Letër nga Trupi Udhëheqës
Letër nga Trupi Udhëheqës
Të dashur vëllezër dhe motra,
ËSHTË një kënaqësi e madhe t’ju shkruajmë juve! Ju lavdërojmë për dashurinë dhe vetëmohimin që vazhdoni të shfaqni! Nga faqet e këtij Libri vjetor do të shihni se gjatë vitit të kaluar të shërbimit janë kryer shumë vepra të mira. Përsëri kemi kaluar më tepër se një miliard orë në veprën e predikimit dhe të mësimdhënies, duke i nxitur njerëzit që t’i afrohen Jehovait. A nuk është një nder të jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë tonë të lavdishëm, Atit tonë qiellor?—1 Kor. 3:9.
Teksa i mbajmë sytë te vepra që kemi përpara, jemi të sigurt se ju do të vazhdoni të imitoni zellin dhe besimin e shërbëtorëve të Perëndisë, siç përshkruhen në Bibël. Për shembull, apostulli Pavël dëshironte me zjarr që të ishte i efektshëm sa më shumë që mundej për të përkrahur interesat e Mbretërisë. Me sa duket, Pavli e shkroi letrën e parë për kongregacionin e krishterë të Korintit gjatë vitit të fundit që qëndroi në Efes. Në lidhje me planet e tij të menjëhershme, ai shkroi: «Por po qëndroj në Efes deri në festën e Ditës së Pesëdhjetë; sepse më është hapur një derë e gjerë që çon në aktivitet, por ka shumë kundërshtarë.»—1 Kor. 16:8, 9.
Pavli kishte planifikuar të udhëtonte në Maqedoni dhe në Korint. Megjithatë, ai kuptoi se kishte një rast për të bërë punë të dobishme, duke qëndruar për njëfarë kohe në Efes. Pavli ishte elastik. Ai vërejti një rrethanë të favorshme për të përkrahur interesat e Mbretërisë pikërisht aty ku ndodhej, kështu që e përshtati programin e tij sipas kësaj. Për të ishte hapur një derë e gjerë që çonte në aktivitet, dhe Pavli dëshironte me zjarr ta shfrytëzonte këtë rast.
Kjo kërkonte shumë punë: edhe të predikonte lajmin e mirë, edhe të ndërtonte kongregacionin në Efes. Më vonë Pavli u tha Vep. 20:20, 21.
pleqve të kongregacionit të këtij qyteti: «Nuk u përmbajta pa jua thënë të gjitha gjërat që ishin dobiprurëse, as t’ju mësoja publikisht dhe nga shtëpia në shtëpi. Por u dhashë plotësisht dëshmi si judenjve edhe grekëve për pendimin kundrejt Perëndisë dhe besimin te Zotëria ynë Jezu.»—Po kështu, shumë nga ju, të dashur vëllezër dhe motra, keni shfrytëzuar rastet që kanë dalë para jush. Gjatë vitit të kaluar të shërbimit, mesatarisht 798.938 veta kanë mundur t’i rregullojnë punët e tyre, që të marrin pjesë në disa forma të shërbimit si pionier. Disa nga ju kanë udhëtuar deri në skajet e tokës, me qëllim që të shërbejnë si misionarë. Ju po përhapni me zell lajmin e mirë dhe po ndërtoni kongregacionet. Të tjerë nga ju kanë mësuar një gjuhë tjetër që të ndihmojnë njerëzit që flasin një gjuhë të huaj, të cilët jetojnë afër jush. Dhe disa të tjerë i kanë rregulluar punët për të predikuar në territore të pacaktuara ose për të shërbyer atje ku nevoja është më e madhe. Madje, disa kanë parë se një derë e gjerë drejt aktivitetit u është hapur në shkollë, në punë ose në rrethana të tjera ku mund të jepet një dëshmi e efektshme, si për shembull me anë të telefonit. Përvojat nga mbarë bota dëshmojnë se populli i Perëndisë, të rinj e të vjetër, po kërkojnë me ngulm dhe po gjejnë raste për të përçuar njohurinë e së vërtetës te njerëzit kudo qofshin.
Jini të sigurt se Jehovai i sheh dhe i çmon shumë përpjekjet tuaja. Bibla thotë: «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij.» (Hebr. 6:10) Vazhdoni të jeni të vëmendshëm ndaj rasteve që ju krijojnë mundësinë të përkrahni adhurimin e pastër. Ndoshta disa nga ju mund të zgjerojnë shërbimin e tyre. Të gjithë ne mund të përpiqemi për ta bërë shërbimin tonë më të efektshëm.
Nuk e përmbushim caktimin tonë për të predikuar, pa pasur kundërshtime. Kujtoni se pasi foli për një derë të gjerë drejt aktivitetit që i ishte hapur atij, Pavli shkroi: «Ka shumë kundërshtarë.» Veprat 19:24-28; 20:18, 19.
Për Pavlin, këta kundërshtarë përfshinin si judenjtë, ashtu edhe ata të kombeve, disa që e sulmuan hapur dhe të tjerë që me dhelpëri thurën komplote kundër tij.—Ne hasim një situatë të ngjashme sot. Ndërkohë që i afrohemi shkatërrimit të këtij sistemi të lig, presim që kundërshtimi të shtohet. Satanai është plot «zemërim të madh» dhe ky zemërim drejtohet në veçanti ndaj atyre që i shërbejnë Perëndisë. (Zbul. 12:12) Kurrë të mos harrojmë se Satanai është «sundimtari i kësaj bote». Jezui u tha dishepujve të tij: «Po të ishit pjesë e botës, bota do të tregonte përzemërsi për atë që është e vetja. E tani, ngaqë nuk jeni pjesë e botës, por unë ju kam zgjedhur nga bota, për këtë bota ju urren.»—Gjoni 14:30; 15:19.
Jemi të vendosur të mos lejojmë askënd të na dobësojë besimin tonë te Perëndia ose të na ngadalësojë ritmin në veprën e predikimit. E dimë se do të ketë prapë nga ata që na sulmojnë dhe thurin komplote kundër nesh. Megjithatë, vazhdojmë të predikojmë lajmin e mirë të Mbretërisë, të sigurt se Jezui do të dërrmojë Satanain dhe hordhitë e tij në kohën e caktuar nga Jehovai. Kundërshtarët nuk e bënë të heshtte apostullin Pavël, dhe as nuk i bëjnë të heshtin shërbëtorët e Perëndisë sot. Me gjithë zemërimin e Satanait dhe urrejtjen e botës, fryma e Jehovait po vepron fuqishëm mes popullit të vet. Çfarë gëzimi është të dimë se numri i atyre që shpallin lajmin e mirë ka arritur një maksimum të ri prej 6.304.645 vetash!
Lutemi që ju të vazhdoni të shfrytëzoni rastet për të përkrahur më tej interesat e Mbretërisë madhështore të Jehovait. Jini të sigurt për interesimin tonë të dashur për secilin prej jush, teksa qëndrojmë «sup më sup» në shërbimin e Perëndisë më të Lartë, Jehovait.—Sof. 3:9, BR.
Vëllezërit tuaj,
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait