Ngjarjet kryesore të vitit të kaluar
Ngjarjet kryesore të vitit të kaluar
JEHOVAI paratha se «në kohët e fundit» njerëzit do të vërshonin në malin e tij simbolik për t’u mësuar prej tij. (Mik. 4:1, 2) Gjatë vitit të kaluar, kjo profeci vazhdoi të përmbushej, pasi shumë e shumë njerëz vepruan në harmoni me shkrimin e vitit 2003: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve.» (Jak. 4:8) Një mjet i rëndësishëm që i ndihmoi shumë veta të zhvillojnë një marrëdhënie më të ngushtë me Jehovain ishte seria e Kongreseve Krahinore dhe Ndërkombëtare «T’i japim lavdi Perëndisë».
Kongreset «T’i japim lavdi Perëndisë»
«Meqë krijimi i pajetë i sjell lavdi Jehovait, aq më shumë duhet t’i japim lavdi Krijuesit tonë të Madh ne që kemi aftësinë Zbulesën 4:11, ku thuhet: «Ti je i denjë, o Jehova, Perëndia ynë, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti krijove gjithçka dhe falë vullnetit tënd ato ekzistuan dhe u krijuan.»
për të menduar e për të folur!»—tha me entuziazëm një nga oratorët në kongreset e përmendura më sipër. Pastaj, ai citoiKongreset «T’i japim lavdi Perëndisë» ishin një mundësi e veçantë për ta lavdëruar Jehovain, e këtë vit u mbajtën 32 grumbullime të tilla ndërkombëtare. Vendet ku u mbajtën këto kongrese ishin: Afrika e Jugut, Australia, Danimarka, Gana, Havai, Hungaria, Japonia, Kanadaja, Kili, Meksika, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Zvicra. Misionarë dhe të tjerë që janë caktuar në vende të huaja patën mundësi të ktheheshin në vendlindjen e tyre, ku u intervistuan për veprën e Mbretërisë në territoret e largëta. Këto kongrese i ndoqën edhe mijëra delegatë ndërkombëtarë.
Një rast i veçantë për delegatët ndërkombëtarë ishte vizita në degët e vendeve që i mikpritën. Dega e Shteteve të Bashkuara pati privilegjin të mikpriste më shumë se 6.750 delegatë nga 36 vende dhe u shërbeu atyre pothuajse 15.000 vakte. Pas drekës, një autobus me vëllezër e motra nga Afrika e Jugut kënduan për familjen Bethel një këngë plot harmoni në gjashtë gjuhë: afrikans, angleze, sepede, sesote, xhose dhe zulu. Kjo këngë ishte kaq e ndier dhe e bukur, saqë ua mbushi sytë me lot shumë dëgjuesve.
Në një grup tjetër vizitorësh kishte edhe një delegat, distinktivi i të cilit tregonte se kishte ardhur aty që nga cepi tjetër i botës. Ai tha: «Për mua, kjo kohë që po kaloj me vëllezërit e mi dhe motrat e mia frymore është një përvojë e pashoqe. Nuk do ta harroj kurrë. Është si të shijosh që më përpara sistemin e ri.» Një vëlla nga Britania i cili e kishte lënë të vërtetën kur ishte 17 vjeç, por ishte kthyer vitet e fundit, u prek kur pa një pikturë me djalin plëngprishës. Më vonë, ndërsa hante drekë bashkë
me familjen Bethel në Bruklin dhe mendonte për mëshirën e Jehovait, sytë iu mbushën me lot. Një vëlla nga Spanja tregoi se, në 29 vjet martesë, e shoqja s’e kishte parë asnjëherë të qante. Por ai u prek e filloi të qante, kur grupi i tij i delegatëve u prit nga një grup i gëzueshëm Dëshmitarësh në aeroportin ndërkombëtar të Hjustonit në Teksas.Për kongreset e mëdha mund të jetë e vështirë të sigurohen ndërtesa të përshtatshme me një çmim të arsyeshëm. Mirëpo, shpesh, emri i mirë që kanë bërë Dëshmitarët e Jehovait gjatë viteve del në favor të tyre. Kjo ilustrohet nga ajo që raportoi një degë: «Pas një kërkimi të zellshëm, gjetëm vetëm një vend që mund të ishte i përshtatshëm për rreth 50.000 delegatët që do të ndiqnin kongresin. Por, pasi u takuan me administratorët e stadiumit, vëllezërit panë se çmimi ishte tepër i lartë. Disa ditë pasi përfaqësuesit e degës kishin pyetur, të njëjtët administratorë kontaktuan vëllezërit dhe kërkuan të diskutonin më tej. Më vonë, një nga administratorët kryesorë komentoi: ‘Fillimisht, nuk e kishim shumë idenë se çfarë po kërkonit. Por, kur e kuptuam natyrën e kongreseve tuaja dhe aftësinë tuaj për të siguruar një pjesë të mirë të organizimit të brendshëm, u entuziazmuam shumë. Na ka bërë përshtypje niveli i lartë i organizimit tuaj, planifikimi me hollësi dhe profesionalizmi juaj.’» Si rezultat, stadiumin ua dhanë Dëshmitarëve të Jehovait për kongresin, me një çmim të arsyeshëm.
Botimet që dolën në kongres
A je një studiues i zellshëm i Fjalës së Perëndisë? Atëherë, pa dyshim u mrekullove kur more broshurën me 36 faqe e me ngjyra ‘Të shohim vendin e mirë’. Skicat, hartat, figurat, paraqitjet me kompjuter dhe aspektet e tjera të shumta do të ta pasurojnë studimin personal. Prandaj, mos harro të mbash me vete në Biblën personale dhe në mjetet e studimit që përdor rregullisht një kopje të broshurës ‘Të shohim vendin e mirë’. Po
ashtu, mos harro ta marrësh me vete broshurën në mbledhjet e kongregacionit, kur fjalimet dhe diskutimet përfshijnë vende biblike.Gjatë fjalimit «Fëmijët tanë janë një trashëgimi e çmuar» oratori prezantoi librin e ilustruar bukur Të mësojmë nga Mësuesi i Madh, me 256 faqe. Prindërit që e vlerësojnë thellësisht trashëgiminë që u ka lënë Perëndia do të kënaqen duke e studiuar me fëmijët e tyre këtë botim të ri të shkëlqyer. «Fëmijët,—thotë libri,—kanë nevojë për udhëheqje morale, për parime sipas të cilave të jetojnë. Këto gjëra u nevojiten duke filluar që nga mosha e njomë e më tej. Kur fëmijët e marrin me vonesë këtë ndihmë, mund të ndodhin, e në të vërtetë ndodhin, gjëra që ta copëtojnë zemrën.»
Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh ka më shumë se 230 figura, pothuajse dyfishin e figurave që janë në librin Tregime biblike. Çdo figurë dhe grup figurash ka një diçiturë, shumica në formë pyetjeje. Përgjigjet mund t’i gjeni po në të njëjtën faqe. Këto dhe shumë pyetje të tjera në libër mund të jenë një nxitje e mirë për biseda, pasi u japin mundësi fëmijëve të shprehin çfarë kanë në zemër. Për shembull, diçitura në faqen 101 thotë: «Pse është e rëndësishme të kujtohemi që të themi faleminderit?» Kurse ju, prindër, sigurohuni që të lexoni parathënien: «Çfarë u nevojitet fëmijëve nga prindërit?» Po t’i zbatoni sugjerimet që përmenden aty, familja juaj do të ketë shumë dobi nga ky mjet i shkëlqyer studimi.
Një videokasetë e mirëpritur nga ata që s’dëgjojnë
Në vitin 1915, në Shtetet e Bashkuara, një pelegrin ose plak udhëtues, me emrin Xhon A. Gillespi i përktheu në gjuhën e shenjave këngët e Mbretërisë për një auditor të vogël me njerëz që s’dëgjonin. Ata po ndiqnin një kongres të Studentëve Ndërkombëtarë të Biblës, siç njiheshin atëherë Dëshmitarët
e Jehovait. Tani, anembanë botës, ka më shumë se 1.200 kongregacione dhe grupe me lajmëtarë dhe njerëz të interesuar që s’dëgjojnë. Si po ushqehen frymësisht këta?Aktualisht ka botime ndihmëse për studimin e Biblës në 18 gjuhë shenjash dhe numri i botimeve vazhdon të rritet. Në shtator të vitit 2002 ata që përdorin gjuhën amerikane të shenjave (ASL) morën një dhuratë të veçantë. Duke filluar në atë muaj, artikujt e studimit të Kullës së Rojës filluan të dilnin në videokasetë si botim mujor. Ky mjet po i ndihmon njerëzit që s’dëgjojnë në aspekte që të tjerët me lehtësi mund t’i marrin si diçka të zakonshme.
Ja një shembull: shumica e Dëshmitarëve që dëgjojnë mund të citojnë shumë shkrime përmendësh. I kanë mësuar ato sepse i dëgjojnë ose i lexojnë po të njëjtat fjalë sa herë që përdoret ai shkrim. Mirëpo, lajmëtarët që s’dëgjojnë nuk kanë gjithnjë një përkthim të njëjtë të shkrimeve. Pse jo? Sepse Bibla nuk është përkthyer në gjuhën amerikane të shenjave dhe ata që bëjnë pjesët në mbledhjet e kongregacionit jo gjithnjë i përkthejnë në të njëjtën mënyrë shkrimet. Por, kjo filloi të ndryshonte me futjen e botimeve të kësaj gjuhe në videokasetë. Tani që edhe artikujt e studimeve të Kullës së Rojës janë në videokaseta, njerëzit që s’dëgjojnë mund të kenë një përkthim të njëjtë të shkrimeve biblike.
Veç kësaj, kongregacionet dhe grupet ASL nuk kanë më nevojë të caktojnë përkthyes që të lexojnë në Studimin e Kullës së Rojës. Në kongregacionet me lajmëtarë që dëgjojnë, lexuesi që caktohet për Kullën e Rojës mund të harxhojë pak a shumë një orë më tepër për t’u përgatitur që të lexojë mirë. Por në kongregacionet me lajmëtarë që s’dëgjojnë, ata që caktoheshin për të lexuar me shenja një artikull normalisht kalonin orë të tëra për t’u përgatitur. Tani kjo kohë e vlefshme mund të përdoret për veprimtari të tjera frymore. Si ndihen vëllezërit dhe motrat për këtë masë të re?
Një grup lajmëtarësh që s’dëgjojnë në Rod-Ajlënd, SHBA, shkroi: «U gëzuam jashtë mase kur u njoftua se do ta kishim Kullën e Rojës në videokasetë. Madje disa lajmëtarë qanë nga gëzimi.» Një drejtues i Studimit të Kullës së Rojës në Florida tha se tani ka kaq shumë veta që ngrenë dorën për të komentuar, saqë «mezi zgjedh, pasi ka tepër duar, dhe kjo është një përvojë e këndshme». Ai shtoi se «është i dukshëm edhe përmirësimi i cilësisë së komenteve». Një plak tjetër shkroi: «Rezultatet kanë qenë mahnitëse! Ka qenë e mrekullueshme edhe kuptueshmëria për konceptet e thella.» Po, falë bekimit të pasur të Jehovait, gjithnjë e më shumë njerëz që s’dëgjojnë kanë privilegjin të njohin e të lavdërojnë Perëndinë.—Ndihmë për përkthyesit
Ushqimi frymor që siguron klasa e kujdestarit të besueshëm tani përkthehet të paktën në 390 gjuhë. (Luka 12:42) Prandaj, në veprën që kryen organizata e Jehovait përkthimi përbën një pjesë të rëndësishme e gjithnjë në rritje.
Përkthimi i mirë nuk bëhet thjesht duke zëvendësuar çdo fjalë në tekstin origjinal me një fjalë në gjuhën vendëse. Një përkthim i mirë bëhet duke përcjellë me saktësi mendimet. Pra është e qartë se përkthyesit duhet ta kuptojnë mirë tekstin
origjinal para se të fillojnë të përkthejnë. Nganjëherë kjo mund të jetë sfidë.Prandaj, nën drejtimin e Trupit Udhëheqës, një grup vëllezërish të kualifikuar e të caktuar për të shërbyer si instruktorë morën stërvitje për një program të quajtur «Kurs për të kuptuar më mirë gjuhën angleze». Pasi përfunduan kursin, i cili u mbajt në Qendrën e Arsimimit Watchtower në Paterson, Nju-Jork, vëllezërit vizituan skuadrat e përkthimit anembanë botës gjatë viteve të shërbimit 2002 dhe 2003. Kaluan afro tre muaj me çdo skuadër, duke zhvilluar kursin e duke dhënë ndihmë praktike gjatë punës. Falë këtij programi, tani përkthyesit ndihen më të aftë për të kuptuar plotësisht domethënien e tekstit në anglisht.
Një skuadër përkthimi tha: «Ishte diçka shumë mirëdashëse që Jehovai e pa të përshtatshme të na ndihmonte që të kualifikohemi më shumë për të kryer caktimin tonë. Tani ndihemi shumë më të sigurt kur përkthejmë. Me bekimin e Jehovait, mezi presim të shohim rezultatet e mira të kësaj pune.» Një mbikëqyrës i repartit të përkthimit tha: «Në të kaluarën, shumë
prej nesh mundoheshin me orë e orë të tëra për të kuptuar shprehjet dhe fjalitë e vështira në anglisht. Kjo na e ngadalësonte punën. Prandaj e pritëm me shumë kënaqësi ‘Kursin për të kuptuar më mirë gjuhën angleze’. Na tregoi se si ta analizojmë tekstin në anglisht në mënyrë sistematike dhe na dha metoda të dobishme se si të veprojmë me një tekst të vështirë. Si rrjedhim, tani ndihemi më pak të stresuar dhe kemi mundësi të bëjmë një përkthim më të saktë e më të shpejtë.»Një skuadër tjetër shkroi: «Ky kurs ishte më praktik se çdo lloj kursi tjetër të ngjashëm që bëhet në botë, pasi ishte menduar posaçërisht për nevojat tona specifike. Jemi të bindur se ky kurs do t’i ndihmojë përkthyesit anembanë botës e do t’ua bëjë më të lehtë njerëzve ngjashëm deleve që ‘të kapin kuptimin’ e së vërtetës.»—Mat. 13:23.
Deri tani nga ky kurs kanë nxjerrë dobi rreth 1.660 përkthyes që përkthejnë në më shumë se 150 gjuhë. Veç kësaj, programi është përshtatur për të ndihmuar ata që përkthejnë në gjuhën e shenjave dhe për ata që përkthejnë nga teksti spanjoll në gjuhët vendëse të Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Të pajisur për të qenë mësues më të mirë
Edhe Jehovai, edhe Biri i tij i vetëmlindur, «Fjala», i kushtojnë shumë rëndësi komunikimit. (Gjoni 1:1, 14; 3:16; Zbul. 19:13) Duke pasqyruar të njëjtën pikëpamje, klasa e skllavit të besueshëm vazhdon të përpiqet shumë për t’i ndihmuar shërbëtorët e Perëndisë që të përmirësojnë aftësinë për të predikuar e për të mësuar. Me këtë synim në mendje, organizata e Jehovait përgatiti librin Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Shumë lajmëtarë kanë shprehur mirënjohjen për këtë libër mësimor, që kur filloi të përdorej në Shkollën e Shërbimit Teokratik në janar të vitit 2003.
«Nuk ka ndonjë grup tjetër fetar që të interesohet kaq shumë për t’i ndihmuar pjesëtarët e tij, të rinj e të moshuar, që të
komunikojnë mirë me të tjerët»,—shkroi një plak kongregacioni në Filipine. Një plak në Brazil tha: «Për mua, janari i vitit 2003 ishte një çast i rëndësishëm në historinë e Dëshmitarëve të Jehovait për sa i përket arsimimit.» Një plak tjetër tha: «Kam vënë re se të rinjtë në kongregacion po tregojnë më shumë interes për të marrë pjesë në shkollë. Disa e kanë lexuar librin nga fillimi në fund dhe i kanë bërë të gjitha ushtrimet. Këtë madje e kanë bërë para se të fillonte të shqyrtohej në shkollë si material.» Një mbikëqyrës udhëtues e ka përdorur më së miri librin Shkolla e Shërbimit në vizitat baritore. Ai shkruan: «Kapitujt me temë ‘Kushtoju leximit’, ‘Studimi është shpërblyes’ dhe ‘Të dish si të përgjigjesh’ të ndihmojnë shumë të përgatitesh për mbledhjet dhe për shërbimin.»Një motër në Britani tha se «ushtrimet e vëna aty janë një veçori shumë e mirë gjatë procesit të mësimit. Nëse duam t’i zhvillojmë cilësitë që mësohen në shkollë, duhet t’i praktikojmë në jetën e përditshme. Ushtrimet na japin mundësi ta bëjmë këtë». Nga Japonia, një vëlla që ka një pengesë në të folur shkruan: «Sa herë që kam një caktim për të lexuar, luftoj me frikën nëse do t’ia dal mirë në podium. E kuptoj se mendimet negative që kam vetëm sa e kanë keqësuar punën. Prandaj, kur mora një caktim këto kohë të fundit, mbajta shënim pikat kryesore të nëntitullit ‘Si të flasësh qartë?’ (faqja 87 dhe 88), si edhe në kutinë ‘Si ta përballosh belbëzimin?’ (në faqen 95), që janë në librin Shkolla e Shërbimit. Tani, nuk pres që ta kapërcej menjëherë problemin me belbëzimin, por jam i vendosur të mos dorëzohem.»
«Në Burundi,—shkruan dega e Kenias,—vëllezërit kanë shprehur mirënjohjen për këtë libër të ri që tani e kemi edhe në gjuhën kirundi. Në një vend ku shumë veta s’kanë shumë arsim, studentët në Shkollën e Shërbimit Teokratik tani mund t’i kuptojnë më mirë pikat oratorike. Si rrjedhim, janë më entuziastë kur bëjnë pjesët e tyre.»
faqet 71 deri në 73 të librit Shkolla e Shërbimit gjeta disa sugjerime praktike se si të shkruajmë letra. Ngaqë jam e kufizuar fizikisht, jap dëshmi me letra. Megjithatë, në përgjithësi nuk u shkruaja kushërinjve të mi. Por, tani, me drejtimin që më dha libri i ri, mund t’u jap atyre një dëshmi më të mirë.» Një mbikëqyrës krahinor në Afrikën e Jugut komentoi: «Ky është vërtet një libër i veçantë. Nuk u bën vetëm një shpjegim teknik cilësive oratorike, por edhe nga ana frymore, duke treguar se këto cilësi janë fryt i dashurisë së krishterë dhe i interesimit për të tjerët.»
Libri i ka ndihmuar disa veta edhe që të përmirësojnë aftësinë në të shkruar. Një motër e moshuar dhe e sëmurë në Meksikë thotë: «NëZhvillime ligjore
Më 17 qershor 2002, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dha një vendim historik për çështjen Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc. kundër fshatit Straton. Me këtë vendim, 8 vota pro dhe 1 kundër, gjykata më e lartë e këtij vendi shprehu mendimin se urdhëresat që kërkonin të merrej leje për shitjen ambulante dhe për bërjen e ofertave ishin antikushtetuese kur zbatoheshin për shërbimin publik të Dëshmitarëve të Jehovait.
Pas kësaj fitoreje, Reparti Ligjor në degën e Shteteve të Bashkuara kontaktoi komunat në gjithë vendin. Si rrjedhim, u zgjidhën probleme lidhur me veprën tonë të predikimit në 238 komuna që më parë ishin përpjekur të zbatonin këtë urdhëresë për rregullimin e shitjes ambulante dhe të bërjes së ofertave edhe për shërbimin tonë publik. Për më tepër, për shkak të vendimit në çështjen Straton, lajmëtarët e Mbretërisë në 216 komuna të tjera nuk kanë më nevojë të telefonojnë në polici ose te ndonjë zyrtar tjetër i qytetit që të regjistrohen para se të dalin në shërbim. Urojmë që Jehovai të vazhdojë t’i sheshojë pengesa të tilla!—Isa. 40:4; Mat. 24:14.
Në Armeni, vëllezërit vazhdojnë t’i arrestojnë e t’i burgosin, sepse me ndërgjegje nuk pranojnë shërbimin ushtarak. Prokurori në Jerevan, që është kryeqyteti, i ka apeluar vendimet që janë marrë për disa vëllezër me qëllim që t’u rriten dënimet me burgim. Gjykatësit i kanë pranuar apelimet e tij, duke urdhëruar dënime më të ashpra.
Në shkurt të vitit 2003, Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut e pranoi kërkesën e dy ish-misionarëve Dëshmitarë të Jehovait për t’u dëgjuar nga kjo Gjykatë. Ky çift, të cilit iu urdhërua të largohej nga Bullgaria në vitin 1995 mendoi se u ishte shkelur e drejta për lirinë e fesë dhe për mosdiskriminim. Gjykata konstatoi se kjo ankesë nuk ishte «e pabazuar».
Pak pasi përfundoi kremtimi i Përkujtimit në një kongregacion në Asmarë, Eritre, policia rrethoi vendin e mbledhjes dhe i ndaloi të 164 të pranishmit, burra, gra dhe fëmijë. I mbajtën nën arrest dhe i morën në pyetje gjithë natën. Ditën tjetër, autoritetet liruan fëmijët dhe shumicën e motrave dhe të të interesuarve. Të tjerët i çuan në burgun më të madh në Asmarë, ku disa i mbajtën pothuajse një muaj para se t’i lironin. Përveç këtij incidenti, dhjetë vëllezër janë ende në një kamp burgimi, sepse me ndërgjegje nuk pranojnë shërbimin ushtarak. Tre prej tyre kanë nëntë vjet të burgosur.
Në Gjeorgji vazhdojnë sulmet e dhunshme kundër vëllezërve tanë. Kongreset krahinore u anuluan me forcë nga zyrtarët vendës dhe nga policia e armatosur, e cila ndërhyri gjatë kongreseve ndërsa po zhvilloheshin. Ata shkuan drejt e te podiumi dhe e urdhëruan auditorin të largohej. Në një rast, i bllokuan të gjitha rrugët aty afër për t’i penguar vëllezërit që të shkonin në kongres. Përndjekësi kryesor i Dëshmitarëve të Jehovait është në pritje të gjyqit, por nuk është nën arrest. Gjyqin ia kanë shtyrë të paktën 19 herë. Në disa raste, përkrahësit e tij kanë marrë në kontroll sallën e gjyqit, duke i sulmuar
vëllezërit me fjalë ose edhe fizikisht. Drejtoria e taksave anuloi vendimin që ishte marrë më përpara për numrin e regjistrimit të taksës që kishin Dëshmitarët, numër që u nevojitet për të importuar literaturë e për veprime të ndryshme financiare.Nga Kosova dhe Rumania kemi lajme të mira. Më 20 maj 2003, 90 lajmëtarët e Mbretërisë në Kosovë morën njohjen ligjore dhe statuti i tyre u regjistrua. Po ashtu, më 22 maj 2003 Rumania nxori një urdhër qeveritar që zyrtarisht pohonte statusin e Dëshmitarëve të Jehovait si një fe e njohur. Neni 3 i këtij urdhri thotë: «Feja e krishterë ‘Organizata fetare e Dëshmitarëve të Jehovait’ ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet që siguron ligji për fetë e njohura nga shteti rumun.» Ky urdhër u nxor në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë Rumune të vitit 2000.
Në Rusi, më 22 maj 2003 u pezullua në kohë të pacaktuar gjyqi për ndalimin e Dëshmitarëve të Jehovait në Moskë. Pa vendosur ndonjë kufi kohor, gjykatësja urdhëroi një tjetër studim «të specializuar» për mënyrën se si ndikojnë faktorët psikologjikë që gjenden në literaturën e botuar nga Dëshmitarët e Jehovait gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Vlera shkencore e këtyre studimeve rreth literaturës është e dyshimtë. Ndërkohë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka filluar të shqyrtojë një kërkesë që kanë bërë vëllezërit. Kërkesa u bë për të kundërshtuar ngacmimin dhe diskriminimin gjyqësor që kanë hasur Dëshmitarët e Jehovait në Moskë shtatë vitet e fundit.
Këshilli i Ministrave në pjesën veriore të Qipros, me dekret nr. E-1516-2002 të datës 8 gusht 2002, hoqi ndalimin që i pengonte Dëshmitarët e Jehovait të hynin në pjesën veriore të ishullit. Pionierët ishin dëbuar prej andej në vitin 1997, kur ishte vendosur ndalimi. Dy Salla Mbretërie që ishin konfiskuar iu kthyen vëllezërve.
Në Uzbekistan, në një gjyq që u bë, Marat Mudarisovin e shpallën fajtor sepse gjoja «nxit urrejtje fetare dhe tërheq të miturit» në besimin e tij. Iu dha një dënim që tani për tani është pezulluar. Në fakt, i gjithë ‘faji’ i tij ishte se u predikonte lajmin e mirë fqinjëve dhe drejtonte diskutime biblike çdo javë në mbledhjet e kongregacionit. Kohët e fundit vendimi u apelua në Gjykatën e Lartë të Uzbekistanit dhe dënimi i padrejtë ndaj vëlla Mudarisovit u anulua.
Përballojnë sprovat
Ndërsa sistemit të tanishëm i afrohet fundi, dhuna dhe paqëndrueshmëria politike vazhdojnë të shtohen dhe shpesh shkaktojnë shumë vështirësi. Gjatë vitit të kaluar, lufta civile vazhdoi të bënte kërdinë në Liberi dhe në kryeqytetin e saj, në Monrovi. «Luftimet nëpër rrugë vazhduan një javë rresht dhe qytetin e pushtoi rrëmuja e kaosi,—thotë një lajm i agjencisë Rojter.—Pasi kundërshtarët politikë u tërhoqën, u duk sikur u vu qetësia, por pastaj, më 24 qershor, pati një sulm të ri e më të ashpër, i cili solli si pasojë shkatërrimin në masë të gjerë të infrastrukturës dhe vdekjen e shumë njerëzve.» Zyra e degës shpjegoi se në një pjesë të qytetit, vëllezërve iu desh të qëndronin të shtrirë në dyshemenë e lagësht të Sallës së Mbretërisë për shkak të plumbave dhe të bombave. «Shkatërrimi në qytet ishte i tmerrshëm,—shkruan vëllezërit.—Kundërmonte era e kufomave.» Më pas shpërtheu kolera, e cila mori edhe më shumë jetë njerëzish.
Në mënyrë sistematike njerëz të armatosur plaçkitnin shtëpi dhe Salla Mbretërie. Një çift misionarësh nga Monrovia shpjegoi se duke e ditur që do t’u vidhej çdo gjë me vlerë, shumë vëllezër zgjodhën të blinin vetëm gjërat e domosdoshme të jetës, pa kërkuar më shumë. Madje familjet as nuk i zëvendësonin krevatet që u vidhnin, por flinin duke vënë dyshekë në dysheme. Ata që nuk ktheheshin dot në shtëpi, jetonin si refugjatë ose arratiseshin në ndonjë vend fqinj.
«Njerëzit jetojnë ditë për ditë, nuk mendojnë më për të nesërmen,—shkruan dega.—Megjithatë, është shumë inkurajuese të shohësh që vëllezërit janë të gatshëm të ndjekin mbledhjet dhe të marrin pjesë në shërbim, kur kushtet e lejojnë këtë.» Çifti misionar i përmendur më parë tha se kur mbërrijnë ndihma, «ndër gjërat e para që kërkojnë vëllezërit janë literatura biblike e, në disa raste, ndonjë çantë shërbimi për ta zëvendësuar atë që ua kanë vjedhur».
Shtypja e literaturës në bazë krahine
Më 1 shtator 2001, shtatë vëllezër nga vende të ndryshme të botës u zgjodhën për të shërbyer si Grupi për Studimin e Shtypjes së literaturës. Trupi Udhëheqës u kërkoi këtyre vëllezërve të studionin gjithë degët që shtypin literaturë dhe të sugjeronin ndonjë mënyrë për t’i shfrytëzuar më mirë ndërtesat e shtypshkronjave që ekzistonin. Në bazë të sugjerimeve të këtij grupi studimi, më 17 tetor 2001, Trupi Udhëheqës miratoi që ta drejtojë shtypjen e literaturës në bazë krahine, ku çdo krahinë kujdeset për nevojat e saj për shtypjen e literaturës. Krahinat janë: Afrika, Azia, Evropa, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut.
Kjo metodë e re filloi të zbatohej në fillim të vitit 2002. Rezultatet kanë qenë inkurajuese. Të shqyrtojmë prodhimin e librave. Në vitin 2000, dega e Shteteve të Bashkuara prodhonte pothuajse 50 për qind të librave për gjithë botën. Por tani, me këtë metodë për shtypjen e literaturës në bazë krahine, prodhon vetëm 26 për qind. Kjo ka sjellë si rrjedhim uljen e kostos së transportit, të personelit, të makinerive dhe të hapësirës së nevojshme në shtypshkronjën e Shteteve të Bashkuara, si edhe një përdorim më të efektshëm të shtypshkronjave ekzistuese në vende të tjera.
Në përputhje me ndryshimin për shtypje literature në bazë krahine, Trupi Udhëheqës miratoi blerjen e shtatë makinave të
reja të shtypit MAN Roland Litoman. Këto do të zëvendësojnë pajisjet e vjetëruara e më pak të efektshme, kështu që do të ndihmojnë për plotësimin e nevojave të shtypjes në të ardhmen. Pesë nga makinat e reja të shtypit, disa prej të cilave tashmë janë instaluar, janë për degët në Brazil, Britani, Japoni, Meksikë dhe në Afrikën e Jugut. Dy të tjerat janë për shtypshkronjën në Uollkill, Nju-Jork, ku janë programuar të instalohen në prill dhe maj të vitit 2004. Makinat e shtypit janë 40 metra të gjata, kanë kapacitet prodhimi 90.000 revista ose kapakë librash me format reviste në orë (25 në sekondë) dhe mund të shtypin me ngjyra çdo faqe.Ndryshime të tjera në Bruklin dhe në Uollkill
Së bashku me makinat e reja të shtypit, Uollkilli do të marrë edhe pajisje të reja për lidhjen e librave, që mund të prodhojnë kapakë të fortë librash dhe Bibla luksi me shpejtësinë 120 kopje në minutë. Reparti i Transportit, i cili do të transferohet nga Bruklini në Uollkill, do të ketë një sistem të ri depozitimi me kate. Me këtë sistem të ri mund të depozitohet literaturë në një sipërfaqe që është më pak se gjysma e sipërfaqes së përdorur në Bruklin.
Ndërtesat bosh në Bruklin do të përdoren për qëllime të tjera. Veç kësaj, në qershor të vitit 2003, Trupi Udhëheqës njoftoi shitjen e mundshme të ndërtesës me sipërfaqe 95.000 metra
katrorë që gjendet në adresën 360 Furman Street, në të cilën deri tani ndodheshin Reparti i Transportit dhe reparte të tjera. Ato reparte të tjera në këtë ndërtesë janë transferuar ose do të transferohen së shpejti në pjesë të ndryshme të kompleksit në Bruklin.Ndërtimi i Sallave të Mbretërisë
Gjatë vitit të shërbimit 2003, përreth botës u përfunduan 2.340 Salla Mbretërie, mesatarisht 195 salla në muaj ose pak më shumë se 6 salla në ditë. Që nga nëntori i vitit 1999, kur filloi programi i ndërtimit në vendet me të ardhura të kufizuara, janë ndërtuar 7.730 Salla Mbretërie. Në shumë zona, pasi mbaron ndërtimi i sallës, prania në mbledhje rritet dhe shumë shpejt sallat mbushen plot e përplot.
Kur filloi programi në Afrikë, në 38 shtete të këtij kontinenti kishte 550 vende të përshtatshme adhurimi. S’kaluan as katër vjet dhe po në ato 38 shtete kishte më shumë se 5.060 Salla Mbretërie, mesatarisht 1 sallë për çdo 3 ose 4 kongregacione. Në një raport për ndikimin që patën projektet e Sallave të Mbretërisë te publiku, dega në Malavi foli për një fjalor të ri që ka botuar Shoqata e Literaturës së Krishterë në Malavi. «Fjalori,—thotë dega,—përfshin edhe fjalën Dëshmitarët e Jehovait dhe e përkthen saktë emrin tonë në gjuhën çiçeva. Pastaj, për të treguar se si mund ta përdorin njerëzit këtë emër në një fjali,
fjalori shton: ‘Dëshmitarët e Jehovait kanë ndërtuar shumë kisha.’»Zyra e degës në një vend tjetër afrikan shkroi: «Kur vëllezërit shkuan te një zyrtar që të regjistronin kërkesën për të ndërtuar një Sallë Mbretërie, ai menjëherë i grisi shkresat dhe i flaku tutje. Kur kjo ndodhi për herë të tretë, vëllezërit i lanë gjërat në dorë të Jehovait. Jo shumë kohë më pas, autoritetet i besuan njërit prej këtyre vëllezërve, i cili njihej për ndershmërinë e tij, punën që t’u shpërndante kredi disa zyrtarëve.
Ndër ata që kishin bërë kërkesë për kredi ishte edhe zyrtari që kishte grisur shkresat. Kur e pa vëllanë tonë, ai u largua menjëherë nga zyra e kredive dhe u kthye një javë më vonë, duke shpresuar të gjente ndonjë nëpunës tjetër. Por kësaj radhe, vëllai iu afrua, i kërkoi t’i jepte kërkesën për kredi dhe e miratoi kredinë. Tërë turp, zyrtari u kërkoi vëllezërve ta bënin prapë kërkesën për ndërtimin e sallës. Ai vetë me dorën e tij ia dha këtë kërkesë eprorit të vet për miratim dhe mori miratimin për një truall ku të ndërtohej Salla e Mbretërisë. Tani, me respekt për Dëshmitarët, ai tha: ‘Ata nuk ta kthejnë të keqen me të keqe.’»
Dega e Ukrainës tregon: «Gjatë kërkimeve për të gjetur një truall, vëllezërit në qytetin e Arcizit takuan një arkitekte rajonale. I treguan asaj fotografitë e Sallave të Mbretërisë që ishin përfunduar. E habitur, ajo tha: ‘Një Sallë e tillë Mbretërie duhet vendosur afër zonës ku kemi zyrat e administratës së krahinës, sepse do ta zbukuronte qendrën e qytetit.’ Pastaj u propozoi një truall. Më pas, arkitekti kryesor për atë rajon shtoi: ‘Kjo është hera e parë që kam parë një bashkësi fetare të bjerë dakord për projektet para se të fillojë ndërtimin. Zakonisht ndodh e kundërta.’»
Në sheshin e ndërtimit të një Salle Mbretërie në qytetin Lisiçansk, një tregtare nga një qytet aty afër komentoi: ‘Kam kohë që ju vëzhgoj. Mendoj se duhet të ndërtoni një Sallë
Mbretërie si kjo edhe në qytetin tim. Do t’ju mbështet unë në përpjekjet për të gjetur një truall të përshtatshëm.’ Atëherë vëllezërit i thanë se në atë zonë jetojnë vetëm pesë Dëshmitarë, prandaj nuk mjaftojnë për të formuar një kongregacion e për të ndërtuar një sallë. «Po mirë, sa veta ju duhen?—pyeti ajo. Pastaj shtoi:—Më regjistroni edhe mua si të gjashtën.» Ndoshta po bënte shaka. Megjithatë, pranoi një studim biblik.Salla të reja Asamblesh
Gjatë vitit të kaluar, janë përfunduar dhe janë kushtuar Salla Asamblesh në këto vende: në Niandeara dhe Gojania (Brazil); në El Trebol, Santiago (Kili); në Morne-Daniel (Dominikë); në Maçala (Ekuador); në Sirakuzë, Sicili (Itali); në Gerehu (Papua Guineja e Re); në Lome (Togo); në Njubërg të Nju-Jorkut dhe në Uest-Palm-Biç të Floridës (SHBA). Për projektin në Njubërg, një tregtar vendës tha: «Organizimi juaj të mahnit! Ju përdorni vullnetarë me formime, talente dhe aftësi të ndryshme, por që të gjithë punojnë së bashku në harmoni. S’kam parë asnjëherë një gjë si kjo!» Një inspektori ndërtesash në atë zonë i bëri përshtypje jo vetëm puna, por edhe vëllezërit e motrat. «Më pëlqen të vij këtu,—tha ai.—Ndihem më mirë kur jam i rrethuar nga njerëz si ju.»
Kur po mbaronte projekti në Njubërg, ra një zjarr që dëmtoi rreth 20 për qind të ndërtesës. Në vend që të shkurajoheshin, vëllezërit punuan me të gjitha forcat për ta meremetuar ndërtesën. Si rrjedhim, projekti i meremetimit përfundoi në më pak se një muaj, duke krijuar mundësinë që programi i kushtimit të mbahej në kohën e duhur, më 19 tetor 2002. Duke komentuar për vullnetarët, një gazetë vendëse tha: «Besimi i tyre është më i zjarrtë se zjarri që përcëlloi rreth një të pestën e asaj ndërtese me sipërfaqe 5.600 metra katrorë.» Në shenjë mirënjohjeje për unitetin e vërtetë që ekziston në popullin e Perëndisë, vëllezërve u dhanë lejen që rrugës publike që të çon në
Sallën e Asambleve t’i vihej emri Unity Place (Rruga e Unitetit).Kushtime degësh
Në mes të konflikteve civile e politike, vëllezërit në Bregun e Fildishtë u mblodhën paqësisht më 29 mars 2003 që të kushtonin disa ndërtesa të reja në degën që tashmë ishte në Abixhan. Këtu përfshihej një Sallë e re Mbretërie, dy ndërtesa banimi dhe një ndërtesë për shërbimet e ndryshme, me një dhomë të madhe ngrënieje, një kuzhinë, lavanderi, depo dhe reparte riparimesh. Ndërtesat e reja janë në anën tjetër të rrugës, përballë degës fillestare, e cila u ndërtua në vitin 1982. Vullnetarë nga 15 vende, shumë prej tyre me shpenzimet e veta, ndihmuan 110 pjesëtarët e skuadrës vendëse të ndërtimit. Sebastian Xhonsoni, mbikëqyrësi i zonës që vizitoi degën, mbajti fjalimin e kushtimit «Jepuni me gjithë zemër pas adhurimit të pastër».
Të shtunën më 15 shkurt 2003, programin e kushtimit të degës së re në Guajanë e ndoqën 332 veta. Fjalimin e kushtimit e mbajti Riçard Kelsi nga dega e Gjermanisë. Ai e drejtoi vëmendjen te Jehovai si Ndërtuesi i Madh i universit. Megjithatë vëlla Kelsi theksoi se vepra më e madhe krijuese, që ishte edhe vepra e parë e Jehovait, solli si rezultat një krijesë frymore të lavdishme, Birin e tij të vetëmlindur. Shumë misionarë të hershëm ishin kthyer në vendin e tyre për të ndjekur programin e kushtimit, disa për herë të parë pas shumë e shumë vitesh. Po të kemi parasysh se në Guajanë ka pak më shumë se 2.000 lajmëtarë të lajmit të mirë, të gjithë u entuziazmuan kur panë 4.752 veta nga 12 vende që ndoqën programin special të dielën.
Në përurimin e shtesës së Bethelit në Haiti, Xhorxh Koruinit, një vëlla prej shumë kohësh, iu drodh zëri nga emocioni kur tregoi për vizitën që kishte bërë kohët e fundit
në Sent-Mark, një qytet-port që ndodhet 60 kilometra larg Port-o-Prensit. Kur kishte qenë misionar në Sent-Mark më shumë se 40 vjet më parë, ai kishte ndihmuar për formimin e kongregacionit të parë atje. Tani në qytet ka katër kongregacione të mëdha. Studentët e tij të Biblës, tani Dëshmitarë besnikë prej shumë kohësh, u entuziazmuan që e takuan përsëri. Kur vëlla Koruini mbërriti në Haiti, aty kishte rreth 900 lajmëtarë, kurse në zyrën e degës, që ishte një shtëpi e vogël e marrë me qira, punonin vetëm dy veta.Në Haiti ishte ndërtuar një degë e re në vitin 1986, por shumë shpejt ishte bërë e vogël. Dega e sapokushtuar, e cila është zgjeruar, ka një familje Bethel me 40 veta, të cilët u shërbejnë më shumë se 12.000 lajmëtarëve. Në ndërtim morën pjesë vullnetarë nga Australia, Britania, Danimarka, Kanadaja, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Ata stërvitën edhe vullnetarë haitianë që të mësonin zanatin e ndërtimit.
Meqë në vend shumë gjëra mungonin, makineritë e rënda dhe pothuajse të gjitha materialet e ndërtimit duheshin importuar. Kjo e ngadalësoi disa herë punën, por nuk e ndali. Më në fund erdhi dita e kushtimit, të shtunën më 23 nëntor 2002. Nga 3.122 të pranishmit, 240 ishin delegatë nga 13 vende. Fjalimin e kushtimit e mbajti Dejvid Splejni, nga Trupi Udhëheqës. Ditën tjetër, më shumë se 20.000 veta ndoqën një program special në stadiumin «Silvio Kator» në Port-o-Prens.
«Të ngrihemi dhe t’i vihemi ndërtimit!» (Neh. 2:18) Këto fjalë inkurajuese, të cilat i thanë judenjtë besnikë në ditët e Nehemisë, gjendeshin në shtojcën te Shërbimi ynë i Mbretërisë i qershorit 2000 për Hungarinë. U bëhej ftesë shërbëtorëve të Jehovait nga i gjithë vendi për të marrë pjesë në ndërtimin e një kompleksi të ri të degës në Budapest. Nga të 251 kongregacionet e vendit, 13.741 vullnetarë punuan në këtë projekt, për të cilin u deshën dy vjet dhe që përfshinte rimodelimin e një ish-reparti ushtarak. Programi i kushtimit që u ndoq nga 554 të ftuar nga 22 vende u mbajt më 10 maj 2003. Gaj Piërsi, anëtar i Trupit Udhëheqës, mbajti fjalimin e kushtimit me titull «Jehovai vazhdon të rritë».
Në degën e Meksikës vazhdimisht janë bërë zgjerime. Të 14 ndërtesat e reja, të kushtuara më 15 mars 2003 ishin shtesë e atyre që ishin kushtuar në vitet 1974, 1985 dhe 1989. Hedhja e themeleve në një sipërfaqe prej 80.000 metrash katrorë për ndërtesat e reja ishte veçanërisht e vështirë për dy arsye. Së pari, duke qenë se trualli më parë kishte qenë liqen, dheu s’kishte shumë aftësi për të mbajtur peshë. Së dyti, në atë krahinë ndodhin shpesh tërmete. Prandaj, për të bërë një themel të fortë e të sigurt, punëtorëve iu desh të ngulnin 3.261 kolona
në truall në një thellësi prej 24 metrash. Për planifikimin dhe për ndërtimin u deshën 12 vjet, si edhe 28.600 vullnetarë nga Meksika dhe 734 nga vendet e tjera.Në programin e kushtimit mbajtën fjalime tre anëtarë të Trupit Udhëheqës. Gaj Piërsi tha se lumturia më e madhe vjen kur ke një marrëdhënie të ngushtë me Jehovain. Teodor Xharazi shpjegoi se si bekimet që vijnë nga një jetë besnike në shërbimin e Perëndisë ua tejkalojnë jashtë mase sprovave që hasin të krishterët në këtë kohë të fundit. Kurse Gerrit Lëshi, i cili foli në spanjisht, mbajti fjalimin e kushtimit, me titull: «Adhuroni Perëndinë e së vërtetës!»
Më 23 nëntor 2002, dega e Perusë kushtoi disa ndërtesa, përfshirë një ndërtesë të bukur pesëkatëshe për zyra dhe një ndërtesë banimi. Gerrit Lëshi mbajti fjalimin e kushtimit, me titull «Zgjerimi i sjell lavdi Jehovait». Ditën tjetër, të dielën, 59.940 veta u mblodhën në stadiumin «San-Markos» në Limë, ku një program special u përqendrua në bekimin e pasur të Jehovait për veprën e Mbretërisë në Peru. Sa i dukshëm që ka qenë ky bekim! Në vitin 1946, kur erdhën misionarët e parë për të drejtuar veprën, kishte vetëm një grusht lajmëtarësh dhe njerëzish të interesuar në vend. Tani Peruja ka 87.318 lajmëtarë dhe 916 kongregacione.
Në degën e Rusisë, më 17 maj 2003 u mblodhën 600 të ftuar dhe 350 pjesëtarët e familjes Bethel, që së bashku
përfaqësonin 30 vende, për të ndjekur kushtimin e ndërtesave të reja të banimit, të zyrave dhe të depove. S’kishin kaluar as gjashtë vjet nga kushtimi i mëparshëm i degës, prandaj pse nevojitej një zgjerim brenda kaq pak kohësh?Dega e Rusisë, që ndodhet në Solneknoje, në rrethinat e Shën-Pjetërburgut, mbikëqyr veprën e predikimit të Mbretërisë në dhjetë vende. Ky është një rajon i madh ku fliten më shumë se 100 gjuhë dhe përfshin 11 orë zonale. Prandaj përkthimi paraqet një pjesë kryesore dhe është një punë në rritje të vazhdueshme. Aktualisht vëllezërit atje përkthejnë literaturë biblike në 34 gjuhë. Veç kësaj, që nga kushtimi i mëparshëm, numri i lajmëtarëve në rajon është rritur me më shumë se 40.000 veta, pothuajse 7.000 në vit. «Rritja vazhdon me të njëjtat ritme»,—shkruan dega. Prandaj, në përgjigje të bekimit të pasur të Jehovait, vëllezërit në Rusi u kënaqën që ‘zgjatën litarët’ e tendës së tyre.—Isa. 54:2.
Të pranishëm gjatë kushtimit ditën e shtunë ishin shumë vëllezër të moshuar besnikë që kishin pësuar shumë përndjekje gjatë epokës sovjetike. Të gjithë dëgjuan me vëmendje vëllanë Dejvid Splejn që mbajti fjalimin e kushtimit me titull «Do ta mbush këtë shtëpi me lavdi», bazuar te Hageu 2:7, BR. Ai shpjegoi se ndonëse ndërtesat e reja janë të bukura dhe sjellin lavdi, kryesisht është sjellja e perëndishme dhe cilësitë frymore të çdo të krishteri që lartësojnë Jehovain dhe zbukurojnë adhurimin e vërtetë. Të dielën, 9.800 veta i bënë ballë shiut të imët e të ftohtë për të dëgjuar një program të veçantë në stadiumin «Kirov» në Shën-Pjetërburg.
Në mbarë botën ka gjithsej 19.848 shërbëtorë në personelin e këtyre degëve. Të gjithë janë anëtarë të Urdhrit Mbarëbotëror të Shërbëtorëve Specialë në Kohë të Plotë të Dëshmitarëve të Jehovait.
[Tabela dhe figurat në faqet 12, 13]
DISA NGJARJE TË VITIT TË SHËRBIMIT 2003
1 shtator 2002
1 shtator: Dalin në videokasetë si botim mujor në gjuhën amerikane të shenjave artikujt e studimit të Kullës së Rojës.
23 nëntor: Kushtohen degët në Haiti dhe Peru.
1 janar 2003
1 janar: Kongregacionet fillojnë të përdorin librin e ri Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik.
15 shkurt: Kushtohet dega e Guajanës.
15 dhe 29 mars: Kushtohen degët në Meksikë dhe në Bregun e Fildishtë.
16 prill: Në Asmarë, Eritre, policët arrestojnë 164 veta që ndiqnin Përkujtimin.
1 maj 2003
10 dhe 17 maj: Kushtohen degët në Hungari dhe në Rusi.
20 maj: Dëshmitarët e Jehovait regjistrohen ligjërisht në Kosovë.
22 maj: Rumania e pohon zyrtarisht statusin e Dëshmitarëve të Jehovait si një fe. Pezullohet në kohë të pacaktuar gjyqi për të ndaluar Dëshmitarët e Jehovait në Moskë.
Gusht: Në degën e Britanisë instalohet makina e re e shtypit MAN Roland Litoman.
31 gusht 2003
31 gusht: Në vendet në zhvillim, që nga nëntori i vitit 1999 janë përfunduar 7.730 Salla Mbretërie.
6.429.351 lajmëtarë janë aktivë në 235 vende.
[Figurat]
Haiti
Peru
[Grafiku në faqen 11]
(Shiko botimin)
Rritja në numrin e gjuhëve:
Të gjitha botimet
«Kulla e Rojës»
«Zgjohuni!»
400
300
200
100
1880 1920 1960 2000
[Figura në faqen 14]
Instruktorët e ‘Kursit për të kuptuar më mirë gjuhën angleze’, bashkë me gratë e tyre
[Figura në faqen 22]
Makina e shtypit, e krahasuar me një autobus urban
Të dhënat e makinës së shtypit:
Gjatësia: 40 metra
Lartësia: 5,5 metra
Pesha: 201 tonë
[Figurat në faqet 28, 29]
Ndërtesa të degëve të kushtuara kohët e fundit në (1) Guajanë, (2) Hungari dhe (3) në Bregun e Fildishtë