndësishme në jetë, dhe ato bënë shumë në shërbim. Këto gra shpesh i merrnin
fëmijët e tyre me vete dhe si rezultat ata përjetuan bekimet e Jehovait drejtpërsëdrejti. Blanka Pikova filloi të shkonte në shërbimin në fushë me të ëmën që kur ishte dhjetë vjeçe. Ajo kujton në lidhje me një incident: «Mamaja ime dhe unë ishim caktuar të punonim në një fshat. Mamaja më tha të punoja rrotull sheshit të fshatit, ndërsa ajo punonte shtëpitë që ishin përreth. Me të mbërritur në shesh, unë pashë e tmerruar se ai ishte plot me pata. Nuk kisha frikë asnjë kafshë tjetër, përveçse patat. Ato më fërshëllyen dhe kur u përpoqën të më kafshonin, unë përdora çantën e librave si mburojë. Por nuk ishte e lehtë, prandaj me dëshpërim, u luta: ‘O Zoti Jehova, të lutem, më ndihmo!’ Gjithçka ndodhi në një moment, patat u larguan dhe pranë meje qëndronte një qen i madh San Bernard. Unë e përkëdhela qenin dhe ai më ndoqi nga shtëpia në shtëpi. Patat nuk guxuan më të më afroheshin.» Mamaja, më vonë e pyeti Blankën nëse e kishte vënë re kujdesin e dashur të Jehovait në atë që kishte ndodhur.Duke arritur te njerëzit në shumë mënyra
Në vitin 1932, në këtë pjesë të Evropës, u bë i disponueshëm një tjetër mjet për përdorim në shërbimin në fushë. Doli në gjuhën çeke revista Epoka e artë (e njohur tani si Zgjohuni!). Atë vit u shpërndanë 71.200 kopje. Mbasi e lexonin Epokën e artë, shumë njerëz ishin të gatshëm të pranonin literaturë tjetër që e trajtonte Biblën më gjerësisht.
Me qëllim që çdo njeriu të mundshëm t’i jepej rasti për të përfituar nga lajmi i mirë mbi Mbretërinë e Perëndisë, u dërguan pionierë nga Gjermania. Ata bënin një jetë të thjeshtë, prandaj mund t’ia dedikonin veten e tyre kësaj vepre. Gjatë vitit 1932, nga 84 pionierë që raportuan, 34 ishin nga Gjermania. Për shumë prej tyre, kjo do të thoshte të mësonin një gjuhë të re. Çfarë mundën të kryenin ata deri sa e zotëruan atë? Oskar Hofman, një vëlla gjerman që shërbeu në Pragë, tha: «Megjithëse nuk e dija gjuhën e vendit, i vizitoja çdo ditë njerëzit në
shtëpitë e tyre. Për t’i ndihmuar ata që të kuptonin përse po i vizitoja, u kërkoja që të lexonin një kartë dëshmie, e cila përmbante një fjalim të shkurtër, të shtypur në gjuhën e tyre. Në këtë mënyrë iu dhanë njerëzve mijëra botime.»Në vitin 1934, një ligj i veçantë i qeverisë, që ishte kundër vërshimit të të huajve, bëri që shumica e pionierëve të huaj të largoheshin. Megjithatë ishte bërë goxha punë e mirë. Gjatë atij viti, pionierët kishin dëshmuar në shumë zona që nuk u ishin caktuar një grupi të rregullt.
Po në të njëjtin vit që pionierët e huaj u detyruan të largoheshin nga vendi, Shoqata i pajisi Dëshmitarët lokalë me fjalime biblike të regjistruara në disqe gramafoni. Vëllezërit lokalë treguan një gatishmëri të lavdërueshme. Kongregacioni i Pragës bleu një motoçikletë, një prodhim të firmës Indian, me vëllim 750 centimetra kub e me një kosh në të cilin vendosnin amplifikatorin. Sapo mbërrinin në sheshin e qytetit ose në ndonjë zonë tjetër të hapur në një fshat, ata vinin amplifikatorin në një trekëmbësh të lartë dhe vendosnin një regjistrim muzikor ndërsa bënin ftesa nga shtëpia në shtëpi. Kur disa njerëz tërhiqeshin nga muzika, vëllezërit vinin një regjistrim me një fjalim të shkurtër biblik. Në këtë mënyrë, gjatë një mëngjesi të vetëm, ditën e diel, ata ishin në gjendje t’u dëshmonin qindra njerëzve në disa fshatra.
Njohja ligjore
Në vitin 1930 u morën masa për të siguruar një bazë ligjore për aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Çekosllovaki. Kjo përfshinte formimin e korporatave që mund të mbanin tituj ose prona, të siguronin literaturë dhe të kryenin shërbime të tjera të nevojshme.
Në Pragë u mbajt një mbledhje speciale, në të cilën pjesëmarrësit e mirëpritën planin për të formuar dy korporata dhe aprovuan statutet e tyre. Korporata e parë u quajt Watch Tower Bible and Tract (Dega e Çekosllovakisë). Ajo kishte detyrën
për të siguruar botime, për t’u kujdesur për mbledhjet dhe për literaturën që shpërndahej. Korporata e dytë u quajt Mezinarodni struzheni badatelu Bible, çeskoslovenska vjetev (Shoqëria e Studentëve të Biblës, dega e Çekosllovakisë), me selinë e saj në Pragë. Ajo siguroi një agjensi ligjore për të mbikëqyrur aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Çekosllovaki. U ngritën tri zyra të Degës së Çekosllovakisë të Shoqërisë së Studentëve të Biblës, secila për të trajtuar çështje në një pjesë të veçantë të republikës. Vepra në rajonet çeke mbikëqyrej nga një zyrë në qytetin e Bërnos, me drejtues të saj Antonin Gleisner. Këto korporata ndihmuan në lehtësimin e veprës së ungjillëzimit në Çekosllovaki.Tre vjet më vonë, në vitin 1933, Shoqata Watch Tower hapi një zyrë dege në Pragë, ku bëhej edhe shtypja e literaturës. Kjo ishte e nevojshme për shkak të situatës së vështirë që u krijua në Gjermani, pas hipjes në pushtet të Hitlerit. Atje ishte vendosur ndalimi i veprës dhe dega e Shoqatës në Magdeburg ishte konfiskuar. Edgar Merk, nga Magdeburgu, u caktua shërbëtor i degës në Pragë. Karel Kopetski, nga Praga, u caktua të mbikëqyrte Shtëpinë Bethel dhe zyrën.
Sidoqoftë, në Pragë nuk shkonte çdo gjë vaj. Si rezultat i krenarisë personale dhe i faktorëve të tjerë, midis këtyre dy vëllezërve kishte mosmarrëveshje. Në vitin 1936 dega e Pragës u vu nën mbikëqyrjen e Zyrës së Shoqatës për Evropën Qendrore, e cila ndodhej në Zvicër. Pak pas kësaj, Karel Kopetski dhe Jozef Gytler, që kishin të dy pozita përgjegjësie në korporatat ligjore të Shoqatës në Çekosllovaki, dhanë dorëheqjen. Ata u zëvendësuan nga Jozef Bener dhe Bohumil Myler. Shërbëtori i ri i degës ishte Henrik Dvenger një vëlla me natyrë të butë dhe shërbëtor besnik i Jehovait, i cili tashmë ishte kujdesur për caktime të ndryshme teokratike. Me një mbikëqyrje të dashur, kongregacionet vazhduan të merrnin pjesë me gëzim në shpalljen e lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë, lajm
që ishte shumë i nevojshëm për njerëzit në një botë që bëhej gjithnjë e më e paqëndrueshme.Të forcuar nga grumbullimet ndërkombëtare
Dëshmitarët e Jehovait në Çekosllovaki e dinin mirë që Dëshmitarët në vende të tjera ishin duke mbajtur kongrese dhe dëshironin fort që të mbanin edhe ata një kongres në Çekosllovaki.
Një mbledhje e madhe ndërkombëtare, siç quhej atëherë, u rregullua që të mbahej në Pragë, nga 14 deri më 16 maj 1932, në teatrin Variete. Ky ishte i pari kongres i tillë ndërkombëtar në këtë vend. Fjalimi publik me temë «Evropa para shkatërrimit» ishte tamam në kohën e duhur. Programi u përkthye në gjuhët çeke, gjermane, hungareze, ruse dhe sllovake. Të pranishmit ishin 1.500 veta. Dëshmia që u dha ishte e fuqishme. Gjatë ditëve të kongresit, ndërsa delegatët morën pjesë në shërbimin nga shtëpia në shtëpi, u shpërndanë më shumë se 21.000 copë literaturë biblike.
Në vitin 1937 në Pragë u mbajt një grumbullim tjetër ndërkombëtar. Me qindra vizitorë erdhën nga vende të tilla, si: Austria, Hungaria, Polonia dhe Gjermania. «Ishte një kongres i mrekullueshëm!»—kujton më vonë vëllai Myler.
Predikimi i lajmit të mirë vazhdoi të përparonte ngado në Çekosllovaki. Gjatë vitit 1937 Dëshmitarët po përdornin mirë 7 amplifikatorë dhe 50 gramafonë për të transmetuar fjalime të regjistruara biblike. Atë vit ata i përdorën këto pajisje në 2.946 prezantime publike, për një auditor prej 31.279 vetash. Në një raport për veprën në Çekosllovaki për atë vit thuhej: «Kudo në vend vepra e predikimit të lajmit të mirë po ecën përpara. Ai është dëgjuar nga njerëzit si në qytete të mëdha, ashtu edhe në fshatra, madje duke u shtrirë në pallate dhe në fermat malore.»
Në horizont shfaqet kërcënimi nazist
Po afrohej Lufta II Botërore. Tensionet në Evropë ishin në rritje. Si do t’ia bënin Dëshmitarët e Jehovait me këtë situatë? Kundërshtimi me ndërgjegje i shërbimit ushtarak nuk ishte akoma i njohur gjerësisht në Çekosllovaki. Asnjë fe kryesore tradicionale nuk i mbështeste normat biblike deri në atë pikë sa të mbanin asnjanësinë e krishterë. Personi i parë që u burgos si një asnjanës i krishterë në këtë vend ishte Bohumil Myler. Ai shkroi: «Duhej të filloja shërbimin ushtarak më 1 tetor 1937. Sidoqoftë, ndërgjegjja ime më thoshte se Perëndia nuk dëshiron që shërbëtorët e tij ‘të mësojnë luftën’. (Isa. 2:4) Unë u mbështeta tek Jehovai që të më jepte fuqi dhe qëndrueshmëri të mjaftueshme për sprovat që kisha përpara. Për shkak të qëndrimit tim, nga fundi i marsit 1939, u thirra katër herë para një trupi gjyqësor ushtarak, dhe çdo herë u dënova me disa muaj burg. Tani, duke e kthyer kokën prapa në ato ditë, mund të them se jam mirënjohës për ato sprova sepse ato më përgatitën për kohë më të këqija që do të vinin.»
Ndërsa rritej kërcënimi nazist, shumëfishoheshin presionet mbi shërbëtorët e Jehovait. Kundërshtimi u intensifikua në kufi me Gjermaninë. Në gusht të vitit 1938 mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait u ndaluan, për këtë arsye ata filluan të mblidheshin në grupe të vogla. Libushe Shtekerova shkroi: «Gjatë vitit 1938 u rrit tensioni politik dhe ne duhej të stërvitnim veten për të dëshmuar nën rrethana të reja. Më vonë, gjatë luftës, duhej të njiheshim mirë me një person përpara se të flitnim me të rreth besimit tonë.»
Gjatë vitit 1938, Gjermania filloi përgatitjet për të marrë krahinën e Sudetëve, e cila në atë kohë gjendej brenda kufijve të Çekosllovakisë. Në përpjekje për të shmangur luftën, Britania dhe Franca, pranuan kërkesën e Hitlerit që krahina e Sudetëve të bëhej pjesë e Gjermanisë, dhe kështu njerëzit që jetonin aty e panë veten e tyre nën sundimin nazist.
Fillon pushtimi gjerman
Më 15 mars 1939, trupat gjermane pushtuan të gjithë Boheminë dhe Moravinë. Hitleri krijoi një shtet të ri politik, të quajtur Protektorati i Bohemisë dhe Moravisë, i cili kishte presidentin e tij dhe një qeveri kukull.
Në mënyrë të shpejtë, Gestapoja veproi kundër Dëshmitarëve të Jehovait. Më 30 mars ata erdhën në zyrën e Shoqatës Watch Tower, në Pragë. Më 1 prill, Bohumil Myler u lirua, mbasi kishte kryer afatin e burgimit për shkak të asnjanësisë së krishterë. Gjatë rrugës, nga burgu për në stacionin e trenit, ai i telefonoi zyrës së degës. Më vonë ai tha: «Unë u thashë atyre se do të vija ditën e nesërme për të bërë çdo gjë që do të mundja. Tre nga ne ishin në Bethel atë ditë. Kishte shumë punë për të bërë. Disa nga pajisjet e tipografisë ishin duke pritur tashmë në një port për t’u dërguar në Holandë. Pjesa tjetër duhej të paketohej menjëherë. Vëllai Matejka dhe unë u kujdesëm për këtë detyrë, ndërsa vëllai Kapinus po hiqte gjërat nga zyrat dhe nga shtëpia Bethel. Në të njëjtën kohë, ishim edhe duke përkthyer revistat Kulla e Rojës dhe Ngushëllim (tani Zgjohuni!). Ia dolëm, gjithashtu, të largonim një sasi të madhe të librave dhe broshurave në gjuhën çeke, për të cilat Gestapoja nuk kishte qenë e interesuar gjatë një bastisjeje në muajin mars. Megjithëkëtë, Gestapoja e vizitoi disa herë degën, gjatë kohës që ne po mbyllnim zyrën dhe shtëpinë Bethel.»
Mbasi filloi pushtimi, ishte e qartë se kushtet për predikim do të ishin shumë të vështira. Shumë vëllezër u larguan nga Çekosllovakia. Vëllai Dvenger shkoi në Zvicër, pikërisht një natë përpara se Gestapoja të vinte për ta arrestuar. Vëllai Myler po përgatitej, gjithashtu, që të largohej. Ai kishte marrë nga autoritetet shtetërore lejen që i nevojitej për t’u larguar, kur nga dega e Bernës erdhi një letër që thoshte se do të ishte e dobishme nëse ai mund të vazhdonte në caktimin
e tij, për t’u dhënë mbikëqyrjen dhe inkurajimin e duhur vëllezërve në Çekosllovaki. Vëllai Myler pranoi menjëherë dhe me qëllim që të mos i ndryshonte mendja, e grisi pasaportën e tij.Dyzet e tetë vjet më vonë ai tha: «Në rast se dikush do të më pyeste tani, nëse më ka ardhur ndonjëherë keq që nuk u largova nga Praga, në pranverën e vitit 1939, unë do të thosha pa pikë dyshimi ‘Jo!’ Kurrë nuk më ka ardhur keq që qëndrova. Me kohë, e kuptova se ky ishte vendi të cilit i përkitja. Këtu ishte vendi ku Jehovai dhe organizata e tij më vendosën. Ja pse e gjithë vuajtja e egër dhe rrahjet, që shpesh durova, ishin fare pa rëndësi përpara gëzimit që ndieja kur shihja përreth meje rritjen e veprës, vit pas viti, dhe shtimin e numrit të adhuruesve të gëzuar të të Plotfuqishmit!»
Nga viti 1939 e tutje Gestapoja filloi të kryente arrestime. Oto Bukta, një kolonë frymore e kongregacionit të Bërnos, ishte njëri nga këta të arrestuar dhe, më vonë vdiq në kampin e përqendrimit në Mathauzen. Në vjeshtën e vitit 1940, vëllai Kapinus, i cili më parë kishte shërbyer në zyrën e degës në Pragë, u arrestua bashkë me vëllezër e motra të tjerë në Moravi. Megjithatë, dëshmitarët besnikë të Jehovait vazhduan të predikonin Fjalën kudo që mundnin.
Disa që i shërbyen Jehovait në kohë më të favorshme e braktisën adhurimin e tij dhe u bashkuan me armiqtë e popullit të tij. Karel Kopetski ka qenë një vëlla shumë i aftë e i zellshëm. Por kur vëllai Myler, dikur bashkëpunëtori i tij, u takua me të, në vitin 1940, Kopetski kishte ndryshuar. Ky takim ndodhi kështu: Vëllezërit kishin shaptilografuar një botim biblik dhe e mbyllën në zarfe për ta postuar. Vëllai Myler i vuri në një çantë dhe shkoi me biçikletë nga një zyrë postare në tjetrën, nëpër Pragë. Ai hodhi disa zarfe brenda secilës kuti postare. Ai tha: «Kur hyra në një nga zyrat e postës pashë një burrë të veshur me uniformën SS, që po priste te sporteli. Unë ndalova, por përpara se të vendosja
se ç’të bëja, burri u kthye dhe qëndruam ballë për ballë. Për një moment ia ngulëm shikimin njëri-tjetrit. Për habinë time të madhe, isha duke parë fytyrën e një ish-vëllai, Karel Kopetskit! E mblodha veten menjëherë, shkova te një nga sportelet dhe rrëmbeva një formular, dola nga zyra e postës dhe u largova me një frymë me biçikletën time.»Vitin që pasoi vëllai Myler, i cili po mbikëqyrte veprën në këtë vend, u arrestua dhe u çua në kampin e përqendrimit në Mathauzen.
Duke predikuar në ‘furrën e zjarrtë’
Është shkruar shumë përgjatë viteve për kampet e përqendrimit dhe për vuajtjen e vëllezërve tanë atje. Midis atyre që ishin në kampe ishin edhe Dëshmitarët e Jehovait nga Çekia. Ne nuk do të ndalemi te hollësirat e vuajtjeve të tyre, por në vend të kësaj, do të ndalemi tek ajo se si u ndërtuan frymësisht dhe se si ndërtuan të tjerët, madje edhe në atë ‘furrë të zjarrtë’.—Krahaso Danielin 3:20, 21.
Në ato ditë njerëzit rreth e rrotull botës e njihnin emrin e fshatit çek të Lidiçes. Më 9 dhe 10 qershor 1942, me urdhrin e drejtpërdrejtë të Hitlerit, i tërë fshati u rrafshua përtokë si hakmarrje për vdekjen e një oficeri gjerman. Emri i tij duhej të fshihej nga harta e Evropës. Bozhena Vodrazhkova, e cila mbijetoi nga ai tmerr, më vonë kujton: «Gestapoja mblodhi tërë fshatin tonë. Të gjithë burrat u pushkatuan, fëmijët u çuan në vende të panjohura dhe gratë u transportuan
në kampin e përqendrimit në Ravensbruk. Atje takova Dëshmitarë të Zotërisë tonë Jehova . . . Njëherë një shoqe më tha: ‘Bozhena, kam folur me Studentët e Biblës. Ata flasin gjëra të çuditshme. Më duket si një përrallë e sajuar, por ata pohojnë se ajo që thotë Bibla është e vërtetë, që Mbretëria e Perëndisë do të vijë dhe do t’i japë fund të ligës.’ Më vonë i takova ata personalisht. Ata më dëshmuan për Mbretërinë e Perëndisë dhe unë u ndjeva shumë e tërhequr nga mesazhi i tyre.» Po, ajo u bë një Dëshmitare e Jehovait.Shumë të burgosur ishin të prekur thellë nga qëndrimi i Dëshmitarëve të Jehovait në kampe. Alois Miçek kujton: «Gjatë luftës isha i burgosur për shkak të veprimtarisë sime komuniste, dhe më çuan në kampin e përqendrimit në Mathauzen. Dëshmitarët ishin në njëfarë mënyre të aftë që të siguronin Kullën e Rojës dhe literaturë tjetër, të cilën e përdornin për të mësuar disa nga të burgosurit e tjerë dhe SS-ët nuk ishin në gjendje ta pengonin këtë. Kështu që SS-ët vendosën të pushkatonin një në çdo dhjetë Dëshmitarë në kamp. Ata i rreshtuan të gjithë Dëshmitarët dhe një në çdo dhjetë e nxorën veçmas me një rojë të armatosur. Por krejt papritur, si ta kishin bërë me fjalë që më parë, 90 për qind e vëllezërve që kishin mbetur u kthyen dhe filluan të ecnin drejt grupit që ishte zgjedhur për ekzekutim. ‘Nëse doni të pushkatoni një në çdo dhjetë, atëherë na pushkatoni të gjithëve!’ I gjithë kampi u shtang nga ky gjest, dhe SS-ëve u bëri kaq shumë përshtypje ky qëndrim, saqë urdhri u anulua. Unë isha një dëshmitar okular i kësaj ngjarjeje.» (Gjoni 15:13) Dhe si ndikoi kjo në jetën e tij?
Vajza e tij, Maria Gogolkova, shpjegon: «Vëzhgimi që u bëri Dëshmitarëve të Jehovait në Mathauzen e shtyu babanë tim që të përqafonte të vërtetën. Ai u pagëzua menjëherë pas luftës, predikoi në mënyrë të zellshme Mbretërinë e Perëndisë dhe ndihmoi shumë njerëz që të mësonin të vërtetën.»
Oldrik Nesrovnal, nga Bërno, ishte gjithashtu në një kamp përqendrimi. Përse? Ai ishte kundër luftës, kështu që u përpoq të arratisej nga kufiri për të shkuar në Zvicër. Ndërsa po arratisej e kapën, e akuzuan për spiunazh dhe e internuan në Dakau. Ai kujton: «Në trenin me të burgosur, që na çoi në kamp, vura re një djalë 13-vjeçar të ulur pranë dritares që po lexonte diçka. Dukej sikur po përpiqej ta fshihte atë që po lexonte. Unë e pyeta se çfarë ishte dhe ai m’u përgjigj: ‘Bibla.’ Më tha se nuk do të hiqte dorë nga besimi i tij te Perëndia. Unë nuk e kuptova por u bashkova me djalin. Quhej Gregor Vicinski dhe ishte nga Polonia. Të nesërmen mësova se ai ishte një Dëshmitar i Jehovait. Ai kishte refuzuar të firmoste një listë me disa sende të cilat duhej t’i dorëzonte. Lista ishte në gjermanisht dhe ai kishte frikë se mos firmoste një deklaratë kompromentuese. E kishin rrahur, por as kjo nuk e kishte thyer dot atë . . .
Unë i shkrova mamasë, duke i kërkuar një Bibël dhe për çudinë më të madhe ajo mbërriti. Fillova ta lexoja rregullisht. Një burrë nga Ostrava [në Moravi] më vuri re. Ai më pyeti nëse e kuptoja atë që po lexoja dhe unë i thashë se kuptoja gati gjysmën. ‘A do të pëlqente të kuptoje më shumë?’—më tha ai. ‘Po’,—iu përgjigja unë. ‘Atëherë takohemi nesër pasdite, pas orës 6.00, në filan vend.’ Kjo ishte hera e parë që shkova në një mbledhje të Dëshmitarëve të Jehovait. Mbledhjet mbaheshin çdo ditë pasdite, pas orës 6.00, dhe tri herë ditën e diel. Si drejtuesi, edhe tema ishin të caktuara që më parë. ‘Mësuesi’ im ishte shërbëtori i literaturës. Ai ishte këpucari i kampit dhe e gjithë literatura e kopjuar me dorë fshihej poshtë ndenjëses së stolit të tij të punës. Sidoqoftë, për një vit e gjysmë, nuk kisha më asnjë lajm për Gregorin. Më vonë, nga fundi i vitit 1944, pashë një turmë të burgosurish, që ktheheshin nga kampe të ndryshme shtesë dhe aty dallova Gregorin tim. Ai dukej se ishte bërë gati gjysmë metri më i gjatë, por tmerrësisht i dobët. Mbasi kreu karantinën ai u bashkua me ne në mbledhje. E mirëpritëm me ngrohtësi njëri-tjetrin dhe më pas ai tha: ‘I jam lutur Zotit Jehova që të mos ju linte juve këtu vetëm.’ Jehovai i ishte përgjigjur lutjes së tij.»
Përkujtimi në një kamp përqendrimi
A ishte e mundur që nën rrethana të tilla të mbahej Përkujtimi i vdekjes së Jezuit? Në të vërtetë, po! Por ndonjëherë,
njerëzit habiteshin se si mund të bëhej një gjë e tillë. Bozhena Novakova shpjegoi: «Po afrohej Përkujtimi. Ndihesha e tmerruar sepse mendoja se nuk do të isha në gjendje të merrja emblemat. Por Jehovai u kujdes për gjërat. Ai e dinte dëshirën time, kështu, ndodhi që ditën e Përkujtimit më thirrën në njërën nga barakat. Disa motra me kombësi të ndryshme ishin tashmë atje. Përkujtimi, duke përfshirë edhe marrjen e emblemave, u mbajt pa shqetësim. Falënderim, lavdi dhe nder i qofshin Perëndisë tonë Jehova dhe Qengjit të tij!»Por si u sigurua buka pa maja dhe vera? Ajo shtoi: «Ndodhi që aty pranë, në qytetin e Fyrstenbergut, kishte disa Dëshmitarë të Jehovait që punonin në një fermë shtetërore, të cilët bënë të mundur që të na siguronin emblemat.»
Mbas këtij bekimi motër Novakova pati një përvojë tjetër të vështirë, megjithatë, besimforcuese. Ajo kujtoi: «Një ditë më thirrën në lavanderi. Ishte një lavanderi me dushe, por kur dushet viheshin në punë, në vend të ujit dilte gaz. Gra të helmuara, nganjëherë akoma të gjalla, hidheshin brenda në furrë. Unë nuk dija gjë për këtë, derisa një rojë femër më tha: ‘Pra, ti Bibelforscher [siç quheshin Dëshmitarët e Jehovait], je duke shkuar te gazi! Le të shohim nëse Jehovai yt do të të shpëtojë!’» Ndërsa motër Novakova u kthye, sytë e saj u mbushën me lot dhe u lut: «O Atë Jehova, të lutem, nëse duhet të vdes le të bëhet vullneti yt. Por, po të lutem për fëmijët e mi. T’i besoj ata plotësisht nën kujdesin tënd.» Në lidhje me atë që ndodhi më pas, ajo tha: «Ndërsa po lutesha, u hap dera dhe hyri kryemjeku, pa trekëndëshin tim ngjyrë vjollcë dhe tha: ‘Bibelforscher, çfarë po bën këtu? Kush të dërgoi këtu?’ Unë iu përgjigja se më kishte dërguar roja. Ai tha: ‘Largohu prej andej! Vendi yt është atje!’—dhe bëri me dorë nga dera. Ndërsa po largohesha dëgjova rojën të thoshte: ‘Tani e besoj se Jehovai i tyre po i mbron ata.’»
Dëshmi gjatë pushtimit nazist
Megjithëse gjatë kësaj kohe nuk u plotësuan raporte shërbimi, predikimi i lajmit të mirë në Çekosllovaki vazhdoi. Ruzhena Livancova, nga qyteti i Klladnos, shkroi: «Mamaja na kishte mësuar që të kishim besim te Perëndia, jo sipas mënyrës që mësonin priftërinjtë, por që të respektonim njerëzit. Në vitin 1940, një motër nga Praga na dha dëshmi. Kështu që unë fillova të mësoja rreth Perëndisë tonë të mrekullueshëm dhe
Atit tonë të dashur, Jehovait. Në vitin 1943, mamaja ime, motra ime më e madhe dhe unë u pagëzuam që të trija.»Madje edhe në atë kohë dhe në kushte lufte Jehovai po i tërhiqte «ata që ishin të prirur siç duhet për jetën e përhershme». (Vep. 13:48, BR) Frantishek Shnidër, nga Praga, tha: «Ne ishim një familje katolike, por nuk kishim shkuar kurrë në kishë. Unë isha një makinist treni, që bëja një jetë të zakonshme. Frekuentoja klubet, ku luaja me letra. Atje vinte një burrë i panjohur, pinte një gotë birrë dhe u dëshmonte atyre që gjendeshin të pranishëm. Ata qeshnin me të. Por, unë, ndërsa luaja me letra, njërin vesh e mbaja tek ajo që thoshte. Ai fliste rreth kapitullit 24 të Mateut. Kjo gjë më pëlqente dhe kështu që ia thashë atij. Si rrjedhim ai më ftoi në shtëpinë e tij. Kur mbërrita, aty ishte duke u zhvilluar një mbledhje. Ishin tashmë shtatë persona në atë dhomë. Unë pyeta: ‘Më thuaj, të lutem, kur do të vijë prifti?’» Por nuk erdhi asnjë prift. Jozef Valenta, i cili ishte ulur, pikërisht pranë Frantishekut, drejtonte mbledhjen.
Frantisheku vazhdoi të studionte Biblën dhe në gusht të vitit 1942 u pagëzua. Vitin tjetër u arrestua nga Gestapoja. Por Jehovai vazhdoi ti jepte ndihmën e nevojshme, kështu që ai mundi të rritej frymësisht. Frantisheku shpjegoi: «Në Mathauzen takova vëllanë Martin Poetzinger. Ai ishte një vëlla i guximshëm dhe i matur. Më bëri një palë pantofla dhe më jepte gjithmonë literaturë. Çdo të diel, mbanim mbledhje të rregullta, natyrisht në fshehtësi, tamam në ‘Platz’»—që me sa duket ishte vendi ku bëhej apeli i të burgosurve.
Jan Matushni, gjithashtu, arriti të kuptojë që kishte nevojë për ndihmë frymore. Më vonë ai shkroi: «Gjatë luftës punoja në një minierë. Bashkë me dy vëllezërit e mi më të mëdhenj luaja në bandën muzikore të minierës. Pija duhan dhe alkool. Isha në një gjendje kaq të vajtueshme, saqë duart më dridheshin si ato të një burri të moshuar. Një ditë kur isha i dehur dhe ndihesha i mjerë, fillova t’i lutesha Perëndisë me zë
të lartë, duke i kërkuar të më ndihmonte në ndonjë mënyrë, që të gjeja zgjidhjen e problemeve të mia.»Jo shumë kohë pas kësaj, një Dëshmitar, i cili po vizitonte të motrën e këtij burri foli gjerë e gjatë me të, dhe i dha një Bibël dhe tri broshura. Si i lexoi ato, ai u bind se ajo që po mësonte ishte e vërteta. E la duhanin, abuzimin me alkoolin dhe bandën muzikore dhe filloi të ndiqte mbledhjet. U pagëzua në vitin 1943 në një liqen të vogël me peshq. Ai shtoi: «Ne i mbajtëm mbledhjet gjatë gjithë luftës. Kishim mësuar domethënien e fjalës ‘kompromis’ dhe se ishte më mirë të vdisje, sesa të tradhtoje një vëlla. Kjo shërbeu si një themel i mirë për persekutimin që do të kishim përpara»—po, persekutim që erdhi edhe pasi lufta kishte mbaruar.
Duke përdorur mirë një periudhë paqeje relative
Pasi mbaroi lufta, nga viti 1945 deri në vitin 1949, kishte një periudhë lirie relative dhe një masë paqeje për popullin e Jehovait. Ishte koha e rindërtimit dhe koha kur vëllezërit tanë u angazhuan me një zell të përtërirë në veprën e predikimit të dhënë nga Perëndia.—Mat. 24:14.
Gjëja e parë që duhej bërë ishte të përcaktoheshin ku ishin të gjitha kongregacionet dhe lajmëtarët si individë. Disa kishin vdekur, të tjerë ishin larguar dhe mijëra të tjerë me kombësi gjermane, që kishin jetuar pranë kufijve, ishin duke u dëbuar. Vëllai Myler, i cili ishte ndoshta nga të parët vëllezër që u rikthye në shtëpi, punoi shumë për të rivendosur komunikimin ndërmjet kongregacioneve. Ai u përpoq, gjithashtu, që të kontaktonte me zyrat e degëve të Shoqatës në vende të tjera, por në fillim pa sukses. Më pas, në fillim të qershorit, u lidhëm me një mesazh telegrafik me Bernën, në Zvicër. Nga Berna filluan të mbërrinin letra, ku secila përmbante disa faqe të Kullës së Rojës në gjermanisht. Përkthimi filloi me shpejtësi. Në gusht të vitit 1945 vëllezërit në Pragë nxorën artikullin e parë të Kullës së Rojës të pasluftës, në gjuhën çeke, të shtypur në një shaptilograf.
Shumë njerëz e kujtonin se çfarë kishin predikuar Dëshmitarët para luftës dhe disa prej tyre tani ishin të gatshëm të dëgjonin. Filluan të jepeshin fjalime biblike për publikun, jo të regjistruara, por të mbajtura nga oratorë të kualifikuar. Të pranishmit ishin me qindra. Fjalimi i parë, me temë «Liri në Botën e Re», u mbajt më 11 nëntor 1945, në sallën e Bursës Bujqësore të Pragës. Auditori prej rreth 600 të pranishmish shfaqi shumë entuziazëm. Gjatë tre vjetëve, u mbajtën 1.885 fjalime të tilla publike në Çekosllovaki. Shumë prej atyre, të cilët tani janë Dëshmitarë të Jehovait, thonë se u tërhoqën drejt së vërtetës si pasojë e këtyre fjalimeve.
Një person i tillë është Tibor Tomashovski, i cili tani banon në Bohemi. Një Dëshmitar, që punonte bashkë me të, ra në kontakt me Tiborin dhe gjatë bisedës i përmendi Biblën. Tibori u habit nga thjeshtësia e tij dhe e ftoi Dëshmitarin në
shtëpinë e vet. Kjo u pasua me ftesën për në mbledhje. Tibori më vonë tha: «Ajo që unë dhe gruaja ime provuam në atë mbledhje ishte e papërshkrueshme. Kurrë nuk kisha dëgjuar një fjalim aq të shkëlqyer. Tre oratorë të ndryshëm e morën me radhë fjalën për ta mbajtur atë. ‘Këta duhet të jenë njerëz shumë të shkolluar’,—i thashë personit që ishte ulur pranë meje. ‘Jo, ata janë vetëm fshatarë’,—ishte përgjigjja. Ajo që dëgjuam ishte kaq e mrekullueshme, saqë nuk donim të ktheheshim në shtëpi. Javën tjetër, në zyrë, nuk mund të përqendrohesha në punën time dhe mezi prisja sa të vinte e diela. Kurrë nuk munguam në ndonjë mbledhje.»Midis vendeve ku Dëshmitarët kryen shërbimin e tyre ishin edhe kampet e punës ku, pas luftës, mbaheshin robërit e luftës dhe gjermanët që ishin në pritje të dëbimit. Një raport në lidhje me aktivitetin në atë kohë thotë: «Vëllezërit kanë vizituar me shumë sukses gjermanët, shumica prej tyre nazistë, në kampet e punës.» A do t’i bënte ata më të hapur ndaj së vërtetës biblike ndryshimi i rrethanave? Dëshmitarët e Jehovait dëshironin t’ua jepnin atyre këtë rast.
Në nëntor të vitit 1945 për vëllanë Myler mbërriti emërimi zyrtar si mbikëqyrës i degës. Verën pasuese vëllezërit ia dolën të blinin një ndërtesë, thuajse të re, prej katër katesh, në qendrën e banimit Sukdol, afër Pragës. Kjo siguroi vend pune të qetë dhe strehim të mirë për familjen Bethel. Vendi u nda në qarqe—secili i përbërë nga rreth 20 kongregacione—dhe filluan të mbaheshin rregullisht asambletë qarkore. Kjo rezultoi në një bekim të pasur. Asamble të tilla ishin gjithmonë të shoqëruara me shërbimin nga shtëpia në shtëpi dhe ditën e diel pasdite jepej një dëshmi e shkëlqyer me anë të leximit publik. Kur filloi të funksiononte Shkolla e Shërbimit Teokratik nëpër kongregacione, shumë vëllezër, me ndihmën frymës së Jehovait, u kualifikuan për të mbajtur fjalime publike dhe lajmëtarët u bënë mësues më të mirë.
U organizuan, gjithashtu, edhe kongrese. Fjalimet «Gëzohuni» dhe «Princi i paqes» u mbajtën në një kongres që u ndoq nga 1.700 të pranishëm në Besedni dym, një lokal mbledhjesh në Bërno, në vitin 1946. Në atë ngjarje ishte i pranishëm Franc Zyrker nga Berna, Zvicër. Një vit më pas, kur u mbajt një tjetër kongres në Bërno, në program morën pjesë tre anëtarë të personelit të Selisë Botërore, N. H. Norr, M. G. Henshel dhe H. C. Kovington. Fjalimi publik «Gëzimi i të gjithë njerëzve» u njoftua në tërë qytetin me afishe e fletushka, dhe për ta dëgjuar atë erdhën 2.300 persona. Shumë veta dhanë adresat e tyre dhe shprehën dëshirën për të qenë të ftuar në mbledhje të ardhshme.
Në fillim të vitit 1948 pati një krizë në qeveri. Në pushtet erdhën komunistët. Dëshmitarët e Jehovait vazhduan me zell të predikonin lajmin e mirë. Gjatë atij viti ata përjetuan një rritje prej 25 për qind në numrin e lajmëtarëve të Mbretërisë. Në shtator u mbajt një tjetër kongres, kësaj radhe në Pragë. Fjalimi publik trajtonte temën e kohës «Mbretëria e Perëndisë, shpresë për gjithë njerëzimin». Përveç kësaj, duke marrë parasysh atë që do të vinte, fjalimi «Mbani integritetin nën sprova» doli se ishte shumë i përshtatshëm. Madje, ndërsa kongresi ishte në zhvillim e sipër, armiqtë e popullit të Jehovait po përgatiteshin të sulmonin.
Grumbullohen përsëri re të zeza
Kishin kaluar më pak se katër vjet qëkurse vëllezërit ishin liruar nga burgu, kur papritur klima ndryshoi. Në nëntor të vitit 1948, në një asamble qarkore në Karlovi Vari, në Boheminë perëndimore, u shfaqën retë e stuhisë. Asambleja në vetvete nuk u ndërpre. Megjithatë, më 28 nëntor, ditën e diel pasdite, ndërsa vëllai Myler po mbante fjalimin publik, disa nga vendet e fundit të sallës ishin zënë nga agjentë të Sigurimit të Shtetit të veshur si civilë. Po atë ditë kur vëllai Myler po hante darkën, Oldrik Skypina, mbikëqyrësi i kongregacionit të Karlovi Varit, e gjeti dhe i shqetësuar i tha se Sigurimi i Shtetit kishte kontrolluar në shtëpitë e disa vëllezërve dhe u kishte konfiskuar literaturën.
Vëllai Myler u përpoq t’i telefononte Bethelit të Pragës, por askush nuk u përgjigj. Kishte ndodhur pa dyshim diçka serioze edhe atje. Me të shpejtë ai u kthye në Pragë. Mirëpo, ndërsa po i afrohej ndërtesës së Bethelit, ai pa dy burra të cilët hiqeshin sikur po punonin, por që në fakt ishin duke vrojtuar shtëpinë Bethel. Në Bethel takoi një vëlla i cili i tha se disa agjentë nga Sigurimi i Shtetit kishin kontrolluar
të gjitha ambientet e shtëpisë dhe kishin mbyllur zyrën. Brenda 45 minutave nga mbërritja e tyre, në Bethel u shfaqën dy zyrtarë nga Ministria e Brendshme dhe njoftuan se ndërtesa ishte e konfiskuar. Vëllai Myler protestoi, duke theksuar se konfiskimi duhej paraprirë nga një vendim gjykate. Mbasi ata u larguan, ai arriti të hiqte disa nga dosjet që Sigurimi i Shtetit nuk i kishte gjetur, dhe i çoi në shtëpinë e prindërve të tij. Por kur u kthye në Bethel, një agjent i Sigurimit të Shtetit ishte duke pritur me urdhrat e arrestit për të dhe për dy motra që ishin bashkë me të. Anëtarët e tjerë të familjes Bethel tashmë ishin arrestuar.A kishte dalë kaq shpejt një vendim gjykate? Jo. Muaj më vonë, ndërsa vëllezërit ishin nën arrest, vëllai Kapinus, i cili ishte midis të arrestuarve, mori një letër. Ajo përmbante vendimin e Ministrisë së Brendshme të datës 4 prill 1949, më shumë se katër muaj pasi u ndërpre aktiviteti i Shoqatës dhe u bë konfiskimi i pronës së saj.
Megjithëkëtë, në korrik, Gjykata e Shtetit i ndërpreu procedurat penale kundër vëllezërve për shkak të mungesës së provave. Ata u liruan nga burgimi paraprak. Prapëseprapë, ata nuk u larguan nga ndërtesa e Gjykatës së Shtetit si njerëz të lirë. Dy zyrtarë nga Ministria e Brendshme i ndaluan dhe i informuan se me një vendim të Komisionit Politik Komunist, ata do të dërgoheshin në një kamp pune për dy vjet. Ajo që nuk qe mundur të bëhej me një proces ligjor, ishte bërë thjesht me një vendim arbitrar. Vëllai Myler u dërgua në Klladno, ku punoi në një minierë qymyrguri.
Vala e arrestimeve që u shtri në të gjithë vendin solli shumë vështirësi për Dëshmitarët e Jehovait. Megjithatë, ajo që pritnin zyrtarët komunistë nuk u vërtetua. Ata i kishin thënë vëllait Myler kur ai ishte në burg: «Prije kokën dhe trupi do të vdesë.» Ata mendonin se ai dhe vëllezër të tjerë përgjegjës ishin ‘koka’, por ata nuk kuptuan se Koka e vërtetë e Efes. 4:15, 16.
kongregacionit të krishterë është Zotëria Jezu Krisht në qiell.—Adhurimi i vërtetë vazhdon
Me gjithë presionin e atyre ditëve të zeza, adhurimi i vërtetë nuk pushoi. Shpejt vëllezërit filluan të merrnin masa që të vazhdonin ta çonin përpara veprën e dhënies së dëshmisë për Jezuin si Mbreti Mesianik. Jozef Skohotil, nga Praga, shpjegon: «Pak ditë pas fillimit të persekutimit, më vizitoi vëllai Gros, që ishte një mbikëqyrës lokal. Ai më dha emrat e dhjetë lajmëtarëve dhe më tha që të kujdesesha për ta.» Për një farë kohe ata u përpoqën që të dëshmonin nga shtëpia në shtëpi, por gradualisht mësuan metoda të tjera për ta bërë këtë vepër.
Megjithëse shumë vëllezër ishin në burg, ata që ishin jashtë vazhduan të mblidheshin së bashku. Nuk mund të përdoreshin salla publike, por në apartamente të mëdha u mbajtën
asamble me një program të shkurtuar. Me kohë, u mbajtën asamble më të mëdha, jashtë në pyll. E para prej këtyre ishte në vitin 1949 në fshatin Oldrikov, afër qytetit të Nejdekut. Një shpat i pjerrët me shkëmbinj të dalë siguroi vendet për t’u ulur, të cilët mirëpritën 200 të pranishmit. Aty pranë ndodhej një shtëpi e braktisur, një plevicë dhe një liqen i vogël. Për pagëzimin, u vendos një ndarje në plevicë që siguronte dhomat e zhveshjes për burrat dhe gratë. E pastruan liqenin e vogël dhe vendosën shkallë prej druri që të çonin brenda në ujë. Në atë ngjarje u pagëzuan tridhjetë e shtatë veta.Ç’mund të thuhet në lidhje me sigurimin e botimeve biblike për studim? Na e tregon këtë një raport i paraqitur nga vëllai Vikoril nga qyteti i Teplices. Ai thotë: «Në vitin 1950 vetëm tre veta mbetëm në Teplice. Ne merrnim me postë një Kullë Roje në frëngjisht nga një motër në Zvicër. Për një farë kohe lidhja u ndërpre, por mbas disa kohësh ajo u rivendos prapë. Unë fillova të merrja letra në gjuhën me simbole. Në ato letra kërkohej të gjeja dikë që njihte dikë tjetër, i cili nga ana e tij të njihte akoma një person tjetër, dhe kështu do të rivendosej lidhja. Vëllezërit që merrnin drejtimin ishin në burg, prandaj ne duhej të rivendosnim lidhjet organizative. Vepruam pa ndonjë rregullim zyrtar; çdonjëri bënte atë që nevojitej. Sidoqoftë, kurrë nuk pushuam të merrnim Kullën e Rojës.»
Ky ishte fillimi i njërës prej periudhave më të vështira në historinë e Dëshmitarëve të Jehovait në këtë vend. Ishte vetëm falë dorës së Jehovait që vepra nuk pushoi. Në vend të kësaj, me gjithë sprovat e shumta, ajo vazhdoi të rritej.
Një lehtësim i shkurtër
Në mënyrë të papritur, në fillim të vitit 1950 të gjithë Dëshmitarët e Jehovait, vëllezër e motra së bashku, u liruan nga kampet e punës. Çfarë i priste ata? Vëllai Myler kujton: «Isha lumturisht i habitur nga organizimi i mirë që ishte bërë në
mungesën tonë.» Fryma e Jehovait i kishte shtyrë vëllezërit më të rinj, duke përfshirë Jan Sebin dhe Jaroslav Hala, që të drejtonin me zell. Babai i Jaroslavit ishte arrestuar më 1948 (dhe më vonë ai vdiq në burg), por Jaroslavi u bë një shembull dhe një burim i madh inkurajimi për shumë vëllezër dhe motra. Ata panë se numri i Dëshmitarëve aktivë në të gjithë vendin (ish-Çekosllovaki) ishte rritur me 52 për qind brenda dy vjetëve, nga 1.581 në 2.403. Viti pasues pati një rritje të mëtejshme prej 38 për qind.Kur në vitin 1951 u botua në gjuhën çeke libri me gjashtë pjesë «Le të jetë Perëndia i vërtetë», u vendos një bazë për rritje të mëtejshme. Ky botim do të shërbente si bazë për studime biblike në shtëpi. Ai përmbante atë që u nevojitej studentëve, me qëllim që të fillonin mbarë një jetë në shërbim të Jehovait.
Sidoqoftë, zyrtarët komunistë nuk po e shihnin aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait me dashamirësi. Viti 1952 hapi një periudhë tjetër persekutimi të egër për popullin e Jehovait.
Përsëri brenda ‘furrës së zjarrtë’
Më 4 shkurt 1952, në orët e para të mëngjesit, vëllai Myler u arrestua përsëri nga Sigurimi i Shtetit. Këtë herë ia lidhën sytë dhe e çuan në burg. Ai shkroi më vonë: «Për 14 muaj, nuk u lejova të dilja jashtë qelisë sime të izolimit pa i pasur sytë e lidhur. Pothuajse çdo ditë oficeri që më merrte në pyetje më çonte në zyrën e tij. Atje më merrnin në pyetje për orë të tëra, gjatë të cilave ata përpiqeshin të më mbushnin mendjen që të pranoja se isha i përfshirë në spiunazh dhe se kisha kryer tradhti. U shkruan raporte të shumta policie, pastaj u grisën dhe u shkruan raporte të reja. Hetuesit vazhduan të provonin metoda të reja në përpjekje për të përfshirë në raport të paktën një aluzion dinak për faj. Unë refuzova në mënyrë të përsëritur të firmosja raporte të tilla. Afërsisht 16 vjet më vonë,
kur isha i lirë, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme më tha se kisha qenë në listën e atyre personave që do të asgjësoheshin. Më 27 mars 1953, më çuan me sytë e lidhur në një seancë gjyqi në lagjen Pankrac të Pragës. Si unë, ashtu edhe bashkëpunëtorët e mi, u vumë nën një presion të tmerrshëm psikologjik. Seanca zgjati dy ditë. Ajo u mbajt në një fshehtësi të plotë. Vendet për publikun ishin zënë vetëm nga hetues të Ministrisë së Brendshme.»Siç doli më vonë, 4 shkurti i vitit 1952, ishte një ditë e arrestimeve të shumta në të gjithë Çekosllovakinë. Atë ditë Sigurimi i Shtetit arrestoi 109 Dëshmitarë të Jehovait (104 vëllezër dhe 5 motra).
Midis atyre që u çuan në burg ishte edhe Emili Maciçkova. Ajo tregon: «Më 4 shkurt 1952, në orën 3 e 30 të mëngjesit, kur burri im ishte në spital, në shtëpi ia behën tre burra dhe një grua nga Sigurimi i Shtetit. Më arrestuan menjëherë. Ata i bënë një kontroll të imët shtëpisë dhe konfiskuan çfarë gjetën. Më morën në Zyrën Rajonale të Policisë në Ostravë. Atje tashmë ishin shumë nga ne Dëshmitarët. Ishim arrestuar gjithë ata veta. Na vunë në qeli të ftohta, të sapolyera, por që vinin erë të keqe; na dhanë ujë të ftohtë për t’u larë dhe më pas mbyllën dyert e hekurta. Sa herë që na çonin diku, na vinin syze të errëta. Dërguan njerëz tinëzarë në qelitë tona, por ne nuk folëm me ta për asgjë tjetër veçse për Mbretërinë e Perëndisë. Këta persona që shërbenin si vegla, madje edhe këndonin këngët tona të Mbretërisë dhe bënin sikur luteshin; deri në këtë pikë shkuan armiqtë tanë në përpjekjet e tyre për të na thyer, por Jehovai na forcoi!»
Një proces absurd në Pragë
Ishte koha kur zhvilloheshin shumë procese politike në Çekosllovaki. Vendimet e gjykatave që dilnin nga këto procese ishin jashtëzakonisht të rrepta: ose me shumë vite burgim, ose me vdekje. Gjatë kësaj periudhe, më 27 dhe 28 mars 1953,
u mbajt procesi ndaj Dëshmitarëve të Jehovait. Prapa dyerve të mbyllura u kryen dy procese të rreme ndaj mbikëqyrësve kryesorë të Dëshmitarëve të Jehovait. I dyti u mbajt një muaj pas të parit. Dënimet u dhanë si më poshtë: «Myler dhe Fogel u dënuan me 18 vjet burg. Të akuzuarit Sebin, Gros dhe Hala me 15 vjet; Nahalka me 12 vjet; Novak me 8 vjet dhe Porubski me 5 vjet. Të gjithë të akuzuarit i nënshtrohen konfiskimit të pasurisë dhe humbasin të drejtat e qytetarisë.»I vetmi informacion që u vu në dispozicion të publikut në lidhje me këto procese gjendej nëpër gazeta. Çfarë thanë ato? Një shembull për këtë është ky raport i shtrembëruar që u shfaq më 30 mars në të përditshmen komuniste Rude pravo (Ligji i kuq): «Imperialistët amerikanë, me urrejtjen e tyre ndaj Çekosllovakisë demokratike popullore, po përdorin çdo mjet për t’i larguar masat tona punonjëse nga rruga e socializmit . . . Gjykata e qarkut në Pragë trajtoi një formë të aktivitetit shkatërrimtar të imperialistëve amerikanë . . . Në proces u morën anëtarët e një sekti fetar, pjesëtarët e të cilit e quajnë veten e tyre Dëshmitarë të Jehovait. Kjo organizatë, e drejtuar nga Bruklini, SHBA dhe që ka qenë e ndaluar në vendin tonë që nga viti 1949, për shkak të prirjeve të saj shkatërrimtare, ka futur fshehurazi në Çekosllovaki ideologji kozmopolite, të cilat nën vellon e krishterimit të pastër synojnë të minojnë moralin e masave tona punonjëse, për të nxitur urrejtje ndaj shtetit dhe ligjeve të tij dhe ka filluar të përgatitë anëtarët e saj për një luftë përfundimtare, në të cilën ata do të luanin rolin e kolonës së pestë.»
Ky shtrembërim faktesh, me qëllim që të justifikoheshin veprimet e gjykatës, krijoi një precedent që më vonë u imitua në të gjithë vendin.
Gjetja e personave ngjashëm deleve në burgje
Edhe në burgje, megjithatë, kishte raste për të dëshmuar. Kërkohej shkathtësi, por vëllezërit tanë e gjetën një mënyrë.
Kishte njerëz në burg që iu përgjigjën në mënyrë të favorshme të vërtetës biblike. Njëri prej tyre ishte Frantishek Janeçek, nga qyteti i Çaslavit. Ai kujton: «Gjatë luftës kisha marrë pjesë në lëvizjen e Rezistencës. Në vitin 1948 unë nuk isha dakord me formën e re të dhunës dhe, meqë iu kundërvura hapur padrejtësisë, më dënuan me 11 vjet burg. Në burg më lejuan të mbaja një Bibël dhe madje e mësoja atë gjatë kohës së lirë pas pune. Për këtë arsye vëllezërit më morën për një prift. Ne qëndronim në baraka të ndryshme, por disa herë natën, jashtë barakave, bënim rojë, që i quanim rojë të zjarrit. Një natë, kur po bëja rojë, bënte shumë ftohtë dhe qielli ishte plot yje. Një i burgosur tjetër që ishte gjithashtu duke filluar detyrën e tij të rojës, doli jashtë nga barakat fqinje. Unë i thashë atij: ‘Atëherë, edhe ti je duke i shërbyer Faraonit, ë?’ ‘A e di ti se kush ishte Faraoni?’—më pyeti. ‘Po, sundimtari i Egjiptit.’ ‘Po, por, a e di se kë përfaqëson?’ ‘Jo!’ ‘Atëherë hajde këtu dhe do të ta tregoj.’ Ne ecëm së bashku për dy orë dhe ai më bëri një shpjegim të mirë. Bëra një përparim të shpejtë. Perëndia më donte, dhe pa dëshirën time për të vërtetën.» Frantisheku u bashkua me Dëshmitarët e Jehovait në studimin e Biblës dhe shpejt raportonte 70 deri 80 orë çdo muaj në shërbimin e Jehovait.Shumë nga ata që mësuan të vërtetën në burg u pagëzuan atje. Si u bë kjo? Ladislav Shmejkal, i cili e mësoi të vërtetën kur ishte një i burgosur politik, shpjegon: «Në minierën ku punonim, kishim mundësi për të hyrë në kullat e ftohjes së kompresorëve të mëdhenj të minierës. Në qershor 1956, bashkë me disa të tjerë, u pagëzova në rezervuarin e njërës prej këtyre kullave. Nuk ishte e lehtë sepse ne duhej ta bënim atë gjatë një pushimi të shkurtër para ndërresës së pasdites. Morëm veshjet tona të brendshme, shkuam në kullë, u pagëzuam, u ndërruam me të shpejtë dhe u paraqitëm për punë.» Ata ishin mirënjohës që Jehovai i kishte ndihmuar shërbëtorët e tij të gjenin një mënyrë për ta Mat. 28:19, 20.
simbolizuar dedikimin e tyre si bindje ndaj urdhrit të Jezu Krishtit.—«Shenjtorë» në minierat e qymyrgurit
Ndalimi i vënë ndaj Dëshmitarëve të Jehovait ishte imponuar në mënyra të ndryshme dhe në masë të ndryshme. Ai nuk ishte i njëjtë në çdo vend ose në çdo kohë. Nën të gjitha rrethanat e krijuara, vëllezërit u përpoqën që të mbanin në mënyrë të ndërgjegjshme integritetin e tyre të krishterë. Si rezultat, shumë prej tyre u futën në burg.
Në atë kohë, në vitin 1958, si rezultat i një ligji të qeverisë, u vendos përjashtimi nga shërbimi ushtarak për minatorët e qymyrgurit që ishin nën moshën 30 vjeç. Në vend që të pritnin derisa të arrestoheshin dhe pastaj të dënoheshin me burgim, ndoshta për të punuar nëpër miniera, disa vëllezër patën njëfarë lirie duke filluar punë si punëtorë në miniera. (Prov. 22:3) Kështu ndodhi që «shenjtorët» ose «priftërinjtë», siç i quanin njerëzit këta Dëshmitarë, u futën në listat e pagave të shumë minierave. Përveç kësaj, meqë në disa miniera kishte shumë Dëshmitarë të Jehovait, ata filluan të formonin kongregacione të forta në të cilat vëllezërit u rritën në pjekurinë e krishterë, duke u bërë shërbëtorë të kualifikuar.
Për dhjetë vjet, Eduard Sobicka punoi në një minierë në fshatin Kamene Zhehrovice, afër qytetit të Klladnos. Ai thotë: «Me sa kujtoj, numri më i madh i vëllezërve që punonin në të njëjtën kohë në minierën ku isha edhe unë
ishte rreth 30. Ne punonim në turne të ndryshme dhe vendosëm një rregull për veten tonë, që të mos rrinim dhe aq afër së bashku, saqë të mund të veçoheshim nga minatorët e tjerë. Megjithatë, ‘shenjtorët’, siç na quanin shpesh, tërhoqën shumë vëmendjen e të tjerëve. Ne na tallnin dhe na fyenin, megjithatë, në të njëjtën kohë, brenda vetes na respektonin.» Në miniera, ata shfrytëzuan rastet për të dëshmuar dhe, kur shfaqej interes, linin edhe literaturë të vlefshme biblike.Me pushime bashkë me Dëshmitarë të tjerë
Megjithëse ishin kohë të vështira, në jetën e popullit të Jehovait, edhe pushimet patën vendin e tyre. Kur planifikoheshin me kujdes, pushime të tilla u bënë një kohë jo vetëm për çlodhje fizike, por edhe për t’u ndërtuar frymësisht. Imagjinoni se çfarë do të thoshte për ndoshta 30 Dëshmitarë të Jehovait të ishin së bashku për një ose dy javë, në një kohë kur mbledhjet mbaheshin me një maksimum prej 10 vetash të pranishëm!
Ishte e rëndësishme të merreshin vendime të mençura lidhur me ata që do të ftonin. Ata që merreshin me organizimin përpiqeshin që të mos u jepnin më shumë përparësi të rinjve, sesa të moshuarve ose më shumë vëllezërve, sesa motrave. Bëhej përpjekje që të përfshiheshin disa vëllezër të pjekur frymësisht, të cilët do të siguronin mbikëqyrjen e duhur.
Shqetësimi kryesor ishte që të bëhej një program frymor i ekuilibruar. Programi ditor ishte diçka e ngjashme si kjo: lutja e mëngjesit, shkrimi i ditës dhe leximi i Biblës. Në disa pasdite kishte mbledhje me orë të zgjatura. Në mbrëmje kishte shpesh një grumbullim frymor me program të parapërgatitur. Pjesa tjetër e ditës ishte e lirë. Vëllezërit e motrat mund të studionin, të bënin ekskursione, të notonin ose gjëra të ngjashme. Shërbimi zakonisht shoqërohej me një ekskursion, por edhe këtu mund të ndiqeshin rregulla të pashkruara. Përpiquni të imagjinoni një grup prej 20 ekskursionistësh. Nëpër fshatra, në pyll dhe në fusha ata do të gjenin banorë vendas. Me të takuar dikë, një vëlla ose një motër e linte grupin dhe përpiqej të fillonte një bisedë. Pjesa tjetër e grupit vazhdonte rrugën.
Këto pushime, të kaluara në grup, dolën shumë të frytshme. Ato ishin besimforcuese dhe shërbyen për të përhapur lajmin e mirë. Këto pushime në grupe ishin një pjesë e pandarë e historisë moderne të Dëshmitarëve të Jehovait në këtë vend. Sidoqoftë, shërbëtorët e Jehovait, nuk lejuan në asnjë kohë që të ulej vigjilenca e tyre frymore.
Një sulm dinak
Satana Djalli, «ati i gënjeshtrës», kërkon që të minojë besimin duke i shtrembëruar faktet dhe duke krijuar një imazh të rremë për shërbëtorët besnikë të Perëndisë. (Gjoni 8:44, BR) Ai e përdori këtë taktikë për të dobësuar Izraelin e lashtë, për të ndërsyer judenjtë e shekullit të parë kundër Krishtit dhe në përpjekjet e tij për të përçarë kongregacionin e krishterë. (Num. 13:26–14:4; Gjoni 5:10-18; 3. Gjon. 9, 10) Disa njerëz, që i shërbejnë qëllimeve të tij, kërkojnë që t’i sigurojnë vetes një pozitë të shquar. Njerëz të tjerë mund të mendojnë se ajo që thonë është e drejtë, por ata shprehin opinione negative në një kohë kur nuk i njohin të gjitha faktet. Satanai mund t’i përdorë të dyja këto grupe njerëzish dhe e ka bërë një gjë të tillë në këtë vend.
Situata gjatë fundit të viteve 50 ishte e vështirë për vëllezërit në Çekosllovaki. Shumë nga ata ishin nëpër burgje. Komunikimi me selinë qendrore të Dëshmitarëve të Jehovait ishte ndërprerë. Disa persona me iniciativë dhanë udhëzime që pasqyronin opinionin e tyre personal në vend të atij të bazuar fort në Shkrime. (Titit 1:9; Jak. 3:1) Si rrjedhojë e presionit të kohës, disa individë mbajtën qëndrime të prera mbi disa çështje, për të cilat nuk i kishin të gjitha faktet. (Krahaso Proverbat 18:13, 17.) Disa prej tyre filluan «të tërheqin pas vetes dishepujt».—Vep. 20:30.
Në lidhje me ngjarjet e asaj periudhe, vëllai Myler shkroi më vonë: «Një ditë, në janar të vitit 1956, në burgun e Valdices, më çuan në një zyrë ku po më prisnin dy burra. Ata pohonin se ishin nga Ministria e Brendshme. U përpoqën të më bindnin se ne duhej të ‘zbuteshim pak’ në disa nga mësimet tona fetare. Ne nuk mund të ishim në një mendje për këtë, prandaj biseda jonë qe e shkurtër. Në vitin 1957 më vizituan dy zyrtarë të tjerë nga Ministria e Brendshme. Ai diskutim prej tre orësh kishte
një atmosferë krejt tjetër. Munda t’u shpjegoja hapur pikëpamjet dhe qëndrimet e Dëshmitarëve për sa u përket çështjeve të ndryshme. Ata interesoheshin për qëndrimin tonë ndaj shërbimit ushtarak, transfuzionit të gjakut, sindikatave dhe për një numër çështjesh të tjera. Në fund njëri prej tyre më pyeti: ‘Z. Myler, a mendon se mund të bëhemi miq?’ Unë ia ktheva: ‘Miqtë janë shumë të afërt midis tyre dhe kanë shumë interesa të përbashkëta. Ne Dëshmitarët e Jehovait besojmë te Perëndia. Kurse ju komunistët jeni ateistë. Ne nuk mund të kemi një bazë të përbashkët. Por mendoj se mund të jetojmë dhe të ekzistojmë së bashku në paqe.’ Oficeri tha: ‘Jam i gëzuar për përgjigjen tënde sepse përndryshe nuk do të të kishim zënë besë.’ Pata përshtypjen se ai e kishte bërë këtë pyetje të fundit me qëllimin që të vendoste nëse mund të kishte një dialog kuptimplotë midis nesh në të ardhmen apo jo. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të na çonte një hap më afër zgjidhjes së situatës sonë.»Ai bashkëbisedim solli si pasojë një komunikim disi më të hapur midis disa vëllezërve dhe autoriteteve qeveritare. Megjithatë, për shkak të atmosferës që ekzistonte në atë kohë, disa Dëshmitarë që morën vesh për këto bisedime menduan se këta vëllezër me përgjegjësi kishin rënë në kompromis. Nuk kishte dyshim se disa prej atyre që reaguan në këtë mënyrë u nisën nga një dëshirë e fortë për të shmangur ndonjë kompromis me parimet e krishtere. Megjithatë, një pakicë e atyre që ishin dogmatikë në qëndrimin e tyre, shprehën hapur mosbesim ndaj vëllezërve që kishin folur me zyrtarët qeveritarë. Por, a ishte i bazuar mosbesimi i tyre?
Në këtë çështje ishin përfshirë edhe faktorë të tjerë. Juraj Kaminski, i cili i ka shërbyer Jehovait për më shumë se 50 vjet, shpjegon: «Mbasi ishin arrestuar vëllezërit përgjegjës dhe shumë pleq, disa nga ata që po drejtonin kongregacionet dhe qarqet filluan të nxirrnin rregulla për sjelljen e lajmëtarëve, duke bërë një listë për çfarë duhej bërë dhe çfarë nuk duhej bërë.» Sa mirë do të kishte qenë sikur «të nxitej bindja me anë të besimit», siç bëri apostulli Pavël! (Rom. 16:26, BR) Duke qenë se ligji u kërkonte njerëzve që të votonin, disa Dëshmitarë shkonin në kutitë e votimit, por për shkaqe që kishin të bënin me ndërgjegjen e tyre, nuk e hidhnin fletën votimit për ndonjë kandidat politik. Disa menduan se këta ishin duke bërë kompromis. Disa nga vëllezërit, ndoshta në mënyrë të kuptueshme, ishin mbushur me mëri kundër autoriteteve, për shkak të trajtimit që u ishte bërë vëllezërve të tyre të krishterë. Vëllai Myler komenton: «Isha shumë i shqetësuar nga kjo situatë, prandaj në vjeshtën e vitit 1957, shkrova një letër [nga burgu], për t’i ndihmuar vëllezërit që t’i shihnin gjërat në mënyrë të matur.» Në një nga paragrafët e saj lexohet:
«Kam një tjetër dhimbje në zemër. . . . U kujtoj vëllezërve që mbledhjet tona janë për të studiuar Shkrimet dhe për të stërvitur Dëshmitarët e Jehovait që të jenë shërbëtorë më të mirë e më të kualifikuar. Është krejt e papranueshme të diskutohet për politikë ose të shprehen mendime kundër shtetit në mbledhje, pavarësisht se ku mbahen dhe pavarësisht nëse janë të pranishëm vetëm dy ose shumë veta. Vëllezër, mbani këtë në mendje dhe mos lejoni diskutime të tilla. A ka ndonjëri nga ju pakënaqësi kundër regjimit, për shkak se unë dhe vëllezër të tjerë jemi në burg? Atëherë, po ju lutem, në emrin tim dhe në emër të vëllezërve të tjerë, që t’i largoni ndjenja të tilla. Mos u bëni pre e zemërimit dhe e armiqësisë, pasi ne e kemi vënë rastin tonë para Perëndisë dhe po ashtu bëni edhe ju.»—Rom. 12:17–13:1.
Vëllezërit besnikë dhe motrat besnike u inkurajuan pamasë nga kjo letër. Jan Tesarzh, tha: «Morëm letrën e tij, të shkruar në burg, në vitin 1957. Në të nuk kishte shenjë kompromisi, por arsyetueshmëri të krishterë!» Por, jo të gjithë kishin këtë pikëpamje. Letra e vëllait Myler u bë objekt mosmarrëveshjesh dhe spekulimesh të shumta.
Të veçuar nga kongregacioni
Pas një amnistie në shkallë të gjerë, që u shpall për të burgosurit politikë në maj të 1960-s, shumë nga Dëshmitarët e Jehovait që ndodheshin në burg, u liruan. Ishte një ndjenjë e Vep. 4:23-31) Por, sprova të reja po i prisnin.
mrekullueshme! Me gjithë kërcënimet ata rifilluan menjëherë të predikonin lajmin e mirë. Shumë prej tyre kishin në mendje shembullin e dhënë nga apostujt e Jezu Krishtit, të cilët kur u liruan nga arresti u lutën për të marrë guxim që të vazhdonin të predikonin fjalën. (Midis vëllezërve ishin zhvilluar dyshime dhe mosbesim. Kur vëllezërve iu dërgua një letër nga vëllai Myler, me qëllim që të sqaroheshin disa çështje, disa që kishin mendime të prera dhe kritike nuk lejuan që letra të lexohej nëpër kongregacione. Në vitin 1959 numri aktiv i Dëshmitarëve në Çekosllovaki ishte 2.105, por mbi 1.000 prej tyre, ndërkohë që pohonin se i shërbenin Jehovait, nuk e bënin më këtë në unitet me ish-shokët e tyre të krishterë. Ata që merrnin drejtimin, midis të veçuarve, pohonin madje edhe se kishin aprovimin nga selia në Bruklin, në Nju Jork dhe nga N. H. Norr, i cili atëherë ishte president i Shoqatës Watch Tower.
Dyshimeve që kishin të veçuarit, lidhur me ish-shokët e tyre të krishterë, iu shtuan edhe zhvillime të tjera. Rreth kësaj kohe, zyrtarët qeveritarë në Çekosllovaki, kishin kuptuar në përgjithësi se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë spiunë të imperializmit amerikan, siç i kishin akuzuar. Ata e dinin, gjithashtu, se nuk kishte qenë e mundur të ndalohej aktiviteti i Dëshmitarëve të Jehovait ose që t’i bindje ata të bënin kompromis me besimin e tyre. Prandaj, qeveria, një regjim komunist totalitar, ndërmori hapa për të pasur një dialog me Dëshmitarët. Ai ishte një dialog i detyruar. Synimi i Sigurimit të Shtetit ishte që të sigurohej se ndjenjat fetare nuk do të përdoreshin kundër regjimit por, nëse do të ishte e mundur, të përdoreshin për ta mbështetur atë. Disa herë kontaktet patën formën e ftesave, që i bëheshin vëllait Myler ose ndonjërit nga mbikëqyrësit udhëtues, për t’u marrë në pyetje në rajonin e policisë. Në disa raste, siç dukej në pamje të jashtme, ato ishin një bashkëbisedim miqësor në ndonjë kafene.
Disa vëzhgues, duke mos e ditur si qëndronte puna, mendonin se vëllezërit që ishin përfshirë në këto biseda ishin bashkëpunëtorë
të Sigurimit të Shtetit. Emrat e disa prej këtyre vëllezërve ishin vendosur madje edhe në një listë të bashkëpunëtorëve të shpallur dhe ata akuzoheshin se i përshtatnin artikujt për botim sipas shijes së Sigurimit të Shtetit.Inkurajim i dashur për të «kërkuar Jehovain»
Vëllai Norr ishte shumë i shqetësuar për veprën e Zotërisë dhe për ata që po përpiqeshin të shërbenin besnikërisht me organizatën e Jehovait. Më 7 dhjetor 1961, ai u shkroi një letër vëllezërve në Çekosllovaki, në të cilën tërhiqte vëmendjen te shkrime të tilla, si Mikea 2:12 dhe Psalmi 133:1. Ai shpjegoi qëndrimin e Shoqatës ndaj çështjeve të ndryshme dhe shprehu mbështetjen e tij për vëllezër të veçantë, të cilëve u ishin besuar përgjegjësi. Ky ishte në fakt një inkurajim i dashur ndaj vëllezërve për të «kërkuar Jehovain», për të dalluar se si fryma e Jehovait po vepronte për të përmbushur fjalën e tij dhe pastaj për të punuar në harmoni me mjetet që Jehovai ishte duke përdorur. (Zah. 8:21, BR) Ja një paragraf nga ajo letër:
«Vëllezërit e mi të dashur: . . . Njoftimet që më kanë ardhur tregojnë se, në mënyrë teokratike, shumica e vëllezërve në Çekosllovaki janë duke e ruajtur unitetin e tyre të krishterë, por për arsye të mundësive të pakta për të komunikuar disa kanë bërë që thashethemet dhe përgojimet të ngrenë pyetje në mendjet e tyre, duke sjellë si përfundim që disa të mos bashkëpunojnë ose të mos dorëzojnë raportet e shërbimit. Kjo gjë vetëm mund t’i çojë disa në palumturi dhe në telashe, e një gjë e tillë tashmë ka ndodhur. Prandaj ju shkruaj që t’ju bëj të ditur se Shoqata njeh vëllanë Adam Janushka dhe vëllanë Bohumil Myler, si dhe vëllezërit që punojnë me ta si mbikëqyrësit e krishterë përgjegjës në Çekosllovaki dhe po ju kërkoj që të sillni ndër mend fjalët e Pavlit te Hebrenjve 13:1, 7, 17. Këta vëllezër interesohen për ju dhe po përpiqen që t’i ndihmojnë të gjithë që të jenë besnikë ndaj Perëndisë Jehova. Pra, punoni përulësisht me ta dhe ata do të punojnë me ju, duke bërë çdo gjë për lavdi të Jehovait.» Sidoqoftë, në mënyrë të trishtueshme, jo shumë kohë pasi u mor kjo letër, u bë e nevojshme që Adam Janushka të përjashtohej për sjellje të pahijshme për një të krishterë.
Letra e vëllait Norr u çmua nga disa, por jo të gjithë pranuan të ndryshonin sipas këshillës së tij. Në fakt, në vitin 1962 problemet u rritën. Në Kullën e Rojës u botuan një seri artikujsh që shpjegonin përgjegjësitë e krishtere, së pari ndaj Perëndisë dhe më pas ndaj autoriteteve në botë, «pushteteve të sipërm» siç përmenden në Romakëve 13:1. Këto botime paraqitnin një korrigjim në kuptueshmërinë tonë. Ata që ishin dyshues dhe kritikues përhapën fjalë se artikujt në të vërtetë ishin sajuar nga vëllai Myler nën udhëzimin e Ministrisë së Brendshme. Çfarë duhej bërë? Në vend që të harxhonin të gjithë kohën e tyre, në përpjekje për t’i bindur ata që në atë kohë nuk dëshironin të bindeshin, vëllezërit e drejtuan vëmendjen ndaj predikimit të lajmit të mirë atyre personave që ishin të uritur dhe të etur për drejtësinë.
Në vitet e mëvonshme, disa që e kishin lënë organizatën, panë dëshminë e bekimit të Jehovait mbi të dhe kërkuan që të riktheheshin. Kishte të tjerë, megjithatë, që qëndruan të përjashtuar deri në vitin 1989, kur Trupi Udhëheqës u dërgoi një letër të përzemërt, drejtuar «Atyre që dëshirojnë të adhurojnë Jehovain dhe t’i shërbejnë atij të bashkuar». Ajo letër tërhoqi vëmendjen ndaj profecive të tilla, si Zaharia 8:20, 21 dhe Isaia 60:22, të cilat janë duke u plotësuar. Ajo theksonte këshillën nga Shkrimet dhe normat që gjenden te Mateu 24:45-47; 1. Korintasve 10:21, 22 dhe Efesianëve 4:16. Më pas, në letër, pjesërisht thuhej:
«Na vjen keq të dëgjojmë se, deri tani nuk e keni parë veten tuaj në shoqëri aktive me rregullimin teokratik dhe procedurat e ndjekura nga populli i Perëndisë në të gjitha pjesët e tokës. Po ju shkruajmë për t’ju inkurajuar që të dëshmoni dëshirën tuaj për të punuar në harmoni me organizatën e dukshme të Jehovait, siç është vendosur në mbarë botën dhe siç ekziston edhe në vendin tuaj. Nga ana juaj, ju mund ta demonstroni këtë dëshirë të drejtë Gjoni 10:16.»
duke pranuar vëllezërit që ne kemi përzgjedhur. Ata janë të gatshëm të bëjnë rregullimet për një gjë të tillë dhe për t’jua lexuar këtë letër. Ju mund t’u besoni plotësisht vëllezërve që vijnë te ju dhe prezantohen me anë të kësaj letre si të autorizuar prej nesh. Është një privilegj për ta t’ju ftojnë që të ktheheni te një kope e vetme dhe të mos qëndroni më të veçuar.—Ky veprim nga ana e Trupit Udhëheqës bëri shumë për të ndrequr atë që kishte mbetur nga dëmi i shkaktuar prej sulmit dinak të Satanait mbi kongregacionet, në një kohë kur ata ishin të shkëputur nga komunikimi i lirë me pjesën tjetër të organizatës së dukshme të Jehovait.
Organizim dhe stërvitje për shërbim të mëtejshëm
Mbas lirimit të Dëshmitarëve nga burgu, në vitin 1960, në rajonet e Çekisë kishte akoma shumë për të bërë në lidhje me predikimin e lajmit të mirë. Për ta përmbushur atë detyrë, ishte i rëndësishëm një organizim i përshtatshëm dhe një stërvitje e mirë. Arritja e këtyre objektivave, në kushtet e vështira që ekzistonin, përbënte një dëshmi të kënaqshme të mbrojtjes dhe bekimit të dashur të Jehovait.
Një hap i madh përpara në organizatën teokratike ishte krijimi i Shkollës së Shërbimit të Mbretërisë në vitin 1961, për të dhënë stërvitje të specializuar nga Bibla për mbikëqyrësit udhëtues dhe shërbëtorët e kongregacionit (që tani njihen si mbikëqyrësit drejtues). Karel Pëlzak, nga Praga, i cili në atë kohë shërbente si mbikëqyrës qarkor, sjell kujtime nga klasa e parë. Ajo do të mbahej afër Karlovi Varit. Siç u zbulua më vonë, Sigurimi i Shtetit, gjithashtu, e kishte mësuar vendndodhjen e saj. Si rrjedhim, u bë një rregullim në minutën e fundit që vëllezërit të takoheshin së bashku në një shtëpizë private jashtë qytetit.
Shumë vëllezër të rinj të asaj periudhe vlerësuan rëndësinë e shërbimit të Jehovait. Disa u poqën shpejt, dhe s’kaloi shumë e u ftuan të nxirrnin dobi nga Shkolla e Shërbimit të Mbretërisë. Njëri prej tyre, Jaromir Leneçek, shërbeu si drejtues i Studimit
të Librit të Kongregacionit që kur ishte 14 vjeç. Në moshën 16 vjeçare ai u emërua si ndihmës i mbikëqyrësit të kongregacionit dhe në moshën 20 vjeçare, u ftua të merrte pjesë në Shkollën e Shërbimit të Mbretërisë. Tani ai është një anëtar i Komitetit të Degës.Një program i mëtejshëm për stërvitje i krijuar në vitin 1961 kontribuoi shumë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në fushë. Një lajmëtar me përvojë do të caktohej të stërviste një me pak përvojë. Ata do të përgatiteshin së bashku dhe do të punonin të dy në shërbimin në fushë. Synimi i kësaj ishte që të ndihmohej mjaftueshëm ai që merrte stërvitje, në mënyrë që, nga ana e vet, ai të mund të ndihmonte të tjerë. Asokohe ishte e mundur të dëshmohej vetëm në mënyrë joformale, por stërvitja ndihmoi shumë veta që të bëheshin lavdërues të efektshëm të Jehovait.
Nën regjimin totalitar, shpesh, shërbimi postar kontrollohej me kujdes nga shteti. Për këtë arsye, në Çekosllovaki, mbikëqyrësit udhëtues u bënë një hallkë e rëndësishme në komunikimin teokratik. Çdo vizitë e mbikëqyrësit qarkor ishte një ngjarje e shumëpritur. Eduard Sobicka rikujton: «Një mbikëqyrës udhëtues duhej të kishte një punë në botë dhe për këtë arsye ishte në gjendje të punonte me kongregacionet vetëm në fundjavë, nga e premtja deri të dielën në mbrëmje, gjithsej rreth 5 ditë në muaj. Kjo është e njëjta sasi kohe, gjatë së cilës mbikëqyrësit qarkorë, në vendet ku nuk ka kufizime ligjore, punojnë bashkë me kongregacionet brenda një jave. Për këtë arsye një qark zakonisht përbëhej vetëm nga gjashtë kongregacione.» Nëpërmjet këtyre vëllezërve u ruajt komunikimi me kongregacionet dhe ato u mbajtën të përditësuara.
Kur kujdesi u la pas dore
Herë pas here, kur vepra përparonte, ishte e lehtë që të harrohej se Dëshmitarët e Jehovait ishin akoma nën ndalim. Vëllezërit e ngarkuar për të mbikëqyrur inkurajuan që të përdorej një mendje e shëndoshë në të gjitha aktivitetet. Por disa nuk ishin të kënaqur me metodat që po përdoreshin. Ata dëshironin të kishin rezultate më të shpejta.
Një ditë, në vitin 1963, në një park të Pragës, dy vëllezër mblodhën një turmë njerëzish. Njëri nga vëllezërit hipi mbi një stol dhe filloi të mbante një fjalim. Kur një burrë nga turma bëri disa kundërshtime, vëllai e quajti atë agjent të Djallit. Në vend mbërriti policia dhe u kërkoi vëllezërve të identifikoheshin por puna nuk mbaroi me kaq. Ai incident provokoi një operacion policie në shkallë të gjerë. Brenda pak ditëve, u morën në arrest më shumë se 100 vëllezër dhe motra nga Praga. Nga kjo ngjarje rezultuan dy gjëra: procese gjyqësore dhe një mësim për vëllezërit. Gjashtë nga ata që u arrestuan u dërguan në gjyq dhe u dënuan.
Ky incident nuk bëri që të ngadalësohej shërbimi, por ai u kujtoi vëllezërve nevojën për mençuri praktike. (Prov. 3:21, 22) Kjo gjë ishte veçanërisht e rëndësishme nga fundi i viteve 60, kur u zgjuan shpresat për heqjen e ndalimit.
Liri adhurimi në horizont?
Viti 1968 përjetoi ndryshime të papritura. Të ashtuquajturit komunistë reformistë morën pushtetin dhe filluan punën drejt demokratizimit. Këto ndryshime ishin të mirëpritura nga populli dhe qarkullonin zëra për një «socializëm me fytyrë njerëzore».
Si reaguan Dëshmitarët e Jehovait ndaj këtyre ndryshimeve? Në mënyrë të përmbajtur. Ndonëse e mirëpritën liberalizimin e sistemit, duke shpresuar se mbase kështu do të hiqej ndalimi, ata shmangën hapat e nxituar, për të cilat më vonë mund të provonin keqardhje. Në fakt ky doli se ishte një qëndrim i mençur. (Prov. 2:10, 11; 9:10) Mbasi kaluan tetë muaj të një lirie relative, trupat e pesë vendeve të Traktatit të Varshavës hynë në territorin e Çekosllovakisë. Rreth 750.000 ushtarë dhe 6.000 tanke i dhanë fund «socializmit me fytyrë njerëzore». Populli ndihej i dërrmuar. Megjithatë, qëndrimi asnjanës i Dëshmitarëve të Jehovait, gjatë «pranverës së Pragës», i ndihmoi shumë ata në vitet e mëvonshme, për arsye se autoriteteve shtetërore iu desh të pranonin se Dëshmitarët e Jehovait nuk përbëjnë asnjë kërcënim për qeverinë.
Çuditërisht, mbas atyre ngjarjeve qytetarët çekosllovakë patën mundësi, për një kohë të shkurtër, të udhëtonin lirshëm në Evropën Perëndimore. Shumë nga Dëshmitarët e Jehovait përfituan nga kjo situatë, kryesisht për të marrë pjesë në Asambletë Ndërkombëtare «Paqe mbi tokë», që ishin programuar për vitin 1969. Rreth 300 vëllezër dhe motra nga e gjithë Çekosllovakia udhëtuan për në Nuremberg, në Gjermaninë Perëndimore, që ishte edhe qyteti më i afërt ku mbahej kongresi. Ai ngjalli te ta një forcë të re frymore. Shumë shpejt, megjithatë, kufijtë u mbyllën përsëri.
Fillimi i viteve 70 njohu fillimin e një periudhe që u quajt normalizimi politik. Përkrahësit e lëvizjes reformiste të vitit 1968, u hoqën në mënyrë sistematike nga jeta kulturore dhe politike. Ky fenomen preku afërsisht 30.000 njerëz. Pothuajse një e katërta e oficerëve të Sigurimit të Shtetit i kishte përkrahur reformat dhe këta i humbën vendet e punës. Disa njerëz thoshin se Epoka e Errët e Mesjetës ishte kthyer përsëri.
Megjithëse kjo periudhë ndryshonte nga ajo e viteve 50, ajo ishte një kohë kur Sigurimi i Shtetit mbante përsëri në vëzhgim të rreptë aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait. Në disa pjesë të vendit, vëllezërit ishin burgosur. Dëshmitarët nuk e ndalën predikimin, por ishin më të kujdesshëm.
«Gjashtë mijë vjet të ekzistencës njerëzore»
Më 1969 në revistën Kulla e Rojës, në gjuhën çeke, filloi të botohej një seri artikujsh të bazuar në librin Jetë e përjetshme: Në lirinë e bijve të Perëndisë. Kapitulli 1, pas nëntitullit «Përfundojnë
gjashtë mijë vjet të ekzistencës njerëzore», përmbante një shpjegim të Jubileut dhe të kronologjisë biblike. Ky material pati një ndikim pozitiv te disa; gjithashtu, ai bëri që të lindnin edhe mjaft pyetje dhe shumë spekulime.Zyra e Çekosllovakisë u dërgoi një letër, të gjitha kongregacioneve, e cila mbante datën 22 shkurt 1972. Ajo jepte një shpjegim të gjatë të arsyeve se përse nuk duhet të bëjmë pohime të përcaktuara lidhur me datën se kur do të fillojë Harmagedoni. Ajo nxirrte në pah faktin se asnjë botim i Shoqatës nuk ka thënë se Harmagedoni do të vijë në një vit të caktuar. Letra mbyllej: «Dëshmitarët e Jehovait rreth e rrotull botës, i njohin këto fakte dhe askush nuk duhet të shtojë ndonjë thënie personale për atë që do të ndodhë para ose gjatë vitit 1975. Nuk ka bazë biblike për asnjë nga këto pohime dhe ato mund të kenë një ndikim të dëmshëm në veprën e predikimit. Përpiquni, pra, që ‘të flisni që të gjithë të njëjtën gjë dhe të mos keni ndasi midis jush, por të jeni plotësisht të bashkuar, duke pasur një mendje dhe një vullnet’. (1. Kor. 1:10) Sa për atë ditë dhe atë orë asnjeri nuk di gjë.»—Mat. 24:36.
Çfarë ndodhi?
Në shkurt të vitit 1975 disa vëllezër ishin arrestuar në një aksion policie. Shumë arrestime pasuan në vazhdën e atij viti në pjesë të ndryshme të vendit. Stanislav Shimek, nga qyteti i Bërnos, i cili më parë kishte qenë disa herë i burgosur, thotë: «Më 30 shtator 1975, u arrestova dhe si në apartamentin, ashtu dhe në vendin tim të punës u bënë kontrolle. Policia konfiskoi pesë thasë me literaturë. Më vonë mora vesh se në këtë operacion kishin marrë pjesë rreth 200 agjentë të Sigurimit të Shtetit. Ata kontrolluan 40 shtëpi dhe konfiskuan një gjysmë ton material. Na dënuan me 13 ose 14 muaj burg.»
Kontrolluesit e shtëpive ishin shumë të pakënaqur. Shtëpitë e mbikëqyrësve mbanin shpesh raportet e kongregacionit dhe këto ishte e vështirë t’i mbaje të fshehura mirë. Megjithatë, në
më shumë se një rast, Jehovai i verboi sytë e atyre që dëshironin të dëmtonin shërbëtorët e tij. Vëllai Marzhak, nga qyteti Pelzen, kujton: «Unë atëherë shërbeja si mbikëqyrës për fushën. Në një bufe me dyer prej xhami kisha një zarf të madh që përmbante raportet e shërbimit, dhuratat dhe një listë me emrat e të gjithë pleqve dhe shërbëtorëve ndihmës. Kur burri që udhëhiqte kontrollin iu afrua bufesë, gruaja ime më hodhi një shikim dhe në heshtje filloi t’i lutej për ndihmë Jehovait. Burrat këqyrën nga afër nëpërmjet xhamit, pikërisht aty ku ndodhej zarfi i madh ngjyrë gri, por dukej sikur sytë e tyre ishin verbuar dhe nuk e panë atë. Falënderuam Jehovain nga thellësia e zemrave tona për këtë mbrojtje.»Marrëdhëniet e autoriteteve shtetërore me vëllezërit tanë në disa raste të bënin për të qeshur. Mikal Fazekash, i pagëzuar në vitin 1936 dhe disa herë i burgosur, pati këtë përvojë: «Në vitin 1975 u dënova përsëri. Këtë radhë më dhanë lirim para kohe me kusht. Është interesante, megjithatë, se po atë vit, me rastin e 30-vjetorit të mbarimit të Luftës II Botërore, pensioni im u rrit si shpërblim për ‘ndihmesë në dobësim të trupave të armatosura të Rajhut gjerman’, kjo sepse kisha vuajtur dënimin në një kamp përqendrimi, për shkak të asnjanësisë sime të krishterë.»
Duke bërë hartat e territoreve të kongregacionit
Më 1 shkurt 1976, për t’u kujdesur për aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Çekosllovaki u emërua një komitet vendi prej pesë anëtarësh. Ai përbëhej nga Ondrej Kadlec, Mikal Moskal, Bohumil Myler (koordinator), Anton Murin dhe Eduard Sobicka.
Më vonë, gjatë po atij viti, Ondrej Kadlec vizitoi në mënyrë private zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Finlandë. Në Repartin e Shërbimit, ai vuri re një hartë të Finlandës që tregonte krahinat, qarqet dhe territoret e kongregacioneve. Me t’u kthyer në vendin e tij, në një mbledhje të komitetit të vendit, ai sugjeroi që të bëhej e njëjta gjë edhe në Çekosllovaki. Vëllai Myler,
në mënyrë të prerë, vuri në dukje se një hartë e tillë mund të ngjallte dyshime nga ana e zyrtarëve të qeverisë dhe kësisoj do të shkaktonte një dëm të pallogaritshëm. Vëllai Kadlec kujton: «Nuk kisha fare dëshirë për ta shtruar përsëri këtë çështje. Por vetëm dy muaj më vonë, vëllai Myler e ngriti vetë atë.» Nevoja për një rregullim të tillë ishte e bërë e dukshme. Në pak kohë të gjitha kongregacionet ishin të përfshira në të.Por si do të ndahej territori i Çekosllovakisë, me 220 kongregacione në 8 krahina dhe në 35 qarqe? Kjo detyrë iu caktua Jaroslav Boudnit nga Praga. Ai tregon: «Kishte shumë mundësi për iniciativë personale. Pastaj të punoje përkrah vëllait Myler, i cili ishte shumë i kompletuar në punën e tij, ishte një gjë e mrekullueshme. Iu përvesha plot me entuziazëm dhe me shumë lutje caktimit tim. Ai kërkonte të shënoheshin mijëra pika kufizuese të territoreve të kongregacioneve dhe shumë vizatime.»
Mbulimi i territoreve të tjera
Pasi u bënë caktimet fillestare të territoreve të kongregacioneve, ato kongregacione që mund të merrnin zona që ishin të pacaktuara u ftuan që ta bënin një gjë të tillë. Gatishmëria e shumë kongregacioneve për të pranuar këto caktime shtesë ishte prekëse, veçanërisht në rastet e kongregacioneve përreth Ostravës, në Moravi. Disave u duhej të ecnin deri në 200 kilometra për të mbërritur në territor.
Si u organizua puna? Vëllezërit duhej të shkonin në territor për një fundjavë të plotë; niseshin të shtunën në mëngjes dhe ktheheshin në shtëpi të dielën në mbrëmje. Makinat ishin gjithmonë plot dhe vëllezërit mendonin vetë për shpenzimet e tyre. Lajmëtarët mund të bënin një udhëtim të tillë çdo javë.
Lajmëtarët ishin të inkurajuar që të silleshin si turistë, t’i linin makinat e tyre jashtë fshatit, të shëtitnin nëpër fshat vetëm në një drejtim, të fillonin një bisedë miqësore dhe dalëngadalë ta ndryshonin atë në një dhënie dëshmie dhe, në rast se hasnin ndonjë kundërshtim, të ktheheshin në temën fillestare dhe
ta mbyllnin bisedën në një mënyrë miqësore. Gjatë një periudhe dhjetëvjeçare, u shënuan vetëm raste të rralla vështirësish.Për të mbuluar territoret e tjera, disa pionierë, të cilët ishin rekomanduar nga pleqtë, u caktuan të punonin për periudha të kufizuara. Siç ishte bërë në vitet e hershme, ata zakonisht dërgoheshin për një javë ose më shumë. Ndër të parat në Pragë ishin dy motra, Maria Bambasova dhe Karla Pavliçkova, të cilat kanë qenë shoqe shërbimi për gati 30 vjet. Karla kujton: «Maria e la punën në vitin 1975. Ditën e dytë nga largimi i saj, u nisëm për të shërbyer si pioniere në Moravi. Ishte kohë persekutimi, kështu që një shërbim i tillë mund të ishte i rrezikshëm dhe në mënyrë të veçantë aty ku ishim ne. Shërbenim pranë kufirit austriak. Një motër vendase na udhëzoi: ‘Mos mbani literaturë me vete. Madje, nëse ju kap ndokush, thuajini se jeni duke bërë një shëtitje të shkurtër, më pas largohuni nga ai vend dhe mos u ktheni tek unë. Plaçkat tuaja do t’jua dërgoj më vonë.’ Por Jehovai na bekoi. Përvoja jonë e parë në këtë lloj shërbimi ishte e mrekullueshme. Shërbyem si pioniere në këtë mënyrë çdo vit dhe u dërguam gjithmonë nëpër vende të ndryshme.»
Ndonjëherë shëtitjet e këtyre pionierëve i shpinin ata edhe më larg shtëpisë. «Vëlla, ka nevojë për të shërbyer në Bullgari. Ti flet rusisht dhe, si rrjedhim, do të ishe i përshtatshëm për këtë detyrë.» Kështu i thanë një vëllai nga Praga në fund të viteve 70. Ai dhe gruaja e tij dolën vullnetarë për të udhëtuar rregullisht për në Bullgari, ndonjëherë madje edhe dy herë në vit, dhe vazhduan ta bënin këtë gjë për 13 vjet.
Mos vallë nuk kishte mjaft punë në vendin e tyre, saqë lajmëtarët çekë duhej të udhëtonin për në Bullgari, në kushte akoma dhe më të vështira? Kishte boll për të bërë në Çekosllovaki, por ekzistonte, gjithashtu, edhe një dëshirë e fortë për të ndihmuar aty ku kishte nevojë.
Vëllai nga Praga, i cili mori pjesë në këtë lloj shërbimi komenton për territorin e Bullgarisë në ato ditë: «Bullgarët nga natyra
janë shumë mikpritës. Kjo na mundësoi që të bëheshim të afërt me ta. Me kalimin e kohës arritëm të kuptonim se si ishte situata e tyre. Atyre u pëlqente ta ndanin të vërtetën kryesisht me anëtarët e familjes. Shumicës së tyre as nuk i shkonte ndër mend ideja se mund t’u afroheshin njerëzve në rrugë. Në një rast, kur isha caktuar të mbaja Përkujtimin në Sofje, përfitova nga prania e një numri lajmëtarësh. Duke përdorur përvojat dhe demonstrimet, u treguam lajmëtarëve se si të dëshmonin më ‘me siguri’. Ishte e rëndësishme që të mos thoshe ‘Unë studioj Biblën’, por më mirë të filloje një bisedë rreth një çështjeje asnjanëse dhe gradualisht të kaloje te Bibla. Ne mund të thoshim: ‘Kam dëgjuar diku se Bibla thotë . . . ’ Lajmëtarët e pranuan me gëzim këtë metodë të re shërbimi, dhe mesazhi për Perëndinë filloi të përhapej përtej rrethit të të njohurve më të afërt të tyre.»Aktiviteti i zellshëm shqetëson zyrtarët
Çdo përpjekje në rritje në predikimin e lajmit të mirë vëzhgohej menjëherë nga persekutuesit tanë, madje edhe pse vëllezërit mundoheshin të ishin të matur. Kongregacioni i Nejdekut, pranë Karlovi Varit, ishte njëri prej atyre që tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve politikë dhe të policisë. Juraj Kaminski, i cili për shumë vite shërbeu si mbikëqyrës udhëtues, thotë: «Për një farë kohe ata besuan seriozisht se vepra e të gjithë vendit drejtohej nga qyteti i Nejdekut. Funksionarët e lartë komunistë bënë konsultime të shpeshta lidhur me faktin se si ta ndalonin aktivitetin tonë. Një herë, erdhën ekspertë nga Praga dhe mbajtën një konferencë në një hotel të Karlovi Varit. Në të merrnin pjesë dy zyrtarë qeveritarë, përfaqësues nga ministritë dhe policë. Ishin rreth dyqind të pranishëm.
«Oratori mbante në pultin e oratorit librin tonë E vërteta. Ai përshkroi në mënyrë të hollësishme organizimin e Dëshmitarëve të Jehovait, duke nxjerrë në pah faktin se ne jemi organizatorë të aftë dhe shumë të kompletuar. Pasi arriti kulmin me lëvdatat e tij për Dëshmitarët e Jehovait, ai deklaroi: ‘Duhet të
organizohemi më mirë për t’i ndaluar që të na dalin jashtë kontrollit!’»Persekutohen sepse nderojnë Jezu Krishtin
Ishte e pamundur të mbahej e fshehtë nga policia komuniste data e Përkujtimit të vdekjes së Krishtit. Bozhena Petnikova, që jetonte në Pragë, na kujton një rast të tillë: «Në ato kohëra kishte pak vëllezër në kongregacione, prandaj për të drejtuar mbledhjet, që mbaheshin në shtëpi private, caktoheshin motrat. E shumta, ishim mësuar të kishim dhjetë veta në mbledhje. Sërish, në vitin 1975, grupi ynë u mblodh për të kremtuar Përkujtimin, në një vend ku nuk ishin mbajtur mbledhje deri në atë kohë. Mbas rreth 40 minutash, qetësia e mbledhjes u prish nga rënia e ziles dhe nga trokitjet e xhindosura të derës. Poterja nuk po pushonte dhe i zoti i shtëpisë e hapi derën. Në dhomë u futën tre burra, dy me uniformë policie dhe njëri me rroba civile. ‘Pa shiko! Znj. Petnikova, as që na e merrte mendja t’ju gjenim këtu! Çfarë po bëni këtu?’—pyeti civili. ‘Jemi duke kremtuar Përkujtimin e Jezu Krishtit. Zini vend, ju lutem dhe na lini të mbarojmë kremtimin’,—iu përgjigja unë qetësisht. Por ata, natyrisht, refuzuan. Na kërkuan letërnjoftimet dhe një e nga një i pyetën të gjithë se për ç’arsye ndodheshin aty. Ndërkaq, një motër e moshuar kishte radhën për t’u pyetur. Isha pak e frikësuar për atë që do të thoshte ajo. Por përgjigjja e saj na dha kurajë të gjithëve: ‘Unë jam një Dëshmitare e Jehovait dhe nderoj Jehovain’,—tha ajo. ‘Shyqyr që je plakë!’—iu përgjigj polici, i cili ishte i çuditur tek shihte guximin e saj. Më pas na detyruan të linim shtëpinë dhe na çuan në rajonin e policisë, ku unë duhej të firmosja se kisha drejtuar Përkujtimin.»
Dymbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 1987, në disa vende në Bohemi, Sigurimi i Shtetit arrestoi shumë vëllezër, për shkak të Përkujtimit. Shqetësimi i tyre kryesor ishte të dinin se ku mbahej Përkujtimi dhe kush e kishte drejtuar atë. Në një vend, në përfundim të Përkujtimit, të gjithë të pranishmit u identifikuan nga policia dhe vëllezërit u arrestuan dhe u morën në pyetje. Në një
vend tjetër, akoma, u bënë akuza penale kundër tri motrave e arsyeja që u nxor ishte se kishin vizituar një grua dhe «kishin studiuar literaturën e një sekti të ndaluar fetar, të quajtur Dëshmitarët e Jehovait».Një motër tjetër, Milushe Pavlova, u dënua me burg në Pardubice, jo sepse po bënte ndonjë gjë, por mbi bazën e dyshimeve. Motivi zyrtar i dënimit ishte si vijon: «Ekspertiza gjyqësore tregon se e akuzuara ka përhapur dhe ka kopjuar literaturë të ndaluar. Gjykata e apelit mbështet vendimin origjinal, duke shtuar: ‘Dënohet me qëllim që të shërbejë si një shembull frenues për veten e saj dhe për të tjerët.’»
Sigurimi i ushqimit frymor
Sigurimi i literaturës biblike për studim bëhej me kujdes të madh gjatë periudhës komuniste. Dëshmitari i thjeshtë nuk e dinte se si përkthehej ajo, si shtypej dhe se si bëhej më pas e vlefshme për t’u përdorur. Përkthyesit dhe redaktuesit, si edhe ata që përfshiheshin në shtypjen dhe libralidhjen, nuk njiheshin hapur.
Një përkthyes duhej ta shtypte artikullin e Kullës së Rojës në gjuhën çeke dhe t’ia dorëzonte atë një redaktuesi, për të mos e parë më materialin derisa ai të përdorej në mbledhjet e kongregacionit. Çdo gjë, duke përfshirë librat dhe broshurat, përkthehej në këtë mënyrë. Megjithatë, cilësia e përkthimit ishte pak a shumë e mirë. Revista Zgjohuni! nuk përkthehej në atë kohë.
Madje edhe trupat e pleqve nuk e dinin se kush në kongregacionet e tyre ishte i përfshirë në përkthim. Ndonjëherë, kur si pasojë e një pune përkthimi shtesë, këta vëllezër shfaqnin një rënie në shërbimin e tyre në fushë, pleqtë përpiqeshin t’i ndihmonin, duke menduar se ata ndoshta ishin duke u ftohur frymësisht. Por, nga ana tjetër, përkthyesit dhe redaktuesit nuk duhej ta zbulonin atë që po bënin.
Në këto rrethana të vështira u ndërmor një nga projektet më të jashtëzakonshme. U përkthye në gjuhën çeke i tërë Përkthimi
Bota Re i Shkrimeve të Shenjta. Midis viteve 1982 dhe 1986 ai u përkthye dhe u lidh njëkohësisht në pesë vëllime, pikërisht në Çekosllovaki, dhe çdo familjeje Dëshmitarësh iu dha një kopje. Në një mënyrë të ngjashme, është vepruar për të prodhuar Përkthimin Bota e Re në gjuhën sllovake, por ai nuk ishte përfunduar dot deri vonë.Si shtypej literatura?
Në vitet 50, vëllezërit që nuk ishin në burg, bënë shumë përpjekje për t’u siguruar që vëllezërit dhe motrat e tyre të krishterë të ishin të ushqyer frymësisht. Për një farë kohe, pasi ishte vendosur ndalimi dhe ishin arrestuar vëllezërit përgjegjës, kishte vetëm një kopje të Kullës së Rojës për t’u përdorur nga disa kongregacione. Situata gradualisht u përmirësua. Me kohë kishte një kopje për çdo kongregacion dhe më vonë, një për çdo familje. Lajmëtarët mund të merrnin shënime me shkrim. Ata nuk kishin makina shkrimi.
Juraj Kaminski, nga kongregacioni i Nejdekut, përshkruan një situatë tipike me të cilën u ballafaquan vëllezërit. Ai tha: «Kur më në fund vëllezërit ishin në gjendje të siguronin një makinë shkrimi, ata gjetën një makinë të vjetër. Burri që ua shiti e nxori atë nga një gropë që kishte në oborr, pikërisht para syve të tyre. Më vonë ata gjetën mënyra për të blerë makina të reja dhe gjithashtu edhe pajisje për zmadhimin e fotografive.»
Për të riprodhuar literaturën ishin përfshirë individë të ndryshëm. Shumë motra, disa mbi 70 vjeçe, mësuan të shtypnin. Vëllezërit, madje, ia dolën mbanë të futnin fshehurazi literaturë në burgje. Në vitin 1958 ata filluan të prodhonin zvogëlime fotografike të Kullës së Rojës. Ato u zvogëluan aq shumë saqë mund të fshiheshin pothuajse tri kopje të tilla fotografike në një kuti sapuni ose në një pastë dhëmbësh dhe dërgoheshin te vëllezërit në burg. Ata pastaj mund të bënin kopjet e tyre me shkrim dhe të grisnin origjinalet.
Në vitin 1972, Herbert Adami u ftua të ndihmonte për prodhimin e literaturës. Ai u caktua të koordinonte prodhimin e literaturës për të gjithë Çekosllovakinë. Ky vëlla kujton: «Në fillim literatura prodhohej me dorë nga qindra lajmëtarë nëpër kongregacione. Së fundi, pikërisht para se të binte sistemi komunist, kishim një kompleks të fshehtë me shtypshkronjë moderne, të pajisur mirë e të aftë për të prodhuar shumë herë më tepër literaturë, sesa nevojitej në atë kohë.»
Për sa i takon kohës kur përdornin shaptilografin e tyre të parë, vëllai Adami thotë: «Rreth katër herë në vit, e tërë shtypshkronja duhej zhvendosur në një vend të paracaktuar, që nuk mund të diktohej lehtë. Gjatë një ‘operacioni’ skuadra shtypi, mblodhi, lidhi dhe dërgoi rreth 12.000 libra. Ishte një operacion që zgjati rreth një javë. Punëtorët ngriheshin në orën 4 të mëngjesit dhe shpesh shkonin të flinin pas mesit të natës. Kur mbaronte një operacion, unë duhej të çoja pakot e literaturës në stacionin më të afërt të trenit. Këtu ato i dorëzoheshin një korrieri, i cili i transportonte, ndonjëherë edhe 600 kilometra larg.»
Me kalimin e kohës, në qendrat e prodhimit që kishin ndërtuar vetë, vëllezërit filluan të prodhonin fshehurazi shaptilografët e tyre. Gjithsej ata bënë 160 makina të tilla dhe disa ua dhanë vëllezërve në Rumani.
Në vitet 80, vëllezërit në Çekosllovaki filluan të përdornin shtypjen ofset, e cila e përmirësoi dukshëm cilësinë e punës së tyre. Për këtë qëllim ata ndërtuan makinat e tyre të shtypjes ofset. Brenda një viti e gjysmë ata kishin ndërtuar 11 të tilla, me ushqyes letre rotativë të kontrolluar në mënyrë elektronike. Një shtypje e vetme ishte në gjendje të prodhonte 11.000 kopje në orë me cilësi të mirë.
Bastisen dy shtypshkronja në Pragë
Aty nga fundi i vitit 1986, Sigurimi i Shtetit arriti të zbulonte dhe të mbyllte dy nga shtypshkronjat tona. Mbas bastisjes
së njërës prej tyre, doli një raport në një buletin të brendshëm të Ministrisë së Brendshme. Një kopje e tij iu dha Dëshmitarëve nga një polic miqësor. Së pari, aty gjendej propaganda e zakonshme që orvatej të lidhte Dëshmitarët me lëvizjet e huaja politike. Më pas raporti jepte hollësira për operacionin e policisë dhe shpallte dënimin që iu dha Dëshmitarëve. Ai përfundonte me këtë pohim habitës: «Jehovistët u sollën shumë mirë ndaj të huajve. Ata janë të gatshëm për të ndihmuar dhe janë shumë punëtorë, por nuk përzihen më tej. Ata nuk janë të gatshëm ta ofrojnë vetveten në Brigadat e Punës Socialiste dhe në forma të ngjashme si këto. Nuk njihet asnjë rast që një Jehovist të vjedhë, të pijë duhan, të abuzojë me drogën ose me alkoolin. . . . Asnjë prej tyre nuk është ndjekur ndonjëherë penalisht për ndonjë krim moral ose për dhunim të të drejtave bazë të pronësisë. Anëtarët e sektit përpiqen të thonë të vërtetën. Ata asnjëherë nuk i nxjerrin emrat e anëtarëve të tjerë, por vetëm u referohen atyre si ‘vëlla’ dhe ‘motër’. Ata flasin gjithmonë për veten e tyre, dhe nëse thirren për të dhënë informacion specifik, ata heshtin, jo vetëm kur akuzohen, por edhe kur thirren për të dëshmuar.»Pa dyshim, mbyllja e një ose e dy shtypshkronjave nuk e ndali veprën e shpalljes së Mbretërisë së Perëndisë. Viti 1987 pa një rritje të mëtejshme. Një maksimum i ri prej 9.870 lajmëtarësh u arrit në rajonet e Çekisë. Mesatarisht, 699 veta morën pjesë në shërbimin ose të pionierit ndihmës, ose të pionierit të rregullt.
A ishte e mundur njohja ligjore?
Në vitin 1972, kur u mor masa mbarëbotërore që një trup pleqsh të mbikëqyrte aktivitetin e çdo kongregacioni të Dëshmitarëve të Jehovait, i njëjti rregullim u zbatua edhe në Çekosllovaki. Në vitin 1976, për t’u kujdesur për aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në vend, u emërua një komitet vendi prej pesë anëtarësh.
Megjithatë, as Dëshmitarët e Jehovait, as një korporatë që mund të kujdesej për çështjet e nevojshme të biznesit nuk njiheshin
ligjërisht dhe ata nuk kishin një zyrë në Çekosllovaki nga ku të drejtohej vepra e tyre. Kështu që në mars të vitit 1979, në Pragë, u ble një shtëpi e papërfunduar, prej tre katesh, në emrin e dy individëve Dëshmitarë. Grupe prej 10 deri 12 vullnetarësh erdhën dhe u shpërngulën për javë të tëra për të punuar në këtë shtëpi. Ata erdhën në Pragë që nga zonat e largëta të Sllovakisë. Brenda gjashtë muajve, godina mund të përdorej dhe një vit më vonë, ishte gati pjesa që duhej të shërbente si zyrë. Ndërtesa shërbeu si zyrë e përshtatshme deri në pranverën e vitit 1994.Nga fundi i viteve 70, dukej se mund të fillonin bisedimet me synimin që të arrihej një njohje ligjore. Kështu, më 1 qershor 1979, iu dërgua një letër Sekretariatit për Çështjet Fetare Pranë Presidiumit të Republikës Socialiste të Çekosllovakisë. Letra thoshte: «Kini mirësinë të na lejoni të kërkojmë një takim në emër të grupit fetar të njohur si Dëshmitarët e Jehovait. Do të donim t’ju informonim për dëshirën e disa individëve që gëzojnë pozita përgjegjësie brenda organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait për të konsideruar bashkë me ju rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe, midis këtij grupi fetar dhe sistemit aktual të ligjeve të Republikës Socialiste të Çekosllovakisë.»
Përgjigjja erdhi rreth një vit më vonë dhe biseda u bë më 22 prill 1980. Pas kësaj, në Ministrinë Brendshme u dorëzua një
kërkesë për njohjen e Shoqatës Watch Tower Bible and Tract. Përveç statutit, ajo përmbante një deklaratë me 13 pika të menduara mirë. Pika e pestë thoshte:«Nëse Dëshmitarët e Jehovait do të njihen nga shteti, të gjitha kongregacionet do t’i mbajnë mbledhjet në vendet e caktuara për këtë qëllim. Kongregacionet nuk do të ndahen në grupe të vogla. Mbledhjet do të drejtohen nga njerëz të kualifikuar dhe që do të bëjnë të mundur që Shoqata Watch Tower të mbikëqyrë më mirë kongregacionet e saj. Autoritetet shtetërore, gjithashtu, do të informohen më mirë për aktivitetin e kongregacioneve të Dëshmitarëve të Jehovait. Përfaqësues të shtetit mund të vizitojnë mbledhjet publike kur të dëshirojnë, që të sigurohen se këto grumbullime janë të padëmshme dhe dobiprurëse.»
Nuk u mor kurrë ndonjë përgjigje.
Marrje në pyetje në një shkallë të gjerë nga Sigurimi i Shtetit
Atmosfera në vitin 1985 nxori në pah shqetësimet në sistemin politik. Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj çdo gjëje që përbënte një kërcënim për stabilitetin e tij. Si rezultat, marrja në pyetje e vëllezërve tanë u bë më e shpeshtë. Shumë nga këto ndodhën në Pragë. Një numri të madh vëllezërish iu dha një i ashtuquajtur paralajmërim nga shefi i policisë. Kjo shkoi deri aty sa të viheshin nën mbikëqyrje të përhershme.
Gjatë atij viti, kongregacionet morën pesë letra nga zyra e Dëshmitarëve të Jehovait në Pragë, me një inkurajim të përzemërt, por të vendosur për të ndjekur parimin e Filipianëve 4:5: «Arsyetueshmëria juaj le t’u bëhet e njohur të gjithë njerëzve.» (BR)
Një sugjerim interesant nga Sigurimi i Shtetit
Mbas kësaj, në fillim të vitit 1988, Sigurimi i Shtetit sugjeroi që vëllezërit përgjegjës lokalë të bënin rregullimet që një përfaqësi e selisë botërore të Shoqatës të bënte një vizitë për bisedime
jozyrtare me disa zyrtarë nga Ministria e Brendshme Federale. Në rendin e ditës do të ishin «disa aspekte të marrëdhënieve tona . . . , si përgatitje për një diskutim të mundshëm në të ardhmen me zyrtarë të autorizuar të shtetit». Ky ishte sigurisht një ndryshim.Përpara se të përfundonin rregullimet për këtë mbledhje, në Vienë të Austrisë u mbajt Kongresi Krahinor «Drejtësia Hyjnore». Me dijeninë e plotë të autoriteteve, mori pjesë një grup relativisht i madh Dëshmitarësh nga Çekosllovakia.
Ndërkohë, rregullimet për bisedime midis anëtarëve të personelit të selisë së Shoqatës dhe funksionarëve nga Ministria e Brendshme, përparuan gradualisht. Një mbledhje midis dy palëve u mbajt përfundimisht në mëngjesin e 20 dhjetorit 1988, në një dhomë pritjeje në hotelin Forum në Pragë. Shoqata përfaqësohej nga Milton Henshel dhe Teodor Xharac, nga trupi Udhëheqës, si dhe Vili Pol nga dega e Gjermanisë. Vëllezërit nga Trupi Udhëheqës nuk pritnin ndonjë gjë të madhe. Ata e dinin se do të nevojitej durim dhe kohë. Sidoqoftë, ai ishte një hap i madh përpara. Pa dyshim që ai takim ishte një faktor domethënës për atë që ndodhi vitin pasues.
Për tri qytete në Poloni ishin programuar kongrese ndërkombëtare më të mëdha. Dëshmitarët e Jehovait në Çekosllovaki dëshironin të merrnin pjesë në to. Çështja u diskutua me zyrtarët e Sigurimit të Shtetit. Sa të entuziazmuar ishin vëllezërit kur iu dha leje që 10.000 prej tyre të udhëtonin për në Poloni! Ai numër përfaqësonte më shumë se gjysmën e Dëshmitarëve të Jehovait në Çekosllovaki në atë kohë. Disa u frikësuan kur Ministria e Brendshme kërkoi një listë të të gjithë atyre që do të shkonin. Megjithatë ata që bënë udhëtimin ishin të ndërtuar përtej çdo parashikimi nga programi i kongresit që mbante temën «Devocioni Hyjnor», nga fryma entuziaste e kongresistëve dhe nga mikpritja e mrekullueshme që u tregua prej Dëshmitarëve polakë.
Duke u përqendruar në veprën tonë të dhënë nga Perëndia
Më vonë, gjatë po atij viti, më 17 nëntor 1989 në Pragë shpërtheu një kryengritje studentore. Regjimi komunist reagoi egërsisht, duke dërguar trupa të policisë speciale për të shpërndarë demonstruesit në Narodni trida (Sheshi Kombëtar) në Pragë. Kjo çoi në një lëvizje proteste paqësore e spontane kundër qeverisë komuniste. Më vonë ajo u quajt edhe Revolucioni i Kadifenjtë. Për Dëshmitarët e Jehovait kjo situatë kërkonte një kujdes të veçantë, për shkak se ndjenjat ishin shumë të forta dhe nuk ishte e lehtë të mbaje asnjanësinë e krishterë.
Më 22 nëntor 1989 zyra jonë në Pragë u dërgoi një letër të gjitha kongregacioneve në Çekosllovaki. Pjesërisht ajo letër thoshte: «Sa e shkëlqyeshme është që vëllezërit janë të përqendruar në veprën e tyre ungjillëzuese, duke mos lejuar asgjë që t’i shpërqendrojë! . . . Vlerësojmë shumë punën e mirë dhe maturinë e
vëllezërve tanë dhe motrave tona të dashura. Shërbimi i tyre dhe rezultatet e tij dëshmojnë që Jehovai është me Dëshmitarët e tij edhe në këtë vend. Ne ushqejmë shpresën dhe i lutemi Perëndisë Jehova që të mbetemi në favorin e tij. Jini të sigurt për dashurinë tonë dhe pranoni përshëndetjet tona vëllazërore.» Në vitin e shërbimit që përfundoi pak para kësaj, numri maksimal i lajmëtarëve në rajonet e Çekisë ishte 11.394, një rritje tjetër e shkëlqyer.Aty nga fundi i vitit 1989, Çekosllovakia kishte një qeveri të re. Komiteti ynë i vendit shqyrtoi menjëherë rrugët për të legalizuar statutin e Dëshmitarëve të Jehovait. Disa anëtarë të komitetit vizituan Presidiumin dhe dokumenti që rrodhi nga kjo vizitë ishte shumë i rëndësishëm për atë kohë. Ky dokument, i firmosur nga një zyrtar me përgjegjësi, thoshte:
«Në bazë të një njoftimi të bërë nga komiteti përgatitor i kishës së Dëshmitarëve të Jehovait, marrim parasysh se nga 1 janari 1990, kisha do të rinovojë aktivitetin e saj, i cili ishte ndërprerë nga regjimi fashist më 1939 dhe ishte ndaluar përsëri më 4 prill 1949.» Ai dokument përfaqësonte një nga hapat e parë drejt njohjes ligjore.
Rruga e gjatë drejt njohjes
Megjithëse qeveria e kishte pranuar rinovimin e aktiviteteve të «kishës së Dëshmitarëve të Jehovait», duhej të kalonin rreth katër vjet të tjerë përpjekjesh të durueshme, përpara se Shoqata të njihej ligjërisht në Republikën e Çekisë.
Më 12 janar 1990 Ministrisë së Kulturës së Republikës së Çekisë iu paraqit një kërkesë zyrtare për njohjen e Shoqatës Fetare të Dëshmitarëve të Jehovait. E gjithë procedura u krye në bashkëpunim të ngushtë me Trupin Udhëheqës, repartin ligjor në selinë qendrore dhe avokatët vendas. Më 1 dhe 2 mars vëllai Henshel vizitoi Pragën. I shoqëruar nga vëllezërit Murin dhe Sobicka, ai bëri një vizitë në zyrën e kryeministrit dhe të ministrit të kulturës. Të dyja vizitat kishin
si synim të rritnin rëndësinë e kërkesës sonë për një njohje të shpejtë. Sidoqoftë nuk doli asgjë konkrete, për shkak se nuk ekzistonin akoma ligjet e reja për njohjen. Pas kësaj ne provuam shumë gjëra, duke përfshirë peticionet dhe bisedat me kryeministrin.Më 19 mars 1992 doli një ligj për regjistrimin e kishave dhe shoqatave fetare të reja. Ai thoshte se procedura e regjistrimit do të fillonte vetëm nëse kërkesa e shoqatës fetare do të shoqërohej nga 10.000 firma të anëtarëve të saj të rritur. (Të ashtuquajturat kisha tradicionale, që kishin funksionuar ligjërisht për dekada nën regjimin komunist, ishin regjistruar automatikisht.) Kështu, Dëshmitarët e Jehovait u informuan se duhej të bënin përsëri një kërkesë, duke paraqitur të gjitha të dhënat e kërkuara. Më vonë, më 1 janar 1993, gjatë punimeve përgatitore për njohjen, ndodhi një ndryshim i mëtejshëm, kur Çekosllovakia u nda në dy vende, në republikat e Çekisë dhe të Sllovakisë. Por më në fund, ditën e mërkurë më 1 shtator 1993, Agjencia Çeke e Shtypit mori njoftimin e mëposhtëm:
«Sot, më 1 shtator 1993, në orën 10.00, përfaqësues të Shoqatës Fetare të Dëshmitarëve të Jehovait u paraqitën me dokumentin e njohjes në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Çekisë. Përfaqësuesit e Dëshmitarëve të Jehovait falënderuan zyrtarët e ministrisë dhe i informuan ata se nuk do të kërkojnë ndonjë mbështetje financiare për përfitim personal, as edhe ndonjë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare nga shteti. Njohja hyri në fuqi sot.»
Ky zhvillim i rëndësishëm u raportua në shtyp. Në disa gazeta, ai ishte thjesht një njoftim i shkurtër. Në të tjera raporti ishte theksuar me tituj të tillë, si: «Jehovistët morën atë që kishin pritur» dhe «Dëshmitarët e Jehovait një fe e njohur». A shënonte kjo fundin e persekutimit të Dëshmitarëve të Jehovait në Republikën e Çekisë? Aspak!
Brenda pak ditëve nëpërmjet shtypit filloi një fushatë sulmesh të pamëshirshme. Një karakteristikë ishte se, liria më e madhe për sulmet kundër Dëshmitarëve të Jehovait i ishte lënë shtypit fetar. Artikuj tendenciozë përmbanin pyetje që u ishin bërë Dëshmitarëve gjatë procesit të njohjes, bashkë me spekulimin e shkrimtarëve mbi përgjigjet e bëra. Nga njëra anë, bëhej akuza se zëdhënësi i Shoqatës kishte qenë një mashtrues kur kishte thënë se Dëshmitarët nuk ishin detyruar të besonin ose të praktikonin disa gjëra. Nga ana tjetër, përgjigjet e dhëna nga zëdhënësi, pretendohej se ishin një tradhti ndaj vetë parimeve të organizatës.
Kjo fushatë antagoniste shënoi fillimin e një epoke të re, jo të një epoke të burgosjeve mizore, por të një epoke ku Dëshmitarët e Jehovait do të ishin objekt talljeje. Kjo ishte një kohë kur çdo Dëshmitari të Jehovait do t’i duhej të përballonte një tjetër lloj sulmi kundrejt besimit dhe besnikërisë së tij ndaj Perëndisë Jehova dhe organizatës së tij.
Duke vepruar me besim
Dëshmitarët e Jehovait nuk pritën derisa të kompletohej njohja ligjore përpara se të fillonin të mbanin mbledhje publike, madje edhe kongrese të mëdha, pikërisht në Çekosllovaki. Ata i kishin njoftuar zyrtarët shtetërorë se do të rinovonin aktivitetin e tyre publik në janar 1990. Pikërisht atë muaj u përgatit një program i veçantë për të gjitha kongregacionet. Ai përmbante temën në kohën e duhur, «Nxirrni dobi nga bindja ndaj urdhërimeve hyjnore». Kjo ishte në themel një asamble qarkore dyorëshe. Mbledhjet ishin modeste për nga madhësia, megjithatë përdoreshin salla të marra me qira. Në secilin vend mblidheshin një ose dy kongregacione. Kjo u pasua nga asamble qarkore më të mëdha në pranverë.
Në këto asamble çdo gjë shkoi mirë, kështu që u morën masa për të mbajtur një kongres krahinor, një kongres kombëtar katërditor, në Pragë, në verën e atij viti. Stadiumi Evzen Rosicki
i Pragës u mor me qira për atë rast dhe gjatë programit mbajtën fjalim dy anëtarë nga Trupi Udhëheqës, vëllezërit Henshel dhe Xharac. Maksimumi i të pranishmëve ishte 23.876 veta dhe u pagëzuan 1.824 persona. Kongresi ishte një triumf absolut i adhurimit të pastër. Atmosfera i përngjante në mënyrë të fuqishme atmosferës së kongreseve të Polonisë, të mbajtura një vit më parë, por tani kjo po ndodhte në vendin tonë dhe në gjuhën çeke e sllovake! Ndikimi i thellë emocional i këtij rasti shprehej në buzëqeshjet e gëzimit dhe në lotët e vlerësimit nga zemra.Për 40 vjet, në Çekosllovaki, fjalët «Dëshmitarët e Jehovait» vetëm sa ishin pëshpëritur në publik. Thashetheme të pabesueshme kishin qarkulluar kundër këtij grupi, i cili shpesh ishte paraqitur si një «sekt i ilegal». Tani, çdonjëri, duke përfshirë edhe gazetarët mund të shikonte më nga afër Dëshmitarët. Njoftimet e shtypit për kongresin ishin në tërësi të favorshme. Ata shprehën habi për punën që kishin bërë Dëshmitarët në stadium para kongresit të tyre. Rreth 9.500 vullnetarë punuan për dy muaj, duke harxhuar 58.000 orë për ta pastruar atë tërësisht, për të riparuar ndenjëset, për të përmirësuar sistemin e vaditjes dhe për ta lyer krejt stadiumin. Një gazetar i së përditshmes Večerni Praha (Gazeta e Mbrëmjes e Pragës) u mrekullua nga fytyrat e qeshura, nga përzierja e harmonishme e njerëzve të të gjitha anëve të Çekosllovakisë dhe të vendeve të tjera, si edhe nga e folura e tyre e pastër.
Atë vit ndodhi edhe një ngjarje tjetër e rëndësishme. Më 30 gusht 1990 u dedikua një Sallë Mbretërie për kongregacionin Bekinye, e para sallë në vend.
E gjithë kjo u pasua edhe me një ngjarje tjetër, një ngjarje vërtet e jashtëzakonshme.
Një kongres i paharrueshëm
Ishin bërë plane për të mbajtur një kongres ndërkombëtar të Dëshmitarëve të Jehovait në Pragë nga datat 9 deri më 11 gusht 1991! Hapi i parë ishte të merrej me qira një stadium.
Cilin? Stadiumin Spartakiada të Pragës, njërin nga më të mëdhenjtë në botë. Meqë Dëshmitarët e Jehovait nuk ishin akoma të njohur ligjërisht në Çekosllovaki, i tërë stadiumi u mor me qira privatisht nga Anton Murin, i cili ishte koordinator i komitetit të vendit në atë kohë. Ky ishte një hap i guximshëm. Ishte një akt i besimit të fortë te Jehovai dhe Jehovai e bekoi atë.Reparti i Strehimit do të kishte një detyrë gjigante dhe mbikëqyrja për këtë iu caktua Lubomir Mylerit. Vëllezërit nga Trupi Udhëheqës e njihnin mirë rëndësinë e strehimeve të mira. Kështu që, vëllezërit Henshel dhe Xharac ndërmorën personalisht një udhëtim inspektimi në hotelet e propozuara, kudo në Pragë. Ata u futën në dhomat e hoteleve dhe madje provuan edhe shtretërit. Hotelet me banja dhe tualete të përbashkëta në korridor ishin të papranueshëm, thanë ata. Pse? Vëllai Henshel shpjegoi: «Në rrethana normale, ato do të ishin të mjaftueshme për shkak se mysafirët vijnë dhe ikin në kohë të ndryshme. Por delegatët e kongresit largohen dhe kthehen në të njëjtën kohë. A mund ta imagjinoni skenën në dhomat e pritjes? Ne nuk mund t’ua bëjmë këtë gjë vëllezërve tanë.» Organizatorët vendas po merrnin stërvitje praktike duke parë anëtarët e Trupit Udhëheqës që tregonin interesim personal për mirëqenien e çdo delegati.
Maksimumi i të pranishmëve në këtë Kongres Ndërkombëtar «Dashurues të Paqes Hyjnore», ishte 74.587 persona. Prej tyre, 29.119 persona ishin nga Çekosllovakia, 26.716 ishin nga Gjermania dhe 12.895 nga Polonia. Pjesa tjetër prej 5.857 delegatësh erdhën nga 36 vende të tjera. Ishte e mrekullueshme të shikoje pagëzimin e 2.337 dishepujve të rinj, duke përfshirë 1.760 nga Çekosllovakia, 480 nga Gjermania dhe 97 nga Polonia.
Pika kulmore e gjithë kongresit ishte pa dyshim ajo që ndodhi të shtunën, më 10 gusht. Vetvetiu, i gjithë seksioni
çekosllovak brofi me duartrokitje të stuhishme, duartrokitje që vazhduan pa ndërprerje për dhjetë minuta të tëra! Fytyrat rrezatonin nga kënaqësia. Cili ishte shkaku i gjithë kësaj? Në përfundim të një fjalimi, Albert Shrëder, një anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi para auditorit fillimisht një libër të ri në anglisht, i cili ishte njëfarë zhgënjimi, por më pas u bëri një surprizë atyre duke njoftuar për daljen e botimit të ri, në një vëllim të vetëm, Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta, në të dyja gjuhët, çeke dhe sllovake! Lot gëzimi vërshuan nga fytyrat e shumë kongresistëve.Kongresi la një përshtypje të thellë në zemrat e delegatëve. Por ç’të themi për shtypin? Si zakonisht, disa gazetarë ishin tendenciozë dhe disa ishin miqësorë. Të hënën, më 12 gusht, me titullin «Stadiumi Srahov ishte mbushur plot e përplot», Venkov denik českeho a moravskoslezskeho venkova (Fshati, një gazetë e përditshme e fshatit çek dhe moravo-silezian) raportonte:
«Nga e premtja në të shtunën, në Pragë u mbajt një kongres ndërkombëtar i Dëshmitarëve të Jehovait, në të cilin morën pjesë rreth 75.000 delegatë nga çdo cep i Evropës, Amerikës dhe i Japonisë. Dëshmitarët e Jehovait kanë qenë aktivë në Çekosllovaki që nga viti 1912. Delegatët e Dëshmitarëve të Jehovait dalloheshin për konsideratën që u jepnin të tjerëve dhe vetëdisiplinën e tyre. Kongresi nga ana e tij ishte i përgatitur shumë mirë dhe me rregull. Megjithëse filloi të binte shi gjatë pagëzimit, ditën e shtunë, auditori qëndroi në vendin e tij dhe, me duartrokitje të gjata, i uroi mirëseardhjen anëtarëve të rinj.»
Megjithëkëtë, njohja ligjore nuk u arrit akoma edhe për dy vjet të tjerë.
Koha për zgjerim
Megjithëse procesi ligjor po ecte ngadalë, nevojat e organizatës teokratike po rriteshin, ndërkohë që aktiviteti i saj
rritej në këtë vend. Që prej 1980-s vëllezërit kishin përdorur si zyrë qendrore një shtëpi trikatëshe në Pragë, me hapësirë të kufizuar për banim. Kur vepra filloi të kryhej më hapur më 1990, ata e restauruan atë ndërtesë. U eliminuan apartamentet dhe e gjithë ndërtesa u kthye në zyra. Por çfarë lloj zyrash? Dhoma më të mëdha u ndanë në hapësira më të vogla pune me mure ndarës prej druri. Këto shërbenin jo vetëm si zyra, por edhe si dhoma gjumi për ata që punonin aty, kështu që krevati i tyre gjendej menjëherë pas tavolinës së punës. Nevojitej më shumë hapësirë.Në pranverën e vitit 1993, Shoqatës iu dhurua një ndërtesë dhjetëkatëshe në Pragë, që ta përdorte për të çuar përpara veprën e arsimimit biblik. Vullnetarë nga tërë pjesët e vendit morën pjesë në ristrukturimin e saj. Më 28 dhe 29 maj 1994 u mbajt programi i dedikimit. Ishin ftuar dhjetëra e dhjetëra Dëshmitarë të Jehovait, të cilët për shumë vite, nën regjimin
komunist, kishin mbajtur besnikërinë e tyre ndaj Jehovait. Në program mori pjesë Albert Shrëder, nga Trupi Udhëheqës, dhe kishte të ftuar të tjerë edhe nga Austria, Britania, Danimarka, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Sllovakia, Zvicra, Ukraina dhe nga Shtetet e Bashkuara.Kur Çekosllovakia u nda në dy vende të veçanta në vitin 1993, të dy vendet shërbenin akoma nën një komitet vendi, nën mbikëqyrjen e degës së Austrisë. Sidoqoftë, kushtet në të dy shtetet po ndryshonin. Një vit më pas, u emërua një komitet vendi për secilin prej tyre. Më vonë, më 1 shtator 1995, në Republikën e Çekisë filloi të veprojë një zyrë dege. Jan Glykselig, Ondrej Kadlec, Jaromir Leneçek, Lubomir Myler dhe Eduard Sobicka u emëruan nga Trupi Udhëheqës për të shërbyer në Komitetin e Degës. Më vonë, Lubomir Myler u caktua në shërbimin special në Rusi dhe si anëtar i ri i Komitetit të Degës në Republikën e Çekisë u emërua Petër Zhitnik.
Salla Mbretërie me «ndërtim të shpejtë»
Kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait kishin nevojë për vende ku të mbanin mbledhjet. Gjetja e vendeve të përshtatshme për mbledhje të tilla nuk është një gjë e lehtë në Republikën e Çekisë. Shumë pronarë sallash refuzojnë t’ua japin ato Dëshmitarëve të Jehovait. Kjo pjesërisht i detyrohet propagandës çorientuese rreth Dëshmitarëve të Jehovait, asaj të re dhe të vjetër bashkë. Për këtë arsye shumë kongregacione kërkojnë mundësi për të ndërtuar një sallë ose për të ristrukturuar një ndërtesë të vjetër. Nga të gjitha metodat e provuara për ngritjen e ndërtesave të reja, më praktike ka dalë metoda e ndërtimit të shpejtë. Më 20 nëntor 1993 në Republikën e Çekisë u dedikua Salla e parë e Mbretërisë e ndërtuar në këtë mënyrë. Salla u ndërtua në qytetin e Sezimovo Usti dhe është duke u përdorur nga dy kongregacione lokale.
Numri i Sallave të Mbretërisë ka vazhduar të rritet. Që nga maji i vitit 1999, të 242 kongregacionet në të gjithë vendin po përdornin 84 Salla Mbretërie që i përkasin vetë Dëshmitarëve. Vëllezërit dhe motrat në Republikën e Çekisë janë plotësisht të vetëdijshëm se pa ndihmën financiare që ka ardhur nga bashkëshërbëtorët e tyre në vendet e tjera, ata nuk do të kishin qenë në gjendje të ndërtonin kaq shumë Salla të bukura Mbretërie. Bujaria e vëllazërisë sonë ndërkombëtare ka prekur në mënyrë të thellë zemrat e vëllezërve çekë. Ata dëshirojnë me zjarr të shprehin mirënjohjen e tyre ndaj vëllezërve në vende të tjera dhe ndaj Jehovait, i cili bën të lindë një frymë e tillë në zemrat e shërbëtorëve të tij dhe që ka krijuar një organizatë kaq madhështore.—Kurthet e fshehta të lirisë
Euforia për rënien e komunizmit më 1989 ka kohë që ka kaluar dhe shumë probleme të reja kanë dalë në sipërfaqe. Nga njëra anë, ekziston mundësia për të fituar pasuri me anë të punës së madhe, gjë që nuk njihej më parë. Nga ana tjetër, ekzistojnë pasiguri shoqërore, një rritje e shpejtë e shkallës së kriminalitetit, inflacioni dhe faktorë të tjerë negativë që ndikojnë në marrëdhëniet njerëzore. Rritja e standardit të jetesës nxit materializmin, konkurrencën dhe smirën. Shumë banorë të qyteteve kanë një vilë në fshat, ku u pëlqen të kalojnë kohën. Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish janë duke shkuar jashtë shtetit për pushime të kushtueshme. Demokracia e sapofituar ka sjellë lirinë për të kritikuar çdo gjë, në çdo kohë. Ajo i ka hapur rrugën propagandës për një stil imoral jetese. Nën regjimin komunist kjo ishte e paimagjinueshme. Njerëzit nuk ishin të përgatitur, situata e re i befasoi dhe disa prej tyre u gëlltitën nga ajo.
Kjo frymë ka pasur ndikimin e saj edhe te disa Dëshmitarë të Jehovait. Disa prej tyre e ndalën shërbimin ndaj Jehovait, për shkak se u tërhoqën në një mënyrë materialiste jetese, duke u kushtuar një vëmendje të tepërt aktiviteteve shoqërore, duke u larguar nga normat e larta biblike për martesën ose duke u bërë kritikues të çdo gjëje, duke përfshirë edhe rregullimet teokratike të Jehovait. Persona të tjerë, të cilët zgjodhën të qëndrojnë në organizatë, u përpoqën t’i ribënin kongregacionet që të vepronin sipas mendimit të tyre personal. Natyrisht që kjo gjë shkaktoi tension derisa u ndreq nga mbikëqyrësit e palëkundur.
Sot, në Republikën e Çekisë, kush përpiqet t’i shërbejë Perëndisë e sheh se është i rrethuar nga një shoqëri, e cila është e orientuar nga ateizmi dhe evolucioni. Ajo është një shoqëri në të cilën feja shihet si një punë fëmijësh ose si një sjellje e çuditshme filozofike. Një mas-media agresive i sulmon në mënyrë të vazhdueshme Dëshmitarët e Jehovait. Kjo gjë paraqet sprova besimi që janë po aq të mprehta sa edhe provat e rënda që përballuan në burgjet naziste e komuniste dhe dredhitë e atyre që i përdorën ato. Pjesa më e madhe e Dëshmitarëve të Jehovait qëndron e patundur në besim përballë këtyre sprovave.
Me gjithë qëndrimin e shumë njerëzve në lidhje me çështjet fetare, në pranverën e vitit 1999 në Gjykatën Kushtetuese Çeke u mor një vendim i paparë gjyqësor. Një artikull i 11 marsit 1999, në gazetën çeke Lidove Noviny (E Përditshmja e Popullit), njoftonte: «Jepet gjykim i vërtetë e i drejtë nga Bërno», që është vendi ku ndodhet Gjykata Kushtetuese. Gjykata vendosi se asnjë kundërshtar i ndërgjegjes nuk mund të ndiqet penalisht dy herë, për shkak se ka refuzuar shërbimin ushtarak. Kjo i sjell një masë lehtësimi një numri të mirë Dëshmitarësh të Jehovait. Rezultati i kësaj çështjeje është njohur gjerësisht si një kontribut pozitiv i Dëshmitarëve të Jehovait ndaj sistemit ligjor çek.
Të shtyrë nga dashuria
Dëshmitarët e Jehovait në republikën çeke vazhdojnë të ndajnë lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë me fqinjët e tyre. Dëshira e tyre është të ndihmojnë sa më shumë nga ata që të njohin Perëndinë tonë të dashur, Jehovain dhe të vlerësojnë masat e mrekullueshme që ai ka marrë për të gjithë ata që ushtrojnë besim. Megjithatë, për t’i arritur ata, Dëshmitarëve, shpesh, u duhet të mposhtin opinionin e njerëzve, të ndikuar nga shpifja që përsëritet shpesh se Dëshmitarët e Jehovait janë «një sekt i rrezikshëm». Atyre u duhet, gjithashtu, që të mposhtin ndjenjën e mospërfilljes që ekziston për fenë në tërësi, e cila ka ardhur si pasojë e dekadave të kaluara nën regjimin ateist. A po ia dalin me sukses?
Ia vlen të theksohet se në vitin 1999, kur 16.054 persona, që në atë kohë ishin Dëshmitarët e Jehovait, u grumbulluan në 242 kongregacione për të përkujtuar vdekjen e Jezu Krishtit, mijëra të tjerë u bashkuan me ta. Pjesëmarrja totale ishte 31.435 persona.
Dëshira e Dëshmitarëve të Jehovait është që të ndihmojnë çdonjërin prej këtyre personave që të ecë me sukses e me qëndrueshmëri në rrugën e krishterë. Ndërsa u predikojnë njerëzve, ata përpiqen, gjithashtu, të ndihmojnë njëri-tjetrin për të qëndruar të patundur në besim. Ata e dinë mirë se kur Jezui përshkroi ngjarjet e ditëve tona, tha: «Me durimin tuaj ju do t’i fitoni shpirtrat tuaj.» (Luka 21:19) Dhe apostulli Pjetër u frymëzua të shkruante: «Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t’iu kushtuar lutjeve. Dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njëri-tjetrin.» (1. Pjet. 4:7, 8) Kjo dashuri vazhdon t’i shtyjë ata që të ndajnë të vërtetat e çmuara biblike me të tjerët dhe të qëndrojnë së bashku në një unitet të pathyeshëm të krishterë.
[Diçitura në faqen 165]
«Kurrë nuk më ka ardhur keq që qëndrova. Me kohë e kuptova se ky ishte vendi të cilit i përkitja»
[Diçitura në faqen 168]
«‘Nëse doni të pushkatoni një në çdo dhjetë, atëherë na pushkatoni të gjithëve!’ I gjithë kampi u shtang»
[Diçitura në faqen 184]
«Na tallnin dhe na fyenin, megjithatë, brenda vetes na respektonin»
[Diçitura në faqen 187]
«Nuk kishte shenjë kompromisi, por arsyetueshmëri të krishterë!»
[Harta në faqen 150]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
GJERMANI
POLONI
SLLOVAKI
AUSTRI
REPUBLIKA E ÇEKISË
BOHEMI
Pragë
Lidiçe
Klladno
Karlovi Vari
Most
Teplicë
Liberec
MORAVI
Bërno
SILEZI
[Figura që zë gjithë faqen 148]
[Figura në faqen 153]
Vëllai Erler, nga Dresdeni
[Figurat në faqen 155]
Oto Estelman shfaqi «Foto-Dramën e Krijimit» kudo në vend
[Figura në faqen 157]
Bohumil Myler
[Figura në faqen 167]
Bozhena Vodrazhkova e mësoi të vërtetën në një kamp përqendrimi
[Figurat në faqen 169]
Frantishek Shnidër dhe Alois Miçek; që të dy u burgosën në kampin e përqendrimit në Mathauzen
[Figura në faqen 173]
Shumë u mblodhën për të dëgjuar fjalimet publike pas Luftës II Botërore
[Figurat në faqen 175]
Familja Bethel dhe zyra e degës pas Luftës II Botërore
[Figura në faqen 178]
Mbledhje, jashtë në pyll, në vitin 1949
[Figura në faqen 185]
Pushimet në grupe siguruan raste për t’u ndërtuar frymësisht
[Figura në faqen 194]
Jaromir Leneçek, një anëtar i Komitetit të Degës, i zellshëm në shërbim që nga rinia e tij
[Figurat në faqen 207]
Milton Henshel dhe Teodor Xharac, bashkë me të tjerë, punuan për njohjen ligjore
[Figura në faqen 210]
Delegatë çekë në kongresin e Polonisë në vitin 1989
[Figurat në faqen 216]
Kongresi ndërkombëtar në Pragë në vitin 1991, një ngjarje e jashtëzakonshme
[Figura në faqen 218]
Reparti çek i përkthimit
[Figura në faqen 223]
Zyra e degës në Pragë
[Figura në faqen 223]
Poshtë: Komiteti i Degës (nga e majta në të djathtë) Jan Glykselig, Jaromir Leneçek, Ondrej Kadlec, Petër Zhitnik dhe Eduard Sobicka