Moldavia
Moldavia
Moldavia shtrihet në lindje të harkut të madh të vargmaleve të Karpateve. Është një vend pjellor me rrafshnalta, lugina të thella, gryka dhe shpate të veshura me pyje. Ky peizazh i larmishëm prej 34.000 kilometrash katrorë është vendbanimi i shumë kafshëve të ndryshme, si: dhelprat, ujqit, lepujt, baldosat, drerët, herminat, qelbësit dhe derrat e egër.
Toka e zezë e pasur dhe klima në përgjithësi e butë bëjnë që vendi të ketë bollëk frutash, drithërash, perimesh dhe prodhimesh të tjera bujqësore. Ujitja dhe kullimi i tokave bëhen të mundura më së miri nëpërmjet 2.200 burimeve dhe 3.000 lumenjve e përrenjve, që rrjedhin drejt jugut për në Detin e Zi. Dniestri i rrëmbyeshëm është lumi më i gjatë dhe është i lundrueshëm përgjatë pjesës më të madhe të Moldavisë. Lumi ose shënon kufirin me Ukrainën, ose rrjedh paralel me këtë kufi, në pjesën më të madhe të tij. Ukraina shtrihet në veri, lindje dhe në jug të Moldavisë. Lumi Prut, një degë e Danubit, është kufiri që në perëndim e ndan Moldavinë nga Rumania.
E kaluara e stuhishme e Moldavisë
Vendi midis Dniestrit dhe Prutit—i njohur si Besarabia dhe Moldavia për shekuj të tërë—ndodhet përgjatë rrugës kryesore për në Evropë. Në mijëvjeçarin e parë p.e.s., rajoni ishte pjesë e Skithisë. Më vonë ushtroi njëfarë kontrolli Perandoria Romake. Historia e stuhishme e Moldavisë përfshin edhe një valë pushtimesh nga popuj të tjerë siç janë: gotët,
hunët dhe avarët. Në shekujt e 13-të dhe të 14-të Moldavia ishte vasale e tartarëve, dhe në shekullin e 16-të u bë pjesë e Perandorisë Osmane. Në Marrëveshjen e Bukureshtit, në vitin 1812, turqit e lanë Besarabinë dhe gjysmën e Moldavisë nën pushtetin e Rusisë. Në atë kohë emri Besarabi përdorej për gjithë rajonin.Më 1918 Besarabia u bë pjesë e Rumanisë së bashkuar. Gjithsesi iu kthye përkohësisht Rusisë në vitin 1940 dhe prapë në 1944-n. Në Bashkimin Sovjetik territori njihej si Republika Socialiste Sovjetike (RSS) e Moldavisë. Si përfundim, me rënien e komunizmit sovjetik, më 27 gusht 1991, RSS-ja e Moldavisë i preu lidhjet me Moskën, duke u bërë kështu Republika e Pavarur e Moldavisë ose e Moldovës. * Kishinevi, ose ndryshe Kishinau, është kryeqyteti.
Në vitet 60 të shekullit të 20-të, Moldavia pati një rritje të shpejtë të popullsisë, por kjo është ngadalësuar dhe ka mbetur gati e njëjtë që nga 1970-a. Sipas shifrave të tanishme, popullsia është rreth 4,3 milionë banorë. Shumë moldavë janë punësuar në industrinë kryesore të vendit, prodhimin e verës, e cila nxjerr rreth 3 për qind të verës së botës. Verërat moldave janë të famshme sidomos në Rusi dhe në Evropën Lindore. (Shih kutinë në faqen 71.) Megjithatë një vresht edhe më i madh e ka pasuruar Moldavinë, një që prodhon më të shkëlqyerin e të gjitha fryteve: lavdërimin e këndshëm të Jehovait.
«Vreshti me verë shkumëzuese!»
Nëpërmjet profetit Isaia, Jehovai e përshkroi Izraelin frymor si ‘vresht me verë shkumëzuese’. Siç u paratha, ky vresht i figurshëm e ka mbushur «vendin me fryte» në trajtën e Isa. 27:2-6, BR) Si rrjedhim, dalëngadalë miliona «dele të tjera» janë bashkuar me të krishterët e mirosur.—Gjoni 10:16.
ushqimit të pasur frymor. (Populli i Jehovait në Moldavi është ngazëllyer që ka marrë pjesë në përmbushjen e kësaj profecie të mrekullueshme. Falë vërshimit të vazhdueshëm të prodhimit frymor që shpërndan organizata e Jehovait, Moldavia tani ka një raport 1 Dëshmitar për 229 banorë. Për shembull, në një fshat në çdo katër veta njëri është Dëshmitar i Jehovait.
Por siç do ta shohim, kjo rritje ka ndodhur përmes sprovash të egra. Për rreth 70 vjet, monarkia rumune, fashistët dhe komunistët e ndaluan, e përndoqën dhe e burgosën popullin e Perëndisë. Prapëseprapë, në Moldavi, si kudo tjetër, Jehovai i ka nxjerrë të vërteta fjalët e tij profetike në lidhje me ‘vreshtin me verë shkumëzuese’, pra vreshtin frymor. Nëpërmjet Isaisë, Ai tha: «Unë, Zoti, e ruaj, e vadis çdo çast, e ruaj natën e ditën me qëllim që askush të mos e dëmtojë.» (Isa. 27:2, 3) Ndërsa meditoni për historinë e popullit të Jehovait në Moldavi, shembulli i tyre i guximit dhe i besimit ju forcoftë vendosmërinë për të vazhduar të jepni fryte të çmuara për lavdinë e Jehovait, pavarësisht nga pengesat që kundërshtari Satana mund t’ju nxjerrë në udhën tuaj!
Rasëlli heton territorin
Degët që japin fryte në një hardhi të mirëfilltë dalin fillimisht si bisqe të veckël. Kështu ishte edhe rritja frymore që filloi në Moldavi. Le të shohim si Jehovai e bëri atë filiz të brishtë të shndërrohet në një hardhi të mbarë që jep fryte, të cilën e shohim sot në Moldavi. (1 Kor. 3:6) Hetimi ynë na çon në fund të shekullit të 19-të, kur Studenti i Biblës, Çarlz Tejz Rasëlli, vizitoi vendin gjatë rrugës për një udhëtim në Evropë.
Në revistën Kulla e Rojës e Sionit dhe Lajmërimi i Pranisë së Krishtit, shtator 1891, Rasëlli shkroi se i kishte shkuar
për vizitë në shtëpi një avokati hebre dhe të krishteri, që quhej Josif Rabinoviç. Rasëlli tha: «Një nga përvojat tona më interesante deri tani ka qenë vizita te vëlla Josif Rabinoviçi, në shtëpinë e tij në Kishinev të Rusisë [tani Kishinev i Moldavisë]. Na priti me ngrohtësi, dhe kështu bënë tërë familjarët. Ata janë të gjithë besimtarë të Zotërisë Jezu. . . . Pamë që i njihte mjaft mirë mësimet e AGIMIT [seria e librave Agimi i Mijëvjeçarit] dhe i pranonte me zemër ato.» Gjatë diskutimeve për Biblën, ata ishin në një mendje për shumë pika nga Shkrimet, e kjo duket nga fakti që Rasëlli i drejtohet mikut të tij moldav si «vëlla Rabinoviçi».Rabinoviçi dhe familja e tij ndihmonin me zell hebrenjtë të pranonin Krishtin dhe shpresën mesianike. Në Kishinev kishte mbi 50.000 hebrenj. Ngjitur me shtëpinë dhe zyrën e tij ishte një «shtëpi adhurimi, e re, e pastër, me rreth njëqind e njëzet e pesë vende për t’u ulur»,—shpjegoi Rasëlli. Rabinoviçi kishte edhe një shtypshkronjë dore të re, që e përdorte për të shtypur fletushka, të cilat i përshtaste për mentalitetin e hebrenjve. Gati gjashtë vjet më vonë, më 1897, Rabinoviçi i shkroi Rasëllit: «I shtrenjti dhe i dashuri im, vëlla Rasëll. Tani në fund të vitit nuk rri dot pa të falënderuar për kënaqësinë shpirtërore që më jep, falë revistës sate të çmuar KULLA E ROJËS E SIONIT, të cilën e marr regullisht. Për mua është si anija e tregtarit: më sjell ushqim frymor nga larg.» Sidoqoftë, me gjithë dashurinë dhe zellin e këtij hebreu për të vërtetën biblike, do të kalonin 30 vjet para se farërat e Mbretërisë të zinin rrënjë mirë në Moldavi dhe të fillonin të jepnin fryt.—Mat. 13:1-8, 18-23.
Lufta I Botërore lë një mori njerëzish të zhgënjyer
Ndryshimet politike tronditëse që ndodhën në Evropë gjatë luftës së parë botërore krijuan një tokë pjellore për farërat e Mbretërisë në Moldavi. Kur Lufta e Madhe—siç quhej
atëherë—mori fund, Moldavia shkëputi lidhjet me Rusinë, ku kishin marrë pushtetin komunistët, dhe u bashkua me Rumaninë. Një numër i madh ushtarësh moldavë, që kishin parë tmerret e luftës, u kthyen në shtëpi të zhgënjyer. Shumë prej tyre ishin rritur me një përkushtim të madh ndaj kishës ortodokse, por tani filluan të vinin në dyshim mësimet e saj.Një nga këta njerëz ishte Jon Androniku, i cili u kthye në vitin 1919 në fshatin e tij në Korzheutsi. Interesi i tij për
Biblën ishte shtuar nga diskutimet që kishte pasur me adventistët dhe baptistët kur ishte rob lufte. Nga kampi i burgut solli një Bibël në shtëpi dhe foli për mesazhin e saj me familjen dhe fqinjët, e kështu ngjalli edhe interesin e tyre.Ili Groza ishte njëri nga këta fqinjë. Ai kishte qenë në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të luftës dhe erdhi në shtëpi me një kopje të «Dhiatës së re», të cilën e kishte gjetur gjatë udhëtimeve të tij. Meqë kishin marrëdhënie të ngrohta, familjet Andronik dhe Groza nisën të diskutonin bashkë për Fjalën e Perëndisë. Morën edhe literaturë të botuar nga Studentët e Biblës, siç njiheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait.
Vajza e Ili Grozës, Joana, kujton: «Duhet të kem qenë vetëm gjashtë vjeçe kur familja jonë mori për herë të parë literaturë të botuar nga Studentët e Biblës. Nuk jam e sigurt ku e morëm literaturën, por më kujtohen prindërit dhe motrat e mia më të mëdha që diskutonin me gjallëri për shpjegimet e qarta të Shkrimeve, që gjendeshin në ato botime.»
Jon Androniku më vonë vendosi të mos ia kushtonte jetën Jehovait. Por nuk ndodhi kështu me pjesën tjetër të familjes së tij dhe me pjesën më të madhe të familjes Groza. «Në fillim mbledhjet tona bëheshin vetëm midis dy familjeve tona,—kujton Joana.—Prindërit e mi kishin katër vajza, kurse familja e Andronikëve kishte disa djem e disa vajza. Prandaj nuk vonoi shumë e lindi një histori dashurie, që çoi në martesën e Vasili Andronikut me motrën time Feodolinën.
Pas pak kohësh grupi ynë i studimit të Biblës përfshinte Tudor dhe Daria Grozën, një çift i martuar
që i kishim kushërinj të largët. Tudori e studionte Biblën me mjaft zell. Madje ai shkoi në zyrën e degës në Kluzh, në Rumani, për të marrë literaturë dhe për të gjetur përgjigjet për pyetjet e shumta që kishte rreth Biblës. Në vitet e ardhshme ai e mbështeti jashtë mase nga ana frymore kongregacionin tonë të vogël.Familja Jakuboi, e cila banonte gjithashtu në atë zonë, mori pjesë në diskutimet biblike që mbaheshin në shtëpinë tonë. Petru Jakuboi, kreu i familjes, më parë i kishte treguar mikpritje një burri që shpërndante Bibla. Vizitori kishte nxitur interesin e Petruit për Shkrimet. Petrui shqyrtoi pak kohë mësimet baptiste para se të vendoste që e vërteta gjendej gjetkë. Kjo ndodhi kur ai u bashkua me grupin tonë të Studentëve të Biblës, grup që po shtohej.
Të shtyrë nga ato që po mësonim, pjesëtarët e grupit tonë me zell u folën për lajmin e mirë të Mbretërisë të gjithë miqve dhe të afërmve, shumë prej të cilëve jetonin në fshatin tonë ose në fshatrat fqinje.»
Një raport në numrin e Kullës së Rojës, 15 dhjetor 1921, theksonte sa shpejt u shpërnda mesazhi i Mbretërisë në Moldavi: «Nga Besarabia [siç quhej atëherë Moldavia] një vëlla, i cili deri kohët e fundit ishte predikues adventist, shkruan: ‘Rreth 200 veta në këtë fshat, përveç shumë të tjerëve në fshatrat rreth e rrotull, kanë marrë të vërtetën’.»
Në fillim të viteve 20, në fshatin Shirautsi, një anëtar i flaktë i kishës ortodokse, Ilarion Bugajani, mori njohuri për
të vërtetën. Ai i shërbeu me besnikëri Jehovait deri sa vdiq. Një Student i Biblës me emrin Moisi Çobanu u kthye nga Gjermania në qytetin e Belsit. E kishte mësuar të vërtetën kur ishte në burg në Gjermani, gjatë Luftës I Botërore. Pas pak kohësh u formua një grup që më pas u bë kongregacioni i parë në Belsi.Dëshmitarët rumunë japin ndihmë
Gjatë viteve 20 dega e Rumanisë dërgoi vëllezër të kualifikuar në Moldavi për të ndihmuar që të kultivohej interesi në territor dhe të forcoheshin të rinjtë që po shoqëroheshin me popullin e Perëndisë. Ndër ata ungjillëzues të parë ishte Vasili Kukashi nga Transilvania. Ai fliste rumanisht dhe hungarisht. Kur Vasili vizitonte kongregacionin e porsaformuar në Korzheutsi, rrinte gjithmonë te Ili Groza dhe familja e tij. Joana i kujton me kënaqësi ato vizita. «Duhet të kem qenë tetë vjeçe në atë kohë,—thotë ajo,—por ende i mbaj mend vizitat e vëlla Kukashit. Ishte një vëlla tepër i përzemërt dhe na tregonte gjithnjë histori kaq interesante, saqë asnjëri nuk donte të ikte të flinte! Unë dhe motra grindeshim me njëra-tjetrën kush e kush të ulej pranë tij.»
Dëshmitarët rumunë, së bashku me lajmëtarët vendës të zellshëm, vazhduan të përhapnin lajmin e mirë në fshatrat fqinje. Në fshatin e Tabanit, njëmbëdhjetë kilometra nga Korzheutsi, Kazimir Kislinski u foli të tjerëve për gjërat e mira që kishte mësuar nga Bibla. Kazimiri kishte dëgjuar për mesazhin e Mbretërisë kur shërbente në ushtrinë e Rumanisë. Njëri nga njerëzit e parë në Tabani që iu përgjigjën mesazhit të Kazimirit ishte Dumitru Gorobetsi, një student i Biblës që ishte shumë entuziast. Sot, falë zellit të Dumitruit dhe të të tjerëve si ai, ndër 3.270 banorët e Tabanit ka 475 Dëshmitarë.
Në fillim të viteve 20 mesazhi i Mbretërisë hyri edhe në fshatin e Karakushenit, nja tre-katër kilometra larg Korzheutsit.
Ndër fshatarët e parë që pranuan të vërtetën ishte Vladimir Lungu, që u pagëzua më 1927. Vladimiri duroi mjaft përndjekje për hir të bindjeve të krishtere dhe vdiq besnik ndaj Jehovait në vitin 2002. Gjatë jetës së tij, pa kaq shumë njerëz në fshatin e vet të pranonin të vërtetën, saqë tani në Karakusheni, ku ka 4.200 banorë, një në çdo katër veta është Dëshmitar.Aleksandru Mikitkovi, një vëlla tjetër besnik, fillimisht e mësoi të vërtetën në vitin 1929, kur po vizitonte Jashin, një qytet rumun. I biri, Ivani, thotë: «Kur babai u kthye në fshatin tonë, në Tsaul, menjëherë nisi të predikonte lajmin e mirë, dhe shumë shpejt mbanim mbledhje të krishtere në shtëpinë tonë.»
Ivani vazhdon: «Babai mbante lidhje me zyrën e degës në Rumani dhe herë pas here na vizitonin vëllezër të pjekur nga Rumania. Mjerisht, në vitin 1931, gjatë njërës nga këto vizita, motra ime që ishte foshnjë vdiq. Ngaqë familja jonë ishte e njohur, shumë fshatarë morën pjesë në varrim. Vizitori nga Rumania, vëlla Vanika, u mor me shërbimet e varrimit. Ai dha një dëshmi të shkëlqyer, e kështu përgënjeshtroi zërat që kishte përhapur kleri se Studentët e Biblës nuk mbanin varrime dinjitoze. Për më tepër, fjalimi i vëlla Vanikës, i cili shpjegoi qartë shpresën e ringjalljes, mbolli farëra të shkëlqyera në zemrat e disa të pranishmëve. Së shpejti edhe këta përkrahën me vendosmëri të vërtetën biblike.
Inkurajimi frymor i vëlla Vanikës pati një ndikim të thellë në familjen time. Për shembull, vëllai më i madh, Dumitrui, vendosi të bëhej përhapës (siç quheshin atëherë shërbëtorët në kohë të plotë). I etur të ndihmonte sa më shumë njerëz të mundte, shpejt la shtëpinë për të predikuar në ato zona të Moldavisë që nuk ishin punuar ende. Familja e mbështeti me gjithë zemër për këtë vendim. Por, duhet ta pranoj,
më merrte malli tmerrësisht për vëllanë e madh. Nga ana tjetër, sa të gëzuar ishim kur vinte të na vizitonte e na tregonte plot përvoja emocionuese nga shërbimi!»Kundërshtimi i klerit shtohet
Që në fillim, klerikët ortodoksë iu kundërvunë predikimit të lajmit të mirë. Por ata u tërbuan nga inati kur ish-anëtarë të kishës së tyre, nuk pranuan të bënin kryqin dhe të pagëzonin foshnjat, sepse kishin mësuar të vërtetën.
Kur Joana Groza ishte rreth dhjetë vjeçe, prifti ortodoks i atjeshëm i bëri presion që të bënte kompromis për bindjet e saj. Ajo kujton: «Babai na kishte shpjeguar ne fëmijëve se të bëje kryqin nuk ishte diçka që Bibla e miratonte. Kurse në shkollë prifti ngulte këmbë që të bënim kryqin. E kisha frikë atë njeri, por druaja edhe mos mërzitja babanë. Prandaj në vend që të shkoja në shkollë, fshihesha në një hambar. Por, pas ca ditësh, babai mori vesh për mungesat e mia. Prapëseprapë, ai nuk më qortoi, por me butësi më kërkoi shpjegim. Kur i tregova se kisha frikë nga prifti, babai më mori për dore dhe shkuam drejt e në shtëpinë e priftit.
Me ton të prerë, babai i tha: ‘Sikur time bijë ta ushqeje, vishje e strehoje ti, atëherë mund të kishe të drejtë t’i thoshe se çfarë duhet të bëjë për çështjet fetare. Meqë nuk i bën këto gjëra, nuk duhet të ndërhysh në ato që i mësoj fëmijës tim.’ Prandaj me kënaqësi ju them se që nga ajo ditë e më pas, prifti nuk më bezdisi më në shkollë.»
Zakonisht klerikët ishin njerëzit më me ndikim në bashkësi. Ashtu si udhëheqësit fetarë në ditët e Jezuit, ata e përdorën
këtë ndikim për të hedhur baltë mbi emrin e mirë të shërbëtorëve të Jehovait. Prandaj anëtarët e famullive të tyre ose i kundërshtonin me përbuzje vëllezërit, ose kishin frikë të flitnin me ta. Një nga taktikat që kleri e kishte më për zemër ishte shfrytëzimi i armiqësive në politikë. Për shembull, në atë kohë njerëzit u trembeshin dhe nuk u besonin «qëllimeve të rrezikshme» të bolshevikëve përtej kufirit, në Bashkimin Sovjetik. Priftërinjtë ortodoksë shfrytëzuan këtë frikë dhe i veshën motive politike faktit që Studentët e Biblës nuk pranonin të bënin kryqin, e thanë që ata ishin komunistë.Por këta klerikë intrigantë nuk u mjaftuan me kaq. Abuzuan edhe më me pozitën e tyre, duke nxitur zyrtarët e qeverisë që t’i kundërviheshin popullit të Perëndisë, tamam siç bënë skribët e farisenjtë në ditët e Jezuit.—Gjoni 18:28-30; 19:4-6, 12-16.
Nga 1918-a deri në 1940-n, Moldavia ishte nën pushtetin e Rumanisë, e cila atëherë ishte mbretëri ose monarki. Në Rumani qeveria caktoi një ministër kultesh, i cili kishte juridiksionin për çështjet fetare. Ngaqë pranonte bindjet fetare ortodokse, ky njeri iu kundërvu veprës së Studentëve të Biblës dhe kërkoi që të ndaloheshin ata dhe botimet e tyre, të bazuara në Bibël. Akuza, siç mund ta keni marrë me mend, ishte që vëllezërit kishin lidhje me bolshevikët.
Ky qëndrim i egër i zyrtarëve për popullin e Jehovait solli si pasojë një direktivë qeveritare, që inspektori i përgjithshëm i Moldavisë ia dha njëfarë shefi policie. Direktiva mban datën 25 prill 1925. Aty deklarohej: «Të shtyrë nga Direktiva nr. 17274/925 e Policisë së Sigurimit, kemi nderin t’ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Brendshme vendosi të ndalojë me ligj dhe t’i japë fund propagandës së ‘Studentëve Ndërkombëtarë të Biblës’. Gjithashtu, dëshirojmë që ju të merrni masat e nevojshme për të arritur këtë qëllim.»
Në një raport që zyra e Rumanisë i dorëzoi selisë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait më 17 tetor 1927 pasqyroheshin pasojat që pati te vëllezërit ky kundërshtim nga ana e qeverisë. Me pak fjalë, raporti thoshte se mbledhjet e kongregacionit ishin ndaluar nga autoritetet dhe se ‘qindra vëllezër i kishin thirrur në gjyqe ushtarake e civile.’ Gjithashtu thuhej: ‘Pak mbledhje mund të mbaheshin gjatë verës, meqë kongregacionet vëzhgoheshin, dhe ende vëzhgohen me kujdes nga shërbimet sekrete dhe policët, sidomos nëpër fshatra, ku janë pjesa më e madhe e kongregacioneve. Shumica e mbledhjeve mbaheshin nëpër pyje, në vende të fshehura mirë.’
Raporti vazhdonte: ‘Që nga marsi, edhe vepra e mbikëqyrësve udhëtues u kufizua. Po në atë muaj, Ministri i Punëve të Brendshme dha urdhra të rreptë e të fshehtë që të gjendeshin përhapësit (shërbëtorët në kohë të plotë) dhe të arrestoheshin të tërë këta «propagandues». Brenda pak kohësh, pothuajse të gjithë këta i futën në burg. Në këtë vend kemi pasur kundërshtime që kur ka filluar vepra. Por ndonëse as ne e as vëllezërit nuk kanë frikë, këtë herë metodat për të na shtypur janë kaq të sofistikuara, saqë është tepër e vështirë të bësh diçka.’
Ndërsa afrohej fundi i viteve 20, familje dhe individë të guximshëm vazhdonin të shkëputeshin nga kisha ortodokse dhe të përkrahnin me vendosmëri të vërtetën biblike. Ky fakt pasqyrohet në një letër që një prift fshati i shkroi eprorit të tij në vitin 1928. Letra përfshinte një listë me 43 emra të rriturish dhe fëmijësh në famullinë e priftit në Shirautsi. Aty thuhej: «Kemi nderin të bashkëngjitim një listë me emrat e anëtarëve të sektit ‘Studentët e Biblës’. Me gjithë përpjekjet e tyre, ata nuk kanë pasur sukses, nuk kanë as shtëpi lutjesh. Përkundrazi, mblidhen nëpër shtëpi private.»
Në të vërtetë, lista me emrat që kishte renditur prifti, e përgënjeshtronte pohimin e tij se «ata nuk kanë pasur sukses», pasi shumica e 43 vetave që kishin emrat atje kishin qenë më parë anëtarë të kishës ortodokse. Një nga fëmijët e përmendur ishte Agripina Barbutsa, e cila tani është më se 80 vjeçe dhe akoma e zellshme në shërbim të Jehovait.
Kur u bë e vështirë të predikoje hapur, vëllezërit u përqendruan më tepër te dëshmia joformale, sidomos me të afërmit. Në atë kohë të afërmit kalonin mjaft kohë duke biseduar me njëri-tjetrin. Vëllezërit përfituan nga ky zakon për t’u folur të tjerëve për lajmin e mirë. Natyrisht, asnjë ligj nuk mund të ndalonte anëtarët e familjes që të bisedonin me njëri-tjetrin.
Përpjekje për të ligjëruar veprën e predikimit
Pas ndalimit të veprës në 1925-n, vëllezërit në zyrën e degës në Kluzh të Rumanisë i paraqitën një raport të shtypur me 50 faqe ministrit të Kulteve. Së bashku me një përmbledhje të shkurtër për mësimet dhe bindjet tona, përfshihej edhe një kërkesë zyrtare për të hequr ndalimin. Si rrjedhim, në shtator 1927 një vëlla u lejua të takohej personalisht me ministrin në tri raste. Herën e fundit u largua nga takimi me shpresën se ligji do të ndryshonte në favor të lirisë së adhurimit. Është për të ardhur keq, por qeveria i shpërfilli apelimet Psal. 94:20; Dan. 6:5-9) Në lidhje me këtë, një dokument zyrtar që mban datën 29 maj 1932 pohonte se «çdo lloj veprimtarie» e Studentëve Ndërkombëtarë të Biblës «është krejtësisht e ndaluar».
e vëllezërve. Në të vërtetë, zyrtarët vazhduan të hapnin probleme me anë të dekreteve, e kështu nuk i përmirësuan gjërat për popullin e Perëndisë, por i keqësuan. (Prapëseprapë, ky sulm kundër popullit të Perëndisë nuk mori formën e një fushate të mirëfilltë dhe nuk u shtri në gjithë territorin e Rumanisë dhe të Moldavisë. Në njëfarë mase, qeveritarët dhe zyrtarët nëpër zona të caktuara i morën vetë vendimet për Studentët e Biblës. Kështu që vëllezërit iu afruan këtyre zyrtarëve që të mbronin dhe të themelonin ligjërisht lajmin e mirë, të paktën në zonat e tyre.—Filip. 1:7.
Në disa vende këto përpjekje dhanë fryt. Kështu ndodhi në Bukuresht, Rumani, pasi zyra e degës u zhvendos atje nga Kluzhi. Më 1933 pas një beteje mjaft të gjatë, dega më në fund fitoi të drejtën për regjistrimin ligjor të Shoqatës Bible and Tract Society of Jehovah’s Witnesses në Bukuresht.
Është interesante që edhe disa gjykatës të shquar kundërshtuan hapur kufizimet që ishin vënë ndaj popullit të Perëndisë. Për shembull, më 8 maj 1935, Gjykata e Apelit të Kluzhit me guxim nxori vendimin se ndalimi i vënë ndaj Dëshmitarëve të Jehovait nuk ishte kushtetues. Në vendim më tej thuhej: «Librezat e konfiskuara [të nxjerra nga Dëshmitarët e Jehovait] nxitin dashurinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit dhe besimin te Perëndia e te Krishti. Prandaj nuk është e vërtetë të thuhet që këto libreza janë me natyrë armiqësore; ato nuk paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit.»
Nuk dëgjohet zëri i arsyes
Prapëseprapë, në përgjithësi autoritetet e kundërshtonin veprën e popullit të Perëndisë. Për shembull, më 28 mars 1934 shefi i Zyrës së Sigurimit në qytetin e Sorokës, Moldavi,
i shkroi eprorit të tij, inspektorit të policisë së rajonit në Kishinev, dhe iu ankua se më 1927, në një fshat afër Sorokës kishte «vetëm dy familje që ishin përkrahës të këtij sekti, por tani ato kanë kthyer në besim . . . 33 familje të tjera». Ai shkroi edhe se Dëshmitarët «hedhin poshtë kishën» dhe «traditat e zakonet e saj fetare» dhe «në vend që të kërkojnë shërbimet e priftit, ata e adhurojnë Perëndinë me mënyrat e tyre». E përfundoi letrën me këto fjalë: «[Dëshmitarët] vazhdojnë të kthejnë të tjerë në besim, dhe kjo kërcënon rendin e vendosur dhe sigurinë e shtetit.»Më 6 maj 1937 vëllezërit në atë krahinë i shkruan prefektit për t’i kërkuar që Dëshmitarët e Jehovait të hiqeshin nga lista e sekteve të jashtëligjshme. Përgjigjja zyrtare u bë e qartë në një letër që kryetari i krahinës së Sorokës i drejtonte prefektit të po kësaj krahine. Mbante datën 15 qershor 1937 dhe në të thuhej: «Veprimtaria e [Dëshmitarëve të Jehovait] është e ndaluar nga . . . Ministria e Kulteve dhe e Arteve. Prandaj nuk mund të plotësojmë kërkesën e tyre për t’i hequr nga lista e sekteve [të jashtëligjshme], meqë ata vazhdojnë të punojnë aktivisht për interesat e këtij sekti.»
Duke vërtetuar këtë qëndrim armiqësor, gazeta zyrtare e qeverisë Monitorul Oficial më 12 korrik 1939 tha se Dëshmitarët e Jehovait dhe çdo ent ligjor që ata mund të përdornin ‘ishin kategorikisht të ndaluar’. Siç u përmend më sipër, atëherë Moldavia ishte nën varësinë e Rumanisë, një shtet monarkik ku feja kryesore ishte ajo Ortodokse Lindore. Mjerisht, fanatizmi fetar i shtyu shumë zyrtarë që ta trajtonin popullin e Perëndisë edhe më keq se ç’kërkonin kufizimet ligjore.
Zyrtarët bëhen mizorë
Përvoja e Dumitru Gorobetsit dhe e Kazimir Kislinskit tregon se zjarrit të kundërshtimit ndaj veprës së predikimit shpesh i frynin zyrtarët që ishin ortodoksë të flaktë e që
ushqenin urrejtje fetare. Dumitrui dhe Kazimiri fillimisht e mësuan të vërtetën biblike në fshatin e Tabanit. Në saje të cilësive të shkëlqyera dhe të zellit për shërbimin, ata shpejt u bënë të njohur dhe të dashur për vëllezërit. Por, në vitin 1936, i arrestuan dhe i çuan në një rajon policie në qytetin e Kotinit (tani në Ukrainë).Në fillim policia i rrahu mizorisht Dumitruin dhe Kazimirin. Pastaj u përpoqën t’i detyronin që të bënin kryqin. Por dy burrat qëndruan të patundur, me gjithë rrahjet e vazhdueshme. Më në fund policia hoqi dorë. Madje i lejuan Dumitruin dhe Kazimirin të shkonin në shtëpi. Por sprovat që përballuan këta vëllezër besnikë nuk morën fund me kaq. Edhe gjatë sundimit fashist, edhe gjatë atij komunist kaluan edhe më shumë vështirësi për hir të lajmit të mirë. Dumitrui vdiq në fillim të vitit 1976 në Tomsk, Rusi. Kurse Kazimiri vdiq në nëntor të vitit 1990, në Moldavi.
Në vitet 30 dega e Rumanisë mbikëqyrte veprën në Moldavi. Martin Mazhroshi, i pagëzuar në vitin 1922, ishte shërbëtor dege në atë kohë. Nga meraku që kishin për vëllezërit, sidomos ngaqë kishin parasysh sprovat që po kalonin, ai me dhëndrin, Pamfil Albunë, vizituan shumë kongregacione në veri të Moldavisë për të forcuar e për t’i dhënë zemër popullit të Perëndisë. Këto vizita ishin vërtet në kohën e duhur. Pse? Sepse së shpejti Evropa do të bëhej vetë epiqendra e Luftës II Botërore. Dhe Moldavia, meqë shihej si e dëshirueshme për t’u shtirë në dorë, do të rrëmbehej nga fqinjët e saj më të fuqishëm e kundërshtarë, dhe do të bëhej pjesë sa e njërit, e tjetrit.
Evropa shkretohet nga Lufta II Botërore
Më 23 gusht 1939 Bashkimi Sovjetik dhe qeveria naziste e Gjermanisë firmosën një Pakt Mossulmimi. Pas një jave, më 1 shtator 1939, Gjermania pushtoi Poloninë, e kështu plasi
Lufta II Botërore. Më 26 qershor 1940, Ministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, Vjashislav Molotovi, i paraqiti qeverisë rumune një kërkesë që t’i dorëzonte pa kushte Bashkimit Sovjetik atë që atëherë njihej si Besarabia. Rumania iu bind kësaj kërkese, dhe më 28 qershor 1940 trupat ushtarake sovjetike marshuan në Moldavi. Në gusht të vitit 1940 sovjetikët krijuan RSS-në e Moldavisë, me kryeqytet Kishinevin.Megjithatë, pushtimi sovjetik në Moldavi zgjati fare pak. Më 22 qershor 1941, Gjermania shkeli Paktin e Mossulmimit të 1939-s dhe pushtoi Rusinë. Duke shfrytëzuar këtë kthesë të ngjarjeve, Rumania shpalli se ishte në anën e Gjermanisë dhe u orvat t’ia merrte prapë Bashkimit Sovjetik RSS-në e Moldavisë.
Plani doli me sukses pasi më 26 korrik 1941, ushtria rumune i kishte bërë rusët të sprapseshin deri në lumin Dniestër. Prandaj, pasi kishte kaluar më se një vit nën pushtetin sovjetik, Moldavia u vu sërish nën pushtetin e Rumanisë. Gjithsesi, këtë herë në Rumani, që nga shtatori i 1940-ës, sundonte
një qeveri fashiste, tejet nacionaliste, e kryesuar nga diktatori gjeneral Jon Antonesku. Regjimi i tij nuk i toleronte ata që qëndronin asnjanës në politikë, sepse mbështetnin besnikërisht Mbretërinë e Perëndisë.Prova të rënda gjatë fashizmit
Qeveria fashiste e Antoneskut, e lidhur me Hitlerin dhe me fuqitë e Bllokut Fashist, menjëherë u përpoq t’u impononte vullnetin e saj Dëshmitarëve të Jehovait. Shqyrtoni shembullin e Anton Puenteas, lindur më 1919. Antoni e mësoi të vërtetën kur ishte adoleshent dhe ishte i zellshëm në shërbimin shtëpi më shtëpi. Në shumë raste për pak e rrahën, por ia doli të shmangte keqtrajtimin fizik për njëfarë kohe, pasi me guxim tregonte se si qytetar rumun kishte të drejtën ligjore për të folur për besimin e tij. Megjithatë, më në fund policët e kapën. Oficerët fashistë e tërhoqën zvarrë për te një rajon policie, e rrahën tërë natën dhe pastaj, për çudi, e lanë të lirë. Vëlla Puentea tani është 84 vjeç dhe ende i vendosur t’i qëndrojë besnik Jehovait.
Një tjetër që mbajti integritetin, Parfin Palamarçuku, e mësoi të vërtetën biblike në Moldavi, gjatë viteve 20. Edhe ai u bë një predikues i zellshëm i lajmit të mirë. Shpesh ishte larg shtëpisë me javë të tëra për të predikuar në qytete e fshatra që nga Çernovtsi deri në Lvov të Ukrainës. Ngaqë Parfini nuk pranoi të merrte armët, fashistët e arrestuan në vitin 1942 dhe e nxorën para një gjykate ushtarake në Çernovtsi.
Djali i Parfinit, Nikolai tregoi për ato ngjarje: «Gjithsej 100 vëllezër u dënuan me vdekje nga kjo gjykatë ushtarake. Dënimi duhej ekzekutuar menjëherë. Oficerët i mblodhën të gjithë vëllezërit dhe zgjodhën dhjetë të parët që do të qëlloheshin. Por në fillim këta individë u detyruan të hapnin vetë varret para syve të 90 të tjerëve. Megjithatë, para se t’i qëllonin vëllezërit, oficerët u dhanë edhe një mundësi për të hequr
dorë nga besimi dhe për t’u bashkuar me ushtrinë. Dy veta bënë kompromis, tetë të tjerët i qëlluan për vdekje. Pastaj dhjetë të tjerë u rreshtuan. Por para se t’i qëllonin, ata duhej të varrosnin të vdekurit.Ndërkohë që vëllezërit po mbulonin varret, mbërriti një oficer madhor. Ai pyeti sa Dëshmitarë kishin ndërruar mendje. Kur i treguan se vetëm dy kishin ndërruar mendje, ai tha se po të duhej të vdisnin 80 veta për të futur 20 në ushtri, atëherë do të ishte më e leverdishme t’i dorëzonin ata 92 që kishin mbetur në kampet e punës. Si rrjedhim, dënimet me vdekje u zëvendësuan me 25 vjet punë të detyruar. Sidoqoftë, pas gati tre vjetësh, forcat sovjetike që kishin përparuar i çliruan Dëshmitarët nga kampet rumune. Im atë mbijetoi nga kjo dhe nga shumë prova të tjera të rënda. Vdiq besnik ndaj Jehovait, në vitin 1984.»
Të mos pajtohesh me ortodoksët e Lindjes përbën krim!
Vasili Germani ishte një burrë i martuar, i ri në moshë. E shoqja sapo kishte lindur një vajzë kur fashistët e arrestuan, më dhjetor 1942. Vasili u akuzua për dy «krime»: nuk pranoi të kryente shërbimin ushtarak dhe nuk e pagëzoi të bijën në kishën ortodokse. Ai rrëfen se ç’ndodhi: «Në shkurt të 1943-it, çështja ime, dhe e 69 vëllezërve të tjerë besnikë, duhej të dëgjohej në Çernovtsi nga një gjykatë ushtarake. Para se të jepej dënimi, autoritet na detyruan të shihnim me sytë tanë ekzekutimin e gjashtë kriminelëve.
Prandaj ishim të sigurt se pas tyre e kishim radhën ne për të marrë dënimin me vdekje.Folëm me njëri-tjetrin për këtë çështje dhe vendosëm të qëndronim të fortë në besim dhe të bënim të gjitha përpjekjet për të ruajtur gëzimin deri në fund të gjyqit. Me ndihmën e Jehovait, ia dolëm mbanë. Kur, siç pritej, që të 70 morëm dënimin me vdekje, vërtet e kuptuam që po vuanim për hir të drejtësisë. Asnjëri nga ne nuk u shkurajua, si për inat të armiqve tanë. Pastaj ndodhi diçka e papritur. Në vend që të na qëllonin, autoritetet i ndryshuan dënimet tona me 25 vjet punë të detyruar në kampin e Ajudit në Rumani. Por edhe ky dënim nuk u krye deri në fund, sepse vetëm 18 muaj më vonë, në gusht të 1944-s, ushtria sovjetike që po përparonte e çliroi kampin.»
Në vitin 1942 fashistët rekrutuan afro 800 burra nga fshati i Shirautsit të Moldavisë për të shërbyer në ushtrinë e gjeneral Antoneskut. Mes tyre kishte edhe disa Dëshmitarë, përfshirë Nikolai Aniskeviçin. «Në fillim të procedurave,—thotë Nikolai,—policët na urdhëruan të merrnim pjesë në një ceremoni fetare. Ne Dëshmitarët nuk pranuam. Nuk pranuam as të merrnim armët. Për pasojë, polici na akuzoi se ishim komunistë dhe na arrestoi. Sidoqoftë, para se të na futnin në burg, na lejuan t’u shpjegonim të gjithë të pranishmëve pse mbanim një qëndrim asnjanës.
Ditën tjetër na transferuan në Briçeni, qendra gjyqësore e krahinës. Aty na zhveshën dhe na kontrolluan mirë e mirë. Pastaj na mori në pyetje një prift me pozitë në ushtri. Ishte i përzemërt dhe tregoi mirëkuptim për qëndrimin tonë si
kundërshtarë për shkak të ndërgjegjes. Ai bëri të mundur të na jepnin ushqim. Për më tepër, shkroi që ne nuk pranonim të mbanim armë sepse besonim te Jezui.Nga Briçeni na çuan në rajonin e policisë në Lipkani. Atje policët na rrahën pa pikë mëshire derisa ra nata. Pastaj na futën në një qeli me dy vëllezër të tjerë dhe për çudi me një grua që, siç doli më vonë, ishte spiune. Na rrahën disa ditë me radhë. Pastaj mua më dërguan në Çernovtsi për të dalë para një gjykate ushtarake. Atje më dhanë një avokat, i cili na ndihmoi jashtë mase. Megjithëkëtë, shëndeti im ishte rënduar kaq shumë nga keqtrajtimi, sa autoritetet menduan se mund të vdisja. Si përfundim, vendosën të më dërgonin në shtëpi pa më dënuar.»
Motra të guximshme mbajnë integritetin
Edhe motrat e përjetuan zjarrin e tërbimit fashist. Njëra prej tyre ishte Maria Germani (nuk ka ndonjë lidhje me Vasili Germanin, edhe pse janë nga i njëjti kongregacion). Marinë e arrestuan në vitin 1943 dhe e çuan në rajonin e policisë në Balasineshti. Ajo kujton: «Policia më arrestoi, sepse nuk pranova të shkoja në kishën ortodokse. Në fillim më transferuan në Lipkani, Moldavi, pastaj në Çernovtsi, Ukrainë, ku edhe më dënuan.
Gjykatësi më pyeti pse nuk kisha pranuar të shkoja në kishë. I thashë që adhuroja vetëm Jehovain. Për këtë ‘krim’ mua dhe 20 motra të tjera na dënuan me 20 vjet burg. Disa nga ne na futën në një qeli të vogël bashkë me 30 të burgosura të tjera. Sidoqoftë, gjatë ditës më dërgonin të bëja punët në shtëpitë
e të pasurve. Mund të them që këta njerëz më trajtonin më mirë se oficerët e burgut, të paktën më jepnin mjaft për të ngrënë.Me kalimin e kohës, u takuam me vëllezër që ishin në një sektor tjetër të kompleksit të burgut. Këto takime ishin një bekim, sepse qemë në gjendje t’i ndihmonim vëllezërit të merrnin edhe ushqim frymor, edhe fizik.»
Ashtu si shumë Dëshmitarë të tjerë moldavë, këto gra besnike duruan tërbimin fashist, e menjëherë pas tij përballuan një sulm tjetër ndaj besimit të tyre. Ky sulm u bë nga fuqia tjetër e rajonit: Rusia Komuniste.
Taktika Sovjetike: Internimi
Në vitin 1944, kur lufta po shkonte drejt fundit e Gjermania po merrte të tatëpjetën, disa elementë brenda qeverisë rumune, të udhëhequr nga mbreti Mihajli, përmbysën regjimin e Antoneskut. Atëherë Rumania nga aleanca me fuqitë e Bllokut kaloi në aleancë me Rusinë. Po në këtë vit, ushtria sovjetike që kishte përparuar vendosi përsëri kontrollin e Rusisë në rajon dhe e futi sërish Moldavinë në Bashkimin Sovjetik si RSS e Moldavisë.
Në fillim sundimtarët e Moldavisë komuniste nuk i trazuan Dëshmitarët e Jehovait. Por kjo periudhë qetësie ishte e shkurtër. Asnjanësia e krishterë, bashkë me faktin që Dëshmitarët nuk pranonin të votonin në zgjedhjet lokale për partinë, shumë shpejt u bë prapë një çështje debatesh. Sistemi sovjetik nuk e toleronte asnjanësinë politike. Kështu që qeveria bëri një plan për të zgjidhur këtë problem, duke i internuar
Dëshmitarët e Jehovait dhe «të padëshirueshmit» e tjerë. Kjo filloi në 1949-n.Një dokument zyrtar flet për «vendimin e byrosë politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste» në lidhje me ata që do të internoheshin nga RSS-ja e Moldavisë. Aty përfshiheshin: «ish-pronarë tokash, tregtarë të mëdhenj, bashkëpunëtorë aktivë të pushtuesve gjermanë, individë që po bashkëpunonin me policinë e Gjermanisë dhe të Rumanisë, anëtarë të partive dhe të organizatave profashiste, anëtarë të Gardës së Bardhë, anëtarë të sekteve të paligjshme, si edhe familje nga këto kategori të përmendura këtu». Të gjithë do të dërgoheshin në Siberinë Perëndimore «për një kohë të pacaktuar».
Një valë e dytë internimi filloi më 1951, por kësaj radhe vetëm Dëshmitarët e Jehovait ishin në shënjestër. Vetë Stalini e urdhëroi këtë internim, që u quajt Operacioni i Veriut. Më se 720 familje Dëshmitarësh, gati 2.600 veta, u dërguan nga
Moldavia në Tomsk, rreth 4.500 kilometra larg në Siberinë Perëndimore.Direktivat zyrtare pohonin se individëve duhej t’u lihej kohë e mjaftueshme për të mbledhur gjërat personale para se të çoheshin për të pritur trenin. Për më tepër, vagonët duhej «të rregulloheshin mirë për të transportuar njerëz». Por realiteti ishte krejt ndryshe.
Në mes të natës, deri tetë ushtarë dhe oficerë vinin në shtëpitë e Dëshmitarëve. Ata e zgjonin familjen dhe i tregonin urdhrin e internimit. Pastaj i linin familjes vetëm pak orë për të marrë ç’të mundnin nga zotërimet e tyre, para se t’i çonin që të pritnin trenat.
Doli se vagonët e hekurudhës ishin vagonë mallrash. Deri 40 veta nga të gjitha moshat u ngjeshën në çdo vagon për udhëtimin dyjavor. Nuk kishte asnjë vend për t’u ulur dhe kurrfarë izolimi për të mbajtur ngrohtë. Vagoni në një qoshe kishte një vrimë në dysheme, e kjo shërbente si banjë. Para se t’i internonin vëllezërit, zyrtarët e asaj zone duhej të regjistronin të gjitha zotërimet e çdo individi. Megjithatë, shpesh ata vinin në listë vetëm sende me pak vlerë; mallrat me vlerë thjesht «zhdukeshin».
Sidoqoftë, me gjithë këto padrejtësi e vështirësi, vëllezërit nuk e humbën kurrë gëzimin e krishterë. Në të vërtetë, kur trenat që mbartnin Dëshmitarët këmbeheshin me njëri-tjetrin në kryqëzimet e hekurudhave, nga vagonët e tjerë dëgjoheshin si jehonin këngët e Mbretërisë. Prandaj vëllezërit në secilin tren e dinin se nuk ishin vetëm, por po internoheshin bashkë me qindra Dëshmitarë të tjerë. Kur shihnin dhe dëgjonin njëri-tjetrin si pasqyronin një frymë të gëzuar në rrethana të tilla sprovuese, kjo ua çonte zemrat peshë të gjithëve dhe ua forconte vendosmërinë për t’i qëndruar besnikë Jehovait, të bëhej ç’të bëhej.—Jak. 1:2.
Besim që ia vlen të imitohet
Ndër moldavët që i internuan në Siberi ishte edhe Ivan Mikitkovi. Në fillim Ivanin e arrestuan në Moldavi në vitin 1951, bashkë me Dëshmitarë të tjerë, dhe e internuan në Tomsk. E caktuan të priste dru në tajgën siberiane. Ndonëse nuk ishte i izoluar në një kamp pune, përsëri kishte liri të kufizuar për të lëvizur dhe policia sekrete e mbikëqyrte rreptë. Megjithatë, ai dhe vëllezërit e tij frymorë u dëshmuan të tjerëve në çdo rast.
Ivani thotë: «U organizuam në kongregacione në këto rrethana të reja të vështira. Madje filluam të prodhonim literaturën tonë. Me kalimin e kohës, disa nga ata që u predikuam, pranuan lajmin e mirë dhe u pagëzuan. Gjithsesi më pas autoritetet e vunë re veprimtarinë tonë dhe disa nga ne i dënuan duke i çuar në kampe pune.
Më dënuan me 12 vjet punë të detyruar nën mbikëqyrje të rreptë, bashkë me tre Dëshmitarë të tjerë: Pavli Dandarën, Mina Gorashin dhe Vasili Sharbanin. Autoritetet shpresonin se ky dënim i rëndë do t’i frikësonte të tjerët që të mos predikonin më, por nuk ndodhi ashtu. Pavarësisht se ku i çonin, vëllezërit tanë predikonin pareshtur. Në vitin 1966 më liruan sepse e kisha kryer plotësisht dënimin. U ktheva në Tomsk dhe ndenja tre vjet atje.
Në vitin 1969 shkova në një zonë afër lumit Donets. Atje u njoha me Marinë, një motër besnike dhe e zellshme, me të cilën u martova. Në vitin 1983 më arrestuan prapë. Këtë herë më dhanë një dënim të dyfishtë: pesë vjet burg dhe pesë vjet të tjera internim. Kuptohet, ky dënim në krahasim me atë të mëparshmin
më dukej shumë më i rëndë për t’u përballuar, se tani duhej të isha larg nga gruaja dhe fëmija. Edhe atyre u duhej të përballonin disa vështirësi. Po mirë që nuk e vuajta të gjithë dënimin. Më liruan në vitin 1987, pasi Mihail Gorbaçovi u bë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike. Më lejuan të kthehesha në Ukrainë, dhe më vonë në Moldavi.Kur u ktheva në Belsi, qyteti i dytë në Moldavi për nga madhësia, aty kishte 370 lajmëtarë dhe tri kongregacione. Sot ka më se 1.700 lajmëtarë dhe 16 kongregacione.»
«A dëshiron të përfundosh edhe ti si Vasili?»
Administratorët e kampit dhe agjentët e KGB-së (Komiteti i Sigurimit të Shtetit të Bashkimit Sovjetik) shpikën ca dredhi sadiste, duke u përpjekur të dobësonin integritetin e vëllezërve. Konstandin Ivanoviç Shobeja rrëfen çfarë i ndodhi gjyshit të tij, Konstandin Shobesë: «Më 1952 gjyshi po vuante dënimin në një nga kampet e punës në krahinën e Çitës, në lindje të liqenit Bajkal në Siberi. Oficerët e kampit e kërcënuan se do ta qëllonin atë dhe Dëshmitarët e tjerë, po të mos hiqnin dorë nga besimi i tyre.
Ngaqë vëllezërit nuk pranuan të bënin kompromis, oficerët i mblodhën jashtë kampit, në të hyrë të një pylli. Po errësohej kur e çuan pak më tutje në pyll shokun më të ngushtë të gjyshit, Vasilin, dhe njoftuan se do ta qëllonin. Vëllezërit po prisnin me ankth. Pas pak çastesh, disa të shtëna pushke prishën qetësinë e mbrëmjes.
Rojat u kthyen dhe morën një Dëshmitar tjetër, gjyshin tim, për ta çuar
në pyll. Pasi ecën pak, ndalën në një lirishtë. Ishin hapur disa varre dhe njëri ishte i mbushur. Duke treguar me gisht nga ai varr, komandanti i oficerëve u kthye nga gjyshi dhe i tha: ‘A dëshiron të përfundosh edhe ti si Vasili, apo dëshiron të kthehesh te familja jote si njeri i lirë? Ke dy minuta për të vendosur.’ Gjyshi nuk pati nevojë për dy minuta. Në vend ia ktheu: ‘Vasilin që e qëlluat, ka vite që e njoh. Tani po pres me padurim të takohem prapë me të në ringjallje, në botën e re. Kam besim të plotë se do të jem në botën e re bashkë me Vasilin. Por, a do të jeni ju atje?’Oficeri nuk e priste këtë përgjigje. E ktheu në kamp gjyshin bashkë me të tjerët. Siç doli më vonë, gjyshi nuk duhej të priste ringjalljen për të parë Vasilin. E gjithë kjo kishte qenë një dinakëri mizore për të mposhtur vëllezërit.»
Propaganda komuniste ka efekt të kundërt
Për të ngjallur urrejtje dhe dyshime ndaj Dëshmitarëve të Jehovait, komunistët nxorën libra, broshura dhe filma që shpifnin për popullin e Perëndisë. Një broshurë titullohej Me dy funde. Kjo shprehje lidhej me një pjesë të fshehtë në fundin e valixheve dhe të çantave, që bënin vëllezërit për të futur literaturën. Nikolai Voloshanovski kujton se si komandanti i kampit u orvat të përdorte këtë broshurë për ta poshtëruar në sy të të burgosurve të tjerë.
Nikolai thotë: «Komandanti i kampit i mblodhi të gjithë të burgosurit bashkë në një barakë. Pastaj zuri të citonte fragmente nga broshura Me dy funde, përfshirë edhe fragmentet që përmbanin shprehje të ulëta për mua personalisht. Kur mbaroi së foluri, i kërkova leje për t’i bërë ca pyetje. Ndoshta komandanti donte të përfitonte nga ky rast për të më vënë në lojë, ndaj ma plotësoi kërkesën.
Iu drejtova komandantit të kampit dhe e pyeta nëse e mbante mend herën e parë që më kishte marrë në pyetje, kur më kishin sjellë në kampin e punës. E mbante mend. Pastaj e pyeta nëse i mbante mend pyetjet që më kishte bërë në lidhje me vendin nga vija, shtetësinë, e kështu me radhë, ndërkohë që mbushte dokumentet për të më futur në kamp. Përsëri u përgjigj po. Madje u tregoi të pranishmëve se si i isha përgjigjur. Pastaj i kërkova të tregonte çfarë kishte shkruar konkretisht në formularë. Pranoi se ajo që kishte shkruar nuk përputhej me përgjigjet e mia. Atëherë u ktheva me fytyrë nga të pranishmit dhe u thashë: ‘Ja, pra, kështu është shkruar edhe
kjo broshurë.’ Të burgosurit duartrokitën dhe komandanti u largua që aty i inatosur.»Taktika «përça e sundo»
Gjatë viteve 60, autoritetet sovjetike, të zhgënjyera u përpoqën të vinin në punë metoda të reja për të thyer unitetin e Dëshmitarëve të Jehovait. Libri Shpata dhe Mburoja, i botuar në vitin 1999, trajton disa nga dokumentet e fshehta të dikurshme të KGB-së, që ndodhen në arkivin e shtetit. Në të thuhet: «Në një konferencë që u bë në mars të vitit 1959 me oficerë të lartë të KGB-së, që kryesonin ‘luftën kundër jehovistëve [Dëshmitarëve të Jehovait]’, u arrit përfundimi se strategjia e duhur ishte ‘të vazhdonin masat e shtypjes, bashkë me masat e përçarjes’. KGB-ja vendosi të përçante, të demoralizonte dhe të diskreditonte sektarët, si edhe të arrestonte udhëheqësit e tyre më të rëndësishëm, duke ngritur akuza të rreme ndaj tyre.»
«Masat për përçarjen» përfshinin një fushatë të bashkërenduar për të mbjellë mosbesim mes vëllezërve anembanë Bashkimit Sovjetik. Për këtë qëllim, KGB-ja nisi të përhapte thashetheme keqdashëse, sipas të cilave disa nga vëllezërit që merrnin drejtimin kishin filluar të bashkëpunonin me
shërbimet e sigurimit të shtetit. KGB-ja i maskoi me kaq zgjuarsi gënjeshtrat e saj, saqë shumë Dëshmitarë zunë të vrisnin mendjen se kujt mund t’i besonin.Një tjetër taktikë e KGB-së ishte të stërviste agjentë të posaçëm që të hiqeshin si Dëshmitarë të Jehovait «të zellshëm», të cilët pastaj do të orvateshin të merrnin pozita me përgjegjësi në organizatë. Sigurisht, këta spiunë do ta informonin mirë KGB-në. Gjithashtu KGB-ja në fshehtësi iu afrua atyre që ishin vërtet Dëshimtarë dhe u përpoq t’i korruptonte me shuma të mëdha që të bashkëpunonin.
Mjerisht, këto metoda tinëzare patën njëfarë suksesi për të thyer unitetin e vëllezërve, përfshirë ata në Moldavi. Si pasojë u krijua një atmosferë plot dyshime. Disa vëllezër u shkëputën nga organizata dhe formuan një grup kundërshtar, që u njoh si opozita.
Para këtyre ngjarjeve, vëllezërit në Bashkimin Sovjetik e shihnin organizatën e Jehovait si kanalin nëpërmjet të cilit Jehovai siguronte ushqim frymor dhe caktonte vëllezërit përgjegjës. Tani pështjellimi dhe pasiguria se kush ishte ky kanal zunë të shtoheshin. Si ia dolën vëllezërit që ta qartësonin këtë pështjellim? Për çudi i ndihmoi shteti sovjetik. Po, vetë intrigantët ndihmuan që të zgjidheshin problemet që kishin hapur. Si kështu?
Nuk morën parasysh frymën e Perëndisë
Në fillim të viteve 60, autoritetet sovjetike i mblodhën shumë «udhëheqës» të Dëshmitarëve nga i gjithë Bashkimi Sovjetik dhe i futën të gjithë në një kamp në Mordvini, një republikë rreth 150 kilometra larg qytetit të Saranskit, në Rusinë Perëndimore. Më parë, largësitë e mëdha që i ndanin vëllezërit pengonin komunikimin dhe ushqenin keqkuptimet. Por tani ishin të gjithë bashkë, si vëllezërit që i përkitnin së ashtuquajturës opozitë, si ata që nuk i përkitnin këtij grupi. Prandaj mund të flitnin ballë për ballë dhe të ndanin shapin nga sheqeri. Pse i vunë autoritetet bashkë gjithë këta vëllezër? Sepse, me sa duket, mendonin se vëllezërit do të grindeshin me njëri-tjetrin, e kështu do të thellohej edhe më tepër hendeku i përçarjes. Ndonëse e sajuan intrigën me mprehtësi, intrigantët nuk morën parasysh frymën bashkuese të Jehovait.—1 Kor. 14:33.
Njëri nga vëllezërit e burgosur në Mordvini ishte Georgi Gorobetsi. Ai sjell ndër mend: «Pak kohë pasi më arrestuan e më çuan në burg, një vëlla që ishte shoqëruar me opozitën e futën në burgun ku ishim ne. Kur pa se vëllezërit me përgjegjësi ishin ende në burg, u befasua krejt, se i kishin thënë që ne ishim të lirë si zogj dhe bënim një jetë luksoze, që e financonte KGB-ja.»
Vëlla Gorobetsi vazhdon: «Gjatë vitit të parë që isha në burg, më se 700 veta ishin burgosur për arsye fetare. Shumica ishin Dëshmitarë të Jehovait. Punonim të gjithë bashkë në një fabrikë dhe kishim kohë të flisnim me ata që ishin bashkuar
me grupin kundërshtar. Si rrjedhim, shumë çështje u sqaruan gjatë vitit 1960 dhe 1961. Më në fund, në vitin 1962, komiteti i vendit që kujdesej për Bashkimin Sovjetik shkroi një letër që atje brenda kampit. Letra u shkoi të gjitha kongregacioneve brenda Bashkimit Sovjetik dhe filloi të zhbënte shumë nga dëmet që kishte sjellë fushata me gënjeshtra e KGB-së.»Kuptojnë kush është kanali i vërtetë
Vëlla Gorobetsi u lirua nga kampi i punës në qershor të vitit 1964 dhe u kthye menjëherë në Moldavi. Kur arriti në Tabani, zbuloi se një numër i madh Dëshmitarësh në atë zonë ende nuk e kishin të qartë se kë po përdorte Jehovai për të ushqyer dhe për të drejtuar popullin e Tij. Disa vëllezër lexonin vetëm Biblën.
Një komitet me tre vëllezër të pjekur frymësisht u caktua që të ndihmonte të sqarohej çështja. Në fillim vizituan kongregacionet në veri të Moldavisë, ku banonin shumica e Dëshmitarëve. Besnikëria e vazhdueshme e këtyre mbikëqyrësve të krishterë dhe e të tjerëve, me gjithë përndjekjen, i bindi shumë veta që Jehovai ende po përdorte atë organizatë që u kishte mësuar të vërtetën në fillim.
Gjatë fundit të viteve 60 u bë e dukshme për KGB-në që vepra e predikimit vazhdonte të ecte përpara, me gjithë përndjekjen dhe taktikat e tjera. Libri Shpata dhe Mburoja, përshkruan reagimin e KGB-së: «Qendra [e KGB-së] shqetësohej nga raportet që, edhe në kampet e punës, ‘udhëheqësit dhe autoritetet e Dëshmitarëve të Jehovait nuk i hidhnin poshtë bindjet e tyre armiqësore dhe në kushtet e kampit vazhdonin të kryenin veprën e Jehovait’. [Në Kishinev] më nëntor 1967 u mblodh një konferencë e oficerëve të KGB-së, të cilët drejtonin operacionet kundër Dëshmitarëve të Jehovait, që të diskutonin rreth masave të reja ‘për të ndaluar veprën armiqësore të sektarëve’ dhe ‘ideologjinë armiqësore’.»
I sulmojnë vëllezër të dikurshëm
Mjerisht, disa individë ranë pre e këtyre «masave të reja» dhe u bënë vegla të KGB-së. Disa u dorëzuan para lakmisë dhe frikës nga njeriu; të tjerë ishin vëllezër të dikurshëm që tani ushqenin urrejtje për Dëshmitarët. Autoritetet filluan të përdornin këta njerëz për të thyer integritetin e besnikëve. Dëshmitarët që duruan burgimin dhe kampet e punës thanë se një nga rrethanat më stresuese që kishin hasur ndonjëherë ishte kur i sulmonin këta vëllezër të dikurshëm, disa prej të cilëve tani ishin apostatë.
Shumë apostatë vinin nga grupi i opozitës, që përmendëm më sipër. Fillimisht ky grup përfshinte disa individë që vetëm ishin të pështjelluar nga informacionet e KGB-së. Por ndër ata që ishin ende të lidhur me opozitën në fund të viteve 60 disa treguan frymën e keqe të klasës së skllavit të lig. Ngaqë shpërfillën paralajmërimin e Jezuit, ata filluan ‘të rrihnin shokët [e tyre] të skllavërisë’.—Mat. 24:48, 49.
Prapëseprapë taktika për të përçarë e për të sunduar popullin e Perëndisë dështoi, me gjithë presionin e vazhdueshëm nga KGB-ja dhe lakenjtë e saj. Në fillim të viteve 60, kur vëllezërit besnikë filluan punën për të ribashkuar organizatën në Moldavi, shumica e vëllezërve në këtë vend ishin lidhur me opozitën. Por në vitin 1972 shumica ishin rikthyer të punonin besnikërisht me organizatën e Jehovait.
Një përndjekës që vlerëson literaturën
Besnikët që mbetën në Moldavi gjatë epokës së komunizmit bënë të pamundurën për të kryer veprën e predikimit. Ata u jepnin dëshmi joformale familjarëve, miqve, shokëve të shkollës dhe shokëve të punës. Por ishin të kujdesshëm, sepse në Moldavi shumë anëtarë partie me pozitë i bindeshin me fanatizëm ideologjisë komuniste. Megjithatë, jo të gjithë komunistët i përbuzën Dëshmitarët e Jehovait.
Simon Voloshanovski kujton: «Policia kontrolloi shtëpinë tonë dhe konfiskoi një sasi të madhe literature, të cilën oficeri përgjegjës e shënoi në listë. Më vonë ky oficer u kthye me listën e tij dhe më kërkoi të kontrolloja nëse i kishte shënuar të gjitha në rregull. Ndërkohë që po kontrolloja, pashë se mungonte një gjë: një Kullë Roje që fliste për familjen dhe si të kemi më tepër lumturi në jetën familjare. E pyeta oficerin për të. ‘Ë, e mora në shtëpi dhe e lexuam si familje’,—u përgjigj si i zënë ngushtë. ‘Po a të pëlqyen ato që lexove?’—e pyeta. ‘Oh, sigurisht! Na pëlqyen tej mase’,—tha ai.»
Kundërshtimi pakësohet dhe rritja vazhdon
Gjatë viteve 70, autoritetet komuniste hoqën dorë nga politika e arrestimit dhe e internimit të popullit të Jehovait. Prapëseprapë, vëllezër të veçantë i arrestonin dhe i nxirrnin para gjyqit, ngaqë jepnin dëshmi ose ndiqnin mbledhjet e krishtere. Gjithsesi dënimet ishin më të buta.
Në vitin 1972 në Moldavi si kudo tjetër filloi të zbatohej rregulli për pleqtë. Georgi Gorobetsi kujton: «Vëllezërit e pranuan rregullin e ri gjithë gëzim, pasi e panë si një provë të mëtejshme që fryma e Jehovait po vepronte. Për më tepër, rritja e numrit të burrave të emëruar i ndihmoi kongregacionet në Moldavi të rriteshin nga ana frymore dhe në numër.»
Sigurisht në këtë kohë vëllezërit kishin fituar një përvojë të madhe për të organizuar veprën e predikimit dhe për të shtypur me kujdes literaturën biblike. Kur filloi përndjekja nga komunistët, literatura përgatitej në dy vende në Moldavi, dhe gjatë dhjetëvjeçarëve të përndjekjes së egër këto punonin vetëm natën. Kështu që punëtorët duhej të bënin një punë të dyfishtë: punonin gjatë ditës e merreshin me veprimtaritë e zakonshme si gjithë qytetarët e tjerë, dhe punonin tërë natën deri herët në mëngjes për të prodhuar literaturë për kongregacionet.
Megjithatë, kjo gjendje ndryshoi kur kundërshtimi u zbut dhe mbikëqyrja nuk ishte edhe aq e rreptë. Tani vëllezërit mund t’i përdornin më me efektshmëri shtypshkronjat e fshehta dhe mund të caktonin më tepër vullnetarë për t’u marrë me punën. Si rrjedhim, prodhimi u rrit.
Vëllezërit përmirësuan edhe teknikat e shtypjes. Për shembull, përdornin klishe të veçanta që mund të përgatiteshin në një makinë shkrimi. Gjithashtu, ata bënë disa ndryshime te shtypshkronjat, në mënyrë që të shtypnin në të dyja anët e një letre njëkohësisht. Të gjitha këto përmirësime e rritën më tepër prodhimin. Dukej mjaft e largët koha kur botimet për të studiuar Biblën kopjoheshin me dorë!
Natyrisht, më shumë literaturë donte të thoshte që vëllezërit mund të bënin më shumë studim personal të Biblës. Kjo, së bashku me përmirësimin e madh të mjeteve të komunikimit, ndihmoi të qartësohej ndonjë grimë pështjellimi që
mund të kishte mbetur. Megjithatë, këto përmirësime ishin vetëm një shijim paraprak i gjërave më të mira që do të vinin për popullin e Jehovait në Moldavi.Adhurimi i vërtetë lulëzon
Ndonëse Komunizmi Sovjetik ishte një vigan politik dhe ushtarak në kulmin e lavdisë së tij, ai nuk ia doli ta shkatërronte adhurimin e vërtetë. Madje, me anë të programit të internimit, sovjetikët pa dashje ndihmuan që të përhapej lajmi i mirë në disa nga ‘skajet më të largëta të tokës’. (Vep. 1:8) Nëpërmjet Isaisë, Jehovai premtoi: «Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses . . . Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit dhe drejtësia e tyre vjen nga unë.» (Isa. 54:17) Sa të vërteta që kanë dalë këto fjalë!
Një ndryshim në qeveri në vitin 1985 e bëri jetën më të lehtë për Dëshmitarët e Jehovait në Bashkimin Sovjetik. Nuk i ndiqte më policia sekrete ose nuk gjobiteshin që merrnin pjesë në grumbullime fetare. Megjithëse në Moldavi vëllezërit vazhdonin t’i bënin mbledhjet me grupe të vogla me dhjetë a më pak veta, ata filluan të shfrytëzonin rastet e veçanta, si dasmat a varrimet për të mbajtur asamble qarkore të vogla.
Pastaj, në verën e 1989-s, predikimi mori hov kur tri kongrese ndërkombëtare u mbajtën në qytetet polake: në Korcov, (afër Katovicës), në Poznan dhe në Varshavë. Qindra delegatë nga Moldavia morën pjesë. Këta vëllezër besnikë ishin mësuar të mblidheshin në fshehtësi e në grupe të vogla. Prandaj të ishin tani në mes të turmave me Dëshmitarë të gëzuar e ta adhuronin Jehovain të gjithë së bashku ishte vërtet një përvojë prekëse!
Vëllezërit në Moldavi përjetuan një tjetër ngjarje frymore të kënaqshme në vitin 1991. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, patën mundësi të mbanin hapur asamble qarkore.
Në vitin 1992 ndodhi një ngjarje tjetër e rëndësishme: një kongres ndërkombëtar u mbajt në Shën-Pjetërburg të Rusisë. Në këtë kongres morën pjesë më shumë delegatë nga Moldavia se sa kishin marrë pjesë në tri kongreset në Poloni, në vitin 1989. Po, Jehovai u hapi pragjet e qiejve dhe kishte filluar t’u derdhte këtyre shërbëtorëve besnikë e mirënjohës bekime pas bekimesh.Stërvitje për mbikëqyrës udhëtues
Më shumë liri donte të thoshte edhe lidhje më të ngushta mes komitetit të vendit të Bashkimit Sovjetik dhe mbikëqyrësve udhëtues. Në dhjetor të vitit 1989 këta vëllezër të pjekur frymësisht, që atëherë ishin 60 veta, u mblodhën për të marrë udhëzime në Lvov të Ukrainës. Po të kemi parasysh që të gjithë pjesëmarrësit kishin duruar burgjet, kampet e punës dhe forma të tjera të përndjekjes, ky rast ishte vërtet i gëzuar dhe
ndërtues për këtë klasë. Në të vërtetë, shumë prej tyre tashmë kishin zënë miqësi të ngushtë gjatë atyre kohëve të vështira.Katër nga mbikëqyrësit udhëtues në atë klasë vinin nga Moldavia. Kur u kthyen, u përcollën kongregacioneve këshillat e mençura që kishin marrë në Lvov, sidomos në lidhje me veprën e predikimit. Për shembull, ata i nxitën vëllezërit që të vazhdonin të predikonin fjalën e Perëndisë me kujdes, megjithëse tani po gëzonin liri. (Mat. 10:16) Pse kjo nevojë e vazhdueshme për kujdes? Sepse ligjërisht vepra ende ishte e ndaluar.
Nevojë e ngutshme për Salla Mbretërie
Që nga koha kur u hap për herë të parë vepra e predikimit në Moldavi, vëllezërit ishin të vetëdijshëm se nevojitej të kishin sallat e tyre për mbledhje. Në vitin 1922 Studentët e Biblës në fshatin e Korzheutsit ndërtuan një sallë me shpenzimet e tyre. Ajo quhej shtëpi mbledhjesh dhe u përmbushi nevojat për gjithë ata vjet.
Në fund të viteve 80, kur kundërshtimi zyrtar filloi të zbutej mjaft, shumë qytete dhe fshatra kishin kongregacione me disa qindra lajmëtarë. Këta mblidheshin në grupe të vogla në shtëpi private. Prandaj, mos vallë kishte ardhur koha që të ecnin përpara dhe të ndërtonin Salla Mbretërie? Për ta kuptuar këtë, vëllezërit iu afruan administratorëve të ndryshëm nëpër fshatra.
Disa nga këta zyrtarë u treguan mjaft të gatshëm për të bashkëpunuar. Kështu ndodhi në Feteshti, një fshat me 3.150 banorë, në veri të Moldavisë. Në janar të vitit 1990, vëllezërit e atjeshëm u takuan me kryetarin e bashkisë, i cili i njoftoi se në atë fshat mund ta quanin veprën e tyre të lirë nga kufizimet zyrtare. Vëllezërit, që ende ishin të kujdesshëm, mezi i besuan këto fjalë. Prandaj i kërkuan leje për ta përshtatur
shtëpinë e një vëllai, që kongregacioni ta përdorte atë si një Sallë Mbretërie. Gjithsesi shtëpia ishte e vogël për atë kongregacion me 185 lajmëtarë.Kryetari i bashkisë e miratoi projektin, dhe vëllezërit iu futën punës. Megjithatë, shumë shpejt hasën një pengesë të madhe. Nëse do të prishnin një mur të veçantë për të vazhduar projektin, ndoshta shtëpia do të shembej. Ndaj puna u ndal papritur. Ç’të bënin? Vëllezërit vendosën t’i afroheshin përsëri kryetarit të bashkisë për t’i shpjeguar problemin. Sa të emocionuar ishin kur ai u dha leje të ndërtonin një Sallë Mbretërie të re fare! Tani kongregacioni iu fut projektit me të gjitha forcat, dhe e përfundoi brenda 27 ditësh.
Kongregacioni u nda në dy pjesë, kështu që Salla e re e Mbretërisë t’i nxinte të gjithë. Por, kishte gjithë ata lajmëtarë të rinj që nuk ishin pagëzuar ende. Prandaj, pse të mos futnin edhe pagëzimin në programin e kushtimit? Vëllezërit bënë kështu. Pas fjalimit të pagëzimit, të gjithë zbritën te një lumë aty afër, ku 80 veta simbolizuan kushtimin e tyre ndaj Jehovait.
Sigurisht, edhe shumë kongregacione të tjera kishin nevojë të ngutshme për një Sallë Mbretërie. Meqenëse në botime kishin parë fotografi të Sallave të Mbretërisë, disa kongregacione vendosën të ndërtonin diçka të ngjashme. Kështu që bashkuan fondet, dhe me gjithë zell iu futën punës. Dhe kjo nuk ndodhi vetëm një herë. Nga viti 1990 deri në 1995-n vëllezërit ngritën më shumë se 30 Salla Mbretërie, të gjitha me punën e me shpenzimet e tyre.
U zgjodhën disa Salla Mbretërie për t’u përdorur edhe për asambletë qarkore. Sidoqoftë, në asamble kishte pjesëmarrje të madhe, aq sa shumë veta duhej ta dëgjonin programin jashtë sallës. Prandaj vëllezërit nisën të mendonin për të ndërtuar një Sallë Asamblesh. Përsëri nuk i zvarritën punët. Në vitin 1992, brenda tre muajsh, ndërtuan të parën Sallë Asamblesh
në Moldavi, një ndërtesë me 800 vende në Korzheutsi. Vitin tjetër prapë vetëm me anë të punës dhe të shpenzimeve të tyre, Dëshmitarët ndërtuan një Sallë Asamblesh me 1.500 vende në Feteshti.Koha kur u bënë këto ndërtime ishte e favorshme, sepse në mes të viteve 90, ndryshimet politike dhe rënia e ekonomisë ndikuan në zhvlerësimin e shpejtë të monedhës moldave. Si rrjedhim, me ato para që në fillim të viteve 90 ndërtohej një Sallë Mbretërie e kompletuar, pas pak vjetësh nuk mund të bliheshin as karriget.
Ndërtimi i Sallave të Mbretërisë në jug të vendit
Ndryshe nga kongregacionet në veri të Moldavisë, ato në jug të vendit kishin më pak Salla Mbretërie. Prandaj në jug, teksa vepra zgjerohej me të shpejtë gjatë viteve 90, shumë kongregacione të sapoformuara e kishin të vështirë të gjenin vende të përshtatshme për t’u mbledhur. Kishin përdorur shkollat shtetërore, por tani u bë tepër e vështirë që t’i merrnin me qira ato.
Edhe një herë tjetër, Jehovai nëpërmjet organizatës së tij, u erdhi në ndihmë vëllezërve. Pikërisht në kohën e duhur, Trupi
Udhëheqës, me anë të rregullit për Fondin për Sallat e Mbretërisë, siguroi fonde për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë në vende si Moldavia, ku kongregacionet kishin të ardhura të kufizuara.Vëllezërit e përdorën me efektshmëri këtë masë. Kishinevi është një shembull i shkëlqyer. Në vitin 1999, nuk kishte asnjë Sallë Mbretërie në kryeqytet. Por në korrik të vitit 2002, dhjetë salla po u shërbenin nevojave të 30 kongregacioneve nga 37 që ishin gjithsej në atë qytet, dhe po ndërtoheshin tri salla të tjera.
Më në fund njohja ligjore
Më 27 gusht 1991, Moldavia u bë republikë e pavarur. Meqë ndalimi ndaj Dëshmitarëve të Jehovait ishte vënë në Bashkimin Sovjetik, ai nuk ishte më i vlefshëm për Moldavinë. Prapëseprapë, Dëshmitarët e Jehovait, që ishin afro 4.000, ende nuk ishin regjistruar ligjërisht si organizatë fetare.
Trupi Udhëheqës u dha udhëzime të dobishme, dhe disa përfaqësues të zyrës së Moldavisë iu afruan menjëherë institucioneve të caktuara shtetërore për të kërkuar njohjen ligjore të Dëshmitarëve të Jehovait. Administrata e re e përkrahu kërkesën. U desh ca kohë që të procedohej me dokumentet e nevojshme, por më në fund, më 27 korrik 1994, zyra mori dokumentet zyrtare të regjistrimit.
Sa ditë e rëndësishme ishte ajo për Dëshmitarët e Jehovait në Moldavi! Pasi kishin kaluar gati gjashtëdhjetë vjet në ndalim, me përndjekje dhe me burgime, tani mund të adhuronin Jehovain dhe të predikonin lajmin e mirë lirisht. Gjithashtu mund të nisnin të mbanin kongreset krahinore. Vërtet, në gusht të vitit 1994, një muaj pasi kishin marrë njohjen ligjore, Dëshmitarët e Jehovait u mblodhën në stadiumin më të madh në Kishinev për kongresin e parë krahinor që mbahej në Moldavi. Sa emocionues ishte ky rast!
Zgjerimi i Bethelit
Në vitin 1995 numri i lajmëtarëve të Mbretërisë kishte arritur më se 10.000 veta. Një zyrë e vogël në Kishinev kujdesej për disa çështje që lidheshin me veprën në Moldavi, por zyra e degës e Rusisë, gati 2.000 kilometra larg, kishte mbikëqyrjen e përgjithshme. Megjithatë dega e Rumanisë ishte vetëm 500 kilometra larg, dhe shumica e moldavëve flisnin rumanisht. Në fakt, rumanishtja u bë gjuha zyrtare e republikës. Prandaj, pasi i peshoi mirë të gjitha gjërat, Trupi Udhëheqës vendosi që dega e Rumanisë të mbikëqyrte veprën në Moldavi.
Ndërkohë, nga rritja e vazhdueshme, zyra në Kishinev filloi të kishte më pak hapësirë, se ishte vetëm një apartament i vogël. Ishte e qartë se kishte ardhur koha të krijohej familja Bethel. Ndër anëtarët e parë ishin Jon dhe Julia Rushu. Vëlla Rushu kishte shërbyer si zëvendësmbikëqyrës qarkor nga viti 1991 deri në 1994. Një anëtar tjetër i familjes Bethel ishte Georgi Gorobetsi, i cili shërbente si mbikëqyrës krahinor, para se të merrte këtë caktim të ri. Ai nuk jetonte në Bethel, por shkonte çdo ditë atje për të punuar. Guenter dhe Rozaria Matzura, të diplomuar në klasën e 67-të të Galaadit, erdhën më 1 maj 1996, pasi kishin shërbyer disa vjet në Rumani.
Ndërkohë që rritej vazhdimisht numri i lajmëtarëve, rritej edhe nevoja për më shumë punëtorë në Bethel. Por kishte pak hapësirë. Për më tepër, aty nga 1998-a, Betheli i Moldavisë ishte i shpërndarë nëpër shtatë apartamente nëpër qytet. Prandaj filluan kërkimet për një truall të përshtatshëm për të ndërtuar një kompleks Bethel. Autoritet qeveritare në Kishinev me përzemërsi u dhanë vëllezërve një pronë 3.000 metra katrorë, pikërisht në zemër të qytetit. Vëllezërit e pranuan me mirënjohje. Meqë mbajtën në mend perspektivën për t’u zgjeruar përsëri, vëllezërit blenë edhe një pronë aty ngjitur.
U lidh kontrata me një firmë të qytetit për të ndërtuar skeletin e godinave. Pjesën tjetër të punës e bënë vullnetarë ndërkombëtarë dhe motra e vëllezër vendës. Ndërtimi filloi në shtator të vitit 1998 dhe vetëm 14 muaj më vonë, familja Bethel e entuziazmuar u vendos në shtëpinë e re. Ishin të emocionuar që më në fund do të ishin të gjithë së bashku.
Programi i kushtimit për kompleksin e ri Bethel u mbajt më 16 shtator 2000. Morën pjesë mysafirë nga 11 vende. Ditën tjetër Gerrit Lëshi nga Trupi Udhëheqës mbajti fjalim para një auditori me 10.000 veta në stadiumin e qytetit. Të gjithë pjesëmarrësit e ndien ngrohtësinë e dashurisë që bashkon popullin e Jehovait anembanë botës.
Tani familja Bethel në Moldavi ka 26 anëtarë. Disa, ashtu si David dhe Miriam Grozesku, erdhën nga përtej detit për të shërbyer si bethelitë në një vend të huaj. Të tjerë, si Eno Shlencigu, ndoqën Shkollën e Stërvitjes për Shërbimin në vendin e tyre, dhe pastaj pranuan caktimin në një vend të huaj, pra në Moldavi. Prandaj, ndonëse familja Bethel është e vogël në numër, ajo ka shumë anëtarë me kombësi të ndryshme.
Korrës të stërvitur
Gjatë dhjetëvjeçarëve të ndalimit dhe përndjekjes, populli i Jehovait në Moldavi u foli të tjerëve për lajmin e mirë duke treguar kujdes dhe, sigurisht, në mënyrë joformale. Por tanimë kishte ardhur koha që ata të merrnin pjesë hapur në veprën nga shtëpia në shtëpi dhe në dëshminë rrugore. Duke u treguar të bindur, vëllezërit u përfshinë në këto forma shërbimi, sidomos dëshmia rrugore u bë vërtet e famshme. Sidoqoftë, ndërsa rritej numri i lajmëtarëve, kishte nevojë për ekuilibër. Për këtë arsye kongregacionet u nxitën të përqendroheshin te vepra shtëpi më shtëpi, dhe ata bënë kështu me besnikëri.
Tani më tepër se kurrë më parë, lajmëtarët filluan të kuptonin sa të uritur ishin fqinjët e tyre për ushqim të vërtetë frymor. Për të plotësuar këtë nevojë, organizata e Jehovait i pajisi kongregacionet me Kulla Roje, me Zgjohuni! dhe mjete të tjera për studimin e Biblës edhe në rumanisht, edhe në rusisht. Në të njëjtën kohë, lajmëtarët duhej të punonin shumë për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të tyre, duke zbatuar prezantimet që sugjeroheshin te Shërbimi ynë i Mbretërisë. Gjithashtu ata nxorën dobi nga stërvitja që sa vinte e përmirësohej e që sigurohej me anë të Shkollës së Shërbimit Teokratik.
Ndihmë të mëtejshme, sidomos nga ana organizative, dhanë vëllezër të pjekur e me përvojë nga vende të tjera. Ashtu si trinat mbështetin hardhitë që japin fryte, këta vëllezër të aftë e të gatshëm, që erdhën nga vendet e tjera, i mbështetën kongregacionet dhe i ndihmuan të ishin më të qëndrueshme.
Kohë rritjeje të shpejtë
Rritja e shpejtë e numrit të dishepujve në Moldavi është mjaft e dukshme në kryeqytet, Kishinev, i cili ka një popullsi prej 662.000 banorësh. Në janar të vitit 1991, para se Dëshmitarët e Jehovait të merrnin njohjen ligjore, Kishinevi kishte vetëm dy kongregacione me rreth 350 lajmëtarë. Por, në janar të vitit 2003, ky numër kishte arritur në 37 kongregacione me më tepër se 3.870 lajmëtarë. Në një kongregacion, 101 studentë biblikë u bënë lajmëtarë të rinj brenda nëntë muajsh. Me një rritje të tillë kaq të shpejtë, nuk është e pazakontë që kongregacionet në këtë qytet të ndahen pak a shumë vetëm pas dy vjetësh.
Më gusht 1993, tërë Moldavia kishte 6.551 lajmëtarë. Por, aty nga marsi i 2002-shit, numri ishte rritur në 18.425, një rritje kjo me 280 për qind në nëntë vjet. Gjithashtu, gjatë
po kësaj kohe, numri i pionierëve të rregullt nga 28 arriti në 1.232 veta.Nga zëvendëskryetar bashkie në pionier
Mes atyre që kanë marrë njohuri për Jehovain ka shumë ish-komunistë, disa prej të cilëve kishin edhe poste politike. Një njeri i tillë është Valerju Marza, ish-zëvendëskryetar bashkie në Sorokë, një qytet me afro 39.000 banorë. Në raste të veçanta kur mbaheshin parada, Valerjui ishte midis funksionarëve të lartë në tribunë, dhe pjesëmarrësit në parakalime i përshëndetnin kur parakalonin. Prandaj njerëzit në atë qytet e njihnin mirë.
Sidoqoftë, më vonë Valerjui filloi të studionte Biblën dhe u pagëzua. Si reagonin njerëzit kur u dëshmonte? «Pothuajse të gjithë më ftonin brenda,—thotë vëlla Marza.—Sa raste të shkëlqyera që patëm për të predikuar, dhe unë e gruaja pamë se qyteti ynë ishte një territor vërtet i frytshëm!» Shumë shpejt vëlla Marza u caktua si pionier special. Bashkë me gruan shërbyen një vit në Bethel. Tani kanë privilegjin të marrin pjesë në veprën e qarkut.
Pionierët japin ndihmë
Raporti lajmëtar për popullsi në Moldavi tani është një nga më të mirët në Evropë. Prapëseprapë, në shumë fshatra dhe qytete më të vogla ende nuk ka asnjë Dëshmitar. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, shumë lajmëtarë dhe pionierë nuk kanë mundësi të shërbejnë atje ku nevoja është më e madhe. Për t’u siguruar që lajmi i mirë shkon te njerëzit në të gjithë territorin, dega e Rumanisë ka caktuar 50 pionierë specialë në Moldavi. Më se 20 nga këta kanë nxjerrë dobi edhe nga Shkolla e Stërvitjes për Shërbimin, e cila u mbajt në Rumani, Rusi e Ukrainë.
Këta ungjillëzues të zellshëm po korrin rezultate të shkëlqyera. Për shembull, kur çifti i pionierëve specialë Sergei dhe Oksana Zigeli u caktuan në Kausheni në vitin 1995, qyteti kishte vetëm një grup me 15 lajmëtarë. Çifti Zigeli ndihmoi vëllezërit e atjeshëm që të fillonin studime të reja biblike. Gjithashtu shfaqën frymën e gëzuar të pionierit, dhe si rrjedhim shumë të tjerë u bashkuan me ta në shërbimin e plotkohor. Tani Kausheni ka dy kongregacione me rreth 155 lajmëtarë—vetëm në shtatë vjet dhjetëfish rritje. Ndërkohë çifti Zigeli ka filluar të shërbejë në veprën qarkore, e kështu mund të ndihmojë shumë më tepër kongregacione.
Liri, por jo pa vështirësi
Sundimi i njeriut, i çdo lloj forme qoftë, ka probleme. Gjatë monarkisë rumune, diktaturës fashiste dhe regjimit komunist, populli i Jehovait në Moldavi duhej të ndeshej me kundërshtimin e klerit, ndalimin, përndjekjen dhe internimin. Në ditët tona, Dëshmitarët e Jehovait ashtu si njerëzit e tjerë, duhet të përballojnë vështirësitë ekonomike, të cilat mund t’i detyrojnë të dy prindërit që të punojnë. Të tjerë e kanë të vështirë të gjejnë punë.
Gjithashtu po shtohen krimi dhe korrupsioni, ndërsa materializmi dhe rënia morale ndikojnë për keq te njerëzit. A mundet të dalë fitimtar populli i Jehovait, me gjithë këto rreziqe tinëzare që i kërcënojnë gjendjen frymore? Po, patjetër! Ata kanë mësuar nga përvoja se Jehovai kurrë nuk i braktis besnikët e vet që i kërkojnë ndihmë atij kur u dalin përpara sprova dhe tundime.—Gjendja e tanishme na sjell ndër mend kapitullin e 14-të të Zbulesës, i cili flet për dy korrje simbolike. Njëra është korrja ose vjelja e ‘hardhisë së tokës’—e prodhimit të kalbur që, siç u profetizua, do të shtohej shumë gjatë këtyre ditëve të fundit. (Zbul. 14:17-20; Psal. 92:7) Së shpejti kjo «hardhi», bashkë me të gjitha frytet e saj të kalbura, do të shkulet dhe do të hidhet në «shtypësen e madhe të rrushit të zemërimit të Perëndisë». Sa me padurim e presin atë kohë shërbëtorët e Jehovait!
Ndërkohë të krishterët e mirosur dhe shokët e tyre gëzojnë në begatinë frymore që kanë. Po, «vreshti me verë shkumëzuese» i Jehovait do të vazhdojë të prodhojë një bollëk ushqimi frymor me vlera, duke i tërhequr me këtë bollëk ata që janë si delet. Pse populli i Jehovait mund të jetë i sigurt për këtë? Sepse vetë Jehovai po e ruan vreshtin e tij të çmuar. (Isa. 27:2-4, BR) Sa qartë është shfaqur kjo në Moldavi! Vërtet, intrigat e Satanait—qofshin përndjekje, internime, propaganda gënjeshtare ose vëllezër të rremë—i kanë sjellë vështirësi popullit të Perëndisë, por kurrë humbje frymore.—Isa. 54:17.
Vërtet, «lum njeriu që vazhdon të qëndrojë në sprovë, sepse kur të miratohet, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Jehovai ua premtoi atyre që vazhdojnë ta duan». (Jak. 1:12) Me këto fjalë të çmuara në mendje, le t’ju nxitë historia e Dëshmitarëve të Jehovait në Moldavi që ‘të vazhdoni ta doni Jehovain’, ‘të vazhdoni të qëndroni në sprovë’ dhe ‘të jepni shumë fryt’!—Gjoni 15:8.
[Shënimi]
^ par. 6 Nëse konteksti nuk e kërkon ndryshe, emri Moldavi do të përdoret në vend të emrave Moldovë e Besarabi. Megjithatë kini parasysh që kufijtë e Moldavisë së sotme nuk janë të njëjtë me kufijtë e Moldavisë e të Besarabisë së vjetër. Për shembull, një pjesë e Besarabisë tani ndodhet brenda Ukrainës dhe një pjesë e Moldavisë së vjetër në Rumani.
[Kutia dhe figurat në faqen 71]
Një kantinë vere për Rusinë dhe Evropën Lindore
Stina e gjatë e verës dhe toka pjellore e bëjnë Moldavinë një vend ideal për prodhimin e verës. Industria e prodhimit të verës ka një histori mijëra-vjeçare. Në fund të shekullit të tretë p.e.s., prodhimi i verës mori hov kur vendësit krijuan lidhje me grekët, dhe më vonë, në shekullin e dytë të e.s, me romakët.
Në Moldavi sot prodhimi i verës është shtylla e bujqësisë, me afro 130 punishte vere, të cilat prodhojnë deri 140 milionë litra në vit. Afërsisht 90 për qind e verës eksportohet, kryesisht në Rusi dhe në Ukrainë. Këto importojnë përkatësisht afro 80 për qind dhe 7 për qind të kësaj vere.
[Kutia në faqen 72]
Vështrim i përgjithshëm mbi Moldavinë
Vendi: Moldavia Qendrore dhe Veriore është një rajon pyjor që përfshin rrafshnalta të harlisura dhe stepa ose rrafshina me bar. Jugu në pjesën më të madhe ka stepa të kultivuara.
Popullsia: Banorët me kombësi moldave përbëjnë rreth dy të tretat e popullsisë. Pjesa tjetër përfshin kryesisht rusë, ukrainas, gagauzianë, bullgarë dhe hebrenj, të renditur këta sipas numrit të popullsisë së tyre. Shumica e moldavëve i përkasin kishës ortodokse lindore.
Gjuha: Rumanishtja është gjuha zyrtare. Shumë njerëz flasin edhe rusisht, sidomos nëpër qytete, kështu që përdorimi i dy gjuhëve është diçka e zakonshme.
Jetesa: Bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë shtylla të ekonomisë. Sektori i industrisë është në zhvillim e sipër.
Ushqimi: Prodhimet bujqësore përfshijnë: llojet e ndryshme të rrushit, grurin, misrin, panxharsheqerin dhe lulediellin. Bagëtia kryesore janë gjedhët, kafshët që mbahen për qumësht dhe derrat.
Klima: Temperaturat luhaten nga rreth -4 gradë celsius në janar deri në rreth 21 gradë celsius në korrik. Në përgjithësi, klima është e ngrohtë, me dimër disi të butë. Çdo vit bien mesatarisht deri 50 centimetra reshje.
[Kutia në faqet 83-85]
Shembuj të jashtëzakonshëm të asnjanësisë së krishterë
Zhurzh Vekerçuki: Vëlla Vekerçuki u rrit si Dëshmitar i Jehovait. Më dhjetor 1942 fashistët e thirrën për shërbimin ushtarak. Nuk pranoi të merrte armët, prandaj e mbyllën në një qeli krejt të errët për 16 ditë e i dhanë shumë pak për të ngrënë. Përsëri autoritetet e thirrën ushtar dhe i premtuan t’ia anulonin dënimin—të cilin nuk ia kishin lexuar ende—në rast se bënte siç e kishin urdhëruar më parë. Përsëri nuk pranoi.
Për këtë e dënuan me 25 vjet burgim. Por ia ulën dënimin kur erdhën forcat sovjetike më 25 shtator 1944. Gjithsesi, pas gati dy muajsh, sovjetikët u përpoqën ta rekrutonin. U dënua me dhjetë vjet punë të detyruar në kampe të ndryshme, sepse nuk donte të bënte ndonjë gjë që nuk ia lejonte ndërgjegjja e stërvitur sipas Biblës. Për 12 muaj familja nuk e dinte se ku kishte përfunduar. Pasi vuajti dënimin për pesë vjet, vëlla Vekerçuki u lirua më 5 dhjetor 1949. U kthye në shtëpi në Korzheutsi dhe qëndroi besnik derisa vdiq, më 12 mars 1980.
Parfin Goreaçoki: Lindi në vitin 1900. Vëlla Goreaçoki mori njohuri për të vërtetën biblike në fshatin e Klinës gjatë vitit 1925 deri në 1927. Së bashku me vëllezërit e tij, Nikolain dhe Jonin, e mësoi të vërtetën nga Damian dhe Aleksandru Roshu, të parët Studentë të Biblës në atë fshat.
Në vitin 1933 Parfinin, së bashku me Dëshmitarë të tjerë, e arrestuan dhe e çuan në qytetin e Kotinit,
ku e morën në pyetje. Pastaj e gjobitën sepse predikonte. Në 1939-n, me nxitjen e priftit të fshatit, Parfinin e çuan në rajonin e policisë, në fshatin fqinj, Gilavats. Këtu e lidhën të shtrirë përmbys mbi një krevat druri, pa dyshek, dhe e goditën pa pushim në shputat e këmbëve.Kur erdhën në pushtet fashistët, Parfinin e arrestuan përsëri dhe e dërguan në burg. Megjithatë po këtë vit sovjetikët e liruan, por pastaj e arrestuan prapë se nuk pranoi të kryente shërbimin ushtarak. E mbajtën në burg për disa muaj në Kishinev, e pastaj e liruan.
Në vitin 1947 sovjetikët e arrestuan Parfinin edhe një herë tjetër. Kësaj radhe e dënuan me tetë vjet internim, sepse predikonte Mbretërinë e Perëndisë. Në vitin 1951 fëmijët e tij i internuan në Siberi. Prapëseprapë ata nuk u takuan me të atin. Faktikisht nuk e panë kurrë më. Parfini u sëmur rëndë kur ishte në internim dhe vdiq në vitin 1953, besnik deri në fund.
Vasili Paduretsi: Lindi në vitin 1920 në Korzheutsi. Vëlla Paduretsi e mësoi të vërtetën në vitin 1941, gjatë epokës së fashizmit. Prandaj edhe ai vuajti si në duart e fashistëve, ashtu edhe në duart e sovjetikëve. Këtyre të fundit me guxim u tha: «Nuk kam qëlluar kundër bolshevikëve dhe nuk do të vras fashistë.»
Për qëndrimin që mbajti, i nxitur nga ndërgjegjja e stërvitur sipas Biblës, Vasili u dënua me dhjetë vjet në një kamp pune të sovjetikëve. Sidoqoftë, dënimi u ul deri në pesë vjet dhe ai u kthye në shtëpi më 5 gusht 1949. Kur e arrestuan për herë të tretë, kishte nisur Operacioni i Veriut. Kështu që më 1 prill 1951 Vasilin dhe familjen e tij i hipën në një vagon mallrash për në Siberi. Pasi kaluan afro pesë vjet atje, u lejuan të ktheheshin në Korzheutsi të Moldavisë. Më 6 korrik 2002, ndërsa po përgatitej ky tregim, Vasili vdiq besnik ndaj Jehovait.
[Kutia dhe figura në faqet 89, 90]
‘Nuk do ta ndërroja jetën në shërbim me asgjë’
Jon-Sava Ursoi
Lindur: 1920
Pagëzuar: 1943
Të dhëna: Shërbeu si mbikëqyrës qarkor gjatë epokës së komunizmit.
Linda në Karakusheni të Moldavisë, dhe e mësova të vërtetën para se të shpërthente Lufta II Botërore. Gruaja më vdiq në vitin 1942. Gjatë varrimit të saj një turmë me njerëz më përzunë nga varrezat. Pse? Sepse kisha ndërruar fe. Më vonë gjatë atij viti qeveria fashiste u përpoq të më fuste në ushtri. Ngaqë dëshiroja të qëndroja asnjanës në politikë, nuk pranova të shërbeja në ushtri. Më dënuan me vdekje, por më vonë dënimi u ndryshua në 25 vjet burg. Më transferonin nga njëri kamp në tjetrin. Ndërkohë që isha i burgosur në Krajovë të Rumanisë, erdhi ushtria sovjetike dhe na liroi.
Ende nuk e kisha gëzuar lirinë, kur ja, komunistët më futën prapë në burg. Më dërguan në Kalinin, në Rusi. Pas dy vjetësh, në 1946-n, më lanë të shkoja në shtëpi në fshat, ku ndihmova për të riorganizuar veprën e predikimit. Pastaj, në vitin 1951, sovjetikët më arrestuan prapë. Kësaj here më internuan në Siberi, bashkë me shumë Dëshmitarë të tjerë. Nuk u ktheva më në shtëpi deri në vitin 1969.
Kur hedh sytë pas në të kaluarën time, kujtoj shumë rrethana në të cilat Jehovai më dha forcë për t’i qëndruar besnik. Nuk do ta ndërroja jetën në shërbim të Krijuesit me asgjë në botë. Tani luftoj me kufizimet e moshës së shkuar dhe të shëndetit që po bie. Por shpresa e sigurt e jetës në botën e re, kur trupi im do të rifitojë fuqinë e rinisë, më forcon në vendosmërinë për ‘të mos u dorëzuar duke bërë atë që është e shkëlqyer’.—Gal. 6:9.
[Kutia dhe figura në faqet 100-102]
Kam shumë arsye që të këndoj
Aleksandra Kordoni
Lindur: 1929
Pagëzuar: 1957
Të dhëna: Vuajti gjatë regjimit sovjetik, tani shërben si lajmëtare në kongregacion.
Dashuria për këngën më ndihmoi të gjeja të vërtetën dhe më vonë, kur besimi im u vu në provë, më ndihmoi të qëndroja e fortë frymësisht. Historia ime nis në vitet 40, kur isha adoleshente dhe u njoha me një grup të rinjsh në Korzheutsi. Atyre u pëlqente ta kalonin kohën e lirë duke kënduar këngë Mbretërie dhe duke diskutuar rreth Biblës. Të vërtetat frymore që mësova nga ato diskutime dhe nga këngët më lanë mbresa të thella.
Shumë shpejt fillova të predikoja lajmin e mirë. Kjo bëri që të më arrestonin në vitin 1953, bashkë me dhjetë Dëshmitarë të tjerë. Ndërkohë që prisja të më nxirrnin në gjyq, më futën në burg në Kishinev. Mbeta e fortë frymësisht, duke kënduar këngë Mbretërie, të cilat me sa duket e inatosën njërin nga rojat sepse tha: «Këtu është burg. Nuk është vend për të kënduar!»
Iu përgjigja: «Gjithë jetën time kam kënduar. Pse duhet të pushoj tani? Ju mund të më kyçni këtu brenda, por s’ma kyçni dot gojën. Zemrën e kam të lirë, dhe e dua Jehovain. Ndaj kam shumë arsye që të këndoj.»
U dënova me 25 vjet në një kamp pune në Intë, afër Rrethit Polar të Veriut. Gjatë muajve të shkurtër të verës, unë dhe Dëshmitarë të tjerë punonim në pyjet aty afër. Përsëri, këngët e Mbretërisë, shumë prej të cilave i dinim përmendësh, na ndihmuan të qëndronim të fortë frymësisht dhe të ndiheshim të lirë përbrenda. Për më tepër, rojat e këtushëm, ndryshe nga ai në Kishinev, na nxitnin të këndonim.
Ndenja në kampin e Intës tre vjet, tre muaj dhe tri ditë. Pastaj u lirova, falë një amnistie. Meqë ende nuk më lejohej të shkoja në shtëpi në Moldavi, shkova në Tomsk të Rusisë. Atje u bashkova prapë me tim shoq. Edhe ai kishte qenë ca kohë në burg. Kishim qenë katër vjet larg njëri-tjetrit.
Për shkak të arrestimit, ende nuk e kisha simbolizuar me pagëzim në ujë kushtimin tim ndaj Jehovait. Prandaj i pyeta vëllezërit në Tomsk për këtë çështje. Meqë edhe disa të tjerë donin të pagëzoheshin, vëllezërit menjëherë morën masat që të bëhej pagëzimi. Megjithatë, për shkak të ndalimit, vendosën të bëhej natën te një liqen në pyllin aty afër.
Në kohën e caktuar, u larguam nga rrethinat e Tomskit dhe ecëm dy e nga dy, që të mos ngjallnim dyshime. Çdo dyshe duhej të ndiqte dyshen që kishte përpara derisa të gjithë të arrinim pa rrezik te liqeni. Të paktën kështu ishte plani. Mjerisht, dy motrat e moshuara që ishin përpara meje dhe shoqes sime e humbën rrugën. Ne ndoqëm ato, dhe ato pas nesh me besnikëri na ndoqën ne. Pas pak gati dhjetë nga ne kishim humbur nëpër errësirë dhe po dridheshim ngaqë trupat na ishin lagur nga njomësia e gëmushave të pyllit. Në atë zonë dihej se endeshin arinj dhe ujq, ndaj ku nuk na shkoi mendja kur na u kujtuan ata. Ishim kaq nervoze sa çdo zhurmë e panjohur na alarmonte.
E kuptova se ishte shumë e rëndësishme të mos na kapte paniku ose të mos humbisnim guximin, ndaj propozova të rrinim të qeta dhe të fishkëllenim një melodi Mbretërie, me shpresën se të tjerët do të na dëgjonin. Gjithashtu u lutëm me zjarr. Prandaj merreni me mend se sa u gëzuam kur dëgjuam të njëjtën melodi që era po e sillte drejt nesh përmes errësirës! Po, vëllezërit na kishin dëgjuar. Në çast, ata ndezën një elektrik dore, që të shkonim tek ata. Pak pas kësaj, u zhytëm në ujin e akullt, pa e ndier fare të ftohtët, se ishim tepër të lumtur.
Tani jam 74 vjeçe dhe jam kthyer në Korzheutsi, ku në fillim gjeta të vërtetën. Ndonëse jam në moshë të shkuar, ende kam shumë arsye që të këndoj, sidomos për të lavdëruar Atin tonë qiellor.
[Kutia dhe figurat në faqet 104-106]
U përpoqa të ndiqja shembullin e prindërve
Vasili Ursu
Lindur: 1927
Pagëzuar: 1941
Të dhëna: Shërbeu si shërbëtor kongregacioni dhe punoi për të prodhuar literaturë në fshehtësi.
Prindërit e mi, Simeon dhe Maria Ursu, u pagëzuan më 1929. Isha më i madhi nga pesë fëmijët. Gjatë epokës së fashizmit, babanë dhe mamanë i arrestuan dhe i dënuan me 25 vjet punë të detyruar, për shkak të qëndrimit të tyre asnjanës. Motra e vëllezër frymorë nga kongregacioni i Korzheutsit, që ndodhej aty afër, u kujdesën për ne fëmijët dhe për fermën e familjes. Prandaj gjithnjë kishim ç’të hanim. Edhe gjyshja jonë e moshuar, që nuk ishte në të vërtetën, u kujdes për ne. Në atë kohë isha 14 vjeç.
Falë shembullit të mirë të prindërve, u përpoqa shumë që të kujdesesha frymësisht për motrën dhe vëllezërit më të vegjël. Për këtë arsye i zgjoja herët çdo ditë që të diskutonim bashkë një pjesë nga literatura jonë e bazuar në Bibël. Jo gjithnjë kishin qejf të ngriheshin, por nuk u lija mundësi tjetër. E dija mirë sa të rëndësishme janë zakonet e mira të studimit. Si rrjedhim, në vitin 1944 kur prindërit u kthyen në shtëpi, pasi i liruan
para kohe, ishin të kënaqur kur panë sa të shëndetshëm ishim frymësisht. Ky ishte vërtet një bashkim i gëzueshëm! Gjithsesi lumturia jonë ishte jetëshkurtër.Vitin tjetër sovjetikët arrestuan babanë dhe e burgosën në Norilsk të Siberisë, sipër Rrethit Polar të Veriut. Tre vjet më pas u martova me Emilinë, një motër plot gjallëri dhe me karakter frymor. Pothuajse ishim rritur bashkë, kështu që e njihja mirë. Por, vetëm një vit pas dasmës sonë, më arrestuan bashkë me mamanë. Na dërguan në Kishinev ku na dënuan me 25 vjet punë të detyruar. Emilia me dashuri u kujdes për vëllezërit dhe motrën time që tanimë ishin pa prindërit dhe pa vëllain e madh.
Pastaj më dërguan në minierat e qymyrit në Vorkutë, një kamp pune famëkeq në veri të Rrethit Polar të Veriut. Pas dy vjetësh, në vitin 1951, Emilinë dhe një motër, si dhe tre vëllezërit e mi i internuan në Tomsk, në Siberinë Perëndimore. Në 1955-n Emilia kërkoi ta transferonin në Vorkutë që të ishte me mua. Aty lindi të parin nga tre fëmijët tanë, një vajzë që i vumë emrin Tamara.
Në shtator të vitit 1957 u shpall një amnisti dhe na liruan. Por pas një muaji më arrestuan prapë. Këtë herë më dënuan me shtatë vjet në një kamp pune në Mordvini, afër Saranskit të Rusisë. Edhe shumë vëllezër të tjerë i kishin burgosur atje, dhe të tjerë akoma duhej të vinin. Kur gratë vinin të na vizitonin, vazhdimisht arrinin të futnin fshehurazi një sasi literature, të cilën e çmonim shumë. Në dhjetor të 1957-s Emilia shkoi në Kurgan të Siberisë Perëndimore që të kujdesej për
vajzën tonë, Tamarën, e cila kishte ndenjur me prindërit e Emilisë. Si rrjedhim, Emilia dhe unë qëndruam larg njëri-tjetrit për shtatë vjet. Prapëseprapë, kjo ishte e vetmja mënyrë që të mos lejonim që ta çonin Tamarën në një institucion shtetëror.Më 1964 më liruan, por nuk më lejuan të kthehesha në shtëpi në Moldavi. Ndonëse zyrtarisht ende nuk lëvizja dot lirisht, munda të bashkohesha me gruan dhe vajzën në Kurgan, ku shërbeva si drejtues i studimit të librit në kongregacion. Në vitin 1969 shkuam në Krasnodar, në Kaukaz. Pasi shërbyem atje tetë vjet, shkuam në Çirçik të Uzbekistanit. Atje punova në një shtypshkronjë në fshehtësi. Më në fund, në vitin 1984 na lejuan të ktheheshim në Moldavi. U vendosëm në Tigina, një qytet me 160.000 njerëz dhe vetëm me 18 lajmëtarë. Gjatë viteve, ky grup i vogël është rritur në nëntë kongregacione që kanë rreth 1.000 lajmëtarë dhe pionierë.
A më vjen keq për gjithë ato vite që kam kaluar në kampe pune dhe burgje për hir të Zotërisë? Aspak! Për mua gjërat ishin të qarta edhe kur isha një 14-vjeçar i sapopagëzuar: ose do të duash Perëndinë, ose do të duash botën. Meqë kisha vendosur t’i shërbeja Jehovait, as më shkoi ndër mend të bëja kompromis.—Jak. 4:4.
[Figurat]
Majtas: Vasili Ursu
Më tutje majtas: Vasili me gruan, Emilinë, dhe vajzën, Tamarën
[Kutia dhe figurat në faqet 108-110]
Një vogëlush me një lule në dorë më preku zemrën
Valentina Kozhokeru
Lindur: 1952
Pagëzuar: 1997
Të dhëna: Edukatore gjatë sistemit sovjetik, fliste për ateizmin kur mësonte fëmijët.
Në vitin 1978 isha edukatore në kopsht në Feteshti të Moldavisë. Gjithashtu isha ateiste. Në një mbledhje të personelit, na udhëzuan t’u kushtonim më shumë vëmendje fëmijëve të Dëshmitarëve të Jehovait për t’u mësuar ateizmin. Mendova se kjo ishte ide e mirë. Prandaj u përpoqa të shpikja mënyra si të prekja zemrat e atyre fëmijëve që kisha në kopsht që ishin Dëshmitarë. Sajova diçka që e pandeha si një ide të mirë.
I kërkova klasës që të përgatiste dy ngastra për lule. Në njërën fëmijët duhej të mbillnin lule, t’i ujitnin dhe të shkulnin barërat e këqija. Por nuk duhej ta preknin ngastrën tjetër. I përkiste Perëndisë, kështu u thashë. Ai do të kujdesej vetë për të. Klasa e priti me gjallëri këtë projekt. Sigurisht, ndërkohë që fëmijët mbillnin, ujitnin dhe i shkulnin barërat e këqija ngastrës me lule, «kopshti i vogël i Perëndisë» u mbush me barëra të këqija.
Pastaj, një ditë të bukur me diell, e mblodha klasën para dy ngastrave. I lavdërova fëmijët për përpjekjet e
shkëlqyera, pas kësaj ia nisa arsyetimit tim të menduar mirë. «A e patë që Perëndia nuk i bëri asgjë ngastrës së tij?—i pyeta.—E pra, e shihni që kjo ngastër nuk i përket askujt?»Fëmijët ishin të një mendjeje se pa dyshim ishte ashtu. Pastaj dola aty ku doja: «E shihni fëmijë, kjo ngastër ka këtë pamje, sepse Perëndia është vetëm në fantazinë e njerëzve. Prandaj, nëse nuk ka Perëndi, si vallë do të kujdeset ai për lulet a për ndonjë gjë tjetër?!»
Ndërsa flisja, vëzhgoja fëmijët për të parë si reagonin ata. Vura re një djalë të vogël, i cili i kishte prindërit Dëshmitarë, që po acarohej gjithnjë e më shumë. Më në fund, s’u përmbajt më. Vrapoi te një fushë aty afër, këputi një lule radhiqeje dhe ma tregoi e më tha: «Nëse nuk ka Perëndi, atëherë kush e rriti këtë lule? Ne nuk u kujdesëm për të.» Logjika e tij m’i lëkundi bindjet. Thellë përbrenda, e kuptova se fëmija kishte dhënë një argument bindës.
Ngaqë isha rritur si komuniste, u deshën vite që të merrja hapin tjetër: të shqyrtoja Biblën. Megjithatë, në vitin 1995, iu afrova Dëshmitarëve në atë zonë dhe u kërkova një studim biblik. Merreni me mend sa u gëzova kur mora vesh se njëri nga fëmijët që dikur më kishte pasur edukatore, tanimë ishte njëri nga mësuesit e mi!
Për të qenë e sinqertë, sistemi komunist më dha një arsimim të mirë laik. Por nuk ia doli të më mësonte mësimet më të rëndësishme të jetës. Sot, falë Jehovait dhe guximit të një djali të vogël, kam mundësi të përdor edhe njohuritë frymore, edhe njohuritë jofetare për të ndihmuar të tjerët që të kuptojnë se me të vërtetë ka një Perëndi dhe se ai kujdeset shumë për krijesat e tij njerëzore.
[Kutia dhe figura në faqet 113-115]
Lindur në internim
Lidia Sevastiani
Lindur: 1954
Pagëzuar: 1995
Të dhëna: Pasi u rrit me një nënë Dëshmitare dhe një baba jobesimtar, ajo i humbi lidhjet me Dëshmitarët për shumë vjet.
Nëna dhe gjyshja u bënë Dëshmitare të Jehovait në fillim të viteve 40. Ndonëse babai ishte njeri i mirë, në atë kohë nuk e pranoi të vërtetën biblike. Në vitin 1951, nëna kishte dy fëmijë dhe ishte shtatzënë me binjakë. Në prill të atij viti, autoritetet u përpoqën ta ndanin familjen tonë. Kur babai ishte në punë, nënën që ishte gati për të lindur, bashkë me motrën dhe vëllanë tim më të madh, i hipën në një tren për t’i çuar në Siberi. Gjithsesi para kësaj, nëna arriti t’i çonte lajm babait, i cili u kthye me nxitim në shtëpi. Edhe pse nuk ishte Dëshmitar, ai i hipi trenit dhe shkoi në internim bashkë me familjen.
Rrugës për në Siberi nënën e lejuan të rrinte pak në qytetin e Asinos, që të lindte binjakët. Pjesa tjetër e familjes duhej të vazhdonte rrugën për në krahinën e Tomskit, ku babai u kujdes për strehimin. E caktuan të punonte përkrah vëllezërve. Pas pak javësh, nëna dhe binjakët e porsalindur u bashkuan
me familjen. Mjerisht, foshnjat vdiqën për faj të kushteve çnjerëzore, në të cilat duhej të jetonte familja.Sidoqoftë, katër fëmijë të tjerë, ndër ta edhe unë e vëllai im binjak, lindën në internim. Babai u kujdes me besnikëri për të gjithë ne. Më në fund, në 1957-n, na lejuan të ktheheshim në fshatin tonë. Mamaja vazhdoi të na nguliste në zemër parimet biblike, ndonëse e vëzhgonte policia sekrete.
Nga ana tjetër, babai shqetësohej më tepër që të shkolloheshim siç duhej. Prandaj, në moshën 16-vjeçare shkova në Kishinev që të studioja në universitet. Më vonë, u martova dhe shkova në Kazakistan, ku u veçova jo vetëm nga prindërit, por edhe nga organizata e Jehovait. U ktheva në Kishinev në vitin 1982 dhe menjëherë nisa të kërkoja një kongregacion të popullit të Jehovait, por më kot. Për tetë vjet besova se isha e vetmja në atë qytet, që donte të adhuronte Jehovain.
Pastaj, teksa po rrija në një stacion autobusi, dëgjova dy gra që po flisnin për Jehovain. U afrova që të dëgjoja më mirë. Gratë ndërruan temë, pasi menduan se isha agjente e KGB-së. Kur zunë të iknin, unë i ndoqa, e pa dyshim kjo i alarmoi. Ndaj iu afrova menjëherë dhe pasi biseduam pak u bindën që isha e sinqertë. Më në fund, pashë të realizohej ëndrra ime për t’u shoqëruar me organizatën e Jehovait. Megjithatë, mjerisht, im shoq m’u kundërvu për qëndrimin tim.
Në atë kohë kishim dy fëmijë. Në vitin 1992 bëra një operacion në shtyllën kurrizore dhe m’u desh të rrija gjashtë muaj shtrirë në spital. Në atë çast të dëshpëruar të jetës sime, ndodhi diçka e mrekullueshme: im bir, Pavli, mori anën e Jehovait dhe u pagëzua në vitin 1993 në kongresin ndërkombëtar në Kiev. Me kalimin e kohës e mora veten mirë, aq sa mund të ecja përsëri. Kështu që, në vitin 1995, edhe unë e simbolizova kushtimin tim ndaj Jehovait.
Sot shumë anëtarë të familjes sime janë Dëshmitarë, e për këtë falënderoj Jehovain dhe nënën, pasi shembullin e vendosmërisë së saj e kam pasur përherë në mendje. Sa për babanë tim të mrekullueshëm e besnik, e emocionuar ju them se para se të vdiste, edhe ai u bë një shërbëtor i Jehovait.
[Kutia dhe figura në faqet 117-118]
Sakrificat tona s’janë gjë fare në krahasim me sakrificën e Jehovait
Mihai Ursoi
Lindur: 1927
Pagëzuar: 1945
Të dhëna: E përndoqën edhe fashistët, edhe komunistët.
U bëra predikues i lajmit të mirë në vitin 1941. Më 1942, kur isha 15 vjeç, duhej të bëja stërvitje ushtarake në shkollë. Në klasë kishin varur fotografinë e mbretit rumun Mihajl, të gjeneral Antoneskut dhe të virgjëreshës Mari. Kur grupi ynë hynte në klasë, duhej të përkuleshim para fotografive dhe të bënim kryqin. Tre nga ne nuk pranuan të bënin kështu.
Prandaj policia e zonës na rrahu mizorisht. E kaluam natën në shkollë. Në mëngjes na dërguan në Korzheutsi, ku na rrahën përsëri. Nga Korzheutsi na çuan më parë në disa vende të tjera. Pastaj na dërguan në këmbë gati 100 kilometra larg, në një vend ku duhej të dilnim para gjykatës ushtarake. Nga ajo e ecur këmbët më kullonin gjak. Më në fund më dërguan në shtëpi pa më dënuar, ka mundësi për shkak të moshës.
Kur isha 18 vjeç, më rekrutuan autoritetet sovjetike. Përsëri nuk pranova të bëja kompromis dhe më rrahën egërsisht, po kështu edhe shokun tim Giorgi
Nimenko. Ai vdiq gjashtë javë më vonë nga plagët që kishte marrë. Edhe një herë tjetër, më kthyen në shtëpi, ma ha mendja për shkak të moshës. Sovjetikët më arrestuan prapë në vitin 1947, kësaj here më kërcënuan se do të më qëllonin po të mos pranoja të bëja shërbimin ushtarak. Megjithatë, në vend të kësaj më vunë dy muaj në qeli të veçuar, pastaj më dërguan të bëja punë të detyruar në projektin e Kanalit të Vollgë-Donit. Doli se ishte një punë tepër e rrezikshme, dhe shumë njerëz u vranë duke punuar atje. Për një fije i shpëtova dëmtimit në një aksident që mori shumë jetë, ndaj më dërguan në shtëpi në Moldavi.Atje u martova. Më 1951 më internuan bashkë me time shoqe Verën, që atëherë ishte shtatzënë. Udhëtuam në fillim me tren, dhe pastaj me varkë për në tajgën siberiane, një rajon i stërmadh me pyje subarktike, ku duhej të prisja dru. Bashkë me Verën jetonim në një barakë me 16 familje të tjera. Ishim të lumtur që në 1959-n na lanë të ktheheshim në shtëpi në Moldavi.
Shumë gjëra më kanë forcuar gjatë atyre viteve të vështira e më pas. Njëra ishte shembulli i besimit që më la vëllai im, Joni. (Shih faqen 89) E kishin dënuar me vdekje dhe, ndonëse nuk e dinte që dënimi i tij do të ndryshohej, nuk pranoi të bënte kompromis. Marr forcë edhe kur mendoj se si Jehovai është kujdesur gjithnjë për mua, e më pas edhe për gruan time, gjatë sprovave që kaluam për hir të emrit të tij. Megjithatë, sakrificat tona s’janë gjë fare në krahasim me atë që bëri Jehovai për dobinë tonë, duke dërguar Birin e tij të vdiste si shpërblesë për ne. Kur mendoj për këtë masë të jashtëzakonshme, kjo më jep forcë ta përballoj çdo ditë me gëzim.
[Kutia dhe figura në faqet 121-123]
Ndjeva përkujdesjen e dhembshur të Jehovait
Mihailina Georgitsa
Lindur: 1930
Pagëzuar: 1947
Të dhëna: Punoi si korriere dhe përkthyese gjatë viteve të ndalimit.
E mësova të vërtetën në vitin 1945 dhe më pëlqente të flisja për lajmin e mirë me fqinjët e mi në fshatin tim Glodeni dhe në fshatin ngjitur, në Petrunea. Ngaqë jepja dëshmi në shkollë, autoritetet e shkollës nuk pranuan të më jepnin diplomën. Pavarësisht nga kjo, isha e kënaqur që po e përdorja arsimimin tim për të ndihmuar që botimet e bazuara në Bibël të përktheheshin nga rumanishtja dhe gjuha ukrainase në rusisht.
Pak kohë pas pagëzimit, më kapën duke përkthyer dhe më dënuan me 25 vjet punë të detyruar në Vorkutë, në veri të Rrethit Polar të Veriut. Atje kishte shumë motra të tjera. Me gjithë kushtet e vështira, të gjitha vazhduam të predikonim. Arritëm të gjenim edhe ca literaturë. Madje, kopjuam ca botime për t’i përdorur për vete atje në kamp.
Një ditë takova një grua të re, të cilën autoritetet e kishin arrestuar gabimisht, pasi e kishin marrë për Dëshmitare. E nxita të shqyrtonte Fjalën e Perëndisë, meqë Jehovai ka fuqi ta çlirojë popullin e tij, nëse është
ky qëllimi i tij. Me kalimin e kohës, ajo pranoi një studim biblik dhe u bë motra jonë. Pas pak kohësh e liruan nga kampi.Më vonë më transferuan në Karagandë, Kazakistan. Më në fund, më 5 korrik 1956, edhe mua më liruan. Shkova në Tomsk, ku u njoha dhe u martova me Aleksandru Gerogitsan, i cili kishte kaluar gjashtë vjet në burg për besimin e tij. Të dy vazhduam të predikonim në territorin e paanë të Siberisë. E dinim që policia sekrete na vëzhgonte. Më pas shkuam në Irkutsk, që është paksa në perëndim të liqenit Bajkal. Atje vazhduam të prodhonim literaturë në fshehtësi. Pastaj shërbyem edhe në Bishkek të Kirgizistanit. Megjithëse ishte i kujdesshëm kur dëshmonte, Aleksandrunë e kapën dhe e dënuan me dhjetë vjet.
Përfaqësuesi ligjor i prokurorisë tha se mund ta vizitoja Aleksandrunë kur ai ishte në burg e priste t’i bënin gjyqin. Meqë zakonisht kjo nuk lejohej, e pyeta pse po tregohej kaq i përzemërt. «Jeni një çift i ri, dhe keni një fëmijë,—tha ai.—Ndoshta do të mendoheni prapë për vendimin tuaj.» I thashë prokurorit se kohë më parë unë dhe Aleksandruja kishim marrë vendimin t’i shërbenim Jehovait dhe se ishim të vendosur të qëndronim besnikë. Ai ma ktheu: «Edhe Bibla juaj e thotë se një qen i gjallë vlen më tepër se një luan i ngordhur.» (Ekl. 9:4) «Ashtu është,—i thashë,—por ai qen i gjallë që thoni ju nuk do ta trashëgojë botën e re të Perëndisë.»
Aleksandruja vuajti dënimin dhjetëvjeçar, si dhe një vit tjetër në arrest shtëpie. Pasi e liruan, shkuam në Kazakistan, dhe pastaj në Uzbekistan për të ndihmuar veprën atje. Më në fund, në vitin 1983, u kthyem në Moldavi, të lumtur që kishim pasur privilegjin e pakrahasueshëm që në shumë vende t’i ndihmonim njerëzit me zemër të ndershme të mësonin për Jehovain.
Kur mendoj për të kaluarën, e pranoj se jeta ime nuk ka qenë përherë e lehtë. Por është kështu edhe për fqinjët e mi që nuk janë Dëshmitarë. Edhe ata kanë hasur shumë probleme. Por ndryshimi është se ne kemi vuajtur për hir të lajmit të mirë. Prandaj kemi ndier mbrojtjen dhe përkujdesjen e dhembshur të Jehovait. Për më tepër, mund të shohim përtej sprovave, me sytë nga e ardhmja e mrekullueshme dhe e përjetshme.
[Tabela dhe grafiku në faqet 80, 81]
MOLDAVIA—KRONOLOGJIA
1891: Ç. T. Rasëlli viziton Kishinevin në Besarabi.
1895
1921: Raporti vjetor tregon që më shumë se 200 veta kanë pranuar të vërtetën biblike.
1922: Ndërtohet e para «shtëpi mbledhjesh» në Korzheutsi.
1925: Ndalohet vepra e Studentëve të Biblës.
1930
1940: Rumania ia dorëzon Besarabinë BRSS-së, dhe merr emrin RSS e Moldavisë.
1941: Rumania merr përsëri Moldavinë. Fashizmi dhe histeria e luftës sjellin si pasojë përndjekje ndaj Dëshmitarëve.
1944: BRSS-ja pushton përsëri Moldavinë. Përndjekja vazhdon.
1949: Sovjetikët fillojnë të internojnë Dëshmitarët e Jehovait dhe të tjerë.
1951: Stalini nis Operacionin e Veriut.
Vitet 60: KGB-ja përpiqet të futë përçarje dhe ndarje mes popullit të Perëndisë.
1965
1989: Dëshmitarët gëzojnë më shumë liri fetare. Delegatë nga Moldavia marrin pjesë në kongreset në Poloni.
1991: RSS-ja e Moldavisë merr emrin Republika e Moldavisë. Mbahen të parat asamble qarkore në vend. Një përfaqësues i selisë qendrore bën vizitën e parë në zonë.
1994: Dëshmitarët e Jehovait regjistrohen ligjërisht. Në Kishinev mbahet i pari kongres krahinor.
2000
2000: Një shtëpi e re Bethel kushtohet në Kishinev.
2003: Ka 18.473 lajmëtarë aktivë në Moldavi.
[Grafiku]
(Shiko botimin)
Gjithsej lajmëtarë
Gjithsej pionierë
20.000
10.000
1895 1930 1965 2000
[Hartat në faqen 73]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
UKRAINË
MOLDAVI
Briçeni
Tabani
Lipkani
Shirautsi
Korzheutsi
Tsaul
Feteshti
Sorokë
Belsi
Petrunea
KISHINEV
Kausheni
Lumi Prut
Lumi Dniestër
RUMANI
Jashi
[Figura që zë gjithë faqen 66]
[Figura në faqen 74]
Ili Groza, një nga Dëshmitarët e parë në Moldavi
[Figura në faqen 75]
Tudor Groza
[Figura në faqen 78]
Joana Groza
[Figurat në faqen 92]
Parfin Palamarçuku dhe i biri, Nikolai
[Figura në faqen 93]
Vasili Germani
[Figura në faqen 94]
Nikolai Aniskeviçi
[Figura në faqen 95]
Maria Germani
[Figurat në faqen 96]
Vagonë mallrash që u përdorën për të transportuar Dëshmitarët për në Siberi
[Figura në faqen 98]
Ivan Mikitkovi
[Figura në faqen 99]
Konstandin Shobeja
[Figurat në faqen 107]
Nikolai Voloshanovski dhe broshura «Me dy funde»
[Figura në faqen 111]
Georgi Gorobetsi
[Figura në faqen 126]
Sallë Asamblesh në Feteshti
[Figura në faqen 131]
Komiteti i vendit në Moldavi, nga e majta në të djathtë: David Grozesku, Anatoli Kravçiuku dhe Tiberiu Kovaç