Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët moderne

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët moderne

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët moderne

Britania

Sikur të jetoje në një vend ku lajmi i mirë është predikuar për shumë vjet, çfarë mundësie do të kishe sot për të pasur një shërbim domethënës atje? Dëshmitarët e Jehovait kanë predikuar në Britani për 118 vjet. Gjithsesi, shumë dyer mundësish vazhdojnë të jenë të hapura për Dëshmitarët britanikë, që vënë në vend të parë kryerjen e vullnetit të Jehovait. Mund të mësojmë shumë prej frymës që shfaqin ata.

Republika e Çekisë

Për 46 vjet Dëshmitarët e Jehovait kanë qenë nën ndalim në atë që sot është Republika e Çekisë. Sprovat e besnikërisë që përballuan ata, sigurojnë shumë mësime që mund t’i sjellin dobi çdo të krishteri të vërtetë. Gjatë atyre viteve të shtypjes, Jehovai vazhdoi ta mbështeste frymësisht popullin e tij. Gjërat që ai siguroi dhe mënyrat në të cilat e bëri këtë, janë vërtet të mrekullueshme.

Madagaskari

Shumë bimë dhe kafshë, që nuk gjenden askund mbi tokë, jetojnë të begata në Madagaskar. Por shumë më të rëndësishëm për Dëshmitarët e Jehovait janë njerëzit, që tregojnë interes për Krijuesin e këtyre gjërave. Në këtë Ishull të Kuq të Madh pjesëmarrja në Përkujtimin vjetor të vdekjes së Krishtit u rrit nga 7 veta në vitin 1956, në 46.392 veta më 1999.