Kurasao
Kurasao
Ishujt e Arubës, Bonajres dhe të Kurasaos që ndodhen larg bregdetit të Venezuelës kanë një bukuri të veçantë. Ato nuk kanë bukurinë e bimësisë së harlisur të ishujve të tjerë të Karaibeve, por bukurinë e shkretëtirës, atë të hijeve të mistershme të natës dhe të ngjyrave me kontraste të thella gjatë ditës.
Për shkak të reshjeve të pakta, kaktusë gjigantë, krenaria e të cilëve është lloji kadushi, rriten në mënyrë të bollshme duke e pushtuar peizazhin. Gjendet me bollëk, gjithashtu, pema divi-divi, që dallohet për kurorën e saj karakteristike të anuar. Si rojë të heshtura, shtëpitë në plantacione dalin në pah në sfondin e kaltërt të qiellit si përkujtues të së kaluarës koloniale. Dhitë u bien kryq e tërthor fshatrave dhe vrapojnë përmes rrugëve.
Aruba dhe Bonajreja mburren me një industri të zhvilluar turizmi, kurse Kurasaoja mbështetet në të ardhurat që vijnë nga rafinimi i naftës dhe nga biznesi në det. Një veçori e secilit ishull është një impiant shkripëzimi, i cili distilon ujin e detit, duke siguruar si ujë të pijshëm, ashtu edhe avull për energjinë elektrike.
Ishujt, të cilët tani kanë një popullsi më pak se 250.000 banorë u zbuluan në shekullin e 15-të nga spanjollët. Më vonë, holandezët morën kontrollin dhe megjithëse ishujt ranë në duart e francezëve dhe të anglezëve për periudha të shkurtra, iu rikthyen përsëri holandezëve në vitin 1815. Që prej 1954-ës, federata e Antileve Holandeze, që në fillim përbëhej prej këtyre
ishujve dhe prej tre ishujve Liuard, është duke u vetëqeverisur në punët e brendshme. Sidoqoftë, më 1986-ën, Arubës iu dha status aparte ose një status më vete.Kultura dhe gjuha
Nën qeverinë holandeze, ishujt gëzojnë një klimë tolerance fetare. Banorët, kryesisht janë katolikë, por ka edhe grupe të mëdha protestantësh. Në Kurasao ka, gjithashtu, një komunitet të fuqishëm judaik. Njerëz nga 40 deri 50 kombe të botës jetojnë së bashku në paqe në një shoqëri pa dallime racore. Megjithëse këta njerëz kanë një gjuhë të përbashkët, çdo ishull ruan identitetin e tij dallues. Pikërisht në këtë shoqëri të shumëllojshme hodhi rrënjë e ka vazhduar të lulëzojë e vërteta biblike.
Njerëzit flasin shumë gjuhë dhe ka të ngjarë të harrojnë në cilën gjuhë janë duke folur, meqë kalimi nga një gjuhë në tjetrën është shumë normal. Ndonëse gjuha zyrtare është holandishtja dhe në fushën e biznesit përdoren gjerësisht anglishtja dhe spanjishtja, gjuha vendëse është gjuha papiamento. Një teori
mbështet idenë se papiamentoja u zhvillua në ishujt e Kepit të Gjelbërt në Afrikën Perëndimore, përpara shekullit të 17-të. Portugezët i përdorën këta ishuj si një bazë për plaçkitjet që bënin në brendësi të Afrikës dhe me qëllim që afrikanët dhe portugezët të kishin mundësi për të komunikuar, lindi një gjuhë e re kreole, një përzierje e gjuhëve afrikane dhe gjuhës portugeze. Kjo është një gjuhë që lejon komunikimin midis grupeve të ndryshme gjuhësore e për këtë arsye quhet gjuhë ‘franka’, e cila është një gjuhë e përbashkët midis popujve me gjuhë të ndryshme. Më vonë, skllevër që u sollën në këta tre ishuj e futën këtë gjuhë. Përgjatë viteve, gjuha u ndikua nga holandishtja, spanjishtja, anglishtja dhe frëngjishtja. Përfundimisht, papiamentoja u bë një përzierje e të gjithë këtyre gjuhëve.Gjuha e përbashkët e zhvilluar nga skllevërit dhe e futur në ishull, në thelb ishte një mjet për të ndërtuar një urë komunikimi në hendekun e gjuhëve dhe për t’i bashkuar ata. Megjithatë, më vonë u përvetësua një gjuhë tjetër e përbashkët. Ishte gjuha për të cilën flet Sofonia 3:9, BR, që thotë: «Sepse në atë kohë kam për t’u dhënë popujve në këmbim një gjuhë të kulluar, në mënyrë që të thërrasin që të gjithë emrin e Jehovait për t’i shërbyer atij sup më sup.» Është kjo ‘gjuhë e kulluar’ që jo vetëm i ka bashkuar disa nga banorët e ishullit, duke i bërë që të kapërcejnë dallimet shoqërore, racore e ndonjëherë edhe ato kombëtare, por edhe i ka bashkuar ata me shoqërinë mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait. Kështu, ndonëse ka kongregacione të veçuara në gjuhët papiamento, angleze, spanjolle dhe holandeze, gjuha e përbashkët e së vërtetës biblike i tërheq vëllezërit në një lidhje të fortë dashurie.
Agimet e së vërtetës
Nuk dihet me saktësi se si u mbollën farat e para të së vërtetës në këta ishuj. Pothuajse si pa kuptuar, drita e së vërtetës agoi, duke e davaritur errësirën që mbulonte ishujt, të cilët kishin
qenë prej kohësh fortesa të katolicizmit. Nga fundi i viteve 20 dhe 30, këtu predikuan disa veta. Edhe një shitës ambulant, i cili shiste libra fetarë, mbolli pa e ditur farat e së vërtetës, pasi midis librave të tij kishte botime të prodhuara nga organizata e Perëndisë. Dy vajzat e shitësit ambulant, Perla dhe Rubi, punonin bashkë me të dhe vite më vonë u bënë Dëshmitare të Jehovait. Që të dyja kanë qëndruar besnike deri në ditët e sotme.Në vitin 1940, vëllai Braun, një trinidadas i punësuar në rafinerinë e naftës, kreu pagëzimin e parë në Kurasao, atë të pesë vetave që kishin studiuar me të. Midis tyre ishin Martin e Vilhelmina Narendorpi dhe Eduard van Marli, që të gjithë me origjinë nga Surinami.
Anita Libreto, vajza e çiftit Narendorp, sjell ndër mend: «Në vitin 1940, isha gjashtë vjeçe. Kujtoj që prindërit e mi po studionin me një vëlla që fliste anglisht. Prindërit e mi flitnin vetëm holandisht dhe mund të kuptonin fare pak anglisht, por u përpoqën fort dhe brenda gjashtë muajve u pagëzuan. Mbledhjet mbaheshin në shtëpinë tonë, por nuk ishin aq të organizuara sa tani. Ishin studime që i bënim çdo mbrëmje të cilat zgjatnin deri pas mesnatës, meqë prindërit e mi përpiqeshin për të kuptuar librat e shkruara në anglisht.» Predikimi bëhej kryesisht në anglisht, pasi grupi i vogël nuk e fliste rrjedhshëm gjuhën papiamento dhe nuk kishte literaturë në atë gjuhë.
Në përgjithësi, njerëzit e vendit nuk ishin mësuar të lexonin Biblën për shkak se Kisha Katolike e ndalonte këtë gjë.
Nuk ishte diçka e pazakontë që priftërinjtë të konfiskonin çdo Bibël që gjenin. Fillimisht, njëri prej tyre i ndiqte vëllezërit sa andej-këtej, duke përplasur këmbët në tokë dhe duke bërtitur: «Lëri rehat delet e mia!»Farërat mbillen në Arubë dhe Bonajre
Në vitin 1943, Xhon Hipoliti, i cili kishte qenë një adventist dhe Martin Narendorpi vizituan Arubën dhe i kaluan pushimet e tyre duke shpallur lajmin e mirë. Me aq sa mund të verifikohet, ata ishin të parët që e predikuan lajmin e mirë atje. Pasi u kthyen në Kurasao, vëlla Hipoliti i shkroi selisë qendrore në Bruklin duke i kërkuar ndihmë për shërbimin në fushë. Misionarët u dërguan tre vjet më vonë, por ishte e trishtueshme që ai vdiq para se të vinin ata. Sidoqoftë, vëllezër të guximshëm kurasaoanë, si Xhon Hipoliti, kishin ndjekur këshillën që gjendet tek Eklisiastiu 11:6 dhe kishin mbjellë pa kursim farë, e cila më vonë zuri rrënjë e lëshoi filiza.
Në vitin 1944, erdhën në Arubë Edmond Kumingsi nga Grenada dhe Uduorth Millsi nga Trinidadi. Ata u punësuan në rafinerinë e naftës në San-Nikolas. Qyteti i San-Nikolasit ndodhet në skajin lindor të ishullit. Ai ziente nga imigrantët që kishin ardhur nga çdo anë e Indive Perëndimore për të punuar në rafinerinë e naftës. Vëllai Mills, një orator publik veçanërisht entuziast, i dha një shtysë të jashtëzakonshme predikimit të lajmit të mirë. Më 8 mars 1946, vëllezërit Mills dhe Kumings formuan kongregacionin e parë të gjuhës angleze në San-Nikolas. Kongregacioni kishte 11 lajmëtarë dhe vëllai Mills ishte shërbëtori i kompanisë (kongregacionit).
Pagëzimi i parë atje u bë më 9 qershor 1946. Midis katër të pagëzuarve ishin edhe Timoti J. Kempbelli dhe Vilfred Roxhersi e aty nga fundi i vitit 1946, numri i lajmëtarëve ishte dyfishuar. Më vonë, me kongregacionin u bashkuan Dëshmitarë
që ishin imigrantë—familjet Buitenman, De Fretas, Kempbell, Skot, Potter, Mier, Titre, Faustin dhe të tjerë.Vëllai Mills pati një sukses të madh me dëshminë joformale dhe një nga koleget e tij, një stenografe e quajtur Oris u përgjigj në mënyrë pozitive. Ajo u pagëzua në janar të vitit 1947. Vëllai Mills jo vetëm që fitoi një motër, por gjeti edhe një grua, pasi ai dhe Orisi më vonë u martuan. Në vitin 1956, ata u ftuan që të merrnin pjesë në klasën e 27-të të Galaadit dhe më pas u caktuan në Nigeri.
Deri në vitin 1950, pjesa më e madhe e predikimit në Arubë bëhej në San-Nikolas, meqë njerëzit atje ishin kryesisht anglishtfolës dhe vëllezërit e flitnin pak gjuhën papiamento. Kështu, deri në atë kohë asnjë arubas nuk e kishte përqafuar të vërtetën. Kundërshtimi i pandërprerë nga ana e Kishës Katolike i nxiti arubasit, që normalisht janë miqësorë, kundër Dëshmitarëve dhe e ngadalësoi përparimin. Në fillim ishte krejt e zakontë që një pronar shtëpie i zemëruar të ndiqte një Dëshmitar duke vringëlluar një hanxhar në dorë. Ndonjëherë vëllezërve u ishte hedhur ujë i nxehtë ose u kishin vërsulur qentë. Në raste të tjera vëllezërit ishin ftuar brenda nga pronarët e shtëpive të cilët largoheshin nga shtëpia dhe i linin ata të ulur brenda. Në ishuj
është një fyerje të mos u shërbesh mysafirëve.Edvina Strupi, një pioniere në Arubë, kujton: «Priftërinjtë i tmerronin njerëzit duke u thënë se do t’i mallkonin nëse e linin kishën.» Megjithatë, kjo gjë nuk e zbehu zellin e vëllezërve, dashuria e të cilëve për Jehovain dhe për të afërmin i shtynte që të ngulmonin.
Farërat e disa bimëve të shkretëtirave rrinë në gjendje qetësie për dekada, derisa sasia e duhur e shirave u jep mundësinë që të mbijnë dhe më në fund të japin lule të bukura. Diçka e ngjashme ndodhi në rastin e Jakobo Reinasit, nëpunës dogane në Bonajre. Ai mori një libër Krijimi në vitin 1928. Megjithëse kishte lindur në një familje katolike, ai kishte shqyrtuar fetë protestante, por asnjëherë nuk kishte mbetur i kënaqur. Duke lexuar librin Krijimi, dalloi tingullin e së vërtetës. Libri rendiste titujt e librave të tjerë të botuar nga shërbëtorët e Jehovait, por Jakobo nuk mundi t’i gjente ato. Duhej të kalonin 19 vjet kur, ndërsa vizitonte motrën e tij më të madhe mishore në Kurasao në vitin 1947, ai takoi një misionare që po drejtonte një studim me të. E pyeti misionaren nëse i kishte librat që përmendeshin në një listë që e kishte mbajtur në kuletën e tij për gjithë ato vjet. E mori të gjithë literaturën që ajo kishte në çantë, të paktën 7 libra të lidhura dhe 13 broshura, si edhe u pajtua në revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Oreksi i tij frymor, i cili ishte nxitur shumë kohë më parë, më në fund po plotësohej. Po, farërat e së vërtetës që
kishin qenë në gjendje qetësie për kaq shumë vjet tani do të kishin ujin e nevojshëm për rritje.Mbërrijnë misionarët e parë në Kurasao
Më 16 maj 1946, Tomas Rasëll Jetsi dhe gruaja e tij Hezeli, të diplomuar në klasën e gjashtë të Galaadit, mbërritën në Kurasao, në një territor që ishte prekur rrallë. Vëlla Jetsi do të ndikonte jashtëzakonisht në veprën në ishuj, duke qëndruar në caktimin e tij për më shumë se 50 vjet, deri sa vdiq më 1999. Me përjashtim të një ndërprerjeje të vogël, e ka mbikëqyrur degën që nga 1950-ta deri më 1994. Si një burrë që kishte gjithnjë humor të mirë, optimizëm të pafund dhe besim të patundur, ai ishte i privilegjuar të shihte veprën e predikimit të Mbretërisë duke u zgjeruar shumë.
Hezeli, një përkrahëse besnike e burrit të saj, ka qëndruar me besnikëri në caktimin e saj deri më sot dhe është një burim inkurajimi për të gjithë. Ajo kujton çastin kur mbërriti në aeroport dhe përshëndetjen e ngrohtë të vëllezërve Narendorp dhe Van Marl bashkë me Klement Flemingun, një person i interesuar.
Klementi, kishte gjetur rastësisht librin Fëmijët, e kishte lexuar atë dhe ishte bindur që kishte gjetur të vërtetën. Kur kishte qenë i ri kishte lënë Kishën Katolike të Romës, për shkak se nuk ishte dakord me shumë mësime të saj. Më vonë, filloi të shoqërohej me Dëshmitarët, kështu që ishte i pranishëm kur iu dha mirëseardhja misionarëve të parë. Në korrik të 1946-ës, misionari i ri, Rasëll Jets, e pagëzoi atë. Vëlla Flemingu është ende një lajmëtar i Mbretërisë dhe thotë: «Jam në moshën 93-vjeçare dhe nuk e kam lënë shpresën për të qenë midis atyre që do të kalojnë Harmagedonin për të hyrë në sistemin e ri pa vdekur.» Çfarë shembulli i shkëlqyer i besimit e i qëndrueshmërisë!
Motër Jetsi thotë: «Na çuan nga aeroporti në një apartament me dy dhoma mbi një dyqan që shiste bishta derri dhe peshk të kripur. Apartamenti nuk kishte mobilie dhe as banjë, kështu që na u desh ta bënim dushin në katin e poshtëm për gjashtë muajt e parë, derisa gjetëm një strehim më të mirë.» Ndonëse Hezeli pati njërën pas tjetrës kriza dizenterie, ajo dhe Rasëlli nuk u shkurajuan. Vite më vonë, vëllai Jets shkroi: «Ajo që e bën jetën
interesante, veçanërisht për shërbëtorët e Jehovait, nuk janë kushtet, as mjedisi, madje as gjuha, por njerëzit. E këta mund të gjenden në çdo caktim.»Ndërsa mësonin gjuhën vendase, papiamenton, këta misionarë të guximshëm duhej t’u mësonin njerëzve në Kurasao gjuhën e pastër, gjuhën e përbashkët të së vërtetës. Njëri prej këtyre njerëzve ishte Kamilio Girigorja, i pari nga vendësit që u pagëzua më 1950. I punësuar në një rafineri nafte, ai kishte rënë në kontakt me të vërtetën nëpërmjet bisedave me vëllezër të ndryshëm, duke përfshirë edhe Henrikus Haselin, një predikues të zjarrtë të lajmit të mirë. Kamilioja, tani 78-vjeçar është një plak i krishterë dhe ka ndihmuar 24 veta deri në pagëzim. Në vitin 1946, misionarët organizuan kongregacionin e parë anglishtfolës në Kurasao, ndërsa kongregacioni i parë në gjuhën papiamento filloi në vitin 1954.
Aruba vazhdon të shohë dritën e së vërtetës
Në korrik të vitit 1949, kanadezët Henri dhe Alisa Tuid, nga klasa e 12-të e Galaadit, shkuan në Arubë ku do të luanin një rol të rëndësishëm në mësimin e gjuhës së pastër. Henri kishte një trup të gjatë e të hollë dhe dallohej për natyrën e tij
të përzemërt e të butë, ndërsa Alisa shquhej për mendjemprehtësinë dhe energjinë e pashtershme në shërbim. Ata ishin të vetmit misionarë që jetuan dhe punuan në të tre ishujt dhe kujtohen me dashuri pas disa dekadash për frymën vetëflijuese dhe zellin e tyre.Në vitin 1950, Uilliam Jetsi (kushëri i Rasëllit) dhe gruaja e tij Meri, të diplomuar në klasën e 14-të të Galaadit, u caktuan në Kurasao. Në vitin 1953, ata shkuan në Arubë. Tani, gati 50 vjet më vonë, janë ende në caktimin e tyre, si shembuj të shkëlqyer të besimit e të qëndrueshmërisë. Gjatë gjithë kohës, Meri u shqua për zellin e saj të jashtëzakonshëm në shërbim. Ajo ishte gjithmonë në ballë të veprës së dëshmisë, kurse Uilliami u përqendrua në përkthimin e botimeve biblike. Deri para mbërritjes së Uilliamit e Merit, dy kongregacionet angleze kishin bërë pak përparim në lidhje me banorët vendës. Me durim e në mënyrë sistematike, Uilliami e Meri filluan të mbillnin farërat e së vërtetës midis arubasve që flasin gjuhën papiamento. Dalëngadalë përpjekjet e tyre u shpërblyen. Uilliami kujton: «Filluam të mbanim studimin e Kullës së Rojës nën një pemë të madhe kuihi në oborrin e shtëpisë misionare. Në disa raste kishte 100 të pranishëm. Uleshim mbi stolat që i kishte hedhur kisha katolike.» Përkujtimi i vdekjes së Krishtit u mbajt në vitin 1954 dhe
pas kësaj, në gjuhën papiamento, u organizua një Studim Libri i Kongregacionit.Arubasi i parë mëson të vërtetën e Biblës
Si i ri që ishte, Gabriel Henrikezi në disa raste jepej aq shumë pas pijes gjatë fundjavëve, saqë nuk mund të paraqitej në punë në rafinerinë e naftës të hënave në mëngjes. Pronari i tij i kërkonte që të përmirësonte mënyrën e jetesës dhe, ndonëse vetë ishte ateist, i bëri Gabrielit një pajtim në revistën Zgjohuni! si dhuratë, i bindur se kjo do ta ndihmonte. Më vonë Gabrieli ra në kontakt me çiftin Tuid, që po studionin Biblën me vjehrrin e tij. Meqë studimi i librit bëhej në spanjisht, Gabrieli ia përkthente atij. Në pak kohë interesi i Gabrielit u shtua, aq sa në vitin 1953 Bill e Meri Jetsi filluan të studionin me të. Gabrieli thotë: «Më në fund, mund të merrja përgjigjet e të gjitha pyetjeve të mia.» Në vitin 1954 ia dedikoi jetën Jehovait dhe u bë i pagëzuari i parë arubas.
Kongregacioni i parë i gjuhës papiamento, i përbërë nga 16 lajmëtarë, u organizua në vitin 1956 dhe në fund të vitit të shërbimit 1957, raportonin 26 lajmëtarë. Sapo iu hapën sytë ndaj mësimeve të rreme të «Babilonisë së Madhe» dhe me ta lënë pas frikën ndaj njeriut, arubasit u bënë dashurues të së vërtetës dhe shpallës të zellshëm të lajmit të mirë. (Zbul. 17:5) Një person i tillë ishte Daniel Uebi. Ai dhe gruaja e tij Ninita, e cila në fillim ishte kundërshtare, pranuan të vërtetën dhe që të dy u bënë lajmëtarë të zjarrtë të Mbretërisë. A do të kishte edhe të tjerë që do të ndiqnin shembullin e tyre?
Ashtu si Danieli, shumë të tjerë e mësuan të vërtetën dhe lejuan që ajo të modelonte jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Një person i tillë që filloi të studionte ishte Pedro Rameni. Një ditë, kur u kthye në shtëpi, Pedroja pa se mamaja e tij, Maria, një katolike e devotshme ia kishte grisur librat e studimit. Meqenëse nuk kishte veshur ende personalitetin e ri, ai iu kundërpërgjigj duke thyer shëmbëlltyrat e nënës së tij. E shqetësuar për atë që kishte bërë Pedroja, Maria u ankua te prifti, i cili i tha se Pedroja kishte të drejtë që mendonte se shëmbëlltyrat janë pa vlerë. E zemëruar ajo e përzuri priftin dhe vendosi të shqyrtonte Biblën. Si pasojë, Maria dhe burri i saj, Henaroja, ia dedikuan jetën Jehovait. Ata dhe 11 fëmijët e tyre, 26 nipërit e mbesat dhe një stërnip—gjithsej 40 persona—po i shërbejnë Jehovait.
Daniel van der Linde, dhëndri i Marisë, u pagëzua megjithëse për këtë arsye prindërit nuk e pranonin më si birin e tyre. Ndonëse e përzunë nga shtëpia dhe u godit nga një prift katolik, Danieli ngulmoi, i bindur se kishte të vërtetën. Marku 10:29, 30.
Me gjithë kundërshtimin, Danieli e quan veten të bekuar, meqë është përdorur nga Jehovai për të ndihmuar shumë veta që të mësojnë të vërtetën e Biblës. Vajza e tij, Priskela dhe burri i saj, Manueli, janë bethelitë të jashtëm të cilët shërbejnë në Repartin e Përkthimit në zyrën e degës në Kurasao. Një tjetër dhëndër, Toni, gjithashtu duhej të tregonte besim të madh te Jehovai dhe te premtimet e Tij për të na mbështetur, pasi ka qenë i sëmurë dhe ka kaluar pesë operacione. Toni thotë: «Mjekët kanë hequr çdo shpresë për mua, por unë vazhdoj t’i lutem Jehovait për forcë. Vëllezërit e mi mishorë, të cilët pak a shumë më kanë mohuar, mund të shohin që kam mijëra vëllezër frymorë përreth botës.»—Përparim në ishuj
Në vitin 1965, Albert Sueri, i diplomuar në klasën e 20-të të Galaadit, u detyrua të largohej nga Kurasaoja për shkak të shëndetit jo të mirë, por la pas «letra rekomandimi» të shkëlqyera. (2 Kor. 3:1, 2) Njëra prej tyre, Olivia Roxhersi, u bë pioniere e rregullt në shtator të vitit 1951. Olivia kishte jetuar për 17 vjet me një burrë pa u martuar. Megjithatë kur mësoi normat e larta të Jehovait, e la burrin, i cili më vonë i kërkoi të martohej me të. Ajo nuk pranoi, u pagëzua dhe hyri në radhët e pionierëve, ku qëndroi për gati 40 vjet, derisa u sëmur. Motra Roxhers mund të shihej kudo ndërsa predikonte me gëzim në territor. Sot, njerëzit tregojnë tregime të gjalla për këtë motër. Fryma dhe këmbëngulja e saj e pamposhtur e bënë që të ndihmonte shumë njerëz, duke përfshirë edhe familje të mëdha, që t’ia dedikonin jetën e tyre Jehovait.
Sot ka shumë familje të palodhura që i shërbejnë Jehovait në Antile dhe në Arubë. Familje të mëdha të tilla, si: Marta, Krus, Dekof, Ramen, Liket, Faustin, Ostiena dhe Rumer, përbëjnë themelin e kongregacioneve dhe kontribuojnë shumë për qëndrueshmërinë e tyre.
Eugjen Riçardsoni, një njeri miqësor, filloi të mësohej nga Jehovai në moshën 15-vjeçare. Megjithëse nuk kishte një studim formal biblik, ai bëri përparim të vazhdueshëm duke ndjekur të gjitha mbledhjet dhe u pagëzua në moshën 17-vjeçare. Në vitin 1956, u emërua pionier i rregullt dhe hasi atë që ai e quajti si problemin më të madh: mungesën e transportit. Ai thotë: «Territori më ishte caktuar 20 kilometra larg shtëpisë, kështu që për të zgjidhur problemin e transportit shita pianon për një biçikletë. Familja ime u tmerrua nga ky shkëmbim dhe tani, 40 vjet më vonë, flasin ende për këtë. Sidoqoftë, për mua kjo gjë doli shumë praktike. Veçanërisht, katër muaj më vonë, kur u emërova të shërbej si pionier special në territorin e pacaktuar të Banda-Abaos.»
Duke hapur territore të reja
Rajoni i Banda-Abaos, i njohur në zonë si kunuku, ndodhet në pjesën perëndimore të Kurasaos dhe mbulon gati gjysmën e ishullit. Ai përbëhet nga një terren i valëzuar butë dhe është disi më i gjelbërt se pjesa tjetër e ishullit. Peizazhin e përbëjnë shtëpi të shpërndara andej-këtej, kështu që të punosh këtë territor kërkohet shumë kohë. Klinton Uilliamsi, një tjetër pionier i ri e i zellshëm, u bashkua me Eugjenin dhe së bashku filluan
të hapnin këtë zonë të pashkelur. Eugjeni kujton: «Ky nuk ishte një territor i lehtë, duke e krahasuar me pjesën tjetër të ishullit. Njerëzit ishin shumë miqësorë dhe ishte me të vërtetë një kënaqësi të flitje me ta, por zakonisht nuk tregonin interes të mëtejshëm. Megjithatë, punuam atje për dy vjet dhe patëm përvoja të mrekullueshme. Muajin e parë, takova një burrë, i cili tha se nëse mund t’i provonim që Mbretëria e Perëndisë ishte vendosur në vitin 1914, do të bëhej Dëshmitar. Dhe në të vërtetë ai u bë Dëshmitar, bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. Më vonë, bisedova me një grua që tha se nipi i saj ishe shumë i interesuar për Biblën. Po atë mbrëmje u ktheva dhe i dëshmova atij. Quhej Siro Hide.»Siroja, një person miqësor, tregon ngjarjen nga këndvështrimi i tij: «Isha katolik shumë i devotshëm dhe e njihja katekizmin kaq mirë saqë mund t’ua mësoja të tjerëve në shkollë. Por diçka gjithmonë më hutonte. Nuk mund ta kuptoja përse nëse nuk shkoje në kishë ishe fajtor për një mëkat vdekjeprurës dhe shkoje në ferr nëse nuk e rrëfeje menjëherë atë. Një ditë një djalë i ri me biçikletë erdhi në shtëpi dhe foli me tezen time për Biblën. Duke e ditur interesin tim për fenë, ajo e ftoi që të kthehej kur të isha në shtëpi. Isha i paduruar për ta
takuar, pasi mendoja se dija më shumë se ai për fenë. Po të njëjtën mbrëmje, Eugjeni erdhi në shtëpinë time. Mbeta i shtangur kur më tregoi se Kredoja e Apostujve, të cilën e thosha çdo ditë, tregonte se Jezui kishte shkuar në ferr. Për shkak se unë vetëm sa e recitoja atë pa u menduar, nuk e kisha kapur kuptimin e saj. Ajo që më habiti më shumë ishte se Eugjeni përdorte Biblën për të shpjeguar çdo gjë, ndërsa unë nuk mund të gjeja as edhe një shkrim. Që nga ai çast jeta ime ndryshoi rrënjësisht, pasi fillova të studioja Biblën menjëherë.» Më vonë, Siroja u pagëzua me gjithë kundërshtimin e së shoqes. Më në fund, për shkak të shembullit të tij të mirë, edhe ajo ia dedikoi jetën Jehovait. Ata i kanë shërbyer Jehovait me besnikëri për 30 vjet dhe Siroja ka qenë plak për 25 vjet.Eugjeni ndoqi Shkollën e Galaadit në vitin 1958 dhe u ricaktua në Banda-Abao, ku ende ekzistonte problemi i transportit. Ai tregon: «Kur merrnim pjesë në shërbimin në fushë, në disa raste ishim një grup prej 13 vëllezërish dhe kishim vetëm një makinë, timen. Kjo do të thoshte të bëje dy udhëtime me 30 kilometra vetëm vajtje. Unë lija grupin e parë në territor dhe
nxitoja për të marrë të dytin. Pasdite vonë, ndiqja të njëjtën procedurë si në mëngjes për t’i kthyer vëllezërit në shtëpi. Megjithatë e kishim kaluar të tërë ditën në shërbim. Ishte e lodhshme, por sa të gëzuar që ishim!» Eugjeni pati, gjithashtu, privilegjin të shërbente në veprën udhëtuese për disa vjet.Ndryshime në kunuku
Në vitin 1959, Klinton Uilliamsi, i cili në atë kohë po ashtu ishte diplomuar në Shkollën e Galaadit, vazhdoi të punonte në kunuku. Më vonë u martua me Evgjeninë, një pioniere e zellshme, natyra e sjellshme e së cilës bëri që t’u hynte në zemër shumë personave. Në vitin 1970, një kongregacion me 17 lajmëtarë u formua në fshatin Zorkflit-be-jan-Kok dhe mbledhjet mbaheshin në shtëpinë e familjes Piters-Kuirs. Pionierët specialë Uana Piters-Kuirsi dhe vajza e saj, Esteri, së bashku me familjet Mingel e Kojman punuan pa u lodhur për të nxitur dhe për të ndihmuar kongregacionin. Rreth vitit 1985 kongregacioni ishte rritur deri në 76 lajmëtarë, me një pjesëmarrje në mbledhje prej 125 personash. Në po atë vit, dashuria i shtyu disa vëllezër nga Shtetet e Bashkuara që të shkonin vullnetarë për të ndërtuar një Sallë Mbretërie në qytetin Pankuk dhe Salla e vjetër e Mbretërisë u kthye në një shtëpi misionare. Gjatë një periudhe dyvjeçare numri i lajmëtarëve u rrit deri në 142, kështu që në vitin 1987 u formua kongregacioni Tera-Kora.
Gjetja e strehimeve për pionierët ishte gjithmonë një problem, dhe Eugjeni kujton se si u desh të ristrukturonte një shtëpi të papërdorur në të cilën më parë mbaheshin dhitë. Ai harxhoi javë duke u përpjekur që të largonte «parfumin» e tyre. Mishi i dhisë mbahet si një ushqim i zgjedhur i vendit. Për vite me radhë, kur përgatitej ushqim në asamble, mishi i dhisë ishte i zakonshëm dhe vëllezërit hanin dreka të këndshme duke shijuar një pjatë me mish dhie të gatuar mirë me erëza. Por në disa raste mishi nuk ishte i freskët, duke shkaktuar sëmundje që të bënin të shkoje shpesh në banjë.
Rasëll Jetsit i pëlqente të tregonte ndodhinë e një dhie të quajtur Mimi. Njëherë ajo hëngri tre Bibla, disa libra kënge, libra
të tjerë dhe shumë revista. Pronarja e saj, Rita Metjusi, tha: «Ajo hëngri aq shumë nga literatura jonë, saqë e thërritnim dhia e shenjtë.» Më vonë Mimin e shitëm.Asambletë ndihmojnë për të zhvilluar frymën e dashurisë dhe të unitetit
Gjatë viteve, gjetja e vendeve të përshtatshme për t’u mbledhur—veçanërisht për asambletë—ka qenë një problem. Maks Gari, nga klasa e pestë e Galaadit organizoi në Buena-Vista të Kurasaos ndërtimin e Sallës së parë të Mbretërisë që ishte pronë e vëllezërve. Vëllezërit u dhanë me gjithë shpirt pas ndërtimit të kësaj salle dhe ishin të emocionuar kur ajo përfundoi. Në
vitin 1961, në Kurasao u formua kongregacioni i dytë i gjuhës papiamento, i cili filloi t’i mbante mbledhjet në sallën e re e të bukur. Viktor Manueli, lajmëtar i lajmit të mirë për thuajse 50 vjet, shërbente si shërbëtori i kongregacionit. Nejthën H. Nori nga Betheli i Bruklinit e dedikoi këtë sallë më 28 mars 1962.Në vitet 70 toka përbri sallës në Buena-Vista u sheshua, u derdh një dysheme prej betoni dhe u ngrit një platformë. Për shumë vite kjo u përdor për kongreset dhe asambletë, dhe meqë në Kurasao bie shumë pak shi, mbledhjet mbaheshin pa shumë probleme në qiell të hapur. Megjithatë, kishte raste kur vëllezërit befasoheshin nga ndonjë rrebesh i papritur që u lagte rrobat
dhe librat, por që nuk i shkurajonte. Ata thjesht hapnin çadrat dhe vazhdonin t’i kushtonin një vëmendje të madhe programit. Në të kaluarën, këto grumbullime zhvilloheshin në dy gjuhë, ku disa fjalime mbaheshin në anglisht me përkthim, ndërsa të tjerët përmblidheshin në gjuhën papiamento. Kongreset krahinore mbaheshin me radhë në Arubë dhe në Kurasao e disa nga delegatët udhëtonin me avionë të marrë me qira për në ishullin ku do të mbahej kongresi, ndërsa të tjerë shkonin me anije. Në një rast, një grup të madh kongresistësh që udhëtoi me anijen Niagara e zuri deti. Megjithë këtë shqetësim, entuziazmi i tyre për banketin frymor që i priste nuk u zbeh.Ingrid Selasa, e cila në atë kohë ishte 16 vjeçe, kujton që gjyshja e saj shiti një derr për të paguar udhëtimin. Delegatët qëndruan në shtëpitë e vëllezërve, e madje fjetën në dysheme. U lidhën miqësi të qëndrueshme dhe mbizotëroi një frymë e gëzuar dashurie e uniteti. Në vitin 1959 u mbajt në plantacionin Santa-Kruz në Banda-Abao, kongresi i parë në gjuhën papiamento. Ingridi sjell ndër mend: «Ngarkuam autobusë me ushqime, shtretër dhe pajisje e u nisëm për në kongres. Programi ishte një banket frymor, dhe në mbrëmje luajtëm lojëra biblike dhe kënduam këngët e Mbretërisë nën qiellin e natës. Nuk do t’i harroj kurrë ato tri ditë që kaluam atje, ku me të vërtetë u ndjemë pjesë e një vëllazërie.» Grumbullimet besimforcuese ndërkombëtare, si Kongresi Ndërkombëtar «Paqe në tokë» i vitit 1969, shërbyen gjithashtu për të nxitur frymën e dashurisë dhe unitetin midis vëllezërve.
Salla të reja Asamblesh
Ndërsa vitet kalonin, vendi i asambleve në Buena-Vista u bë shumë i vogël, por me dhuratat bujare të kongregacioneve vëllezërit mundën të blinin një ndërtesë nga një rafineri nafte. Kësaj ndërtese, që ndodhej në krahinën e Skelpuekut, iu ndryshua pamja dhe për shumë vjet atje u mbajtën asamble qarkore dhe
kongrese krahinore. Kohët e fundit zyra e degës ka marrë miratimin për ta shembur këtë strukturë dhe për të ndërtuar një Sallë Mbretërie të dyfishtë që mund të funksionojë, gjithashtu, si Sallë Asamblesh me vende për 720 persona e kjo është një masë që i kënaq vëllezërit.Përpara 1968-ës, asambletë në Arubë mbaheshin në salla të marra me qira, por me rritjen lindi nevoja për një Sallë Asamblesh të përhershme. Si rrjedhim, u vendos që të ndërtohej një Sallë Mbretërie aq e madhe sa të përdorej për asambletë. Në vitin 1968, pas një pune të madhe e vetësakrifikuese, vëllezërit vendës ndërtuan një sallë shumë të bukur në të cilën të lavdëronin Jehovain. Ndërsa po ndërtohej salla, një ngastër toke me kaktusë të lartë e fshihte projektin e ndërtimit nga kalimtarët. Javën para asamblesë së parë, qeveria urdhëroi që kaktusët të priteshin. Dhe ja, salla ishte ngritur brenda një nate—ose të paktën kështu dukej! Banorët vendës menduan se kjo ishte një mrekulli, pasi shumë veta besonin se me të vërtetë salla ishte ndërtuar brenda natës. Megjithatë, kjo do të ndodhte më vonë në formën e sallave me ndërtim të shpejtë.
Vepra zhvillohet në Bonajre
Në vitin 1949, Xhoshua Stilmani, një përfaqësues special i selisë në Bruklin, vizitoi Bonajren, ku tashmë Jakobo Reina dhe Matis Bernabela, një bujk, ishin duke predikuar aktivisht. Asnjëri prej tyre nuk ishte i pagëzuar. U morën masa që të mbahej fjalimi i parë publik në Bonajre. Erdhën rreth 100 njerëz, por vetëm 30 hynë në sallë. Të 70 të tjerët ishin dërguar nga prifti katolik i vendit që të prishnin mbledhjen. Rasëll Jetsi një herë kujtoi: «Gurët filluan të binin si rrebesh mbi çatinë metalike tamam si breshëri në Egjipt. U lëshuan fishekzjarre dhe njerëzit u binin kovave.» Kjo përpjekje ishte e pasuksesshme, pasi farërat e së vërtetës ishin përhapur dhe kishin zënë rrënjë. Vitin pasues,
Jakoboja dhe Matisi, Dëshmitarët e parë në Bonajre, u pagëzuan në Kurasao.Në vitin 1951, Rasëll e Bill Jetsi organizuan mbledhje në shtëpinë e vëllait Bernabela, dhe në vitin 1952 Klinton Uilliamsi u caktua në Bonajre për të formuar kongregacionin e ri në një sallë të marrë me qira në qytetin e Kralendikut. Duke bërë këtë punë ai ngjalli zemërimin e priftit katolik, i cili u përpoq ta dëbonte nga vendi. Ky prift u përpoq ta bindte një nga studentet e Biblës të vëlla Uilliamsit që ta akuzonte se i kishte bërë provokime seksuale, por ajo nuk pranoi ta bënte këtë akuzë. I hidhëruar, ai e quajti vëlla Uilliamsin një uara-uara, që është një zog grabitqar i këtyre ishujve, duke e akuzuar se po i rrëmbente delet. Por me anë të frymës së Jehovait, vëlla Uilliamsi vazhdoi të forconte kongregacionin e ri, derisa u ricaktua në Kurasao. Në vitin 1954, u mbajt asambleja e parë qarkore dhe që atëherë asambletë e kongreset kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën frymore të vëllezërve në Bonajre. Njerëzit, gjithashtu, vërshonin për të parë filmat e prodhuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Këta filma ngjallën interes, por para se të dërgoheshin dy pionieret speciale Petra Selasa dhe vajza e saj Ingridi, në vitin 1969, përparimi ishte i pakët.
Kur erdhën, Petra dhe Igridi nuk kishin makinë, megjithatë e mbuluan gati të tërë ishullin më këmbë. Shumë nga studentët e tyre më vonë u pagëzuan. Dy motrat i drejtuan të gjitha mbledhjet të ulura e me kokë të mbuluar. Një herë në muaj një vëlla udhëtonte me avion nga Kurasaoja për të punuar me to e për të mbajtur një fjalim publik. Më vonë, kur Petrës i duhej të largohej, me Ingridin u bashkua një tjetër pioniere speciale, Klodeta Tezoida, dhe që të dyja vazhduan t’i ndihmonin njerëzit që të mësonin të vërtetën e Biblës.
Gruaja e një politikani gjen qeverinë e përsosur
Midis atyre që mësuan gjuhën e pastër ishte edhe gruaja e një politikani të shquar. Karidad Abrahami, e quajtur me dashamirësi nga të gjithë Da, ishte gruaja e një ministri të qeverisë së Bonajres. Dy djemtë dhe dhëndri i saj ishin, gjithashtu, të përfshirë aktivisht në politikë. Vetë Daja zhvillonte me forcë fushata për burrin e saj dhe njihej e respektohej gjerësisht. Një klerik protestant, i cili ishte nuni i njërit prej fëmijëve të saj, i tha se Dëshmitarët e Jehovait nuk besonin te Jezu Krishti. Meqë ai burrë ishte miku i saj dhe njëkohësisht edhe klerik, ajo e besoi këtë thënie të rreme.
Pas vdekjes së të shoqit, Daja u transferua në Holandë dhe atje u trondit kur pa dy klerikë protestantë në televizion që rrëfenin hapur homoseksualitetin e tyre. E zhgënjyer nga feja, nuk shkoi më në kishë. Më vonë pranoi një studim biblik, u bë Dëshmitare dhe u kthye në Bonajre. Daja thotë: «E vërteta ishte aq e mrekullueshme saqë m’u desh të kthehesha e ta ndaja atë me popullin tim.» Pasi u kthye, në vend që të përkrahte ndonjë qeveri njerëzore si zgjidhjen e problemeve të Bonajres, ajo filloi të predikonte rreth zgjidhjes së përhershme e të vërtetë, rreth Mbretërisë së Perëndisë në duart e Jezu Krishtit. Njerëzit, të bindur se ajo vinte në derën e tyre për të kërkuar mbështetje politike për të birin, i hapnin derën dhe mbeteshin të habitur nga mesazhi i saj. Për më tepër, meqë Daja ishte shumë e njohur, mjaft njerëz, të cilët nuk do t’i kishin dëgjuar Dëshmitarët e tjerë, filluan t’i kushtonin vëmendje mesazhit të Mbretërisë.
Literatura vihet në dispozicion në gjuhën vendëse
E vërteta e prek zemrën më shpejt nëse njerëzit mund t’i lexojnë botimet biblike në gjuhën e nënës. Por kur mbërritën misionarët e parë, në gjuhën papiamento nuk kishte literaturë biblike. Mbledhjet mbaheshin në një gjuhë që ishte një përzierje midis anglishtes dhe gjuhës papiamento, duke përdorur botimet në anglisht, spanjisht dhe holandisht, kështu që vëllezërve u duhej të luftonin për ta kuptuar të vërtetën. Për këtë arsye kishte vërtet nevojë për botime të përkthyera. Megjithatë, gjuha papiamento ishte e kufizuar në fjalë, nuk kishte fjalorë dhe nuk mund të gjendeshin dy persona që të ishin në një mendje se si duhej shkruar gjuha papiamento. Vite më vonë, Bill Jetsi, një përkthyes veteran, shkroi: «Për të botuar mesazhin e Mbretërisë duhej të thoshim e të shkruanim gjëra që nuk ishin thënë ose nuk ishin shkruar kurrë më parë në gjuhën papiamento. Ishte një sfidë të vendosje norma që të të udhëhiqnin.» Pa dyshim, nuk ishte një detyrë e lehtë. Në vitin 1948, vëllezërit përkthyen broshurën e parë Gëzimi i të gjithë njerëzve. Në vitin 1959, përfundoi përkthimi i botimit «Le të jetë Perëndia i vërtetë». Ky u pasua nga përkthimi i librave të tjerë të lidhur, si edhe nga përkthimi i rregullt i Toren di Vigilancia, siç quhet Kulla e Rojës në gjuhën papiamento dhe Spierta ose Zgjohuni! Dalëngadalë,
kur ata filluan ta lexonin dhe ta kuptonin të vërtetën e Fjalës së Perëndisë në gjuhën e tyre, dara e hekurt me të cilën kisha kishte mbërthyer njerëzit vendës filloi të lirohej.Përkthimi pati ndikim edhe te këngët që këndoheshin në mbledhje. Kur banorët e Antileve këndojnë, e bëjnë këtë me shumë entuziazëm e me zë të lartë. Në kohët e hershme, sidoqoftë, ky entuziazëm ishte disi i kufizuar nga fakti që librat e këngëve ishin në spanjisht. Por në vitin 1986, kur vëllezërit morën librat e këngëve në gjuhën papiamento, sallat kumbuan nga zërat që buçitnin fort e qartë. Më në fund, në këngë, mund t’i shprehnin plotësisht ndjenjat për Perëndinë e madh Jehova. Maria Britëni tha: «Ajo që më bëri më shumë përshtypje në vizitën e parë në Sallën e Mbretërisë ishte këndimi i këngëve. Ishte aq i bukur, saqë shpërtheva në lot.»—Isa. 42:10.
Ndërsa vepra rritej, nevojiteshin më shumë përkthyes. Kështu, dy pionierë të rinj e të zellshëm, Rajmond Pitersi dhe Zhaninë Konsepsioni, filluan veprën e përkthimit. Sot Reparti i Përkthimit përbëhet nga një skuadër prej nëntë vetash. Në vitin 1989, erdhën kompjuterat me programin MEPS, që ishte një mjet i çmuar në ndihmë të përkthyesve, duke e bërë më në fund të mundur botimin e Kullës së Rojës në gjuhën papiamento njëkohësisht me gjuhët e tjera. Kjo ishte një ndihmë e mrekullueshme për veprën e predikimit.
Më shumë ndihmë misionare
Në vitin 1962, Xhon Frai nga klasa e 37-të e Galaadit u emërua mbikëqyrësi i degës për të zëvendësuar Rasëll Jetsin, i cili duhej të ndiqte kursin e ripërtërirë të Shkollës së Galaadit. Pas 18 muajsh, kur motra Frai mbeti shtatzënë, çifti Frai u kthye në Angli dhe vëlla Jetsi mori përsipër edhe një herë punën në degë. Më 31 dhjetor 1964, Agi van Dalfseni nga Holanda arriti në ishuj pasi u diplomua në klasën e 39-të të Galaadit. Me të vënë këmbë në Kurasao u përshëndet nga pamja madhështore e shpërthimit të eksplozivëve dhe nga zhurma shurdhuese e fishekzjarrëve që kumbonin në qiellin e natës. Jo, ishullarët nuk po i uronin mirëseardhjen. Në vend të kësaj, banorët vendës po respektonin një traditë vjetore, që është mënyra e tyre për të larguar frymërat e këqija dhe syrin e lig të vitit të vjetër, si dhe po përshëndetnin ardhjen e vitit të ri. Si i ri e energjik që ishte vëlla Van Dalfseni ndërmori veprën qarkore dhe më vonë atë
krahinore. Ashtu si shumë misionarë, ai u dashurua me shtëpinë e re dhe thotë: «Njerëzit janë të ngrohtë, mikpritës dhe të ndershëm. Është një kënaqësi dhe privilegj të jesh i caktuar këtu.»Në vitin 1974, Agi u martua me Julin, një motër nga Trinidadi dhe ajo u bashkua me të në veprën udhëtuese. Juli kujton: «Isha e magjepsur nga miqësia dhe toleranca e njerëzve. Nuk mundja ta flitja gjuhën papiamento, por predikimi bëhej i gëzueshëm nga ndihma e tyre. Ishte e lehtë të pyesje ‘Con ta bai?’ (Si jeni?) dhe të pyesje rreth çdo anëtari të familjes, siç është zakon këtu. Edhe dhënia e literaturës ishte e lehtë. Diçka e vështirë ishte të udhëtoje e ngarkuar me një çantë të rëndë me literaturë në katër gjuhë dhe të ndesheshe me rërën dhe erën. Por për mua ishte një gëzim i vërtetë.» Në vitin 1980, Agi dhe Juli shkuan në Holandë që të kujdeseshin për babanë e Agit, i cili po vuante nga sëmundja e Alcajmerit, por u rikthyen në Kurasao në vitin 1992.
Robertus Berkersi dhe gruaja e tij Gejli, nga klasa e 67-të e Galaadit, vazhduan veprën qarkore në mungesë të çiftit Van Dalfsen dhe nxitën shumë entuziazëm për shërbimin e plotkohor. Në vitin 1986, Oto Klostermani dhe gruaja e tij Ivona erdhën në Kurasao nga Galaadi dhe vëlla Klostermani u emërua koordinatori i degës në vitin 1994. Ata u kthyen në Holandë në vitin 2000. Në mars 2000, vëlla Van Dalfseni u emërua në Komitetin e Degës dhe bashkë me gruan e tij u ftuan në Bethel, ku janë duke shërbyer tani. Në vitin 1997, Gregori Duhon, nga Reparti i Grafikës në Bruklin dhe gruaja e tij Sharoni u caktuan në Kurasao si bethelitë që shërbejnë në vend të huaj. Sharoni, një infermiere e licensuar bashkë me të tjerë ishin një ndihmë e paçmuar për t’u kujdesur për vëllanë Rasëll Jets, i cili po vuante nga një kancer vdekjeprurës. Në mars 2000, vëlla Duhoni u emërua koordinator i degës dhe dashamirësia e afrueshmëria e tij vlerësohen thellësisht nga të gjithë. Tani, në Komitetin e Degës shërbejnë Gregori Duhoni, Klinton Uilliamsi dhe Agi van Dalfseni.
Shërbimi i pionierit sjell shpërblime të pasura
Kur Margarita Pitersi filloi të studionte Biblën, ishte e kënaqur me fenë e saj të re. Ajo kujton: «Në fillim nuk kisha ndër
mend të ndryshoja fenë. Isha një anëtare aktive e Kishës Katolike, e Legjionit të Marisë dhe e korit të kishës. Por pas studimit të Biblës kuptova se ajo që kisha mësuar ishte e gabuar. Nuk prita që të më ftonin të dilja në shërbimin në fushë, isha unë që kërkova të dilja. Dëshiroja që të tjerët të dilnin nga feja e rreme dhe të merrnin qëndrim në anën e së vërtetës.» U pagëzua më 1974 dhe ka qenë pioniere e rregullt për 25 vjetët e fundit.Jehovai e ka bekuar Margaritën, siç duket qartë nga një prej përvojave të shumta të saj. Një vajzë e re, e quajtur Melva Kumsi, u drejtua tek ajo dhe Margarita i sugjeroi që t’i merrte lejë të atit për të studiuar. Zoti Kums, i prekur nga respekti që pati Margarita për të tha se jo vetëm vajza e tij, por e tërë familja, gjithsej shtatë veta, do të studionin. Margarita pati gëzimin t’i shihte të gjithë tek pagëzoheshin, dhe një nga djemtë më vonë u bë plak.
Një pioniere tjetër që shijoi mirësinë e Jehovait është Blansha van Hidorni. Ajo u pagëzua në vitin 1961, kurse burri i saj, Hansi, në vitin 1965. Ajo ka 35 vjet që është pioniere. Gjatë kësaj kohe ka rritur gjashtë fëmijë, dy prej të cilëve tani janë pionierë të rregullt. Kjo gjë nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen fizike dhe emocionale të Hansit. Së bashku kanë ndihmuar 65 njerëz deri në dedikimin ndaj Jehovait.
Hebrenjve 13:4, Hansi i shpjegoi pikëpamjen tonë për martesën. Shumë i qetësuar, Teoja e lejoi atë që të vazhdonte studimin. Serafina u pagëzua dhe pas disa kohësh edhe Teoja. Tani që të dy po i shërbejnë me besnikëri Jehovait.
Një nga përvojat e shumta të Blanshës ka të bëjë me fqinjën e saj, Serafinën. Blansha kishte filluar të studionte me Serafinën, por burri i saj, Teoja, iu kundërvu me forcë. Ai i dogji librat e Serafinës dhe e ndaloi Blanshën të hynte në shtëpinë e tyre, duke u thënë të gjithëve se po mprehte hanxharin për të. Hansi e zbuloi përse Teoja ishte kaq kundërshtar. Me sa duket, ai kishte një shok, gruaja e të cilit kishte filluar të studionte me një klerik të njërës prej feve vendëse. Më vonë, ajo e la të shoqin dhe iku bashkë me klerikun. Kështu që Teoja kishte frikë se mos gruaja e tij do të bënte të njëjtën gjë. Duke përdorur shkrimin eBlansha tregon se si një ditë drejtoi një studim biblik në orën 11.00, u kthye në shtëpi për të ngrënë drekë dhe dy orë më vonë lindi djalin e saj, Lushenin. Ajo vazhdon ta çmojë privilegjin e pionieres. Blansha thotë: «Shërbimi i pionierit të ndihmon të përgatitesh e të studiosh vazhdimisht dhe të jep kënaqësinë që nuk mund të gjendet gjetkë.»
Fuqi përtej asaj që është normale
Edhe Marion Klefstra ka gjetur kënaqësi të madhe duke i shërbyer Jehovait në kohë të plotë. Kur ishte adoleshente i lindi interesi për të vërtetën duke i lexuar revistat gjyshes së saj të verbër. Ia dedikoi jetën Jehovait në vitin 1955 dhe në 1970-ën u bë pioniere e rregullt. Djali i saj Alberti ndoqi gjurmët e saj dhe ka 18 vjet që shërben si pionier.
Marioni studioi me Johana Martinën, e cila ishte nëna e nëntë fëmijëve. Burri i Johanës, Antonioja, ishte shumë kundërshtar dhe Marioni nuk mund ta bënte studimin kur ai ishte i pranishëm. Nëse ai ishte në shtëpi Johana lidhte një copë rrobë
te gardhi, kështu që kur Marioni e shihte atë kthehej më vonë. Me durimin e Marionit dhe këmbënguljen e Johanës, si ajo, edhe Antonioja e pranuan të vërtetën dhe u pagëzuan në të njëjtën kohë. Ata ndihmuan tetë nga nëntë fëmijët e tyre që t’ia dedikonin jetën Jehovait.2 Kor. 4:7) Besimi i fortë e ka mbështetur jo vetëm që të durojë në kohë të dhembjes pothuajse të padurueshme, por edhe që të vazhdojë shërbimin e pionierit gjatë 25 vjetëve të fundit. Johana tani është 81-vjeçare dhe thotë: «Jehovai është i madh dhe më ka mbështetur. I lutem pa pushim dhe ai kurrë nuk më zhgënjen.»
Mjerisht, Antonioja u vra në një aksident rrugor. Disa vjet më vonë, dy nga fëmijët e Johanës u vranë në të njëjtën mënyrë dhe një i tretë vdiq në rrethana të tjera tragjike. Por, gjatë gjithë kohës, Johana ka qëndruar e palëkundur, duke besuar te Jehovai për të marrë ‘fuqi përtej asaj që është normale’. (Këto janë vetëm disa shembuj të pionierëve besnikë e të palodhur, të cilët përbëjnë themelin e shumicës së kongregacioneve duke i pasuruar ato. Kur kërkesa e orëve të pionierëve u rregullua në vitin 1998, u hap mundësia që shumë të tjerë fillonin në këtë fushë të shërbimit. Pionierët kanë shprehur çmueshmëri të thellë për Shkollën e Shërbimit të Pionierit, e cila ka qenë një ndihmë e pamasë për t’i stërvitur që të jenë shërbëtorë më të mirë. Edhe lajmëtarët e zellshëm e shtojnë thirrjen e tyre të lavdërimit për Jehovain e disa prej tyre janë shumë të suksesshëm në dëshminë joformale, siç mund të shihet nga përvoja vijuese.
Në fillim të viteve 50, Albert Hithi, një mjek i ri nga Guajana, po jepte leksione në një universitet në Xhakartë të Indonezisë. Atje filloi të mësonte për një lloj të ndryshëm shërimi. Si specialist sysh ai mundi të kuptonte dobinë e ‘balsamit’, për të cilin Jezui u foli laodiceasve, siç regjistrohet në Zbulesën 3:18. Alberti vendosi që të ishte ky ‘balsami’ të cilin dëshironte të rekomandonte. Në vitin 1964 ai dhe familja e tij u transferuan në Kurasao dhe atje vazhdoi të mësonte për programin e shërimit frymor që Jezui i kishte besuar klasës së tij të skllavit të besueshëm e të matur në tokë. (Mat. 24:45) Në vitin 1969 Alberti dhe djali i tij u pagëzuan në të njëjtën asamble. Në klinikën e tij u dëshmoi shumë pacientëve dhe të punësuarve. Alberti ishte ai që drejtoi shumë veta drejt ujërave të së vërtetës, disa prej të cilëve sot janë pleq.
Një prishje e papritur e qetësisë
Jeta në Kurasao ka rrjedhur gjithmonë në një paqe të plotë. Për shumë vite nuk ka ndodhur asgjë që të prishte paqen gati idilike. Megjithatë ngjarjet po rrokulliseshin në një mënyrë që do ta ndryshonte krejtësisht këtë. Në fillim të majit të vitit 1969, mbikëqyrësi i zonës Robert Trejsi, paralajmëroi ndaj vetëkënaqësisë dhe rrezikut për t’u përgjumur në një ndjenjë të rreme sigurie si pasojë e qetësisë në dukje të ishullit. Kjo qetësi ishte gati për t’u prishur. Brenda disa javëve, më 30 maj, një mosmarrëveshje pune u kthye në dhunë. Shpërthyen plaçkitjet dhe djegiet, duke e shndërruar kështu vendin, dikur të patrazuar, në një vorbull trazirash politike. Klinton Uilliamsi kujton: «Një burrë pa këmishë u nis drejt makinës sime me zemërim në sy. Papritur, një ish-studenti im i Biblës më erdhi në ndihmë duke bërtitur: ‘Jo atë, jo! Ai është njeri i mirë.’ Burri u afrua, hodhi në sediljen e makinës sime ca mallra të konservuara që sapo i kishte vjedhur në supermarket dhe u largua. Lëshova një psherëtimë lehtësimi dhe falënderova Jehovain për mbrojtjen e tij.»
Në mes të rrëmujës e të pasigurisë së atyre kohëve të shqetësuara, populli i Jehovait mbeti i qetë, i sigurt në dijeninë se në të ardhmen e afërt Mbretëria e Perëndisë do të sigurojë një qeveri të përsosur për këdo. Atëherë Jehovai do të kënaqë dëshirën e «çdo qenieje të gjallë». (Psal. 145:16) Sot njerëzit e shohin 30 majin e vitit 1969 si një pikë kthese në historinë e ishullit.
Zyrat e reja të degës
Nejthën H. Nori, i cili shërbeu si anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait deri në vdekjen e tij më 1977, shfaqte gjithmonë interes të thellë për misionarët dhe shpesh udhëtonte për në vende të tjera për t’i forcuar vëllezërit. Më 1956 Efes. 4:8; Kolos. 4:11) Më 1950 vëlla Nori bëri vizitën e tij të parë në këta ishuj e ndërsa ishte në Kurasao mori masa për një zyrë të re dege, ku vëlla Rasëll Jetsi shërbente si shërbëtor i degës. Lidhur me fjalimin e vëlla Norit «Liri për të robëruarit», vëlla Jetsi shkroi: «Ishte sikur të kishte pyetur individualisht secilin në auditor dhe po i jepte një këshillë personale.» Në vitin 1955 vëlla Nori bëri një vizitë tjetër dhe foli në Sallën e papërfunduar të Mbretërisë në Oranjestad të Arubës. Më pas udhëtoi drejt Kurasaos për një asamble, i shoqëruar nga një grup vëllezërish. Gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare në 1962-shin ai dedikoi Sallën e Mbretërisë në Buena-Vista të Kurasaos dhe i nxiti jashtëzakonisht vëllezërit me anë të fjalimeve të tij që ishin në kohën e duhur. Ai, gjithashtu, miratoi ndërtimin e një zyre të re dege, të një shtëpie misionare dhe të një Salle Mbretërie në të njëjtin truall, në Osterbekstrat, pikërisht sapo dilje nga qyteti Uilemstad.
edhe mbikëqyrësit e zonës filluan të vizitonin vëllezërit përreth globit. Këto «dhurata në njerëz» kanë qenë «një ndihmë fuqizuese», që i ka dhënë një shtytje veprës në këta ishuj. (Babai i arkitektit që u pajtua për të projektuar ndërtimin ishte një jude, i cili kishte qenë në një kamp përqendrimi bashkë me Dëshmitarët e Jehovait. Ai i tha Hezel Jetsit: «Ka vetëm një fe të vërtetë. Është ajo e Dëshmitarëve të Jehovait.» Kjo zyrë dege u dedikua në vitin 1964 dhe u zgjerua më 1978, me rekomandimin e Albert Shrëderit si mbikëqyrës i zonës. Në vitin 1990 u bë e dukshme se nevojiteshin ndërtesa më të mëdha dhe u bënë përpjekje për të gjetur një truall të ri për të ndërtuar, por e gjithë kjo nuk pati sukses.
Gjatë nëntorit të vitit 1998 u mor vendimi për të blerë një ndërtesë ekzistuese dhe për ta kthyer në mjedise për degën. Vëllezërit vendosën të merrnin një kompleks apartamentesh që ndodhej në një pozicion të volitshëm në rrugën e quajtur Seru Loraveg, në të dalë të Uilemstadit. Më 4 dhjetor u bë blerja. Shpejtësia dhe lehtësia me të cilën ndodhi çdo gjë i siguroi vëllezërit se Jehovai po e bekonte përpjekjen, në përputhje me Psalmin 127:1. Ndërtesat e rinovuara janë tërheqëse dhe të rehatshme e po shërbejnë për t’i sjellë nderim e lavdi emrit të Jehovait.
Më 20 nëntor 1999, në oborrin e degës u bë dedikimi i degës së re dhe ishin të pranishëm 273 persona. Gerrit Lëshi nga Trupi Udhëheqës citoi profetin Isaia për të treguar se si do të përdoreshin ndërtesat e reja për t’i shërbyer qëllimit të madh të Jehovait. Ditën pasuese, 2.588 të pranishëm ndoqën një
program special në stadiumin e sporteve, dhe për shumë veta kjo ishte ngjarja më e rëndësishme e vitit të shërbimit 2000.Radioja trajton çështjen e gjakut
Dëshmitarët e Jehovait i gëzohen jetës dhe e shohin atë si një dhuratë nga Perëndia. Në përputhje me Veprat 15:29 ata përmbahen nga gjaku. Mospranimi i transfuzioneve të gjakut nga ana e tyre, i bazuar në Bibël, është keqkuptuar nga mjekët e autoritetet dashamirëse. Në vitin 1983, një gjykatës në Kurasao nuk pranoi t’u njihte autoritetin prindëror të dhënë nga Perëndia Ezmond e Viviana Gibsit dhe urdhëroi që fëmijës së tyre t’i bëhej transfuzion gjaku. Këtij rasti iu bë një trajtim i gjerë në lajme e më pas vijoi një publicitet shumë negativ. Një stacion radioje filloi transmetimin e një programi për të qartësuar çështjet dhe një grup prej shtatë pjesëmarrësish, ku bënin pjesë Hubert Margarita dhe gruaja e tij Lena, bashkë me Robertus Berkersin, mbikëqyrës qarkor, folën rreth këtij argumenti për tri orë. Vëllezërit me mjeshtëri shpjeguan ligjin e Biblës për gjakun dhe programi arriti të zbuste tensionin që ishte krijuar e i ndihmoi njerëzit që të kuptonin kërkesat e Jehovait.
Ka edhe mjekë që e respektojnë të drejtën e pacientit për të zgjedhur mospranimin e transfuzionit të gjakut. Për shembull, Gerda Verbisti, që është mësuese shkolle, pësoi një aksident rëndë me makinë dhe duhej operuar menjëherë. Ajo pati aq shumë hemorragji, saqë rruazat e saj të gjakut zbritën në nivelin dy. Kirurgu vendosi ta operonte në dy faza, në mënyrë që Gerda të mos humbiste më gjak. Operacioni ishte i suksesshëm. Dëshmitarët e Jehovait u janë mirënjohës mjekëve të tillë të aftë e të përkushtuar. Këtyre mjekëve ndonjëherë u duhet të luftojnë me vetë ndërgjegjen e tyre e megjithatë kanë guximin dhe ndershmërinë për të respektuar të drejtën e pacientëve të tyre që zgjedhin të mos marrin gjak.
Giljermo Rama, drejtues i Komitetit të Lidhjeve me Spitalet në Kurasao, shprehet: «Na kërkojnë shpesh ndihmë në situata krizash. Pa komitetin do të kishte shumë më tepër probleme.» Alfredo Muleri, drejtuesi Komitetit të Lidhjeve me Spitalet në Arubë, është i të njëjtit mendim. Ai vëren se megjithëse në fillim në Arubë kishte njëfarë kundërshtimi, shumica e mjekëve tani po bashkëpunojnë me Dëshmitarët e Jehovait.
Shërbimi i dashur i mbikëqyrësve qarkorë
Megjithëse rritja në të tre ishujt ishte shumë e ngadaltë në fillim, kishte gjithnjë një rritje të qëndrueshme dhe literatura jepej me lehtësi. Në vitin 1964, kishte katër
kongregacione me 379 lajmëtarë dhe më 1980 numri i kongregacioneve u rrit në 16 me 1.077 lajmëtarë. Gjatë periudhës midis viteve 1981 dhe 2000 lajmëtarët arritën në 2.154 dhe me shtimin e dy kongregacioneve holandeze dhe dy spanjolle, numri i kongregacioneve arriti në 29 me një pjesëmarrje në Përkujtim të 6.176 personave.Për t’u shërbyer grupeve të ndryshme gjuhësore, nevojiteshin mbikëqyrës qarkorë që mund të flitnin të paktën tri gjuhë dhe vëllezër të tillë nuk është gjithmonë e lehtë për t’i gjetur. Megjithatë, këta ishuj kanë qenë të bekuar me mbikëqyrës udhëtues të cilët, ashtu si Pavli, ishin të kënaqur të jepnin shpirtrat e tyre. (1 Sel. 2:8) Në këtë vepër janë angazhuar Hamfri e Ludmilla Hermanusi, të cilët tani janë misionarë në Surinam dhe Edsel e Klodeta Margarita, pionierë vendës. Pionierët arubas Frenki e Maria Hermsi kanë shërbyer, gjithashtu, në veprën qarkore, derisa u thirrën në Bethel, ku tani shërbejnë si pjesë e skuadrës së përkthimit.
Në vitin 1997, Mark dhe Edit Mileni, të cilët më parë ishin në veprën qarkore në Belgjikë, erdhën në një vend që ndodhet shumë larg shtëpisë së tyre për të forcuar vëllezërit. Si të gjithë misionarët e rinj çifti Milen duhej të mësonte gjuhën, që shpeshherë është një sfidë me shumë rezultate zbavitëse. Vëlla Mileni kujton se ai po përpiqej të thoshte se një i krishterë nuk duhet të jetë si një ushtar që fshihet në transhe (buracu) e në vend të kësaj ai tha se nuk duhet të jetë si një ushtar që fshihet pas një gomari (buricu). Me gjithë sfidat, Marku dhe Editi duruan. Meqë u bënë të aftë në gjuhë, ata tani shërbejnë me gëzim në kongregacionet holandeze dhe papiamento. Në vitin 2000, Paul dhe Marsha Xhonsoni u bënë çifti i parë që mori pjesë në një rregullim të ri, sipas të cilit një mbikëqyrës qarkor nga Porto-Rikoja shërben në kongregacionet vendëse të gjuhës angleze e spanjolle në këta ishuj.
Salla Mbretërie të ndërtuara me metodën e shpejtë
Në vitin 1985, në Kurasao erdhën 294 vëllezër nga Shtetet e Bashkuara nga një vend i largët si Alaska, për të ndërtuar një Sallë Mbretërie në Pankuk. Salla e re, e cila përfundoi brenda nëntë ditëve, ngjalli interes të madh dhe shërbeu si dëshmi e mrekullueshme e si tregues i dashurisë dhe i unitetit në veprim. Njerëzit mbetën të mahnitur kur panë burra, gra dhe fëmijë të etur për të ndihmuar vullnetarët nga Shtetet e Bashkuara. Ramiro Muleri thotë: «Si zakonisht, kishte probleme teknike; por këto u kapërcyen dhe fryma e Jehovait punoi fuqimisht në ndërtimin e sallës. Të dielën në mbrëmje,
për habinë e skeptikëve, që thoshin se nuk do të mund të bëhej kurrë, vëllezërit patën mundësi të adhuronin Jehovain në një sallë fare të re.»Dukej se kjo arritje mahniti edhe klerin vendës, pasi një mëngjes, pas njoftimit në televizion, një makinë ndaloi para sallës. Kush doli nga makina? Askush tjetër veç peshkopit të Kurasaos i shoqëruar nga tre priftërinj, me veladonë të bardhë e të derdhur që valëviteshin në erë e që tundnin kokat me habi e mosbesim të qartë.
Koha nuk do të mjaftonte nëse do të vazhdonim të tregonim veprat altruiste të vëllezërve: të misionarëve të hershëm, si
familjet Van Ik, Hornveld, Filpsi dhe Kor Teuniseni, të cilët lanë shtëpitë e tyre për t’u shërbyer vëllezërve këtu; të Pedro Girigorit, i cili nuk mundte as të shkruante e as të lexonte, por që drejtoi shumë veta drejt së vërtetës; të Teodor Riçardsonit «djalit të gjatë», që ecte me hapa të mëdhenj nëpër rrugët e lagjes Sher-Asil për të bërë rivizita të panumërta; të pioniereve të zellshme Maria Selasas, Edna Arvasios, Isenia «Çena» Manuelit dhe Veronika Uallit; të Seferita Doloritës, plot gaz, që edhe pse është e verbër dhe e goditur nga një sëmundje e sistemit nervor, ngulmon ende në predikim dhe nuk harron kurrë të inkurajojë ata që shkojnë ta inkurajojnë atë. Fytyrat e këtyre besnikëve e të të tjerëve, të cilët përkushtohen pa kursim, janë të ngulitura thellë në mendjet e në zemrat e vëllezërve të këtyre ishujve.Shkretëtira lulëzon
Në vitet 80 Aruba përjetoi një rritje të shpejtë të mirëqenies ekonomike. Hotelet ultramoderne tani radhiten përgjatë plazheve të bardha dhe kazinotë me drita të shndritshme tërheqin
shtresën e lartë të botës. Në mënyrë të pashmangshme kjo ka ndikuar edhe në mënyrën e të menduarit të njerëzve, pasi materializmi ka nxjerrë kokën e tij vezulluese, por mashtruese, për të ndikuar te shumë veta, madje edhe te disa në kongregacione. Megjithatë, atje ka shumë sukses frymor, veçanërisht në fushën spanjolle dhe një nevojë të ngutshme për vëllezër të aftë që të drejtojnë.Kurasaoja nga ana tjetër po përjeton një rënie të fortë ekonomike dhe shumë njerëz po shpërngulen në Holandë. Ky largim i vëllezërve ka ndikuar te kongregacionet e si në Kurasao, edhe në Bonajre nuk ka pasur shumë rritje në pak vitet e fundit.
Megjithatë, ndërsa vazhdojmë në shekullin e 21-të, ka arsye për të ngritur kokat e për të gëzuar. Mbretëria e lavdishme e Perëndisë është afruar dhe populli i Perëndisë po vazhdon t’u mësojë të vërtetën atyre që janë «të prirur». (Vep. 13:48) Kjo shkretëtirë frymore, dikur e thatë, është ngopur nga ujërat e së vërtetës.
[Kutia dhe figurat në faqen 72]
Flamingo dhe gomarë
Në Bonajren e qetë e të padëmtuar, nxjerrja e kripës nga deti është një industri e rëndësishme që sjell të ardhura për ishullarët. Flamingot ushqehen me ushqim që ka përmbajtje të lartë kripërash. Ky gjendet me lehtësi në kriporet e ishullit, duke e bërë Bonajren një nga vendet e pakta në botë që ka kushte ideale për rritjen e këtyre zogjve shumëngjyrësh. Gomarët gjysmë të egër, të importuar fillimisht për të punuar në kripore, u lanë të lirë pa pasur kujdesin e askujt kur u zëvendësuan nga makineritë. Tani ata bredhin nëpër ishull. Për t’i ruajtur, në ishull është ngritur një rezervat për gomarë dhe është organizuar një program i quajtur «Adopto» një gomar.
[Kutia dhe figura në faqen 87]
Ura lundruese me kulme e Kurasaos
Uilemstadi, kryeqyteti i Kurasaos, është një qytet i këndshëm dhe piktoresk. Ndërtesat me kulme trekëndëshe të sjellin ndër mend Amsterdamin, por janë të lyera me ngjyra të gjalla. Gjiri i Santa-Anës e pret mespërmes qendrën e qytetit. Ura Lundruese Mbretëresha Ema lidh dy pjesët e qytetit dhe mund të ngrihet në pak minuta për të lejuar anijet e mëdha që të hyjnë në portin që shtrihet në thellësi të vendit. Në fillim duhej paguar një tarifë për të kaluar urën, me përjashtim të rasteve kur personi ishte këmbëzbathur, e cila ishte shenjë e varfërisë. Si pasojë, ndodhte që të varfrit merrnin hua këpucë për të mos u quajtur të varfër dhe të pasurit i fshihnin këpucët e tyre për të mos paguar tarifën.
[Kutia në faqen 93]
Përshëndetni më parë priftin?
«Dinjiteti i një prifti është aq i lartë dhe i pashoq, saqë nëse në rrugë do të takonim një prift dhe një engjëll, do të duhej të përshëndetnim më parë priftin.»—Përkthyer nga e përjavshmja katolike La Union, 10 gusht 1951, botuar në Kurasao.
[Kutia dhe figura në faqen 95]
Vlera e një emri të mirë
Në shtator të vitit 1986 Rasëll Jetsi mori një pako nga Xhamajka, e cila i dërgohej Shoqatës Watch Tower Bible and Tract. Kur e hapi atë në prani të inspektorëve të postës, mbeti i habitur kur gjeti poshtë një radhe me revista një pako që përmbante katër kilogramë marihuanë. Menjëherë policia e mbajti në arrest. Megjithatë, për të dha një rekomandim të mirë nëpunësi i postës në Kurasao, i cili tha se ishte e pamundur që vëllai Jets të përfshihej në trafikun e paligjshëm të drogës. Nëse oficeri nuk do ta kishte mbështetur dëshminë pa pasur asnjë dyshim, vëllai Jets do të ishte burgosur. Siç doli më vonë, ai u lirua menjëherë. Kësaj ngjarjeje iu bë jehonë e gjerë në gazetat vendëse, njëra prej të cilave e quajti vëllanë Jets «një njeri shumë të sjellshëm e të ndershëm» dhe «shumë të interesuar për t’u predikuar lajmin e mirë të gjithëve». Kjo përvojë nënvizon vlerën e një emri të mirë.
[Kutia dhe figura në faqen 96]
Një veçori e pazakontë e veprës së Mbretërisë
Çdo vit shpërndahet një sasi shumë e madhe e broshurës Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë. Gjatë disa viteve pionierët kanë qenë në gjendje të shpërndajnë me qindra prej tyre. Zhizela Hajdi u shtrua në spital, kështu që shfrytëzoi rastin për t’u dëshmuar në mënyrë joformale pacientëve të tjerë. Njëra prej tyre, Ninoska, u përgjigj në mënyrë pozitive, duke e pyetur Zhizelën nëse e kishte «librin e vogël». Në fillim Zhizela nuk e dinte për çfarë libri bëhej fjalë, por më në fund, e kuptoi që flitej për Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë. Që nga ai çast ato diskutonin shkrimin çdo ditë. U morën masa që të studionin Biblën pasi të dilnin që të dyja nga spitali. Në më pak se një vit, Ninoska u pagëzua. Tani, burri dhe fëmijët e saj po studiojnë Biblën me Dëshmitarët.
[Figura]
«Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë» në holandisht, anglisht dhe papiamento
[Kutia në faqen 104]
«Zell për Perëndinë; por jo sipas njohurisë së saktë»
Një mëngjes, ndërsa ishin në shërbimin në fushë, Hubert Margarita dhe Morena van Hidorni takuan Morelën, një vajzë shkolle. Shprehja e Morelës tregoi se ajo kishte «zell për Perëndinë; por jo sipas njohurisë së saktë». (Rom. 10:2) Ajo shpjegoi se merrte mësim çdo ditë për katolicizmin dhe se ishte e bindur që kjo ishte mënyra për të adhuruar Perëndinë. Huberti dhe Morena morën masa për të studiuar Biblën me të. Masat ishin këto: ajo duhej të shkonte te mësuesi i saj, te prifti, për të vërtetuar atë që po mësonte. Nëse ai nuk do të ishte dakord me mësimin, ajo do t’i kërkonte t’i jepte një arsye biblike. Nëse në ndonjë rast do të mendonte se Dëshmitarët po i mësonin gjëra që ishin në kundërshtim me Biblën, mund ta ndërpriste studimin. Në pak kohë Morela zbuloi se mësimet e Kishës Katolike ishin pa bazë biblike. Kur kuptoi se prifti po bezdisej gjithnjë e më shumë nga pyetjet e saj, nuk shkonte më në asnjë prej mësimeve të tij. Morela vazhdoi studimin e saj për të vërtetën, u pagëzua dhe tani po i shërben Jehovait me besnikëri.
[Kutia dhe figura në faqen 107]
Rëra dhe shkëmbinjtë e Arubës
Formacionet gjigante shkëmbore të Kasibarit dhe Ijos janë një element magjepsës i peizazhit të Arubës. Shpellat me vizatime në shkëmbinj, të cilat besohej se janë bërë nga indianët dabajuro, janë po ashtu të pakrahasueshme. Klima me diell të përhershëm dhe plazhet e gjata e të bardha me rërë bëjnë për vete mijëra turistë që vijnë vit pas viti në ishull.
[Kutia në faqen 110]
«Nga goja e fëmijëve»
Jezui tha: «Nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave të gjirit ti ke sjellë lëvdim.» (Mat. 21:16) Kjo është, gjithashtu, e vërtetë edhe për fëmijët në këta ishuj. Morisi 15-vjeçar jeton në Arubë. Kur ishte shtatëvjeç, gjatë një kongresi krahinor, mamaja e tij nuk po e gjente dot. E shqetësuar ajo e kërkoi dhe më në fund e gjeti në një dhomë të prapme, ku po mbahej mbledhja për të interesuarit për në Bethel. Morisi dëshironte të bënte kërkesën për në Bethel. Drejtuesi i mbledhjes, duke mos dashur ta shkurajonte, e lejoi që të qëndronte. E pra, dëshira e zjarrtë e Morisit për t’i shërbyer Jehovait në Bethel nuk është venitur. U pagëzua në moshën 13-vjeçare dhe punon shumë në kongregacion, duke u përgatitur mirë për të gjitha caktimet. Ai është më i vendosur se kurrë për të shërbyer në Bethel.
Në Bonajre, Rencoja gjashtëvjeçar u ftua në Sallën e Mbretërisë dhe mbeti shumë i kënaqur. Me të u fillua një studim biblik dhe që atëherë ai nuk pranonte më të shkonte në kishën katolike. I pyeti prindërit përse në kishë nuk po mësonin për Parajsën dhe kjo gjë ngjalli kureshtjen e tyre. Ata filluan të studionin me Dëshmitarët e Jehovait. Më vonë, babai dhe mamaja e Rencos, bashkë me një nga studentët biblikë të Rencos u pagëzuan. Rencoja, që tani është tetëvjeç, u pagëzua në asamblenë qarkore në Bonajre.
[Kutia dhe figura në faqen 115]
A dëshiron ndokush gjellë me iguana?
Iguanat, si kjo në fotografinë poshtë, janë të zakonshme kudo nëpër ishujt e Arubës, Bonajres dhe Kurasaos. Këta zvarranikë vlerësohen shumë, por jo si kafshë të përkëdhelura shtëpie. Iguana është një element bazë i supërave dhe i gjellëve. «Ka shije si ajo e pulës,—thotë një shef kuzhine vendës.—Mishi i saj është shumë i butë dhe i njomë.»
[Hartat në faqen 71]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin.)
HAITI
DETI I KARAIBEVE
VENEZUELË
ARUBË
ORANJESTAD
San-Nikolas
KURASAO
UILEMSTAD
Santa-Kruz
Buena-Vista
BONAJRE
Kralendijk
[Figura që zë gjithë faqen 66]
[Figura në faqen 68]
Njerëz të shumë kombësive bashkëpunojnë në paqe në kongregacionin Hojberg, Arubë
[Figura në faqen 70]
Perla Marlini shiste literaturë fetare bashkë me të atin. Më vonë u bë Dëshmitare
[Figura në faqen 73]
Kongregacioni i parë anglishtfolës në San-Nikolas, Arubë
[Figurat në faqen 74]
Disa që imigruan në Arubë: (1) Marta Faustini sot, (2) burri i saj, Hamiltoni, i cili ka vdekur që nga ajo kohë dhe (3) Robert dhe Faustina Titre
[Figura në faqen 75]
Uduorth dhe Oris Millsi në ditën e dasmës së tyre
[Figura në faqen 76]
Edvina Strupi, pioniere në Arubë
[Figura në faqen 77]
Jakobo Reina mori një kopje të librit «Krijimi» në vitin 1928 dhe dalloi tingullin e së vërtetës
[Figura në faqen 78]
Nga e majta në të djathtë: Rasëll dhe Hezel Jetsi, diplomuar në klasën e 6-të të Galaadit dhe Meri e Uilliams Jetsi në klasën e 14-të
[Figura në faqen 79]
Henrikus Haseli, në të majtë, ishte një lajmëtar i zjarrtë i lajmit të mirë
Kamilio Girigorja ishte i pari nga vendësit që u pagëzua, në vitin 1950.
[Figura në faqen 80]
Alisa dhe Henri Tuidi kujtohen me dashuri për frymën vetëflijuese dhe zellin e tyre
[Figura në faqen 81]
Gabriel Henrikezit iu dhurua një pajtim në revistën «Zgjohuni!». Ai ishte arubasi i parë që u pagëzua
[Figurat në faqen 82]
Ninita Uebi në fillim e kundërshtoi të vërtetën. Ajo dhe burri i saj, Danieli, u bënë lajmëtarë të zjarrtë të Mbretërisë
[Figura në faqen 82]
Maria Rameni ishte katolike e devotshme, derisa prifti i tha se shëmbëlltyrat fetare ishin pa vlerë
[Figura në faqen 83]
Albert Sueri la pas ‘letra rekomandimi’ të shkëlqyera
[Figura në faqen 84]
Olivia Roxhersi ndihmoi shumë veta që t’ia dedikonin jetën Jehovait
[Figura në faqen 85]
Lart: Eugjen Riçardsoni, i pagëzuar në moshën 17-vjeçare, shërbeu si pionier i zellshëm
[Figura në faqen 85]
Poshtë: I riu Klinton Uilliamsi u bashkua me të për të hapur ‘kunukun’
[Figura në faqen 86]
Shtëpia misionare në Arubë, rreth vitit 1956
[Figura në faqen 89]
Lart: Në vitin 1962, Nejthën H. Nori nga Betheli i Bruklinit, dedikoi këtë Sallë Mbretërie, e para që u bë pronë e vëllezërve në Kurasao
[Figura në faqen 89]
Djathtas: Viktor Manueli, një lajmëtar i lajmit të mirë për gati 50 vjet, shërbeu në kongregacionin e dytë të gjuhës papiamento
[Figura në faqen 90]
Lart: Asambleja Ndërkombëtare «Paqe në tokë» në Atlanta të Xhorxhias, SHBA
[Figura në faqen 90]
Djathtas: Vendi i kongresit në Kurasao për të njëjtin program
[Figura në faqen 94]
Petra Selasa (djathtas) dhe vajza e saj, Ingridi, pioniere speciale që u dërguan në Bonajre për të ndihmuar, në vitin 1969
[Figura në faqen 97]
«Kulla e Rojës» në gjuhën papiamento
[Figura në faqen 98]
Lart: Xhon dhe Paulina Frai
[Figura në faqen 98]
Poshtë: Agi van Dalfsen arriti në vitin 1964 pasi u diplomua në klasën e 39-të të Galaadit
[Figurat në faqen 99]
Lart: Zhanina Konsepsioni dhe Rajmond Pitersi janë pjesë e skuadrës së përkthimit prej nëntë vetash
[Figura në faqen 99]
Djathtas: Estralita Liketi punon me kompjuter dhe me programin MEPS, të cilët janë mjete të çmuara në ndihmë të përkthyesve
[Figura në faqen 100]
Robertus dhe Gejl Berkersi, (majtas), shërbejnë në veprën qarkore, duke nxitur së tepërmi entuziazmin për shërbimin e plotkohor
[Figura në faqen 100]
Julia dhe Agi van Dalfseni, (poshtë), u kthyen në Kurasao në vitin 1992 dhe u ftuan në Bethel në vitin 2000
[Figura në faqen 100]
Agi van Dalfseni, Klinton Uilliamsi dhe Gregori Duhoni shërbejnë në Komitetin e Degës
[Figura në faqen 102]
Blansha dhe Hans van Hidorni kanë ndihmuar 65 veta deri në pikën e dedikimit të jetës së tyre ndaj Jehovait
[Figura në faqen 108]
(1) Zyra e degës e dedikuar më 1964
[Figurat në faqen 108]
(2, 3) Dega e sotme, e dedikuar më 20 nëntor 1999
[Figurat në faqen 112]
Ishujt Aruba, Bonajre dhe Kurasao janë bekuar me çifte në veprën udhëtuese, të tilla, si: (lart) Ludmila dhe Hamfri Hermanusi, (nga e majta në të djathtë) Paul dhe Marsha Xhonsoni dhe Edit e Mark Mileni
[Figurat në faqen 114]
Misionarët e hershëm: (1) çifti Van Ik, (2) çifti Hornveld dhe (3) Kor Teuniseni, lanë shtëpitë e tyre për t’u shërbyer vëllezërve në këtë vend