Ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar
Ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar
GJATË vitit 2000, Dëshmitarët e Jehovait përreth globit shfaqën dukshëm në Sallat e Mbretërisë këtë shkrim: «Ne nuk jemi lloji që sprapset . . . por lloji që ka besim.» (Hebr. 10:39) Ajo që thuhet në këtë shkrim karakterizon frymën që shfaqin rreth e rrotull botës, ndërsa kryejnë shërbimin e tyre. Është e vërtetë, disa e kanë të vështirë të flasin me njerëzit e panjohur; disa rrethana mund t’i bëjnë të ndihen të pasigurt. Megjithatë, me besim te Jehovai, ata vazhdojnë t’u binden urdhërimeve të tij.
Raporti mbarëbotëror në faqen 31 përmban disa tregues domethënës të asaj që ata kanë kryer me bekimin e Jehovait gjatë vitit të shërbimit që mbaroi më 31 gusht. Hollësi të mëtejshme
gjenden në tabelën në faqet 32-39. Përveç kësaj, duhen përmendur në mënyrë të veçantë kongreset që u mbajtën.Kongrese për zbatuesit e Fjalës së Perëndisë
Në dhjetor të vitit 1999, të gjithë Dëshmitarëve të Jehovait, bashkë me personat e tjerë të interesuar, iu bë ftesa për të marrë pjesë në Kongresin Krahinor «Zbatues të Fjalës së Perëndisë». I pari prej këtyre kongreseve u mbajt në Long-Biç të Kalifornisë, SHBA, nga 19 deri më 21 maj 2000. Para se kjo seri kongresesh të përfundojë, në fillim të vitit 2001, do të mbahen edhe qindra të tjerë në mbarë botën.
Programi e përqendroi vëmendjen te Jehovai, Bërësi i gjërave të mrekullueshme. U inkurajuam që të mos i harrojmë gjërat që ai ka bërë, por ta lavdërojmë me gjithë zemër. (Psal. 9:1; 103:2) U dhanë këshilla praktike rreth jetës familjare dhe përballimit të gjembave në mish. U nxitëm që të punojmë sa më shumë për të kultivuar gjendjen frymore, jo të jemi dëgjues harraqë, por t’i bindemi Fjalës së Perëndisë dhe të vazhdojmë t’u tregojmë të tjerëve për veprat e mrekullueshme të Jehovait. Përvojat dhe intervistat, bashkë me fjalimet, theksuan vlerën praktike të asaj që u diskutua dhe bënë që zemrat të prekeshin shumë. Një dramë e fuqishme biblike me titull «Shembuj paralajmërues për ditët tona», na ndihmoi që të qëndrojmë të fortë ndaj sjelljes që mund të rrënojë marrëdhënien e një personi me Jehovain. Gjithashtu, u ndërtuam nga trajtimet e thella që iu bënë profecive të librave biblikë të Isaisë e të Sofonisë.
Midis vendeve ku u mbajt kongresi ishte edhe Nepshtadion, stadiumi më i madh në Hungari. Më shumë se 22.000 veta ishin të pranishëm ditën e hapjes. Ata që i kishin vënë veshin inkurajimit për të qenë të pranishëm që nga fillimi nuk do të ndiejnë kurrë keqardhje. Në përfundim të programit të
paradites, u mbajt një fjalim special nga Gerrit Lësh, një anëtar i Trupit Udhëheqës, gjatë të cilit u prezantua Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në hungarisht. Po atë muaj, në kongrese të tjera, Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re u prezantua edhe në rumanisht e shqip.Në Shqipëri, ndonëse më vonë do të mbaheshin edhe kongrese në qytete të tjera gjatë muajit, Dëshmitarë nga e gjithë Shqipëria, si edhe nga Kosova iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në programin e ditës së parë në Tiranë. Sa u gëzuan kur u prezantua Bibla në gjuhën shqipe! Një vëlla i ri tha: «Duke lexuar këtë përkthim të Biblës, ajo jo vetëm që u bë më e qartë dhe më e kuptueshme për mua, por u nxita që ta dua edhe më shumë atë.» Gjithashtu, një motër pioniere e rregullt, rreth të 60-ave, dikur anëtare komuniste e parlamentit, shkroi: «Sa e mrekullueshme! Vetëm pasi studioj këtë përkthim jam në gjendje të çmoj se sa e bukur është Bibla, me prozën, poezinë dhe tregimet e rrjedhshme të saj. Mund të përfytyrohen qartë ngjarje mjaft prekëse. Kur lexoj se si Jezui kreu mrekulli, si e shanë dhe e tallën, ndiej emocione të thella që nuk i kam provuar më parë!»
Në kongreset që u mbajtën në Republikën e Çekisë, përveç gjërave të tjera të mira që u dhanë në kongreset e shumë vendeve, delegatët ishin të kënaqur që morën Përkthimin Bota e Re, botimi me Referime, i cili përmban referime e shënime të bollshme anësore, si një ndihmë më shumë në studimin e kujdesshëm të Fjalës së Perëndisë. Kur u njoftua dalja e këtij botimi, shumë kongresistë në Pragë e Ostravë u ngritën në këmbë me duartrokitje të gjata.
Natyrisht, në fillim të vitit të shërbimit, në disa pjesë të tokës vazhdonin të mbaheshin Kongreset Krahinore me temë «Fjala profetike e Perëndisë». Për t’u dhënë këtë informacion jetësor njerëzve të sa më shumë kombeve e gjuhëve u bë një përpjekje serioze. Në Meksikë, sa për të bërë një shembull, u mbajtën 190 Kongrese Krahinore «Fjala profetike e Perëndisë», me një pjesëmarrje të përgjithshme prej 1.073.667 personash. Programi u paraqit drejtpërsëdrejti në gjuhët spanjolle, angleze, maja dhe meksikane me shenja, si dhe u përkthye në gjuhët masateko, mikse dhe tsotsil. Pengesat gjuhësore bien kur njerëz nga të gjitha llojet përfitojnë nga gjykimi i thellë që na jep Bibla, për sa u takon gjërave të mrekullueshme që Perëndia ka ruajtur për njerëzimin.
Përballimi i situatave të vështira
Edhe një herë, gjatë vitit të kaluar, u dha një dëshmi e madhe për Perëndinë Jehova dhe Mbretërinë e tij Mesianike. Në këtë vepër mori pjesë një maksimum prej 6.035.564 lajmëtarësh. Mesatarisht, gjatë vitit të kaluar, 805.205 veta morën pjesë në shërbimin e pionierit. Gjatë muajit prill shuma e përgjithshme e pionierëve arriti deri në 1.418.062 veta. Më shumë se një miliard orë iu kushtuan përsëri dhënies së dëshmisë publike gjatë këtij viti. Shumë veta, që morën pjesë në vepër, e bënë këtë në situata ku besimi i tyre iu nënshtrua sprovave të zjarrta. Megjithatë, në situata të ndryshme,
Dëshmitarët e Jehovait dhanë dëshmi se ‘nuk janë lloji që sprapsen’.Për shembull, për shumë muaj, Republika Demokratike e Kongos u copëtua nga lufta. Në pjesën lindore të vendit, e cila kryesisht, ishte e shkëputur nga komunikimi i drejtpërdrejtë me Kinshasën, ku ndodhet zyra e degës, ka më shumë se 30.000 lajmëtarë të Mbretërisë. Në disa zona, ushtarët i ndalojnë vazhdimisht civilët, duke përfshirë edhe Dëshmitarët e Jehovait, i marrin në pyetje dhe disa herë edhe i rrahin. Megjithatë, Dëshmitarët nuk e ndalin predikimin. Në këtë vend ka rreth 50 milionë banorë. Edhe këta kanë nevojë ta dëgjojnë lajmin e mirë. Mesatarisht, gjatë gjithë vitit, lajmëtarët atje kanë harxhuar rreth 13 orë në shërbimin në fushë, çdo muaj.
Besim të pakrahasueshëm kanë shfaqur edhe vëllezërit e motrat në Liberi. Sfidat e përditshme që hasin ata përfshijnë jo vetëm përballimin e vështirësive të rënda ekonomike, por edhe luftën me pasojat shkatërrimtare të sëmundjeve të tilla, si malaria e tifoja. Pothuajse të gjithë, të rinj e të moshuar, janë prekur. Për këtë arsye, reagimi ndaj thirrjes «A mund ta bëjmë prillin 2000 muajin tonë më të mirë?» ishte një dëshmi e fortë e besimit të vëllezërve, e zellit për Jehovain dhe e fuqisë që ka fryma e Jehovait në jetën e tyre. Pati një maksimum të ri të paarritur ndonjëherë më parë, me 3.193 lajmëtarë. Shuma e përgjithshme e pionierëve ndihmës e të rregullt ishte 32 për qind e numrit të lajmëtarëve që raportuan. Me gjithë këtë veprimtari, pjesëmarrja në Përkujtim e 16.875 personave i kaloi parashikimet e çdokujt dhe në muajin maj raportet treguan se po drejtoheshin 10.164 studime biblike.
Lufta civile 19-vjeçare e Sri-Lankës vazhdoi pa reshtur. Gjatë prillit 2000, luftime të rënda në gadishullin verior Jafna çuan në shpërnguljen e dhjetëra mijë njerëzve. Pesë kongregacione, duke përfshirë edhe 600 lajmëtarë e persona të interesuar, ndien pasojat e kësaj lufte. Lajmëtarët e panë të
nevojshme të jetonin në ambientet që ishin pronë e Sallës së Mbretërisë dhe në shtëpi të braktisura aty pranë. Si ishte jetesa në kushte të tilla? Një plak që ishte atje, shkroi: «Kudo, varfëria dhe të ushqyerit e keq janë shumë të dukshme. . . . Vëllezërit kanë humbur shtëpitë dhe gjërat e tyre. Gjithandej janë vendosur mina tokësore. Vëllezërit janë pa punë; fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë. Jeta është e mjerë. Por vëllezërit po qëndrojnë me frymën e Jehovait dhe ndihmën frymore. . . . Shohim dorën e Jehovait dhe e falënderojmë atë.» Këta vëllezër vazhduan të mbanin të gjitha mbledhjet, madje edhe duke gjetur vende të sigurta për të mbajtur asamblenë qarkore, megjithëse në grupe më të vogla se zakonisht. Në vend që t’i pakësonin përpjekjet në shërbimin në fushë, ata bënë më shumë për ta çuar lajmin e mirë te fqinjët e tyre.Situata ekonomike në Ukrainë bën që udhëtimi në shumë zona të jetë i vështirë. Megjithatë, për disa vjet, një motër në të 80-at, që e çmon privilegjin për t’i shërbyer Jehovait, udhëtonte më këmbë me orë të tëra, për të arritur në territorin ku predikon. Ajo, gjithashtu, bën 10 kilometra më këmbë nëpër male për të vajtur në mbledhje.
Dëshmitarët e Jehovait në Rumani shërbejnë përballë kundërshtimit të zjarrtë të klerit të Kishës Ortodokse. Në pritje të vizitës së mbikëqyrësit të zonës, Vili Gyrnonit, vëllezërit morën me qira një stadium futbolli në Bukuresht, për të mbajtur një fjalim special. Por për shkak të presionit nga ana e patriarkatit ortodoks, kontrata u prish. Megjithatë, disa ditë para vizitës së programuar, një person me pozitë ndërhyri për t’i ndihmuar vëllezërit që të merrnin me qira ambientin e bukur Sala Palatului (Salla e Pallatit), ku auditori prej 2.184 personash dëgjoi një fjalim me temën e kohës «Vazhdoni të provoni nëse jeni në besim». Me besim të sprovuar, më shumë se 38.000 lajmëtarët në Rumani vazhdojnë të predikojnë lajmin e mirë pa u dorëzuar. Midis tyre, janë mesatarisht
3.569 pionierë, ndonëse shumica e tyre e shohin të nevojshme që edhe të kenë një punë në kohë të plotë.Në Etiopi qeveria mbështet lirinë e fesë, të garantuar me kushtetutë, por kleri i shtyn anëtarët e kishave të tij kundër Dëshmitarëve të Jehovait. Çdo ditë, kur janë në shërbimin në fushë, Dëshmitarët mund të marrin shumë sharje të rënda. Por, kundërshtimi nuk mbaron me kaq. Disa pronarë shtëpish që janë fanatikë, gjithashtu, i rrahin me shkopinj dhe u gjuajnë me gurë lajmëtarëve. Megjithatë, me një besim të patundur, 6.166 Dëshmitarë të Jehovait vazhdojnë t’u japin lajmin e mirë të paqes të 62 milionë banorëve të kësaj pjese verilindore të Afrikës.
Kur Bejoma mësoi të vërtetën, në moshën 61-vjeçare, ishte analfabet. I etur për të vërtetën, kërkoi një studim biblik që të mbahej çdo ditë. Ai, gjithashtu, filloi të ushtrohej për të mësuar shkrim e lexim, kështu që do të mund t’i mësonte njerëzit e fshatit të tij në Madagaskar. Ndërsa ishte ende një lajmëtar i papagëzuar, u kthye në fshat dhe filloi të mbante mbledhjet. Vitin pasues u pagëzua. Tre vjet më vonë, u regjistrua si pionier. Por dëshmia në fshatin e tij nuk ishte e lehtë. Ndaj të interesuarve ushtrohej presion i madh. Në një rast, i tërë komuniteti u mblodh duke u përpjekur që t’i bënte të ndryshonin mendje. Anëtarët e familjes i janë drejtuar spiritizmit për t’ia dalë mbanë. Të afërmit e kanë kërcënuar vëllanë Bejoma se do ta vrasin, nëse shkon në shtëpinë e disa të interesuarve, kështu që studimi biblik mbahet në shtëpinë e vëllait. Me gjithë këtë kundërshtim, vepra e predikimit dhe mbledhjet nuk u ndërprenë. Në kohën që po shkruhej kjo përvojë, atje kishte katër lajmëtarë. Rreth 40 persona po ndiqnin mbledhjet.
Aktivistët ekstremistë të fesë judaike në Izrael vazhdojnë të mbajnë demonstrata të zhurmshme proteste ndaj veprës së Dëshmitarëve të Jehovait. Ata i ndjekin nga pas lajmëtarët në
veprën e dhënies së dëshmisë shtëpi më shtëpi e në park, duke krijuar shqetësim, aq sa ndërhyjnë në bisedat me personat e interesuar. Gjithashtu, në vende të dukshme, kundërshtarët vendosin fotografi të mëdha të lajmëtarëve, për të paralajmëruar publikun që të mos bisedojë me Dëshmitarët. Vitin që kaloi ata kërcënuan edhe punëdhënësit me bojkotimin e prodhimeve dhe të shërbimeve të tyre, nëse nuk i pushonin nga puna të gjithë të punësuarit që ishin Dëshmitarë të Jehovait. Si pasojë, në televizion dhe në gazeta, iu bë shumë jehonë Dëshmitarëve të Jehovait dhe bindjeve të tyre. Me bekimin e Jehovait, numri i atyre që i shërbejnë atij në Izrael u rrit edhe me 7 për qind vitin e kaluar.Për shkak të luftimeve midis grupeve të armatosura në Kolumbi, u bë e nevojshme që të përgatitej, nën drejtimin e Trupit Udhëheqës, një fletushkë e veçantë e titulluar «Ju jeni drita e botës». U shpërndanë afro dhjetë milionë të tilla. Fletushka ndihmoi që të bëhej i qartë qëndrimi asnjanës i Dëshmitarëve të Jehovait lidhur me konfliktet e armatosura. Ajo shpjegoi atë që bëjnë Dëshmitarët e Jehovait për t’u mësuar vlerat morale njerëzve, për të mësuar të burgosurit, për të ndihmuar të shurdhrit, për t’u qëndruar pranë viktimave të shkatërrimeve natyrore dhe për t’u dhënë njerëzve një shpresë për të ardhmen. Në Kolumbi 107.613 Dëshmitarë të Jehovait janë të zënë me shpalljen «e lajmit të mirë të paqes». (Efes. 6:14, 15) Shpërndarja e fletushkës përfshiu si territoret e kongregacioneve, ashtu edhe zonat e izoluara. Dy pionierë në rajonin e Kaukas, u lutën për të pasur mundësi që t’i predikonin një grupi të armatosur që vepronte në atë zonë. Lutjet e tyre morën përgjigje një ditë, kur arritën në një qytet dhe gjetën shumë pjesëtarë të grupit. Pionierët mundën të shpërndanin shumë fletushka në atë vend. Pasi lexoi fletushkën, kryetari i bashkisë i një qyteti në rajonin e Çokós kërkoi leje që të shfaqte të gjitha videokasetat e Shoqatës në stacionin televiziv lokal.
Në shumë vende, kërkohet durim i madh për të marrë leje për të ndërtuar një Sallë Mbretërie, ku njerëzit të mblidhen së bashku për të studiuar Fjalën e Perëndisë. Sidoqoftë, në Kasantra, në veri të Greqisë, marrja e lejes nga Zyra e Urbanistikës së Qytetit, për të ndërtuar një vend adhurimi, ishte vetëm fillimi i problemeve. Kërcënimet ndaj sipërmarrësit të ndërtimit, firmave që do të bënin gërmimet, firmave që do t’i furnizonin me beton dhe materiale të tjera ndërtimi i terrorizuan ato aq shumë, saqë u tërhoqën nga projekti ose nuk pranuan të bënin tregti me vëllezërit. Lidhja me rrjetin e furnizimit me ujë dhe me energji elektrike të qytetit, nuk u lejua për këtë projekt. Ndërsa në kantierin e ndërtimit po vazhdonte puna, më 21 tetor 1999, u dëgjuan kambanat e kishës. Një turmë njerëzish e udhëhequr nga kryetari i bashkisë dhe priftërinjtë e vendit pushtuan kantierin e ndërtimit, të vendosur për të shkatërruar çdo gjë. I vënë në dijeni për situatën, ministri i rendit publik në Athinë, i siguroi Dëshmitarët se do t’u jepej mbështetja e plotë e policisë. Gjatë realizimit të projektit, u angazhuan më shumë se 300 policë nga qytete të ndryshme të Greqisë Veriore. Më 30 tetor, ishte gati për t’u përdorur një Sallë e shkëlqyer Mbretërie. Sigurisht, vëllezërit dhanë prova se ‘nuk janë lloji që sprapset’. Shpresojmë që rezultati i këtij rasti do të ndikojë për mirë në ndërtimin e vendeve të adhurimit në pjesë të tjera të Greqisë.
Siç dihet fare mirë, vite të tëra marrëdhëniesh të acaruara midis shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Kosovë, çuan në ndërhyrjen ndërkombëtare në vitin 1999. Qindra mijë njerëz ikën në vendet fqinje për të shpëtuar. Pasi shumica ishte kthyer, Dëshmitarë nga Shqipëria dhe më vonë nga Austria, vizituan vëllezërit në Kosovë. Çfarë gjetën atje? Shkatërrim kudo. Gjatë dimrit, kishte shumë mungesa të energjisë elektrike, ujit dhe vajgurit për ngrohje. Temperaturat në vendet e mbledhjeve, shpesh, ishin shumë të ulëta, por mbledhjet nuk u anuluan. Vëllezërit e motrat komentonin dhe mbanin fjalime nën dritën e qiririt dhe bënte aq ftohtë, saqë mund të shihej frymëmarrja e tyre, ndërsa i këndonin lavde Jehovait. Dy shtëpi që u përkitnin Dëshmitarëve ishin shkatërruar, por u dha një dëshmi e shkëlqyer, ndërsa vëllezër e motra nga Shqipëria e Italia ndihmuan për t’i rindërtuar. Për shkak të urrejtjes etnike që i rrethon, lajmëtarët duhet të kenë shumë kujdes kur shkojnë në shërbim, megjithatë, ata kërkojnë me etje mundësitë për të dëshmuar në treg, në zyrat e postës, në rrugë dhe fqinjëve të tyre.
Në mes të dhjetorit 1999, shteti bregdetar i Vargasit në Venezuelë, provoi shkatërrimin më të keq natyror në historinë e vendit. Pas një shiu të rrëmbyeshëm, faqja e një mali u shemb, në kuptimin e vërtetë të fjalës, mbi zonën bregdetare shumë të populluar, duke vrarë afërsisht 50.000 njerëz dhe duke lënë pa strehë 400.000 të tjerë. Midis atyre që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë ishin edhe më shumë se 1.200 Dëshmitarë. Të gjendur përballë shkatërrimit, çfarë bënë të 11 kongregacionet që mbetën në zonën e Vargasit, kur u lëshua thirrja për pionierë ndihmës gjatë prillit? Raportet tregojnë se u regjistruan 112 pionierë, mesatarisht dhjetë për çdo kongregacion, të cilët iu bashkuan 77 pionierëve të rregullt, që tashmë shërbejnë atje.
Në Surinam, dy vëllezër, që nuk janë në gjendje të ecin, lëvizin me triçikla, të cilët i pedalojnë me duar. Që të dy shërbejnë si pionierë. Njëri është i dëmtuar në të dyja këmbët; tjetri i ka të prera. Në stinën e shirave, ata mund të ngecin në baltë, por shkojnë gjithmonë në Sallat e Mbretërisë me buzëqeshje në fytyrë.
Ndërkohë që të gjitha mbledhjet e kongregacionit janë të rëndësishme, Përkujtimi është edhe më shumë. Më 19 prill 2000, në mbledhjen që u mbajt në Auaso, në Papua, 11 persona të interesuar kishin udhëtuar me një varkë të vogël, për 17 orë në det të trazuar, me qëllim që të ishin të pranishëm. Pas kremtimit të Përkujtimit, të pranishmit nuk mund t’i mbanin lotët kur mësuan për zellin që kishin treguar dhe për dashurinë që kanë për vëllazërinë e krishterë këta të interesuar. «Donim ta kremtonim Përkujtimin e Krishtit bashkë me adhuruesit e tjerë të Jehovait, kështu që udhëtimi ia vlente»,—thanë ata.
Lajmi i mirë u jepet më shumë njerëzve
Apostulli Pavël shkroi: «U jam borxhli si grekëve dhe barbarëve, si të mençurve dhe të pamendëve.» (Rom. 1:14) Me anë të shpërblesës, Jehovai ka bërë të mundur që njerëz të çdo lloji të kenë jetën e përhershme. Pavlit i ishte besuar njohuria rreth këtij fakti dhe Krishti e ngarkoi me detyrën që të ishte një apostull për njerëzit e kombeve. Pavli kuptoi që ishte i detyruar të bënte çdo gjë të mundur për ta ndarë me të tjerët atë lajm të mirë. Ai e bëri këtë me zell. Në mënyrë të ngjashme, në ditët tona, «skllavi i besueshëm dhe i matur» e merr seriozisht detyrën për të predikuar lajmin e mirë në të gjithë tokën e banuar si një dëshmi. (Mat. 24:14, 45-47) Natyrisht, që njerëzit në të gjithë tokën të kuptojnë qartë rëndësinë e lajmit të mirë, kanë nevojë ta dëgjojnë ose ta lexojnë atë në gjuhën e tyre. Kjo kërkon një punë të madhe përkthimi.
Gjatë vitit të kaluar, literatura biblike u prodhua për herë të parë nga Dëshmitarët e Jehovait edhe në 22 gjuhë të tjera, përveç atyre që tashmë ishin në përdorim. Këto gjuhë shtesë fliten prej më shumë se 31 milionë njerëzve. Përveç këtyre, nuk u la pas dore edhe popullsia analfabete që flet gjuhën çeçua, në Bolivi e Peru; libri Njohuria u vu në dispozicion për ta në audiokaseta. Materiali biblik prodhohet tani nga Dëshmitarët e Jehovait në 360 gjuhë.
Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! janë dy nga botimet kryesore që përdoren për të përhapur të vërtetën biblike. Përgatitja e katër revistave të ndryshme në anglisht, çdo muaj, është në vetvete një ndërmarrje e madhe. Por për të siguruar revista mujore, gjysmëmujore ose tremujore, në shumë gjuhë, kërkohet shumë më tepër. Vitin që sapo kaloi kjo përfshiu përgatitjen e 4.078 numrave të ndryshëm. Vetëm dega e Rusisë tani e përkthen Kullën e Rojës jo vetëm në rusisht, por edhe në shtatë gjuhë të tjera, që fliten nga 36 milionë njerëz në 13 vende.
Libri vjetor përkthehet rregullisht në 31 gjuhë dhe Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë në 114. Përveç kësaj, vitin që kaloi u përkthyen edhe 119 libra të tjerë, 265 broshura, 34 libreza dhe 273 fletushka, për të përhapur të vërtetat biblike. Gjatë vitit, Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re u vu në dispozicion edhe në katër gjuhë të tjera (shqip, hungarisht, rumanisht dhe shona), si dhe doli i plotë Përkthimi Bota e Re në gjuhën xhosa. Gjithashtu, u prodhuan 24 videokaseta. Përveç këtyre, tani, Shoqata po prodhon botime në gjuhën braile në 11 gjuhë. Madje, vitin e kaluar, drama e kongresit u prezantua në videokaseta në gjuhë me shenja, si: amerikane, braziliane, japoneze dhe koreane. E gjithë kjo është bërë në mënyrë që mesazhi jetëdhënës, që përmban fjala e Perëndisë, të shkojë te sa më shumë njerëz që është e mundur.
Të ndash të vërtetën biblike me njerëzit që flasin gjuhën kreole është një tjetër sfidë. Kreole është një gjuhë që ka dalë nga përzierja e dy ose më shumë gjuhëve të tjera dhe më pas është thjeshtuar. Ajo është bërë gjuha kryesore e një populli dhe pasqyron kulturën e tij. Megjithatë, njerëzit që flasin gjuhën kreole, në përgjithësi, nuk e lexojnë atë. Por, Dëshmitarët e Jehovait janë mësues, kështu që në Mauriki dhe Reunion, ata po mësojnë të lexojnë e të shkruajnë kreolen vendëse, me qëllim që të jenë në gjendje t’u lexojnë njerëzve në gjuhën e nënës dhe t’i mësojnë ata të bëjnë po njëlloj. Meqë nuk kishte asnjë rregull për ta shkruar gjuhën kreole të ishujve Mauriki e Reunion, Shoqata zhvilloi një mënyrë drejtshkrimi që do të ishte e përshtatshme. Më pas, u shtypën në kreole broshurat Ushtrohuni në lexim e shkrim dhe Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?, që të përdoren si mjete në shërbim. Pasi filloi të përdorte këto, një motër raportoi se kishte nisur pesë studime të reja biblike. Një vëlla tha: «Që kur kemi filluar të përdorim këto mjete të reja, shohim se personat që studiojnë me ne i kuptojnë më mirë mendimet që prezantohen në Fjalën e Perëndisë. Madje, edhe pse nuk lexojnë me lehtësi në gjuhën kreole, kur lexojmë për ta, e kapin kuptimin me të vërtetë në mënyrë të mrekullueshme.»
Një faktor tjetër që ka ndikuar në dhënien e lajmit të mirë më shumë personave ka qenë rregullimi i thjeshtuar për shpërndarjen e literaturës. Jehovai e ka bekuar besimin që kanë treguar shërbëtorët e tij në këtë çështje. Njerëzve u shpjegohet rregullimi për kontributet vullnetare, por për literaturën nuk kërkohet pagesë. Që nga janari i vitit 2000, ky rregullim u shtri në të gjitha vendet ku tashmë nuk po vepronte. Dega e Republikës së Afrikës Qendrore shkroi: «Kjo do të thotë që çdo njeri, pavarësisht nga situata e tij ose e saj financiare, mund të marrë botimet e nevojshme në mënyrë që të bëhet një dishepull i Krishtit. Ky rregullim është vlerësuar pa masë si nga lajmëtarët, ashtu edhe nga publiku.» Dega e Indonezisë tha: «Si rezultat, vëllezërit kërkonin ata që ishin të interesuar për të lexuar botimet tona më shumë Mat. 13:3-8.»
se ata që mund të përballonin koston e botimit.» Dega e Afrikës së Jugut raporton: «Prodhimi i revistave është rritur më shumë se dy herë dhe në disa gjuhë më shumë se katër herë . . . . E gjithë kjo tregon që tani po mbillen më shumë ‘fara’ të së vërtetës se kurrë më parë.—Një aspekt tjetër i veprës së këtij viti kishte të bënte me dërgimin e pionierëve specialë të përkohshëm në disa zona për një periudhë të kufizuar. Kjo bëri të mundur që të nxirrnin dobi njerëz që nuk kishin marrë ende dëshmi. Bregu i Fildishtë raportoi rezultate të mira. Disa zyrtarë të qyteteve i mirëpritën pionierët dhe nuk dëshironin që ata të largoheshin. Në Sipilu, zëvendëskryetari i bashkisë siguroi me mirësjellje strehim pa pagesë dhe, madje, u la të përdornin oborrin e tij për mbledhje. Kur dy motra pioniere, të caktuara në Tiemelekró, shkuan për ta përshëndetur kryetarin e bashkisë, me rastin e largimit të tyre, ai u përgjigj: «Jooo! Nuk mund të largoheni kaq papritur . . . . Mendoj se keni bërë dishepuj gjatë këtyre tre muajve. Për këtë arsye erdhët edhe në zyrën time, që të kërkonit një truall për të ndërtuar kishën tuaj. Tani, jam gati t’jua jap. Prandaj, ju lutem, më thoni kush do t’ju zëvendësojë!»
Shumë Dëshmitarë, gjithashtu, shfrytëzuan mundësitë për të ndarë të vërtetën e Biblës me njerëz të cilët përndryshe nuk do ta kishin dëgjuar atë. Kur një motër në Ishujt Marshall pranoi punën si mësuese në atolin periferik Jaluit, vuri re se ishte e vetmja Dëshmitare në ishull. Vazhdoi t’u predikonte me zell të gjithë fqinjve, duke drejtuar nëntë studime biblike në shtëpi dhe duke drejtuar një mbledhje javore për grupin. Kur një shërbëtor ndihmës nga Majuro shkoi atje më 19 prill, për të mbajtur një fjalim për Përkujtimin e vdekjes së Krishtit, të pranishmit ishin 175 veta. Motra e izoluar kishte ftuar sa kishte mundur për atë ngjarje të rëndësishme. Duke dashur që t’i ndihmojnë këta njerëz të rriten frymësisht, vëllai dhe gruaja e tij po planifikojnë të transferohen në Jaluit për të punuar me motrën që gjendet tashmë atje.
«Duke folur me guxim» për të kapërcyer keqinformimin
Të krishterët e shekullit të parë patën kundërshtime. Në Ikoni, për shembull, kur një turmë e madhe pranoi mësimet e krishterimit, kundërshtarët «nxitën dhe ndikuan për keq në shpirtrat e njerëzve të kombeve kundër vëllezërve». Në vend që të tërhiqeshin, Pavli dhe Barnaba «kaluan mjaft kohë duke folur me guxim me anë të autoritetit të Jehovait».—Vep. 14:1-7.
Sot, kundërshtarët vazhdojnë të nxitin opinionin publik kundër Dëshmitarëve të Jehovait, ndonjëherë duke përdorur edhe median ose rrugët e tjera të komunikimit publik, për të çuar më tej qëllimet e tyre. Si përgjigje, Zyra e Çështjeve Publike në Bruklin dhe Repartet e Çështjeve Publike në shumë degë të Shoqatës, harxhojnë mjaft kohë për të dhënë informacion që është përdorur me guxim për t’u bërë të njohur të vërtetën botuesve, gazetarëve dhe të tjerëve.
Në maj të vitit 2000, Shoqata mori masa që videokaseta e re, e titulluar Strategjitë alternative të transfuzionit: Të thjeshta, të sigurta, të efektshme, të shfaqej në një konferencë mjekësore në Gjenevë, të Zvicrës. Videokaseta përfshin intervista me disa kirurgë të shquar në botë dhe demonstrime të teknikave të përdorura në kirurgjinë pa gjak. Ajo i njohu mjekët në Evropë me mënyrat e trajtimit mjekësor që u bëhen Dëshmitarëve të Jehovait dhe të tjerëve, pa përdorur dhurimin e gjakut. Mjekët e pranishëm porositën menjëherë rreth 300 kopje të videokasetës.
Në Belgjikë, u organizua një shfaqje me fakte historike lidhur me përdorimin e emrit të Jehovait në përkthimet e Biblës. Shfaqja theksoi punën e përkthyesve dhe të botuesve të hershëm, si Uilliam Tindal dhe pengesat që hasën për ta vënë Biblën në dispozicion të publikut. Ata që e panë shfaqjen ishin studentë nga 13 shkolla të ndryshme.
Më shumë se 70.000 njerëz panë vitin e kaluar videokasetën Trekëndëshat vjollcë, të shfaqur në vende të ndryshme në Brazil. Dëshmitarët e Jehovait shpresojnë që, si në Ikonin e lashtë, shumë njerëz nuk do të lejojnë që mendjet e tyre të mbyllen nga ata që shtrembërojnë faktet, por do të dëgjojnë me çmueshmëri kur u paraqiten të vërtetat biblike.
‘Duke themeluar ligjërisht lajmin e mirë’
Në harmoni me shembullin e lënë nga apostulli Pavël «në mbrojtjen dhe në themelimin ligjërisht të lajmit të mirë», gjatë vitit të kaluar, Dëshmitarët e Jehovait u kushtuan vëmendje çështjeve ligjore në vende të ndryshme. (Filip. 1:7) Në vende të tilla, si Azerbajxhani, Benini, Rumania dhe Suedia u bë e mundur që Dëshmitarët e Jehovait të njiheshin formalisht e zyrtarisht, jo vetëm si një shoqatë, por edhe si një fe, duke siguruar kështu mbrojtje më të madhe nga ligjet që garantojnë lirinë e adhurimit.
Megjithatë, në Republikën e Gjeorgjisë, e cila kufizohet me detin e Zi, kundërshtarët kërkuan që të shfuqizonin regjistrimin ligjor të Dëshmitarëve të Jehovait. Në një proces ndaj një Dëshmitari të Jehovait, ekstremistë të identifikuar si përkrahës të kishës ortodokse bllokuan hyrjen e gjykatës dhe përdorën forcën fizike, për të penguar që të hynin të gjithë ata që nuk pranonin të puthnin një kryq të drunjtë, të cilin e mbanin në dorë. Gjatë procesit u mbajtën të ngritura lart ikona fetare dhe kryqe të drunjta, madje, gjatë pushimit, në sallën e gjyqit u ndezën qirinj për të kërkuar plotësimin e dëshirave. Brenda gjykatës plasi dhuna kur ekstremistët sulmuan gjykatësit, gazetarët dhe Dëshmitarët e Jehovait. Për vendimin e pafavorshëm, vëllezërit në Gjeorgji kanë paraqitur një apelim në Gjykatën e Lartë të Gjeorgjisë, duke shpresuar se do të fitojë arsyeja dhe e vërteta. Ndërkohë, të 14.855 lajmëtarët në Gjeorgji kushtuan 2.887.835 orë gjatë vitit të kaluar për t’u mësuar njerëzve të vërtetat çliruese të Fjalës së Perëndisë.
Çështja gjyqësore në Moskë, Rusi, që ishte parapërgatitur t’i jepte fund përfaqësimit ligjor të Dëshmitarëve të Jehovait në atë qytet, nuk ka përfunduar ende. Gjatë kësaj kohe, vëllezërit në Moskë nuk janë lejuar të ndërtojnë Sallat e Mbretërisë që nevojiten aq shumë. Megjithatë, më 23 nëntor 1999, nga Gjykata Kushtetuese e Rusisë u mor një vendim i favorshëm. Ky vendim doli nga një çështje që ishte në interes të kongregacionit Jaroslav. Me qenë se kongregacioni nuk mund të dokumentonte që vepronte prej një periudhe 15-vjeçare, siç e kërkonte ligji mbi fetë, i vitit 1997, autoritetet vendëse i kërkuan që të ndërpriste importimin dhe shpërndarjen e literaturës fetare, si dhe që një vëlla nga Gjermania të mos vazhdonte më veprën e tij në qytet. Gjykata vendosi që kërkesa për një periudhë 15-vjeçare nuk mund të zbatohet për kongregacione që janë pjesë e një «organizate fetare qendrore», e cila tashmë është e regjistruar në shkallë kombëtare, siç ndodh në rastin e Dëshmitarëve të Jehovait. Regjistrimi i Dëshmitarëve të Jehovait nga Ministria e Drejtësisë e Rusisë, në shkallë kombëtare, u miratua më 29 prill 1999. Ndërkohë që çështje të tilla po trajtoheshin nga Reparti Ligjor, lajmëtarët në Rusi kushtuan edhe 24.782.467 orë të tjera në shërbimin e tyre publik gjatë vitit të kaluar. Ata regjistruan një rritje të mëtejshme me 7 për qind dhe arritën maksimumin e 114.284 lajmëtarëve.
Vëllezërit në Francë, gjithashtu, vazhduan të përballonin një situatë të vështirë. Gjatë katër viteve të kaluara, kanë marrë 921 vendime të favorshme nga gjykatat e nivelit të parë dhe 65 nga gjykatat e apelit, për çështje që kanë të bëjnë me përjashtimin nga taksa mbi pronësinë për Sallat e Mbretërisë. Si pasojë e politikës që ndjek Zyra e Taksave, e cila bën apelime të fuqishme ndaj vendimeve të tilla, çështja shkoi para Këshillit të Shtetit, që është gjykata më e lartë administrative e Francës. Më 23 qershor 2000, kjo gjykatë vendosi që Dëshmitarët e Jehovait kualifikohen si një fe, sipas ligjit francez dhe që për këtë Psal. 94:20; Rom. 14:10.
arsye, Sallat e tyre të Mbretërisë përjashtohen nga taksa mbi pronësinë. Ajo që është më e rëndësishme, gjykata përmendi se veprimtaritë që kryhen brenda këtyre Sallave të Mbretërisë «nuk ndikojnë në mënyrë negative mbi publikun». Megjithatë, vetëm 11 ditë më vonë, në një çështje tjetër, që synonte të mbështeste veprimin e Zyrës së Taksave për të tatuar në masën 60 për qind kontributet e bëra për veprimtaritë fetare të Dëshmitarëve të Jehovait në Francë, një gjykatë e shkallës së parë, në Nanterre, lëshoi një vendim me shkrim që thoshte se Dëshmitarët e Jehovait nuk mund të kërkojnë përjashtim nga taksat, për shkak se nuk njihen si një fe në Francë. Vëllezërit po përgatitin një peticion për Gjykatën e Apelit në Versajë. Ndërkaq, Asambleja Kombëtare e Francës ka diskutuar paraprakisht një projektligj që synon të lehtësojë shpërbërjen e çdo lëvizjeje të ashtuquajtur sektare, në qoftë se kjo lëvizje ose drejtuesit e saj janë dënuar dy herë nga gjykata. Në një kohë që kundërshtarët ‘thurin padrejtësi në emër të ligjit’, Dëshmitarët e Jehovait kanë besim te Gjykatësi i Madh para të cilit të gjithë njerëzit do të japin llogari.—Përmbushja e një nevoje urgjente për Salla Mbretërie
Në një kohë kur numri i njerëzve që e duan dhe i shërbejnë Jehovait vazhdon të rritet, ka një nevojë të madhe për Salla Mbretërie, në të cilat të mund të mblidhen për të adhuruar. Për të përmbushur këtë nevojë, në degët e Shoqatës në Australi, Brazil, Gjermani, Meksikë dhe Afrikën e Jugut po veprojnë Zyrat Rajonale për Sallat e Mbretërisë. Nga këto vende, vëllezër të kualifikuar vizitojnë degë të tjera për t’i ndihmuar që të shtjellojnë masat organizative sipas nevojave që kanë. Tani, po u jepet ndihmë 72 vendeve në Azi e Oqeani, në Evropën Lindore, në Afrikën Lindore e Perëndimore, në Amerikën Qendrore e Jugore dhe në ishujt e Karaibeve.
Më shumë se 100 shërbëtorë ndërkombëtarë po merren me stërvitjen e vëllezërve vendës, në mënyrë që të veprojnë së bashku, brenda vendeve të tyre, si Grupe të Ndërtimit të Sallave të Mbretërisë. Me këtë rregullim, në 30 vende janë përfunduar deri tani 453 Salla Mbretërie dhe janë në ndërtim e sipër 727 ndërtesa të tjera. Theksi i është vënë zhvillimit të projekteve të Sallave të Mbretërisë standarde për çdo vend, projekte që përdorin materialet e metodat e ndërtimit që ka vendi. Në Kenia përdoret guri i guroreve; në Togo është i përhapur përdorimi i tullës; në Kamerun janë të njohura blloqet e betonit, që më vonë suvatohen. Në këtë mënyrë, vëllezërit vendës janë në gjendje që të fitojnë shpejt aftësitë e nevojshme për të përmbushur rolet kyçe brenda një programi kombëtar.
Kur vëllezërit në vende të ndryshme kanë marrë vesh për atë që po bëhet, shumë prej tyre kanë shfaqur një dëshirë të zjarrtë për të marrë pjesë. Qindra vëllezër vendës e motra vendëse, që janë të aftë për këtë punë, kanë dalë vullnetarë. Në
disa vende, aty ku rrethanat e vendit, përndryshe, nuk do ta kishin bërë të mundur pjesëmarrjen, janë marrë masa që të sigurohet ushqim e strehim për kandidatët që miratohen, kështu që mund të përqendrohen plotësisht në këtë vepër urgjente për ndërtimin e ristrukturimin e Sallave të Mbretërisë në vendin e tyre.Si ndikon në veprën që kryejnë Dëshmitarët e Jehovait në komunitet, ndërtimi i këtyre Sallave të Mbretërisë? Nga Benini, në Afrikën Perëndimore, vjen ky raport: «Do të ndiheni të lumtur të mësoni se dje u dedikua Salla e Mbretërisë në Krak. Ky kongregacion me 34 lajmëtarë ka një mesatare prej 73 të pranishmish në mbledhjen e së dielës, por për dedikimin ishin të pranishëm 651 veta. Në të kaluarën, vëllezërit kanë duruar shumë paragjykim e përqeshje në këtë qytet, pasi Salla e mëparshme e Mbretërisë ishte shumë primitive duke e krahasuar me disa kisha. Tani, Salla e re e Mbretërisë është një nga ndërtesat më të bukura të qytetit. Shumica e të pranishmëve ishin banorë të qytetit, të cilët tani kanë ndryshuar mendim, pasi kanë parë me sytë e tyre atë që mundën të bënin vëllezërit vetëm në pak javë.» Kongregacioni Nafisi në Malavi, thotë: «Tani që kemi një Sallë Mbretërie të bukur, po jepet një dëshmi e shkëlqyer. Si pasojë, është e lehtë të fillohen studime biblike gjatë predikimit. Kudo njerëzit janë të habitur.»
Me rritjen që është vënë re vitet e fundit, nevoja për Salla Mbretërie ishte bërë urgjente në Liberi. Megjithatë, vëllezërit nuk kishin se si ta përballonin ndërtimin. Ata, mezi arrijnë të përballojnë qiranë e shtëpive të tyre të mjera. Në shumë vende, mblidheshin thjesht në shtëpitë e vëllezërve, me auditore të mëdha që dilnin deri në rrugë. Në raste të tjera, mblidheshin në disa lloj strukturash të përkohshme. Dukej se nuk kishte zgjidhje për këtë problem, derisa erdhi njoftimi për rregullimin e mrekullueshëm që të ndërtohen Salla Mbretërie në vendet me burime të kufizuara të ardhurash. Fondet e 2 Kor. 8:12) Kongregacioni Gjeorgjia e Re, për shembull, prodhoi më shumë se 1.000 blloqe betoni me dorë, në një ditë!
kontribuara nga vëllezërit në vende të tjera u përdorën për të ndërtuar salla atje ku kishte vërtet nevojë. Tashmë janë ndërtuar pesë salla të reja në gjashtë muajt e kaluar. Vëllezërit kanë shfaqur «gatishmërinë» e tyre, në vend të asaj që ‘nuk kanë’ (duke folur për fonde), me dëshirën e tyre të jashtëzakonshme për të dhënë forcën fizike në punë. (Ndërtesa dege të reja e të zgjeruara
Për t’u kujdesur për numrin në rritje të Dëshmitarëve të Jehovait dhe për t’i pajisur për shërbim, ka qenë, gjithashtu, e nevojshme që të sigurohen ndërtesa të përshtatshme dege. Disa prej tyre u dedikuan brenda vitit të kaluar. Anembanë botës, ndërtesa të tilla, kanë një personel që përbëhet nga 19.587 shërbëtorë të emëruar zyrtarisht, të cilët janë të gjithë anëtarë të Urdhrit të Shërbëtorëve Specialë të Plotkohorë.
AFRIKA E JUGUT: Kur u përfunduan, në vitin 1987, ndërtesat e degës në Krugersdorp dukeshin më se të mjaftueshme. Përse, atëherë, pikërisht pas 12 vjetësh, u dedikua zgjerimi i bllokut të zyrave me tri ndërtesa të reja banimi, një garazh për kamionë dhe një depo të re dhe të bollshme për eksportim?
Një arsye është liria në rritje që gëzon populli i Jehovait si pasojë e mbarimit të Luftës së Ftohtë. Ndalimet ndaj Dëshmitarëve të Jehovait u hoqën në vende të tilla, si: Ruandë, Malavi, Mozambik dhe Angolë. Qëkurse ishin përfunduar ndërtesat e degës në vitin 1987, dhjetë vende, të cilave Afrika e Jugut u dërgon furnizime, kanë përjetuar një rritje të përgjithshme me 148 për qind të numrit të lajmëtarëve! (Vetëm Mozambiku ka pasur një rritje prej 523 për qind në këto 12 vjet.)
Për më tepër, një qeveri e re në Afrikën e Jugut dhe zhdukja e apartejdit çuan në një liri më të madhe për të shkuar e për
të ardhur nga vendet e tjera të Afrikës. Kështu, Dega e Afrikës së Jugut ka qenë në gjendje të bëjë më shumë, për t’u dërguar furnizime degëve fqinje. Përveç shtypjes së revistave, broshurave dhe materialeve të tjera, kjo degë depoziton literaturë dhe përpunon porositë e kongregacioneve të disa vendeve fqinje. Në një kohë kur ndërtimi i Sallave të Asambleve dhe i Sallave të Mbretërisë po merr hov në Afrikë, më shumë degë po marrin furnizime për ndërtim nga Afrika e Jugut.Faktorë të tjerë janë këto: vetë territori i degës së Afrikës së Jugut ka përjetuar një rritje prej 62 për qind të lajmëtarëve të Mbretërisë që nga viti 1987. Gjithashtu, në këto pak vite të fundit, Reparti i Përkthimit u desh të zgjerohej për të kryer punën shtesë të përkthimit të Biblës në shtatë gjuhë vendëse: afrikaans, sepedi, sesoto, tsonga, tsuana, xhosa dhe zulú. Nuk ishte për t’u habitur atëherë që mjediset kaq të rëndësishme të degës së Afrikës së Jugut duheshin zgjeruar.
Kështu, më 23 tetor 1999, në Afrikën e Jugut u dedikuan ndërtesat e zgjeruara të degës. I pranishëm për këtë rast ishte Daniel Sidlik, anëtar i Trupit Udhëheqës, i cili mbajti fjalimin nxitës me titull «Dedikimet pasqyrojnë lavdinë e Perëndisë».
JAPONI: Pak javë më vonë, më 13 nëntor, u dedikuan ndërtesa të zgjeruara të degës në Ebina të Japonisë. Shtesa përfshin dy ndërtesa banimi 12-katëshe dhe një ndërtesë shërbimi 4-katëshe. Më shumë se 70 shërbëtorë dhe vullnetarë ndërkombëtarë të aftë, që punuan së bashku me rreth 2.000 punëtorë vendës afatgjatë e afatshkurtër, e përfunduan projektin në tre vjet e gjysmë.
Ky program dedikimi u mbajt 50 vjet pas mbërritjes në Japoni të misionarëve të parë të Shoqatës Watch Tower, pas Luftës II Botërore. Disa nga këta misionarë, që shërbejnë ende në Japoni, bashkë me të gjithë mbikëqyrësit udhëtues, me shërbëtorë të tjerë të Jehovait, që shërbejnë nga një kohë e gjatë dhe
me 344 delegatë nga 37 vende të tjera, ishin të pranishëm për këtë rast.Kur, pas Luftës II Botërore, në Tokio, erdhën misionarët e parë dhe rifilluan veprën e predikimit, gjetën në Japoni vetëm një grusht adhuruesish besnikë të Jehovait. Tani, atje ka më shumë se 221.000 lajmëtarë aktivë të Mbretërisë që përhapin lajmin e mirë në çdo cep të vendit. Përveç kësaj, literatura biblike që shtypet në 27 gjuhë në Japoni, dërgohet në vende të tjera dhe, sipas drejtimit të dhënë nga Trupi Udhëheqës, dega po ndihmon drejtpërsëdrejti veprën në fushë në disa vende aziatike.
Në një mbledhje speciale, ditën që pasoi dedikimin, Teodor Xharaz, një anëtar i Trupit Udhëheqës, foli para një auditori prej 61.323 vetash në Stadiumin Ndërkombëtar Jokohama. Bashkë me 41 mjedise që ishin të ndërlidhura, numri i përgjithshëm i të pranishmëve arriti në 269.376 veta. Programi, që përfshinte raporte nga delegatët e huaj dhe një fjalim nga vëllai Xharaz, me temën «Të mësuar nga Jehovai: E dobishme sot dhe në përjetësi», dha një inkurajim të fortë për të gjithë të pranishmit që të vazhdonin të bënin përparim frymor.
BENIN: Ky vend në Afrikën Perëndimore po tregon se është një fushë prodhimtare, për sa i takon korrjes frymore. Atje ka 6.343 lajmëtarë të lajmit të mirë dhe më shumë se gjysma e tyre u pagëzuan gjatë viteve 90.
Për t’i shërbyer kësaj shumice adhuruesish dhe atyre në Niger, në Abome-Kalaví të Beninit, më 1 janar 2000, u dedikuan ndërtesat e reja të degës, një Sallë e re Asamblesh dhe një shtëpi misionare. Gerrit Losh, një anëtar i Trupit Udhëheqës, e përdori këtë rast për të theksuar dy pika: (1) Arsyeja kryesore për të cilën i shërbejmë Jehovait nuk është shpresa që të fitojmë jetën e përhershme, por dashuria që kemi për të. (2) Lexoni Fjalën e Perëndisë, Biblën, çdo ditë. Ç’përkujtues praktikë!
MJANMAR: Disa javë pas dedikimit në Benin, u dedikuan ndërtesa të reja dege në Mjanmar. Zyra e Degës atje ishte themeluar që më 1947. Në vitin 1977 Shoqata mori në pronësi një truall, ku të ndërtonte ndërtesa të përshtatshme. Por, oh, sa pengesa që duheshin kapërcyer! Për Dëshmitarët e Jehovait nuk kishte qenë e mundur që të regjistroheshin, e atëherë, si mund të merrnin lejen për të ndërtuar? Do të ishte e nevojshme të importoheshin materiale ndërtimi, por, si mund të bëhej kjo kur një leje e tillë nuk i ishte dhënë kurrë ndonjë organizate? Ardhja e vëllezërve nga jashtë për të ndihmuar në ndërtim, gjithashtu, dukej e pamundur, meqë vizat për punë të tilla jepeshin vetëm nëse projektet financoheshin nga vetë qeveria. Për t’i vënë kapak problemeve, një grua u paraqit para një gjykate duke pretenduar se prona që Shoqata kishte mbajtur për më shumë se 20 vjet në të vërtetë ishte e saj. Megjithatë, menjëherë, problemet u fashitën. Politika e qeverisë, për çdo pengesë ndryshoi. Dhe ndërsa filloi ndërtimi, gjykata e hodhi poshtë pretendimin e gruas që kërkonte të merrte pronën.
Pjesa më e madhe e materialeve të ndërtimit u dërgua si dhuratë nga vëllezërit në Australi; shumë erdhën nga Malajzia, Singapori dhe Tajlanda. Për të ndihmuar në punë erdhën vëllezër nga Australia, Britania, Fixhi, Gjermania, Greqia, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara, madje, dhanë ndihmë edhe Dëshmitarë vendës. Kur u dedikuan ndërtesat e përfunduara, më 22 janar 2000, gjatë një vizite që bëri Xhon E. Barri, një anëtar i Trupit Udhëheqës, ata që ishin të pranishëm u ndien të shtyrë të thoshin: «Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne dhe jemi tërë gëzim.»—Psal. 126:3.
Kjo shpreh qartë si ndihen Dëshmitarët e Jehovait anembanë botës kur rishikojnë ngjarjet e vitit të kaluar.
[Figura në faqen 6]
Libri «Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin» duke u prezantuar nga Samuel Herdi
[Figurat në faqen 6]
Drama biblike «Shembuj paralajmërues për ditët tona»
[Figura në faqen 8]
Delegatët në Hungari ngazëllojnë për Biblën e re
[Figura në faqen 14]
Dëshmitarë të gëzuar në Kosovë, të mbledhur në një garazh
[Figurat në faqen 24]
Sallë Mbretërie në Krak, Benin: si ishte dhe si u bë
[Figurat në faqen 27]
(1) Mjanmar, (2) Benin, (3) Afrika e Jugut, (4) Japoni