Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët e sotme

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët e sotme

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në kohët e sotme

Kurasao

Në një hartë të botës, ishujt e Kurasaos, Arubës dhe Bonajres, duken shumë të vegjël kur krahasohen me kontinentet e mëdha që shtrihen pranë tyre. Megjithatë, në këta ishuj jetojnë njerëz të shumë kombësive dhe kulturave. Shumë njerëz që jetojnë në këta ishuj të Karaibeve janë të gëzuar tani nën sundimin e drejtë të Jehovait. Lexoni se si Dëshmitarë të zellshëm i kanë kapërcyer sfidat e kulturave dhe të gjuhëve të ndryshme për të mësuar gjuhën e pastër të së vërtetës biblike.

Ukrainë

Ishte 8 prill 1951. Uturima e kamionëve ushtarakë e prishi qetësinë që herët në mëngjes. Në të gjithë Ukrainën Perëndimore, ushtarët hynë në shtëpitë e Dëshmitarëve të Jehovait dhe u dhanë çdo familjeje dy orë kohë për të bërë gati plaçkat për një udhëtim nga i cili shumë veta nuk u kthyen më. Atë ditë, më shumë se 6.100 Dëshmitarë hipën nëpër makina të mbuluara dhe u dëbuan në Siberi. Ai operacion ishte pjesë e një fushate të gjatë nga ana e Bashkimit të fuqishëm Sovjetik, me qëllim që të bënte të heshtte çdo zë që guxonte të shpallte Mbretërinë e Perëndisë. Historia emocionuese e qëndrueshmërisë së Dëshmitarëve ukrainas ndaj ndalimit dhe persekutimit, për më shumë se 50 vjet, do të ndërtojë besimin tuaj në fuqinë e Jehovait për ta mbështetur popullin e tij.