Angola
Angola
Luftë dhe mungesë ushqimesh, valë vdekjeprurëse sëmundjesh, vuajtje dhe vdekje të shkaktuara nga njerëz që sillen si bisha të egra. Nën simbolin e kalorësve të Zbulesës, Bibla parashikoi gjithë këtë skenë për ditët tona. (Zbul. 6:3-8) E gjithë toka është prekur prej saj. Angola nuk bën përjashtim.
Nga njëri skaj i këtij vendi në tjetrin, është ndier pasoja e kalërimit të shfrenuar të atyre kalorësve apokaliptikë. Cila ka qenë gjendja e Dëshmitarëve të Jehovait në këto kushte?
Shumë Dëshmitarë kanë qenë objekt i persekutimit të egër. Disa u vranë si spektatorë të pafajshëm në një luftë civile të egër e të pafund. Shumë prej tyre përballuan efektet mizore të urisë të shkaktuar nga trazirat politike dhe ekonomike. Megjithatë, asgjë nuk ua zhduku besimin te Perëndia Jehova dhe sigurinë në Fjalën e tij. Dëshira e tyre e zjarrtë është që t’i qëndrojnë besnikë Perëndisë dhe t’u japin të tjerëve një dëshmi të plotë rreth qëllimeve të tij. Madje dashuria që tregojnë për njëri-tjetrin jep dëshmi bindëse që janë dishepuj të vërtetë të Jezu Krishtit.—Gjoni 13:35.
Shqyrtoni dy shembuj që tregojnë se sa i madh ishte besimi i tyre. Më shumë se 40 vjet më parë, një inspektor policie i deklaroi në mënyrë të prerë një Dëshmitari të Jehovait: «Për sa i takon Angolës . . . , organizata Watch Tower ka mbaruar, mbaruar, mbaruar!» Pak pas kësaj, iu drejtua në mënyrë kërcënuese një Dëshmitari tjetër që kishte lindur në Angolë. «A e di çfarë do të të ndodhë?»—pyeti inspektori. Përgjigjja e qetë
ishte: «E di se çfarë mund të më bësh. Por më e keqja është të më vrasësh. A mund të bësh më shumë se kaq? Megjithatë, nuk do të heq dorë nga besimi im.» Me gjithë vitet e keqtrajtimit të egër në burgje dhe në kampet e ndëshkimit, ky Dëshmitar, Zhoao Mankoka, i është përmbajtur pa u lëkundur atij vendimi.Disa kohë më vonë, një plak nga provinca e Huambos shkroi: «Situata jonë është e rrezikshme. Mungesat e skajshme të ushqimeve dhe të ilaçeve po i dërrmojnë kongregacionet. Nuk kemi fjalë për ta përshkruar situatën që ekziston dhe gjendjen fizike të vëllezërve tanë.» Por, gjithashtu, ai tha: «Megjithëse gjendja jonë fizike është e rëndë, jemi të shëndetshëm frymësisht. Kjo që po ndodh është pikërisht ajo që u paratha në Mateun kapitulli 24 dhe në 2 Timoteut 3:1-5.»
Çfarë tregojnë këto reagime pozitive përballë vuajtjeve të rënda? Besimin dhe kurajën që vjen kur njerëzit kanë besim, jo te vetja, as te njerëzit e tjerë, por në Mbretërinë e Perëndisë që është në duart e Jezu Krishtit. Ata e dinë që pavarësisht se kush duket se ka epërsi për momentin ose sado e vështirë që mund të jetë situata, qëllimi i Perëndisë do të triumfojë. Janë krejtësisht të bindur se Biri i Perëndisë, që sundon nga qielli, do të dalë fitimtar dhe se nën sundimin e tij toka do të bëhet një parajsë. (Dan. 7:13, 14; Zbul. 6:1, 2; 19:11-16) Dëshmitarët e Jehovait në Angolë e dinë nga përvoja që edhe tani Perëndia u jep njerëzve të brishtë fuqi përtej asaj që është normale, kështu që mund të qëndrojnë.—2 Kor. 4:7-9.
Por, përpara se të shqyrtojmë më tej historinë e popullit të Jehovait në Angolë, le t’i hedhim një vështrim të shpejtë vendit në të cilin jeton ai.
Një diamant i palëmuar
Angola ndodhet në pjesën jugperëndimore të Afrikës, e kufizuar nga Republika Demokratike e Kongos në veri, Namibia në jug, Zambia në lindje dhe nga oqeani Atlantik në perëndim. Ajo ka një sipërfaqe prej 1.246.700 kilometrash katrorë, gati sa madhësia e Francës, Italisë dhe e Gjermanisë të marra së bashku. Është afërsisht 14 herë më e madhe se Portugalia, e cila filloi ta kolonizonte Angolën në shekullin e 16-të. Si pasojë e kolonizimit portugez, rreth 50 për qind e popullsisë thotë se i përket besimit katolik.
Portugalishtja është ende gjuha zyrtare, megjithatë Angola është një shoqëri shumëgjuhëshe. Midis më shumë se 40 gjuhëve që përdoren këtu, umbundu, kimbundu dhe kikongo janë më të folurat.
Prej vitesh, burimet e pasura të Angolës janë thithur nga vende të tjera. Gjatë kolonizimit, me miliona skllevër u dërguan në Brazil, i cili në atë kohë ishte një koloni tjetër portugeze. Toka pjellore e Angolës dikur prodhonte me bollëk banane, mango, ananas, kallam sheqeri dhe kafe. Pas heqjes së zgjedhës koloniale, zhvillimi ekonomik u frenua nga konfliktet civile gjymtuese. Megjithatë, Angola zotëron ende burime të pasura nafte në bregdet, depozita të mëdha diamanti dhe mineral hekuri. Sidoqoftë, pasuria e saj më e madhe janë njerëzit e përulur e të vendosur, mijëra prej të cilëve kanë shfaqur një dashuri të thellë për Fjalën e Perëndisë dhe për premtimin e tij rreth një të ardhmeje të shkëlqyer nën Mbretërinë e Perëndisë.
«Hidh bukën tënde mbi ujërat»
Aktiviteti i parë i raportuar prej Dëshmitarëve të Jehovait në Angolë ishte ai i Grei Smith dhe gruas së tij, Olga, të cilët ishin një çift pionierësh nga Kejptauni i Afrikës së Jugut. Në korrik të vitit 1938, ata udhëtuan nga Johanesburgu me një makinë, të projektuar për të transmetuar fjalime biblike të regjistruara. Makina u ngarkua me botime Watch Tower. Gjatë udhëtimit të tij tremujor, çifti Smith bëri pajtime në Kullën e Rojës dhe la 8.158 Bibla, libra dhe broshura. Ata e përhapën lirshëm literaturën biblike në një zonë të gjerë, duke takuar njerëz në Benguela, Luandë, Sa-da-Bandejra (tani Lubango) dhe në qytete të tjera të Angolës Perëndimore. Megjithatë, vitin pasues shpërtheu Lufta II Botërore, kështu që ishte e vështirë të mbaheshin lidhje me njerëzit që kishin shfaqur interes.
Për njëfarë kohe, pati pak rezultate të dukshme nga fushata e tyre e predikimit. Megjithatë, parimi i Predikuesit 11:1 doli i vërtetë: «Hidh bukën tënde mbi ujërat, sepse pas shumë kohe do ta gjesh përsëri.»
Disa farave të së vërtetës iu deshën vite që të mbinin, siç ilustron një raport nga provinca e Hujlas. Shumë vite pas asaj ekspedite predikimi të çiftit Smith, njëfarë z. Andrade sillte ndër mend se kur ishte 41 vjeç dhe jetonte në Sa-da-Bandejra, mori disa botime të Shoqatës Watch Tower nga dikush që po kalonte me një makinë që vinte nga Afrika e Jugut. Në atë kohë ai mori librin Pasuritë dhe një pajtim në Kullën e Rojës. I shkroi zyrës së degës në Brazil dhe dega mori masa që ai të përfitonte nga një studim në shtëpi me korrespondencë. Sidoqoftë, më vonë, kur z. Andrade e kuptoi se korrespondenca e tij po censurohej, studimi u ndërpre. Për shumë vjet ai i humbi lidhjet me Dëshmitarët.
Më 1967, Zulejka Farelejru, që ishte e sapopagëzuar, u transferua në Sa-da-Bandejra. Ajo kishte relativisht pak njohuri
rreth së vërtetës dhe në atë kohë vepra e Dëshmitarëve të Jehovait në vend ishte nën ndalim. Megjithatë, ajo ishte shumë e etur për ta ndarë me të tjerët atë që dinte. Filloi një studim biblik me një grua që i tha se njihte një këpucar që me sa dukej ishte i së njëjtës fe. Motra Farelejru mori disa këpucë për t’i riparuar dhe kur i tregoi librin E vërteta që të çon në jetën e përhershme, këpucarit i shkëlqyen sytë. Ajo mundi të fillonte një studim biblik me të. Burri ishte z. Andrade, i cili në atë kohë ndodhej në një karrocë invalidësh. Ai kishte qenë i traumatizuar ngaqë kishte parë me sytë e tij vrasjen e së shoqes. Kështu, atë e bëri për vete shpresa e Mbretërisë dhe u kap fort pas saj. U pagëzua si Dëshmitar i Jehovait në vitin 1971 dhe i shërbeu me besnikëri Jehovait deri sa vdiq, më 1981, në moshën 80-vjeçare. Me gjithë paaftësinë fizike dhe moshën e shkuar prania e tij e rregullt dhe aktive në të gjitha mbledhjet e kongregacionit i inkurajoi pa masë të tjerët.Përpjekje për të arsimuar dhe emancipuar angolezët
Rreth 60 vjet më parë, një burrë i quajtur Simao Toko shoqërohej me një mision baptist në Angolën Veriore. Kur po udhëtonte nga Mbanza Kongo, që gjendet në Angolë, për në Leopoldvil, që është në Kongon belge (tani qyteti i Kinshasës në Republikën Demokratike të Kongos), Tokoja bëri një ndalesë në shtëpinë e një miku. Aty pa një kopje të revistës Luz e Verdade (tani Despertai!). Ajo revistë përmbante një përkthim në portugalisht të broshurës Mbretëria, shpresa e botës. Tokoja ishte i interesuar për të, ndërsa miku i tij jo, kështu që i tha Tokos ta merrte. Në këtë mënyrë atij i ra në dorë një pjesë e literaturës së botuar nga Dëshmitarët e Jehovait dhe që ishte shpërndarë nga Smithët disa muaj më parë.
Mbasi mbërriti në Leopoldvil, në vitin 1943, Tokoja themeloi një kor, i cili me kalimin e kohës u rrit deri në qindra anëtarë. Për shkak të etjes për të arsimuar dhe ngritur bashkatdhetarët e tij angolezë në mërgim, ai përktheu në gjuhën kikongo broshurën, Mbretëria, shpresa e botës. Dalëngadalë, ai futi në himnet që kompozoi shpresën e Mbretërisë dhe të vërteta të tjera biblike që kishte mësuar. E përdori, gjithashtu, atë informacion në bisedat biblike që bënte me disa anëtarë të korit të tij. Zhoao Mankoka, një tjetër angolez që po punonte në Leopoldvil, filloi të shoqërohej, në vitin 1946, me grupin e studimit të Biblës që drejtohej nga Toko. Mbledhjet mbaheshin të shtunën e të dielën natën dhe Mankoka ishte midis afërsisht 50 të pranishmëve.
Në vitin 1949, anëtarët e grupit u ndien të nxitur t’u tregonin të tjerëve atë që po mësonin, kështu që shumë prej tyre filluan të predikonin në Leopoldvil. Kjo gjë ngacmoi zemërimin e klerit baptist dhe të autoriteteve belge. Në pak kohë, shumë pjesëtarë të grupit të Tokos u arrestuan. Midis tyre ishte edhe Zhoao Mankoka. U mbajtën në burg për disa muaj. Më pas, ata që nuk pranuan të braktisnin lëvizjen që po zhvillohej në shoqëri me Tokon dhe që refuzuan të ndërpritnin leximin e literaturës së Shoqatës Watch Tower u dëbuan në vendin e tyre, në Angolë. Si përfundim, u kthyen 1.000 prej tyre.
Autoritetet portugeze në Angolë ishin të pavendosura se çfarë të bënin me ta. Më në fund, ata që ishin kthyer në Angolë i shpërndanë në pjesë të ndryshme të vendit.
Ndodhi pikërisht rreth kësaj kohe, në vitin 1950, që e vërteta biblike u fut në qytetin e dytë më të madh të Angolës, në Huambo, i njohur në atë kohë si Lisbona e Re. U desh kohë që të shihej rritja, por më në fund Zhoao da Silva Vima, Leonardu Sonjamba, Agostinjo Kimbili, Maria Etosi dhe Fransisku Portugal Eliseu ishin midis atyre që u bënë shërbëtorë besnikë të Jehovait në këtë qytet. Ata ndihmuan, gjithashtu, edhe familjet e tyre që të mësonin për Jehovain dhe normat e tij të drejta.
Vetë Tokon dhe disa të tjerë i dërguan të punonin në një plantacion kafeje në veri. Megjithatë, ishte diçka e trishtueshme që tashmë në pikëpamjen e Tokos kishin ndodhur ndryshime. Ndërkohë që ai dhe grupi i tij ishin ende në Leopoldvil, 1 Gjon. 4:1) Zhoao Mankoka nuk ishte i kënaqur kur pa se studimi i Biblës u mënjanua për t’u mbështetur te ‘fryma’.
mbledhjet ndiqeshin edhe nga ithtarë të Simao Kimbangut, që ishin praktikues të spiritizmit. Në një rast, gjatë një mbledhjeje, ata praktikuan diçka që disa e quajtën derdhje të frymës. Mirëpo, nuk i ‘vunë në provë për të parë nëse fryma vinte nga Perëndia’. (Pasi u kthyen në Angolë, Zhoao Mankoka u vendos në Luandë. Mankoka, bashkë me Sala Filimon dhe Karlus Agostinjo Kadi, i nxitën pjesëtarët e tjerë të grupit të tyre që t’i përmbaheshin Biblës dhe të hidhnin tej praktikat që nuk ishin në harmoni me të. Më vonë, kur Tokoja u transferua në një vend në jug, kaloi nga Luanda. Dukej qartë që ishte ndikuar edhe më shumë nga besimet e pasuesve të Kimbangut.
Në vitin 1952, si pasojë e tradhtisë nga ana e një personi që shoqërohej me grupin e tyre, Zhoao Mankoka, Karlus Agostinjo Kadi dhe Sala Filimon u arrestuan dhe u dëbuan në Baia-dush-Tigrish, një koloni ndëshkimore bashkë me një qendër peshkimi. Tradhtari ishte një person që donte të ndillte frikë, i cili kishte dy gra. Përpjekjet e tij për ta vënë veten në krye të grupit në Luandë, pothuajse, bënë që disa të hiqnin dorë. Por mënyrat e tij të pandershme e vunë shpejt në vështirësi me autoritetet, e u dëbua edhe ai në një koloni ndëshkimore.
Një vizitor me mision të trefishtë
Gjatë vitit 1954, dega e Afrikës së Jugut mori shumë letra nga grupi që ndodhej në Baia-dush-Tigrish. Ata ishin të etur për të marrë literaturë biblike. Në përgjigje të kësaj, në vitin 1955, Xhon Kuk, një misionar i Shoqatës Watch Tower, u dërgua në Angolë nga Franca. Ai kishte një detyrë të trefishtë: të hetonte raportet që thoshin se në Angolë kishte 1.000 Dëshmitarë, të përpiqej t’i ndihmonte nëse ishte e mundur dhe të shihte çfarë mund të bëhej për ta ligjëruar veprën e Dëshmitarëve të Jehovait në këtë vend. Pasi u takua me shumë grupe, hetimi i tij pesëmujor tregoi se atje kishte shumë më pak se 1.000 Dëshmitarë. Siç tregoi raporti i shërbimit në fushë i vitit 1955 për Angolën, në të gjithë vendin kishte vetëm 30 lajmëtarë të lajmit të mirë.
U desh të kalonin disa javë përpara se autoritetet portugeze të lejonin Xhon Kukun të vizitonte Zhoao Mankokën dhe grupin e vogël që ndodhej në Baia-dush-Tigrish, në Angolën Jugore. Vëllai Kuk u lejua që të qëndronte atje për pesë ditë dhe shpjegimet e tij për Biblën e bindën edhe më shumë Mankokën dhe të tjerë se ai përfaqësonte organizatën që i shërben me të vërtetë Perëndisë Jehova. Ditën e fundit të vizitës, vëllai Kuk mbajti një fjalim publik me temën «Ky lajm i mirë i
Mbretërisë», para një grupi prej rreth 80 personash, duke përfshirë edhe kryeadministratorin e kolonisë ndëshkimore.Gjatë muajve që ishte në Angolë, vëllai Kuk mundi të takonte Tokon si edhe njerëz në zona të ndryshme që e shihnin atë si udhëheqësin e tyre. Shumë prej tyre dolën se ishin thjesht ndjekës sektarë të Tokos dhe jo të interesuar për veprën e Dëshmitarëve të Jehovait. Përjashtim bënte Antonio Bizi, një djalë i ri në Luandë, i cili ishte i etur për të mësuar më shumë rreth qëllimeve të Jehovait. Vetë Tokoja në atë kohë ishte i izoluar në një fshat afër Sa-da-Bandejra, pa pasur leje as të dërgonte, as të merrte postë.
Vizita e vëllait Kuk ishte një burim i madh inkurajimi për grupin e vogël të lajmëtarëve besnikë në Baia-dush-Tigrish. Vëllai Mankoka kujton se vizita dëshmoi që ata nuk «ishin në rrugë të gabuar». Ajo zbuloi, gjithashtu, edhe që ndonëse numri i Dëshmitarëve ishte më i vogël nga sa ishte raportuar, aty kishte një potencial për rritje. Vëllai Kuk tha në raportin e tij se disa, me të cilët ishte takuar ishin «të etur për të mësuar» dhe që «dukej se atje kishte një fushë të shkëlqyer».
Vijon një inkurajim më i madh
Një vit pas vizitës së vëllait Kuk, Shoqata dërgoi në Luandë një vëlla tjetër të aftë, Mervin Paslou, që ishte diplomuar në Shkollën e Galaadit, bashkë me gruan e tij, Aurorën. Ata kishin një listë, të plotësuar nga Xhon Kuku, me rreth 65 pajtimtarë dhe persona të tjerë të interesuar. Në fillim, çifti Paslou pati vështirësi për t’i takuar pajtimtarët, meqë revistat ishin adresuar në kutitë postare e jo në adresat e shtëpive. Por, në këtë kohë, një grua e quajtur Berta Teshera u kthye në Luandë nga Portugalia. Atje kishte takuar Dëshmitarët e Jehovait dhe kishte treguar mjaft interes për të vërtetën biblike. Zyra e degës në Lisbonë njoftoi çiftin Paslou për ardhjen e saj dhe me të u fillua menjëherë një studim biblik. Një nga të afërmit e
Bertës punonte në zyrën e postës dhe i ndihmoi ata që të gjenin adresat e pajtimtarëve, shumë nga të cilët u bënë studentë të etur të Biblës. S’kaloi shumë e këta po u flitnin miqve dhe të afërmve. Brenda gjashtë muajve çifti Paslou po studionte me më shumë se 50 njerëz.Dy muaj pasi erdhi, çifti Paslou filloi të mbante studime të rregullta biblike në dhomën e tyre duke përdorur Kullën e Rojës. Aty nga fundi i muajit të parë, dhoma nuk ishte më e mjaftueshme. Berta Teshera drejtonte një shkollë gjuhe dhe u tregua e gatshme që të ofronte njërën nga klasat e saj për mbledhjet. Pas tetë muajsh, në gjirin e Luandës, u krye pagëzimi i parë i Dëshmitarëve të Jehovait në Angolë.
Për shkak të situatës që ekzistonte në atë kohë në Angolë, takimet e çiftit Paslou me vëllezërit afrikanë ishin të kufizuara. Megjithatë, disa prej tyre i bënin vizita vëllait dhe motrës Paslou. Një që vinte rregullisht për studime ishte Antonio Bizi, të cilin Xhon Kuku e kishte cilësuar si një student të zellshëm. Edhe Zhoao Mankoka, që ishte ende nën ndalim, u dërgoi letra inkurajimi.
Megjithatë, pak kohë pas pagëzimit të parë, qeveria nuk pranoi të rinovonte vizat e çiftit Paslou, kështu që ata u detyruan ta linin vendin. Kishin bërë një punë të shkëlqyer për të mbjellë «farërat» dhe për të ujitur ato që ishin mbjellë nga të tjerët. (1 Kor. 3:6) Kishin formuar, gjithashtu, një lidhje të madhe dashurie me vëllezërit angolezë. Për shkak të armiqësisë që kishte treguar policia ndaj tyre, çifti Paslou i porositi vëllezërit vendës, veçanërisht afrikanët, që të mos vinin për t’i përshëndetur kur të niseshin. Por lidhja e dashurisë ishte shumë e madhe. Ndërsa këta drejtoheshin drejt shkallëve që të çonin në bordin e anijes, shumë veta ishin të pranishëm për të shprehur dashurinë e tyre.
Herri Arnot, që ishte mbikëqyrës i zonës, e kishte vizituar çiftin Paslou në vitin 1958, ndërkohë që ndodhej në Luandë.
Në shkurt të vitit 1959, kur u përpoq edhe një herë të vizitonte Angolën si mbikëqyrës i zonës, një grup i vogël, ku bënin pjesë vëllai Mankoka dhe motra Teshera, ishin në aeroport për ta pritur. Sidoqoftë, thuajse menjëherë ndërhyri policia. Ata e veçuan vëllanë Arnot nga grupi dhe kontrolluan gjërat që kishte me vete.Megjithatë, si përfundim, vëllai Arnot u gjend në të njëjtën dhomë ndalimi me vëllanë Mankoka. Kur panë njëri-tjetrin, qeshën. Inspektori i policisë nuk e kuptoi humorin e kësaj situate. Ai i tha me tërbim Mankokës: «A e di se çfarë do të të ndodhë?» Vëllai Mankoka, që deri në atë kohë kishte kaluar gjashtë vjet në burg dhe kishte pësuar rrahje të njëpasnjëshme, iu përgjigj me qetësi: «Nuk mund të qaj. E di se çfarë mund të më bëni. Por më e keqja është të më vritni. A mund të bëni më shumë se kaq?» Ai përfundoi me deklaratën e vendosur: «Megjithatë, nuk do të heq dorë nga besimi im.» Më pas ai pa drejt vëllait Arnot dhe i buzëqeshi në mënyrë inkurajuese. Vëllai Arnot kujton: «Ai dukej s’e nuk pyeste për gjendjen e tij të vështirë dhe ishte i shqetësuar vetëm për t’u siguruar që nuk po shkurajohesha nga situata. Ishte shumë forcuese të shihje këtë vëlla afrikan, pas vitesh burgimi, të merrte një qëndrim kaq të vendosur e të guximshëm.»
Për sa i takon vëllait Arnot, atë e rikthyen mbrapsht po me të njëjtin avion që erdhi, por jo para se të bënte atë takim të shkurtër, por ndërtues me vëllanë Mankoka. Pas shtatë orë pyetjeje, edhe vëllai Mankoka u lirua.
Një javë pas ngjarjes, më në fund, vëllai Mankoka u pagëzua, bashkë me miqtë e tij Karlus Kadi dhe Sala Filimon. Rreth asaj kohe, në Sambizanga, që është një lagje periferike e Luandës, u mor me qira një dhomë dhe aty kongregacioni i parë zyrtar i Dëshmitarëve të Jehovait në Angolë mbajti mbledhjet. Në atë kohë, mbledhjet mund të fillonin e të mbaronin me një këngë dhe kjo tërhoqi vëmendjen e të tjerëve aty afër. Shumë vetave u bëri përshtypje fakti se ata që ishin të pranishëm në studimin e Kullës së Rojës në të vërtetë mund të merrnin pjesë gjatë mbledhjes dhe, gjithashtu, u lejohej të bënin pyetje pas mbledhjes. Ky shkëmbim, i cili nuk ekzistonte në kishat e të ashtuquajturit krishterim i dha një hov të madh veprës në atë vend.
«Të kujdesshëm si gjarpërinjtë»
Në vitin 1960, mbikëqyrja e predikimit të lajmit të mirë në Angolë u transferua nga dega e Afrikës së Jugut në atë të Portugalisë. Ky forcim lidhjesh midis Dëshmitarëve të Jehovait në të dyja vendet ishte në kontrast me marrëdhëniet e keqësuara politike midis Angolës dhe Portugalisë, e cila e kishte sunduar për një kohë të gjatë Angolën si koloni.
Pavarësia e fqinjës së saj, Kongos belge dhe lufta civile që rrodhi si pasojë, ndikuan së tepërmi në klimën politike të Angolës. Qeveria koloniale e rriti vigjilencën e saj, por nuk mund të ndalte shpërthimin e luftës guerile për pavarësi në Angolë. Në janar të vitit 1961, në Angolën Qendrore shpërtheu dhuna. Kjo çoi në një përpjekje për grusht shteti në Luandë, në muajin shkurt. Më vonë, në mars, pas polemikave për pagat në rajonin verior të Kongos të goditur nga varfëria, angolezët vranë disa qindra banorë portugezë. Kjo gjë çoi në një kundërpërgjigje masive.
Gjatë vitit 1960, dolën në skenë tri lëvizje kryesore antikoloniale: Lëvizja komuniste për Çlirimin Popullor të Angolës
(Movimentu Popular di Libertasau de Angola; MPLA), Fronti Kombëtar për Çlirimin e Angolës (Frente Nasional de Libertasau de Angola; FNLA) dhe Bashkimi Kombëtar për Pavarësinë e Plotë të Angolës (Uniau Nasional para a Independesia Total de Angola; UNITA).Kjo luftë civile krijoi probleme të drejtpërdrejta për grupin e vogël të Dëshmitarëve të Jehovait. Shtypi i etiketoi ata si një «sekt i antikrishterë dhe i dëmshëm për shoqërinë». Gazetarët keqinterpretonin artikuj nga Zgjohuni! dhe pohuan gabimisht se qëllimi i Dëshmitarëve ishte që «të justifikonte, në mos të nxiste, aktet e terrorizmit që po përjetonte kohët e fundit pjesa veriore e provincës». Nën një fotografi ku tregohej revista Zgjohuni! ishte vënë diçitura «Propaganda fetare helmon shpirtin e kombit».
Gjatë së njëjtës periudhë, të gjithë Dëshmitarët e Jehovait u mbajtën nën mbikëqyrje të vazhdueshme. E gjithë posta që vinte kontrollohej me imtësi, kështu që komunikimi me degën e Portugalisë ishte i kufizuar dhe ishte shumë e vështirë të merrje literaturën e Shoqatës. Ata që merrnin literaturë me anë të postës u nënshtroheshin pyetjeve nga ana e policisë.
Qeveria koloniale shihte me dyshim çdo grumbullim të më shumë se dy vetave që nuk ishin anëtarë të së njëjtës familje. Duke marrë masa paraprake, vëllezërit ndryshuan vendet e mbledhjeve dhe grumbulloheshin në grupe të vogla. Në vitin 1961, megjithatë, 130 veta morën pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit. Pas kësaj vëllezërit Mankoka dhe Filimon u bënë një vizitë atyre që kishin qenë të pranishëm për t’u siguruar që kishin mbërritur në shtëpi shëndoshë e mirë. Meraku i dashur që treguan i forcoi vëllezërit e tyre të krishterë.
Kohë sprovash të rënda
Përvoja e Silveshtre Simaos na jep një ide të asaj që duhej të përballonin studentët e Biblës në atë kohë. Në vitin 1959,
ndërsa ishte ende në shkollë, ai mori nga një shok shkolle fletushkën «Zjarri i ferrit: Një e vërtetë biblike apo frikë pagane?». Më vonë ai tha: «Leximi i kësaj fletushke ishte një pikë kthese në jetën time. Me të lexuar të vërtetën rreth ferrit, për të cilin më kishin mësuar të frikësohesha, ndërpreva menjëherë vajtjen në kishë dhe fillova të lexoja botimet e Shoqatës.»Në ato kohë të vështira, Dëshmitarët nuk ftonin menjëherë në mbledhjet e tyre çdo njeri që thoshte se ishte i interesuar. Megjithatë, pas dy vjetësh ata mendonin se ishte e parrezikshme që të ftohej Silveshtre. Pas mbledhjes së tij të parë, ai bëri pyetje rreth sabatit. Shpjegimi e bindi se kishte gjetur të vërtetën. Por, sa e vlerësoi atë? Javën pasuese, më 25 qershor 1961, kur mori pjesë në mbledhjen e dytë, u vu në provë çmueshmëria e tij për atë që kishte mësuar. Një patrullë ushtarake e ndërpreu mbledhjen. Të gjithë burrat u nxorën jashtë dhe u rrahën me shkopinj të veshur me çelik. Njëri nga vëllezërit kujton: «Na rrahën ashtu si vritet një kafshë e tërbuar, po, në të njëjtën mënyrë që njerëzit rrahin një derr me dajak derisa të ngordhë e pastaj ta shesin në pazar.» Silveshtre Simao dhe ata që ishin me të, kanë ende shenjat e asaj rrahjeje. Më pas, i vunë të ecnin në rresht për një në një stadium futbolli, ku ndeshën një grup të madh evropianësh të tërbuar, të cilët sapo kishin humbur familjarët e tyre në luftën që zhvillohej në veri të Angolës. Ushtarët dhe turma, duke përfshirë edhe disa nga evropianët, i rrahën edhe një herë me egërsi vëllezërit.
Silveshtren dhe vëllezërit e tjerë i hipën nëpër kamionë dhe i çuan në burgun Sao-Paolo, i cili kontrollohej nga policia e fshehtë famëkeqe. Aty vëllezërit i rrahën edhe një herë brutalisht dhe i hodhën njërin sipër tjetrit në një qeli. Të plagosur keqas dhe pasi kishin humbur shumë gjak, i lanë duke i menduar të vdekur.
Zhoao Mankoka shihej nga autoritetet si udhëheqësi i atij grupi, meqë ai ishte drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës. Pas asaj rrahjeje të tmerrshme, e morën për ta ekzekutuar, duke e akuzuar për organizim sulmi ndaj të bardhëve, sipas keqinterpretimit që autoritetet i kishin bërë një paragrafi të Kullës së Rojës. Vëllai Mankoka i pyeti se çfarë do të mendonin nëse do t’ia gjenin në dorë të njëjtën revistë evropianëve apo një familjeje në Brazil ose në Portugali? Ai theksoi se kjo revistë është universale dhe studiohet nga njerëz të të gjitha kombësive. Për ta verifikuar këtë, autoritetet e çuan në shtëpinë e një familjeje portugeze Dëshmitarësh të Jehovait. Kur panë të njëjtën revistë dhe mësuan se kjo familje kishte studiuar të njëjtin material, ndryshuan mendje rreth ekzekutimit. Vëllai Mankoka u rikthye te vëllezërit e tjerë në burgun e Sao-Paolos.
Megjithatë, jo të gjithë ishin të kënaqur. Kur u rikthyen në burgun e Sao-Paolos, gardiani, një portugez thatim, e mori vëllanë Mankoka «nën kujdesin e tij». Ky ‘kujdes’ përfshinte kalimin e të gjithë pasdites nën diellin e nxehtë pa ngrënë. Më pas, në orën pesë, gardiani mori një kamxhik dhe filloi ta përdorte atë ndaj vëllait Mankoka, i cili kujton: «Nuk kam parë kurrë një person që ta përdorë kamxhikun si ai. Tha se nuk do të pushonte derisa sa të bija i vdekur.» Ai vazhdoi ta rrihte pa mëshirë për një orë, por me sa duket, më në fund, vëllai Mankoka nuk po ndiente më dhembje. Atëherë, në mes të rrahjes, i erdhi një dëshirë e menjëhershme për të fjetur. Gardiani i rraskapitur ishte i bindur se Mankoka po vdiste, kështu
që një ushtar e tërhoqi zvarrë trupin e tij dhe e vuri nën një kuti. Kur natën erdhi milicia për t’u siguruar se ai kishte vdekur, ushtari u tregoi kutinë nën të cilën ishte Mankoka dhe u tha se tashmë ai kishte vdekur. Çuditërisht, u shërua dhe po ai ushtar u shtang kur e pa atë të gjallë në sallën e ngrënies tre muaj më vonë. Më pas, ai i tregoi vëllait Mankoka hollësitë e asaj që kishte ndodhur atë natë. Dëshira e menjëhershme për të fjetur e kishte shpëtuar vëllanë nga vdekja e sigurt.Vëllai Mankoka mundi të bashkohej me vëllezërit e tjerë dhe i drejtuan mbledhjet në burg. Gjatë internimit pesëmujor në burgun e Sao-Paolos, u mbajtën tri herë fjalime publike me rreth 300 të pranishëm. Dëshmia që u dha në burg i forcoi kongregacionet jashtë, pasi shumë të burgosur që treguan interes përparuan deri në pagëzim pas lirimit.
Gjatë muajve që kaloi në burg, Silveshtre Simao mundi të bashkohej me grupin në studimin e rregullt të Biblës, duke fituar në këtë mënyrë forcën e nevojshme frymore. Nga aty anëtarët e grupit u transferuan në burgje dhe kampe të tjera pune, ku iu nënshtruan rrahjeve edhe më të egra dhe punës së rëndë. Pas katër vjetësh burgimi në vende të ndryshme, Silveshtre u lirua në nëntor të vitit 1965. Ai u rikthye në Luandë, ku u bashkua me grupin e Dëshmitarëve që mblidheshin në zonën Rangel. Tashmë me besim të sprovuar, u pagëzua përfundimisht në vitin 1967. Të burgosur të tjerë nga grupi, duke përfshirë edhe vëllanë Mankoka, u liruan në vitin 1970, për t’u burgosur përsëri më vonë.
«Nuk do të mësojnë më luftën»
Vendi ishte zhytur në luftë. Por Bibla thotë se kur njerëzit mësojnë udhët e Jehovait, rezultati është që «farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj» dhe nuk «mësojnë më luftën». (Isa. 2:3, 4) Çfarë do të bënin të rinjtë në Angolë?
Në mars të vitit 1969, qeveria filloi një fushatë të egër kundër të gjithë atyre që nuk pranonin të bënin kompromis me asnjanësinë e krishterë. Midis të arrestuarve të parë ishin Antonio Goveia dhe Zhoao Perejra, në Luandë. Vëllai Goveia ishte marrë në vendin e tij të punës dhe ishte rrasur në një qeli të fëlliqur. Vetëm pas 45 ditësh burgimi nëna e tij u lejua që ta vizitonte.
Fernando Goveia, Antonio Alberto dhe Antonio Matias ishin midis të arrestuarve në Huambo. Ata i rrihnin mizorisht tri herë në ditë. Madje edhe vetë e ëma nuk e njohu Fernandon pas rrahjeve. Më në fund, kur vëllezërit i shkruan një letër komandantit të forcave të armatosura, ku paraqitnin trajtimin e dhunshëm, mizoria u pakësua.
Antonio Goveia kujton disa gjëra që e ndihmuan për të qëndruar. Herë pas here, nëna e tij fshihte një faqe të Kullës së Rojës në ushqimin që i sillte. «Ajo na ndihmoi që të mbanim mendjet tona zgjuar. Gjithashtu, na mbajti lart gjendjen tonë frymore.» Ai, gjithashtu, thotë: «Ne u predikonim mureve për çfarëdo argumenti biblik që na vinte ndër mend.» Për t’u forcuar, disa vëllezër përdorën një masë humori. Me një zë të lartë, sikur po njoftonin një ngjarje të rëndësishme, ata shpallnin një numër të madh mizash që kishin vrarë në qelitë e tyre.
Bashkë me këta të burgosur në Angolë ishin edhe gjashtë të rinj nga Portugalia që ishin dërguar për të kryer shërbimin ushtarak, por që kishin kundërshtuar me ndërgjegje ta bënin. Njëri prej tyre, David Mota, kujton: «E ndiem mbrojtjen e
Jehovait shumë herë. Oficerët përdorën metoda të ndryshme në përpjekje për të thyer integritetin tonë, duke u përqendruar te disa prej nesh që nuk ishin pagëzuar ende. Një taktikë që e përsëritën shpesh ishte të na zgjonin në mes të natës, zgjidhnin pesë nga grupi, pastaj merrnin njërin, i drejtonin në kokë një pistoletë, gjoja të mbushur dhe tërhiqnin këmbëzën. Tridhjetë minuta pasi na kishin urdhëruar të ktheheshim në shtretërit tanë përsëritej e njëjta taktikë. I jemi të gjithë mirënjohës Jehovait që jemi gjallë. Më në fund fituam respektin e autoriteteve dhe na lejuan të mbanim mbledhjet në burg. Sa të lumtur ishim kur pamë gjashtë nga shokët tanë të burgut të pagëzoheshin ndërsa ishin në burg!»Megjithëse vëllezërve iu tha se do të qëndronin në burg deri në moshën 45-vjeçare, ata nuk qëndruan aq gjatë. Prapëseprapë, ishin kohë të vështira. Por, ajo që përjetuan rafinoi besimin e tyre. Sot, shumica e atyre vëllezërve shërbejnë si pleq në kongregacione.
Papritur, sundimi kolonial merr fund
Më 25 prill 1974, një grusht shteti në Portugali rrëzoi diktaturën në atë vend. Lufta koloniale 13-vjeçare në Angolë mori fund dhe trupat portugeze filluan të tërhiqeshin. Më 31 janar 1975, u krijua një qeveri tranzicioni, e cila mendohej se duhej të vepronte për dhjetë muaj, por qëndroi vetëm gjashtë muaj.
Fillimisht, Dëshmitarët e Jehovait përfituan nga ky ndryshim i menjëhershëm. Kishte 25 Dëshmitarë të Jehovait të burgosur për shkak të asnjanësisë në burgun Kabu-Ledu, të cilët morën amnistinë në maj. Midis tyre ishin edhe gjashtë nga Portugalia që nuk kishin pranuar të merrnin pjesë në luftë, duke përfshirë edhe luftën kundër kolonive afrikane. Çfarë do të bënin këta vëllezër evropianë me lirinë e tyre të papritur? David Mota komenton: «Të forcuar nga marrëdhënia
jonë e ngushtë me Jehovain, kur ishim në burg, që të gjashtë vendosëm të qëndronim në Angolë dhe filluam menjëherë shërbimin e pionierit.»Klima e tolerancës fetare ishte një përvojë e re për 1.500 Dëshmitarët në Angolë. Policia sekrete nuk ishte më, arrestimet kishin marrë fund dhe Dëshmitarët mund t’i zhvillonin mbledhjet lirisht. Ata kërkuan gjithandej në Luandë për të gjetur auditore, qendra çlodhjeje ose vende të tjera që mund të mbanin numrin në rritje të Dëshmitarëve të Jehovait. Deri në atë kohë të 18 kongregacionet që gjendeshin në vend mblidheshin në shtëpi private.
U bënë rregullime për një mbledhje speciale shërbimi në Paviljau du Ferrovia. Midis 400 vëllezërve të ftuar nga disa
kongregacione ishte edhe Zhozé Augushtu, që tani është një anëtar i familjes Bethel në Portugali. Ai kujton: «Për herë të parë po shihja kaq shumë vëllezër dhe motra së bashku në një klimë lirie! E kishim të vështirë ta besonim atë që po ndodhte. Atmosfera ishte emocionuese, ndërkohë që të gjithë shoqëroheshin lirisht, duke gëzuar shoqërinë me kongregacionet e tjera.»Gëzim frymor në një kohë të trazuar
Kishte një luftë për pushtet midis tri lëvizjeve kombëtare: MPLA, FNLA dhe UNITA. Grupet e armatosura të fraksioneve rivale pushtuan Luandën dhe ngritën selitë e tyre. «Fillimisht, kishte vetëm të shtëna me snajper,—tregon Luish Sabinu, një dëshmitar okular.—Më pas, me rritjen e urrejtjes, u përdorën armë edhe më të fuqishme. Tanket dolën nëpër rrugë dhe u lëshuan raketa. U shkatërruan me qindra shtëpi, duke përfshirë edhe ato të vëllezërve.»
Me mençuri u vendos që mbledhjet e kongregacionit të vazhdonin të mbaheshin në vendet e studimit të librit. «Ishte e zakonshme që mbledhjet të ndërpriteshin nga shpërthimet e zjarrit me armë automatike jo shumë larg nga vendi i mbledhjes.—kujton Manuel Kunja.—Çdonjëri shtrihej përtokë derisa pushonin të shtënat dhe pastaj vazhdonte programi. Herë-herë, fiknim dritat për të mos tërhequr vëmendje. Kur mbaronte mbledhja, vëllezërit largoheshin me kujdes.»
Me gjithë rrezikun, vëllezërit ishin të vendosur ta zgjeronin shërbimin e tyre. Delusirju Olivejra shpjegon: «Vepra jonë kishte qenë e ndaluar nën qeverinë koloniale, kështu që të shkoje lirisht nga shtëpia në shtëpi ishte një përvojë e re për shumicën e lajmëtarëve. Pionierët morën drejtimin dhe inkurajuan të tjerët që të shkonin bashkë me ta. Mbledhjet për shërbimin në fushë mbështeteshin mirë.» Megjithatë, shenjat e luftës ishin kudo përreth. Ai vazhdon: «Ishte normale të dëgjoje
të shtëna, ndërsa ishe në shërbimin në fushë. Ndonjëherë na duhej ta matnim me hapa trotuarin për të kapërcyer gjakun e freskët që na dilte përpara. Herë të tjera, na duhej të kalonim përmes trupave të vdekur në rrugë.»Dy nga motrat tona, njëra prej të cilave pioniere, ishin në shërbimin në fushë kur aty afër shpërthyen bombat. Njëra u struk pas një muri, sa më afër që ishte e mundur dhe sugjeroi që të shkonin në shtëpi. Pionierja e inkurajoi që të vazhdonin edhe pak, me sigurinë që do ta ndërpritnin shërbimin nëse rifillonin bombardimet. Më vonë, po atë mëngjes, ato filluan një studim biblik me një çift që kërkoi të studionte tri herë në javë.
Kushtet e paqëndrueshme nuk i penguan vëllezërit që të mbanin asamblenë e tyre të parë qarkore në një auditor publik, në mars të vitit 1975. Pavijoni më i madh i mbuluar i panaireve në Luandë, Sitadela Desportiva, u mor me qira për këtë rast. Si masë paraprake, u ftuan vetëm ata që vinin rregullisht në mbledhje. Megjithatë, pjesëmarrja arriti në 2.888 vetë.
Meqë çdo gjë shkoi mirë, vëllezërit i ftuan njerëzit e interesuar dhe ata që po bënin studime biblike, në një asamble të dytë. Anibal Magaljish tregon: «Ajo që na bëri përshtypje kur hymë në pavijon ishin shkronjat e mëdha sipër platformës me temën e asamblesë, «Ç’lloj personash duhet të jeni?—2 Pjet. 3:11». Para fillimit të programit, pavijoni ishte i mbushur plot. Kur u njoftua prania e 7.713 personave, ishim të përpirë nga entuziazmi. Shumë veta nuk mund të mbanin lotët e gëzimit. Ajo që po shihnim theksonte qartë që para nesh gjendej një vepër e madhe mbledhjeje dhe falënderuam Jehovain që na ruajti deri në këtë ditë.»
Pas lutjes përmbyllëse, ndërsa vëllezërit po pastronin ndërtesën, rifilluan edhe një herë të shtënat, këtë radhë në të gjithë zonën. Kjo ishte edhe një herë një përkujtues se po ‘banonin me ata që e urrejnë paqen’.—Psal. 120:6.
Të copëtuar nga luftërat
Vendi ishte copëtuar nga tri grupet rivale politike dhe Luanda u bë sheshi kryesor i betejës. U formuan milicitë me anë
të rekrutimit me forcë të burrave e të grave, madje edhe të fëmijëve. Djem jo më shumë se 12-vjeçarë, të veshur me uniformë, filluan të shfaqeshin nëpër rrugë me armë automatike, të cilat i shkrepnin kuturu. Për shkak të të shtënave të automatikëve, shpërthimit të granatave, predhave e raketave, shumë netë ishin pa gjumë. Angola ishte zhytur në një periudhë lufte të pafund. Si pasojë, një brez i tërë të rinjsh angolezë u lind e u rrit në një atmosferë dhune, me një sfond të zhurmshëm, me të shtëna armësh e me shpërthime bombash.Për të forcuar vëllezërit dhe motrat e tyre të krishtere, barinjtë e besueshëm frymorë u bënin rregullisht vizita të shkurtra në shtëpi kur shkonin e kur ktheheshin nga puna. Ata kontrollonin për të parë që të gjithë ishin mirë dhe shpesh lexonin një ose dy shkrime me familjen.
Pjesëmarrja në mbledhje dhe vajtja në shërbim kërkonte guxim dhe mbështetje te Jehovai. Megjithatë, shpesh, identifikimi si Dëshmitarë të Jehovait ishte mbrojtja më e mirë. Faustinu da Rosha Pintu po shkonte drejt zyrës së Shoqatës kur një ushtar i drejtoi papritur pushkën dhe i bërtiti: «Ku po shkon? Cila është lëvizja juaj? Na jep çantën!» Kur e hapi, ushtari gjeti vetëm një Bibël dhe disa botime të Shoqatës Watch Tower. Menjëherë, qëndrimi i tij u zbut. «Pra, ti je një Dëshmitar i Jehovait! Më vjen keq, më fal. Vazhdo rrugën tënde.»
Në një rast tjetër, një ushtar i bërtiti një motre, në moshë të re: «Çfarë lëvizjeje mbështet?» Ajo iu përgjigj: «Nuk jam bashkuar me ndonjë lëvizje. Jam një Dëshmitare e Jehovait.» Me kaq ushtari u tha shokëve të tij: «Shiheni! Shiheni mirë! Shihni fundin që ka veshur! Shikoni sa hijshëm është veshur. Ajo nuk është si vajzat e tjera. Është një Dëshmitare e Jehovait.» Motra u lejua që të vazhdonte rrugën, duke marrë paralajmërimin e përzemërt që të kishte kujdes.
Komunikimi me kongregacionet, veçanërisht me ato në provinca, bëhej gjithnjë e më i vështirë me shtimin e luftimeve. Trupat hynin në qytet, plaçkitnin shtëpitë dhe digjnin gjithçka linin. Kjo gjë detyroi mijëra vetë, duke përfshirë edhe shumë Dëshmitarë, që të largoheshin në pyll. Një herë, në Banga, ku 300 vetë ndiqnin mbledhjet bashkë me 100 lajmëtarë, që të gjithë u detyruan të braktisnin shtëpitë dhe të strehoheshin në pyll për ditë me radhë. Gjithashtu, kongregacionet në Zhamba dhe Sela ia mbathën vetëm me ‘jetën e tyre si pre’. (Jer. 39:18) Shumica e Dëshmitarëve evropianë që ishin ende në Lubango u larguan për në Uind’hok, në Namibinë fqinje.
T’u dërgoje literaturën këtyre vëllezërve në pyll u bë pothuajse e pamundur. Disa kongregacione, si ato në Malanzhi, Lobito, Benguela, Gabela, Huambo dhe Lubango ishin të izoluara për muaj me radhë.
Një kohë e trishtuar
Menjëherë pasi u hoq zgjedha koloniale, mijëra portugezë filluan të largohen nga vendi. Ndërsa anarkia përhapej, ikja u bë edhe më urgjente. Shumica e njerëzve kishte mundësi të merrte shumë pak gjëra me vete. Për ta ilustruar se sa e fuqishme ishte urrejtja për evropianët, një parti politike deklaroi se do të vriste edhe mulatët për shkak se paraardhësit e tyre ishin martuar me të bardhët.
Pa dyshim, vëllezërit tanë portugezë dhe angolezë nuk u
përzien në këtë armiqësi. Midis tyre ekzistonte një lidhje e fortë e dashurisë së krishterë. Largimi i portugezëve do të thoshte që po iknin shumë miq të afërt. Në qershor të vitit 1975, të gjithë vëllezërit portugezë që kishin drejtuar veprën duhej të largoheshin. Mbikëqyrja e veprës së predikimit dhe kullotja e kopesë së Perëndisë u la në duart e vëllezërve të besueshëm lokalë. Pjesa më e madhe e këtyre ishin kryefamiljarë që kishin punë shekullare në kohë të plotë. Ndonëse të trishtuar nga nisja e vëllezërve të tyre portugezë, ishin të vendosur të vazhdonin me ndihmën e Jehovait.Çfarë kushtesh përballuan ata? Dega e Portugalisë pas pak kohe mori këtë mesazh shqetësues nga zyra e Luandës: «Qyteti po bombardohet me artileri. Rrugët janë të bllokuara. Komunikimi me qytetet e tjera është ndërprerë. Porti i Luandës është mbyllur. Dyqanet po boshatisen nga ushqimet. Kanë filluar grabitjet dhe plaçkitjet. Në orën 21.00 duhet të futemi brenda në shtëpi. Pas kësaj ore çdonjeri që gjendet në rrugë mund të qëllohet.»
Shërbëtorët e Jehovait shkojnë përpara
Kjo periudhë trazirash politike ishte koha e një rritjeje të paparë frymore. Maksimumi i lajmëtarëve arriti në 3.055 vetë, një rritje prej 68 për qind më shumë se një vit më parë. Pjesëmarrja në Përkujtim arriti në 11.490 persona.
Më 5 shtator 1975 u mor lajmi i shumëpritur. Ministri i drejtësisë i qeverisë së tranzicionit i shpalli Dëshmitarët e Jehovait si një «besim fetar» i njohur ligjërisht. Zhoao Mankoka kujton: «Kishte një gëzim dhe lumturi të përgjithshme midis vëllezërve. Ata nuk e kishin njohur kurrë lirinë e plotë për të adhuruar haptas. Ishte sikur dyert e burgut të ishin shkallmuar krejtësisht. Për herë të parë, mbledhjet dhe asambletë qarkore mund të mbaheshin duke njoftuar plotësisht publikun e gjerë. Asambletë qarkore të organizuara për pranverën e vitit
1976 ishin një nxitje e fortë për veprën dhe forcuan vendosmërinë që do të ishte e nevojshme për vitet që do të vinin.»U planifikuan pesë asamble qarkore, por për shkak të sigurisë u vendos që të mbaheshin grumbullime vetëm të tri ose të katër kongregacioneve njëherësh. Tre vëllezër u caktuan, gjithashtu, që të vizitonin kongregacionet në fundjavë si mbikëqyrës qarkorë.
Gjatë viteve, rrethanat në Angolë nuk lejuan që mbikëqyrësit të merrnin pjesë në ndonjë nga shkollat e veçanta të përgatitura nga Shoqata. Kështu që u bënë plane për të mbajtur Shkollën e parë të Shërbimit të Mbretërisë për pleq, më 19-24 maj 1976. Dy vëllezër angolezë e ndoqën shkollën në Portugali dhe morën stërvitje. Kur u kthyen, e drejtuan atë në Luandë, bashkë me Mariu P. Olivejra nga dega e Portugalisë, që ishte i pranishëm për të ndihmuar.
Të 23 pleqtë e çmuan jashtë mase mësimin e bazuar në Bibël, që i ndihmoi për të ‘kullotur kopenë e Perëndisë’. (1 Pjet. 5:2) Karlus Kadi, që në atë kohë shërbente si mbikëqyrës qarkor, kujton mbresa nga shkolla: «Pleqtë kishin mundësi ta shikonin organizatën e Jehovait nga një këndvështrim i ri. Shkolla i njohu vëllezërit me aspektin arsimues të organizatës së Jehovait. Ata mësuan se si të ndihmonin vëllezërit në kongregacione që të zbatonin parimet biblike kur kishin për të zgjidhur probleme. Shkolla i ndihmoi, gjithashtu, pleqtë të shihnin se si mund të organizonin më mirë aktivitetin e kongregacionit, duke përdorur në mënyrë më të plotë aftësitë e shërbëtorëve ndihmës që shërbenin me ta.»
Njohja ligjore do të thoshte edhe që mund të importoheshin Bibla dhe literaturë biblike. Brenda pesë muajve, disa kongregacione morën revistat e tyre të para. Ç’bekim i madh ishte të kishe më në fund numrat e plotë me 32 faqe të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! Vëllezërit kishin lëvizur me të shpejtë 1 Kor. 16:9) Sidoqoftë, kushtet e paqëndrueshme në vend bënë që të lindnin probleme të mëtejshme serioze.
drejt ‘derës së gjerë që çon në aktivitet, e cila ishte hapur për ta’. (Edhe pse pavarësia zyrtare nga Portugalia u arrit, siç ishte parashikuar, më 11 nëntor 1975, luftimet midis partive kryesore politike u shndërruan me të shpejtë në një luftë civile në shkallë të gjerë. U themeluan republika të pavarura, ku Luanda u bë kryeqyteti i partisë marksiste MPLA. Huambo u bë kryeqyteti i koalicionit të UNITA-s dhe FNLA-së.
Propaganda politike e njërit grup kundër një tjetri i dha shkas urrejtjes së paparë raciale dhe fisnore. Në kryeqytet, vrasjet me gjakftohtësi, madje edhe djegia e njerëzve në rrugë, u bënë ngjarje të ditës. Shpesh faji i vetëm i viktimave ishte se flitnin një gjuhë që tregonte se vinin nga një rajon jashtë Luandës. Kjo urrejtje për ata që vinin nga jashtë solli një tension që shkaktoi një lëvizje të madhe të popullsisë pasi njerëzit nga veriu e jugu i vendit u larguan për në provincat e tyre të origjinës. Disa vëllezër, megjithatë, qëndruan me guxim në ato zona që nuk ishin origjina e tyre, me qëllim që të kujdeseshin për nevojat e vëllezërve të tyre frymorë.
«Rroftë Jehovai!»
Dëshmitarët e Jehovait përballuan edhe një herë persekutim brutal. Në Luandë u thirrën para komiteteve të lagjes, të cilët u përpoqën t’i detyronin për të blerë tesera partie. Në këtë atmosferë shumë të tensionuar, Byroja Politike e Komitetit Qendror të MPLA-së i akuzoi Dëshmitarët se nxitnin popullin për të mos iu bindur shtetit, për të mos respektuar flamurin kombëtar dhe për të kundërshtuar kryerjen e shërbimit ushtarak. Shpjegimet nga ana e Dëshmitarëve të Jehovait ranë në vesh të shurdhër.
Në mars të vitit 1976, në Angolë u dërgua një ngarkesë me literaturë biblike nga Portugalia. Ajo përmbante 3.000 Bibla,
17.000 libra E vërteta që të çon në jetën e përhershme, 3.000 libra Nga parajsa e humbur në parajsën e rifituar, si edhe revista. E gjitha u konfiskua nga autoritetet dhe u dogj.Më 27 maj 1976, stacioni qeveritar i radios iu drejtua të gjitha komiteteve të lagjeve dhe organizatave shtetërore që të kontrollonin nga afër veprimtarinë e Dëshmitarëve të Jehovait. Kisha katolike bënte njoftime të përditshme, në stacionin e saj të radios, ku thoshte se Dëshmitarët e Jehovait kishin si qëllim të përmbysnin rendin në fuqi.
Dëshmitarët u hoqën nga listat e ushqimit. Turmat mblidheshin jashtë vendeve ku mbaheshin mbledhjet e kongregacionit. Fëmijët ngacmoheshin në shkollë. Fëmijëve të Zhozé dos Santos Kardosu dhe gruas së tij Brizhida, iu bë presion i dendur që të thoshin parrulla politike, të këndonin himnin kombëtar dhe të thërritnin «Poshtë Jehovai!». Nëse nuk pranonin do të keqtrajtoheshin. Zhozé i Riu, që në atë kohë ishte nëntëvjeç, menjëherë ndërhyri e tha: «Në rregull, unë do të them ‘rroftë!’» Të gjithë po pritnin me ankth. Më në fund, djali i vogël bërtiti me zë të lartë: «Rroftë Jehovai!» Përpara se të kuptonin çfarë tha, të gjithë kundërshtarët së bashku bërtitën «Rroftë!»
Në «furrë»
Partia në pushtet ishte e vendosur që t’i detyronte Dëshmitarët të bashkoheshin me ushtrinë. Kjo çoi në një persekutim edhe më të egër.
Më 17 shkurt 1977, Artur Vanakambi, një vëlla i zellshëm në provincën Hujla, u përpoq që të shpjegonte pozitën e tij asnjanëse, por pa sukses. Ai dhe tre vëllezër të tjerë u dërguan në burg duke u shoqëruar në mënyrë demonstrative nëpër rrugë. Spektatorët, duke përfshirë edhe fshesarët e rrugës, u ftuan që t’i goditnin. Të nesërmen, gratë e tre vëllezërve të martuar shkuan në burg për të marrë vesh ç’u kishte ndodhur burrave të tyre. Pasi pritën për një kohë mjaft të gjatë, ato u rrahën pa mëshirë me kamxhik, duke dalë prej andej me shenja e të gjakosura. Atë pasdite, motrat përfunduan në të njëjtin burg me burrat e tyre.
Vëllai Telesh tregon atë që i ndodhi një grupi tjetër vëllezërish të burgosur, dhjetë ditë më vonë: «Tridhjetë e pesë prej nesh i futën ‘në furrë’. Ajo ishte një dhomë e gjatë shtatë metra, e gjerë dhe e lartë tre metra. Në soletën prej betoni të armuar, kishte dy vrima të vogla për ajrim, aq të vogla, sa nuk mund të futej as dora. Ishte stina më e nxehtë dhe qelia ishte vërtet një furrë. Meqë kishin vendosur të na vritnin, ata i mbyllën të dyja vrimat.
Ditën e katërt, iu lutëm Jehovait që të na jepte forcë për të duruar nxehtësinë e pamëshirshme. Na erdhën ndër mend tre të rinjtë besnikë të kohës së Danielit, të cilët i hodhën në furrën e zjarrtë. Ditën e nesërme, rreth orës tre të mëngjesit, u dëgjua një goditje e fortë në derë dhe ajo u hap. Sa të lehtësuar ishim që po thithnim pak ajër të freskët! Ishte gardiani. Ende gjysmë i përgjumur, ai hapi derën dhe pastaj u shemb përdhe. Pas rreth dhjetë minutash, gardiani u ngrit dhe e mbylli derën pa thënë asnjë fjalë. Ne falënderuam Jehovain për ato pak çaste të çmuara me ajër të freskët.
Disa ditë më vonë, shtatë vëllezër të tjerë i rrasën brenda, bashkë me ne. Nuk kishte më vend për të ndenjur. Na rrahën disa herë. Nxehtësia u shtua dhe flluskat e shkaktuara
nga temperatura, si edhe plagët e marra nga rrahjet, kundërmonin erë të keqe.Më 23 mars kremtuam Përkujtimin, ndonëse ishte vetëm një fjalim pa emblemat. Në atë kohë bëheshim gjithsej rreth 45 veta. Disa prej nesh kaluan 52 ditë në ‘furrë’ dhe mbijetuan.»
Pas nxjerrjes nga ‘furra’, ata u dërguan në kampin e punës në Sakasangi, 1.300 kilometra larg në provincën lindore Moshiku.
«Ligjërohet» persekutimi
Më 8 mars 1978, Byroja Politike e Komitetit Qendror të MPLA-së, e shpalli «kishën e ‘Dëshmitarëve të Jehovait’» të paligjshme dhe e vuri nën ndalim atë. Për të bërë një lajmërim sa më të gjerë, njoftimi u dha tri herë në ditë në radion e Luandës. Dekreti origjinal u bë në gjuhën portugeze, por për t’u siguruar që të gjithë ta merrnin lajmin, njoftimi u transmetua për një javë edhe në gjuhët çakui, kikongo, kimbundu dhe umbundu. Përfundimisht, dekreti u botua në gazetën e partisë, Zhornal de Angola, më 14 mars 1978. Në të vërtetë, ndalimi vetëm sa «ligjëroi» brutalitetin që tashmë po kryhej.
Denoncimet nga ana e Organizatës për Mbrojtjen e Popullit (ODP) po shtoheshin. Shumë Dëshmitarë të Jehovait grumbulloheshin dhe burgoseshin pa gjyq. Fabrikave në të gjithë Luandën u bëheshin vizita të papritura. Në fabrikën e çantave që gjendej në Malas-Onil, u arrestuan 14 Dëshmitarë. Në qytetin e Lubangos, u arrestuan 13 të tjerë. Disa ditë më vonë, raportet njoftonin për arrestimin e 50 vetave në Ndalatando. Brenda vetëm një jave pas ndalimit, u burgosën të paktën 150 vëllezër e motra.
Kjo u pasua nga pushimet arbitrare të Dëshmitarëve nga puna. Në këto raste nuk merreshin parasysh vitet e sjelljes shembullore, aftësia ose efektshmëria. Në fakt, disa që u pushuan
mbanin vende me përgjegjësi për sa i takon zhvillimit ekonomik të vendit.Gratë nuk bënin përjashtim. Një oficer ushtrie pa Emilia Perejran përballë shtëpisë së saj dhe e pyeti përse nuk ishte një anëtare e milicisë. Kur ajo iu përgjigj se nuk i pëlqente asgjë që kishte të bënte me vrasjen ose gjakderdhjen, ai e kuptoi që ishte një Dëshmitare. Pasi ajo e pranoi këtë, i thanë që të hipte në kamion. Dy motrat e saj që erdhën për të parë çfarë po ndodhte u detyruan, gjithashtu, që të hipnin në kamion. Ndërkohë, babai i saj erdhi në shtëpi. Oficeri e urdhëroi që të hipte në kamion. Ndërsa po bëheshin gati për t’u larguar, një vëlla që jetonte aty pranë pyeti çfarë po ndodhte. Edhe atë e mbërthyen dhe e detyruan të hipte në kamion.
U dërguan në kompleksin e burgjeve, ku motrat u vunë në sektorin e grave. Çdo mbrëmje, oficerët përpiqeshin t’i sulmonin seksualisht këto motra të reja, por ato ngjiteshin pas njëra-tjetrës, qanin dhe luteshin me zë të lartë. Reagimi i tyre i prishi synimet e mbrapshta të burrave ndaj dhe nuk i dhunuan.
Edhe vëllezërit në provincën e Malanzhit kaluan sprova të rënda. Zhozé Antoniu Bartolomeu vdiq nga keqtrajtimi i ashpër. Një motër, Dumingash Antoniu u dobësua aq shumë pas arrestimit e pas rrahjeve të përsëritura, saqë vdiq gjatë një krize të malaries. Manuel Riberun, e helmuan dhe vdiq pasi i shkroi një letër nga burgu familjes së tij.
Javën që pasoi ndalimin, u mbajt një mbledhje me pleqtë nga të gjitha kongregacionet e Luandës. Ata morën inkurajim nga Shkrimet dhe udhëzime për sa i përket aktivitetit të tyre të mëtejshëm dhe këto iu kaluan kongregacioneve. Vendosmëria e tyre u forcua ndërsa shqyrtonin shkrimin e vitit për 1978-n: «Nuk do të të mundin sepse unë [Jehovai] jam me ty për të të çliruar.»—Jer. 1:19.
Thirrje autoriteteve qeveritare
Më 21 mars 1978, tre vëllezërit që shërbenin si drejtues të Shoqatës së Dëshmitarëve të Jehovait në Angolë, i bënë një thirrje Byrosë Politike të MPLA-së, duke kërkuar që gjykatat t’i jepnin fund shkeljeve ligjore dhe që burgosja e paligjshme e Dëshmitarëve të Jehovait të pushonte. Kopje të kësaj letre iu dërguan presidentit të republikës dhe kryeministrit, si edhe ministrit të mbrojtjes, drejtësisë, arsimit dhe kulturës. Nuk pati asnjë përgjigje.
Duke ndjekur shembullin e apostullit Pavël, iu bë edhe një apelim tjetër autoriteteve më të larta të vendit. (Vep. 25:11) Kjo letër, e dërguar nga dega e Portugalisë, i kërkonte me respekt Presidentit të Republikës Popullore të Angolës që të rishikonte dosjen e Dëshmitarëve të Jehovait dhe të merrte në shqyrtim çështjen e tyre. Kërkohej që gjykatat të hetonin faktet lidhur me çdo Dëshmitar të burgosur. Kësaj here dega e Portugalisë mori një përgjigje ku thuhej se çështja do të hetohej.
Thellësisht të prekur nga qëndrimi i vendosur
Lufta civile vazhdoi të bëhej më e tërbuar në Angolë, kështu që kishte pak vizitorë nga vende të tjera. Megjithatë, në vitin 1979, komiteti i vendit në Angolë mori njoftimin se në muajin gusht do të mbërrinte Albert Olih, një mbikëqyrës nga dega e Nigerisë. Sa të lumtur ishin vëllezërit!
Vëllai Olih tha: «Për mua ishte njëlloj si të gjendesha në kazermat e ushtrisë për një javë të tërë. Kudo që hidhje sytë shihje ushtarë të armatosur.» Ai rrinte zgjuar gjatë natës për shkak të të shtënave në rrugë.
Dëshmitarët angolezë kishin përjetuar ndryshime të rrufeshme gjatë viteve të mëparshme. Nga viti 1973, kur vendi ishte ende nën sundimin kolonial, deri në vitin 1976, kishte pasur
një rritje me 266 për qind të numrit të lajmëtarëve. Më pas, kur persekutimi u rrit në vitin 1977, pasuar nga një ndalim më 1978, rritja u ndal. Shumë nga Dëshmitarët në vend ishin pagëzuar nga shumë pak kohë—vetëm në vitin 1975 ishin pagëzuar 1.000 veta. Megjithëse kishte 31 kongregacione, shumë prej tyre nuk kishin pleq. Meqë mungonte kujdesi i dashur i barinjve frymorë, disa probleme dhe raste serioze të papastërtisë morale nuk ishin zgjidhur. Kongregacione të tëra në vende të tilla, si Malanzhi, Uaku Kungu dhe Ndalatando tashmë gjendeshin në kampet e burgimit.Me të mbërritur, vëllait Olih iu dha një program i zgjeruar që tregonte fushat që kishin nevojë për t’u diskutuar. Iu kushtua vëmendje mënyrave në të cilat Dëshmitarët vendës mund të vazhdonin në shërbimin e tyre të caktuar nga Perëndia në rrethanat ekzistuese. Megjithëse disponoheshin rezerva të pakta letre, u dha drejtim se si të sigurohej literatura. U diskutua, gjithashtu, edhe rreth nevojës për më shumë literaturë në gjuhët vendëse, por natyrisht, do të duhej kohë për të gjetur dhe stërvitur përkthyes të kualifikuar.
Edhe problemeve në kongregacione iu kushtua vëmendje. Vëllai Olih theksoi se që të gjithë, duke përfshirë edhe pleqtë, duhej të jetonin sipas normave biblike. Asnjeri nuk duhej të mendonte se nuk kishte nevojë për t’u këshilluar. U bënë pyetje rreth kualifikimeve për pagëzim, regjistrimit të martesave dhe vizitave të kongregacioneve nga ana e mbikëqyrësve qarkorë. Vëllezërit angolezë e vlerësuan masën që kishte marrë Shoqata për t’u dhënë drejtim biblik me anë të një vëllai me kaq përvojë.
Gjatë vizitës së vëllait Olih, u mbajt një mbledhje me pleqtë nga Luanda dhe me të gjithë ata që mund të vinin nga zona të tjera. Në orën 10.00, ata filluan të vinin, një nga një, në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendjen rreth vendit të takimit. Megjithatë, para se të fillonte mbledhja në orën 19.00, vendi u
ndryshua dy herë, sepse me sa dukej zona ishte nën vëzhgim. Kur vëllai Olih mbërriti në vendin e tretë, gjeti aty 47 pleq të ulur në kopsht që po e pritnin. Kur u transmetuan përshëndetjet nga familja Bethel në Nigeri, duart u valëvitën në heshtje me çmueshmëri. Fjalimi i tij njëorësh ishte një trajtim biblik i rregullimit për pleqtë, duke theksuar nevojën për më shumë pleq në kongregacionin e krishterë dhe duke nxjerrë në pah detyrimet që përfshiheshin. Pas fjalimit, vëllezërit bënë pyetje për më shumë se dy orë, derisa u detyruan të largoheshin, me qëllim që të mbërrinin në shtëpi shëndoshë e mirë përpara shtetrrethimit.Si ndihej vëllai Olih pas asaj jave që kaloi me vëllezërit angolezë? Ai tha: «Me të vërtetë përfitova shumë. U inkurajova
thellësisht nga qëndrimi i vendosur i vëllezërve dhe i motrave për t’i shërbyer Jehovait me gjithë vështirësitë. U largova nga Angola me lutje në zemër dhe me lot në sy për këta vëllezër që, ndonëse vuajnë, buzëqeshin për shpresën e mrekullueshme që kanë.»Një vizitë pasuese
Vitin që pasoi vizitën e vëllait Olih, Trupi Udhëheqës dërgoi Albert Olubabin, po nga dega e Nigerisë, për t’u shërbyer vëllezërve në Angolë. Ai rekomandoi që të mbaheshin sesione të Shkollës së Shërbimit për Pionierë për 50 pionierët e rregullt. Gjithashtu, i inkurajoi ata që të përpiqeshin të mbanin asamble qarkore çdo gjashtë muaj, por me një pjesëmarrje të kufizuar.
Gjatë vizitës së vëllait Olubabi, u mbajtën tri mbledhje me grupe pleqsh dhe me vëllezër që kujdeseshin për përgjegjësitë në kongregacione që nuk kishin pleq. Pjesëmarrja ishte 102 veta. U dhanë këshilla biblike rreth nevojës që pleqtë të mbështetnin parimet biblike dhe të bëheshin shembuj për tufën, jo të silleshin si padronë. (1 Pjet. 5:3) U bënë pyetje rreth procedurave që duheshin ndjekur kur bëheshin rekomandime për emërimin e pleqve në kongregacione ku ende nuk po shërbente asnjë plak.
Midis atyre që ishin të pranishëm në atë mbledhje ishte edhe Silveshtre Simao, i cili tashmë e kishte sprovuar besimin e tij gjatë pothuajse katër vjetëve të burgut dhe të kampeve
të punës. Pasi kishte shërbyer si plak për disa vite, atij i ishte besuar një përgjegjësi më e madhe si mbikëqyrës qarkor, kur vëllezërit evropianë u detyruan të largoheshin nga Angola në mesin e viteve 70. Tani, me rregullimin për të mbajtur asamble qarkore çdo gjashtë muaj, kishte nevojë për një mbikëqyrës krahinor. Megjithëse vëllai Simao kishte gjashtë fëmijë, bashkë me përgjegjësitë e tjera, që kishin të bënin me kujdesin për familjen e tij, e pranoi këtë caktim të ri. Ai e ka kryer atë në një mënyrë shembullore për 20 vitet e fundit. Ai, gjithashtu, shërben në Komitetin e Degës.Me të përfunduar vizitën e tij, vëllai Olubabi raportoi një zhvillim inkurajues: ndërsa Dëshmitarët kishin ende nevojë për t’u mbledhur e për të predikuar me kujdes, persekutimi i egër kundër atyre që ishin në moshën për t’u thirrur nën armë, me sa dukej, po binte. Në fakt, megjithëse në atë kohë kishte nga 150 deri 200 vëllezër që ishin ende në burg ose në kampet e punës, ai numër ishte zvogëluar deri në 30 vëllezër në mars të vitit 1982.
Shpërndarja e ushqimit frymor: Një sfidë
Gjatë gjithë periudhës së ndalimit, sigurimi i rregullt i furnizimeve me ushqim frymor ishte një përparësi e shkallës së parë. Kjo gjë, shpesh, përbënte një rrezik të konsiderueshëm.
Pikësëpari, ishte shumë e vështirë të gjeje letër për ta përdorur për shaptilografimin e Kullës së Rojës. Për ta blerë atë kërkohej autorizim nga qeveria. Megjithëse kishte më shumë se 3.000 lajmëtarë, për njëfarë kohe mund të prodhoheshin vetëm 800 deri 1.000 kopje të artikujve të studimit për shkak të
furnizimeve të pakta me letër. Megjithatë, duke përdorur makina të vogla shtypi, vëllezërit ishin në gjendje që të prodhonin kopje të librave të vegjël me kapak të butë të tillë, si E vërteta që të çon në jetën e përhershme.Duke marrë një rrezik të madh mbi vete, Fernandu Figeredu dhe Fransisku Zhoao Manuel pranuan caktimin për të prodhuar literaturë. Këta vëllezër energjikë gjetën vende të reja ku mund të zgjeronin operacionin e shaptilografimit. Në disa raste, vendet u desh të ndryshoheshin për arsye sigurie. Në disa vende, shaptilografi vendosej në një dhomë të bërë në mënyrë të atillë që jashtë të mos dëgjoheshin zhurmat, pa dritare ose ajrim, duke i bërë kushtet e punës shumë të vështira. Në një dhomë ngjitur, vullnetarë të tjerë radhitnin dhe kapnin me kapse revistat. Ata duhej të mbaronin radhitjen, kapjen dhe paketimin në mënyrë që materiali të mund të shpërndahej brenda natës. Çdo gjurmë e punës që ishte bërë duhej fshirë që të mos kishte asgjë që tërhiqte vëmendjen. Me rritjen e prodhimit, në «kuzhinë», vendi ku përgatitej literatura që përmbante ushqimin frymor, filluan të punonin dy shaptilografë njëkohësisht. Një ekip vëllezërish punonte çdo ditë, duke shtypur klishetë, duke redaktuar, duke shumëfishuar, radhitur, kapur dhe dërguar revistat në kongregacione.
Dërgimi i literaturës në kongregacionet e shpërndara jashtë Luandës duhej bërë me anë të korrierëve. Ky ishte një caktim i rrezikshëm. Njëri, që shërbeu si korrier, tregon: «Disa muaj pasi ndalimi ishte shpallur zyrtarisht, bëra një udhëtim për në provincën e Benguelës për shkak të punës sime shekullare. Zyra vendëse e Shoqatës më kishte dhënë disa artikuj për t’i dërguar në kongregacionet e Lobitos dhe Benguelës. Nuk njihja asnjë nga vëllezërit në këto qytete. I vetmi referim që kisha, për t’u takuar me ta, ishte një numër telefoni i një plaku në Benguela. Për arsye sigurie, mënyra e vetme për t’u njohur do të ishte parrulla ‘Familja e Isaisë’.
Kur mbërrita në Benguela, çdo gjë dukej se po shkonte për bukuri. Në aeroport nuk më kontrolluan siç ishte rregulli, për shkak të natyrës së punës sime. Pakoja që po transportoja mbërriti e paprekur. Me të vënë këmbë në qytet, u telefonova menjëherë vëllezërve që të vinin e të merrnin pakon. Vëllai me të cilin fola tha se nuk ndihej mirë, por më premtoi se do të dërgonte dikë në hotel që të merrte pakon. Për ndonjë arsye të pashpjegueshme, gjatë katër ditëve që qëndrova në hotel, nuk erdhi askush që të kërkonte pakon, me gjithë telefonatat e mia të përditshme që i bëja vëllait.
Ditën që do të nisesha, nuk kisha zgjedhje tjetër veçse të merrja pakon me vete në Luandë. Kur mbërrita në aeroport, drejtuesi i delegacionit nguli këmbë që të gjithë anëtarët e delegacionit dhe bagazhet e tyre të kontrolloheshin, me qëllim që të jepnin një shembull për udhëtarët e tjerë. Kisha vetëm dy mundësi: (1) ta hidhja pakon në koshin e plehrave ose (2) ta mbaja me vete dhe të më arrestonin.
Mbasi i bëra një lutje Jehovait, më erdhën ndër mend Proverbat 29:25: «Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.» Vendosa ta përballoja situatën, pasi do të ishte një humbje e madhe ta hidhja gjithë atë ushqim frymor.
U vura në fund të radhës në mënyrë që të mos krijoja një shqetësim të madh për publikun kur policia të gjente literaturën dhe revistat. Kur kishin mbetur edhe dy persona për t’u kontrolluar, dëgjova dikë që tha: ‘Ju lutem, këtu është një burrë që dëshiron të takojë një anëtar të delegacionit që ka ardhur nga Luanda, për të marrë një pako.’ Kur dëgjova këtë, thashë me vete, “Jehovai e dëgjoi lutjen time. Po shoh përmbushjen e Isaisë 59:1: ‘Dora e Zotit nuk është tepër e shkurtër për të shpëtuar’ ” dhe dola jashtë me nxitim. Kur takova vëllanë pata kohë vetëm për të thënë ‘Familja e Isaisë’. Ai u përgjigj dhe mori pakon. U ktheva me nxitim pasi avioni po nisej, kështu që nuk pata kohë as për të folur me vëllanë. Po, Jehovai është ‘shpëtimi ynë në kohë fatkeqësie’.»—Isa. 33:2.
Kujdesi për tufën pavarësisht nga rreziku
Lufta—kalorësi i kalit me ngjyrë zjarri i Zbulesës—vazhdoi të bënte kërdinë midis njerëzve në Angolë. (Zbul. 6:4) Qytetet dhe fabrikat u bombarduan, rrugët u minuan, urat u hodhën në erë, rezervat e ujit u sabotuan dhe fshatrat u sulmuan. Masakrimi i civilëve u bë ngjarje e përditshme. Të mbjellat u shkatërruan dhe bujqit u larguan për në qytete. Refugjatët e luftës vërshuan në Luandë. Racionimi i ushqimit dhe kushtet e tregut të zi e bënë mbijetesën e përditshme sfidën kryesore. Megjithatë, bashkëpunimi i dashur midis Dëshmitarëve të Jehovait i ndihmoi shumë veta që të mbijetonin në situata që përndryshe do të ishin pa shpresë.
Gjatë kësaj periudhe të rrezikshme, Rui Gonsalvish, Helder Silva dhe të tjerë vunë në rrezik jetën e tyre për të vizituar kongregacionet e shpërndara në të gjithë vendin. Duke përshkruar se si duheshin organizuar vizita të tilla, vëllai Gonsalvish shkroi: «Në maj të vitit 1982 u bë vizita e parë e një mbikëqyrësi qarkor në qytetin e Tombuas. Të 35 vëllezërit filluan të mbërrinin në vendin e mbledhjes sipas intervaleve të mirëplanifikuara, duke filluar në orën 10.00 të asaj dite. Ata pritnin në heshtje. ODP-ja [Organizata për Mbrojtjen e Popullit] po kontrollonte çdo lëvizje në qytet. Unë mbërrita kur kishte rënë errësira, 11 orë më vonë, në orën 21.00. Tridhjetë minuta më vonë filloi mbledhja dhe zgjati deri në orën 4.40 të mëngjesit.»
Shumica e atyre që merrnin pjesë në veprën qarkore ishin të martuar dhe kishin fëmijë. Megjithatë, ata bënë më të mirën për t’u kujdesur për interesat frymore të kongregacioneve. Një nga vëllezërit, i cili tani është një anëtar i Komitetit të Degës,
shpjegoi se çfarë nënkuptonte një vizitë e zakonshme qarkore: «Çdo kongregacion ishte programuar të vizitohej në një javë. Sidoqoftë, vizitat fillonin të hënën në vend që të fillonin të martën. Kjo ndodhte ngaqë nuk ishte e mundur të mblidhej bashkë i gjithë kongregacioni. Vizitat i bëheshin çdo grupi të Studimit të Librit të Kongregacionit. Në kongregacionet e mëdha disa grupe vizitoheshin të njëjtën mbrëmje. Orët e mbledhjeve luhateshin, në mënyrë që mbikëqyrësi qarkor të mund të shkonte nga njëri grup te tjetri. Ai e përsëriste programin në dobi të secilit grup. Prandaj, gjatë javës, e mbante secilin nga fjalimet e tij 7 deri 21 herë. Aktiviteti i javës ishte i ngjeshur dhe i lodhshëm, por vëllezërit këmbëngulën për t’i inkurajuar kongregacionet.»Rui Gonsalvish kujton mjaft mirë një udhëtim të mundimshëm për në qytetin Kubal në janar të vitit 1983. Ai gati sa s’doli me pasoja vdekjeprurëse. Rui tha: «E vetmja mënyrë për ta vizituar këtë kongregacion ishte të udhëtonim me një kolonë ushtarake për t’u mbrojtur. Pasi kontrolluan me kujdes situatën, ushtarakët autorizuan të 35 automjetet që të fillonin udhëtimin e tyre. Ne udhëtonim me makinën e vëllait Godinju, e cila ishte e treta në një karvan me gjashtë automjete. Vetëm pas dy orësh udhëtim, guerrilasit lëshuan një raketë dhe ajo shkatërroi kamionin e parë ushtarak. Kjo u pasua menjëherë nga një raketë tjetër, e cila shkatërroi mjetin e dytë. Dy bomba e goditën makinën tonë, por nuk shpërthyen. Ndërsa makina ishte në ecje e sipër, vëllai Godinju u bërtiti të gjithëve që
të hidheshin. Ndërsa po lëvizja me nxitim e me panik për t’u fshehur nëpër shkurre, një plumb më dëmtoi pjesën më të madhe të veshit të djathtë dhe rashë pa ndjenja.»Para se të humbte ndjenjat, pa tre ushtarë guerrilas që ndiqnin vëllezërit e tjerë, por ata ia mbathën në xhungël. Vëllai Gonsalvish vazhdon: «Kur u zgjova, kokën e kisha të mbuluar me gjak. Disa orë më vonë, dola përsëri në rrugë duke u zvarritur. Një njësi ushtarake më gjeti, më dha ndihmën e parë dhe më çoi në spitalin e Benguelës.» Më vonë mësoi se të gjitha makinat e karvanit ishin djegur ose shkatërruar. Dymbëdhjetë persona në ato makina kishin vdekur dhe 11 të tjerë ishin plagosur rëndë nga plumbat. Vëllezërit që udhëtonin bashkë me vëllanë Gonsalvish ishin të vetmit që nuk ishin goditur nga plumbat. Dhe, megjithëse vëllai Gonsalvish kishte humbur pjesën më të madhe të veshit dhe disa gjëra personale, ai përfundon duke thënë: «Falënderuam me gjithë zemër Jehovain.»
Ndajnë ujin jetëdhënës
Në një kohë kur shumica e angolezëve mendonin vetëm për të mbijetuar, Dëshmitarët e Jehovait ishin të etur për të përhapur «lajme të mira për diçka më të mirë» në gjithë këtë territor të madh. (Isa. 52:7, BR) Si e kryen këtë vepër?
Një pionier në Luandë shpjegon se ai me gruan dhe me vajzën e vogël, shkonin në shërbim së bashku. Pasi përshëndetnin pronarin e shtëpisë, kërkonin një gotë ujë për vajzën e tyre të vogël. Nëse ua jepte ujin, ata i thoshin pronarit të shtëpisë se njihnin një lloj tjetër uji që do të sillte madje dobi edhe më të mëdha sesa uji i ftohtë që i ishte ofruar me mirësjellje vajzës së tyre. Ata që ishin kureshtarë pyetnin: «Çfarë lloj uji është ky?» Familja përshkruante atëherë bekimet e Mbretërisë së Perëndisë dhe shpresën e jetës së përhershme.—Gjoni 4:7-15.
Nuk merrnin me vete në shërbim çanta librash, Bibla ose literaturë. Por nëse pronari i shtëpisë kishte një Bibël dhe
dëshironte të lexonte për këto gjëra, ata përdornin Biblën e tij për të vazhduar diskutimin. Kudo që shfaqej interes bënin rivizita. Duke bërë prezantime të kujdesshme, si ky këtu, Dëshmitarët ishin në gjendje të gjenin njerëzit e interesuar dhe kongregacionet bekoheshin me rritje të rregullt.Njeriu i Perëndisë
Lajmi i mirë, gjithashtu, po prekte zonat e largëta. Ai depërtoi në rajonin e Gambos, afër kufirit namibian, falë përpjekjeve të Çandi Kujtunas. Ai fillimisht e dëgjoi mesazhin e Mbretërisë në shtetin që në atë kohë quhej Rodezi. Pasi punoi për një kohë në minierat e Afrikës së Jugut, u kthye në shtëpi dhe u mor me rritjen e bagëtive. Ai bënte udhëtime të rregullta për në Afrikën e Jugut për të marrë botimet e Shoqatës Watch Tower dhe në njërën nga këto udhëtime, në vitin 1961, u pagëzua. Pas kësaj, përhapi me zell lajmin e mirë midis popullit të tij.
E ngarkonte karron e tij me ujë, ushqim dhe literaturë biblike dhe shkonte për të predikuar nga kimbo në kimbo (nga një fshat i vogël në tjetrin) për dy ose tre muaj çdo herë. Kur i prishej karroja, ai vazhdonte udhëtimin hipur mbi demin e tij. Madje, edhe kur ishte 70 vjeç, udhëtonte më këmbë me lajmëtarë të tjerë në largësi më shumë se 200 kilometra.
Çandi Kujtuna u bë me kope të mëdha me bagëti, të cilat u binin kryq e tërthor fushave. Në shoqërinë patriarkale ku jetonte, ai ishte kryetari. Aktiviteti i ditës fillonte me tingullin e kambanës, në mënyrë që çdonjeri të mund të grumbullohej për ta dëgjuar tek bënte shqyrtimin e një shkrimi nga Bibla në gjuhën vendëse. Ditët e mbledhjeve tingulli i njohur i një gongu ftonte rreth 100 njerëz që të mblidheshin për mësim frymor.
Në të gjithë rajonin e Gambos, Çandi Kujtuna u bë i njohur si njeriu i Perëndisë. Duke zbatuar atë që kishte mësuar nga studimi personal i Biblës dhe i botimeve të çmuara që vinin nga «skllavi
i besueshëm dhe i matur», vëllai Kujtuna dha një shembull të shkëlqyer për t’u ndjekur nga të tjerët. Për të arritur sa më shumë njerëz që ishte e mundur, ai përktheu në gjuhët nianeka dhe kuaniama broshurën «Ky lajm i mirë i Mbretërisë».Zyra e Luandës mësoi për aktivitetin e vëllait Kujtuna nga raportet e shërbimit në fushë që ai dërgonte herë pas here nëpërmjet vëllezërve në Uind’hok, në Namibi. Në përpjekje për ta vënë vëllanë Kujtuna në një kontakt më të ngushtë me Dëshmitarët e tjerë, në vitin 1979 zyra e Luandës dërgoi Helder Silvën, një mbikëqyrës qarkor, që të takohej me të. Ai e kujton fare mirë udhëtimin.
Vëllai Silva shkruan: «Udhëtuam me makinë për 160 kilometra deri në qytetin Shiangi. Që aty mbetën edhe 70 kilometra për t’u bërë më këmbë. Një stuhi e rrëmbyeshme shiu që zgjati rreth gjashtë orë e bëri thuajse të pamundur vazhdimin. Herë-herë gjendeshim në ujë deri në gjunjë, por nuk mund të ndalonim, pasi zona ishte plot me kafshë të egra. Për shkak të baltës e pamë më të udhës të ecnim me këmbë zbathur, me plaçkat të varura në një shkop që e mbanim mbi supe. Përfundimisht, arritëm në rajonin e Liokafelës dhe në vendmbërritjen tonë, në kimbon (fshatin) e vëllait Kujtuna. Ishim të uritur dhe të rraskapitur, kështu që gratë na dhanë qumësht të thartë, një pije vendëse të bërë me misër, që quhet bulunga (kisangua në portugalisht), kakao dhe pure misri të quajtur ihita (pirau di masangu në portugalisht). Pasi pushuam pranë një zjarri të ngrohtë, ishim gati për aktivitetet e programuara.» Kjo vizitë
shënoi një hap përpara në predikimin e organizuar të lajmit të mirë në rajonin e Gambos.Asnjëri nga ata që ishin të pranishëm nuk ka për ta harruar pagëzimin e 18 vëllezërve të rinj dhe motrave të reja në gusht të vitit 1986 në lumin Kasuluvar. Këto ishin pagëzimet e para që u mbajtën në rajonin e Gambos gjatë 40 vjetëve qëkurse kishte hyrë mesazhi i Mbretërisë. Pionierët që kishin ardhur për të marrë pjesë në veprën në këtë zonë po rrëzëllenin nga gëzimi. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë lumturinë e vëllait Kujtuna ndërsa ishte i pranishëm në pagëzim. Duke u hedhur përpjetë nga gëzimi, ai tha: «Ndihem tamam si mbreti David kur shoqëroi arkën e Jehovait.» (2 Sam. 6:1-5) Vëllai Kujtuna vazhdon të shërbejë si pionier i rregullt.
Vepra në Angolën Jugore
Në vitin 1975, 18-vjeçarja Timoli, një vajzë e gjatë nga rajoni i Hujlas, në Angolën Jugore, hyri në të vërtetën falë përpjekjeve të një pionieri të quajtur Zhozé Tiakatandela. Timoli e çmoi mesazhin e Biblës, por prindërit e saj iu kundërvunë fuqimisht. E lanë pa ushqim për ditë të tëra njëherësh, e rrahën dhe më në fund e goditën me gurë. Duke rrezikuar jetën e saj, ajo udhëtonte për 60 kilometra deri në Lubango. Atje mund të ndiqte mbledhjet e kongregacionit. Me ndihmën e klasës për të mësuar shkrim e lexim, që vepronte në kongregacion, ajo përparoi deri në atë pikë, saqë mundi të regjistrohej në Shkollën e Shërbimit Teokratik. U pagëzua në vitin 1981. Timoli, gjithashtu, mësoi të qepte, me qëllim që të siguronte jetesën dhe tani i qep vetë rrobat e saj modeste. Nga grupi i saj etnik, tre burra dhe katër gra, të cilët dëgjuan mesazhin e Mbretërisë në vitin 1978, u pagëzuan më 1980.
Më vonë, në vitin 1983, Zhozé Maria Muvindi, nga Lubango, filloi shërbimin si pionier ndihmës për tre muaj. Ai shkoi në jug, duke predikuar në zonat fshatare rreth e rrotull qyteteve
Jau dhe Gambos. Udhëtoi deri në provincën e Namibit, duke përhapur lajmin e mirë midis fisit të madh Mukubais. Duke parë nevojën e madhe të këtyre territoreve, ai filloi shërbimin si pionier i rregullt. Atë e pasuan pionierë të tjerë.Kur vëllai Muvindi predikoi në atë zonë, e vërteta biblike preku zemrat e shumë prej këtyre njerëzve. Ata filluan të bënin ndryshimet e nevojshme në jetën e tyre. Me qëllim që t’i shërbenin Jehovait në mënyrë të pranueshme, ata duhej të braktisnin praktikat jobiblike të tilla, si: poligaminë, imoralitetin, dehjen dhe supersticionin. Filluan të visheshin më shumë sesa vetëm me veshje tradicionale çinkuani ose me pece rreth këllqeve. Një lumë i vazhdueshëm çiftesh filluan të udhëtonin për në Lubango që të martoheshin ligjërisht. Për disa, kjo gjë do të thoshte të largoheshin për herë të parë në jetën e tyre nga fshati. Një zyrë e gjendjes civile në Çiangi, që kishte qenë e mbyllur për dhjetë vjet, u rihap për t’i shërbyer fluksit të papritur të njerëzve që vinin nga rajoni i Gambos, të cilët donin të merrnin certifikatat e lindjes dhe kartat e identitetit, që të regjistronin martesat e tyre.
Në mënyrë të trishtueshme, vëllai Muvindi vdiq nga hepatiti në vitin 1986, por shërbimi i tij i zellshëm solli fryte të mira. Me anë të përpjekjeve të tij dhe të të tjerëve që punuan në këto rajone, morën dëshmi shumë veta. Sot, në këtë zonë ka nëntë kongregacione, si edhe dhjetë grupe që nuk janë organizuar ende si kongregacione. Të gjitha këto po e çojnë përpara adhurimin e vërtetë në atë rajon.
Rritet mbikëqyrja
Me formimin e Brigadave Popullore të Vigjilencës (BPV), në vitin 1984, ndaj vëllezërve tanë u ushtrua një presion i ri. Misioni i BPV-së ishte që të garantonte vrojtimin nga afër të atyre që nuk përfshiheshin në procesin revolucionar. Si e kreu misionin e saj BPV-ja? Dumingush Mateus, që shërbente si
mbikëqyrës qarkor në atë kohë, kujton mirë: «Në çdo cep të Luandës, shihje një vigjëlues të brigadave popullore, që dallohej nga një shirit blu në krah me inicialet BPV. Ai ishte i autorizuar të kontrollonte çdo kalimtar. U bë gjithnjë e më e vështirë për vëllezërit që të merrnin botimet për në mbledhje. Në dhjetor të vitit 1985 në Luandë ishin regjistruar për të vepruar gjithsej 800 grupe brigadash, duke e bërë të pamundur madje edhe mbajtjen e mbledhjeve të kongregacionit.Në ish-sheshin Largu Serpa Pintu, një grup prej rreth 40 anëtarësh të brigadave patrullonin të tërë zonën. Ata shoqëroheshin nga anëtarë të Forcave të Armatosura Popullore për Çlirimin e Angolës, një grup i armatosur me automatikë. Ishte diçka e zakonshme t’i dëgjoje të hapnin zjarr kur ndiqnin dikë ose kur dëshironin të ndalonin një person për ta pyetur.
Një kongregacion programoi një mbledhje të gjerë në shtëpinë e një vëllai. Pak kohë pas fillimit të programit, kuptuam që një anëtar i BPV-së po vrojtonte vëllezërit kur hynin dhe po shkruante emrat e tyre në një bllok shënimesh. Me gjithë rrezikun që i kanosej, vëllanë që jetonte aty nuk e zuri paniku. Atij i erdhi një ide në mendje. Me qetësi, doli në një vend prapa burrit dhe kur ishte shumë afër, filloi të bërtiste: ‘Hajduti, kapeni hajdutin!’
I zënë në befasi, anëtari i brigadës ia dha vrapit, duke hedhur gjithçka që kishte në duar. Kur fqinjët zbritën nga apartamentet dhe të tjerë dolën në dritare, vëllai hyri në shtëpi dhe i tha plakut: ‘Vëlla, tani mund të fillosh mbledhjen. Situata është nën kontroll.’ Të gjitha mbledhjet e programuara në atë shtëpi për javën e vizitës nuk patën më probleme ose shqetësime.»
«Supa u derdh»
Komunikimi i Dëshmitarëve të Jehovait me vëllezërit e tyre të krishterë jashtë vendit u bë edhe më i vështirë. Sidoqoftë, Antoniu Albertu punonte për një kompani të huaj nafte.
Ai ndihmonte duke dërguar postën e rëndësishme midis vëllezërve në Angolë dhe degës së Portugalisë.Por një ditë, në vitin 1987, polici në aeroport dalloi një pako që përmbante letërkëmbim rreth vizitave qarkore dhe çështjeve të tjera konfidenciale. Vëllai Albertu ndjeu një therje në zemër. Në drekë, shkoi në shtëpi për të parë familjen e tij, meqë ishte i sigurt se do ta arrestonin së shpejti. I telefonoi vëllait që mbikëqyrte këto çështje dhe i tha vetëm kaq: «Gjysh, supa u derdh.»
Pas kësaj, vëllai Albertu shkoi me guxim në shtëpinë e personit që ishte përgjegjës i policisë së sigurimit të aeroportit. Vëllai i shpjegoi se gjatë sundimit kolonial kishte qenë në burg me disa të rinj portugezë, me të cilët mbante lidhje me anë të letërkëmbimit, e që një pako që kishte atë letërkëmbim i ishte konfiskuar në aeroport. Shefi i sigurimit i dha atij një skedë për t’u paraqitur para personit që kishte konfiskuar pakon, duke i kërkuar që ajo të dërgohej në zyrën e shefit. Kur vëllai i paraqiti mesazhin personit në aeroport, oficeri u shqetësua shumë. Pse? Për shkak se nuk mund t’ia dërgonte letërkëmbimin shefit të sigurimit; e kishte djegur atë. Vëllai Albertu u ndie i lehtësuar, pasi nuk ishte bërë asnjë dëm.
Të vendosur për të ecur në udhët e Jehovait
Lufta që vazhdonte solli, gjithashtu, presion të ri ndaj Dëshmitarëve të Jehovait për të shkelur asnjanësinë e tyre të krishterë. Në shkurt të vitit 1984, u arrestuan 13 të rinj, sepse nuk pranonin të merrnin armë. Prej tyre, vetëm tre ishin Dëshmitarë të pagëzuar; të tjerët ishin lajmëtarë të papagëzuar dhe studentë biblikë. Me gjithë kërcënimet dhe keqtrajtimin fizik, ata qëndruan të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të ecur në udhët e Jehovait. (Isa. 2:3, 4) Në mënyrë të trishtueshme, kur po i transferonin me aeroplan për në Luandë, avioni u rrëzua në ngritje dhe të gjithë që ishin në bord vdiqën.
Gjoni 17:16) I transferuan me tren e më pas me helikopter në një zonë ku zhvilloheshin luftime të ashpra. Ushtarët u përpoqën t’i detyronin të bashkoheshin në luftë dhe kur Manual Moraish Lima kundërshtoi, ata e vranë. Një vëlla tjetër u godit nga një mortajë që e plagosi rëndë në këmbë, aq sa e nxorën jashtë zonës së luftimeve dhe e dërguan në spital. Dy vëllezërve u thanë: «Helikopterët që ju sollën këtu nuk i përkasin Jehovait», kështu që e vetmja mënyrë për t’u larguar ishte më këmbë, 200 kilometra përmes një territori në të cilin kishte trupa guerile dhe kafshë të egra. Kur mbërritën në Luandë i burgosën përsëri! Megjithatë, ata ishin ende të bindur që shfaqja e dashurisë për Perëndinë Jehova dhe për të afërmin është mënyra më e drejtë për të jetuar.—Luka 10:25-28.
Në prill të vitit 1985, një grup prej nëntë vetash, duke përfshirë Dëshmitarë të pagëzuar, lajmëtarë të papagëzuar dhe persona të interesuar, nuk pranuan të shkelnin asnjanësinë. (Në një rast tjetër, katër Dëshmitarë u dërguan në një kamp të largët ushtarak në pjesën më jugore të Angolës. Ushtarët ishin të sigurt se shpeshtësia e luftimeve do t’i detyronte Dëshmitarët që të merrnin armët për të mbrojtur vetveten. Në vend të kësaj, Migel Kiambata kujton se disa oficerë, të prekur nga qëndrueshmëria e këtyre burrave dhe duke kuptuar se nuk ishin të dëmshëm, u dhanë liri për të lëvizur në zonë. Ata e përdorën atë liri për të mësuar të tjerët rreth masave të Jehovait
për jetë të përhershme me anë të Birit të tij Jezu Krishtit. Në vitin 1987, kur kremtuan Përkujtimin e vdekjes së Krishtit, ishin të pranishëm 47 veta dhe në pak kohë pjesëmarrja në mbledhje u rrit në 58.Rreth 300 Dëshmitarë të Jehovait ishin ende në burg, në vitin 1990, për shkak të asnjanësisë së tyre të krishterë. Disa kishin kryer dënime të shumëfishta dhe secili prej tyre kishte më shumë se pesë vjet që qëndronte aty. Të tjerë u mbajtën të burgosur për katër vjet pa ndonjë gjyq. Madje, edhe pasi u dha një amnisti, disa autoritete të burgut nuk u treguan vëllezërve për të dhe i mbajtën në burg. Të tjerë e vonuan lirimin, sepse Dëshmitarët ishin konsideruar si punëtorët më të mirë dhe mund t’u besoje punë edhe jashtë burgut, pa u përpjekur që të arratiseshin. Madje, ajo amnisti nuk e pengoi arrestimin e më pas ekzekutimin e dy Dëshmitarëve të tjerë në vitin 1994.
Kohë më vonë, ndërsa po shpërndante Lajmërimin e Mbretërisë Nr. 35, një motër pioniere takoi një ish-ushtarak, i cili i tha se kishte qenë i pranishëm në ekzekutimin e tre Dëshmitarëve që nuk kishin pranuar të merrnin armët. Kur u pyet nëse bota do të ishte një vend më i mirë po të ishin të gjithë Dëshmitarë të Jehovait, ai pranoi se përderisa janë në gjendje të përballojnë vdekjen për shkak të refuzimit për të vrarë njerëz të tjerë, bota do të ishte patjetër në paqe, sikur të gjithë të ishin Dëshmitarë të Jehovait. Ai pranoi broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?, ra dakord për një studim biblik në shtëpi dhe filloi të ndiqte mbledhjet e kongregacionit.
Ujërat e së vërtetës vazhduan të vërshojnë
Jehovai i dha profetit Ezekiel një vizion të ujit të jetës që vërshonte nga tempulli i madh frymor i Perëndisë. Ai vërshonte nën dhe midis pengesave, nëpër terren të thyer, dhe jepte jetë aty ku më parë kishte qenë një mjedis vdekjeprurës. Ezek. 47:1-9) Sot, pavarësisht nga pengesat, ky ujë jetëdhënës i së vërtetës, ka vërshuar në më shumë se 230 vende, duke përfshirë edhe Angolën.
(Në disa raste pengesat dukeshin të pakapërcyeshme, por uji i jetës, që vjen nga Perëndia, e gjeti mënyrën për të kaluar midis tyre. Përgjatë viteve 80, censura ishte aq e rreptë, saqë nga jashtë vetëm mesazhe të rralla me korrierë vinin në zyrën e Luandës. Megjithatë, literatura biblike që përmbante të vërteta freskuese e gjente rrugën për të përshkuar kufirin midis Angolës dhe Namibisë, ku ishte më e lehtë për të kaluar. Në këtë mënyrë siguroheshin botimet në gjuhën portugeze dhe në gjuhët vendëse. Ky rregullim funksionoi në atë zonë për disa vjet.
Ndihma vinte nga shumë burime. Disa njerëz profesionistë i ndihmuan vëllezërit që të siguronin Bibla. Madje, edhe ushtarakë, disa me të afërm Dëshmitarë, e vunë veten në rrezik për të ndihmuar vëllezërit në Angolë. Dërgesa të ndryshme me pajisje zyrash, duke përfshirë edhe një shaptilograf të çmuar, u dërguan në emër të individëve të rëndësishëm. Një person i tillë më vonë zgjodhi që të bashkohej me popullin e Jehovait, duke shërbyer nën drejtimin e «Princit të paqes» të Perëndisë.—Isa. 9:6.
Në vitin 1984, Tierri Duetua dhe gruaja e tij, Manuela, u transferuan në Angolë nga Zaireja (tani Republika Demokratike e Kongos). Ata u bënë shumë të dashur për vëllezërit vendës. Vëllai Duetua ishte i gjatë dhe shpesh e merrnin gabimisht për rus. Nën qeverinë e asaj kohe, rusët e shumtë që ishin në Angolë kishin liri të plotë për të lëvizur.
Ky identitet i gabuar u përdor më së miri për të sjellë në këtë vend të rrënuar nga lufta literaturë që tregonte se si Perëndia Jehova, me anë të Mbretërisë Mesianike do të sjellë paqe të vërtetë për njerëzimin dhe do të bëjë që ajo të lulëzojë deri në skajet e tokës. (Psal. 72:7, 8) Vëllai Duetua krijoi disa lidhje pune me pilotë të linjave ajrore, të cilët pranuan të transportonin kuti me literaturë biblike në vend. Më pas vëllai Duetua i merrte këto në aeroport dhe ua dërgonte vëllezërve. Ai, gjithashtu, siguroi ilaçe shumë të nevojshme për vëllezërit e sëmurë.
Me anë të vëllait Duetua, vëllezërit përgjegjës u njohën me z. Ilidiu Silva, një biznesmen, i cili dhuroi dy shaptilografë. Vëllezërit e kishin shumë të vështirë t’i siguronin ato, meqë qeveria mbante një inventar të të gjitha makinave për zyra në vend. Z. Silva u bekua, gjithashtu, pasi edhe ai përfundimisht u bë një shërbëtor i pagëzuar i Jehovait.
Me pajisjet shaptilografuese elektronike u bë e mundur që të prodhohej një botim i Kullës së Rojës me 20 faqe. Kjo përfshinte artikuj të rëndësishëm dytësorë që më parë vëllezërve angolezë u kishin munguar. Në një kohë të shkurtër, po shpërndaheshin 10.000 kopje për çdo botim mesatarisht. U shaptilografua, gjithashtu, Të shqyrtojmë Shkrimet, e cila u vlerësua shumë. Nga Portugalia, u dërgua material i zgjedhur i librit «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm» në mënyrë që edhe ai të mund të shaptilografohej. Më vonë, u bë e mundur që ai material të merrej në formë broshure. Kjo gjë ndihmoi që të pasurohej programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik. Sa freskuese ishin të gjitha këto masa frymore!
Prova e bekimit hyjnor përfshinte edhe rritjen në numër të njerëzve që lavdëronin Jehovain në këtë vend. Aty nga fundi i vitit të shërbimit 1987, numri i raportuesve si Dëshmitarë të Jehovait arriti në 8.388, që ishte një rritje me më shumë se 150 për qind që nga ndalimi më 1978. Numri i kongregacioneve, gjithashtu, u shtua nga 33 në 89. Megjithëse tregohej kujdes i madh para se të ftoheshin të interesuarit e rinj në mbledhje, prania ishte rreth 150 për qind e numrit të lajmëtarëve. Lajmëtarët kishin një mesatare prej afro 18 orësh në shërbimin në fushë çdo muaj dhe studimet biblike arritën maksimumin e 23.665 studimeve. Vërtet, kishte probleme ekonomike dhe Veprat 4:31.
mungesa ushqimesh. Por besimi që vëllezërit kishin te premtimet e Jehovait u dha mundësi që të ngrinin kokat lart. Ishin të vendosur të vazhdonin të «thoshin fjalën e Perëndisë me guxim».—Stërvitje e veçantë për mbikëqyrësit qarkorë
Mbikëqyrësit qarkorë, që po e përdornin vazhdimisht veten e tyre në dobi të kongregacioneve, gjithashtu, kishin nevojë për inkurajim. Sa të emocionuar ishin ata kur mësuan për rregullimet që ishin bërë, për të marrë pjesë në një seminar të veçantë për mbikëqyrësit udhëtues në Lisbonë të Portugalisë në nëntor të vitit 1988!
Imagjinoni ç’gëzim të ishin çdo ditë në shoqëri me familjen Bethel të Portugalisë! Luis Kardosu, njëri nga ata që ndoqën seminarin, e përmbledh kështu atë që ndien: «Ishte një kohë veçanërisht emocionuese për mua. Në familjen Bethel në Portugali na pritën shumë ngrohtësisht. Dukej se vëllezërit nuk ngopeshin duke na shërbyer. Ishin 34 ditë të mbushura plot e përplot me aktivitet të gëzueshëm dhe mësim.»
Fillimisht kaluan dy javë duke punuar me mbikëqyrësit udhëtues në qarqet në Portugali, në mënyrë që të mësonin duke vëzhguar. Gjatë dy javëve të tjera, morën pjesë në seminar. Ai kishte të bënte veçanërisht me fushën e tyre të aktivitetit teokratik dhe i përgatiti për Shkollën e Shërbimit të Mbretërisë, ku do të merrnin pjesë si instruktorë. Javën tjetër ndoqën mësimet në Shkollën e Shërbimit të Mbretërisë që mbahej për pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës në Portugali. Kjo u dha mundësi vëllezërve që vinin nga Angola për të vëzhguar se si mbikëqyrësit qarkorë në Portugali u mësonin pleqve vendës atë që kishin mësuar në seminar.
«Ky seminar më mësoi çfarë do të thotë të jesh një student i mirë,—thotë vëllai Kardosu.—Mësova të studioj dhe të bëj kërkime si asnjëherë më parë. Me anë të shembullit të tyre,
vëllezërit na mësuan se si të tregonim konsideratë për gratë tona, në mënyrë që të punonim së bashku e të bashkuar. Kjo kohë e paharrueshme arriti kulmin kur vëllezërit na shfaqën ‘Foto-Dramën e Krijimit’. Kisha dëgjuar kaq shumë për të e tani, ta shihje, ishte me të vërtetë diçka emocionuese.»Në vazhdim të asaj periudhe mësimi, në tetor të vitit 1990, Mario Nobre, një mbikëqyrës qarkor nga Portugalia, u caktua të punonte me mbikëqyrësit qarkorë angolezë ndërkohë që ata shërbenin në kongregacionet në vendin e tyre. Ai kaloi dy muaj duke i stërvitur vëllezërit, madje trajtimi i përzemërt e i durueshëm që bënte u çmua shumë prej vëllezërve.
Me kënaqësi të veçantë, vëllai Nobre tregon këtë përvojë që pati pak ditë pas mbërritjes së tij në Angolë: «Ishin marrë masa që të mbaja një fjalim publik në një kongregacion me 198 lajmëtarë. Isha i mahnitur kur pashë 487 të pranishëm. Për habinë time, mbikëqyrësi drejtues më kërkoi ta mbaja përsëri fjalimin. Kishte qenë e pranishme vetëm gjysma e kongregacionit! Natyrisht që pranova dhe fjalimi i dytë u ndoq nga 461 veta të tjerë, me një shumë të përgjithshme prej 948 të pranishmish.»
Gjatë qëndrimit të tij, vëllai Nobre mësoi shumë rreth jetës së përditshme të vëllezërve në Angolë. Pa se rrugët në Luandë ishin të rrezikshme për shkak të të shtënave, por u përshtat shpejt me situatën dhe e përqendroi vëmendjen rreth interesit të jashtëzakonshëm që tregonin njerëzit ndaj mesazhit të Mbretërisë. Lidhur me sistemimin e tij, ai thotë: «Vëllezërit më dhanë më të mirën që kishin. Çdo gjë që patëm ishin nevojat minimale të jetesës, por ishin të mjaftueshme.»
Thatësirë e jashtëzakonshme
Në fillim të vitit 1990, kalorësi i kalit të zi të Zbulesës—uria—goditi Angolën Jugore, kur një thatësirë e jashtëzakonshme tremujore u pagua me një çmim shumë të shtrenjtë. Zbul. 6:5, 6) U shkatërruan të mbjellat. Pati shumë vuajtje. Sipas gazetës së Lisbonës Diario de Notisias, vdiqën të paktën 10.000 veta si pasojë e thatësirës.
(Kur në degën e Portugalisë mbërritën njoftime rreth situatës, vëllezërit nisën menjëherë dy kontejnerë të mëdhenj nëpërmjet vëllezërve dhe biznesmenëve që po tregonin interes ndaj së vërtetës biblike. Një kontejner shkoi në Benguela, tjetri në Luandë.
Dega e Afrikës së Jugut transportoi 25 tonë ndihma humanitare me kamionë nëpërmjet Namibisë. Kur vëllezërit mbërritën në Uind’hok, kërkuan leje nga konsullata angoleze për të hyrë në Angolë, me qëllim që t’u dorëzonin ndihmat vëllezërve të tyre të krishterë. Ndonëse zyrtari e dinte që Dëshmitarët nuk ishin të njohur në vendin e tij, ai i dha me gëzim dokumentet e nevojshme në mënyrë që ndihmat të shkonin te njerëzit që po vuanin. Madje, u morën masa që një togë ushtarake të siguronte dorëzimin e sigurt.
Kur kamioni mbërriti te një urë e improvizuar në lumin Kunene, vëllezërit transferuan çdo gjë në një kamion më të vogël dhe më pas, kur kaluan shëndoshë e mirë në anën tjetër, e kthyen çdo gjë në kamionin e parë. Pasi kaluan më shumë se 30 pika kontrolli ushtarak, kamioni arriti në Lubango. Ky mision i suksesshëm hapi rrugën për tri udhëtime të tjera, ku në secilin prej tyre u transportuan tonelata me ndihma të çmuara humanitare.
Flaviu Teshera Kental, i cili ishte i pranishëm në Lubango kur mbërriti kamioni i parë, kujton: «Kur pamë kamionin që po vinte, rreth orës tre pasdite, ndiem një gëzim dhe ngushëllim të madh, bashkë me habi dhe pak frikë. Ku do t’i depozitonim 25 tonë literaturë, veshje dhe ushqime? Salla jonë e Mbretërisë kishte dyer e dritare pa kanata dhe shtëpia jonë
ishte shumë e vogël për gjithë ato kuti. I organizuam me të shpejtë vëllezërit që të bënin rojë gjatë gjithë ditës e gjithë natës dhe futëm çdo gjë në Sallën e Mbretërisë.»Të gjitha ndihmat u shpërndanë menjëherë. Vëllai Kental vazhdon: «Ishte një kohë lufte. . . . Atëherë, shpesh, kishim vetëm një revistë për të gjithë kongregacionin. Sa mirënjohës i ishim Jehovait, organizatës dhe vëllezërve tanë të dashur që rrezikuan jetën për vëllezër që as nuk i njihnin! Kjo gjë na kujtoi llojin e dashurisë që Jezui tregoi për njerëzit duke dhënë jetën e tij njerëzore në dobi të të tjerëve.»—Gjoni 3:16.
Një letër çmueshmërie e pleqve të Benguelës thoshte: «Fundjava e fundit ishte e mbushur me shumë aktivitete kur
32 vullnetarë shpërndanë ndihmat që kishin marrë. I falënderojmë ata persona, zemrat e të cilëve u nxitën për të na dërguar këtë dhuratë.» Megjithëse kishte mungesë ushqimesh, asnjë nga vëllezërit tanë nuk vdiq nga uria.Premtim për të drejtat e njeriut
Më 31 maj 1991, midis fraksioneve rivale në Angolë u nënshkrua një marrëveshje armëpushimi, e cila solli një periudhë paqeje relative. U ra dakord për një kushtetutë të re, që premtonte të drejta njerëzore e politike. Lufta civile 16-vjeçare e kishte lënë vendin të shkatërruar. Rreth 300.000 njerëz ishin vrarë. Jetëgjatësia për burrat ishte 43 vjeç; për gratë 46. Papunësia dhe inflacioni po rriteshin. Sistemi arsimor ishte dëmtuar rëndë. Nevojitej një ripërtëritje totale. A do të nënkuptonte kjo lehtësim për Dëshmitarët e Jehovait nga ndalimi që kishte hyrë në fuqi që prej 1978-ës?
Më 22 tetor 1991, ministrit të drejtësisë iu paraqit një kërkesë për regjistrimin e Shoqatës fetare të Dëshmitarëve të Jehovait në Angolë. U botua, gjithashtu, edhe një njoftim për shtypin, që kjo kërkesë të bëhej e njohur për publikun.
Pikërisht, të nesërmen Zhornal de Angola botoi një artikull, që pjesërisht thoshte: «Sipas zëdhënësit të Dëshmitarëve në Angolë, ekziston një optimizëm për sa i përket njohjes ligjore të Shoqatës dhe pritja paraprake që u bë nga ana e Ministrit
të Drejtësisë ishte e kënaqshme.» Artikulli, gjithashtu, i bënte një rishikim historisë së Dëshmitarëve të Jehovait në Angolë, si edhe së kaluarës së tyre në vende të tilla, si Portugalia dhe Mozambiku, ku ndalimi ndaj aktivitetit të Dëshmitarëve të Jehovait ishte hequr.Për herë të parë në Angolë, po flitej në mënyrë të favorshme për Dëshmitarët e Jehovait. Disa ditë më vonë, drejtori i gazetës tha se kishte marrë shumë telefonata, madje edhe nga njerëz me pozitë, që e përgëzonin për artikullin e botuar.
«Një përvojë që nuk do ta harroj kurrë»
Tashmë Dëshmitarët e Jehovait po fillonin të mblidheshin së bashku më lirisht. Kongregacione me 100 lajmëtarë raportonin se në mbledhje vinin 300 deri 500 njerëz. Si do t’i sistemonin kaq shumë njerëz Dëshmitarët, të cilët deri në atë kohë kishin qenë të detyruar të mblidheshin në grupe të vogla e në shtëpi private? Disa vëllezër, që kishin kopshte pas shtëpisë, ndërtuan një çati me llamarinë dhe e ofruan vendin që ta përdorte kongregacioni. Shumë kongregacione mblidheshin thjesht në vend të hapur. Lajmëtarët nxiteshin që të ftonin në mbledhje dhe në asamble vetëm studentët biblikë që kishin përparuar mjaft, pasi nuk kishte vend për të gjithë të tjerët. Nevojiteshin me urgjencë vende për adhurim.
Nga Portugalia u dërguan Dagllas Gesti dhe Mario P. Olivejra, që të ndihmonin vëllezërit për të përcaktuar punën që kishin përpara dhe për të marrë në shqyrtim nevojat e ardhshme. Gjatë qëndrimit të tyre, u mbajtën mbledhje speciale me pleqtë dhe pionierët nga të 127 kongregacionet në Luandë. U krijua mundësia që të mbahej mbledhje me pleqtë nga 30 kongregacione jashtë kryeqytetit. Të gjitha pjesët e vendit patën përfaqësues të tyre. Ç’rast ndërtues që ishte!
Edhe për vëllanë Gest ishte një përvojë thellësisht prekëse. Ai kishte punuar ngushtë me këta vëllezër, me anë të korrespondencës, për më shumë se 30 vjet. Duke kujtuar këtë vizitë, ai tha: «E pazakontë ishte mungesa e ankimeve për ato që u kishin ndodhur në jetë. Një paqe e brendshme rrezatonte nga fytyrat e tyre që buzëqeshnin, duke treguar se ishin të gjallë dhe mirë frymësisht. Ata flitnin vetëm rreth perspektivave që kishin për të zgjeruar veprën e predikimit në vendin e tyre. Ishte një përvojë që nuk do ta harroj kurrë.»
Edhe një herë njohje ligjore
Më 10 prill 1992, gazeta zyrtare e qeverisë, Diario da Repúblika, deklaroi që Shoqata e Dëshmitarëve të Jehovait ishte miratuar ligjërisht. Dëshmitarët e Jehovait ishin të mbushur me vendosmëri për të nxjerrë dobinë më të madhe nga mundësitë që u ishin krijuar. U arrit me shpejtësi një maksimum i ri me 18.911 lajmëtarë—30 për qind më shumë se mesatarja e vitit të kaluar. Sasia e 56.075 studimeve biblike—një mesatare prej tri studimesh për çdo lajmëtar—tregonte që përpara shtrihej një korrje e bollshme.
Dega e Afrikës së Jugut u njoftua se tani mund të fillonte të dërgonte në Angolë revistat Kulla e Rojës, Zgjohuni! dhe literaturë tjetër. U blenë dy kamionë për të lehtësuar shpërndarjen lokale midis kongregacioneve. Sa të emocionuar ishin vëllezërit kur mbërritën 24.000 kopje të Kullës së Rojës së 1 majit 1992 dhe 12.000 kopje të Zgjohuni!, të 8 majit 1992! Në pak kohë kishte një furnizim të mjaftueshëm të librave me të cilët do të drejtoheshin studime biblike në shtëpi. Përpara kësaj, me qëllim që të drejtonin studime, disa lajmëtarë duhej të mbanin mend çdo pyetje dhe përgjigje të botimit që studiohej.
Përsëri kohë të vështira!
Dhuna nuk ishte diçka që i përkiste vetëm së kaluarës. Pas zgjedhjeve të shtatorit 1992, vendi u copëtua sërish nga lufta civile. Më 30 tetor shpërthyen luftime të mëdha në pesë qytetet kryesore: Lubango, Benguela, Huambo, Lobito dhe veçanërisht në Luandë, ku u raportua se vetëm në ditët e para të luftimeve u vranë 1.000 veta.
Spitalet u mbushën përtej kapacitetit të tyre. Trupa të vdekurish shtriheshin nëpër rrugë. U përhapën epidemi. Energjia elektrike, ushqimet dhe uji munguan për javë të tëra. Vjedhjet dhe plaçkitjet ishin mbizotëruese. Shumica e popullsisë civile ishte e traumatizuar.
Disa Dëshmitarë të Jehovait në Luandë u vranë; të tjerët figuronin të zhdukur. Kur në Portugali mbërritën njoftime për gjendjen e tmerrshme që po përballonin vëllezërit tanë, dega nisi menjëherë ndihma në ushqime dhe ilaçe.
Gjatë kësaj periudhe luftimesh midis fraksioneve politike, publiku vërejti asnjanësinë e prerë të Dëshmitarëve të Jehovait. Dëgjoheshin komente të favorshme për faktin që ata ishin të vetmit që nuk përfshiheshin në politikë dhe nuk merrnin anën e askujt në luftën për pushtet. Njerëzit e interesuar filluan t’u afroheshin Dëshmitarëve në rrugë dhe t’u kërkonin studime biblike.
Ndërsa analizonin situatën e tyre, Dëshmitarët vetë ishin të bindur që ajo që po përjetonin ishte përmbushja e profecisë biblike dhe kjo e bëri edhe më të fortë besimin e tyre në Mbretërinë e Perëndisë. Ata çmonin rastin e volitshëm për të studiuar librin Zbulesa—Kulmi i saj është afër!, veçanërisht pjesën rreth aktivitetit të bishës së egër në këto ditë të fundit.
Një mesazh nga Trupi Udhëheqës
Pak kohë pas shpërthimit të ri të dhunës, Trupi Udhëheqës i dërgoi degës së Portugalisë një letër të përzemërt ku shprehej shqetësimi për vëllezërit në Angolë. Letra shqyrtonte, ndër të tjera, nevojat e ngutshme të vëllezërve angolezë. Në përfundim, Trupi Udhëheqës kërkoi që t’u transmetohej vëllezërve në Angolë dashuria e tyre e ngrohtë.
Me të marrë këtë mesazh në Luandë, vëllezërit i shprehën Jehovait mirënjohjen e tyre të sinqertë për një organizatë të tillë
të dashur që kujdeset me kaq dashamirësi për popullin e saj në kohë të vështira. Kjo shprehje e dashurisë ishte veçanërisht ngushëlluese për familjet e vëllezërve që kishin humbur jetën gjatë kësaj kohe të dhunshme.Një kongres krahinor i shënuar
Aty nga janari i vitit 1993, kushtet në Luandë ishin disi më të qeta dhe ishte e mundur që shumë lajmëtarë nga pjesë të ndryshme të vendit të merrnin pjesë në Kongreset Krahinore «Mbajtës të dritës», që u mbajtën në kryeqytet. Disa përshkuan largësi të mëdha më këmbë. Një motër nga provinca e Huambos udhëtoi shtatë ditë bashkë me katër fëmijët e saj të vegjël, nga të cilët më i madhi ishte vetëm gjashtëvjeç. Ajo mbërriti e rraskapitur, por e lumtur, duke pritur banketin frymor që po bëheshin gati të gëzonin.
Për dy javë me radhë u mor me qera Pavijoni i Panairit Industrial. Gjeneratorët dhe pajisjet e akustikës erdhën nga Portugalia. Edhe pse vëllezërit ftuan vetëm ata që ndiqnin rregullisht mbledhjet, pavijoni u mbush plot e përplot në të dyja kongreset. Pjesëmarrja e përgjithshme arriti në 24.491 veta. Ishte hera e parë që vëllezërit në Angolë ishin në gjendje të gëzonin një program të plotë treditor të kongresit krahinor, duke përfshirë edhe dramën. Në këto kongrese u pagëzuan 629 shërbëtorë të rinj dhe pjesëmarrësit u ngazëllyen që morën në gjuhët kikongo, kimbundu dhe umbundu broshurën Gëzo jetën në tokë përgjithmonë! dhe broshurën A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, në portugalisht.
Zyrtarët e qeverisë e vëzhguan nga afër sjelljen e shkëlqyer të Dëshmitarëve që ishin të pranishëm. Kontrasti me atë që po ndodhte në Luandë vështirë se mund të ishte më i madh. Ditën që filloi kongresi i parë, në lagje të ndryshme të qytetit shpërtheu dhuna ndaj refugjatëve që ktheheshin. Shumë veta u vranë dhe me qindra u plagosën. Grabitjet Isa. 60:2.
bënin kërdinë. Shtëpitë u shkatërruan, duke përfshirë edhe ato të disa vëllezërve. Kjo re e zezë me dhunë të ripërtërirë e bëri edhe më të dukshëm kontrastin me dritën frymore që gëzonte populli i Jehovait.—Kongregacione të shkëputura nga zyra
Për shkak të rindezjes së luftimeve, shumica e kongregacioneve në provinca dalëngadalë i ndërprenë lidhjet me zyrën e Luandës. Ushtria e rezistencës ngriti selinë e saj në Huambo, në janar të vitit 1993, dhe pas kësaj vijuan luftime të ashpra. Vëllezërit u larguan të gjithë së bashku për në pyll, ndërsa ky qytet i bukur u shkatërrua në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për katër muaj nuk kishte absolutisht asnjë lajm nga të 11 kongregacionet që kishin qenë në atë qytet. Më në fund, në prill mbërriti një mesazh i shkurtër: «Pjesëmarrja në Përkujtim e 11 kongregacioneve të Huambos: 3.505 veta. Deri tani nuk ankohemi për asgjë.» Ç’lajm i gëzueshëm që asnjë nga vëllezërit nuk ishte vrarë!
Gjatë muajve dhe viteve që pasuan, erdhën më shumë raporte, që ishin një dokumentim besnikërie dhe qëndrueshmërie. Një kongregacion raportoi: «Periudha më e keqe ishte një periudhë dymujore, gjatë së cilës luftimet ishin aq të egra saqë asnjë nuk guxonte të dilte në rrugë gjatë ditës. Vëllezërit u grupuan së bashku në bodrumin e një pallati. Natën dilnin për të gjetur ujë për ta zier, kështu që të kishin diçka për të pirë ditën tjetër. Njerëzit që përpiqeshin të kalonin në anën tjetër të rrugës, nga njëra ndërtesë te tjetra, shpesh qëlloheshin nga snajperët. Si e gjenin ushqimin vëllezërit? Ata i mblodhën bashkë të ardhurat e tyre për të blerë oriz me një çmim shumë të lartë nga ushtarët. Çdo personi i shpërndahej një filxhan në ditë. Kur nuk gjenin dot ushqim, përpiqeshin ta shuanin urinë duke pirë ujë të zier. Nuk mund të merrnin literaturë, por që të mbaheshin të fortë frymësisht,
lexonin në mënyrë të vazhdueshme revistat dhe librat që kishin. Si pasojë, tani ndihen më afër me Jehovain.»Një kongregacion në provincën Kuanza-Norte i ndërpreu lidhjet me zyrën e Luandës për dy vjet. Ndonëse të veçuar, Dëshmitarët vendës mbajtën me besnikëri një regjistrim të shërbimit në fushë, si edhe të kontributeve në para që kishin mbledhur. Situata e tyre ishte shumë e vështirë, por nuk i prekën këto fonde për përdorim personal. Madje, vazhduan personalisht të bënin kontribute të vogla për veprën mbarëbotërore. Këto fonde u dorëzuan kur më në fund ishin në gjendje të kontaktonin me zyrën. Çfarë shembulli i çmueshmërisë për organizatën e dukshme të Jehovait!
Zgjerimi i Bethelit
Nga fundi i vitit 1992, Shoqata e Dëshmitarëve të Jehovait mundi të blinte një shtëpi trekatëshe, e cila më parë ishte marrë me qera si zyrë për komitetin e vendit. Po atë vit, mundën
të merrnin, gjithashtu, me qera një depo që ishte ideale për ruajtjen e literaturës dhe që më vonë u përdor për një punë të vogël shtypjeje. Dy vjet më vonë, po programohej të ristrukturohej shtëpia trekatëshe dhe t’i shtohej një shtesë trekatëshe.Blerja e materialeve në vend për këtë projekt ishte e pamundur, kështu që ndërtesa e propozuar u parafabrikua në Portugali dhe u dërgua me kontejnerë në Angolë. Karlus Kunja, Zhorzhe Pegadu dhe Noé Nunish erdhën nga Portugalia për të dhënë ndihmesë me aftësitë e tyre në projekt. Mbikëqyrësi i projektit Mario P. Olivejra nga Portugalia, tregon: «Kur filloi puna për ndërtimin, në korrik të 1994-s, Betheli ngjante si një koshere bletësh në veprim, pasi kontejnerët arrinin njëri pas tjetrit. Praktikisht, çdonjëri në familje ndihmoi që të shkarkoheshin kontejnerët që sollën të gjitha veglat dhe materialet e ndërtimit, duke përfshirë bojërat, tjegullat, dyert, kornizat e dritareve etj. Anëtarët e familjes Bethel kishin lexuar për metodat e ndërtimit në kohë të shkurtër, por tani me zor u besonin syve tek shihnin se sa shpejt po ngrihej godina trekatëshe.»
Në përfundim të projektit, nga një vëlla vendës erdhi një letër çmueshmërie që thoshte: «Falënderoj Jehovain që më lejoi të bashkëpunoja për ndërtimin e Bethelit të ri. Në fillim dukej si ëndërr, por u bë një realitet. Ishte një privilegj i jashtëzakonshëm fakti që kisha mundësi të isha i pranishëm për shqyrtimin e shkrimit të ditës, i cili më inkurajoi shumë. Gjithashtu, njoha me emër të gjithë anëtarët e familjes Bethel, disa prej të cilëve i kisha parë vetëm si oratorë në kongrese. I kërkoj Jehovait që nëse në të ardhmen do të ndërmerret ndërtimi i një Betheli të ri ose i ndonjë ndërtese tjetër, të kem privilegjin e madh që të lejohem të marr pjesë.»
Që nga ajo kohë, për t’u kujdesur për nevojat në rritje, është blerë një tokë prej 4,5 hektarësh, rreth 10 kilometra jashtë Luandës. Shpresohet që ky të bëhet vendi i zyrës së re dhe i shtëpisë së re Bethel.
Nga vendet e tjera vëllezër e motra, të etur për të ndihmuar, erdhën në Angolë. Tetë misionarë mbërritën në maj dhe qershor të vitit 1994. Vëllezërit nga Afrika e Jugut bënë disa udhëtime për të ndihmuar në instalimin e një shtypshkronje të re dhe për t’i mësuar vëllezërit vendës se si ta përdornin. Vëllezër nga Portugalia erdhën për ta ndihmuar zyrën në punën me kompjutera, në mbajtjen e llogarisë dhe në çështje të tjera organizative. Bethelitë që shërbejnë në një vend të huaj, nga Kanadaja dhe Brazili, kontribuan me aftësitë e tyre. Sa shumë që e vlerësuan vëllezërit gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në vepër, si edhe në stërvitjen e vëllezërve vendës në profesione të çmuara!
Kongreset japin një dëshmi të favorshme
Në vitin 1994 u bënë rregullime që të mbaheshin kongrese krahinore në më shumë vende. Për herë të parë, dy prej tyre u mbajtën në provinca: një në Benguela, me një pjesëmarrje prej 2.043 vetash dhe tjetri në Namibe, ku mori pjesë një maksimum prej 4.088 vetash. Pjesëmarrja e përgjithshme arriti shifrën 67.278 dhe u pagëzuan 962 persona.
Drejtori i njërës nga ndërtesat, ku u mbajt kongresi, ishte kaq i prekur nga ajo që pa, saqë ofroi përdorimin e sallës së tij për dy javë pa pagesë. Një person i interesuar tha: «Sa e shkëlqyer ishte mirësjellja që pashë! Nuk erdha që t’ju spiunoj; dua që të vazhdoj me ju. Kërkoj që të më bëni një favor të madh, duke më dërguar një mësues sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu të mund të ndjek i vendosur shembullin tuaj.»
Për Kongresin Krahinor «Lavdërues të gëzuar», të mbajtur në gusht të vitit 1995, Dëshmitarët siguruan një stadium të madh në zemër të Luandës. Vëllezërit zëvendësuan një pjesë të madhe të ndenjëseve prej druri, i lyen me bojë dhe riparuan sistemin hidraulik. Si reagoi publiku ndaj ftesës për të marrë pjesë? Përgjigjja ishte e jashtëzakonshme! Fundjavën e parë, turma e njerëzve zbriti deri në fushën e futbollit dhe mbushi hapësirën
poshtë vendeve të zbuluara. Delegatët u emocionuan kur mësuan që të pranishëm ishin 40.035 veta. Fundjavën tjetër erdhën 33.119 veta të tjerë. Gjithsej, u pagëzuan 1.089 persona.Meqë në tërë vendin kishte më pak se 26.000 Dëshmitarë të Jehovait, nga erdhën gjithë këta njerëz? Ata ishin angolezë të cilët po shfaqnin interes për mesazhin e Biblës që mësonin Dëshmitarët e Jehovait. Një gazetar nga një agjenci lajmesh në Luanda tha: «Në stadiumin Kokeros po ndodh diçka e paparë. Rreth 60.000 njerëz nga të gjitha shtresat shoqërore po marrin pjesë në kongresin krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait. Është me të vërtetë për t’u shënuar; burra, gra, fëmijë dhe njerëz të moshuar të gjithë të mbledhur së bashku . . . po dëgjojnë inkurajimin për të lavdëruar Perëndinë e tyre Jehova.»
Ata që vërenin delegatët tek mbërrinin u prekën nga fakti që me gjithë të ardhurat e kufizuara, ishin të tërë të rregullt e të pastër. Gjatë sesioneve, delegatët ishin të vëmendshëm. Dukej se të vetmit që vinin vërdallë ishin përcjellësit që bënin numërimin.
Një zëvendësministër i qeverisë, i cili ndoqi plotësisht sesionin e së dielës paradite komentoi: «Jam i mahnitur! Ç’ndryshim që ka midis njerëzve brenda këtij stadiumi dhe atyre jashtë! Jam i prekur nga vlera praktike e programit tuaj. Përgëzime!»Dëshmitarët angolezë kishin lexuar për kongreset e mëdha të popullit të Jehovait që mbaheshin në pjesë të tjera të botës. Por tani ata po ndiqnin një në vendin e tyre. Çfarë bekimi pas vitesh këmbënguljeje në kohëra vërtet të vështira! Ishin të mbushur me frikë përnderuese. Zemrat e tyre ishin mbushur me falënderim për Jehovain që i lejoi të bëheshin pjesë e familjes së tij të veçantë në tokë në këtë kohë të rëndësishme të historisë njerëzore.
Angola bëhet degë
Predikimi i lajmit të mirë po zgjerohej me të shpejtë. Gjatë viteve 1994-1996, lajmëtarët u rritën në numër me një mesatare prej 14 për qind çdo vit. Maksimumi i lajmëtarëve arriti 28.969 dhe numri i studimeve biblike në shtëpi kaloi shifrën 61.000. Kur Shoqata e Dëshmitarëve të Jehovait u regjistrua në vitin 1992, atje kishte 213 kongregacione; rreth vitit 1996 ato kishin arritur në 405. Prania e 108.394 personave në Përkujtim atë vit tregonte për një grumbullim të bollshëm.
Duke e ndryshuar zyrën e Luandës në degë, mund të lehtësohej trajtimi i nevojave lokale. Kështu, më 1 shtator 1996, në Angolë filloi të vepronte një zyrë dege. Trupi Udhëheqës emëroi në Komitetin e Degës tre vëllezër që tashmë po shërbenin me besnikëri në komitetin e vendit: Zhoao Mankoka, Domingush Mateus dhe Silveshtre Simao. Dy të tjerë, që ishin misionarë, u caktuan që të shërbenin bashkë me ta: Zhozé Kazimiru dhe Stiv Stariki.
Për të ndihmuar në përgatitjen për të bërë tranzicionin, Dagllas Gesti, nga dega e Portugalisë, vizitoi Angolën në qershor të vitit 1996. Ai u foli të 56 anëtarëve të familjes Bethel rreth
nevojës për të dhënë një shembull të shkëlqyer në të gjitha gjërat. Një program special për 5.260 pleq dhe pionierë, bashkë me gratë e tyre, nga pjesa më e madhe e Luandës përmbante intervista të anëtarëve të Komitetit të Degës dhe të vëllezërve të tjerë të vjetër, të cilët kujtuan pika kryesore nga historia e popullit të Jehovait në Angolë. Vëllai Gest u foli atyre për guximin që vjen kur i besojmë Jehovait dhe i drejtohemi Atij për forcë.E vërteta disponohet në gjuhën e tyre
Zbulesa 7:9 thotë që «një shumicë e madhe» njerëzish «nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët» do të bashkohej në adhurimin e Jehovait. Angola, pa dyshim, përfshihet në këtë profeci. Atje ka 42 gjuhë dhe shumë dialekte të folura. Prej tyre, umbundu, kimbundu dhe kikongo janë gjuhët vendëse që përdoren më gjerësisht.
Për vite me radhë, mbledhjet e kongregacionit shpesh përfshinin përkthimin e materialit të studimit nga portugalishtja në të paktën një gjuhë vendëse. Me qëllim që të kishin materialin e tyre të studimit, njerëzit duhej të mësonin portugalisht, por mundësitë për arsimim ishin të kufizuara. Një nga botimet e para që u vu në dispozicion në gjuhën umbundu ishte broshura «Ky lajm i mirë i Mbretërisë». Në vitin 1978, kur një plak mori një kopje, komentoi: «Me këtë broshurë në umbundu, Musamidishi [tani Namibe] do të ketë më shumë se 300 lajmëtarë. Shumica e njerëzve në këtë zonë flasin dhe lexojnë këtë gjuhë. Ky është një bekim i vërtetë!» Kaq i madh ka qenë ai bekim në Namibe, saqë tani atje ka 1.362 lajmëtarë në 21 kongregacione.
Por, për të prekur zemrat e popullit angolez duhej bërë më shumë duke e dhënë lajmin e mirë në gjuhët e tyre. Duhej përgatitur terreni për një Repart të kompletuar Përkthimi. Pak kohë pasi Dëshmitarët e Jehovait u regjistruan ligjërisht në vitin 1992, në degën e Afrikës së Jugut u dërguan tre përkthyes të ardhshëm që të merrnin stërvitje paraprake. U siguruan kompjutera. Më pas
Kit Uigili dhe gruaja e tij, Evelina, erdhën nga Afrika e Jugut për të dhënë ndihmë në organizimin e repartit të ri dhe në përdorimin e programeve kompjuterike për përkthim të Shoqatës.Në gjuhët vendëse filloi të sigurohej një sasi gjithnjë e më e madhe literature. Në gjuhën umbundu, u botuan broshura të tilla, si Gëzo jetën në tokë përgjithmonë! dhe A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? Më pas ato, bashkë me disa fletushka, u vunë në dispozicion në gjuhët kikongo dhe kimbundu. Në vitin 1996, dolën në të tria gjuhët libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme dhe broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Një mbikëqyrës krahinor raportoi se në një nga kongregacionet që kishte vizituar, duke përdorur një prezantim shumë të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë, mundi të fillonte 90 studime biblike në një javë. Vitin që pasoi u vu re që numri i kongregacioneve u rrit nga 478 në 606.
Ç’bekim ishte për vëllezërit që mund të dëgjonin e lexonin të vërtetat biblike në gjuhën e tyre! Në vitin 1998, u mbajt në Huambo i pari kongres krahinor i plotë në gjuhën umbundu. Pjesëmarrja ishte më shumë se 3.600 veta. Me zemrat plot çmueshmëri, delegatët dëgjoheshin të thoshin: «Jehovai nuk na ka harruar!» Dëshmia e këtij meraku të dashur u shtua kur Kulla e Rojës u vu në dispozicion në gjuhën umbundu, duke filluar me numrin e 1 janarit 1999.
Nevojë urgjente për Salla Mbretërie
Për shumë vite, për shkak të ndalimit që i ishte bërë veprës së tyre, Dëshmitarët e Jehovait në Angolë nuk kishin pasur Salla Mbretërie. Që nga viti 1992, numri i kongregacioneve vetëm në Luandë është rritur nga 147 në 514. Në të gjithë vendin, numri i kongregacioneve është rritur në 696, një rritje prej më shumë se 200 për qind. Në shumë kongregacione mesatarja e pjesëmarrjes në mbledhje është nga 200 deri 400 persona. Asambletë dhe kongreset në vitin 1998 raportonin një pjesëmarrje katër herë më të madhe se numri i lajmëtarëve. Nevojiten me urgjencë vende të përshtatshme mbledhjeje.
Qyteti i Lubangos pati Sallën e tij të parë të Mbretërisë në vitin 1997, Lobito në korrik të 1998-s dhe Viana (tamam në jug të Luandës) në nëntor të vitit 1999. Me ndihmën e programit ndërkombëtar të ndërtimit të Sallave të Mbretërisë, që vepron tani, po bëhet më shumë përparim.
Është projektuar që në Angolë të përdoret një Sallë Mbretërie e lëvizshme, me skelet çeliku, e hapur nga të dyja anët. Përse e lëvizshme? Ndonëse bëhen përpjekje për të marrë dokumentet zyrtare të një toke, mund të vijë dikush, madje edhe pasi është ndërtuar ndërtesa dhe të pretendojë që është pronari i ligjshëm i pronës. Salla e Mbretërisë është projektuar në mënyrë që të mund të spostohet nëse është e nevojshme. Për sa i përket stilit të hapur nga të dyja anët, kjo është më e rehatshme në këtë klimë të nxehtë. Në maj të vitit 2000 mbërritën materialet për ndërtesën e parë të parafabrikuar. Ka vetëm 24 Salla Mbretërie të stileve dhe madhësive të ndryshme në vend dhe gjatë pesë viteve të ardhshme do të nevojiten edhe 355 të tjera. Shpresohet që ajo që po bëhet tani të ndihmojë për të plotësuar nevojën urgjente.
Përveç punës që bëhet për Sallat e Mbretërisë, për të ardhmen po planifikohet një Sallë Asamblesh me skelet çeliku, e hapur nga të dyja anët, me 12.000 vende.
Respekt ndaj shenjtërisë së gjakut
Për të përmbushur një nevojë tjetër, në tetor të vitit 1996, në qindra kongregacionet e Luandës dhe të rrethinave të saj, filloi të shërbejë një Komitet i Lidhjes me Spitalet (KLS), që përbëhet nga dhjetë pleq të dashur. Dëshmitarët vendës ishin të prekur Veprat 15:28, 29.
nga fakti që vëllezër të stërvitur mirë ishin në dispozicion për t’i ndihmuar që të merrnin trajtimin mjekësor, i cili mbante parasysh dëshirën e tyre për t’u ‘përmbajtur nga gjaku’.—Ndërtesat mjekësore që mbijetuan nga lufta ishin mirëmbajtur shumë pak që nga mesi i viteve 70. Ilaçet mungonin. Në këto kushte të vështira, a do të ishin të gatshëm mjekët që të bashkëpunonin me Dëshmitarët e Jehovait për të krijuar një program të mjekimit dhe të kirurgjisë pa gjak? Në fillim, shumica e mjekëve dhe e administratorëve të spitaleve reaguan negativisht ose i shtynë takimet. Më pas doli një situatë e ngutshme mjekësore.
Një vëlla nga provinca e Malanjes u shtrua në spitalin Ameriku Boavida të Luandës për të operuar një tumor në stomak. Një anëtar i KLS-së e shoqëroi gruan e vëllait për të vizituar kirurgun. Dy Dëshmitarët i priti dr. Zhajmé de Abreu, kryekirurgu i spitalit. Për habinë e tyre, ai i njihte
Dëshmitarët e Jehovait, si dhe qëndrimin e tyre ndaj gjakut, dhe kishte dëgjuar rreth programit për kirurgjinë pa gjak kur kishte qenë me pushime në Portugali.Me bashkëpunimin e dr. De Abreut, u krye një operacion i suksesshëm pa gjak. Më vonë, vëllezër nga KLS-ja u takuan me dr. De Abreun dhe ekipin e tij për të dhënë informacion të mëtejshëm. Tani pesë mjekë po bashkëpunojnë me Dëshmitarët, duke respektuar qëndrimin e tyre ndaj gjakut.
Më shumë punëtorë për korrjen
Me t’u zgjidhur nevojat e shumta organizative dhe të literaturës, iu kushtua më shumë vëmendje interesit të madh që po tregohej në fushë. Sa mirë i përshtateshin Angolës fjalët e Jezuit: Mat. 9:37) Raportet tregonin se dhjetra qytete kishin nevojë për ndihmë, me qëllim që të kujdeseshin për ata që tregonin interes për të vërtetën.
«Po, e korra është e madhe, por punëtorët janë pak.» (Për të plotësuar këtë nevojë, Shoqata dërgoi edhe 11 misionarë të tjerë për të ndihmuar në «korrje». Disa u caktuan në qytetet bregdetare të Benguelës dhe Namibes. Por Jehovai kishte bërë që pjesa më e madhe e punëtorëve të dilte nga vetë angolezët. Vetëm gjatë pesë viteve të kaluara, u pagëzuan rreth 21.839 njerëz, duke iu bashkuar kështu turmës së lavdëruesve të dedikuar të Jehovait në këtë vend.
Sytë e Jehovait janë mbi ta
Ka qenë e pamundur që të dërgoheshin vëllezër me përvojë në të gjitha zonat ku ka interes për Fjalën e Perëndisë. Cili ka qenë rezultati? Ka pasur shumë prova që tregojnë se vepra drejtohet jo nga njeriu, por nga fryma e Perëndisë. (Zah. 4:6) Sytë e Jehovait janë mbi gjithë shërbëtorët e tij, si edhe mbi të tjerë, të cilët në mënyrë të çiltër dëshirojnë ta njohin dhe t’i shërbejnë Perëndisë së vërtetë.—Psal. 65:2; Prov. 15:3.
Disa fshatarë nga provinca e Kuanza-Nortes bënë një udhëtim deri në Luandë dhe atje morën disa revista nga Dëshmitarë që po i shpërndanin në rrugë. Pasi panë lajmin e mirë që përmbanin, fshatarët vendosën se duhej të ndiqnin shembullin e Dëshmitarëve në Luandë dhe t’i ndanin revistat me të tjerët. Ata, gjithashtu, kuptuan nevojën për t’u mbledhur së bashku, kështu një burrë nga grupi bëri sa mundej për të drejtuar mbledhjet. Sidoqoftë, meqë fshati i tyre ndodhet larg, autoritetet vendëse nuk i kishin marrë vesh ende lajmet që Dëshmitarët e Jehovait ishin regjistruar ligjërisht tre vjet më parë. Për këtë arsye, fshatarët nuk lejoheshin të mblidheshin publikisht. Pa u dorëzuar, ata mblidheshin në pyll.
Më në fund, në zyrën e Luandës arritën njoftime se njerëz në Kilombu-dus-Dembus kërkonin ndihmë për të organizuar një
kongregacion. Në fshat u dërgua një mbikëqyrës qarkor në tetor të vitit 1997 dhe gjatë vizitës së tij mbledhjen e ndoqën 140 veta. Ai mbante gjithmonë me vete një kopje të statutit të Shoqatës së Dëshmitarëve të Jehovait, kështu që ishte në gjendje të provonte para autoriteteve vendëse që Dëshmitarët e Jehovait janë një organizatë që vepron ligjërisht. Grupi tani është i lumtur që mund të mblidhet publikisht dhe midis tyre ka edhe pionierë të cilët tani ndihmojnë të interesuarit e shumtë.Në vitin 1996, Ana Maria Filomena më në fund erdhi në një qytet të vogël në provincën Bié. Atje bëri të pamundurën që të përhapte lajmin e mirë dhe në pak kohë një grup njerëzish të interesuar mblidheshin çdo javë për një studim libri dhe për të studiuar Kullën e Rojës. Ana Maria drejtonte mbledhjet, sepse atje nuk kishte në dispozicion asnjë vëlla të pagëzuar. Një ditë mori vesh se një komandant ushtarak i shkallës së lartë i asaj zone, do të vinte në mbledhjen e tyre ditën e diel, për të parë me sytë e tij atë që mësohej aty. Ai erdhi, bashkë me dy ushtarë. Me sa duket, i pëlqeu ajo që dëgjoi, sepse para se të largohej tha: «Vazhdojeni veprën tuaj pa frikë në këtë territor.» Ai grup i vogël tani quhet kongregacioni Umbundu Kujtu-Bje-Syl, me 40 lajmëtarë dhe me 150 të pranishëm në mbledhjen e së dielës.
Për shkak se kishin qenë të izoluara për rreth dy vjet, kongregacionet në provincën Uige nuk kishin marrë ushqimin e nevojshëm frymor. Një Dëshmitar i shpjegoi problemin një të afërmi i cili bënte udhëtime të rregullta me avion për të transportuar furnizime. I afërmi pranoi me mirësjellje të transportonte, pa asnjë pagesë, në fluturimin e ardhshëm mbikëqyrësin qarkor, një pionier special dhe 400 kilogramë literaturë. Kur arritën, vëllezërit gjetën një kongregacion që po kujdesej për pesë grupe të veçuara. Çdo grup mbante mbledhje me 50 deri 60 persona të interesuar të pranishëm.
Në fillim të vitit 1996 në po atë provincë, një mbikëqyrës qarkor vizitoi një kongregacion që kishte qenë i ndarë nga pjesa tjetër
e organizatës për më shumë se katër vjet. Çfarë gjeti ai? Megjithëse aty kishte vetëm 75 lajmëtarë, fjalimi i tij publik u ndoq nga 794 persona. Qartë, jetesa në një zonë të veçuar nuk e kishte pakësuar zellin e këtyre vëllezërve për t’u predikuar lajmin e mirë të tjerëve.Nga zona e Gabelës, disa kilometra në jug të Luandës, erdhën raporte të ngjashme për një interes të madh për të vërtetën. Një pionier atje drejton pesë Studime të Librit të Kongregacionit, nga një në çdo natë gjatë javës. Ai, gjithashtu, ‘i lutet Zotërisë të së korrës që të dërgojë më shumë punëtorë’.—Mat. 9:37, 38.
«Konflikti më tragjik i kohërave tona»
Vepra e Dëshmitarëve të Jehovait për të shpallur lajmin e mirë anembanë Angolës bëhet edhe më befasuese kur konsiderohet gjendja brenda vendit. Një raport i Kombeve të Bashkuara e përshkruan luftën civile të Angolës si «konfliktin më tragjik të kohërave tona». Duke u nisur nga vuajtjet njerëzore që kanë ndodhur, ky përshkrim zor se mund të kundërshtohet. Madje edhe pas armëpushimit, u raportua se në ditë vriteshin 1.000 njerëz. Në mars të vitit 2000, gazeta The New York Times thoshte: «Lufta në Angolë, një shtet me 12 milionë banorë, ka shkaktuar një milion të vdekur dhe tani janë të shpërngulur nga shtëpitë e tyre tre milionë banorë.»
Edhe sikur të gjitha armët të pushonin, pasojat e luftës do të mbeten. Angola ka një nga përqendrimet më të mëdha të minave tokësore në botë dhe vlerësohen rreth 70.000 të gjymtuar si pasojë e shpërthimeve të minave—shifra më e lartë në botë. Është e pabesueshme të mendosh që minat vazhdojnë të vendosen ende nga palët ndërluftuese. Kjo bën që bujqit të lënë fushat e tyre dhe të ketë mungesë të dëshpëruar të ushqimeve për popullsinë.
Dëshmitarët e Jehovait nuk dolën të padëmtuar nga kjo dhunë. Në provincën e Kuanza-Nortes, katër Dëshmitarë dhe një person i interesuar u vranë nga një shkëmbim zjarri midis trupave qeveritare dhe ushtrisë së rezistencës. Disa janë vrarë në aksidente nga minat tokësore dhe nga shpërthime të rastësishme të bombave
në tregje. Në vitin 1999, katër Dëshmitarë humbën jetën, ndërsa po përpiqeshin t’u dërgonin ushqime dhe furnizime të tjera të bashkëkrishterëve në Huambo. Lumturisht, aksidente të tilla kanë qenë të rralla.Bashkë me të tjerët, Dëshmitarët e Jehovait kanë vuajtur shumë nga mungesat e ushqimeve, veshjeve dhe strehimit. Kur lufta civile u shkallëzua në vitin 1999, një numër prej 1.700.000 personash, duke përfshirë shumë Dëshmitarë të Jehovait, u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre. Njerëzit që iknin nga lufta, shpesh, largoheshin me të afërmit që tashmë jetojnë në shtëpi të tejmbushura. Megjithëse janë nën presion të madh për të siguruar për familjet e tyre, pleqtë vazhdojnë të kujdesen për nevojat frymore të vëllezërve. Fjalët nuk mund ta tregojnë thellësinë e çmueshmërisë që kanë këta Dëshmitarë për të bashkëkrishterët e tyre në Itali, Portugali dhe Afrikën e Jugut, të cilët kanë reaguar ndaj gjendjes së tyre të vështirë dhe kanë siguruar shumë kontejnerë me ushqime, veshje dhe furnizime mjekësore shumë të nevojshme.
Shembuj të gjallë besimi
Ashtu si zjarri i madh përdorej në kohët e lashta për të pastruar arin, edhe sprovat që kanë duruar shërbëtorët e Perëndisë prodhojnë besim të një cilësie të provuar. (Prov. 17:3; 1 Pjet. 1:6, 7) Mijëra Dëshmitarë të Jehovait në Angolë, të rinj ose të moshuar, kanë besim të një cilësie të tillë të provuar.
Karlus Kadi, një shërbëtor prej shumë kohësh, i cili më shumë se një gjysmë shekulli më parë bashkë me Zhoao Mankokën mësoi në Kongon Belge të vërtetat e çmuara të Biblës, vëren: «Qëndrimi i guximshëm e i vendosur i vëllezërve tanë, duke përfshirë edhe shumë që kanë dhënë jetën, ka bërë që të jepet një dëshmi e fuqishme. Kjo është bërë e mundur jo vetëm nga veprimet, por edhe nga fjalët e tyre të guximshme para shumë autoriteteve.»
Njëri që ka dhënë një dëshmi të tillë është Antunish Tiagu Paulu. Ai u trajtua brutalisht nga njerëz që u përpoqën të thyenin asnjanësinë e tij të krishterë. Sot, shërben si anëtar i familjes
Bethel të Angolës bashkë me të tjerë që u torturuan në mënyrë të ngjashme, si: Zhustinu Sezar, Domingush Kambongolu, Antoniu Mufuma, David Misi dhe Migel Netu. Alfredu Çimbaia, i cili kaloi më shumë se gjashtë vjet në burg, tani shërben, bashkë me gruan e tij, në veprën qarkore.Një motër pa burrin e saj të merrej me forcë nga familja e të vritej nga një fis rival. Ajo u paralajmërua që nëse dëshironte të qëndronte e gjallë, duhej të ikte në Republikën Demokratike të Kongos. Për të vajtur atje ajo duhej të udhëtonte me katër fëmijët e saj. Për këtë iu deshën dhjetë muaj. Para se të fillonte udhëtimi, ajo nuk e dinte që ishte shtatzënë dhe para se të mbërrinte në Kongo, pati një fëmijë. Megjithatë, në mënyrë të trishtueshme, fëmija vdiq. U lut pa pushim. Tha se në një situatë të tillë, kur nuk ke asnjë rrugëdalje, duhet ta hedhësh barrën tënde mbi Jehovain. (Psal. 55:22) Nëse nuk e bëni këtë, do të jepeni pas mëshirimit të vetes dhe do të pyetni: «Përse mua, o Jehova?» Kjo motër ishte kaq mirënjohëse vetëm që ishte e gjallë, saqë me të mbërritur në Kinshasë shërbeu si pioniere ndihmëse gjatë muajit të parë që qëndroi aty.
«Perëndisë nuk i vjen turp për ta»
Ajo që apostulli Pavël shkroi për burrat dhe gratë me besim në kohët e lashta u përshtatet mirë shërbëtorëve të Jehovait në Angolë. Fjalët e tij mund të parafrazohen si më poshtë: ‘E ç’të themi më? Sepse nuk do të na dilte koha, po të vazhdonim të tregonim të gjithë shembujt e besimit të atyre që i shpëtuan tehut të shpatës, të cilët nga të dobët u bënë të fuqishëm dhe u torturuan, sepse nuk pranonin çlirim nëpërmjet ndonjë kompromisi. Ata e morën sprovën e tyre me të përqeshura e të fshikulluara, në fakt, më shumë se kaq, me vargonj dhe burgje. U sprovuan, ishin në nevojë, në shtrëngim, nën keqtrajtim; dhe bota nuk ishte e denjë për ta.’ (Hebr. 11:32-38) Ndonëse u përçmuan nga ata që i persekutuan, ndonëse shumë jetojnë në nevojë për shkak të luftës e anarkisë, «Perëndisë nuk i vjen turp për ta, të thirret si Perëndia i tyre», sepse i mbajnë sytë të fiksuar fort në përmbushjen e premtimeve të tij.—Hebr. 11:16.
Megjithëse vazhdojnë të provojnë ndikimet e dhimbshme të kalërimit të shfrenuar të kalorësve të Zbulesës, Dëshmitarët e Jehovait në Angolë janë thellësisht të vetëdijshëm për bekimet e Perëndisë. Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 40.000 lajmëtarë në këtë vend dedikuan më tepër se 10.000.000 orë për t’u folur të tjerëve rreth lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Ishin duke drejtuar, mesatarisht çdo muaj, më shumë se 83.000 studime biblike në shtëpi me persona të interesuar. Dëshira e zjarrtë e lajmëtarëve të Mbretërisë në Angolë është që të ndihmojnë sa më shumë njerëz që është e mundur, për të pasur mundësi të zgjedhin jetën e vërtetë që Perëndia jep me anë të Jezu Krishtit. E sa të gëzuar ishin kur, me gjithë kushtet e paqëndrueshme në vend, më shumë se 181.000 persona u mblodhën për Përkujtimin vjetor të Darkës së Zotërisë. Ata shohin dëshmi të bollshme se fushat janë ende të bardha për korrje.—Gjoni 4:35.
Bashkë me vëllezërit e tyre të krishterë anembanë botës, Dëshmitarët e Jehovait në Angolë kanë besim të plotë në fitoren përfundimtare të Mbretit e Udhëheqësit të tyre qiellor, Jezu Krishtit. (Psal. 45:1-4; Zbul. 6:2) Pavarësisht nga sprovat që përballojnë, vendosmëria e tyre është të jenë shërbëtorë besnikë të tij dhe Dëshmitarë të besueshëm të Perëndisë së tyre të dashur Jehova.—Psal. 45:17.
[Diçitura në faqen 68]
‘Megjithëse gjendja jonë fizike është e rëndë, jemi të shëndetshëm frymësisht. Kjo që po ndodh është pikërisht ajo që u paratha në Bibël.’
[Diçitura në faqen 73]
Ata studiuan Biblën dhe filluan të predikonin. Pas pak kohësh u dëbuan për në Angolë.
[Diçitura në faqen 78]
«Më e keqja është të më vrasësh. A mund të bësh më shumë se kaq? Megjithatë, nuk do të heq dorë nga besimi im.»
[Diçitura në faqen 82]
Ai ishte i bindur që kishte gjetur të vërtetën. Por, sa e vlerësoi atë?
[Diçitura në faqen 85]
Në burg ata u predikonin mureve për çfarëdo argumenti biblik që u vinte ndër mend.
[Diçitura në faqen 89]
Shenjat e luftës i rrethonin, por ata ngulmonin në shërbimin e tyre.
[Diçitura në faqen 91]
Barinjtë e krishterë bënë në mënyrë të rregullt vizita të shkurtra, kur shkonin e kur ktheheshin nga puna. Shpesh lexonin disa shkrime me familjen.
[Diçitura në faqen 96]
«Në rregull, unë do të them ‘rroftë!’» Të gjithë po pritnin. Më në fund, djali i vogël bërtiti me zë të lartë: «Rroftë Jehovai!»
[Diçitura në faqen 103]
«U largova nga Angola me lutje në zemër dhe me lot në sy për këta vëllezër që, ndonëse vuajnë, buzëqeshin për shpresën e mrekullueshme që kanë.»
[Diçitura në faqen 108]
«E mbante secilin nga fjalimet e tij 7 deri 21 herë. Aktiviteti i javës ishte i ngjeshur dhe i lodhshëm.»
[Diçitura në faqen 111]
Në shoqërinë patriarkale ku jetonte, ai ishte kryetari. U bë i njohur si njeriu i Perëndisë.
[Diçitura në faqen 116]
Nën presionin për të shkelur asnjanësinë e tyre të krishterë, qëndruan të palëkundur në vendosmërinë për të ecur në udhët e Jehovait.
[Diçitura në faqen 124]
«Sa mirënjohës i ishim Jehovait, organizatës dhe vëllezërve tanë të dashur që rrezikuan jetën për vëllezër që as nuk i njihnin!»
[Diçitura në faqen 128]
Publiku vërejti asnjanësinë e rreptë të Dëshmitarëve të Jehovait.
[Diçitura në faqen 138]
Ka 696 kongregacione, por vetëm 24 Salla Mbretërie.
[Harta dhe figurat në faqen 81]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Oqeani Atlantik
REP. DEM. E KONGOS
ANGOLË
Luandë
Malanzhi
Lobito
Benguela
Huambo
Lubango
Namibe
Baia-dush-Tigrish
NAMIBI
[Figura që zë gjithë faqen 66]
[Figurat në faqen 71]
Grei dhe Olga Smith
[Figura në faqen 74]
Xhon Kuk (në qendër) me Zhoao Mankokën (djathtas) dhe Sala Filimon (majtas), të cilët ishin ndër të parët që morën një qëndrim të vendosur ndaj adhurimit të vërtetë në Angolë
[Figura në faqen 87]
Asamble entuziaste gjatë një periudhe lirie në vitin 1975
[Figura në faqen 90]
Një vend i shkatërruar nga lufta
[Figurat në faqen 102]
«Kuzhina», vendi ku përgatitej ushqimi frymor
[Figura në faqen 104]
Silveshtre Simao
[Figurat në faqen 123]
Ndihma humanitare për Angolën duke u ngarkuar në Afrikën e Jugut
[Figura në faqen 126]
Lart: Mbledhje speciale me pleq dhe pionierë të rregullt në Luandë
[Figura në faqen 126]
Dagllas Gest (majtas), në Angolë në vitin 1991, me Zhoao e Maria Mankokën dhe Mario Olivejrën
[Figura në faqen 131]
Zyra e parë e përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait në Luandë
[Figurat në faqen 134]
Kongresi Krahinor «Lavdërues të gëzuar» u ndoq nga 73.154 të pranishëm në Luandë
[Figura në faqen 139]
Një strukturë me çati metalike që shërben si një nga 24 Sallat e Mbretërisë në Angolë
[Figura në faqen 140]
Komiteti i degës (nga e majta në të djathtë): Zhoao Mankoka, Stiv Stariki, Silveshtre Simao, Domingush Mateus, Zhozé Kazimiru
[Figura në faqet 140, 141]
Familja Bethel në Angolë në vitin 1996, kur u formua dega
[Figurat në faqen 142]
Disa nga shumë anëtarë të familjes Bethel që e sprovuan besimin gjatë keqtrajtimit të ashpër: (1) Antunish Tiagu Paulu, (2) Domingush Kambongolo, (3) Zhustinu Sezar
[Figura në faqen 147]
Karlos Kadi