Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët moderne

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët moderne

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët moderne

Angola

A mund ta mposhtin dekadat me luftë civile besimin te Perëndia? A mund ta zhdukin vështirësitë e persekutimi të gjithë dëshirën për të ndarë me të tjerët të vërtetën e Fjalës së Perëndisë? Historia e Dëshmitarëve të Jehovait në Angolë pëgjigjet me një jo të fortë! Tregimi rreth atyre që shërbejnë në atë vend do të forcojë, gjithashtu, besimin tuaj në fuqinë mbështetëse të Jehovait.

Argjentina

Imagjinoni sfidën e shpalljes së lajmit të mirë anembanë një vendi që ka më shumë se 2,7 milionë kilometra katrorë, që përfshin një terren të larmishëm dhe që banohet nga njerëz me prejardhje të ndryshme. Madje, mendoni si është bërë kjo punë ndërkohë që Dëshmitarët e Jehovait kanë qenë nën një ndalim kombëtar për 30 vjet. Vëreni se si i kanë kapërcyer Dëshmitarët pengesa të tilla në këtë vend amerikano-jugor.

Guajana Franceze

Përse do të përpiqeshin njerëzit ta shpallnin lajmin e mirë midis rreziqeve në një pyll të dendur shiu? Çfarë do t’i shtynte njerëzit që të kapërcenin me kaike pragjet e lumenjve, me qëllim që të arrinin në fshatra të largëta? Dëshira për t’u dhënë të vërtetën biblike personave me zemër të ndershme. Shumë veta kanë bërë pikërisht këtë në Guajanën Franceze, në Amerikën e Jugut. Lexoni tregimin emocionues për besimin dhe guximin e tyre.